Regulation No. 1344 on labelling of agricultural products
صدر في 2008-10-10 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Food and nutrition
- الكلمات المفتاحية
- agricultural commodities, packaging/labelling, food safety and quality
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
VENDIM Nr.1344, datë 10.10.2008 PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE “PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 36 të ligjit nr.9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, me propozimin e Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Këshilli i Ministrave VENDOSI: 1. Miratimin e rregullave “Për etiketimin e produkteve ushqimore”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Vendimi nr.604, datë 17.11.2000 i Këshillit të Ministrave “Për etiketimin e produkteve ushqimore”, i ndryshuar, shfuqizohet. 3. Operatorët e biznesit ushqimor të bëjnë modifikimin e etiketës për çdo produkt ushqimor, pranë drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, të cilët njoftojnë Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit. 4. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha RREGULLORE PËR ETIKETIMIN E PRODUKTEVE USHQIMORE Neni 1 Fusha e aplikimit 1. Kjo rregullore ka të bëjë me mënyrën e etiketimit të produkteve ushqimore që ofrohen si të tilla te konsumatori i fundit, si dhe me disa aspekte të veçanta që kanë të bëjnë me paraqitjen dhe reklamimin e tyre. 2. Kjo rregullore do të zbatohet gjithashtu edhe për produktet ushqimore të destinuara për restorante, spitale, mensa, si dhe për rrjetin e ushqimit social (që më poshtë do t’i referohemi si “Ushqim social”). Neni 2 Përkufizime Në kuadrin e kësaj rregulloreje: a) Me “Etiketim” do të nënkuptojmë çdo fjalë, të dhënë të veçantë, markat tregtare, emër produkti, konfigurim apo simbol të lidhur me një produkt ushqimor dhe të vendosur mbi çdo ambalazh, dokument, njoftim, etiketë, qafore ose mbajtëse, që shoqëron ose i referohet këtij produkti ushqimor. b) Me “Ambalazh” do të quajmë çdo material paketues që shërben për paketimin e produkteve ushqimore, i cili mund të mbulojë tërësisht ose pjesërisht atë. Ai e mbron atë nga ndotja, infeksionet, si dhe nga ndikimet që ulin cilësinë dhe vlerën ushqimore të tij, dhe e bën të përshtatshëm për transport, tregtim e përdorim. Një ambalazh mund të përmbajë disa njësi ose tipe ambalazhesh në çastin që i ofrohet konsumatorit. c) Me “Produkt ushqimor të ambalazhuar paraprakisht” do të quajmë çdo njësi të veçantë të produktit ushqimor e prezantuar si e tillë te konsumatori i fundit dhe tek ushqimi social, që përbëhet si nga produkti ushqimor, ashtu edhe nga ambalazhi në të cilin ai është vendosur përpara se të ofrohet për shitje pavarësisht faktit që ky ambalazh e mbështjell produktin ushqimor në mënyrë të plotë ose të pjesshme, por në të gjitha rastet në mënyrë të atillë që përmbajtja ushqimore të mos mund të ndryshohet pa e hapur ambalazhin. d) Me “Përbërës” do të quajmë çdo substancë, duke përfshirë edhe aditivët ushqimorë, të përdorur për prodhimin ose përgatitjen e një produkti ushqimor dhe që janë të pranishme në produktin përfundimtar, nganjëherë edhe në formë të transformuar. e) Me “Produkte ushqimore” ose “ushqime” do të quajmë të gjitha lëndët e përpunuara, të përpunuara pjesërisht ose të papërpunuara, të destinuara për konsum njerëzor. f) Me “Shtesë ushqimore” (aditivë) do të quajmë çdo lëndë, me ose pa vlera ushqyese që normalisht nuk është e konsumueshme si ushqim në vetvete dhe normalisht nuk përdoret si përbërës karakteristik i një ushqimi. Shtimi i saj në produktin ushqimor bëhet me qëllim teknologjik ose organo-shqisor në procesin e prodhimit, të përpunimit, të përgatitjes, të trajtimit, të mbushjes, të ambalazhimit, të transportit ose të ruajtjes së këtij produkti. Merr pjesë në produktin ushqimor drejtpërdrejt ose jo drejtpërdrejt, duke u bërë pjesë e tij dhe duke ndikuar në karakteristikat e ushqimit. Në këtë grup nuk bëjnë pjesë ndotësit ose substancat e shtuara në produktin ushqimor për të ruajtur ose përmirësuar vetitë ushqyese. KREU I KËRKESA TË PËRGJITHSHME Neni 3 Kufizime të përgjithshme 1. Etiketimi dhe metoda e përdorur për etiketim: a) nuk duhet të jetë e tillë që të keqinformojë blerësin për produktin ushqimor: i) në lidhje me karakteristikat e produktit ushqimor dhe, në veçanti, me natyrën e tij, identitetin, vetitë, përbërjen, sasinë, jetëgjatësinë, origjinën apo prejardhjen, si dhe metodat e përpunimit ose prodhimit; ii) duke i dhënë produktit ushqimor efekte ose veti të cilat ai nuk i ka; iii) duke theksuar që produkti ushqimor ka karakteristika të veçanta, kur në fakt të gjitha produktet ushqimore të ngjashme i kanë karakteristika të tilla; iv) në lidhje me paraqitjen e produkteve ushqimore, në veçanti të formës së tyre, pamjes së jashtme ose ambalazhimit, materialit të përdorur për ambalazhim, mënyrës në të cilën janë rregulluar dhe vendin në të cilin janë vendosur; v) në lidhje me reklamimin; b) nuk duhet t’u nënshtrohet akteve ligjore të aplikueshme për ujërat minerale natyrale, si dhe të produkteve ushqimore për përdorime nutricionale të veçanta, duke i dhënë çdo produkti ushqimor vetitë e parandalimit, trajtimit ose të kurimit të një sëmundjeje njerëzore, ose edhe t’i referohet karakteristikave të tilla. Neni 4 Kërkesa të përgjithshme mbi etiketimin 1. Etiketa e një produkti ushqimor duhet të përmbajë të dhënat e poshtëshënuara: 1. emrin me të cilin shitet produkti; 2. listën e përbërësve; 3. sasinë e përbërësve të veçantë ose kategorive të përbërësve sipas nenit 6; 4. deklarimin e sasisë neto; 5. datën e jetëgjatësisë minimale ose, në rastin e ushqimeve të cilat, nga pikëpamja mikrobiologjike, paraqesin rrezik, duhet të deklarohet “data e përdorimit...”; 6. çdo kusht i veçantë i ruajtjes ose kushtet e përdorimit; 7. emrin apo emërtimin e biznesit dhe adresën e prodhuesit apo ambalazhuesit, ose të tregtuesit (Edhe kur prodhohet për të tretët deklarohet adresa e prodhuesit, ambalazhuesit, tregtuesit dhe eksportuesit); 8. detaje të vendit të origjinës ose të prejardhjes për produktet ushqimore të importit (mosdhënia e këtyre veçantive mund të ngatërrojë konsumatorin për një produkt tjetër dhe për origjinën e vërtetë ose prejardhjen e produktit ushqimor); 9. udhëzimet e përdorimit, në rast se përdorimi i produktit ushqimor në mënyrën e përshtatshme është i pamundur në mungesë të këtyre udhëzimeve; 10. në lidhje me pijet që përmbajnë më shumë se 1,2 % të volumit alkool, gradën aktuale alkoolike në lidhje me volumin. 