Regulation No. 475 on olive oil standards
صدر في 2003-07-10 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Food and nutrition
- الكلمات المفتاحية
- food safety and quality, oils/oilseeds/fats, standards, classification/declassification, institution, agricultural commodities, governance
- الفئات
- agriculture, softs
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
V E N D I M Nr.475, datë 10.7.2003 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR KARAKTERISTIKAT E VAJRAVE TË ULLIRIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4 të ligjit nr.8944, datë 19.2.2002 “Për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajit të ullirit”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin e rregullores “Për karakteristikat e vajrave të ullirit”, e cila i bashkëlidhet këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano RREGULLORE “PËR KARAKTERISTIKAT E VAJRAVE TË ULLIRIT” KREU I Neni 1 Objekti i kësaj rregulloreje është përcaktimi i karakteristikave të cilësisë dhe kritereve të natyrshmërisë së vajrave të ullirit të përkufizuar në nenin 2 të ligjit nr.8944, datë 19.9.2002 “Për prodhimin, emërtimin dhe tregtimin e vajrave të ullirit”. Neni 2 Kjo rregullore do të zbatohet për vajrat e ullirit, karakteristikat shijore dhe cilësore të të cilave përputhen me përcaktimet e bëra në nenin 2 të ligjit. Neni 3 Vajrat e ullirit sipas karakteristikave klasifikohen: 1. Vaj ulliri i virgjër i cili ndahet: vaj ulliri i virgjër i cilësisë së lartë vaj ulliri i virgjër vaj ulliri i virgjër i zakonshëm vaj ulliri i virgjër ndriçues 2. Vaj ulliri i rafinuar 3. Vaj ulliri 4. Vaj ulliri i bërsisë së papërpunuar 5. Vaj i bërsisë së ullirit, i rafinuar 6. Vaj i bërsisë së ullirit KREU II PËRKUFIZIMET, KARAKTERISTIKAT CILËSORE DHE KRITERET E NATYRSHMËRISË SË VAJRAVE TË ULLIRIT Neni 4 Vaj ulliri i virgjër i cilësisë së lartë: Është vaji i ullirit, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 1 g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: Vaj i qartë, me ngjyrë të verdhë në jeshile Era: Karakteristike e frutit të freskët të ullirit Shija: Pikante e frutit të freskët të ullirit 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti i lirë jo më shumë se 1.0 % Vlera e peroksideve jo më shumë se 20 mek 02/kg Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV)K232 jo më shumë se 2.40 K270 jo më shumë se 0.20 Delta K jo më shumë se 0.01 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristik jo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenik jo më shumë se1.5 Acid arahidik jo më shumë se 0.8 2.2 Treguesit fiziko-kimikë Dendësia relative (200 C/ujë në 20oC)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4677-1.4705 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs) 75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (me eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 1050 celcius ≤ 0.2% m/m Papastërtitë e patretshme ≤ 0.1% m/m Testi i sapunit negativ Neni 5 Vaj ulliri i virgjër: Është vaji i ullirit në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 2g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: Vaj i qartë, me ngjyrë të verdhë në jeshile Era: Karakteristike e frutit të ullirit Shija: Karakteristike e frutit të ullirit 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti jo më shumë se 2.0% Vlera e peroksideve jo më shumë se20 mek O2/kg Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV)K232 jo më shumë se 2.60 (UV)K270 jo më shumë se 0.25 Delta K jo më shumë se 01 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në 0%, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid mirstikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Treguesit fiziko-kimikë Dendësia relative (200 C/ujë në 200C)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4677-1.4705 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs) 75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (në eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 1050 celcius≤ 0.2% m/m Papastërtitë e patretshme≤ 0.1% m/m Testi i sapuniti papërfillshëm Neni 6 Vaj ulliri i virgjër i zakonshëm: Është vaj i ullirit i virgjër, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 3.3 g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: Vaj i qartë, me ngjyrë të verdhë në jeshile të çelët Era: E lehtë e frutit të ullirit. Shija: E frutit të ullirit 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti jo më shumë se 2.0% Vlera e peroksideve jo më shumë se 20 mek O2/kg Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV)K232 jo më shumë se 2.60 K270 jo më shumë se 0.25 Delta K jo më shumë se 0.01 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid pamitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Treguesit fiziko-kimikë Densiteti relativ (20o C/ujë në 20o C)0.910-0916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4677-1.4705 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs) 75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (me eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 1050 celcius≤ 0.2% m/m Papastërtitë e patretshme≤ 0.1% m/m Testi i sapunitnegativ Neni 7 Vaj ulliri i virgjër ndriçues: Është vaji i ullirit i virgjër, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik është më shumë se 3.3 g për 100 g vaj. Ky vaj nuk lejohet për konsum njerëzor. