تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 434 date 8.6.2016 amending and supplementing Regulation No. 1353 date 10.10.2008 on the rules of submission of applications, gathering of documentation, criteria and procedures for benefiting from the Forestry Fund

صدر في 2016-06-08 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr. 434, datë 8.6.2016 për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin Nr. 1353, datë 10.10.2008, të këshillit të ministrave, “për përcaktimin e rregullave për paraqitjen e kërkesës, mbajtjen dhe plotësimin e dokumentacionit teknik, si dhe të kritereve e të procedurave të zvogëlimit të sipërfaqes e të vëllimit të fondit pyjor”.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry
الكلمات المفتاحية
forest management/forest conservation, special fund, legal proceedings/administrative proceedings

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 434, datë 8.6.2016 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 1353, DATË 10.10.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR PARAQITJEN E KËRKESËS, MBAJTJEN DHE PLOTËSIMIN E DOKUMENTACIONIT TEKNIK, SI DHE TË KRITEREVE E TË PROCEDURAVE TË ZVOGËLIMIT TË SIPËRFAQES E TË VËLLIMIT TË FONDIT PYJOR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 17, të ligjit nr. 9385, date 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 1353, datë 10.10.2008, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Në të gjithë vendimin bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) emërtimi “organe të qeverisjes vendore” zëvendësohet me “bashki”; b) emërtimi “Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohet me “Ministria e Mjedisit”; c) emërtimi “Drejtori Rajonale e Shërbimit Pyjor” zëvendësohet me “struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki”; ç) termi “pyje komunale” zëvendësohet me “pyje bashkiake”. 2. Pas shkronjës “c”, të pikës 5, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje: “ç) Miratimin me shkrim për vazhdimin e procedurave të heqjes nga fondi pyjor nga ana e kryetarit të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja pyjore, e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi pyjor.”. 3. Pika 7 ndryshohet si më poshtë vijon: “7. Ministria, pas depozitimit të kërkesës, i kërkon strukturës përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki identifikimin e ngastrave e të nënngastrave të kërkuara dhe hartimin e raportit teknik për to, brenda 1 jave nga data e marrjes së kërkesës. Ky raport i përcillet ministrisë brenda 10 (dhjetë) ditëve nga data që ajo e ka kërkuar.”. 4. Pika 11 ndryshohet si më poshtë vijon: “11. Vlera e sipërfaqes pyjore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga kërkuesi para hyrjes në fuqi të aktit të miratimit, të përmendur në shkronjat “a”, “b” e “c”, të pikës 8, të këtij vendimi, dhe derdhet në llogarinë bankare të bashkisë, brenda territorit administrativ të të cilit është sipërfaqja pyjore e cila do t’i nënshtrohet procedurave të heqjes nga fondi pyjor.”. 5. Pika 16 ndryshohet si më poshtë vijon: “16. Kur kërkesa bëhet sipas përcaktimit të pikës 14, ajo shqyrtohet nga Ministria e Mjedisit brenda 30 (tridhjetë) ditëve. Pas këtij afati ajo quhet e miratuar. Struktura përgjegjëse për pyjet dhe kullotat në bashki dhe ministria bëjnë përditësimet në kadastrën e pyjeve.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. ZËVENDËSKRYEMINISTRI Niko Peleshi

Regulation No. 434 date 8.6.2016 amending and supplementing Regulation No. 1353 date 10.10.2008 on the rules of submission of applications, gathering of documentation, criteria and procedures for benefiting from the Forestry Fund · Nelum