تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 531 on the composition and functioning of the Commission for Evaluation of Varieties to be registered in the National Catalogue

صدر في 2013-06-13 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
vegetables/legumes, institution, plant variety, registration, governance
الفئات
agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 531, datë 13.6.2013 PËR PËRCAKTIMIN E PËRBËRJES DHE TË MËNYRËS SË FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË VARIETETEVE PËR REGJISTRIM NË KATALOGUN KOMBËTAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2 të nenit 40 të ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME 1. Qëllimi i këtij vendimi është të përcaktojë kriteret për përbërjen dhe mënyrën e funksionimit të Komisionit të Vlerësimit të Varieteteve për Regjistrim në Katalogun Kombëtar (në vijim “KVVRKK”). 2. Të gjithë termat e përmendur në këtë vendim kanë kuptimin e përcaktuar në ligjin nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëvë”, të ndryshuar, dhe në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar. II. PËRBËRJA E KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË VARIETETEVE PËR REGJISTRIM NË KATALOGUN KOMBËTAR 1. KVVRKK-ja përbëhet nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, ndër të cilët 9 (nëntë) anëtarë marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e Komisionit, ndërsa 2 (dy) anëtarët e tjerë ndryshojnë në varësi të çështjeve të cilat trajtojnë specie të veçanta ose/dhe grup-speciesh të bimëve. 2. Anëtarët, të cilët marrin pjesë në të gjitha mbledhjet e Komisionit, janë: a) Zëvendësministri që mbulon politikat bujqësore, në cilësinë e kryetarit; b) Drejtori i Entit Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, në cilësinë e zëvendëskryetarit; c) Drejtori i Përgjithshëm i Politikave Bujqësore (DPPB), në cilësinë e anëtarit; ç) Drejtori i Qendrës së Resurseve Gjenetike, në cilësinë e anëtarit; d) Drejtorët e qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore: Lushnjë, Fushë-Krujë, Korçë, Shkodër dhe Vlorë, në cilësinë e anëtarit. 3. Anëtarët, të cilët marrin pjesë në mbledhjet e Komisionit sipas çështjeve të lidhura me specie të veçanta ose/dhe grup-speciesh të bimëve, janë: a) Për drithëra, foragjere dhe bimët industriale: i) përgjegjësi i sektorit të prodhimit bimor e blegtoral, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Bujqësore, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; ii) një pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga fusha e mbrojtjes së bimëve. b) Për perime, patate dhe fasule: i) përgjegjësi i sektorit të prodhimit bimor e blegtoral, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Bujqësore, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; ii) një pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga fusha e mbrojtjes së bimëve. c) Për drurët frutorë dhe vreshtat: i) përgjegjësi i sektorit të prodhimit bimor e blegtoral, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave Bujqësore, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; ii) një pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga fusha e mbrojtjes së bimëve. ç) Për bimët pyjore dhe dekorative: i) drejtori i Pyjeve dhe Kullotave, në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; ii) një pedagog i Universitetit Bujqësor të Tiranës, nga fusha e mbrojtjes së bimëve. 4. Në mbledhjet e Komisionit merr pjesë dhe sekretari i Komisionit, i cili është përgjegjësi i sektorit të testimit të varieteteve në Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve (ESHFF) dhe nuk ka të drejtë vote. 5. Lista emërore e anëtarëve të KVVRKK-së miratohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. III. FUNKSIONET DHE MËNYRA E FUNKSIONIMIT TË KOMISIONIT TË VLERËSIMIT TË VARIETETEVE PËR REGJISTRIM NË KATALOGUN KOMBËTAR 1. Komisioni i Vlerësimit të Varieteteve për Regjistrim në Katalogun Kombëtar ka funksion: a) të vlerësojë rezultatet e testimit zyrtar të varieteteve të reja për dallueshmëri, uniformitet, stabilitet (DUS) që janë produkt i