Regulation No. 24 on the activities of the Environment Inspectorate
صدر في 2004-01-22 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Environment
- الكلمات المفتاحية
- pollution control, inspection, monitoring
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr. 24, datë 22.1.2004 PËR VEPRIMTARINË E INSPEKTORATIT TË MJEDISIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1 të nenit 61 të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002 "Për mbrojtjen e mjedisit", me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Inspektorati i Mjedisit e realizon kontrollin mbi mjedisin dhe mbi veprimtaritë që ndotin mjedisin nëpërmjet inspektimit mjedisor. 2. Ministri i Mjedisit për të rritur mundësitë e Inspektoratit, në përbërje të grupeve të inspektimit, autorizon në raste të veçanta specialistë për të marrë pjesë në inspektimet mjedisore. 3. Inspektorët pajisen me kartën e identitetit të inspektorit, ku përcaktohet territori në të cilin ata ushtrojnë kontrollin mjedisor. 4. Inspektimi mjedisor është veprimtari e inspektoratit dhe ka të bëjë me: a) kontrollin e përputhshmërisë së subjekteve të kontrolluara me kërkesat e legjislacionit mjedisor; b) monitorimin e ndikimit në mjedis të subjekteve të kontrolluara për të përcaktuar masat që duhen marrë për mbrojtjen e mjedisit. 5. Inspektimi mjedisor realizohet nëpërmjet: a) grupeve të inspektimit, të përbëra nga jo më pak se dy inspektorë; b) grupeve të inspektimit, të formuara në bashkëpunim me inspektorate të tjera; c) kontrolleve të kryera nga inspektorati i vetëm. 6. Inspektimi mjedisor synon: a) zbatimin e legjislacionit mjedisor në zonën objekt kontrolli; b) përputhshmërinë e veprimtarisë së inspektuar me kërkesat ligjore dhe kushtet e lejes mjedisore; c) zbatimin e kërkesave të vendosura në inspektimin e mëparshëm. 7. Inspektimi mjedisor përfshin: a) kontrollin dhe vlerësimin mjedisor të zonave ku ndodhen subjektet që do të kontrollohen; b) monitorimin e respektimit të standardeve të cilësisë mjedisore nga veprimtaritë ndotëse; c) vlerësimin e raporteve dhe të deklaratave të subjekteve objekt kontrolli; ç) vlerësimin dhe verifikimin e çdo vetëmonitorimi të subjekteve, objekt kontrolli; d) vlerësimin e veprimtarive dhe të funksioneve që kryen subjekti objekt kontrolli; dh) kontrollin e mjediseve, të pajisjeve dhe përshtatshmërinë e menaxhimit mjedisor, që kryen vetë subjekti; e) kontrollin e të dhënave që mbajnë operatorët e subjekteve objekt kontrolli. 8. Inspektimet mjedisore planifikohen paraprakisht dhe kryhen në bazë të një plani të miratuar. Planet e inspektimeve mjedisore miratohen nga Ministri i Mjedisit. 9. Planet e inspektimit hartohen në mbështetje të programeve të bashkëpunimit me inspektoratet e tjera të degëve të industrisë, të shpërndarjes gjeografike të veprimtarive, të pajisura me leje mjedisore apo sipas shkallës së ndotjes, që paraqet secila veprimtari. Planet e inspektimit hartohen në nivel kombëtar dhe qarku. Planet në nivel qarku janë pjesë e planit kombëtar. 10. Planet e inspektimit bëhen publike dhe shpallen në një vend të dukshëm, në mjediset e institucionit. 11. Grupi i inspektimit dhe inspektorët gëzojnë të drejtën ligjore që të hyjnë në vendet ku do të ushtrohet kontroll dhe të marrin të dhëna për qëllime inspektimi mjedisor. 12. Gjatë kontrollit në vend të veprimtarive, grupi i inspektimit është i detyruar: a) të ekzaminojë në shkallë të gjerë ndikimet negative, në përputhje me kërkesat e legjislacionit mjedisor dhe me planet e programet e inspektimit mjedisor; b) të ndihmojë për zgjerimin e njohurive dhe ndërgjegjësimin e subjekteve për kërkesat ligjore, për ndjeshmërinë mjedisore të shtetit, si dhe për ndikimet negative të veprimtarive të tyre; c) të mbajë parasysh rreziqet dhe ndikimet mbi mjedis të instalimit të kontrolluar për vlerësimin e efektshmërisë së autorizimit, të lejes apo kërkesave për licencim dhe të vlerësojë nëse janë të nevojshme përmirësimet apo ndryshimet sipas këtyre kërkesave. 13. Pas çdo inspektimi mjedisor, grupi inspektues harton raportin e rezultateve të inspektimit, ku pasqyrohen: a) të dhënat e inspektimit dhe evidencat e përputhshmërisë së veprimtarisë me kërkesat e legjislacionit mjedisor; b) vlerësimet dhe përfundimet për sanksionet që duhen marrë. 14. Inspektorati i Mjedisit gjatë inspektimit të subjekteve mban procesverbal në prani të përfaqësuesve të subjektit që kontrollohet. 15. Raportet e plota ose përfundimet e tyre i komunikohen zyrtarisht subjektit të kontrolluar, jo më vonë se 10 ditë nga përfundimi i inspektimit. 16. Raportet janë të hapura për publikun për një periudhë dymujore pas kryerjes së inspektimit. 17. Ngarkohet Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Fatos Nano