تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 515 on research institutions under the Ministry of Agriculture, Food and Consumer Protection

صدر في 2006-07-19 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Agricultural and rural development, Livestock, Food and nutrition
الكلمات المفتاحية
institution, research, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 515, datë 19.7.2006 PËR RISTRUKTURIMIN E INSTITUTEVE KËRKIMORE-SHKENCORE, NË VARËSI TË MINISTRISË SË BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 12, 13 e 14 të ligjit nr.7893, datë 22.12.1994 “Për shkencën dhe zhvillimin teknologjik”, të ndryshuar, të neneve 21, 27 e 29 të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998 “Për hartimin dhe zbatimin e Buxhetit të Shtetit në Republikën e Shqipërisë”, dhe të shkronjës “c” të nenit 15 të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Ministrit të Arsimit e Shkencës, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Shkrirjen e: Institutit të Kërkimeve të Bimëve të Arave, Fushë-Krujë, (IKBA); Institutit të Perime-Patateve, Tiranë, (IPP); lnstitutit të Pemtarisë, Vlorë, (IP); Institutit të Kërkimeve Zooteknike, Tiranë, (IKZ); Institutit të Misrit, Shkodër, (IM); Institutit të Studimit të Tokave (IST); 2. Krijimin e pesë qendrave, mbi bazën e shkrirjes së instituteve të përmendura në pikën 1, si më poshtë vijon: Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë; Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnjë; Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korçë; Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Shkodër. 3. Detyrat kryesore të QTTB-ve përfshijnë: identifikimin, testimin, përshtatjen dhe futjen, në praktikat bujqësore, të metodave dhe materialeve (imputeve) të reja për vendin; përgatitjen e paketave teknologjike për kulturat bujqësore kryesore dhe mbarështimin e kafshëve; kërkime dhe testime në ferma bujqësore për problemet e ngritura nga fermerët e rajoneve përkatëse; prodhimin e hallkave të larta të disa lloje farërash dhe fidanësh të certifikuara; trajnime për specialistë të bujqësisë, fermerë, studentë të shkencave bujqësore dhe subjekte të tjera të interesuara; sigurimin e ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët; demonstrimin e teknologjive të reja të kultivimit të kulturave bujqësore dhe mbarështimit të blegtorisë; përgatitjen dhe publikimin e materialeve divulgative për specialistët e bujqësisë dhe fermerët; mbështetjen me të dhëna politikëbërjeje nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në fushën e bujqësisë, ushqimit, mbrojtjes së konsumatorit dhe zhvillimit rural. Drejtimet e veçanta të veprimtarisë së çdo QTTB-je, sipas kulturave bujqësore dhe kategorive të kafshëve, përcaktohen në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 4. Stacioni i Pemtarisë, Tiranë, aktualisht, pjesë e Institutit të Pemtarisë, Vlorë, kalon në administrim e varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Universitetit Bujqësor, Tiranë). 5. Stacioni i Duhanit, Cërrik, aktualisht, në varësi të Institutit të Kërkimit të Bimëve të Arave, kalon në administrim e varësi të Agjencisë Kombëtare të Duhan-Cigareve (AKDC). Detyrat kryesore të tij përfshijnë: testimin, përshtatjen dhe futjen e teknologjive të reja në kultivimin dhe manipulimin e duhanit; prodhimin e hallkave të larta dhe të farës së certifikuar të duhanit; testimin e rajonizimin e varieteteve të duhanit në shkallë vendi; kërkime, në nivel ferme, për problemet e ngritura nga fermerët për kulturën e duhanit; trajnime për specialistë të bujqësisë, fermerë dhe subjekte të tjera të interesuara; sigurimin e ekspertizës teknike për strukturat e shërbimit këshillimor dhe fermerët; demonstrimin e teknologjive të reja të kultivimit të duhanit. 6. Shërbimi i kontrollit të plehrave në IST të përfshihet në strukturën e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit (MBUMK), duke funksionuar si inspektorat. 7. Shkrirjen e: Institutit të Kërkimeve Veterinare, Tiranë, (IKV); Institutit të Kërkimeve të Ushqimit, Tiranë, (IKU). 8. Krijimin, mbi bazën e shkrirjes së instituteve të mësipërme, të Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Tiranë, (ISUV), i cili mbështet teknikisht Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, për problemet që lidhen me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të kafshëve. Detyrat kryesore të veprimtarisë së tij përfshijnë: Veterinaria: Monitorimin e gjendjes epizootologjike të vendit për sëmundjet virale, bakteriale, parazitare, zoonotike dhe helmimeve; Diagnostikimin e sëmundjeve dhe përcaktimin e skemave më efikase për luftimin e tyre; Prodhimin e biopreparateve veterinare si vaksina, antigene, alergene, të materialeve diagnostikuese si antigene, serume hiperimune etj., për përdorim në diagnostikimin e sëmundjeve dhe në luftimin e tyre; Kontrollin mikrobiologjik të produkteve dhe të nënprodukteve ushqimore, me origjinë shtazore dhe të ushqimeve të kafshëve, të prodhuara në vend apo të importuara, si dhe ato për eksport; Kontrollin e mbetjeve të substancave, me efekt anabolik, të paautorizuara, biopreparateve dhe medikamenteve veterinare për kafshët dhe shpendët e gjalla, si dhe produktet e tyre; Kualifikimin e specialistëve të laboratorëve veterinarë rajonalë dhe të qendrës kombëtare për certifikimin e farmacistëve veterinarë dhe trajnimin periodik të tyre; Hartimin, miratimin dhe shpërndarjen e teknikave dhe të metodave analitike përkatëse, bazuar në norma dhe standarde të njohura ndërkombëtare, në fushën e veprimtarisë të vet ligjore, si dhe bashkëpunimin me institute e qendra kërkimore-shkencore, si motra dhe me organizma të tjera ndërkombëtare e institute dhe qendra reference, brenda vendit; Certifikimin e të gjithë laboratorëve veterinarë privatë dhe laboratorëve të subjekteve private. Veterinaria ka në varësi, administrative dhe teknike, laboratorët veterinarë rajonalë. Laboratorët veterinarë rajonalë vendosen në qark dhe e ushtrojnë detyrën në diagnostikimin dhe kontrollin e sëmundjeve të kafshëve e të shpendëve, si dhe në kontrollin e ushqimeve me origjinë shtazore dhe ushqimeve të kafshëve. Gjithashtu, zbatojnë detyrat, që i delegohen për ndjekjen e gjendjes epizootologjike në qark, mbështesin shërbimin veterinar rajonal në hartimin dhe zbatimin e programeve, për monitorimin dhe shmangien e sëmundjeve, për minimizimin dhe shmangien e rreziqeve për njerëzit. Kontrolli ushqimor: Analizon, për treguesit cilësorë, të gjitha prodhimet me origjinë bimore, të tregtuara në vend; Analizon, për treguesit cilësorë, dhe certifikon prodhimet ushqimore me origjinë bimore për eksport; Bën analiza për identifikimin e falsifikimeve të ndryshme apo të shtesave në prodhimet ushqimore; Vlerëson parastandardet dhe rregullat teknike për prodhimet e reja ushqimore; Kryen analiza për etiketimin e produkteve ushqimore; Siguron asistencë metodologjike për laboratorët rajonalë të kontrollit ushqimor, si dhe zhvillon, zbaton metoda analitike (mbështetur në metoda të vlerësuara ndërkombëtare) dhe i shpërndan ato në laboratorët e varësisë, duke bërë të mundur integrimin dhe njëvlerësimin e tyre në të gjithë rrjetin laboratorik në vend; Asiston ndërmarrjet ushqimore për kryerjen analizave të prodhimeve të tyre, duke lehtësuar biznesin dhe eksportimin e produkteve, si dhe asiston dhe bashkëpunon me drejtoritë përkatëse, në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për: politikat e zhvillimit agroindustrial; hartimin e ligjeve dhe të akteve nënligjore për fusha të ndryshme të industrisë ushqimore; trajnimin e inspektorëve të sigurisë ushqimore në fushën e teknologjisë agroushqimore, për të mundësuar inspektimin e linjave dhe të ndërmarrjeve të industrisë ushqimore; monitorimin e tregut, për treguesit cilësorë të produkteve ushqimore. 