تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 52 of 2014 amending Regulation No. 117 of 13 February 2013 on the criteria used for determining when certain types of metal scrap cease to be waste

صدر في 2014-02-05 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Waste and hazardous substances
الكلمات المفتاحية
hazardous waste, solid waste, standards, organic waste, waste management, waste prevention

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 52, datë 5.2.2014 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 117, DATË 13.2.2013 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR KRITERET QË PËRCAKTOJNË KUR DISA TIPA TË METALIT SKRAP PUSHOJNË SË QENI MBETJE” 1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 117, datë 13.2.2013 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime: 1. Pikat 1 dhe 5 të kreut V, ndryshohen si më poshtë vijon: “1. Një prodhues do të implementojë një sistem të menaxhimit të cilësisë, të përshtatshëm për të demonstruar përputhshmërinë me kriteret që janë përcaktuar në krerët 3 dhe 4 të këtij vendimi. Dokumentimi i cilësisë të bëhet duke iu referuar kodit ndërkombëtar të klasifikimit të skrapeve të aluminit ISRI dhe të hekurit HMS1, HMS2.”. ... “5. Inspektorati shtetëror përgjegjës për mjedisin verifikon që sistemi i menaxhimit dhe i cilësisë përputhen me kërkesat e kësaj pike. Verifikimet duhet të kryhen vazhdimisht nga Inspektorati Qendror Teknik, në përputhje me nenet 9 dhe 31 të ligjit nr. 10480, datë 17.11.2011 “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”.”. 2. Anekset shoqëruese të vendimit nr. 117, datë 13.2.2013 të Këshillit të Ministrave, të zëvendësohen me anekset I dhe II, të cilat i bashkëlidhen këtij vendimi. 3. Ngarkohen Ministria e Mjedisit dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. 1 Rregullorja e BE-së nr. 333/2011, datë 31.3.2011, sipas direktivës 2008/98/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit. KRYEMINISTRI Edi Rama ANEKSI I KRITERET PËR SKRAPIN E HEKURIT DHE TË ÇELIKUT Kriteret Kërkesat vetëmonitoruese 1. Cilësia e skrapit që rezulton nga operacioni i rikuperimit 1.1 Skrapi do të kategorizohet sipas një specifikimi të klientit, një specifikimi të industrisë apo një standardi për përdorimin e drejtpërdrejtë në prodhimin e substancave apo objekteve metalike nga punimet apo fonderitë e çelikut. 1.2 Shuma totale e materialeve të huaja (sterile) do të jetë ≤ 2% në peshë. Materialet e huaja janë: 1. metalet joferrike (përjashtuar elementet e aliazheve në substratin e metalit ferrik) dhe materialet jometalike, të tilla si: dheu, pluhuri, izolimet dhe xhami; 2. materialet e djegshme jometalike, të tilla: si goma, plastika, pëlhura, druri dhe substanca të tjera kimike ose organike; 3. copa më të mëdha (të madhësisë së tullës), të cilat nuk janë përcjellëse të elektricitetit, të tilla: si gomat, tubat e mbushura me çimento, druri ose betoni; 4. mbetjet që dalin nga shkrirja e çelikut, nxehja, kondicionimi i sipërfaqes (duke përfshirë lidhjen nyjë), bluarjen, sharrimin, saldimin dhe operacionet e prerjes me projektorë, të tilla: si skorje, ashkla freze, pluhur, pluhur i bluar, llumi. 1.3 Skrapi nuk do të përmbajë oksid ferrik të tepërt në ndonjë formë, me përjashtim të shumave tipike që lindin nga magazinimi jashtë i skrapit të përgatitur në kushte atmosferike normale. 1.4 Skrapi nuk do të ketë vaj, emulsione vaji, lubrifikantë ose graso të dukshme, përjashtuar shumat e neglizhuara që nuk çojnë në ndonjë rrjedhje. 