2. Kërkesat e këtij neni duhet të jenë objekt i përcaktimeve me më shumë saktësi dhe shtrirje në lidhje me peshat dhe masat. Neni 5 Emri i produktit ushqimor 1. Emri me të cilin shitet një produkt ushqimor: a) duhet të jetë i parashikuar për atë ushqim në legjislacionin në fuqi ose nëse ky emër nuk ekziston; b) duhet të jetë emër i përshtatshëm i zakonshëm; ose c) duhet të jetë një përshkrim i produktit ushqimor, dhe nëse është e nevojshme, një përshkrim i mënyrës së përdorimit të tij, që të jetë mjaftueshmërisht i qartë, për t’i lejuar blerësit të njohë natyrën e vërtetë dhe të dallojë këtë produkt ushqimor nga produkte të tjera ushqimore me të cilat ai mund të jetë i ngjashëm dhe mund të ngatërrohet. 2. Asnjë markë tregtare, emër tregtar apo emërtim i trilluar nuk duhet të zëvendësojë emrin me të cilin shitet produkti. 3. Emri me të cilin shitet produkti duhet të përfshijë ose të shoqërohet me detaje të tilla si: kushtet fizike të produktit ushqimor ose trajtimi specifik që ka pësuar (p.sh., pluhur, i ngrirë, ngrirje e thellë, i përqendruar, i tymosur) në të gjitha ato raste kur mosdhënia e këtij informacioni mund të krijojë konfuzion te blerësi. Çdo produkt ushqimor, që është trajtuar me radiacion jonizues, duhet të mbajë një nga treguesit e mëposhtëm: “i rrezatuar” ose “i trajtuar me radiacion jonizues”. Neni 6 Deklarimi i përbërësve (ingredientëve) 1. Përbërësit duhet të renditen në përputhje me këtë nen dhe shtojcat I, II, III dhe IV. 2. Përbërësit nuk renditen në etiketë në rast se kemi të bëjmë me: a) - fruta të freskëta dhe perime, përfshirë këtu patate, që nuk janë qëruar, prerë ose kanë kaluar një trajtim të ngjashëm; ujë të gazuar, përshkrimi i të cilit tregon që është i gazuar; uthulla të fermentuara, të përftuara nga një produkt i vetëm bazë, në rast se në të nuk është shtuar asnjë përbërës tjetër; b) - djathë; gjalpë; qumësht i fermentuar dhe krem qumështi, me kusht që në produktet e mësipërme të mos jetë shtuar asnjë përbërës tjetër përveç produkteve laktike, enzimave apo kulturave mikro-organizëm, të domosdoshme për prodhim, ose kripës së nevojshme për prodhimin e djathërave, përveç djathërave të njoma dhe atyre të përpunuara; c) produktet që kanë në vetvete vetëm një përbërës, kur: emri i produktit është i njëjtë me emrin e përbërësit, ose emri i produktit lejon që natyra e përbërësit të identifikohet lehtë. 3. Përbërësit e përcaktuar në nenin 2, pika (d) dhe renditur në shtojcën IV, do të tregohen në etiketë në rastet kur janë të pranishëm në pijet që përmbajnë më shumë se 1.2% të volumit alkool. Ky deklarim duhet të përmbajë fjalën “përfshin” të ndjekur nga emri i përbërësve të sipërpërmendur. Tregimi (deklarimi) nuk është i nevojshëm në rastin kur përbërësi përfshihet me emrin e tij specifik në listën e përbërësve, ose me emrin me të cilin pija shitet. 4. Kur një përbërës në ushqim është në vetvete produkt i disa përbërësve, ky i fundit duhet të konsiderohet si përbërës i produktit ushqimor në fjalë. 5. Nuk do të konsiderohen si përbërës: a) elementet e një përbërësi që kanë qenë përkohësisht të ndara gjatë procesit të prodhimit dhe më vonë janë përfshirë sërish në ushqim, por duke mos e kaluar sasinë e tyre fillestare; b) aditivët: prania e të cilëve në një ushqim i detyrohet vetëm faktit që ato (aditivët) ndodheshin në një ose më shumë përbërës të këtij produkti ushqimor, me kusht që ato të mos kenë ndonjë funksion teknologjik në produktin përfundimtar, që janë përdorur si ndihmës teknologjikë për përpunim; c) substancat e përdorura në sasinë e nevojshme si solvente (tretës) ose bartës për aditivët, ose aromat; d) substancat që nuk janë aditivë, por që janë përdorur në të njëjtën mënyrë dhe për të njëjtin qëllim si ndihmësit teknologjikë dhe që janë akoma të pranishëm në produktin final edhe nëse paraqiten në formë të alteruar. 