Regulation No. 151 amending and supplementing Regulation No. 230 of 1991 on the establishment of land commissions
صدر في 1993-05-19 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil
- الكلمات المفتاحية
- institution, governance
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
REPUBLIKA E SHQIPERISE Këshilli i Ministrave VENDIM Nr.I51 datë22.3.200I PER DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NE VENDIMIN NR.230, DATE 22.7.1991, TE KESHILLIT TE MINISTRAVE, "PER KRIJIMIN E KOMISIONEVE TE TOKAVE" Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës , dhe në zbatim të nenit 7, të ligjit nr.7501, datë 19.7.1991, "Për, tokën", me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Ushqimit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.230, datë 22.7.1991, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Termat "Këshilli i rrethit", "Komiteti Ekzekutiv i rrethit", "Komisioni i tokës , në rreth", "Kryetari i Këshillit të rrethit", zëvendësohen përkatësisht me termat "Këshilli i qarkut", "Kryesia e Këshillit të qarkut", "Komisioni i tokës , në qark", "Kryetari i Këshillit të qarkut. Termi "Kryeplaku i fshatit" zëvendësohet me termin "Kryetari i fshatit'. 2. në hyrje të vendimit fjalët "të komisioneve të tokës në rrethe dhe fshat", zëvendësohen me fjalët " të komisioneve të tokës në qarqe, në komuna, në bashki dhe në fshatra". 3. në kapitullin I, të Komisionit Qeveritar të Tokës , bëhen këto shtesa dhe ndryshime, me këto përmbajtje: në paragrafin e tretë, pas fjalëve "në Këshillat e qarqeve" shtohen fjalët "në komuna dhe në bashki". Në paragrafin e katërt, pas fjalëve "për kufijtë e tokës" shtohen fjalët "bujqësore, ndërmjet nënndarjeve brenda qarkut, kur ajo nuk arrihet nga komisioni i tokës , së qarkut". në fund të paragrafit fjalët "për punën e bërë nga komisioni i rrethit dhe ai i fshatit" zëvendësohen me fjalët "për punën e bërë nga komisioni i tokës , i qarkut, komisionet e komunave, të bashkive dhe të fshatrave". në fund të paragrafit të pestë, i cili trajton përgjegjësitë e Komisionit Qeveritar, shtohet fjalia "Cështjet, për shqyrtim në komision, i paraqet sekretari dhe grupi pranë Komisionit Qeveritar të Tokës ". Fjalët "Thërret në mbledhjet e tij drejtuesit e Komitetit Ekzekutiv të Rrethit dhe të komisionit të tokës , në rreth", ndryshon si vijon: "Thërret në mbledhjet e tij drejtuesit e komisioneve të tokës , të qarkut dhe kur e gjykon të nevojshme edhe drejtuesit e komisioneve të komunave dhe të bashkive.". 4. në kapitullin II, të komisionit të tokës në qark, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Pas pikës së parë shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: "Përbërja e komisionit të tokës në qark, miratohet me vendim të këshillit të qarkut. në përbërje të komisionit, nga nënndarjet e qarkut, të jenë drejtorët e bujqësisë dhe ushqimit, përgjegjësit e kadastrës, përgjegjësit e zyrave të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përfaqësuesi i degës së rendit dhe deri në 10 anëtarë të tjerë, si agronomë, juristë, ekonomistë, inxhinierë gjeodet, etj, të cilët merren nga nënndarjet e qarkut, në raporte të drejta me sipërfaqen e tokës bujqësore të tyre. Komisioni i tokës , i qarkut, i merr vendimet kolegjialisht dhe quhen të miratuara, kur për to kanë votuar më tepër se 50 për qind e numrit të përgjithshëm të anëtarëve të komisionit. Komisioni i qarkut thirret në mbledhje nga kryetari, jo më rrallë, se një herë në dy muaj. Kryetarët e komisioneve të tokës , të komunave dhe të bashkive, drejtorët e bujqësisë dhe të ushqimit, në bashkrendim me përgjegjësit e kadastrës, i paraqesin ceshtjet për shqyrtim dhe propozimet pranë sekretarit të komisionit të tokës, të qarkut. Sekretari i komisionit të tokës , të qarkut, caktohet drejtori i Bujqësisë dhë- Ushqimit ku ndodhet qendra e qarkut. Pika 2 e këtij kapitulli ndryshohet si vijon: "2. Zgjidh mosmarrëveshjet, që kanë lindur, ndërmjet individëve dhe komisionit të tokës , në fshat, të cilat janë shqyrtuar më parë në komisionin e komunës dhe të bashkisë dhe, që janë kundërshtuar, nga njëra palë ose mosmarrëveshjet, t cilat nuk janë zgjidhur e bazuar në dispozitat ligjore". në pikën 4 pas fjalëve "nga komisionet e fshatit", shtohen fjalët "të komunave dhe të bashkive". në fund të paragrafit të parë të pikës 8 shtohet "Shkarkimin mund ta bejë edhe me propozimin e argumentuar, të komisionit të tokës të komunës apo të bashkisë.". 5. në kapitullin II/a të komisionit të tokës ne komunë, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Pas shkronjës "c" shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje: "Vë në dijeni komisionin e tokës të qarkut, për vendimet që merr për shqyrtim dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, sipas kritereve ligjore.". në shkronjdn "e/l", në vazhdim të fjalëve "kur në juridiksionin e bashkisë ka edhe fshatra..." shtohen fjalët "apo tokë bujqësore për ndarje...". Paragrafl i dytë 1 shkronjës "g" ndryshon si vijon: "Për komisionin e qarkut dhe organe të tjera, që lidhen me ligjin për tokën, me propozimin e grupit të Komisionit Qeveritar të Tokës , vendos Kryetari i Komisionit Qeveritar të Tokës.". 6. Në kapitullin III të komisionit të tokës , në fshat, bëhet kjo shtesë: në pikën 6, në vijim të fjalëve "Në mbështetje të materials të komisionit të fshatit... të shtohen fjalët "që shqyrtohet, paraprakisht, nga komisioni i tokës, i komunës dhe i bashkisë.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare". KRYEMINISTRI ILIR META MINISTRI I BUJQESISE DHE USHQIMIT LUFTER XHUVELI