تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 1374 dated 10.10.2008 laying down the rules and procedures for the removal, addition, and destination changes in the pastures fund

صدر في 2008-10-10 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Vendim Nr.1374, datë 10.10.2008 për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave, që ndiqen për heqjen, shtimin dhe ndryshimin e destinacionit të fondit kullosor.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Livestock, Forestry, Land and soil
الكلمات المفتاحية
pastoralism, special fund, authorization/permit, legal proceedings/administrative proceedings, animal production, agro-forestry, forest management/forest conservation

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. VENDIM Nr.1374, datë 10.10.2008 PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE, QË NDIQEN PËR HEQJEN, SHTIMIN DHE NDRYSHIMIN E DESTINACIONIT TË FONDIT KULLOSOR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4 të nenit 10 të ligjit nr.9693, date 19.3.2007 "Për fondin kullosor", me propozimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm do të nënkuptohen: a) "Heqje", veprimin e çregjistrimit të një sipërfaqeje kullote ose livadhi nga Regjistri i Fondit Kullosor, pas miratimit nga organet përgjegjëse; b) "Shtim", veprimin e regjistrimit të një sipërfaqeje kullote ose livadhi në Regjistrin e Fondit Kullosor, me prejardhje nga kategori të tjera tokash, pas miratimit nga organet përgjegjëse; c) "Ndryshim destinacioni", veprimin që pasqyron ndryshimin në Regjistrin e Fondit Kullosor, për kalimin nga një kategori përdorimi në tjetrën. 2. Personat, fizikë ose juridikë apo organet e qeverisjes vendore, për kullotat e livadhet komunale, paraqesin në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimi të Ujërave kërkesën për heqjen e sipërfaqes nga fondi kullosor. 3. Kërkesa për heqjen e sipërfaqeve nga fondi kullosor është e vlefshme vetëm kur bëhet për veprimtaritë e përcaktuara në nenin 17 të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005 "Për pyjet dhe shërbimin pyjor", të ndryshuar, dhe që janë në përputhje me pikën 6 të nenit 17 të ligjit nr.9693, date 19.3.2007 "Për fondin kullosor". 4. Personat, fizikë ose juridikë apo organet e qeverisjes vendore, për kullotat e livadhet komunale, e paraqesin kërkesën te ministri vetëm pasi kanë siguruar lejen, licencën ose dokumentin, të lëshuar nga organi i ngarkuar me ligj për miratimin e veprimtarisë. 5. Kërkesa bëhet me shkrim dhe përmban gjeneralitetet e kërkuesit dhe të subjektit që ai përfaqëson, një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë që do të ushtrojë, investimet që do të bëjë dhe kohëzgjatjen e zbatimit të projektit. 6. Kërkesa shoqërohet me dokumentet e mëposhtme: a) Njoftimin e ministrisë nga organi shtetëror që ka miratuar veprimtarinë, ku sqarohet se për nevoja të ushtrimit të veprimtarisë së miratuar prej tij, sipërfaqja e kërkuar të hiqet nga fondi kullosor; b) Kopje të noterizuar të lejes apo të dokumentit, me të cilin i është miratuar veprimtaria, nga institucioni i ngarkuar me ligj; c) Planimetrinë e sipërfaqes së kërkuar në hartën topografike të dixhitalizuar dhe të gjeoreferuar, në shkallën 1:10 000, ku të jenë evidentuar elementet kryesore, si kufijtë natyrorë, relievi, objektet, si dhe çdo planimetri tjetër, në shkallë më të hollësishme, hartuar në përputhje me kërkesat e studimit apo të projektit. 7. Ministria, pas depozitimit të kërkesës, i kërkon drejtorisë përkatëse të shërbimit pyjor identifikimin e ngastrave dhe të nënngastrave të kërkuara dhe hartimin e raportit teknik për to, brenda 1 jave. Ky raport i përcillet ministrisë brenda 10 ditëve nga data që ajo e ka kërkuar. Kur heqja kërkohet nga fondi kullosor komunal, drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor harton raportin teknik, në bashkëpunim me njësinë tekniko-administrative të pyjeve e kullotave të njësisë së qeverisjes vendore. 8. Ministria mund t'ia kthejë personit, fizik ose juridik, dokumentacionin e paraqitur për plotësime e saktësime. Koha për plotësimin e dokumentacionit nuk llogaritet në afatin e përcaktuar për shqyrtimin e kërkesës, i cili është një muaj. 9. Në bazë të dokumentacionit të mësipërm: a) ministri nxjerr urdhrin për heqjen nga fondi kullosor, për sipërfaqe deri në 1 ha; b) ministria përgatit projektvendimin për heqjen nga fondi kullosor, për sipërfaqe mbi 1 ha, dhe e dërgon atë, për shqyrtim e miratim, në Këshillin e Ministrave. 10. Pas miratimit të heqjes së sipërfaqes nga fondi kullosor: a) drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor bën përditësimin në regjistrimin e kullotave, që ajo administron, dhe të dhënat i përcjell në ministri; b) ministria bën përditësimin në Regjistrin Kombëtar të Kullotave; c) zyra përkatëse e regjistrimit të pasurive të paluajtshme bën transferimin e regjistrimit nga kategoria "Tokë e zënë me kullotë apo livadh" në kategorinë përkatëse të përdorimit. 11. Sipërfaqja, që hiqet nga fondi kullosor publik, në përputhje me këtë vendim, ndryshon destinacionin e përdorimit, por, në çdo rast, mbetet në pronësi publike. 12. Vlera e sipërfaqes kullosore të hequr dhe e infrastrukturës së saj paguhet nga kërkuesi para hyrjes në fuqi të aktit të miratimit, të përmendur në shkronjat "a" e "b" të pikës 8 të këtij vendimi dhe derdhet në llogarinë bankare të ministrisë, ndërsa për kullotat komunale derdhet në llogarinë bankare të njësisë së qeverisjes vendore përkatëse. 13. Kërkuesi, për shërbimin e kryer nga ministria, paguan një tarifë shërbimi, në vlerën 20 000 lekë, në llogarinë bankare të ministrisë, në kohën e paraqitjes së kërkesës. Kjo vlerë nuk kthehet edhe nëse kërkesa nuk miratohet. 14. Shtimi i sipërfaqes së fondit kullosor bëhet n ë rastet e ndryshimit të kategorive të përdorimit të tokës nga tokë pyjore, tokë e pafrytshme ose formime nga deltinat e reja të lumenjve, në kullotë apo livadh. 15. Nëse kërkesën për t'i ndryshuar destinacionin një pjese apo të gjithë kullotës a livadhit, që ka në pronësi, e bën pronari privat, në kërkesë përcaktohen: a) edhe sipërfaqja, që do t'i ndryshohet destinacioni; b) edhe veprimtaria për çfarë do të përdoret (veprimtaria, që do ushtrohet, apo objekti, që do të ndërtohet në të). 16. Kërkesa shoqërohet me këto dokumente: a) Kopjen e noterizuar të dokumentit të pronësisë së kullotës apo livadhit; b) Studimin apo projektin e veprimtarisë që do të ushtrohet, apo të veprës që do të ndërtohet; c) Kopjen e noterizuar të licencës, që ka miratuar veprimtarinë apo ndërtimin e objektit; ç) Planimetrinë e sipërfaqes, që kërkohet t'i ndërrohet destinacioni, në hartë topografike, në shkallën 1:10 000, ku të jenë evidentuar kufijtë natyrorë, relievi, objektet dhe kufijtë e kullotës, që mbetet pas miratimin të kërkesës; d) Mandatpagesën e tarifës së shërbimit, sipas pikës 14 të këtij vendimi. 17. Kërkesa shqyrtohet nga drejtoria përkatëse e shërbimit pyjor brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes. Me kalimin e këtij afati, kërkesa quhet e miratuar. Drejtoria e shërbimit pyjor dhe ministria bëjnë përditësimet në regjistrat e kullotave. 18. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, kryeregjistruesi I Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha

Regulation No. 1374 dated 10.10.2008 laying down the rules and procedures for the removal, addition, and destination changes in the pastures fund · Nelum