تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 176 amending and supplementing Regulation No. 531 of 1998 on non-divided agricultural lands

صدر في 2001-03-30 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Agricultural and rural development, Land and soil
الكلمات المفتاحية
agricultural land, agricultural development, land subdivision, lease, contracts

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. REPUBLIKA E SHQIPERISE Këshilli i Ministrave VENDIM Nr. 176 datë 30.3.2001 PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.531, DATE 21.8.1998, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, "PER TOKAT BUJQESORE TE PANDARA Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës , të nenit 8, të ligjit nr.8312, datë 26.3.1998, "Për tokat bujqësore të pandara", dhe të shkronjës "a", të nenit 3, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, "Për tokën", me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: në vendimin nr.53 1, datë 21.8.1998 të Këshillit të Ministrave bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Në pikën 4, pas fjalisë "Sipërfaqet e tokave të pandara të evidentohen më vete", shtohet fjalia, me këtë përmbajtje: "Sipërfaqet e evidentuara si të tilla, më 1.3.2001, nga Komisioni i Tokës në komunë apo në bashki dhe të vërtetuara nga përgjegjësi i zyrës së kadastrës, jepen me qira nga organet e qeverisjes vendore për personat, fizik e juridik, vendas apo të huaj.". Procedurat për dhënien me qira të sipërfaqeve të tokës , të pandara, përcaktohen e udhëzim të Këshillit të Ministrave. 2. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje: "4/1. Sipdrfaqen me toka të pandara, organet e qeverisjes vendore mund ta paracaktojnë për t'u shfrytëzuar edhe për livadhe, kullota ose pyje.". Ndryshimi i zërit kadastral, nga tokë bujqësore në livadh, kullotë ose pyll, bëhet me miratimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, me propozimin e Këshillit të komunës.. 3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe Ministria e Pushtetit Lokal për përgatitjen e udhëzimit për procedurat e qiradhënies dhe për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". KRYEMINISTRI ILIR META MINISTRI I BUJQRSISE DHE USHQIMIT LUFTER XHUVELI

Regulation No. 176 amending and supplementing Regulation No. 531 of 1998 on non-divided agricultural lands · Nelum