Regulation No. 145 amending Regulation No. 388 of 2005 establishing the State Committee for Organic Production
صدر في 2006-03-08 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development, Livestock, Cultivated plants
- الكلمات المفتاحية
- institution, ecological production/organic production, governance
- الفئات
- agriculture
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr. 145, datë 8.3.2006 PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.388, DATË 31.5.2005 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN, TË DREJTAT DHE DETYRAT E KOMISIONIT SHTETËROR TË PRODHIMIT ORGANIK” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 3 të ligjit nr.9199, datë 26.2.2004 “Për prodhimin, përpunimin, certifikimin dhe tregtimin e produkteve “BIO””, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në vendimin nr.388, datë 31.5.2005 të Këshillit të Ministrave, të bëhen ndryshimet e mëposhtme: 1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon: “1. Komisioni Shtetëror i Prodhimit Organik (KSHPO), i cili krijohet si organ ndërinstitucional, të ketë në përbërje 9 veta, konkretisht: Zëvendësministrin e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit kryetar; Katër përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit anëtarë; Një përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë anëtar; Një përfaqësues nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave anëtar; Një përfaqësues nga organizatat jofitimprurëse në fushën e bujqësisë organike anëtar; Një përfaqësues nga Universiteti Bujqësor i Tiranës anëtar.”. 2. Pika 5 ndryshohet, si më poshtë vijon: “5. Sekretariati përbëhet nga tre anëtarë, specialistë nga drejtoritë e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të cilët përcaktohen me urdhër të Ministrit. Sekretariati përgatit dokumentet dhe materialet për mbledhjen e KSHPO-së, administron dokumentet dhe aktet, që miratohen nga KSHPO-ja, si dhe nxjerr buletinin e këtij komisioni. Mënyra e funksionimit të sekretariatit përcaktohet me urdhër të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjtes së Konsumatorit.”. 3. Në pikën 8 “Detyrat dhe të drejtat e KSHPO-së janë:” bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon: a) Në shkronjat “f”, “h” dhe “j”, fjalët “…Ministrit të Bujqësisë dhe të Ushqimit…” zëvendësohen me… “Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit…”. b) Në shkronjën “k”, fjalët “…nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë dhe të Ushqimit…”, zëvendësohen me “…nga buxheti i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit…”. 4. Pika 9 ndryshohet, si më poshtë vijon: “9. Ngarkohen Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe institucionet e përmendura në pikën 1 për zbatimin e këtij vendimi.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha