Regulation No. 322 date 31.5.2018 amending and supplementing Regulation No. 719 date 31.10.2014 of the Council of Ministers On the organization and functioning of the Agency for Agricultural and Rural Development
صدر في 2018-05-31 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- VENDIM Nr. 322, datë 31.5.2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 719, DATË 31.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL”, TË NDRYSHUAR .
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development
- الكلمات المفتاحية
- agricultural extension, governance, local government, fiscal and market measures, data collection/reporting, education, rural development, agricultural development
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr. 322, datë 31.5.2018 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 719, DATË 31.10.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË PËR ZHVILLIM BUJQËSOR DHE RURAL”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, dhe të nenit 21, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr. 719, datë 31.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë vijojnë: 1. Pas pikës 2 shtohet pika 2.1, me këtë përmbajtje: “2.1 Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural organizohet në nivel qendror, nëpërmjet zyrës qendrore, dhe në nivel vendor, nëpërmjet agropikave.”. 2. Pas pikës 5 shtohet pika 5.1, me këtë përmbajtje: “5.1 Sportelet agropika kryejnë shërbime për fermerët dhe subjekte të tjera, personat fizikë e juridikë, të cilët zhvillojnë veprimtari bujqësore apo veprimtari të tjera ekonomike të lidhura me të në fushën e zhvillimit bujqësor, të industrisë agroushqimore e zhvillimit rural, dhe ofrojnë shërbime, si më poshtë vijon: a) Informojnë dhe promovojnë programet e masat/skemat kombëtare të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural; b) Informojnë dhe promovojnë programet dhe skemat e mbështetjes për bujqësinë e zhvillimin rural të financuara nga Bashkimi Evropian (IPARD II), si dhe donatorë të tjerë; c) Japin informacion për fondet e garancisë dhe lehtësirat financiare që ofrojnë tregjet bankare e financiare për fermerët dhe subjektet e interesuara për mbështetje financiare në veprimtaritë e lidhura me zhvillimin bujqësor dhe rural; ç) Ndërmjetësojnë marrëdhëniet me institucionet financiare dhe ato bankare lidhur me kreditë e refuzuara/ristrukturuara; d) Japin informacion për legjislacionin për bujqësinë, veterinarinë, sigurinë ushqimore, agroturizmin, si dhe institucionet përgjegjëse rregullatore; dh) Regjistrojnë të dhënat e fermës bujqësore e blegtorale sipas përcaktimeve ligjore për hyrjen e të dhënave në regjistrat përkatës, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për database shtetërore; e) Asistojnë aplikimet online apo në bazë dokumentesh për masat/skemat kombëtare, programet IPARD II, si dhe të projekteve të tjera komunitare të donatorëve të ndryshëm; ë) Pranojnë aplikimet dhe raportojnë në vazhdimësi në sistemin e bazës të të dhënave të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, në përputhje me afatet ligjore të miratuara për këtë qëllim, për mbështetjen financiare nga fondet e masave/skemave kombëtare; f) Inspektojnë fermerët dhe subjektet përfituese të fondeve të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.”. 3. Në fund të pikës 9 shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: “Marrëdhëniet e punës së punonjësve të agropikave rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës.”. 4. Pika 11 ndryshohet, si më poshtë vijon: “11. Struktura dhe organika e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural miratohet me urdhër të Kryeministrit, sipas përcaktimeve në legjislacionin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Agropikat, në përbërje të Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, krijohen si pjesë e urdhrit të Kryeministrit për miratimin e strukturës dhe të organikës së kësaj agjencie, sipas propozimit të ministrit.”. 5. Kudo në vendim, emërtimet “Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave” dhe “ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave” zëvendësohen, përkatësisht, me “Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural” dhe “ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”. 6. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural dhe Departamenti i Administratës Publike për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama