تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 435 date 8.6.2016 amending and supplementing Regulation No. 1374 date 10.10.2008 on rules and rules of procedure for removal, addition, and change in the destination of the pasture fund

صدر في 2016-06-08 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr. 435, datë 8.6.2016 për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 1374, datë 10.10.2008, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave, që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor”.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Livestock, Forestry, Land and soil
الكلمات المفتاحية
pastoralism, special fund, authorization/permit, legal proceedings/administrative proceedings, animal production, agro-forestry, forest management/forest conservation

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 435, datë 8.6.2016 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 1374, DATË 10.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE, QË NDIQEN PËR HEQJEN, SHTIMIN DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT TË FONDIT KULLOSOR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 10, të ligjit nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 1374, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Në të gjithë vendimin bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) emërtimi “organe të qeverisjes vendore” zëvendësohet me “bashki”; b) emërtimi “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me “Ministria e Mjedisit”; c) emërtimi “Drejtori Rajonale e Shërbimit Pyjor” zëvendësohet me “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”; ç) termi “kullotë komunale” zëvendësohet me “kullotë bashkiake”. 2. Pas shkronjës “c”, të pikës 6, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje: “d) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të heqjes nga fondi kullosor nga ana e kryetarit të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja kullosore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi kullosor.”. 3. Pika 7 ndryshohet si më poshtë vijon: “7. Ministria, pas depozitimit të kërkesës, i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki, identifikimin e ngastrave dhe të nënngastrave të kërkuara dhe hartimin e raportit teknik për to, brenda 1 jave nga marrja e kërkesës. Ky raport i përcillet ministrisë brenda 10 ditëve nga data që ajo e ka kërkuar.”. 4. Pika 12 ndryshohet si më poshtë vijon: “12. Vlera e sipërfaqes kullosore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga kërkuesi para hyrjes në fuqi të aktit të miratimit, të përmendur në shkronjat “a” e “b”, të pikës 9, të këtij vendimi, dhe derdhet në llogarinë bankare të bashkisë brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja kullosore, e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi kullosor.”. 5. Pika 17 ndryshohet si më poshtë vijon: “17. Kur kërkesa bëhet sipas përcaktimit në pikën 15, ajo shqyrtohet nga Ministria e Mjedisit brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Pas këtij afati, ajo quhet e miratuar. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi

Regulation No. 435 date 8.6.2016 amending and supplementing Regulation No. 1374 date 10.10.2008 on rules and rules of procedure for removal, addition, and change in the destination of the pasture fund · Nelum