تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 385 of 2010 supplementing Regulation No. 538 of 2009 on licenses and permits issued through the National Center for Licensing (NCL) and other sub-legal common regulations

صدر في 2010-05-19 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Energy
الكلمات المفتاحية
authorization/permit, energy conservation/energy production

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1. Pas aneksit 3, që i bashkëlidhet vendimit nr.538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet aneksi 4, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

  2. 2. Kërkesat për licenca, leje, autorizime, certifikata dhe për çdo akt tjetër administrativ, që lidhet me veprimtaritë e përcaktuara në ligjin nr.9072, datë 22.5.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike", të ndryshuar, trajtohen sipas aneksit 4, të përmendur në pikën 1 të këtij vendimi.

  3. 3. Licencimi i projekteve energjetike sipas aneksit 4 fillon më 9.6.2010.

  4. 4. Subjektet zhvilluese të veprimtarive në sektorin e energjisë elektrike, që kanë bërë kërkesa për licenca, leje, autorizime, certifikata apo akte të tjera administrative, konkrete, para datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi, vendosin vetë, nëse do të vazhdojnë procedurën e nisur apo do të rinisin procedurën sipas këtij vendimi për njërën apo disa nga kërkesat.

  5. 5. Vendimi nr.913, datë 26.8.2009 i Këshillit të Ministrave "Për krijimin e Qendrës Kombëtare për Aplikimet Energjetike", shfuqizohet.

  6. 6. Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe Qendra Kombëtare e Licencimit të marrin të gjitha masat për nisjen e procesit të licencimit sipas aneksit 4, të përmendur në pikën 1 të këtij vendimi, brenda datës 9.6.2010. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha ANEKSI 4 PËR LICENCIMIN NË SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE

  7. 1. Licencimi në kuptim të këtij aneksi përfshin licenca, leje, autorizime, certifikime dhe çdo akt tjetër administrativ që lidhet me veprimtari në sektorin e energjisë elektrike.

  8. 2. Kur kërkesa për licencim lidhet me një nga kategoritë dhe/ose nënkategoritë e licencave sipas aneksit I të këtij vendimi, ajo trajtohet nga QKL, sipas procedurave përkatëse.

  9. 3. Kur kërkesa lidhet me një nga kategoritë dhe/ose nënkategoritë e licencave sipas aneksit II të këtij vendimi, apo kur është një autorizim, certifikim a një akt tjetër administrativ në kompetencë të institucioneve qendrore ajo trajtohet sipas procedurave të grupit III të licencave. Kriteret, procedurat dhe afatet e shqyrtimit të kërkesës nga institucioni qendror përgjegjës janë ato të përcaktuara nga legjislacioni në fuqi. Parimi i miratimit në heshtje zbatohet vetëm kur ky është parashikuar shprehimisht në legjislacionin përkatës në fuqi.

  10. 4. Kur kërkesat për licencim lidhen me kompetenca të institucioneve të pavarura, ajo bëhet drejtpërdrejt në institucionin përkatës, i cili e shqyrton atë sipas legjislacionit në fuqi. Parimi i miratimit në heshtje zbatohet vetëm kur ky është parashikuar shprehimisht në legjislacionin përkatës në fuqi. QKL verifikon nëse këto institucione shpallin në regjistër kërkesat dhe vendimet e marra për to. Kërkuesi mund të njoftojë dhe dokumentojë pranë QKL-së kërkesën e bërë pranë një institucioni të pavarur. Me marrjen e http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:385:19.05.2010 5/4/2015 Ligjet.org - Për një shtesë në vendimin nr.538, datë 26.5.2009 të Këshillit të Ministrave “... Page 2 of 2 njoftimit nga regjistri dhe/ose nga kërkuesi, QKL ndjek, nxit e lehtëson procesin e trajtimit të kërkesës nga institucioni i pavarur përgjegjës.

  11. 5. Kërkuesi zgjedh vetë nëse do të bëjë kërkesë në grup, një e nga një, kërkesë me një apo më shumë faza, si dhe radhën e bërjes së kërkesave. QKL këshillon kërkuesit për mënyrën më të përshtatshme të kryerjes së kërkesave sipas specifikave të veprimtarisë konkrete.

  12. 6. Për çdo veprimtari konkrete në sektorin e energjisë elektrike, QKL krijon një dosje të veçantë në regjistër me të gjitha kërkesat e lidhura me këtë veprimtari konkrete.

  13. 7. QKL lehtëson procesin e shqyrtimit të kërkesave edhe nëpërmjet komunikimeve, takimeve individuale apo në grup me institucionet e tjera përgjegjëse qendrore apo të pavarura, si dhe informon ministrin dhe Kryeministrin, lidhur me ecurinë e procesit të licencimit të çdo projekti energjetik.

  14. 8. Në rastin e veprimtarive që kushtëzohen nga lidhja e një kontrate koncesionare, pikat e mësipërme të këtij aneksi zbatohen pas lidhjes së një kontrate të tillë.

  15. 9. QKL këshillon ministrin dhe institucionet e tjera me rol në një procedurë koncesionare me qëllim që kriteret e garës dhe kontrata koncesionare të shërbejnë, për aq sa është e përshtatshme, edhe për ezaurimin automatik të sa më shumë kritereve e procedurave që lidhen me licencimin pas lidhjes së një kontrate të tillë. Copyright 2015 - www.ligjet.org http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:385:19.05.2010 5/4/2015

Regulation No. 385 of 2010 supplementing Regulation No. 538 of 2009 on licenses and permits issued through the National Center for Licensing (NCL) and other sub-legal common regulations · Nelum