Regulation No. 2 regulating fishing product markets
صدر في 2019-10-24 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Rregullore Nr. 2, Datë 24.10.2019 - Për Organizimin E Tregjeve Të Produkteve Të Peshkimit.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Food and nutrition
- الكلمات المفتاحية
- fish products, internal trade, hygiene/sanitary procedures, food safety and quality, inspection, processing/handling, transport/storage
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. Kjo rregullore përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tregjeve të shitjes me shumicë të produkteve të peshkimit.
2. Menaxhuesi i tregut të shitjes me shumicë mund të jetë Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës ose Organizata e Peshkimit ose Njësia e Vetëqeverisjes Vendore. Në një treg të shitjes me shumicë ushtrojnë veprimtaritë e tyre dhe organet shtetërore, si Inspektorati i Peshkimit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, struktura të njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe organe të tjera që kanë lidhje me funksionimin normal të një tregu të shitjes me shumicë.
3. Tregjet e shitjes me shumicë janë struktura me interes publik, qëllimi i të cilit është promovimi i marketingut të produkteve me qëllim që të sigurohet shpejtësia dhe efikasiteti i përgjithshëm i rishpërndarjes së prodhimeve të peshkimit, zhvillimi i profesionalizmit sipërmarrës, mbrojtja e komponentëve më të dobët të prodhimit dhe të tregtisë, duke lidhur konsumin me prodhimin, duke garantuar zinxhirin e tregtimit, për të ulur kostot e përgjithshme. KREU II MENAXHIMI I TREGUT TË SHITJES ME SHUMICË
1. Për menaxhimin e tregut të shitjes me shumicë krijohet Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë me mandat tre vjeçar. Anëtarët e Komitetit kanë të drejtë të rizgjidhen.
2. Në rastet kur menaxhimi kryhet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë drejtohet nga kryetari i Bashkisë, i cili luan rolin e kryetarit dhe ka në përbërje: a) dy anëtarë të këshillit bashkiak nga të cilët njëri është përfaqësues i pakicës; b) dy përfaqësues të pronarëve të anijeve të peshkimit, njëri përfaqësues i peshkimit tregtar industrial dhe tjetri përfaqësues i peshkimit tregtar artizanal, bregdetar; c) një përfaqësues i tregtarëve me shumicë; d) një përfaqësues i tregtarëve me pakicë; e) një përfaqësues i industrisë përpunuese; f) Inspektori i Peshkimit; g) Inspektori i Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; h) një përfaqësues i kapitanerisë së porteve; i) një përfaqësues i të punësuarve në tregun e shitjes me shumicë; j) një përfaqësues i Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.
3. Në rastet kur menaxhimi kryhet nga organizatat, Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë drejtohet nga kryetari/presidenti i organizatës, i cili luan rolin e kryetarit dhe ka në përbërje: a) dy anëtarë të organizatës, përfaqësues të pronarëve të anijeve të peshkimit, njëri përfaqësues i peshkimit tregtar industrial dhe tjetri përfaqësues i peshkimit tregtar artizanal, bregdetar; b) një përfaqësues i tregtarëve me shumicë; c) një përfaqësues i tregtarëve me pakicë; d) një përfaqësues i industrisë përpunuese; e) Inspektori i Peshkimit; f) Inspektori i Drejtorisë së Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; g) një përfaqësues i kapitanerisë së porteve; h) një përfaqësues i të punësuarve në tregun e shitjes me shumicë; i) një përfaqësues i Drejtorisë së Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës.
4. Në rastet kur menaxhimi kryhet nga institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës, Komiteti Këshillimor i tregut të shitjes me shumicë drejtohet nga titullari i saj, ose një përfaqësues i autorizuar, i cili luan rolin e kryetarit dhe ka në përbërje: a) dy përfaqësues nga Sektori i Menaxhimit të Porteve të Peshkimit: përgjegjësi i sektorit dhe përfaqësuesi lokal; b) një ekonomist; c) dy anëtarë të organizatës, përfaqësues të pronarëve të anijeve të peshkimit, njëri përfaqësues i peshkimit tregtar industrial dhe tjetri përfaqësues i peshkimit tregtar artizanal, bregdetar; d) një përfaqësues i tregtarëve me shumicë; e) një përfaqësues i tregtarëve me pakicë; f) një përfaqësues i industrisë përpunuese; g) Inspektori i Peshkimit; h) Inspektori i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit; i) një përfaqësues i kapitanerisë së porteve; j) një përfaqësues i të punësuarve në tregun e shitjes me shumicë.
5. Komiteti Këshillimor i tregut mblidhet nga kryetari sa herë që e sheh të nevojshme ose me kërkesë të bërë nga një e treta e anëtarëve. Njoftimet e takimit, me rendin e ditës, dërgohen tek anëtarët të paktën shtatë ditë para datës së mbledhjes, pa paragjykuar asnjë kërkesë urgjente që dërgohet njoftim 24 orë nga çdo mjet i vlefshëm komunikimi.
6. Në punimet e Komitetit Këshillimor mund të marrin pjesë, pa të drejtë vote, ekspertë për çështjet që do të shqyrtohen ose përfaqësues të grupeve të tjera të interesit. Njoftimet e takimit, me rendin e ditës, dërgohen tek anëtarët të paktën shtatë ditë para datës së mbledhjes, pa paragjykuar asnjë kërkesë urgjente që dërgohet njoftim 24 orë nga çdo mjet i vlefshëm komunikimi.