1.5 Radioaktiviteti dhe përmbajtja e tij në skrapet metalike do të jetë në nivelet që parashikohen në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar. 1.6 Skrapi nuk duhet të shfaqë ndonjë prej vetive të mbetjeve që i klasifikojnë ato si të rrezikshme, të përcaktuara në shtojcën 3 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Skrapi do të jetë në përputhje me kufijtë e përqendrimit të parashikuar në anekset IV dhe V të këtij vendimi. Cilësitë e elementeve individuale, të përfshira në aliazhet e hekurit dhe të çelikut, nuk janë relevante për këtë kërkesë. 1.7 Skrapi nuk do të përmbahet në ndonjë kontejner nën presion, të mbyllur apo të hapur në mënyrë të pamjaftueshme që mund të shkaktonte ndonjë shpërthim në furrnaltën e punimeve metalike. Stafi i kualifikuar do të kategorizojë çdo dërgesë. Frekuencat e duhura të monitorimit me kampionë do të vendosen duke marrë parasysh faktorët e mëposhtëm: 1. modelin e pritur të variabilitetit (për shembull, siç tregohet nga rezultatet historike); 2. risku i brendshëm i variabilitetit në cilësinë e mbetjeve të përdorura si input për operacionet e rikuperimit dhe ndonjë përpunim të mëvonshëm; 3. saktësimi i brendshëm i metodës së monitorimit; dhe 4. afrimi i rezultateve te limitimi i përmbajtjes së materialeve të huaja deri te një minimum prej 2% për peshë. Procesi i përcaktimit të shpeshtësisë së monitorimit duhet të dokumentohet si pjesë e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe duhet të jetë në dispozicion për auditim. Stafi i kualifikuar do të monitorojë radioaktivitetin e çdo dërgese. Çdo dërgesë skrapi do të shoqërohet nga një certifikatë që hartohet në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për procedurat e monitorimit dhe të reagimit për skrapin metalik radioaktiv. Certifikata mund të përfshihet në ndonjë dokumentacion tjetër që shoqëron dërgesën. 2. Mbetjet e përdorura si input për operacionin e rikuperimit 2.1 Vetëm mbetjet që përmbajnë hekur ose çelik të rikuperueshëm mund të përdoren si input. 2.2 Mbetjet e rrezikshme nuk do të përdoren si input përveç rastit kur provohet se janë aplikuar proceset dhe teknikat e specifikuara në seksionin 3 të këtij aneksi për të larguar të gjitha cilësitë e rrezikshme. 2.3 Mbetjet e mëposhtme, që nuk do të përdoren si input, janë: a) mbetje limimi që përmbajnë lëngje të tilla, si vaji ose emulsione vaji; dhe b) fuçi dhe kontejner përveç pajisjeve nga automjetet në fund të jetës, të cilët përmbajnë ose kanë përmbajtur vaj ose bojëra. Kontrolli i pranimit të të gjitha mbetjeve të marra dhe të dokumentacionit shoqërues do të kryhen nga stafi i kualifikuar, i cili është trajnuar se si të njohë mbetjet që nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë seksion. 3. Proceset dhe teknikat e trajtimit 3.1 Skrapi i hekurit ose i çelikut duhet të jetë i ndarë në burim ose kur mblidhet dhe duhet të mbahet i ndarë ose mbetja input duhet të trajtohet duke e ndarë skrapin e hekurit dhe të çelikut nga komponentët jometalikë dhe joferrikë. 3.2 Të gjitha trajtimet mekanike (si: prerjet, ashklat, grisjet ose granulimet, ndarjet, ndarjet në lloje, pastrimi, heqja e ndotjes, boshatisja), që nevojitet për të përgatitur metalin skrap për input të drejtpërdrejtë në përdorimin përfundimtar në punimet dhe fonderitë e çelikut duhet të jenë të plotësuara. 