تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No.260 laying down the rules and procedure for samples’ testing, reporting on the results, and results’ assessment

صدر في 2013-03-27 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
fertilizers/nutrients, certification, data collection/reporting, inspection, plant production
الفئات
agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 260, datë 27.3.2013 PËR CAKTIMIN E RREGULLAVE PËR KONTROLLIN, MARRJEN E MOSTRAVE, ANALIZAVE E TË PROCEDURAVE, DHËNIEN E REZULTATEVE TË TYRE, SI DHE VLERËSIMIN E ANALIZAVE TË PLEHRAVE1 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 22 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: I. TË PËRGJITHSHME DHE PËRKUFIZIME 1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i rregullave për: a) kryerjen e kontrollit zyrtar dhe të procedurave të marrjes së mostrës së plehrave; b) kryerjen e analizave për verifikimin e treguesve cilësorë të deklaruar në certifikatën e analizës e të origjinës; c) dhënien e rezultateve të analizave dhe vlerësimin e tyre. 2. Të gjithë termat e përcaktuar në ligjin nr. 10 390, datë 3.3.2011 “Për plehrat e përdorimit për bimësinë”, kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa me termat e mëposhtëm do të kuptohen: a) “Gjurmim”, ndjekja e plehut gjatë gjithë fazave të përshkuara, që nga prodhimi deri në vendosjen e tij në treg, nëpërmjet procedurës së ruajtjes së informacionit të përmbajtur në dokumentacionin shoqërues; b) “Etiketa e mostrës”, modeli i shkruar, që plotësohet nga inspektori me të dhënat që kërkohen për identifikimin e mostrës për kryerjen e analizave zyrtare; c) “Kod identifikimi”, një numër që vendoset nga inspektori për të ruajtur identitetin e prodhuesit; ç) “Format e përbërjes së plehrave”, forma të përbërjes kimike të çdo elementi ushqyes të deklaruara dhe të paraqitura në etiketën e paketimit, certifikatën e origjinës ose dokumentet origjinale shoqëruese të plehut. II. KONTROLLI, MARRJA DHE DORËZIMI I MOSTRËS A. Rregulla të përgjithshme për kontrollin dhe marrjen e mostrave 1. Kontrolli dhe marrja e mostrave për analizimin e plehut bëhet nga inspektori, i cili, gjatë ushtrimit të detyrës së tij, identifikohet me kartën e inspektorit, të lëshuar në përputhje me ligjin për inspektimin. 2. Inspektori merr mostrën e plehrave me vendosjen në treg të tyre, në të gjitha rastet kur mendon se ka tjetërsim, ndryshim të vetive fiziko-kimike të tyre. 1 Pjesërisht e përputhshme me Rregulloren e Bashkimit Evropian 2003/2003 “Për plehrat”, e Parlamentit dhe Këshillit, datë 13 tetor 2003. Numri Celex. 32003 R 2003, Fletorja Zyrtare nr. 304, datë 21.11.2003, faqe 0001-0194. 3. Inspektori gjykon dhe vendos për treguesit cilësorë, të cilët do t’u nënshtrohen analizave që do të kryhen në laboratorët e miratuar. B. Marrja dhe dorëzimi i mostrës 1. Marrja e mostrave për analizim, si dhe metodologjia e llogaritjes së shpenzimeve kryhet sipas përcaktimit të dhënë në nenin 38 të ligjit nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. 2. Procedurat e hollësishme për marrjen dhe trajtimin e mostrave të plehrave bëhen sipas metodikave të përcaktuara në standardet përkatëse të adoptuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve. 3. Përgatitja e mostrës bëhet si më poshtë vijon: a) Inspektori merr tri mostra; b) Mostrat vendosen në mbajtëse plastike. Secila mostër e marrë vendoset në një mbajtëse tjetër të dytë plastike. Ndërmjet mbajtëses së parë dhe asaj të dytë vendoset etiketat e mostrës, që plotësohet nga inspektori, sipas përcaktimit të shtojcës 2 të këtij vendimi. Në prani të prodhuesit, mbajtëset plastike mbyllen dhe plumbosen në mënyrë të tillë, që hapja e tyre të çojë në dëmtimin e pandreqshëm të plumbosjes; c) Për të ruajtur anonimatin e mostrës, inspektori vendos një kod identifikimi tek etiketa. Ky kod identifikimi i përket prodhuesit të plehut dhe regjistrohet nga inspektori duke u mbajtur i fshehtë deri në kthimin e përgjigjes së analizave zyrtare; ç) Prishja e plumbosjes së mostrës bëhet në momentin e dorëzimit në laborator, në prani të inspektorit dhe marrësit në dorëzim; d) Çdo mostër shoqërohet me procesverbal inspektimi, sipas përcaktimit të dhënë në shtojcën 1 të këtij vendimi. Procesverbali i inspektimit, mbahet në momentin e marrjes së mostrës dhe në prani të prodhuesit ose përfaqësuesit të tij; dh) Mostra për analizat e përbërësve cilësorë të plehut regjistrohet në protokollin e marrjes në dorëzim të mostrave, të përcaktuar në shtojcën 3 të këtij vendimi. 4. Dorëzimi i mostrës bëhet si më poshtë vijon: a) inspektori dorëzon njërën nga tri mostrat në laboratorin e miratuar brenda 3 (tre) ditëve nga momenti i marrjes së saj, në mënyrë që të mos ketë ndikim në ndryshimin e vetive fiziko-kimike të mostrës; b) mostra e dytë ruhet nga inspektori derisa të përfundojnë procedurat e verifikimit dhe ballafaqimit të rezultateve të analizave të kërkuara prej tij; c) mostra e tretë mbahet nga prodhuesi, për ankim ose jo të rezultateve të analizave. III. ANALIZAT DHE PROCEDURAT 1. Analizat e plehrave, si dhe procedurat laboratorike bëhen sipas metodikave të përcaktuara në standardet përkatëse, të adoptuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve. 2. Pas përfundimit të analizave, rezultatet e tyre regjistrohen në dy mënyra: a) manuale, në regjistrat e laboratorit; b) kompjuterike, nga përgjegjësi i laboratorit te plotësimi i fletanalizës, sipas përcaktimit të dhënë në shtojcën 4 të këtij vendimi. 3. Fletanaliza me të dhënat e rezultateve plotësohet në tri kopje, sipas kërkesave të inspektorit, të përcaktuar në procesverbalin e inspektimit. Secila kopje firmoset nga analizuesi, përgjegjësi i laboratorit dhe titullari. IV. REZULTATET E ANALIZAVE LABORATORIKE A. Dhënia e rezultateve të analizave 1. Rezultati përfundimtar i analizave për plehrat dorëzohet sipas afatit të përcaktuar në pikën 1 të nenit 21 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011. 2. Një kopje e fletanalizës, sipas pikës 3 të kreut III, ruhet në laboratorin ku janë kryer analizat, kopja e dytë ruhet në arkivin e institucionit ku bën pjesë laboratori dhe kopja e tretë i dorëzohet inspektorit. 3. Dokumentacioni përkatës që shoqëron mostrën dhe analizat, ruhet në laborator për një afat kohor deri në një vit dhe pastaj arkivohet. B. Vlerësimi i rezultateve të analizave 1. Vlerësimi i përputhshmërisë me përshtatshmërinë e llojeve të plehrave, si dhe me përmbajtjen e deklaruar të ushqyesve dhe/ose përmbajtjen e deklaruar të formave apo të tretshmërisë së këtyre ushqyesve, kryhet nga inspektori, në këtë mënyrë: a) vlerësohen plehrat, në bazë të ballafaqimit të rezultateve të analizave të kryera për mostrën, sipas kërkesave të bëra, me treguesit e deklaruar në etiketë ose në certifikatën e analizave e të origjinës; b) vlerësohet nëse një pleh është me mungesa në përmbajtjen e elementeve ushqyese ose përmban elemente të dëmshme për njerëzit, kafshët dhe mjedisin; c) brenda katër ditëve nga dita e marrjes së përgjigjes së analizave, inspektori njofton prodhuesin në mënyrë elektronike, për vlerësimin e rezultateve dhe, më pas, i dorëzon kopjen e rezultateve të analizave. 2. Kur të dhënat e specifikuara në certifikatën e analizës e të origjinës së plehut, nuk përputhen me analizat laboratorike, veprohet sipas nenit 7 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011. 3. Kur një prodhues nuk është dakord me rezultatet e analizave, brenda një afati kohor prej 5 (pesë) ditësh bëhet ballafaqimi me laboratorin që ka kryer analizat. Edhe pas ballafaqimit me laboratorin, nëse prodhuesi përsëri nuk është dakord me rezultatet e analizave, atëherë ato kryhen në laboratorin e referencës, të përcaktuar në nenin 17 të ligjit nr. 10 390, datë 3.3.2011. 4. Për të siguruar gjurmimin e plehrave të vendosura në treg, përfshirë edhe nitratin e amonit me përmbajtje të lartë azoti, prodhuesi duhet të ruajë emrat dhe adresat e vendeve ku është prodhuar plehu, si dhe të dhënat e certifikatës së origjinës e të analizave, të përcaktuara sipas etiketës. Këto të dhëna janë objekt inspektimi, për sa kohë që plehu vendoset në treg, si dhe për një periudhë prej 2 vitesh, pas përfundimit të vendosjes në treg të këtij plehu nga prodhuesi. V. DISPOZITA TË FUNDIT 1. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përgjegjës për marrjen e mostrave, si dhe laboratorët e akredituar e të miratuar për kryerjen e analizave të plehut, të mbajnë lidhje të vazhdueshme me Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit, për njohjen e metodave të adaptuara dhe të miratuara prej saj, bazuar në ligjin nr. 9870, datë 4.2.2008 “Për standardizimin”. 2. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe laboratorët e miratuar për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Shtojca 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SE KONSUMATORIT AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT Nr. Date / /2013 Drejtoria Rajonale e Autoritetit Kombëtar te Ushqimit Qarku ............................. PROCES - VERBAL INSPEKTIMI Ne zbatim te ligjit nr.10390, date 03.03.2011, "Për plehrat e përdorimit për bimësinë", ligjit nr. 10433, date 16.6.2011 "Për inspektimin ne Republikën e Shqipërisë", ligjit nr. 9863, date 28.01.2008 "Për ushqimin", si dhe ne VKM nr , date "Rregullat për kontrollin, marrjen e mostrave, analizat e procedurat, dhënia e rezultateve te tyre si dhe vlerësimi i analizave te plehrave ", gjate kontrollit u konstatua: 1 ............................................................................................................................................ 2 ............................................................................................................................................ 