Regulation No. 441 on the immediate suspension sand and gravel exploitation in river beds
صدر في 2002-09-26 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil, Water
- الكلمات المفتاحية
- bank, bed, sustainable development
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
Nr. 441, datë 26.9.2002 PËR NDALIMIN E MENJËHERSHËM TË VEPRIMTARISË SË SHFRYTËZIMIT TË RËRËS DHE ZHAVORRIT NË SHTRETËRIT E LUMENJVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8093, datë 21.3.1996 "Për rezervat ujore", me ndryshimet përkatëse, me propozimin e Ministrit të Industrisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Ndalimin e menjëhershëm të veprimtarisë së shfrytëzimit të rërës dhe zhavorrit në shtretërit e të gjithë lumenjve. 2. Çmontimin e të gjithë impianteve të thyerjes e të fraksionimit të zhavorrit që nxirret nga shtretërit e lumenjve deri më datë 31.12.2002. 3. Ministria e Industrisë dhe Energjetikës të shqyrtojë me përparësi kërkesat për pajisjen me leje shfrytëzimi të gurit gëlqeror të subjekteve, të cilave u ndalohet veprimtaria e shfrytëzimit të rërës dhe zhavorrit në shtretërit e lumenjve. 4. Ngarkohen Këshilli Kombëtar i Ujit, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, Ministria e Industrisë dhe Enegjetikës, Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit dhe Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYEMINISTRI Fatos Nano