Regulation No. 421 of 2013 amending Regulation No. 538 of 2009 on licenses and permits issued through the National Center for Licensing (NCL) and other sub-legal common regulations, as amended
صدر في 2013-05-15 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock, Energy, Environment, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Mineral resources, Cultivated plants, Wild species and ecosystems, Waste and hazardous substances
- الكلمات المفتاحية
- animal production, animal reproduction, authorization/permit, internal trade, international trade, environmental impact assessment (EIA), environmental planning, policy/planning, fishery management and conservation, fishing authorization, fishing charge, processing/handling, plant production, seeds/planting material, plant protection, fertilizers/nutrients, hunting/capture, hunting authorization/permit, management/conservation, wild fauna, wild flora, energy conservation/energy production, mining, hazardous substances, transport/storage
- الفئات
- *, agriculture, metals-base, metals-precious, minerals-critical
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. Në fushën VII “Transporti”, të aneksit 1 “Kategoritë e licencave e lejeve që si rregull trajtohen nga ose nëpërmjet QKL-së”, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, të përfshihen përkatësisht licencat e nënkategorive: VII.3.A “Autoshkollat”, VII.4 “Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtarëve”, VII.5 “Për shërbime portuale”, VII.6 “Për shërbime hekurudhore” dhe VII.7 “Për shërbime aeroportuale”. Kriteret e posaçme të përcaktohen sipas nënkategorive përkatëse, si më poshtë vijon: “FUSHA VII TRANSPORTI KATEGORIA VII.3 SHËRBIME EKSPERTIZE DHE/OSE PROFESIONALE TË LIDHURA ME TRANSPORTIN RRUGOR
1. Veprimtaritë “Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale të lidhura me transportin rrugor” bëjnë pjesë në kategorinë VII.3 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
2. Kategoria e kësaj veprimtarie përfshin licencën e nënkategorisë VII.3.A “Autoshkollë”.
3. Veprimtaritë e nënkategorisë VII.3.A, specifikohen në: a) “Autoshkollë për dhënien e lejes së drejtimit”, me kodin VII.3.A.1, ku futen kategoritë e mëposhtme: i) kategoria A; ii) kategoria B; iii) kategoria C; iv) kategoria D; v) kategoria BE; vi) kategoria CE; vii) kategoria DE. b) “Autoshkollë për dhënien e certifikatës së aftësisë profesionale”, me kodin VII.3.A.2, ku futen kategoritë e mëposhtme: i) KC; ii) kategoria KC+E; iii) kategoria KD; iv) kategoria KD+E. c) “Autoshkollë për dhënien e dëshmisë së aftësisë profesionale”, me kodin VII.3.A.3, ku futen: i) automakinist; ii) ekskavatorist; iii) buldozerist.
4. Licenca për veprimtaritë me kodin VII.3.A jepet për çdo vend të ushtrimit të aktivitetit.
5. Kriteret e posaçme të licencimit, si dhe llojet e dokumenteve provuese e shoqëruese për nënkategorinë VII.3.A jepen në tabelën 1, si më poshtë: Tabela 1 Kriteret e posaçme Mbi çfarë faktorësh Llojet e dokumenteve provuese lidhur me veprimtarie dhe/ose kriteret e posaçme specifikash e specialitetesh aplikohen kriteret e posaçme Përshtatshmëria e njohurive dhe Drejtuesi teknik i përgjithshëm a) Certifikatë për drejtuesin teknik të eksperiencës së personelit (sipas specifikimeve); përgjithshëm; Instruktorët e praktikës b) Certifikatë për instruktorët e praktikës; c) Akte që provojnë marrëdhëniet e kërkuara të punës Përshtatshmëria e pajisjeve, teknologjisë a) Mjediset; Sipas rastit: dokumente pronësie dhe/ose dhe mjediseve me standardet e shërbimit b) Pajisjet; përdorimi, si dhe/ose dokumente që c) Mjetet rrugore (sipas pasqyrojnë cilësitë e garancitë e këtyre specifikimeve) faktorëve Përshtatshmëria e organizimit dhe a) Rregullat e brendshme të Rregullore të brendshme të funksionimit të rregullave të funksionimit të autoshkollës përgjithshme autoshkollës
6. Licencimi i nënkategorisë A të veprimtarisë bëhet sipas grupit II.
7. Licenca për veprimtarinë e nënkategorisë VII.3.A është pa afat. KATEGORIA VII.4 TRANSPORT NDËRKOMBËTAR DETAR I AUTOMJETEVE DHE/OSE UDHËTARËVE
1. Veprimtaritë “Transport ndërkombëtar detar i automjeteve dhe/ose udhëtarëve” bëjnë pjesë në kategorinë VII.4 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
2. Kategoria e kësaj veprimtarie përfshin transportin detar të mallrave dhe të njerëzve.
3. Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në këto nënkategori: a) “Transport kombëtar detar i mallrave dhe i njerëzve”, me kodin VII.4.1. b) “Transport ndërkombëtar detar i mallrave dhe i njerëzve”, me kodin VII.4.2.
4. Licencat e nënkategorive VII.4.1 dhe VII.4.2 trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategoritë VII.4.1 dhe VII.4.2 janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. KATEGORIA VII.5 PËR SHËRBIME PORTUALE
1. Veprimtaritë “Për shërbime portuale” bëjnë pjesë në kategorinë VII.5 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
2. Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në këto nënkategori: a) “Për ushtrimin e veprimtarisë së pilotimit”, me kodin VII.5.1; b) “Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore në Portin Detar të Durrësit dhe në radën përkatëse”, me kodin VII.5.2; c) “Për ushtrimin e veprimtarisë së tërheqjes së mbeturinave të ngurta dhe vajore në portet detare të Vlorës, Shëngjinit, Sarandës dhe në radat përkatëse”, me kodin VII.5.3; d) “Për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të shërbimit të pajisjeve të sigurimit të jetës në det”, me kodin VII.5.4; e) “Për ushtrimin e veprimtarisë së survejimit të mjeteve lundruese”, me kodin VII.5.5.
3. Licencat e nënkategorive VII.5.1, VII.5.2, VII.5.3, VII.5.4 dhe VII.5.5 trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategoritë VII.5.1, VII.5.2, VII.5.3, VII.5.4 dhe VII.5.5 janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004 “Kodi Detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. KATEGORIA VII.6 PËR SHËRBIME HEKURUDHORE
1. Veprimtaritë “Për shërbime hekurudhore” bëjnë pjesë në kategorinë VII.6 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
2. Veprimtaritë e kësaj kategorie futen në nënkategorinë: “Veprimtari në transportin hekurudhor”, me kodin VII.6.1.
3. Licenca e nënkategorisë VII.6.1 trajtohet sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategorinë VII.6.1, janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr. 9317, date 18.11.2004 “Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij. KATEGORIA VII.7 PËR SHËRBIME AEROPORTUALE
1. Veprimtaritë “Për shërbime aeroportuale” bëjnë pjesë në kategorinë VII.7 të trajtuar në shtojcën bashkëlidhur ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.
2. Veprimtaritë e kësaj kategorie ndahen në këto nënkategori: a) “Licencë operimi për transportuesit ajrorë”, me kodin VII.7.1; b) “Licenca e operimit të aerodromit”, me kodin VII.7.2; c) “Licencë për trafik ajror të përgjithshëm (aeroport për operime të përgjithshme)”, me kodin VII.7.3; ç) “Licencë për trafik ajror të veçantë (aeroport me operime të veçanta)”, me kodin VII.7.4; d) “Licencë për operim të një fushe fluturimi”, me kodin VII.7.5; dh) “Licencë për operim të një fushe fluturimi për avionët pa motor”, me kodin VII.7.6; e) “Licencë për ofruesit e shërbimeve të lundrimit ajror”, me kodin VII.7.7.