6. Lista e përbërësve duhet të përfshijë të gjithë përbërësit e produktit ushqimor, në rendin zbritës të peshës, siç është regjistruar në kohën e përdorimit të tyre në prodhimin e produktit ushqimor. Lista e përbërësve duhet të ketë një titull të dukshëm që përfshin fjalën “përbërësit”. Por: uji i shtuar dhe produktet që avullojnë duhet të renditen sipas peshës së tyre në produktin final; sasia e ujit të shtuar si një përbërës në produktin ushqimor duhet të llogaritet duke zbritur nga sasia totale e produktit përfundimtar, sasinë totale të të gjithë përbërsve të tjerë të përdorur. Kjo sasi nuk duhet marrë në konsideratë nëse nuk kalon 5% të peshës së produktit të përfunduar; përbërësit e përdorur në formë të përqendruar apo dehidratuar dhe të riformuluar në kohën e prodhimit renditen sipas peshës, siç janë regjistruar përpara përqendrimit apo dehidratimit të tyre; në rastin e ushqimeve të përqendruara ose dehidratuara që janë të destinuara të rilidhen nga shtesat me ujë, përbërësit renditen sipas proporcionit në produktin e rilidhur në rast se lista e përbërësve është shoqëruar nga një shprehje si “përbërësit e produktit të rilidhur” ose “përbërësit e produktit gati për t’u përdorur”; frutat, perimet apo kërpudhat, në rastin kur asnjëra prej tyre nuk predominon në lidhje me peshën dhe janë përdorur në proporcione që variojnë, në një përzierje përbërësish në një produkt ushqimor, mund të grupohen së bashku në listën e përbërësve nën termin “frutë”, “perime” ose “kërpudhë” të ndjekura nga fraza “në proporcione që variojnë”, menjëherë të ndjekura nga lista e frutave, perimeve ose kërpudhave të pranishme; në rast të përzierjeve të erëzave dhe barnave, kur asnjëra nuk mbizotëron në mënyrë të veçantë në proporcion te pesha, këta përbërës mund të renditen në një rend tjetër me kusht që lista e përbërësve të shoqërohet nga një shprehje si “proporcione të ndryshueshme”; përbërësit që përbëjnë më pak se 2% të produktit final mund të renditen në rend të ndryshëm pas përbërësve të tjerë; — kur përbërësit e ngjashëm apo të zëvendësueshëm janë përdorur në prodhimin apo përgatitjen e një produkti ushqimor pa ndryshuar përbërjen, natyrën apo vlerën e këtij produkti ushqimor, dhe në rast se përbëjnë më pak se 2% të produktit final, ato mund të referohen në listën e përbërësve me anë të frazës “përmban ...dhe/ose...” ku të paktën një i jo më shumë se dy përbërësve është i pranishëm në produktin final. Ky kusht nuk do të aplikohet tek aditivët ose te përbërësit e listuar në shtojcën IV. 7. Përbërësit do të përcaktohen nga emri i tyre specifik, aty ku është e mundur, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në nenin 5. Por: përbërësit që i përkasin njërës nga kategoritë e përcaktuara në shtojcën 1 dhe që janë elemente të një produkti ushqimor tjetër duhet vetëm të emërtohen nga emri i asaj kategorie. Megjithatë emërtimi “niseshte” i renditur në shtojcën 1 gjithmonë duhet të ndiqet nga