تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 46 date 29.1.2014 on the establishment, organization, and functioning of the State Inspectorate of Environment, Forestry, and Waters

صدر في 2014-01-29 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment, Forestry, Water
الكلمات المفتاحية
institution, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 3/21/2014 Ligjet.org - Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:46:29.01.2014 1/3 [P rinto] [Google T rans late] VENDIM Nr. 46, datë 29.1.2014 PËR KRIJIMIN DHE MËNYRËN E ORGANIZIMIT E TË FUNKSIONIMIT TË INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT, PYJEVE DHE UJËRAVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 11 e 51, pika 3 të ligjit nr. 10433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. KRIJIMI I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË MJEDISIT, PYJEVE DHE UJËRAVE 1. Krijohet Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (në vijim "ISHMPU"), si institucion qendror publik, buxhetor, në varësi të ministrit përgjegjës për mjedisin. 2. Ministria përgjegjëse mbështet funksionimin efektiv të ISHMPU-së. Në këtë përgjegjësi nuk përfshihet drejtimi operacional i veprimtarisë së inspektimit. II. MISIONI DHE FUNKSIONET E ISHMPU-së 1. ISHMPU-ja ka për mision garantimin e respektimit të kërkesave ligjore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, pyjeve dhe ujërave. 2. ISHMPU-ja është përgjegjëse për të gjitha funksionet e inspektimit në fushën përkatëse, në përputhje me përgjegjësitë e ministrisë përgjegjëse për mjedisin, ujërat dhe pyjet. 3. Përveç sa parashikohet në pikën 2 të këtij kreu, ISHMPU-ja është përgjegjëse për çdo funksion apo kompetencë tjetër të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi për inspektoratin shtetëror që mbulon fushën e mjedisit. 4. ISHMPU-ja ushtron juridiksionin e vet territorial në të gjithë territorin e vendit. III. MËNYRA E ORGANIZIMIT DHE E FUNKSIONIMIT TË ISHMPU-së 1. ISHMPU-ja organizohet në dy nivele: në atë qendror dhe rajonal, ku këto të fundit janë për çdo rajon të vendit. 2. ISHMPU-ja drejtohet nga kryeinspektori, i cili është titullar i institucionit. 3. Në kuadër të funksioneve dhe detyrave të ISHMPU-së, kryeinspektori ushtron këto kompetenca: a) përfaqëson inspektoratin në marrëdhënie me të tretët dhe është përgjegjës për organizimin dhe bashkërendimin e punës për funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së këtij inspektorati; b) i propozon ministrit emërimin dhe lirimin nga detyra të personelit të ISHMPU-së dhe të degëve rajonale, në varësi të tij, sipas procedurave të legjislacionit në fuqi; c) zbaton dhe administron buxhetin e miratuar të ISHMPU-së, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përgatit projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, të cilin ia përcjell ministrit përgjegjës; ç) nxjerr urdhra për mbarëvajtjen e vazhdueshme të punës për përcaktimin e procedurave, kompetencave, detyrave dhe funksioneve për kryerjen e veprimtarive inspektuese të strukturave të ISHMPU-së, në nivel qendror dhe rajonal, në fushën e inspektimit të mjedisit, pyjeve dhe ujërave; d) bashkërendon veprimtarinë e ISHMPU-së me organet qendrore dhe organet e tjera shtetërore në fushën e inspektimit të mjedisit, pyjeve dhe ujërave; dh) siguron kontakte me organe homologe dhe organizata të ndryshme, të huaja, për zgjidhjen efektive të problemeve në fushën e inspektimit të mjedisit, pyjeve dhe ujërave, si dhe kryen veprimtari të tjera për plotësimin e detyrave të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për inspektimin në këtë fushë; javascript:void(0) http://google.com/translate c?hl=en&sl=sq&tl=en&u=http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:46:29.01.2014:1 3/21/2014 Ligjet.org - Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:46:29.01.2014 2/3 e) siguron zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të akteve ligjore e nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë në fushën e inspektimit të mjedisit, pyjeve dhe ujërave; ë) ushtron çdo funksion tjetër të përcaktuar në ligje të tjera të posaçme, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit. 4. Kryeinspektori i ISHMPU-së i raporton drejtpërdrejt ministrit përgjegjës për mjedisin, përveçse kur ministri ka përcaktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi në aparatin e ministrisë përgjegjëse. 5. ISHMPU-ja në nivel qendror ka këto funksione: a) planifikon dhe bashkërendon veprimtarinë e inspektimit; b) siguron unifikimin e praktikave të inspektimit, në shkallë vendi; c) bashkërendon veprimtarinë e laboratorëve të vet dhe siguron kryerjen e analizave nga laboratorë të tjerë të akredituar, në rastin e pamundësisë së kryerjes së tyre nga laboratorët e vet; ç) informon publikun për veprimtarinë e inspektimit; d) jep mbështetje teknike, administrative dhe shkencore për veprimtarinë e inspektimit; dh) përgatit programin dhe raportin vjetor të inspektimit. 6. Përveç sa parashikohet në pikën 5 të këtij kreu, ISHMPU-ja në nivel qendror është përgjegjëse për kryerjen e këtyre funksioneve të brendshme për të gjithë institucionin, përfshirë edhe degët në nivel rajonal: a) menaxhimin e burimeve njerëzore, si dhe ndjekjen e çështjeve ligjore, të teknologjisë së informacionit, të mirëmbajtjes dhe shërbimeve të tjera mbështetëse; b) përgatitjen dhe zbatimin e buxhetit, mbajtjen e kontabilitetit dhe kryerjen e auditimit të brendshëm. 