تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 247 of 30 March 2016 removing and reducing the volume of certain forestry areas from the public forestry and pasture fund

صدر في 2016-03-30 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr. 247, datë 30.3.2016 për heqjen nga fondi pyjor e kullosor publik dhe pakësimin në volum të sipërfaqes pyjore prej 76.09 ha, në ngastrat 84a, 85a, 85b, 86a, 87b, 88a, 89a dhe 94a, të ekonomisë pyjore “krastë-krujë”, në objektin “fushë-krujë”, të qarkut durrës, që do të përdoret nga shoqëria “victoria invest” shpk për shfrytëzimin e mineralit të gurit gëlqeror.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Forestry
الكلمات المفتاحية
forest management/forest conservation, forest service, public forest, business/industry/corporations, special fund
الفئات
*

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 247, datë 30.3.2016 PËR HEQJEN NGA FONDI PYJOR E KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PYJORE PREJ 76.09 HA, NË NGASTRAT 84a, 85a, 85b, 86a, 87b, 88a, 89a DHE 94a, TË EKONOMISË PYJORE “KRASTË-KRUJË”, NË OBJEKTIN “FUSHË-KRUJË”, TË QARKUT DURRËS, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “VICTORIA INVEST” SHPK PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË GURIT GËLQEROR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr. 9385, datë 4.5.2005 “Për pyjet dhe shërbimin pyjor” të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Sipërfaqja pyjore publike, prej 76.09 (shtatëdhjetë e gjashtë pikë zero nëntë) ha, në objektin e quajtur “Fushë-Krujë”, pjesë e ngastrave 84a, 85a, 85b, 86/a, 87b, 88a, 89a dhe 94a, të ekonomisë pyjore “Krastë-Krujë”, që do të përdoret nga shoqëria “Victoria Invest” sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të gurit gëlqeror, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave, sipas lidhjes 1, me të dhënat për ngastrat pyjore, dhe hartës topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. 2. Vlerat përkatëse të pakësimit të sipërfaqes dhe të volumit të lëndës drusore paguhen nga shoqëria “Victoria Invest” sh.p.k. përpara lidhjes së marrëveshjes me Ministrinë e Mjedisit, në bazë të vendimit nr. 391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar. 3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Victoria Invest” sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet që përdor, sipas kushteve të lejes mjedisore dhe, brenda 5 (pesë) viteve të para, të pyllëzojë, me fondet e veta, një sipërfaqe prej 228.26 (dyqind e njëzet e tetë pikë njëzet e gjashtë) ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Ministrinë e Mjedist. 4. Ministria e Mjedisit dhe shoqëria “Victoria Invest” sh.p.k. të nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për hapat, afatet dhe procedurat për hartimin dhe realizimin e projekteve teknike, sipas përcaktimeve të pikës 3 të këtij vendimi. 5. Sipërfaqet pyjore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë. 6. Zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të bëjë çregjistrimin e sipërfaqes pyjore, të identifikuar sipas lidhjes 1 të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/kullosore” dhe ta regjistrojë atë në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”. 7. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në planin e rehabilitimit, sipas lejes mjedisore, nga shoqëria “Victoria Invest” sh.p.k. sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik. 8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe shoqëria “Victoria Invest” sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 247 of 30 March 2016 removing and reducing the volume of certain forestry areas from the public forestry and pasture fund · Nelum