treguesi i origjinës specifike bimore në rast se ky përbërës përmban gluten; përbërësit që i përkasin njërës nga kategoritë e renditura në shtojcën II duhet të përcaktohen nga emri i asaj kategorie të ndjekur nga numri i tyre specifik ose numri serial, nëse një përbërës i përket më shumë se një nga këto kategori, atëherë duhet të tregohet kategoria e përshtatshme për funksionin fillestar. Megjithatë emërtimi “niseshte e modifikuar”, e vendosur në shtojcën II, duhet të ndiqet gjithmonë nga emërtimi i origjinës specifike bimore, kur ky përbërës të përmbajë gluten; aromat duhet të emërtohen në përputhje me shtojcën III, përjashtuar kininën dhe/ose kafeinën e përdorur si aromë në prodhimin ose përgatitjen e një produkti ushqimor, emri i të cilave duhet të përmendet në listën e përbërësve të përcaktuar në nenin 4(1)(2) menjëherë pas termit “aroma”. 8. Në rastet të cilat u trajtuan në pikën 4, një përbërës i përbërë mund të përfshihet në listën e përbërësve, me emrin e tij në lidhje me peshën e tij të përgjithshme, me kusht që të ndiqet menjëherë nga një listë përbërësish. Lista e referuar në paragrafin e parë nuk do të jetë e detyrueshme të deklarohet në etiketë: a) kur përbërja e përbërësve të përbërë përcaktohet në legjislacionin ekzistues dhe kur përbërësi është më pak se 2% i produktit përfundimtar; ky kusht nuk do të aplikohet për aditivët, subjekt të pikës 5; b) kur përbërësit e përbërë konsistojnë në një përzierje erëzash dhe/ose barërash që përbëjnë më pak se 2% të produktit përfundimtar, me përjashtim të aditivëve subjekt në pikën 5; c) kur përbërësi i përbërë është një produkt ushqimor për të cilin lista e përbërësve nuk është e nevojshme sipas legjislacionit ekzistues. 9. Pavarësisht përmbajtjes së paragrafit 6, përmbajtja e ujit nuk do të specifikohet: a) kur uji përdoret gjatë procesit të prodhimit vetëm për riformulimin e një përbërësi të përdorur në formë të përqendruar apo dehidratuar; b) në rastin e një mjedisi të lëngët, i cili normalisht nuk konsumohet si ushqim. 10. Pa marrë në konsideratë përmbajtjen e pikës 2, nënparagrafit të dytë të pikës 7 dhe nënparagrafit të dytë të pikës 8, çdo përbërës i përdorur në prodhimin e një produkti ushqimor dhe që është akoma i pranishëm në produktin përfundimtar, edhe kur është në formë të alternuar, i rënditur në shtojcën IV ose që e ka origjinën nga një përbërës i renditur në shtojcën IV, do të vendoset në etiketë me një referencë të qartë për emrin e këtij përbërësi. Treguesi i referuar në nënparagrafin e parë nuk do të kërkohet në qoftë se emri më të cilin produkti ushqimor shitet, nuk tregon qartë përbërësit e përfshirë. Pa marrë në konsideratë pikën 5 (b), (c), (d), çdo substancë e përdorur në prodhimin e një produkti ushqimor dhe substancë e përdorur në produktin përfundimtar edhe në formë të alternuar, me origjinë nga përbërësit e renditur ne shtojcën IV, do të konsiderohet si një përbërës dhe do të tregohet në etiketë me një referencë të qartë kundrejt emrit të përbërësit nga i cili e ka origjinën. Neni 7 Deklarimi sasior i përbërësve 1. Sasia e një përbërësi ose kategorie përbërësish të përdorur në prodhim, ose përgatitjen e një produkti ushqimor duhet të deklarohet në përputhje me këtë nen. 2. Deklarimi i referuar në paragrafin e parë është i detyrueshëm: a) kur përbërësi ose kategoria e përbërësve shfaqet me emrin me të cilin shitet produkti ushqimor, ose është zakonisht i njohur me atë emër nga konsumatori; ose b) kur përbërësi ose kategoria e përbërësve është vendosur në etiketë me anë të fjalëve, pikturave ose grafikëve; ose c) kur përbërësi ose kategoria e përbërësve është thelbësore për të karakterizuar një produkt ushqimor dhe për ta dalluar atë nga produkti me të cilin mund të ngatërrohet për shkak të emrit ose pamjes së jashtme. Por (a) dhe (b) nuk do të aplikohen: në rastet kur fjalët “me ëmbëlsues (it)” ose “me sheqer(na) dhe ëmbëlsues(it)” shoqërojnë emrin me të cilin shitet një produkt ushqimor, në përputhje me nenin 16 dhe shtojcën V; në raste të veçanta të lidhura me shtesat e vitaminave dhe mineraleve, në rastet kur këto substanca janë subjekt i etiketimit të vlerave ushqimore në përputhje me kërkesat e kreut III të kësaj rregulloreje. 3. Pika 2 nuk do të aplikohet: a) për një përbërës ose kategori përbërësish: pesha neto e lëndës së thatë të të cilave përcaktohet në përputhje me nenin 8 (4); ose sasitë e të cilëve janë kërkuar të deklarohen më parë në etiketë nga akte të tjera legjislative; ose kur përdoren në sasi të vogla për qëllim aromatizimi; ose kur paraqitja me emrin e shitjes së produktit ushqimor nuk është e tillë që të drejtojë zgjedhjen e konsumatorit, sepse ndryshimi në sasi nuk është thelbësor për të karakterizuar produktin ushqimor ose nuk e dallon atë nga produkte ushqimore të ngjashme; b) kur legjislacioni specifik e përcakton ekzaktësisht sasinë e një përbërësi ose një kategorie përbërësish pa pasur nevojë të paraqitet në etiketë; c) në rastet e referuara në paragrafët katër dhe pesë të nenit 6(6). 4. Sasia e treguar, e shprehur në përqindje, duhet t’i korrespondojë sasisë së përbërësit ose përbërësve në kohën e përdorimit të tij/tyre. Por: a) për produkte ushqimore që kanë humbur lagështinë si pasojë e trajtimeve me nxehtësi, sasia duhet t’i korrespondojë sasisë së përbërësit ose përbërësve të përdorur, në lidhje me produktin përfundimtar. Sasia do të shprehet në përqindje. Megjithatë, kur sasia e një përbërësi ose sasia totale e të gjithë përbërësve të shprehur në etiketë i kalon 100 %, përqindja duhet të zëvendësohet me peshën e përbërësit(ve) të përdorur për të përgatitur 100 g të produktit përfundimtar; b) sasia e përbërësve të avullueshëm duhet të tregohet në bazë të proporcionit të tyre në lidhje me peshën e produktit përfundimtar. Sasia e përbërësve të përdorur në formë të përqendruar apo dehidratuar dhe të riformuluara gjatë përpunimit mund të tregohet në bazë të proporcioneve të tyre në përpjesëtim me peshën sipas shënimit të vendosur përpara përqendrimit ose dehidratimit. Në rast të ushqimeve të përqendruara ose dehidratuara të përcaktuara për t’u riformuluar mbas shtimit të ujit, sasia e përbërësve mund të tregohet në bazë të proporcionit në përpjesëtim me peshën e produktit përfundimtar. 5. Deklarimi i referuar në pikën 1 duhet të vendoset ose brenda, ose menjëherë pas emrit me të cilin shitet produkti ushqimor ose në listën e përbërësve në lidhje me përbërësin, ose kategorinë e përbërësve në fjalë. 6. Ky nen do të aplikohet pa kufizime për kreun III të kësaj rregulloreje. Neni 8 Deklarimi i sasisë neto 1. Sasia neto e ushqimeve të ambalazhuara paraprakisht duhet të shprehet: në njësi volumore, si në rastin e lëngjeve; në njësi mase në rastin e produkteve të tjera, duke përdorur litrin, centilitrin, mililitrin, gramin ose kilogramin, sipas rastit. 2. a) Kur deklarimi i një tipi të caktuar sasie (p.sh. sasia nominale, sasia minimale, sasia mesatare) kërkohet nga një legjislacion tjetër, kjo sasi do të nënkuptohet si sasia neto në kuadrin e kësaj rregulloreje; b) kur një njësi e ambalazhuar paraprakisht konsiston në dy ose më shumë njësi individuale të ambalazhuara paraprakisht që përmbajnë të njëjtën sasi të të njëjtit produkt, sasia neto do të tregohet duke përmendur sasinë neto që është në çdo paketë individuale dhe numrin total të këtyre paketave. Megjithatë deklarimi i këtyre veçantive nuk do të jetë gjithsesi i detyrueshëm në rast se numri total i paketave individuale mund të shihet qartë dhe mund të numërohet lehtë nga jashtë dhe kur të paktën një deklarim i sasisë neto të ndodhur në çdo paketë individuale mund të shihet nga jashtë; c) kur një njësi e ambalazhuar paraprakisht konsiston në dy ose më shumë paketa individuale të cilat nuk janë njësi shitje, sasia neto do të jepet duke deklaruar sasinë totale neto dhe numrin total të paketave individuale. 3. Produktet ushqimore që normalisht shiten me numër, nuk kërkojnë ndonjë deklarim të sasisë neto, kur numri i njësive shihet qartë dhe numërohet lehtë nga jashtë ose nëse kjo nuk është e mundur, të deklarohet në etiketë. 4. Kur një ushqim i ngurtë prezantohet në një mjedis të lëngët, në etiketë duhet të deklarohet pesha neto pas kullimit të produktit ushqimor. Për qëllim të këtij paragrafi, “mjedis i lëngët” do të nënkuptojë të gjitha produktet e mëposhtme, mundësisht në përzierje dhe gjithashtu të ngrira ose me ngrirje të shpejtë, me kusht që lëngu të jetë një shtesë ndaj elementeve kryesore të kësaj përgatitjeje dhe si i tillë të mos përbëjë një faktor përcaktues për blerjen: ujë, solucione ujore kripërash, shëllirë, solucione ujore të acideve ushqimore, uthull, solucione acide të sheqernave, solucione ujore të substancave të tjera ëmbëlsuese, lëngje frutash ose perimesh në rast të frutave ose perimeve. 5. Nuk do të jetë e detyrueshme të deklarohet sasia neto në rast të produkteve ushqimore: a) që janë subjekt i humbjeve të konsiderueshme në volum ose masë dhe që shiten në numër ose peshohen në prani të blerësit; b) sasia neto e të cilave është më pak se 5 g ose 5 ml; gjithsesi ky kusht nuk do të aplikohet për erëzat dhe bimët medicinale. Neni 9 Deklarimi i afatit të jetëgjatësisë minimale 1. Data e jetëgjatësisë minimale për një ushqim të caktuar do të jetë data deri në të cilën produkti ushqimor ruan karakteristikat e tij specifike, me kusht që të jetë ruajtur në mënyrë të përshtatshme. Kjo duhet të deklarohet në pikat 2 deri në 5 të këtij neni. 2. Data do të shoqërohet me fjalët: “preferohet të përdoret përpara …” kur data përfshin deklarimin e ditës, “preferohet të përdoret përpara fundit …” në rastet e tjera. 3. Fjalët e referuara në pikën 2 duhet të shoqërohen nga: vetë data, ose një referencë e vendit ku është vendosur data në etiketë. Nëse është e nevojeshme, këto të dhëna duhet të shoqërohen nga përshkrimi i kushteve të ruajtjes së produktit për periudhën e specifikuar. 