3. Mora mostër për analiza te cilësisë se plehut ................................................................... Kodi i subjektit prodhues ( .............................................................. ) ( Ky kod nuk vendoset ne proces-verbalin e inspektimit qe dorëzohet dhe ruhet tek prodhuesi) Mora gjithsej 3 (tre) mostra dhe do te kryej këto analiza: Lloji i analizave qe kryhen do t'i përmbahet te dhënave sipas etiketës te vendosur ne paketimin e plehrave ose certifikatën e origjinës si dhe dokumenteve origjinale shoqëruese. Analizat kryhen ne laboratorin e miratuar : .......................................................................... Analiza kimike....................................................................................................................... Karakteristikat cilësore (ngjyra, përbërja granulore, kristalore, pluhur dhe i lëngshëm ose forma te tjera)............................................................................................................................ Bazuar ne sa me lart vendosa: ................................................................................................ (Ky proces-verbal inspektimi mbahet ne tre kopje. Njëra kopje i dorëzohet prodhuesit, një e merr inspektori dhe kopja e trete, dorëzohet ne laboratorin e analizave. Ne proces-verbalin e inspektimit qe shoqëron mostrën për analiza, nuk vendoset emri i prodhuesit ose subjekti, por vetëm firma e përfaqësuesit.) Prodhuesi ose Përfaqësuesi Inspektoret ( ....................................... ) ( ........................................................................... ) Shtojca 2 ETIKETA E MOSTRES SE PLEHRAVE 1. Kodi i prodhuesit 2. Emri i plehut. ( ............................................................. ) ( .............................................................. ) 3. Tipi i plehrave dhe forma e përbërjes 4. Data e marrjes se mostrës. ( ............................................................. ) ( ............................................................... ) 5. Adresa dhe nr. telefonik i Prodhuesit. 6. Adresa dhe nr. telefonik i Inspektorit ( ............................................................. ) ( ................................................................ ) 7. Qarku ............................................................................................................................................... 8. Numri i standardit qe është përdorur për marrjen e mostrës ............................................................. Ne etiken e mostrës qe dorëzohet lie laboratorin e miratuar për analiza, nuk shënohet, adresa dhe numri telefonik i prodhuesi. Ne etiketën e mostrës qe mban prodhuesi, nuk shënohet kodi i prodhuesit. Emri, mbiemri i inspektorit ( .............................................. ) Firma ,Vula ( ............................................... ) Shtojca nr. 3 LABORATORI I ANALIZAVE TE PLEHRAVE PROTOKOLLI I MARRJES NE DOREZIMIT TE MOSTRAVE TE PLEHRAVE Lista me nr ............ Date .................. 201.... Emri/ Mbiemri i inspektorit : ................................................................................................ Kodi i mostrës se dorëzuar ...................................................................................... Numri i mostrave .................................................................................................... Lloji i plehut ............................................................................................................ Tipi i plehut.............................................................................................................. Lloji i Analizave; ..................................................................................................... Dorëzuesi i mostrave Marrësi ne dorëzim ( .......................................... ) ( .................................... ) Numri i serisë se protokollit për dorëzimin e mostrave mbahet ne mënyrë progresive. Shtojca nr. 4 LABORATORII ANALIZAVE TE PLEHRAVE Nr prot. Date / /2013 FLETE - ANALIZE Mbështetur ne VKM nr ......... , date................... "Rregullat për kontrollin, marrjen e mostrave, analizat e procedurat, dhënia e rezultateve te' tyre si dhe vlerësimi i analizave te plehrave" rezulton: se: Sipas proces-verbalit te inspektimit, me inspektor z/znj Qarku ............................................ Kryem analizat laboratorike te plehut ...................................................................................... Dorëzuar me datën ............................................ me kodin .................................................... Treguesit e analizuar: Njësia matëse Rezultat e analizave 1 ............................................................................................................................ Analizuesi Përgjegjësi i Laboratorit Titullari

Regulation No.260 laying down the rules and procedure for samples’ testing, reporting on the results, and results’ assessment · Nelum