Regulation No. 2 on animal reproduction and trade of breed materials
صدر في 2008-07-22 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock
- الكلمات المفتاحية
- animal reproduction, inspection, offences/penalties, animal production
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
RREGULLORE Nr.2, datë 22.7.2008 PËR RIPRODHIMIN E KAFSHËVE TË FERMËS, PRODHIMIN E TREGTIMIN E MATERIALEVE RACORE Në mbështetje të nenit 119 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të neneve nr. 39, 40, 46, 48, 53, 54, 55, 57, 63, 64 të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, të ndryshuar, Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit nxjerr këtë rregullore: KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1 Qëllimi Rregullorja “Për riprodhimin e kafshëve të fermës, prodhimin e tregtimin e materialeve racore” përcakton drejtimet themelore të zbatimit të kritereve të riprodhimit, prodhimit të materialeve racore (kafshë të racës, spermë, ovulat, embrionet) dhe tregtimin e tyre. Neni 2 Përkufizime a) “Njësia e tregtimit” kuptojmë një njësi të vetëdeklaruar të vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë, e kontrolluar zyrtarisht, e cila merret me ruajtjen, tregtimin brenda vendit ose eksport-importin e materialit biologjik. b) “Spermë” kuptojmë ejakulatin e përgatitur ose të holluar nga kafshët e fermës. c) “Parti e spermës” kuptojmë sasinë e spermës, e mbështetur nga një certifikatë e vetme. d) “mbledhje – vjelje” kuptojmë sasinë e spermës të marrë nga çdo dhurues në çdo kohë. e) “Autoritet” për qëllimin e kësaj rregulloreje do të kuptojmë çdo organizatë, shoqatë, sipërmarrje private ose shërbim zyrtar, të cilit i njihet e drejta të lëshojë certifikatë. f) “Qendra Kombëtare e Referencës” (QKR) kuptojmë Qendrën e Transferimit të Teknologjisë Bujqësore, Fushë-Krujë. KREU II KAFSHËT PËR RIPRODHIM Neni 3 Kriteret për riprodhuesit meshkuj racë-pastër Riprodhuesit meshkuj racë-pastër, për t’u përdorur në populacion, të plotësojnë kërkesat e përshkruara në programet racore të miratuara, duke iu përmbajtur kushteve: 1. Të jenë të identifikuar me metodat përkatëse të miratuara sipas ligjit nr.8702, datë 1.12.2000 “Mbi identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe fermave blegtorale” dhe akteve të tjera nënligjore bazuar në këtë ligj. 2. Të jenë të regjistruar në Librin Gjenealogjik (LGJ) ose Anagrafik (LA), ose të regjistrit të derrave hibridë të racave të cilave u përkasin. Regjistrimi të vërtetohet me të dhënat gjenealogjike ose të dhënat anagrafike të lëshuara nga organi që mban librin ose regjistrin e sipër përmendur. 3. Të kenë certifikatë sanitare të lëshuar nga shërbimi veterinar i qarkut, sipas ligjit nr.9308, datë 4.11.2004 “Mbi shërbimin dhe inspektoriatin veterinar” kreu 12, neni 55. 4. Të kenë fletëanalizën për cilësinë e materialit biologjik të lëshuar nga autoriteti kompetent. Neni 4 Riprodhuesit meshkuj racë-pastër për IA Riprodhuesit meshkuj racë-pastër për IA, përveç pikave të nenit 3, të plotësojnë dhe kriteret e mëposhtme: 1. Riprodhuesit meshkuj racë-pastër për IA të kenë prejardhje të plotë (që përfshin informacion për jo më pak se dy gjenerata paraardhëse) të pasqyruara në cerifikatën gjenealogjike ose anagrafike të lëshuar nga organizmi që mban LGJ (shtojca 1.1). 2. Riprodhuesit meshkuj racë-pastër për IA t’i jenë nënshtruar vlerësimit gjenetik sipas metodave të miratuara në ligjin nr.9426, datë 6.10.2005 "Për mbarështimin e blegtorisë" të ndryshuar. 3. Në IA të përdoren ata riprodhues meshkuj racë-pastër, të cilët rezultojnë përmirësues nga vlerësimi gjenetik. 4. Të disponojnë certifikatë që saktëson prejardhjen me metodat bashkëkohore (grupet e gjakut, ADN etj.) lëshuar nga autoriteti kompetent. 5. T’i nënshtrohen kontrollit sanitar veterinar sipas programit veterinar për specien përkatëse dhe të pajisen me certifikatën e kontrollit. 6. Riprodhuesit meshkuj racë-pastër për IA të jenë të pastër nga sëmundjet infektive, bakteriale, virusale të transmetueshme me anën e spermës. Neni 5 Kriteret për riprodhueset femra racë-pastër Riprodhueset femra racë-pastër të plotësojnë kërkesat e përshkruara në programet racore të miratuara, duke iu përmbajtur kushteve të mëposhtme: 1. Të jenë të identifikuara me metodat përkatëse të miratuara. 2. Të jenë të regjistruara në LGJ ose LA, ose në regjistrin e derrave hibride të racave të cilave i përkasin. Regjistrimi të vërtetohet me certifikatë gjenealogjike ose anagrafike, të lëshuar nga organi që mban librin ose regjistrin e sipër përmendur. 3. Të kenë certifikatë sanitare të lëshuar nga shërbimi veterinar lokal. Neni 6 Riprodhueset femra racë-pastër në tufat racore Riprodhueset femra racë-pastër në tufat racore, përveç pikave të nenit 5, të plotësojnë dhe kriteret e mëposhtme: 1. Riprodhueset femra racë-pastër në tufat racore të kenë prejardhje të plotë (që përfshin informacion për jo më pak se dy gjenerata paraardhëse) të pasqyruara në certifikatën gjenealogjike ose anagrafike, të lëshuar nga organizmi që mban LGJ (shtojca 1.2). 2. Riprodhueset femra racë-pastër t’i nënshtrohen vlerësimit gjenetik sipas metodave të miratuara në ligj. 3. Riprodhueset femra racë-pastër që do të përdoren të rezultojnë pozitiv nga vlerësimi gjenetik. 4. Riprodhueset femra racë-pastër t’i nënshtrohen kontrollit sanitar veterinar sipas programit veterinar për specien përkatëse dhe të pajisen me certifikatën e kontrollit. 5. Riprodhueset femra racë-pastër të jenë të pastra nga sëmundjet veterinare. KREU III SPERMA, OVULAT, EMBRIONET Neni 7 Strukturat e prodhimit dhe tregtimit të spermës, ovulave dhe embrioneve Strukturat e prodhimit dhe tregtimit të spermës, ovulave dhe embrioneve ndahen në: a) qendrat e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve, të cilat kryejnë vjeljen, përpunimin, kontrollin, depozitimin dhe tregtimin e spermës, ovulave dhe embrioneve; b) njësitë e tregtimit, të cilat kryejnë ruajtjen, tregtimin e spermës, ovulave dhe embrioneve. Neni 8 Qendrat e prodhimit të spermës, ovulave, embrioneve 1. Qendrat e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve e ushtrojnë aktivitetin e tyre prodhues mbi bazën e vetëdeklarimit, në përputhje me të gjitha kërkesat teknike të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, pa miratim paraprak të institucionit përgjegjës. 2. Qendrat e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve të racave autoktone të bagëtive të imta e ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi bazën e vetëdeklarimit në përputhje me të gjitha kërkesat teknike të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, me leje të lëshuar nga Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit me propozim të Drejtorisë së Përgjithshme të Politikave Bujqësore. 3. Qendra e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve duhet të paraqesë formularin e vetëdeklarimit (shtojca 2), së bashku me fotokopjen e planimetrisë së objektit ku do të zhvillojë aktivitetin pranë DRBUMK në qarkun ku operon. Subjekti duhet të mbajë në mënyrë të përhershme në ambientet e veta për efekte kontrolli të institucionit përgjegjës, informacionin për: a) listën e subjekteve që do të furnizohen prej qendrës; b) të dhënat për specien dhe racën që do të mbarështohet në qendër; c) kopje të të gjitha aktkontrolleve të ushtruara nga strukturat e kontrollit. Neni 9 Kushtet për qendrat e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve 1. Qendrat e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve janë të detyruara: a) të vendosen nën kontrollin sanitar të shërbimit veterinar në zonën ku operojnë; b) të kenë certifikatën e shërbimit veterinar lokal, nga e cila rezulton garantimi i masave të nevojshme higjieno-sanitare sipas ligjit nr.9308, datë 4.11.2004 “Mbi shërbimin dhe inspektoriatin veterinar”; c) të disponojnë ambiente të përshtatshme për: mbarështimin e reproduktorëve meshkuj e femra me mundësi për izolimin e tyre; vjeljen e spermës, ovulave, embrioneve; pastrimin, dezinfektimin dhe sterilizimin e pajisjeve; vlerësimin, përpunimin dhe ambalazhimin e spermës, ovulave dhe embrioneve; depozitimin dhe ruajtjen e spermës, ovulave dhe embrioneve; higjienën e personelit; si dhe administratën; d) të plotësojnë kushtet për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve riprodhuese sipas ligjit nr.9308, datë 4.11.2004 “Mbi shërbimin dhe inspektoriatin veterinar”; e) të kenë ambiente të mbarështimit, vjeljes, përpunimit, depozitimit dhe ruajtjes së spermës, ovulave dhe embrioneve të ndara nga njëri-tjetri; f) të kenë personel me arsim të lartë, teknikisht kompetent dhe të atestuar për procedurat e manipulimit të spermës, ovulave dhe embrioneve. Të kenë personel të aftë për procedurat e dezinfektimit dhe të vjeljes së spermës, ovulave dhe embrioneve; g) të plotësojnë kushtet e sigurimit teknik për njerëzit dhe kafshët. Neni 10 Detyrimet e qendrave të prodhimit të spermës, ovulave, embrioneve 1. Qendrat e prodhimit të spermës, ovulave dhe embrioneve, janë të detyruara: a) të ndalojnë mbajtjen në të njëjtin ambient të kafshëve të specieve të ndryshme. Në qoftë se qendrat prodhojnë spermë, ovula, embrione të specieve të ndryshme, ambientet e mbajtjes së kafshëve dhe të manipulimit të materialit biologjik për çdo specie, si dhe pajisjet përkatëse të jenë të ndara teknikisht; b) të zbatojnë një bioteknologji të miratuar nga QKR-ja; c) të mbarështojnë vetëm riprodhues meshkuj e femra të të gjitha specieve të vlerësuara gjenetikisht me metodat bashkëkohore (sipas nenit 94 të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005, i ndryshuar); d) të mbarështojnë vetëm riprodhues meshkuj e femra që të kenë lejen e shërbimit veterinar; e) të zbatojnë me rigorozitet programin e masave sanitaro-veterinare dhe të deklarojnë në kohë shfaqjen te kafshët e veta të çdo sëmundjeje infektive etj; f) të zbatojnë normat sanitare për vjeljen, manipulimin dhe konservimin e spermës, ovulave dhe embrioneve; g) të regjistrojnë për çdo riprodhues prezent: specien, racën, vend-origjinën, datën e lindjes, identifikimin, sëmundjet, vaksinimet e kryera, kontrollet e spermës, ovulave dhe embrioneve; h) të regjistrojnë të gjitha të dhënat lidhur me sasinë dhe cilësinë e spermës, ovulave dhe embrioneve të marrë nga çdo riprodhues mashkull ose femër, si dhe përcaktojnë dozat e vlefshme për çdo parti sipas formularëve përkatës (shtojca 3); i) të regjistrojnë kronologjikisht hyrje-daljet e spermës, ovulave dhe embrioneve të prodhuar dhe të tregtuar; j) të regjistrojnë hyrje-daljet e spermës, ovulave dhe embrioneve të ardhur nga qendra të tjera prodhimi; k) të shpërndajnë spermë, ovula dhe embrione të ambalazhuar, ku të jenë shënuar qartë dhe në mënyre të dukshme: a) qendra e prodhimit (kodi), b) data e prodhimit, c) emri dhe matrikulli i reproduktorit mashkull ose femër, d) raca, l) të disponojnë për çdo parti spermë të prodhuar, importuar ose reproduktor fletëanalizën e cilësisë të lëshuar nga QKR-ja; m) të lëshojnë detyrimisht për çdo akt-shitje të spermës së ngrirë ose të freskët, ovulave dhe embrioneve dokumentin shoqërues që përmban të gjitha të dhënat sipas formularit tip (shtojca 4.1 dhe 4.2); n) t'i nënshtrohen të gjitha detyrimeve dhe të plotësojnë të gjitha kërkesat e parashikuara për shpërndarësit. Neni 11 Njësitë e tregtimit të spermës, ovulave dhe embrioneve 1. Tregtuesit e spermës, ovulave dhe embrioneve e ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi bazën e vetëdeklarimit në përputhje me të gjitha kërkesat teknike të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, pa miratim paraprak të institucionit përgjegjës. 2. Njësitë e tregtimit së spermës, ovulave dhe embrioneve paraqesin pranë DRBUMK formularin e vetëdeklarimit (shtojca 5), në qarkun ku është regjistruar si subjekt. 