3.3 Për mbetjet që përmbajnë komponentë të rrezikshëm, do të aplikohen kërkesat e mëposhtme specifike: a) materialet input që e kanë origjinën nga pajisjet mbetje elektrike ose elektronike, ose nga automjetet në fund të jetës duhet t’u jenë nënshtruar të gjitha trajtimeve që kërkon vendimi i Këshillit të Ministrave “Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike”, si dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 705, datë 10.10.2012 “Për menaxhimin e mbetjeve nga automjetet në fund të jetës”; b) klorofluorokarbonet në pajisjet e hedhura duhet të jenë kapur në një proces të miratuar nga autoritetet kompetente; c) kabllot duhet të jenë të zhveshura dhe të copëtuara. Në qoftë se një kabllo përmban veshje organike (plastike), veshjet organike duhet të jenë hequr në përputhje me teknikat më të mira në dispozicion; d) fuçitë dhe kontejnerët duhet të jenë boshatisur dhe pastruar; dhe e) substancat e rrezikshme në mbetje, që nuk përmenden në pikën “a” duhet të jenë larguar në mënyrë eficiente në një proces që miratohet nga autoriteti kompetent. ANEKSI II KRITERET PËR SKRAPIN E ALUMINIT Kriteret Kërkesat vetëmonitoruese 1. Cilësia e skrapit 1.1 Skrapi do të shkallëzohet në përputhje me një specifikim klienti, një specifikim industrie ose një standard për përdorimin e drejtpërdrejtë në prodhimin e substancës metalike ose të objektit duke e rafinuar ose rishkrirë. 1.2 Sasia totale e materialeve të huaja do të jetë ≤ 5% për peshë ose rendimenti metalik do të jetë ≥ 90%. Materialet e huaja janë: 1. materiale jometalike, të tilla si: dheu, pluhuri, materiale izolimi dhe qelqi; 2. materiale jometalike të djegshme, të tilla si: goma, plastika, pëlhura, druri dhe substanca të tjera kimike ose organike; 3. pjesë më të mëdha (madhësia e tullës), të cilat nuk janë përçuese të elektricitetit, të tilla si: goma, tubat e mbushur me çimento, druri ose betoni; ose Stafi i kualifikuar do të shkallëzojë çdo dërgesë. Frekuencat e duhura të monitorimit me kampionë do të vendosen duke marrë parasysh faktorët e mëposhtëm: 1. modelin e pritur të variabilitetit (për shembull, siç tregohet nga rezultatet historike); 2. risku i brendshëm i variabilitetit në cilësinë e mbetjeve të përdorura si input për operacionet e rikuperimit dhe ndonjë përpunim të mëvonshëm; 4. mbetjet që lindin nga shkrirja e aluminit dhe aliazheve të aluminit, nxehjes, kushtëzimit të sipërfaqes (duke përfshirë lidhjen nyjë), bluarjen, sharrimin, saldimin dhe operacionet e prerjes me projektorë, të tilla si: skorie, ashkla freze, pluhur, pluhur i bluar, llumi. 1.3 Skrapi nuk do të përmbajë polivinil kloridi (PVC) në formë veshjeje, bojërash, plastike. 1.4 Skrapi nuk do të ketë vaj, emulsione vaji, lubrifikantë ose graso të dukshme, përjashtuar sasi të neglizhueshme që nuk çojnë në ndonjë rrjedhje. 1.5 Radioaktiviteti. Nuk ka nevojë për veprime reaguese në përputhje me rregullat kombëtare apo ndërkombëtare për procedurat e monitorimit dhe të reagimit për metalin skrap radioaktiv. Kjo kërkesë nuk paragjykon standardet bazë për mbrojtjen e shëndetit të punonjësve dhe të publikut, të cilat parashikohen në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995 “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, dhe legjislacionin përkatës në Shqipëri. 1.6 Skrapi nuk duhet të shfaqë ndonjë prej vetive të mbetjeve që i klasifikojnë ato si të rrezikshme, të përcaktuara në shtojcën 3 të ligjit nr. 10463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”. Skrapi do të jetë në përputhje me kufijtë e përqendrimit të parashikuar në anekset IV dhe V të këtij vendimi. Cilësitë e elementeve individuale, të përfshira në aliazhet e aluminit, nuk janë relevante për këtë kërkesë. 