3. Licencat e nënkategorive VII.7.1, VII.7.2, VII.7.3, VII.7.4, VII.7.5, VII.7.6, dhe VII.7.7 trajtohen sipas grupit III. Dokumentet provuese e shoqëruese që dorëzohen nga kërkuesi, kuptimi i llojit të veprimtarive, institucioni tjetër, procedura e shqyrtimit të kërkesës prej tij dhe afatet për t’iu përgjigjur QKL-së për një kërkesë që ka kaluar fazën e parë nga QKL-ja, për nënkategoritë VII.7.1, VII.7.2, VII.7.3, VII.7.4, VII.7.5, VII.7.6 dhe VII.7.7 janë ato respektive të përcaktuara në ligjin nr. 10 040, datë 22.12.2008 “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.”.
2. Aneksi 2 “Kategoritë e licencave që trajtohen pa përfshirjen e QKL-së”, që i bashkëlidhet vendimit në fuqi, zëvendësohet me aneksin 2, bashkëlidhur këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI KATEGORITË E LICENCAVE QË TRAJTOHEN PA PËRFSHIRJEN E QKL-së Nr. Nr. i fushës/ Lloji i Kodi i Fusha/kategoritë/nënkategoritë e veprimtarive kategorisë kategorisë nënkategorisë dhe/ose të të mirave publike e të përdorimeve të tyre Fusha I Siguria kombëtare, rendi publik dhe mbrojtja civile 1 1 licencë Prodhimin dhe/ose tregtimin e mallrave (armë, municione, lëndë, pajisje, teknologji etj.) ushtarake dhe/ose me përdorim të dyfishtë Fusha III Mjedisi dhe burime mjedisore bazë 15 4 leje Shfrytëzimi dhe/ose kultivimi i florës (tokësore dhe/ose ujore) 16 5 leje Shfrytëzimi dhe/ose mbarështimi i faunës (tokësore ose ujore) A Peshkimi dhe forma të tjera të shfrytëzimit të faunës ujore të egër 2 Të gjitha përdorimet e tjera të nënkategorisë A B Shfrytëzimi, përdorimi dhe/ose mbarështimi i faunës së egër tokësore C Gjueti sportive dhe turistike e organizuar (dhënia në përdorim e pjesëve të fondit të gjuetisë) 17 6 leje Shfrytëzimi i ujërave mbi dhe/ose nën/tokësore dhe/ose baseneve e materialeve të tyre Fusha IV Burime minerare, hidrokarbure dhe energjetike 19 1 leje Minerare ose hidrokarbure B Hidrokarbure 20 2 leje Për të gjitha rastet që burojnë nga legjislacioni për koncesionet 21 3 leje Rastet dhe llojet e tjera të përdorimit të burimeve me natyrë energjetike Fusha V Territori dhe ndërtimi 23 1 licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me zhvillim e territorit dhe/ose ndërtimin 24 2 leje Zhvillimi territorial dhe/ose ndërtimor Fusha VI Trashëgimia kulturore 25 1 licencë Shërbime ekspertize dhe/ose profesionale lidhur me trashëgiminë kulturore 26 3 leje Restaurim dhe/ose rijetëzimi i monumenteve të trashëgimisë kulturore 27 4 licencë Administrimi kolektiv i të drejtave të autorit Fusha VIII Industri dhe shërbime të tjera 35 1 licencë Prodhimi, depozitimi, transporti, përdorimi dhe/ose tregtimi i produkteve dhe/ose lëndëve a pajisjeve të tjera me rrezikshmëri B Veprimtari të lidhura me burime me rrezatim jonizues Fusha IX Arsimi dhe shkenca 36 1 licencë Arsimi parauniversitar C Arsim parauniversitar fetar dhe/ose në gjuhë të huaj 37 2 licencë Arsimi i lartë Fusha X Kujdesit shoqëror dhe punësimit Fusha XI Drejtësia dhe ligji 40 1 licencë Shërbimi i noterisë 42 3 licencë Shërbime të tjera ekspertize ose profesionale të lidhura me të drejtat civile dhe/ose penale Fusha XII Financat publike 43 1 licencë Për trajtime të favorizuara fiskale dhe/ose doganore 44 2 licencë Shërbime ekspertize ose profesionale financiare apo shërbime të lidhura me financat publike 45 3 licencë Organizimi i lojërave të fatit