punës krijuese dhe përmirësuese gjenetike të institucioneve publike, private, të vendit ose të huaja, sipas procedurave të parashikuara në dispozitat e ligjit nr. 8880, datë 15.4.2002 “Për të drejtat e seleksionerit të bimëve”, të ndryshuar; b) të vlerësojë rezultatet e testimit zyrtar të varieteteve ekzistuese të regjistruara sipas rregullave të UPOV-it në vendet e BE-së ose vende të tjera për vlerën e kultivimit dhe përdorimit (VKP), të parashikuar në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar; c) të vlerësojë për regjistrim varietetet të cilat nuk plotësojnë kërkesat për regjistrim, por kanë vlera të veçanta në kultivim dhe përdorim, varietetet në konservim, si dhe ato me vlera të veçanta që miratohen me udhëzim të ministrit; ç) të bëjë vlerësimet dhe propozimet përkatëse për regjistrim ose jo të varietetit sipas përcaktimit të shkronjave “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike. 2. Komisioni i Vlerësimit të Varieteteve për Regjistrim në Katalogun Kombëtar funksionon sipas procedurave të mëposhtme: a) Mbledhjet e Komisionit thirren nga kryetari ose, në mungesë të tij, nga nënkryetari dhe organizohen e përgatiten nga sekretari. b) Kryetari vendos për datën dhe orën e mbledhjes. c) Komisioni mblidhet të paktën katër herë në vit, por në bazë të nevojave që dalin për shqyrtimin e varieteteve të reja, Komisioni mund të mblidhet sa herë që kjo të jetë e nevojshme. ç) Mbledhjet e Komisionit janë të vlefshme me pjesëmarrjen e të paktën 7 (shtatë) anëtarëve të tij. Kur në hapjen e mbledhjes nuk janë të pranishëm shumica e anëtarëve, kryetari vendos thirrjen e mbledhjes në një ditë tjetër. d) Në rastin kur gjatë mbledhjes, njëri nga anëtarët mendon se është i nevojshëm një informacion më i plotë në lidhje me vlerësimin e varieteteve, atëherë Komisioni shtyn mbledhjen për një ditë tjetër dhe i kërkon sekretarit informacionin shtesë të nevojshëm për t’u paraqitur brenda një afati kohor të përcaktuar nga Komisioni. dh) Anëtarët e Komisionit zëvendësohen kur anëtari: i) nuk është në marrëdhënie pune në ministri ose institucione të tjera, sipas përcaktimit në kapitullin II, të këtij vendimi; ii) është në konflikt interesi me detyrën e tij; ii) mungon pa arsye në tri mbledhje radhazi të Komisionit. e) Pesëmbëdhjetë ditë përpara mbledhjes, sektori i testimit të varieteteve vë në dispozicion të anëtarëve të Komisionit të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që ka të bëjë me përshkrimin e varieteteve, testimin e varieteteve të reja, dosjet me të dhënat e provave për dallueshmëri, uniformitet dhe stabilitet (DUS), vlerën e kultivimit dhe përdorimit (VKP), vetëm me kodin e aplikuesit (numrin e koduar pa treguar kush është institucioni, subjekti përgjegjës, krijues apo importues). ë) Secili nga anëtarët përgatit me shkrim mendimin e tij për çdo varietet të ri. f) Në çdo mbledhje mbahet një procesverbal, ku bëhet një përmbledhje për gjithçka që është thënë në mbledhje, datën dhe vendin e mbledhjes, anëtarët që morën pjesë, çështjet që u diskutuan, vendimet që u morën dhe rezultatin e votimit; g) Procesverbali mbahet nga sekretari dhe duhet t’u paraqitet për miratim të gjithë anëtarëve, në fund të mbledhjes. Në rastet kur vetë Komisioni e shikon të arsyeshme dhe mbledhja është e ndarë në seanca, procesverbali miratohet menjëherë pas përfundimit të seancës përkatëse. gj) Vendimet për propozimin për regjistrim ose jo të një varieteti merren me shumicën e thjeshtë të votave të anëtarëve të pranishëm në mbledhje. h) Votimi bëhet në mënyrë të hapur. 3. Komisioni i Vlerësimit të Varieteteve për Regjistrim në Katalogun Kombëtar i propozon ESHFF-së vendimin e marrë për vazhdimin e procedurave të mëtejshme sipas ligjit nr. 10 416, datë 7.4.2011 “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, të ndryshuar. IV. DISPOZITA TË FUNDIT Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatotit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 531 on the composition and functioning of the Commission for Evaluation of Varieties to be registered in the National Catalogue · Nelum