7. Pranë ISHMPU-së në nivel qendror krijohet "Komisioni i ankimit të ISHMPU-së", i cili drejtohet nga kryeinspektori. 8. Përbërja nominale e komisionit të ankimit, procedurat për shqyrtimin e ankimeve dhe mënyra e vendimmarrjes përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 9. Komisioni i ankimit të ISHMPU-së ushtron funksionet në përput hje me afatet dhe procedurat e ankimeve të parashikuara në ligjin nr. 10433, datë 16.6.2011 "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, Kodin e Procedurave Administrative dhe ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010 "Për kundërvajtjet administrative". 10. Degët rajonale të ISHMPU-së ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e qarkut përkatës dhe janë përgjegjëse për inspektimin në qarkun përkatës. Me urdhër të kryeinspektorit, inspektorët e një dege rajonale mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre edhe në territorin e një qarku tjetër, në bashkëpunim me degën rajonale përkatëse. 11. Degët rajonale, që kanë në territorin e tyre pika të kalimit të kufirit, bashkëpunojnë me organet doganore dhe organet e tjera përkatëse për parandalimin e dëmtimit të cilësisë së mjedisit apo të përbërësve të tij të veçantë. 12. Degët rajonale të ISHMPU-së drejtohen nga drejtuesi i degës rajonale. Drejtuesi i degës rajonale përfaqëson degën rajonale në marrëdhënie me të tretët në nivelin e qarkut përkatës dhe është përgjegjës për organizimin dhe bashkërendimin e punës për funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së degës së tij. 13. Përveç sa parashikohet në pikën 12 të këtij kreu, drejtuesi i degës rajonale: a) jep autorizimin e inspektimit, në përputhje dhe në bazë të programit të miratuar të inspektimit; b) vendos për shtyrjen e kohëzgjatjes së autorizimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi për inspektimin, vendos për zëvendësimin e inspektorëve gjatë inspektimit, me përjashtim të rasteve kur urdhërohet nga kryeinspektori qendror. 14. Drejtuesi i degës rajonale i përgjigjet dhe i raporton drejtpërdrejt kryeinspektorit të ISHMPU-së, përveçse kur kryeinspektori ka përcaktuar shprehimisht, me urdhër, një njësi tjetër raportimi pranë ISHMPU-së në nivel qendror. 3/21/2014 Ligjet.org - Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:46:29.01.2014 3/3 IV. STEMA DHE VULA ZYRTARE E ISHMPU-së 1. ISHMPU-ja identifikohet me stemën dhe vulën zyrtare. 2. Stema e ISHMPU-së përbëhet nga stema e Republikës dhe shënimet: "Republika e Shqipërisë, Ministria e Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave". 3. Vula e ISHMPU-së ka formën dhe elementet e përcaktuara në pikën 2 të vendimit nr. 390, datë 6.8.1993 të Këshillit të Ministrave "Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare", të ndryshuar. Vula e ISHMPU-së në nivel qendror përmban edhe shënimin identifikues "Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave", ndërsa vulat e degëve rajonale përmbajnë shënimin identifikues: "Inspektorati Shtetëror i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave, Dega Rajonale e Qarkut (emri përkatës i qarkut)". 4. Vula e ISHMPU-së dhe vulat e degëve rajonale prodhohen, administrohen dhe ruhen në përputhje me legjislacionin në fuqi. V. DISPOZITA TRANSITORE DHE TË FUNDIT 1. Ngarkohet ministri i Mjedisit, që, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të marrë masat për paraqitjen e propozimit te Kryeministri për: a) emërimin e kryeinspektorit të ISHMPU-së; b) miratimin e strukturës e të organikës së ISHMPU-së, sipas ligjit. 2. Kryeinspektori i ISHMPU-së, mbështetur nga njësitë përgjegjëse për shërbimet mbështetëse të Ministrisë së Mjedisit dhe në përputhje me kërkesat specifike për arsimin e inspektorëve, të miratuara nga Inspektorati Qendror, miraton kërkesat specifike për çdo vend pune në ISHMPU. 3. Nëpunësit, që kryejnë funksionet e inspektimit, që janë aktualisht të emëruar pranë Ministrisë së Mjedisit, përfshirë institucionet e saj të varësisë apo drejtoritë e saj rajonale dhe që plotësojnë kërkesat e përgjithshme për pranimin në shërbimin civil, transferohen në detyra të reja pranë ISHMPU-së, brenda numrit dhe pozicioneve të organikës së miratuar sipas urdhrit përkatës të Kryeministrit. 4. Nëpunësit ekzistues, që nuk mund të transferohen në ISHMPU, mbeten në institucionet përkatëse, të cilat riorganizohen brenda një periudhe 2-mujore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. 5. Në çdo rast, kryerja e procedurave sipas pikave 1, 2, 3 dhe 4 të këtij kreu, kryhet duke respektuar kërkesat e ligjit nr. 152/2013 "Për nëpunësin civil", dhe të akteve nënligjore në zbatim të tij. 6. Brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, ministri i Mjedisit përcakton edhe rishpërndarjen e mjediseve e të mjeteve të punës, si dhe merr masat e duhura për financimin me fonde buxhetore të ISHMPU-së për vitin buxhetor 2014. 7. Çdo dispozitë apo akt nënligjor, që vjen në kundërshtim me këtë vendim, shfuqizohet. 8. Vendimi nr. 223, datë 13.3.2013 i Këshillit të Ministrave "Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Peshkimit", shfuqizohet. VI. Ngarkohet ministri i Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i fillon efektet në datën 1 janar 2014. KRYEMINISTRI Edi Rama Copyright 2013 - www.ligjet.org

Regulation No. 46 date 29.1.2014 on the establishment, organization, and functioning of the State Inspectorate of Environment, Forestry, and Waters · Nelum