3. Njësitë e tregtimit së spermës, ovulave dhe embrioneve të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Të disponojnë ambiente të përshtatshme me hapësirë të mjaftueshme të ventiluara për mbajtjen e kontejnerëve dhe pajisjeve të nevojshme, si dhe për ruajtjen dhe manipulimin e materialit biologjik dhe të azotit të lëngët. Të disponojë ambient të veçantë për mbajtjen e dokumentacionit. b) Të ndalojnë mbajtjen e kafshëve në këto ambiente. c) Të jenë të pajisura me kontejnerë të veçantë për spermën, ovulat dhe embrionet, si dhe pajisje të përshtatshme për mbajtjen, transportin dhe manipulimin e tyre. d)Të sigurojnë kushte dhe shërbime higjieno-sanitare të ambienteve dhe të pajisjeve. e) Të ketë të punësuar një specialist të lartë zooteknik ose veteriner. Neni 12 Tregtuesit kanë këto detyrime: 1. Të mbajnë dhe tregtojnë spermë, ovula dhe embrione, në përputhje me të gjitha kërkesat teknike të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. 2. Të dokumentojnë të gjitha hyrje-daljet dhe destinacionin e spermës, ovulave dhe embrioneve. 3. Të njoftojnë në fund të çdo tremujori Inspektoriatin e Zooteknisë pranë DRBUMK së qarqeve ku operon, si dhe QKR për spermën, ovulat dhe embrionet e tregtuara për çdo reproduktor dhe për çdo stacion. 4. Të lëshojnë për çdo akt-shitjeje të spermës, ovulave dhe embrioneve, dokumentin shoqërues me të dhënat identifikuese (si për reproduktorin mashkull dhe atë femër). 5. Të vënë në dispozicion të teknikëve të IA-së publikimet në gjuhën shqipe për vlerat gjenetike të reproduktorëve të prodhuar në vend ose të importuar dhe që aprovohen për shpërndarje, fotografitë e tyre, fotokopje të fletënalizave të lëshuara nga QKR-ja. 6. Të vënë në dispozicion të teknikëve të IA fotokopje të certifikatës së origjinës, si dhe atë shëndetësore. 7. Të pranojnë inspektorin e zooteknisë dhe veterinarisë për kontroll, dhe të vënë në dispozicion të tij të gjithë dokumentacionin, si dhe materialin gjenetik për analizë. 8. Të kontrollojnë cilësinë e materialit biologjik për çdo reproduktor (femër apo mashkull) në QKR, para se të fillojnë tregtimin e tij. 9. Në rastin kur materiali biologjik importohet ose eksportohet, të përmbushen edhe kriteret e mëposhtme: a) Të disponojnë certifikatën zooteknike të riprodhuesve racë-pastër, spermës, ovulave, embrioneve dhe kafshëve të racës që do të importohen dhe/ose eksportohen, ku pasqyrohet informacioni lidhur me prejardhjen dhe treguesit e prodhimit; b) Sperma, ovulat dhe embrionet të vijnë nga kafshë të cilat janë regjistruar në një LGJ të autoritetit të vend origjinës; c) Sperma, ovulat, embrionet dhe kafshët e racës të jenë të shoqëruara me certifikatë shëndetësore të vend origjinës. Neni 13 Bllokimi dhe asgjësimi i materialit biologjik Bllokimi dhe asgjësimi i materialit biologjik kryhet nga inspektoriati i zooteknisë së qarkut, sipas neneve 39, 62, 64, 90 të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005 "Mbi mbarështimin e blegtorisë", i ndryshuar. Neni 14 Inseminimi artificial dhe kushtet për riprodhuesit meshkuj 1. Riprodhuesit meshkuj që do të përdoren si prodhues të spermës për IA, të plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Të jenë të regjistruar në seksionin "riprodhues meshkuj" të LGJ ose LA ose të regjstrit të derrave hibridë të racave të cilave u përkasin. Regjistrimi të provohet nga certifikata gjenealogjike ose anagrafike, e lëshuar nga organizmi që mban LGJ ose regjistrat e sipër përmendur. b) Të kenë kaluar me vlerësim pozitiv vlerësimin gjenetik për t’u përdorur për IA të programuar nga organizmi që mban LGJ, dhe nëse bëhet fjalë për një dëm të ri të provohet në një provë të vlerësimit gjenetik. Për këtë të fundit, përdorimi i spermës është i kufizuar në sasitë e nevojshme për realizimin e provës nga pasardhësit. c) Të jenë të identifikuar qartë me tatuazh, pafte në vesh ose me mënyra të tjera të përshtatshme të përcaktuara sipas normave të librit ose regjistrit përkatës. d) Të disponojnë certifikatën që saktëson prejardhjen