7. Mbledhjet quhen të vlefshme kur në të marrin pjesë 50% + 1 të anëtarëve të tij.
8. Anëtarët e Komitetit të cilët mungojnë për tri mbledhje rresht, pa arsye, humbasin mandatin.
9. Vendimet merren me shumicë votash dhe në rast barazimi, vota e kryetarit është përcaktuese.
10. Menaxhuesi i tregut vendos në mënyrë të pavarur mbi propozimet e Komitetit Këshillimor.
11. Detyrat e Komitetit Këshillimor, janë: a) të propozojë ndryshime dhe përmirësime për pajisjet dhe shërbimet e tregut, në mënyrë që të sigurohet produktiviteti maksimal dhe përmirësimi i efikasitetit funksional përfshirë edhe sigurinë ushqimore; b) të shprehë mendimin e tij për: i. oraret e funksionimit të tregut të shitjes me shumicë; ii. kriteret për ndarjen e vendeve të blerjes; iii. tarifat për dhënien me qira të frigoriferëve; iv. tarifat e shërbimeve të tregut të shitjes me shumicë; v. rregulloren e tregut, duke sugjeruar edhe ndryshime; vi. organizimin e personelit të nevojshëm për funksionimin e shërbimeve të tregut dhe për çdo ndryshim të këtij organizimi; vii. çdo çështje tjetër lidhur me aktivitetet në tregun e shitjes me shumicë.
12. Pjesëmarrja në Komitetin Këshillimor të tregut të shitjes me shumicë është pa shpërblim. KREU III DREJTORI I TREGUT
1. Drejtori i tregut emërohet dhe shkarkohet nga menaxhuesi i tregut, me propozim të Komitetit Këshillimor. Ai zgjidhet nga radhët e profesionistëve të fushave të peshkimit dhe akuakulturës, drejtësisë dhe ekonomisë, me eksperiencë pune të paktën 5 vjet në profesion.
2. Drejtori është përgjegjës për funksionimin e rregullt të tregut dhe shërbimeve, organizimi i të cilit do të bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ai drejton, mbikëqyr dhe cakton detyrat për secilin punonjës, cakton turnet dhe orët e punës.
3. Drejtori i tregut kryhen detyrat e mëposhtme: a) konstaton plotësimin e kushteve për pjesëmarrjen në procedurën e ankandit; b) mbikëqyr kohën e hapjes dhe mbylljes së tregut; c) siguron që operacionet e furnizimit të tregut të mos pengohen; d) siguron që të gjitha transaksionet e blerjes dhe shitjes janë kryer sipas ligjeve dhe rregulloreve; e) autorizon në raste të jashtëzakonshme futjen dhe daljen e produkteve ushqimore përtej kohës së caktuar; f) propozon, me sugjerimin e operatorëve, nismat që synojnë favorizimin e furnizimit të tregut me produkte, zgjerimin e sipërfaqes së nevojshme për shitje; g) verifikon faktin që mallrat dhe ambalazhet përputhen me kërkesat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi; h) verifikon, me kërkesë të palëve të interesuara ose kryesisht, cilësinë e produktit dhe dokumentacionin shoqërues; i) është përgjegjës për përmbushjen e të gjithë detyrave të lënë nga inspektori i ngarkuar për inspektimin dhe mbikëqyrjen e shërbimit në treg; j) siguron mospërdorimin e praktikave mashtruese lidhur me peshën e produktit apo të çdo praktike tjetër që mund të përdoret nga tregtarët; k) rregullon inspektimet gjatë orarit të mbylljes së tregut dhe veçanërisht natën; l) në raste urgjente, merr masat e nevojshme për të cilat raporton te menaxheri i tregut; m) siguron pajisjet e duhura për të mundësuar ruajtjen e mallrave në treg; n) miraton akte brenda përgjegjësive të tij, në funksion të mirë organizimit të tregut; o) siguron që veprimtaria e tregtareve të kryhet në përputhje me legjislacionin në fuqi; p) kujdeset për ushtrimin e kontrollit veterinar dhe higjeno-sanitar të produkteve të peshkimit në përputhje më legjislacionin në fuqi; q) kujdeset për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin gjatë zhvillimit të ankandit. Brenda 30 ditëve nga lindja e mosmarrëveshjes palët e interesuar kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, pranë drejtorit të tregut. Drejtori, brenda 30 ditëve, shqyrton pretendimet e tyre dhe vendos mbi to. KREU IV SHËRBIMET
1. Shërbimi i ngarkimit/shkarkimit ofrohet prej tregut të shitjes me shumicë, kundrejt pagesës së tarifës, përveç rasteve kur ky shërbim mbulohet nga shitësi. Tregu i shitjes me shumicë ruhet nga punonjës shërbimi ose nga shoqëri private të sigurisë fizike për gjatë zhvillimit të procedurës së ankandit.
2. Tregu i shitjes me shumicë ofron dhënien me qira të frigoriferëve, kundrejt pagimit të tarifës. Çdo subjekt që dëshiron marrjen me qira të frigoriferëve i drejton kërkesë drejtorit të tregut.
3. Në tregun e shitjes më shumicë funksionon shërbimi i arkës i cili kryhet nga një bankë e nivelit të dytë me detyrë ofrimin e shërbimeve për kryerjen e veprimet të pagesave midis operatorëve të tregut ndërmjet tyre, si dhe të operatorëve.
4. Drejtori i tregut më shumicë, pas njoftimit të arkës, pezullon të gjitha transaksionet e blerjeve nga operatorët debitorë.
5. Shërbimet që ofron tregu me punonjësit e vetë ose nëpërmjet të tretëve janë si më poshtë: a) shërbimi i pastrimit të tregut; b) shërbimi i furnizimit me akull; c) shërbimi i arkës; d) shërbimi i ruajtjes; e) çdo shërbim tjetër ndihmës në treg.
6. Zhvillimi i ankandit sigurohet nga shitësi. Ngarkohet Ministria përgjegjëse për peshkimin për zbatimin e kësaj rregulloreje. Kjo rregullore hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Bledar Çuçi