Regulation No. 140 of 2012 amending Regulation No. 480 of 2011 of the Council of Ministers on land use planning
صدر في 2012-02-22 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Land and soil
- الكلمات المفتاحية
- land-use planning, legal proceedings/administrative proceedings, urban land
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr. 140, datë 22.2.2012 PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR. 480, DATË 22.6.2011 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES MODEL TË PLANIFIKIMIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6 të nenit 88 të ligjit nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: Në shtojcën 1 “Rregullore model e planifikimit”, që i bashkëlidhet vendimit nr. 480, datë 22.6.2011 të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa: 1. Në nenin 1, pas fjalëve “… duke shërbyer si instrumenti i vetëm …” shtohen fjalët “… me përjashtim të vendimeve të KRRTRSH-së, të cilat mbeten në fuqi sipas përcaktimeve në Rregulloren Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit …”. 2. Pas nenit 5 shtohet neni 5/1, me këtë përmbajtje: “Neni 5/1 Zhvillimi i infrastrukturave publike në kushtet e zbatimit të rregullores model të planifikimit Pavarësisht nga sa përcaktohet në nenin 4 të kësaj rregulloreje, autoriteti vendor i planifikimit, subjekt i kësaj rregulloreje, jep leje zhvillimi në përputhje me procedurën e parashikuar në ligjin nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, për projekte të rëndësishme të infrastrukturës publike sipas përcaktimeve të pikës 30 të nenit 3 të ligjit të sipërpërmendur, pa ndryshuar përdorimin ekzistues të tokës dhe/ose strukturave në të, të realizuara me investime, publike ose private, në zbatim të kushteve teknike të kërkuara sipas përcaktimit të legjislacionit të posaçëm në fuqi.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha