تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 29 laying down the procedures, quantities, conditions, and criteria for exonerating the fishing boats from the taxes of circulation and carbon

صدر في 2015-01-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
fishing vessel, taxes

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 29, datë 14.1.2015 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË SASIVE, KUSHTEVE DHE KRITEREVE TË PËRJASHTIMIT TË ANIJEVE TË PESHKIMIT NGA TAKSA E QARKULLIMIT DHE TAKSA E KARBONIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 9, të ligjit nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Anijet e peshkimit përjashtohen nga pagesa e taksës së qarkullimit dhe taksës së karbonit në momentin e blerjes së karburantit. Shoqëri furnizuese të karburantit (gazoilit) për anijet e peshkimit janë vetëm shoqëritë aksionare, të licencuara në bazë të nenit 4, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të cilat disponojnë magazinë doganore ose magazinë fiskale. 2. Furnizohen me gazoil dhe benzinë, pa paguar taksën e qarkullimit dhe taksën e karbonit, të gjitha anijet e peshkimit, persona juridikë dhe fizikë, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 20, të vendimit nr. 612, datë 5.9.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për dispozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat””, të ndryshuar, dhe që janë të pajisura me statusin e përdoruesit të përjashtuar dhe të pritësit të regjistruar nga autoritetet doganore, për përfitimin e përjashtimit nga pagesa e akcizës së produkteve energjetike. 3. Normativat teknike dhe teknologjike të konsumit të karburantit për anijet e peshkimit jepen në shtojcën 1, bashkëlidhur këtij vendimi. 4. Procedurat dhe kriteret e furnizimit të anijeve të peshkimit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe ministrit përgjegjës për peshkimin. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama SHTOJCA 1 NORMATIVAT TEKNIKE DHE TEKNOLOGJIKE TË KONSUMIT TË KARBURANTIT PËR ANIJET E PESHKIMIT I. Peshkimi fundor – Pelagjik (koeficienti lit/kg = 0.84) A – anije peshkimi 150 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 150 = 24.7 kg/orë = 29.3 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 29.3 x 0.7 = 20.5 lit/orë B – Anije peshkimi 300 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 300 = 49 kg/orë = 58.2 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 58.2 x 0.7 = 40.8 lit/orë C- Anije peshkimi 400 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 400 = 66 kg/orë = 78.4 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 78.4 x 0.7 = 54.9 lit/orë D- Anije peshkimi 600 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 600 = 99 kg/orë = 117.6 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 117.6 x 0.7 = 82.3 lit/orë E- Anije peshkimi 1000 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 1000 = 165 kg/orë = 196 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 196 x 0.7 = 137.2 lit/orë II. Peshkimi me rrethim A- Anije peshkimi 80 deri 600 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 300 = 49 kg/orë = 58.2 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 58.2 x 0.50 = 29.1 lit/orë III. Peshkimi selektiv A- Anije peshkimi 80 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 80 = 14.4 kg/orë = 17 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 17 x 0.7 = 12 lit/orë B- M/Flluga peshkimi 40 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 40 = 6.6 kg/orë = 8 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 8 x 0.7 = 5.6 lit/orë C- M/Lança peshkimi 20 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 20 = 3.4 kg/orë = 4 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 4 x 0.7 = 2.8 lit/orë D- M/Lança peshkimi 10 hp Konsumi orar max. = 165 g/hp/orë x 10 = 1.7 kg/orë = 2 lit/orë Konsumi orar/mes. i shfrytëzimit = 2 x 0.7 = 1.4 lit/orë Në përllogaritjet e konsumit faktik të karburantit për anije dhe forma të ndryshme peshkimi janë marrë në konsideratë: 1. Gjysmë ore ndezje e motorit në bankinë para nisjes për të arritur parametrat teknikë të punës, si dhe praktikë nisje. 2. Në Durrës e Vlorë, dy orë ecje e lirë deri në zonën e peshkimit dhe dy orë kthim në port. 3. Në Shëngin dhe Sarandë, një orë ecje e lirë deri në zonën e peshkimit dhe një orë kthim në port. 4. 20% e kohës në peshkim, llogaritet në lëshim veglash peshkimi dhe virim. 5. 10% ecje e lirë, motori në minimum, grisje e karikim trate, kolaudim pajisje peshkimi etj. 6. Rreth 60% e kohës pune efektive, tralim. 7. Janë marrë në konsideratë edhe rastet e kthimit në port pa peshkim, për kohë të keqe, defekte teknike, etj. 8. Të gjitha përllogaritjet kanë si qëllim të përcaktojnë vetëm konsumin orar të karburantit, e për rrjedhojë sasia e karburantit që harxhohet del nga koha e punës faktike në det të anijes, shumëzuar me konsumin e aprovuar në orë të paraqitur më sipër. Në përfundim përcaktimi i normativës së harxhimit të karburantit për anijet e peshkimit, është bërë në vija të përgithshme mbi bazën e formulës: K = 0.70 x HP (max) x S x TD K → Konsumi i karburantit të motorit për një kohë të caktuar 0.70 → Koeficient mesatar i përdorimit të motorit HP (max) → Fuqia maximale e motorit në HP (kuaj fuqi) S → Konsumi specifik i motorit sipas llojeve në g/hp/orë D→Densiteti i karburantit = 0.84 T → Koha në punë e motorit, (e cila mund të zëvendësohet me distancën e përshkruar në milje, pjesëtuar me shpejtësinë në nyje të anijes).

Regulation No. 29 laying down the procedures, quantities, conditions, and criteria for exonerating the fishing boats from the taxes of circulation and carbon · Nelum