تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 514 dated 6.7.2011 on the removal of the forest areas Lugina e Fanit te Vogel, Mirdite from forestry fund to be used by Prendi-02 ltd. for mineral activities

صدر في 2011-07-06 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr.514, datë 6.7.2011 për heqjen nga fondi pyjor të sipërfaqes në ngastrat e ekonomisë pyjore Lugina e Fanit të Vogël, Mirditë, që do të përdoren nga shoqëria “Prendi-02” shpk, për ushtrim veprimtarie minerare.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry
الكلمات المفتاحية
afforestation/reforestation, business/industry/corporations, concession, forest management/forest conservation
الفئات
*

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM NR.514, DATË 6.7.2011 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR TË SIPËRFAQES NË NGASTRAT E EKONOMISË PYJORE LUGINA E FANIT TË VOGËL, MIRDITË, QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA “PRENDI-02” SHPK, PËR USHTRIM VEPRIMTARIE MINERARE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1 të nenit 17 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqet në ngastrat 54/a, 55/a dhe 56/a të ekonomisë pyjore Lugina e Fanit të Vogël, Mirditë, gjithsej 9.568 (nëntë pikë pesëqind e gjashtëdhjetë e tetë) ha, që do të përdoret nga shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., për shfrytëzimin me karrierë të objektit të bazaltëve, të hiqen nga fondi pyjor dhe Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas tabelës 1 dhe hartës përkatëse që i bashkëlidhen këtij vendimi. 2. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, pasi të përcaktohen në terren dhe në hartë kufijtë e rinj të fondit pyjor kombëtar, që rezultojnë nga heqja e sipërfaqeve të këtyre ngastrave, sipas pikës 1 të këtij vendimi, bën çregjistrimin e saj nga kategoria “Tokë e zënë, pyll” dhe e regjistron në “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi me karrierë të bazaltëve”, sipas kushteve të projektit të parashtruar dhe planimetrisë bashkëlidhur, në përputhje me vendimin nr.1353, datë 10.10.2008 të Këshillit të Ministrave “Për rregullat për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, kriteret dhe procedurat e zvogëlimit të sipërfaqes dhe të vëllimit të fondit pyjor”. 3. Sipërfaqja e mësipërme të regjistrohet në kadastrën minerare, në administrim të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, pronësi publike. 4. Shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., të paguajë, për sipërfaqen që hiqet nga fondi pyjor si pasojë e ushtrimit të veprimtarive të parashikuara, tarifat e llogaritura sipas lidhjes nr.4 të vendimit nr.391, datë 21.6.2006 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 5. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., të pyllëzojë me fondet e veta, brenda 2 (dy) viteve, 10 (dhjetë) ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor. Lloji i drurëve që do të mbillen dhe grafiku i mbjelljeve caktohen nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor, e cila ndjek mbjelljet deri në marrjen në dorëzim me procesverbal të sipërfaqes së pyllëzuar, sipas marrëveshjes që do të lidhë me kërkuesin. 6. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit të sipërfaqes nga shoqëria “Prendi-02” sh.p.k., sipërfaqja e rehabilituar në pyll të hiqet nga kadastra minerare dhe të riregjistrohet fond pyjor. 7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha TABELA 1 SIPËRFAQET QË HIQEN NGA FONDI PYJOR SIPAS PËRDORIMIT TË TERRITORIT DHE PRONËSISË Nr. Emërtimi i ekonomisë Ngastra Sip.që hiqet, ha Përdorimi i territorit Forma e qeverisjes Funksioni Kryesor Tipi i grumbullit Pronësia 1 EP Lugina e Fanit të 54/a 5.000 Pyll Shkurre Prodhues Shkurre Shtetërore 2 EP Lugina e Fanit të 55/a 3.500 Pyll Shkurre Prodhues Shkurre Shtetërore 3 EP Lugina e Fanit të 56/a 1.068 Pyll Shkurre Prodhues Shkurre Shtetërore TOTALI 9.568

Regulation No. 514 dated 6.7.2011 on the removal of the forest areas Lugina e Fanit te Vogel, Mirdite from forestry fund to be used by Prendi-02 ltd. for mineral activities · Nelum