9. Instituti i Mbrojtjes së Bimëve, Durrës, (IMB) transferohet në administrim e varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Universitetit Bujqësor, Tiranë). 10. Banka Gjenetike, në Entin Shtetëror të Farërave e Fidanëve, kalon në administrim e varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (Universitetit Bujqësor, Tiranë). 11. Kalimin e përgjegjësisë së administrimit të tokës bujqësore, trojeve, godinave e objekteve të tjera të ndërtuara mbi to, si dhe kalimin me transferim kapital të pasurisë tjetër shtetërore (të luajtshme), nga institutet ekzistuese në institucionet respektive, sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Kalimet të bëhen duke iu referuar bilancit kontabël në datën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim të bëhen nga një komision i përbashkët, i ngritur nga dy institucionet përkatëse. Me të njëjtën procedurë të dorëzohen edhe arkivat shkencore, financiare, materialet gjenetike, si dhe çdo dokumentacion tjetër arkivor. 12. QTTB-të dhe ISUV-ja janë institucione në varësi të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të financuara nga Buxheti i Shtetit dhe nga të ardhurat e veta. 13. Struktura dhe numri i punonjësve të QTTB-ve dhe ISUV-së Tiranë, miratohen nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 13/1. Buxheti i Shtetit përballon shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore vetëm për numrin e punonjësve, të miratuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e numrit të punonjësve buxhetorë. Shpenzimet për paga dhe sigurime shoqërore të diferencës së numrit, të miratuar sipas pikës 13 të këtij vendimi, dhe këtij numri për punonjësit me kontratë, përballohen nga të ardhurat e tyre. Për vitin 2006, numri i punonjësve, që përballohen nga Buxheti i Shtetit, të jetë 200 veta. 14. Të ardhurat e krijuara nga QTTB-të dhe ISUV-së, përdoren në përputhje me vendimin nr.432, datë 28.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë institucionet buxhetore”. 15. Rishpërndarja e fondeve ndërmjet institucioneve buxhetore, që preken nga ky ristrukturim, të bëhet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Punonjësit e Bankës Gjenetike, të Stacionit të Pemtarisë, Tiranë dhe të IMB-së, Durrës, me buxhetin përkatës, që nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, deri më datë 31.12.2006, të kalojnë nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (Universitetin Bujqësor Tiranë). Ky kalim bëhet në përputhje me organikën e re që do të miratohet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. 16. Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, pas miratimit nga Ministria e Financave, të bëjë rishpërndarjen e fondeve të miratuara brenda buxhetit të saj, për vitin 2006, në përputhje me strukturën dhe numrin e punonjësve buxhetorë, të miratuar pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi. 17. Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t’i shtohet fondi prej 8 000 000 (tetë milionë) lekësh, për të përballuar kostot e zhvendosjes së bazës materiale, për arsye të ristrukturimit dhe përshtatjen e mjediseve laboratorike. 18. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave. 19. Vendimet nr.29, datë 9.2.1971, nr. 199, datë 13.5.1980; nr.86, datë 18.6.1969; nr. 549, datë 29.12.1992, nr.388, datë 3.9.1992; nr.428, datë 24.9.1995 dhe nr.197, datë 18.3.1996 të Këshillit të Ministrave, shfuqizohen. 20. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha SHTOJCA 1 I. Drejtimet specifike të veprimtarisë së Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore, sipas kulturave bujqësore dhe kategorive të kafshëve të jenë si më poshtë: I/a. Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë Kulturat foragjere, fasule, gjedhi, derrat, shpendët dhe menaxhimi i integruar i fermës; Shërbimet për tokën dhe ujin; Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit. I/b. Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Lushnjë Perimet në sera dhe fushë të hapur; Gruri; Nevoja dhe prioritete tët jera të rajonit. I/c. Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Vlorë Pemët frutore bërthamore, ulliri, vreshtat, agrumet; Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit. I/d. Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Korçë Blegtoria e imët; Pemët frutore farore, patatja, elbi; Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit. I/e. Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Shkodër Misri; Nevoja dhe prioritete të tjera të rajonit. SHTOJCA 2 Kalimi i përgjegjësisë së administrimit për pronat e paluajtshme dhe me transferim kapital i pasurisë tjetër shtetërore (të luajtshme) 1. Nga Instituti i Perime dhe Patateve, Tiranë: Trojet, objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe Baza Eksperimentale, selitë i kalojnë Këshillit të Ministrave. Pasuria tjetër shtetërore i kalon QTTB, Lushnjë. 2. Nga Instituti i Kërkimit të Bimëve të Arave, Fushë-Krujë: Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtura mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore i kalojnë QTTB, Fushë-Krujë. Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore e Stacionit Eksperimental, Korçë i kalojnë QTTB, Korçë. Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore e Stacionit Eksperimental, Lushnjë i kalojnë QTTB, Lushnjë. Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore e Stacionit Eksperimental, Cërrik i kalojnë Agjencisë Kombëtare të Duhan-Cigareve (AKDC). 3. Nga Instituti i Pemëtarisë, Vlorë Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore i kalojnë QTTB,Vlorë. Pasuria shtetërore e Stacionit të Pemëtarisë, Tiranë (përfshirë serën dhe koleksionin e pemëve frutore) i kalon MASH (Universiteti Bujqësor, Tiranë). 4. Nga Instituti i Kërkimeve Zooteknike, Tiranë: Trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to i kalojnë MASH (Universitetit Bujqësor, Tiranë). Pasuria tjetër shtetërore i kalon QTTB, Fushë-Krujë. Privatizohet baza materiale e aktivitetit prodhues të Staciont të Gjedhit, sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave të veçantë. Pajisjet për kontrollin e materialit biologjik të Stacionit të Gjedhit i kalojnë QTTB, Fushë-Krujë. Trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to të Stacionit të Gjedhit i kalojnë Këshillit të Ministrave. Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore e Stacionit të Bagëtive të Imta, Korçë i kalojnë QTTB, Korçë. 5. Nga Instituti i Misrit, Shkodër: Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore i kalojnë QTTB, Shkodër. 6. Nga Instituti i Studimit të Tokave, Tiranë: Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore i kalojnë QTTB Fushë-Krujë. 7. Nga Instituti i Kërkimeve Veterinare dhe Instituti i Kërkimeve të Ushqimit: Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore i kalojnë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, Tiranë. Trualli, godina dhe pasuria tjetër shtetërore e Kantinës së Prodhimit të Verës në IKU i kalojnë MASH (Universiteti Bujqësor, Tiranë). 8. Nga Instituti i Mbrojtjes së Bimëve, Durrës: Toka bujqësore, trojet dhe objektet e tjera të ndërtuara mbi to dhe pasuria tjetër shtetërore i kalojnë MASH (Universiteti Bujqësor, Tiranë). 9. Nga Enti Shtetëror i Farërave dhe Fidanëve: Pasuria shtetërore e Bankës Gjenetike në Entin Shtetëror të Farërave e Fidanëve, i kalon Mash (Universiteti Bujqësor, Tiranë).

Regulation No. 515 on research institutions under the Ministry of Agriculture, Food and Consumer Protection · Nelum