1.7 Skrapi nuk do të përmbahet në ndonjë kontejner nën presion, të mbyllur apo të hapur, në mënyrë të pamjaftueshme që mund të shkaktonte ndonjë shpërthim në furrnaltën e punimeve metalike. 3. saktësimi i brendshëm i metodës së monitorimit; dhe 4. afrimi i rezultateve te limitimi i përmbajtjes së materialeve të huaja deri te një minimum prej 2% për peshë. Procesi i përcaktimit të shpeshtësisë së monitorimit duhet të dokumentohet si pjesë e sistemit të menaxhimit të cilësisë dhe duhet të jetë në dispozicion për auditim. Stafi i kualifikuar do të monitorojë radioaktivitetin e çdo dërgese. Çdo dërgesë skrapi do të shoqërohet nga një certifikatë që hartohet në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare për procedurat e monitorimit dhe të reagimit për metalin skrap radioaktiv. Certifikata mund të përfshihet në ndonjë dokumentacion tjetër që shoqëron dërgesën. 2. Mbetjet e përdorura si input për operacionin e rikuperimit 2.1 Vetëm mbetjet që përmbajnë alumin ose aliazhe alumini të rikuperueshëm mund të përdoren si input. 2.2 Mbetjet e rrezikshme nuk do të përdoren si input, përveç rastit kur provohet se janë aplikuar proceset dhe teknikat e specifikuara në seksionin 3 të këtij aneksi për të larguar të gjitha cilësitë e rrezikshme. 2.3 Mbetjet e mëposhtme nuk do të përdoren si input: a) mbetje limimi që përmbajnë lëngje, të tilla si vaji ose emulsione vaji; dhe b) fuçi dhe kontejner përveç pajisjeve nga automjetet në fund të jetës, të cilat përmbajnë ose kanë përmbajtur vaj ose bojëra. Kontrolli i pranimit të të gjitha mbetjeve të marra dhe të dokumentacionit shoqërues do të kryhen nga stafi i kualifikuar, i cili është trajnuar se si të njohë mbetjet që nuk plotësojnë kriteret e parashikuara në këtë seksion. 3. Proceset dhe teknikat e trajtimit 3.1 Skrapi i aluminit duhet të jetë i ndarë në burim ose kur mblidhet dhe duhet të mbahet i ndarë ose mbetja input duhet të trajtohet duke e ndarë skrapin e aluminit nga komponentët metalikë joaluminë. 3.2 Të gjitha trajtimet mekanike (si: prerjet, ashklat, grisjet ose granulimet, ndarjet, ndarjet në lloje, pastrimi, heqja e ndotjes, boshatisja), që nevojitet për të përgatitur metalin skrap për input të drejtpërdrejtë në përdorimin përfundimtar duhet të jenë të plotësuara. 3.3 Për mbetjet që përmbajnë komponentë të rrezikshëm, do të aplikohen kërkesat e mëposhtme specifike: a) materialet lëndë e parë që e kanë origjinën nga pajisjet mbetje elektrike ose elektronike ose nga automjetet në fund të jetës duhet t’u jenë nënshtruar të gjitha trajtimeve që kërkon vendimi i Këshillit të Ministrave “Për mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike”, si dhe vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 705, datë 10.10.2012 “Për menaxhimin e mbetjeve nga automjetet në fund të jetës”; b) klorofluorokarbonet në pajisjet e hedhura duhet të jenë kapur në një proces të miratuar nga autoritetet kompetente; c) kabllot duhet të jenë të zhveshura dhe të copëtuara. Në qoftë se një kabllo përmban veshje organike (plastike), veshjet organike duhet të jenë hequr në përputhje me teknikat më të mira në dispozicion; d) fuçitë dhe kontejnerët duhet të jenë boshatisur dhe pastruar; dhe e) substancat e rrezikshme në mbetje, që nuk përmenden në pikën “a”, duhet të jenë larguar në mënyrë eficiente në një proces që miratohet nga autoriteti kompetent.