تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 411 dated 19.5.2010 on the criteria, procedures and form of the legalization permit

صدر في 2010-05-19 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr.411, datë 19.5.2010 për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
legal proceedings/administrative proceedings, authorization/permit, ownership, property rights

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr.411, datë 19.5.2010 Për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 28 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) lëshon lejen e legalizimit, për objektin /shtesën pa leje në ndërtime me leje, kur: a) për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është kryer vetëdeklarimi vullnetar brenda afatit ligjor; b) objekti/shtesa pa leje në ndërtime me leje nuk ndodhet në kushtet e përjashtimit nga legalizimi, në përputhje me dispozitat e ligjit nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar; c) për objektin/shtesën pa leje në ndërtime me leje është plotësuar dokumentacioni tekniko- ligjor, i parashikuar në nenet 27 e 37 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar; ç) subjekti posedues ka shlyer pagesat e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 5 të vendimit nr.1180, datë 3.12.2006 të Këshillit të Ministrave "Për përcaktimin e vlerës së tarifës së shërbimit dhe mbledhjen e administrimin e të adhurave të procesit të legalizimit", të ndryshuar. 2. Procedurat e pajisjes me leje legalizimi, për objektet informale/shtesat pa leje në ndërtime me leje, të kualifikuara për legalizim, kryhen nga ALUIZNI. 3. Drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, pas kualifikimit për legalizim të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje, veprojnë, si më poshtë vijon: a) Publikojnë në medien e shkruar dhe në faqen zyrtare të internetit, listën e poseduesve të objekteve informale/shtesave pa leje në ndërtime me leje, që kualifikohen për legalizim. b) Hartojnë dokumentacionin teknik (genplan, planimetritë dhe fragmentin e fotografisë ajrore dixhitale). c) Përllogarisin detyrimet financiare të objektit informal/shtesës pa leje në ndërtime me leje, që legalizohet, dhe njoftojnë poseduesit për shlyerjen e tyre. ç) Pranojnë nga subjekti i interesuar dokumentacionin e përcaktuar në nenet 27 e 37 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. d) Lidhin kontratën e kalimit të së drejtës së pronësisë së parcelës ndërtimore, nga shteti te poseduesi i objektit informal/shtesës pa leje në ndërtim me leje, në përputhje me nenin 17 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, të ndryshuar. dh) Përcjellin pranë Drejtorisë Qendrore të ALUIZNI-t, dokumentacionin e objektit informal/shtesës pa leje në ndërtim me leje, për kryerjen e procedurave të certifikimit. 4. Drejtoria Qendrore e ALUIZNI-t kontrollon dhe certifikon dokumentacionin e dërguar nga drejtoritë pranë qarqeve, plotëson procesverbalin e certifikimit dhe lëshon lejen e legalizimit, për objektin informal/shtesën pa leje në ndërtime me leje. 5. Leja e legalizimit, së bashku me dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim, dërgohen pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, nga drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve. 6. Për objektet informale/shtesat pa leje në ndërtime me leje, që përjashtohen nga procesi i legalizimit, drejtoritë e ALUIZNI-t, pranë qarqeve, i dërgojnë njoftim me shkrim poseduesve të tyre, si dhe organeve të njësive të qeverisjes vendore, ku këto objekte gjenden. 7. Formulari TIP i lejes së legalizimit është sipas modelit, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 8. Vendimi nr.871, datë 27.12.2006 i Këshillit të Ministrave "Për kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit", shfuqizohet. 9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike dhe Transportit, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 411 dated 19.5.2010 on the criteria, procedures and form of the legalization permit · Nelum