تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 371 of 2013 amending and supplementing Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning

صدر في 2013-05-02 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings, authorization/permit

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. Fillimi Ligje Ligje Vendim i KM 0 Close From $57 The Villages at Ocean Edge Resort & Golf Club Brewster Submit Query0 Submit Query0 Detajet e Aktit Titulli: PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT” Tipi i Aktit: Vendim i KM Numri i Aktit: 371 Statusi i Aktit: I ndryshuar Data e Aktit: 02.05.2013 Data e aprovimit te Aktit: 02.05.2013 Numri i neneve: Numri i fletores zyrtare: 75 Data e fletores zyrtare: 10.05.2013 Aktiviteti: Rregullorja Propozuar nga: Këshilli i Ministrave Pershkrimi i Aktit: Në shtojcën 1 “Rregullorja model e planifikimit”, bashkëlidhur vendimit nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Permbajtja e Aktit Permbajtja: VENDIM Nr. 371, datë 2.5.2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 88 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. Në shtojcën 1 “Rregullorja model e planifikimit”, bashkëlidhur vendimit nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Pas shkronjës “d” të pikës 2 të nenit 2, shtohen shkronjat “dh” dhe “e” me këtë përmbajtje: “dh) përcaktimin e përdorimit të lejuar të tokës deri në hartimin e instrumentit të përgjithshëm vendor të planifikimit; e) përcaktimin e parametrave zhvillimorë të lejuar deri në hartimin e instrumentit të përgjithshëm vendor të planifikimit.”. 2. Pas shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 4, shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje: “ç) zhvillimin e strukturave me funksion administrativ në arsim, bujqësi, industri ushqimore, ekonomi ndihmëse bujqësore, shëndetësi, infrastrukturë, transport, e strukturave ushtarake, institucioneve fetare, shërbimeve tregtare, magazinave tregtare, shërbimeve sociale.”. 3. Në pikat 2, 3, 4 dhe 6 të nenit 7, fjalët “... kategori ekzistuese të përdorimit të tokës ...” zëvendësohen me “... kategori ekzistuese dhe të lejuara të përdorimit të tokës ...”. 4. Në pikën 1 të nenit 8, fjalët “... kategori ekzistuese të përdorimit të tokës ...” zëvendësohen me “... kategori ekzistuese dhe të lejuara të përdorimit të tokës ...”. 5. Në shkronjën “a” të pikës 2 të nenit 9, fjalia “Intensiteti i ndërtimit të nënnjësisë strukturore” zëvendësohet me “Intensiteti i ndërtimit të nënnjësisë strukturore për kategorinë e tokës A. Banim”. 6. Kudo në tekstin e rregullores, termi “Rregullore kombëtare e planifikimit” zëvendësohet me “Rregullore uniforme e instrumenteve të planifikimit”. II. Ngarkohen autoritetet e planifikimit, të përcaktuara në nenet 5 e 12 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Shfleto artikuj te tjere per: Postuar nga: khoxha ikub #: MODELE, PLANIFIKIM, RREGULLORE, SHTESA, Kontakto 1309010033 0LikeLike Reklame Page 1 of 1PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011 T... 4/13/2015http://www.ikub.al/LIGJE CATEGORY/1309010033/Article-PeR-DISA-SHTESA-DHE-...

Regulation No. 371 of 2013 amending and supplementing Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning · Nelum