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: E verdhë, e errët Era:Aromë dhe shije e papranueshme për konsum njerëzor 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti: >3.3% Vlera e peroksideve më shumë se 20 mek O2/kg Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV)K232 jo më shumë se 3.70 K270>0.25 Delta K-nuk kapet 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Treguesit fiziko-kimikë Dendësia relative (200 C/ujë në 200 C)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4677-1.4705 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs)75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (me eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 1050 celcius≤ 0.2% m/m Papastëtitë e patretshme≤ 0.1% m/m Testi i sapunitnegativ Neni 8 Vaj ulliri i rafinuar: Është vaj i ullirit i përfituar nga rafinimi i vajit të ullirit të virgjër, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 0.5 g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: E verdhë ose e verdhë në jeshile, vaj i qartë, i rrjedhshëm pa funderri Shija:Pa shije specifike 2.1 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti i lirë jo më shumë se 0.5% Vlera e peroksideve: jo më shumë se 10 mek O2/kg vaj Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV) K232 jo më shumë se 3.40 K270 jo më shumë se 1.20 Delta K jo më shumë se 0.16 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristik jo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Treguesit fiziko-kimikë Dendësi relative (20o C/ujë në 20o C)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4680-1.4707 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs)75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (në eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 1050 celcius≤ 0.1% m/m Papastërtitë e patretshme≤ 0.05% m/m Testi i sapunitnegativ Neni 9 Vaj ulliri: Është vaji i ullirit i përftuar nga një përzierje e vajit të ullirit të rafinuar dhe të vajit të ullirit të virgjër, pa vajin e ullirit të virgjër ndriçues, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 1.5 g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: E verdhë, në jeshile të lehtë Era dhe shija: E lehtë e frutit të ullirit 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti jo më shumë se 1.5% Vlera e peroksideve jo më shumë se 15 mek O2/kg Koeficienti i përthithjes specifike ultraviolet (UV)K232 jo më shumë se 3.40 K270 jo më shumë se 1.00 Delta K jo më shumë se 0.13 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitolik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Treguesit fiziko-kimikë të origjinës: Densiteti relativ (20o C/ujë në 20o C)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4677-1.4705 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs)75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (me eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg. 3. Ndotësit Lëndët flurore në 105o celcius≤ 0.1% m/m Papastërtitë e patretshme≤ 0.05% m/m Testi i sapuniti papërfillshëm Neni 10 Vaji i bërsisë së ullirit i papërpunuar: Është vaj i ullirit i përfituar nga trajtimi me tretës i bërsisë së ullirit, i cili nuk përmban vajra të përfituara nga proceset e riesterifikimit ose çdo lloj përzierjeje me vajra me natyrë tjetër nga ai i ullirit. Ky vaj nuk lejohet për konsum njerëzor. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: E verdhë e errët Era: E papranueshme Shija: E papranueshme 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti: minimumi 2% Vlera e peroksideve: Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV) – i papërfillshëm 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 Neni 11 Vaj i bërsisë së ullirit i rafinuar: Është vaji i përftuar nga rafinimi i vajit të bërsive të ullirit, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 0.5 g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: E verdhë ose e verdhë në kafe Era: Pa erë specifike Shija: Pa shije specifike 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti jo më shumë se 0.5% Vlera e peroksideve jo më shumë se 10 mek O2/kg Koeficienti i përthithjes specifike ultraviolet (UV)K232 jo më shumë se 5.50 K270 jo më shumë se 2.50 Delta K jo më shumë se 0.25 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Karakteristikat fiziko-kimike Dendësia relative (20o C/ujë në 20o C)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4680-1.4707 Numri i sapunifikimit (mg KOHg/vaj)182-193 Numri i jodit (Wijs) 75-92 Lëndë të pasapunifikueshme (me eterpetrol) jo më shumë se 30 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 105o celcius≤ 0.1% m/m Papastërtitë e patretshme≤ 0.1% m/m Testi i sapunitnegativ Neni 12 Vaj i bërsisë së ullirit: Është vaji i përftuar nga një përzierje e vajit të bërsisë së ullirit të rafinuar dhe të vajrave të ullirit të virgjëra pa vajin e virgjër ndriçues, në të cilin aciditeti i lirë, i shprehur në acid oleik, është jo më shumë se 1.5 g për 100 g vaj. 1. Karakteristikat cilësore: 1.1 Treguesit organo-shqisorë Ngjyra: E verdhë e theksuar, e qartë Era: Me erë të lehtë karakteristike të ullirit Shija: Me shije të lehtë karakteristike të ullirit 1.2 Treguesit fiziko-kimikë Aciditeti jo më shumë se 1.5% Vlera e peroksideve jo më shumë se 15 mek O2 aktiv/kg Koeficienti i përthithjes ultraviolet (UV) specifike K232 jo më shumë se 5.50 K270 jo më shumë se 2.00 Delta K jo më shumë se 0.20 2. Kriteret e natyrshmërisë: 2.1 Përbërja e acideve yndyrore në %, e përcaktuar me gazkromatografi, është si më poshtë: Acid miristikjo më shumë se 0.1 Acid palmitik 7.5-20.0 Acid palmitoleik 0.3-3.5 Acid stearik 0.5-5.0 Acid oleik 55.0-83.0 Acid linoleik 3.5-21.0 Acid linolenikjo më shumë se 1.5 Acid arahidikjo më shumë se 0.8 2.2 Karakteristikat fiziko-kimike Dendësia relative (20o C/ujë në 20o C)0.910-0.916 Indeksi i refraksionit (n20 D)1.4677-1.4705 Numri i sapunifikimit (mg KOH/g vaj)184-196 Numri i jodit (Wijs) 75-94 Lëndë të pasapunifikueshme (me eterpetrol) jo më shumë se 15 g/kg 3. Ndotësit Lëndët flurore në 105o celcius≤ 0.1% m/m Papastërtitë e patretshme≤ 0.05% m/m Testi i sapunitnuk aplikohet KREU III NENI 13 METODAT E PËRDORURA 1. Për përcaktimin e karakteristikave cilësore dhe kritereve të natyrshmërisë përdoren metodat: SSH (Standard Shqiptar) ISO (Standard Ndërkombëtar) EN (Standard Europian) 2. Për përcaktimin e treguesve organo-shqisorë të vajrave të ullirit të pranishme në tregun shqiptar të përdoret metoda e PANEL-TEST-it. Neni 14 1. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit të përcaktojë Komisionin e Ekspertëve të vlerësimit organo-shqisor të vajrave të ullirit. 2. Procedurat për funksionimin e Komisionit të përcaktohen me udhëzim të Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit. Neni 15 Kjo rregullore hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.