me analizë të grupeve të gjakut ose me metodë tjetër të përshtatshme të përcaktuar nga organizmi që mban LGJ. e) T’i nënshtrohen kontrollit sanitar dhe veterinar sipas planit kalendarik dhe të pajisen me certifikatën e kontrollit. f) Para hyrjes në qendër, riprodhuesit të kenë rezultuar negativ nga ana veterinare. Neni 15 Ngritja e stacionit të inseminimit artificial 1. Subjekti që kërkon të ngrejë një stacion të IA e ushtron aktivitetin mbi bazën e vetëdeklarimit (shtojca 6), në përputhje me të gjitha kërkesat teknike të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, pa miratim paraprak të institucionit përgjegjës. 2. Subjekti paraqet formularin e vetëdeklarimit pranë DRBUMK në qarkun ku operon. 3. Për ushtrimin e aktivitetit subjekti të ketë të punësuar një teknik të kualifikuar, i cili të rikualifikohet në mënyrë të detyrueshme çdo 5 vjet. 4. Të disponojnë ambiente të përshtatshme për kafshët, të cilat inseminohen dhe pajisjet e nevojshme të inseminimit në përputhje me kriteret teknike të ruajtjes së tyre. 5. Të garantojnë masa të nevojshme veterinare e sanitare në zbatim të ligjit nr.9308, datë 4.11.2004 “Mbi shërbimin dhe inspektoriatin veterinar”. Neni 16 Detyrat e teknikut të inseminimit artificial Detyrat e teknikut janë: 1. Të respektojnë dhe zbatojnë programin racor kombëtar në përputhje me zonat ku operojnë. 2. Të përdorë material biologjik vetëm nga ato subjekte të cilat operojnë në përputhje me këtë rregullore. 3. Të identifikojnë kafshët femra të inseminuara. 4. Të plotësojnë me saktësi regjistrin e ndërzim pjelljes (shtojca 7). 5. Të njoftojnë pronarin e kafshës për datën e inseminimit fekondues. 6. Të ruajnë dokumentacionin për 5 vjet duke e bërë atë të disponueshëm. 7. Të vërë në dijeni inspektoriatin e zooteknisë në DRBUMK e qarkut në prani të operatorit për çdo anomali lidhur me materialin biologjik të përdorur. 8. Të paraqesin çdo 3 muaj informacion me shkrim mbi inseminimet e kryera pranë inspektoriatit të zooteknisë në DRBUM-në e qarkut. KREU IV NDËRZIMI NATYROR Neni 17 Ngritja e stacionit të ndërzimit natyror 1. Subjektet për ngritjen e një stacioni të ndërzimit natyror të kontrolluar ushtrojnë aktivitetin e tyre mbi bazën e vetëdeklarimit (shtojca 8) në përputhje me të gjitha kërkesat teknike të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, pa miratim paraprak të institucionit përgjegjës. 2. Subjektet paraqesin formularin e vetëdeklarimit pranë DRBUMK-së në qarkun ku operojnë. Neni 18 Kushtet për stacionet e ndërzimit natyror Stacionet e ndërzimit natyror: 1. Të disponojnë mjedise të veçantë, të përshtatshëm për mbajtjen e riprodhuesve meshkuj dhe femra, si dhe vend të përshtatshëm për ndërzim, me pajisje të nevojshme (stativ etj.); 2. Të garantojnë masat e nevojshme higjieno-sanitare dhe veterinare kundër përhapjes së sëmundjeve infektive dhe parazitare; 3. Teknikët të kenë një nivel mesatar të arsimimit dhe të jenë të kualifikuar për detyrat specifike që duhet të mbulojnë. 4. Të garantojnë kushtet e sigurimit teknik për njerëzit dhe kafshët, si rrethimi mbrojtës, vendosja e unazave metalike etj. Neni 19 Detyrat e teknikëve të ndërzimit natyror Detyrat e teknikëve janë: 1. Për çdo riprodhues mashkull që mbajnë në stacion, të mbajnë dhe të regjistrojnë matrikullin, specien, racën. 2. Të regjistrojnë të gjitha ndërzimet që përfshin treguesit si: identifikimin e pronarit të kafshës; numrin e matrikullit të reproduktorit mashkull; specien; racën; datat e ndërzimit; numrin e matrikullit të kafshës femër dhe/ose identifikimit; dhe racën e kafshës femër të ndërzyer. 3. T’i japin pronarit të kafshës femër të dhënat mbi ndërzimet. 4. Të ruajnë dokumentacionin për të paktën 5 vjet. 5. Të bëjnë analizat veterinare për çdo kafshë dy herë në vit për: brucelozë, leukozë, IBR, BVD vibrozë, trikomonozë, TBC etj. 6. Të zbatojnë udhëzimet e shërbimit veterinar lidhur me profilaksinë. 7. Të informojnë nëpërmjet veterinerit të zonës shfaqjen te riprodhuesit e tij të çdo dyshimi mbi sëmundjet infektive dhe/ose parazitare. 8. Të ruajnë certifikatën veterinare të lëshuar sipas kërkesave të ligjit nr.9308, datë 4.11.2004 “Mbi shërbimin dhe inspektoratin veterinar”. 9. Të mos mbajnë në të njëjtën stallë kafshë të specieve të ndryshme. 10. Kur stacioni ndodhet në një fermë ku mbahen kafshë të së njëjtës specie, riprodhuesit meshkuj të mbahen të veçuar nga pjesa tjetër e tufës. 11. Të zbatojnë rregullat higjieno-sanitare dhe të sigurimit teknik në stacion. 12. Të njohin dhe të zbatojnë detyrat që dalin nga LGJ. 13. Të sjellin dy herë në vit informacion pranë inspektorit të zooteknisë në DRBUMK. KREU V KONTROLLI DHE SANKSIONET Neni 20 Strukturat e kontrollit 1. Strukturat e kontrollit ushtrojnë inspektime të vazhdueshme në terren, ku kontrollojnë dokumentacionin, përshtatshmërinë e ambienteve dhe pajisjeve, rekomandojnë përmirësime ose marrin masa ndëshkuese në rastet e nevojshme. Një kopje e aktkontrollit të ushtruar i lihet subjektit që kontrollohet. 2. Strukturat e kontrollit kanë për detyrë të verifikojnë në vijimësi vërtetësinë e deklarimeve të dhëna, si dhe praninë e dokumentacionit të deklaruar në ambientet e subjektit në përputhje me ligjin nr.9426, datë 6.10.2005 “Mbi mbarështimin e blegtorisë” të ndryshuar, si dhe akteve nënligjore në mbështetje të ligjit. 3. Për aktivitetet objekt miratimi nga MBUMK strukturat e kontrollit kanë për detyrë që brenda një afati maksimal prej 2 (dy) javësh nga dita e depozitimit të vetëdeklarimit të verifikojnë vërtetësinë e deklarimeve të dhëna, si dhe praninë e dokumentacionit të deklaruar në ambientet e subjektit. Brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e inspektimit përgatitet procesverbali, ku pasqyrohen rezultatet e kontrollit nga inspektorët e zooteknisë, një kopje e të cilit i dërgohet subjektit. Në përputhje me rezultatet e kontrollit, Ministri i MBUMK lëshon lejen për ushtrimin e aktivitetit brenda 5 ditëve. Nëse inspektimi nuk kryhet brenda 2 javëve, subjekti fillon ushtrimin e aktivitetit të tij dhe përgjegjësia mbetet mbi institucionet përkatëse. 4. Në rastin kur vetëdeklarimi dhe kushtet për kryerjen e aktivitetit nuk janë në përputhje me ligjin nr.9426, datë 6.10.2005 “Mbi mbarështimin e blegtorisë” të ndryshuar dhe aktet nënligjore në mbështetje të tij, inspektori i zooteknisë së DRBUMK të qarkut ka të drejtë ta pezullojë aktivitetin e subjektit në fjalë. 5. Inspektori i zooteknisë pranë DRBUMK së qarkut ka për detyrë ta paraqesë listën e qendrave të prodhimit dhe njësive tregtuese pranë QKR, të cilat duhet të publikohen nga QKR në bashkëpunim me MBUMK. 6. Inspektori i zooteknisë në DRBUMK e qarkut mban regjistrin e personave të vetëdeklaruar si teknikë të IA dhe ndërzimit natyror dhe përgjigjet për arshivimin e dokumentacionit. Neni 21 Ankimimi Personat fizikë dhe juridikë kanë të drejtën e ankimimit ndaj vendimit të marrë nga inspektorët në vijim të nenit 20 të kësaj rregulloreje, në përputhje me nenin 91 të ligjit nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” të ndryshuar. Neni 21 Zbatimi Për zbatimin e kësaj rregulloreje ngarkohet Drejtoria e Politikave të Prodhimit dhe Tregjeve Bujqësore, Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore Fushë-Krujë, inspektorët e zooteknisë në Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. Neni 22 Rregullorja nr.13, datë 12.12.2002 dhe rregullorja nr.258, datë 12.6.2008, shfuqizohen. Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI I BUJQËSISË, USHQIMIT DHE MBROJTJES SË KONSUMATORIT Jemin Gjana Shtojca 1.1 Model i certifikatës gjenealogjike – riprodhues meshkuj racë-pastër Emri i demit Numri matrikullit Data e lindjes / / Raca % Gjakut në përbërje të racës Emri i rritësit Emri i pronarit BABA Emri Nr. Matrikullit VRV (kg) Q Y P V.T Baza Ind. Pr R Relativitet V.R. % BB Emri Nr. Matrikullit Prodhim mishi NENA Nr. Matrikullit Data e lindjes VRV (kg) Q Y P %Y %P Baza Mesatarja Laktacione Laktacioni më i mirë Trupi: Këmbët Gjiri Totali Shtesë peshe BN Emri Nr. Matrikullit Cilësia e karkasës NN Nr. Matrikullit Data e lindjes VRV (kg) Q Y P %Y %P Baza Mesatarja Laktacione Tiparet funksionale Q Y P %Y %P Indeksi i lindjes (demi) Indeksi Lehtësia në pjellje (gjyshi nga nëna) Indeksi prodhimit Rel. Nr. Total Bija/Tufa / Pjelloria (nga nëna) Shëndeti i gjirit Tiparet e tipit Tipare të tjera të lidhura me shëndetin Lartësia Testi nga pasardhësit, Laktacioni i I-rë / 305 ditë Thellësia e trupit Nr. i bijave Nr. i Tufave Kg. Q Kg. Y Kg. P % Y %P Gjerësia e gjoksit Ekv. Mature Tipi Shtojca 1.2 Model i certifikatës gjenealogjike – riprodhues femra racë - pastër Mëshqerra BABA B.B. Nr. Matrik Emri Date Lindjes / / Raca VRV(kg) Q Y P Baza Relativitet Tiparet e tipit trupi këmbët gjiri VRV Rritësi Pronari Nr. Matrikullit Emri Date Lindjes / / VRV (kg) Q Y P Rel. Baza Tiparet e tipit trupi këmbët gjiri VRV Nr. Matrikullit Emri Data e Lindjes / / VRV (kg) Q Y P Rel. N.B. Nr. Matrikullit Emri Data Lindjes / / VRV (kg) Q Y P Rel. Baza Prodhimi (kg) Q %Y %P kgY+P Laktacioni i I-rë Laktacioni më i mirë Mesatarja Laktacioneve Demi Ndërzimit IA / / (data) Nr matrikullit Emri Data e lindjes / / VRV (kg.) Q Y P NENA B.N. Nr. matrikullit Emri Date lindjes / / VRV (kg) Q Y P Baza Nr. matrikullit Emri Data e Lindjes / / VRV (kg) Q Y P Rel. Baza N.N. Rel. Baza Tiparet e tipit trupi këmbët gjiri VRV Nr. matrikullit Emri Data lindjes / / B BB MB Nëna e demit VRV (kg) Q Y P B Prodhimi kg Q %Y %P kg Y+P Laktacioni I-rë Laktacioni më i mirë Tiparet e tipit trupi këmbët gjiri Totali VRV Prodhimi (kg) Q %Y %P kgb Y+P Laktacioni I-rë Laktacioni më i mirë Mesatarja Laktacioneve Tiparet e tipit trupi këmbët gjiri Totali VRV Data e lëshimit Kjo certifikatë përputhet me vendimin e Nr. Date / / Dhe lëshohet nga Nr. matrikullit Emri Data e lindjes / / VRV (kg) Q Y P Rel. Baza Prodhimi (kg) Q %Y %P kgY+P Laktacioni i I-rë Laktacioni më i mirë Mesatarja Laktacioneve Shtojca 2: Formular vetëdeklarimi për qendrat e prodhimit të materialit biologjik F O R M U L A R V E T Ë D E K L A R I M I Drejtuar: (Institucioni) Unë i/e nënshkruari , datë lindje / / , dhe (emër, mbiemër) numër pasaporte Tel./Cel. Deklaroj që jam banues në: komunën: rrethin: qarkun: Me arsim kualifikim Ushtroj aktivitet në zonat: Deklaroj se jam i regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit , me Vendim Gjykate nr. , si dhe pranë organeve tatimore me numër të identifikimit personal (NIPT) ose në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) me nr. identifikimi Deklaroj se: Nuk jam në proces hetimi dhe as në proces gjyqësor; Nuk kam asnjë detyrim financiar (ndaj të tretëve); Njoh dhe zbatoj ligjin nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” e ndryshuar dhe aktet nënligjore në mbështetje të ligjit. Deklaroj se: Keni licencë të mëparshme po □ jo □ (Nëse keni pasur), specifikoni fushën si dhe të dhënat rreth këtij aktiviteti: Për ushtrimin e këtij aktiviteti privat garantoj nën përgjegjësinë time se veproj në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe se informacioni i paraqitur në këtë vetëdeklarim është i vërtetë dhe i saktë. Shtojca 3: Formulari mbi sasinë dhe cilësinë e materialit biologjik të marrë nga reproduktor meshkuj O R A Emri i reproduktor it Matrikull i Rac a Volum i Koncentri mi Lëvizshmëri a e masës Dendësi a e masës Shkall a e hollimi t Volum i i hollimi t Volum i total Plani i dozav e Ngjyra e biotubzë s Gjallëria / aktivitet pas ngrirjes Numri i dozave të prodhuar a Shtojca 4.1: Formular i fletëdaljes për spermën Shpërndarësi Komuna Rrethi FLETEDALJE Nr. , Datë Shpërndarësi ( ) Blerësi ( ) Shtojca 4.2: Formular i fletëdaljes për embrione Nr. DEMI (Baba) Ngjyra e biotubëzave Sasia (dozë) Çmimi /dozë (lekë) Vlera (lekë) Vërejtje Numri i matrikullit Emri Raca Shpërndarësi Komuna Rrethi FLETEDALJE Nr. , Datë Nr. DEMI (Baba) LOPA (Nëna) Ngjyra e biotubzës Sasia (dozë) Çmimi/dozë (lekë) Vlera (lekë) Nr. matrikullit Emri Raca Nr. matrikullit Emri Raca Shpërndarësi ( ) Blerësi ( ) Shtojca 5: Formular vetëdeklarimi për tregtimin e materialit biologjik F O R M U L A R V E T Ë D E K L A R I M I Drejtuar: (institucioni) Unë i/e nënshkruari , datë lindje / / , dhe (emër, mbiemër) numër pasaporte Tel./cel. Deklaroj që jam banues në: komunën: rrethin: qarkun: Me arsim kualifikim Ushtroj aktivitet në zonat: Deklaroj se jam i regjistruar pranë gjykatës së rrethit , me vendim gjykate nr. , si dhe pranë organeve tatimore me numër të identifikimit personal (NIPT) ose në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) me nr. identifikimi Deklaroj se: nuk jam në proces hetimi dhe as në proces gjyqësor; nuk kam asnjë detyrim financiar (ndaj të tretëve); njoh dhe zbatoj ligjin nr. 426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” e ndryshuar dhe aktet nënligjore në mbështetje të ligjit. Deklaroj se: Keni licencë të mëparshme po □ jo □ (Nëse keni pasur), specifikoni fushën, si dhe të dhënat rreth këtij aktiviteti: Për ushtrimin e këtij aktiviteti privat garantoj nën përgjegjësinë time, se veproj në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, dhe se informacioni i paraqitur në këtë vetëdeklaratë është i vërtetë dhe i saktë. Shtojca 6: Formular vetëdeklarimi për ngritjen e stacionit të inseminimit artificial F O R M U L A R V E T Ë D E K L A R I M I Drejtuar: (institucioni) Unë i/e nënshkruari , datë lindje / / , dhe (emër, mbiemër) numër pasaporte Tel./cel. Deklaroj që jam banues në: komunën: rrethin: qarkun: Me arsim Kualifikim Ushtroj aktivitet në zonat: Deklaroj se jam i regjistruar pranë gjykatës së rrethit , me vendim gjykate nr. , si dhe pranë organeve tatimore me numër të identifikimit personal (NIPT) ose në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) me nr. identifikimi Deklaroj se: nuk jam në proces hetimi dhe as në proces gjyqësor; nuk kam asnjë detyrim financiar (ndaj të tretëve); njoh dhe zbatoj ligjin nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” të ndryshuar dhe aktet nënligjore në mbështetje të ligjit. Deklaroj se: Keni licencë të mëparshme po □ jo □ (Nëse keni pasur), specifikoni fushën si dhe të dhënat rreth këtij aktiviteti: Për ushtrimin e këtij aktiviteti privat garantoj nën përgjegjësinë time, se veproj në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, dhe se informacioni i paraqitur në këtë vetëdeklaratë është i vërtetë dhe i saktë. Shtojca 7: Regjistri i ndërzim – pjelljes Tekniku Qarku Rrethi Komuna Nr. Fermeri Nr. matrikullit/ emri Raca Data e lindjes Inseminimi i I rë Inseminimi i II të Inseminimi i III-të Kontrolli për mbarsmëri Data e pjelljes Seksi Data Demi Data Demi Data Demi Data Rezultati M F Shtojca 8: Formular vetëdeklarimi për ngritjen e stacionit të ndërzimit natyror F O R M U L A R V E T Ë D E K L A R I M I Drejtuar: (institucioni) Unë i/e nënshkruari , datë lindje / / , dhe (emër, mbiemër) numër pasaporte Tel./cel. Deklaroj që jam banues në: komunën: rrethin: qarkun: Me arsim kualifikim Ushtroj aktivitet në zonat: Deklaroj se jam i regjistruar pranë gjykatës së rrethit , me vendim gjykate nr. , si dhe pranë organeve tatimore me numër të identifikimit personal (NIPT) ose në QKR (Qendra Kombëtare e Regjistrimit) me nr. identifikimi Deklaroj se: nuk jam në proces hetimi dhe as në proces gjyqësor; nuk kam asnjë detyrim financiar (ndaj të tretëve); njoh dhe zbatoj ligjin nr.9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë” të ndryshuar dhe aktet nënligjore në mbështetje të ligjit. Deklaroj se: Keni licencë të mëparshme po □ jo □ (Nëse keni pasur), specifikoni fushën, si dhe të dhënat rreth këtij aktiviteti: Për ushtrimin e këtij aktiviteti privat garantoj nën përgjegjësinë time, se veproj në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, dhe se informacioni i paraqitur në këtë vetëdeklaratë është i vërtetë dhe i saktë.