تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC)

صدر في 2006-05-17 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
land-use planning, urban land, institution, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. [Printo] [Google Translate] VENDIM Nr. 289, datë 17.5.2006 PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË LEGALIZIMIT, URBANIZIMIT DHE INTEGRIMIT TË ZONAVE/NDËRTIMEVE INFORMALE (ALUIZNI) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 46 të ligjit nr.9482, datë 16.2.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale në Republikën e Shqipërisë, me poshtë e quajtur ALUIZNI, është institucion qendror, person juridik, publik, në varësi të Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 2. ALUIZNI ka zyrën qendrore në Tiranë, zyra në nivel qarku dhe zyra në njësi të veçanta të qeverisjes vendore. Zyrat në njësitë e veçanta të qeverisjes vendore përcaktohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, sipas nevojave dhe përparësive. 3. ALUIZNI përmbush objektivat, kryen detyrat dhe ushtron përgjegjësitë e përcaktuara në ligjin nr.9482, datë 3.4.2006 "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje". 4. Organika dhe struktura e ALUIZNI-t, në qendër, në qark dhe në njësitë e veçanta të qeverisjes vendore përcaktohen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 5. ALUIZNI drejtohet nga drejtori i përgjithshëm dhe 3 (tre) zëvendësdrejtorë. Tre zëvendësdrejtorët drejtojnë përkatësisht edhe strukturat e mëposhtme: a) Drejtorinë e legalizimit dhe të kompensimit, përgjegjëse për zbatimin teknik të procesit të legalizimit, përfshi procesin e kompensimit të pronave private, që preken nga ky ligj; b) Drejtorinë e regjistrimit fillestar të ndërtimeve pa leje, përgjegjëse për evidentimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për regjistrimin e truallit dhe të ndërtimit pa leje. c) Drejtorinë e mbikëqyrjes, ankimimit dhe kontrollit të zbatimit të ligjshmërisë, përfshi çështje të administratës dhe infrastrukturës ndihmëse, në funksion të mirëfunksionimit të ALUIZNI-it. 6. Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t emërohet, lirohet ose shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave, ndërsa zëvendësdrejtorët emërohen, lirohen dhe shkarkohen nga Kryeministri, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. 7. Personeli i ALUIZNI-t duhet të plotësojë kërkesat e përgjithshme, të përcaktuara në legjislacionin e shërbimit civil, dhe kërkesat e veçanta, që përcaktohen nga drejtori i përgjithshëm. ALUIZNI rekruton personel, specialistë, të diplomuar në degët drejtësi, urbanistikë, arkitekturë, inxhinieri, specialistë për vlerësim pasurish të paluajtshme dhe topografë. Marrëdhëniet e punës rregullohen me ligjin nr.7961, datë 12.7.1995 "Për Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar. 8. ALUIZNI financohet nga Buxheti i Shtetit dhe nga donacione të huaja. 9. Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të ALUIZNI-it. 10. Zyrat e ALUIZNI-t, në nivel qarku funksionojnë në çdo qark, me vendndodhje në administratën e prefektit. Prefekti jo më vonë se 10 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi siguron mjediset e përshtatshme për funksionimin e zyrave dhe merr masa për mbarëvajtjen e veprimtarisë së tyre. 11. Prefekti, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, identifikon dhe i propozon Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njësitë Page 1 of 2Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dh... 4/14/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:289:17.05.2006 përkatëse të qeverisjes vendore, ku do të ngrihen zyrat e njësisë vendore të ALUIZNI-it, si dhe përcakton mjediset e përshtatshme të punës për këto zyra. 12. Zyrat në nivel qarku dhe në njësitë e veçanta të qeverisjes vendore raportojnë te drejtori i përgjithshëm. 13. Arkiva, mjetet e punës dhe logjistika e Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI), e krijuar sipas vendimeve nr.440, datë 26.6.2003, dhe nr.241, datë 21.4.2005 të Këshillit të Ministrave, të transferohen në administrim të ALUIZNI-t. 14. Fondet buxhetore, të planifikuara për Agjencinë e Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale (ALUIZNI), pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, të transferohen në llogari të ALUIZNI-t. 15. Ngarkohen Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe prefektët për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2015 - www.ligjet.org Page 2 of 2Ligjet.org - Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dh... 4/14/2015http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim i KM:289:17.05.2006

Regulation No. 289 of 2006 on the organization and functioning of the Agency of Legalisation, Urbanisation, and Integration of Informal Zones/Construction (ALUIIZC) · Nelum