تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 146 date 13.3.2018 on the establishment, organization, and functioning of the regional agencies of veterinary service and plant protection

صدر في 2018-03-13 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
VENDIM Nr. 146, datë 13.3.2018 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCIVE RAJONALE TË SHËRBIMIT VETERINAR DHE MBROJTJES SË BIMËVE.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Livestock, Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
institution, integrated management, local government, monitoring, inspection, animal feed/feedstuffs, animal health, animal welfare, pests/diseases, disinfection/disinfestation, enforcement/compliance, governance, plant protection, policy/planning, agricultural commodities, authorization/permit, certification, crops, hygiene/sanitary procedures, integrated pest management-IPM/pest management strategies
الفئات
agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr. 146, datë 13.3.2018 PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCIVE RAJONALE TË SHËRBIMIT VETERINAR DHE MBROJTJES SË BIMËVE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, nenit 6, të ligjit nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”, të nenit 128, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 3, të ligjit nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Krijimin e agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve (ARSHVMB), si persona juridikë publikë, në varësi të ministrisë përgjegjëse për bujqësinë, me seli në Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve financohen nga buxheti i shtetit, i miratuar për ministrinë përgjegjëse. 2. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve (ARSHVMB) e shtrijnë veprimtarinë e tyre, si më poshtë vijon: a) ARSHVMB-ja Shkodër përfshin qarqet Lezhë, Shkodër dhe Kukës; b) ARSHVMB-ja Tiranë përfshin qarqet Durrës, Tiranë dhe Dibër; c) ARSHVMB-ja Vlorë përfshin qarqet Fier, Vlorë dhe Gjirokastër; ç) ARSHVMB-ja Elbasan përfshin qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat. 3. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve kanë mision të zbatojnë politikat dhe strategjitë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, kafshëve, bimëve dhe mjedisit. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Shërbimit Veterinar në agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve janë, si më poshtë vijon: a) Zbaton politikat e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve të gjalla, si dhe programet e parandalimit, të kontrollit, eliminimit deri në çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë, sipas përcaktimeve të legjislacionit veterinar; b) Zbaton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive veterinare; c) Zbaton legjislacionin veterinar; ç) Monitoron dhe harton raporte për situatën epidemiologjike të sëmundjeve infektive në kafshë në territorin e caktuar, në rajonin përkatës, në bashkëpunim me strukturat që kryejnë veprimtari veterinare; d) Administron mjetet financiare për mbrojtjen e shëndetit dhe të mirëqenies së kafshëve, mbrojtjen nga zoonozat; dh) Mbron shëndetin dhe mirëqenien e: i) kafshëve në mbarështimin e tyre; ii) kafshëve në prodhimin dhe ruajtjen e produkteve embrionale; iii) kafshëve në tregtimin, shkëmbimin dhe transportimin e kafshëve e të produkteve embrionale; iv) kafshëve të shoqërimit; v) kafshëve të laboratorit; e) Mbikëqyr e kontrollon prodhimin, ruajtjen, tregtimin dhe përdorimin e produkteve mjekësore veterinare, të dezinfektantëve e dezinfestantëve të certifikuar, që prodhohen ose tregtohen në territorin e Republikës së Shqipërisë; ë) Mbikëqyr e kontrollon biosigurinë, dezinfektimin, dezinsektimin, deratizimin dhe shkatërrimin e materialeve të infektuara; f) Mban dhe përditëson regjistrin zyrtar për: i) fermat dhe stabilimentet blegtorale; ii) subjektet që tregtojnë kafshë; iii) subjektet që prodhojnë, ruajnë e tregtojnë produkte embrionale; iv) individët që transportojnë kafshë, produkte embrionale, nënprodukte me origjinë shtazore, jo për konsum njerëzor; v) qendrat e grumbullimit të kafshëve ose pikat karantinore; vi) subjektet që prodhojnë ose tregtojnë PMV; vii) laboratorët veterinarë; viii) vendet ku zbatohet praktika mjekësore veterinare dhe mjekët veterinarë që punojnë atje; ix) institucionet dhe personat që lejohen të kryejnë eksperimente me kafshë. g) Zbaton procesin e identifikimit e të regjistrimit të kafshëve dhe fermave blegtorale, në përputhje me legjislacionin kombëtar në fuqi. 5. Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të Shërbimit të Mbrojtjes së Bimëve janë, si më poshtë vijon: a) Monitoron gjendjen fitosanitare të bimëve, produkteve bimore dhe të objekteve të tjera brenda territorit në administrimin e tyre; b) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare të brendshme” bimët ose produktet bimore të afta për të mbartur parazitë karantinorë apo të rrezikshëm, që lëvizin brenda territorit të vendit; c) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare për eksport” bimët ose produktet bimore të afta për të mbartur parazitë karantinorë apo të rrezikshëm, që lëvizin jashtë territorit të vendit; ç) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare për rieksport” bimët ose produktet bimore në rastin e hyrjes në territorin e vendit, për qëllim rieksporti, dhe të qëndrimit të tyre brenda vendit për më shumë se 14 ditë; d) Kryen kontrollin fitosanitar dhe pajis me “Certifikatë fitosanitare” materialet bimore për shumëzim ose mbjellje; dh) Kryen monitorimin e parazitëve të bimëve të kultivuara apo spontane, si dhe të fondeve për mbrojtjen e bimëve, që planifikohen në buxhetin vjetor për ministrinë; e) Njofton menjëherë SPMB-në kur në një zonë shfaqet një parazit karantinor, si dhe, me shpalljen e kësaj zone si zonë e prekur, ndjek masat për kufizimin e përhapjes së parazitit karantinor, deri në çrrënjosjen e tij në zonën përkatëse; ë) Ndjek zbatimin e praktikave të mira të mbrojtjes së bimëve, si dhe të kritereve të mbrojtjes së integruar; f) Ndjek zbatimin e masave të veçanta për rastet emergjente të përhapjes e të shtimit masiv të parazitëve, të cilët nuk mund të kufizohen me metodat e zakonshme të kontrollit; g) Ofron trajnim të përshtatshëm dhe lëshon dëshmi aftësie për përdorimin e PMB-ve; gj) Ofron informacion për gjithë komunitetin e fermerëve dhe publikun, nëpërmjet masmedias; h) Zbaton strategjitë afatshkurtra, afatmesme e afatgjata të veprimtarive të mbrojtjes së bimëve; i) Ndjek dhe zbaton detyra të tjera, të përcaktuara në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, si dhe në aktet nënligjore të tij. 6. Agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve mbajnë lidhje të vazhdueshme dhe koordinojnë veprimtarinë e tyre me institucionet kërkimore-shkencore dhe burime të tjera informacioni. 7. Marrëdhëniet e punës së nëpunësve të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve rregullohen në bazë të dispozitave të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë të këtyre agjencive rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës. 8. Strukturat dhe organikat e agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve miratohen nga Kryeministri, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. 9. Për nëpunësit civilë aktualë të drejtorive të bujqësisë zbatohen dispozitat e legjislacionit për nëpunësin civil në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të institucionit. Për punonjësit administrativë zbatohen dispozitat e Kodit të Punës. 10. Rregulloret, që përcaktojnë metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve, miratohen nga ministri përgjegjës për bujqësinë. 11. Pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të sektorëve të shërbimit veterinar në drejtoritë e bujqësisë, sipas qarqeve, të kalojnë në përgjegjësi administrimi të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve. Kalimet të bëhen në referencë të bilancit kontabël në datën e dorëzimit dhe marrjes në dorëzim. Dorëzimi dhe marrja në dorëzim të bëhet nga një komision i përbashkët, i ngritur nga dy institucionet përkatëse. 12. Drejtoritë e bujqësisë të vazhdojnë të kryejnë funksionet e tyre deri në momentin e krijimit dhe të fillimit të funksionimit të agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve në Shkodër, Tiranë, Vlorë dhe Elbasan. 13. Secila nga agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencia Rajonale e Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve, emri i rajonit”, në përputhje me përcaktimet e vendimit nr. 474, datë 10.7.2003. të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar. 14. Vula e secilës prej agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr. 390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, të administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. 15. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Edi Rama

Regulation No. 146 date 13.3.2018 on the establishment, organization, and functioning of the regional agencies of veterinary service and plant protection · Nelum