تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 516 dated 6.7.2011 on the removal of the parcels of FAG and Kerrabe Gurre, Tirana from the pasture and forestry fund to be used by the ‘Hydro Energy’ Ltd for the construction of HECs Murdhari 1 and 2

صدر في 2011-07-06 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr.516, datë 6.7.2011 për heqjen nga fondi pyjor dhe kullosor të sipërfaqeve në ngastrat e ekonomive pyjore FAG dhe Kërrabë Gurrë, Tiranë, që do të përdoren nga shoqëria “hydro energy”, shpk, për ndërtimin e HEC-VE “Murdhari 1 dhe 2”
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry
الكلمات المفتاحية
afforestation/reforestation, business/industry/corporations, concession, forest management/forest conservation
الفئات
*

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. Vendim Nr.516, datë 6.7.2011 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR TË SIPËRFAQEVE NË NGASTRAT E EKONOMIVE PYJORE FAG DHE KËRRABË GURRË, TIRANË, QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA “HYDRO ENERGY”, SHPK, PËR NDËRTIMIN E HEC-VE “MURDHARI 1 DHE 2” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b” të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b” të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007 “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, si dhe të Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqja në ngastrat 70/b, 71/a, 71/c, 116/c, 117/c, 122/a të ekonomisë pyjore Fag, Tiranë, 27.55 (njëzet e shtatë pikë pesëdhjetë e pesë) ha, që do të përdoret nga shoqëria “Hydro Energy”, sh.p.k., për rezervuar dhe digë, si dhe sipërfaqja në ngastrat 53/a, 56/d, të ekonomisë pyjore Kërrabë Gurrë, Tiranë, prej 1.9 (një pikë nëntë) ha, që do të përdoret për ndërtimin e hidrocentraleve “Murdhari 1 dhe 2”, gjithsej 29.45 (njëzet e nëntë pikë dyzet e pesë) ha, të hiqen nga fondi pyjor e kullosor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor e kullosor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave sipas pikës 1 të këtij vendimi, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, kullotë” dhe “Tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në sipërfaqe ujore (rezervuari) e truall për ndërtim HEC-i, në përputhje me vendimin nr.1353, datë 10.10.2008 të Këshillit të Ministrave “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor” dhe vendimit nr.1374, datë 10.10.2008 të Këshillit të Ministrave “Për rregullat dhe procedurat që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”. 3. Të përfundojë procedura e pagesës për sipërfaqen e hequr nga fondi pyjor e kullosor, që do të përdoret prej shoqërisë “Hydro Energy”, sh.p.k., në bazë të lidhjes nr.4 të vendimit nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar. 4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, “Hydro Energy”, sh.p.k., brenda 3 (tre) viteve, me fondet e veta, të pyllëzojë 10 (dhjetë) ha me pyje, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore. Lloji i drurëve që do të mbillen dhe grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, në bashkëpunim me njësinë e qeverisjes vendore, e cila ndjek mbjelljet deri në marrjen në dorëzim me procesverbal të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes që do të lidhë me kërkuesin. 5. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komunat Bërzhitë dhe Kërrabë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha TABELA NR.1 SIPËRFAQET QË HIQEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR SIPAS PËRDORIMIT TË TERRITORIT DHE PRONËSISË Nr. Ekonomia pyjore/kullosore Ngastra Sip.ha Përdorimi i territorit Forma e qeverisjes Funksioni kryesor Tipi i grumbullit Pronësia A. Rezervuari 1 EP Fag 70/b 4.627 Pyll Cungishte Prodhues Dushqe të thjeshta K/Bërzhitë 2 EP Fag 71/a 1.250 Pyll Shkurre Prodhues Shkozë e thjeshtë K/Bërzhitë 3 EP Fag 71/c 8.550 E pafrytshme - - - K/Bërzhitë 4 EP Fag 116/c 8.500 E pafrytshme - - - Shtetërore 5 EP Fag 117/c 1.500 E pafrytshme - - - Shtetërore 6 EP Fag 122/a 3.125 Pyll Cungishte Prodhues Dushqe të thjeshta Shtetërore Shuma 1 27.552 B. Ndërtimi i HEC eve 1 EP Krrabë-Gurrë 53/a 0.050 Pyll Shkurre Prodhues Mare e përzier Shtetërore 2 EP Krrabë-Gurrë 56/d 1.850 Kullotë Kullotë - - K/Krrabë Shuma 2 1.900 TOTALI 29.452