4. Data duhet të konsistojë në ditën, muajin dhe vitin në formë kronologjike të pakoduar. Megjithatë, në rast të produkteve ushqimore: që nuk rezistojnë më shumë se 3 muaj, do të mjaftonte vetëm deklarimi i ditës dhe muajit, që rezistojnë më shumë se 3 muaj por jo më shumë se 18 muaj, do të mjaftonte një deklarim i muajit dhe vitit, që rezistojnë më shumë se 18 muaj, atëherë do të mjaftonte një deklarim i vitit. 5. Duke qenë subjekt i një ligji tjetër, deklarimi i datës së skadencës nuk kërkohet për: fruta të freskëta dhe perime, përfshirë patatet, që nuk janë qëruar, prerë ose trajtuar. Ky kusht nuk do të aplikohet për fara të mbira dhe produkte të ngjashme, si perimet e mbira; verërat, verërat likere, verërat e gazuara, verërat e aromatizuara dhe produkte të ngjashme të marra nga frutat, përveç pijeve të marra nga rrushi, si edhe pije të prodhuara nga rrushi ose mushti i rrushit; pije që përmbajnë 10 % ose më shumë alkool në volum; pije të buta, lëngje frutash, nektarë frutash dhe pije alkoolike me kontejnerë individualë, që peshojnë më shumë se pesë litra, të destinuara për përdorim në ushqimin social; biskota ose kekë, që, për shkak të natyrës dhe përmbajtjes, konsumohen brenda 24 orëve nga prodhimi i tyre; uthull; kripë gjelle; sheqer i ngurtë; produkte sheqeri, që konsistojnë pothuaj vetëm në sheqere të aromatizuara dhe/ose të ngjyrosura; çëmçakiz dhe produkte të ngjashme përtypjeje; porcione të veçanta akulloreje (porcione të vogla për konsum individual të menjëhershëm). Neni 10 Deklarimi i datës së përdorimit 1. Në rast të produkteve ushqimore, që, nga pikëpamja mikrobiologjike, paraqesin rrezik të konsiderueshëm, dhe si rrjedhojë pas një periudhe të shkurtër kohe paraqesin një rrezik të menjëhershëm për shëndetin e njeriut, data e jetëgjatësisë minimale do të zëvendësohet me datën e përdorimit. 2. Kjo datë do të ndiqet nga fjalët “përdoret deri më”. Këto fjalë duhet të shoqërohen: nga vetë data, ose nga një referencë e vendit se ku është vendosur data në etiketë. Këto detaje duhet të shoqërohen nga përshkrimi i kushteve të ruajtjes që duhen ndjekur. 3. Kjo datë duhet të konsistojë në ditën, muajin dhe vitin në këtë rend dhe në formë të pakodifikuar. Neni 11 Udhëzimet e përdorimit Udhëzimet e përdorimit të një produkti ushqimor do të tregohen në mënyrë të tillë që të lehtësojnë përdorimin e përshtatshëm të produktit ushqimor. Neni 12 Paraqitja e informacionit 1. a) Kur produkti ushqimor është i ambalazhuar paraprakisht, detajet e përshkruara në nenin 4 duhet të vendosen në ambalazh ose në një etiketë të ngjitur në të; b) Pavarësisht pikës (a) dhe pa u ndikuar nga legjislacioni tjetër ekzistues në lidhje me sasitë nominale, kur produktet ushqimore të ambalazhuara paraprakisht janë: të destinuara për konsumatorin e fundit, por të tregtuara në një stad më të hershëm përpara shitjes te konsumatori i fundit dhe kur shitja tek ushqimi social nuk përfshihet në këtë stad, të destinuara për dorëzim tek ushqimi social për përgatitjen, përpunimin, ndarjen ose prerjen, të dhënat e hollësishme të përcaktuara nga neni 4 duhet të jenë vetëm në dokumentet tregtare që i referohen produktit ushqimor dhe ku mund të garantohet që pikërisht këto dokumente, që përmbajnë informacionin e etiketës, e shoqërojnë produktin ushqimor të cilit i referohen. Këto dokumente dërgohen përpara ose në të njëjtën kohë që bëhet dorëzimi; c) Në rastin e referuar në pikën (b), detajet e referuara në nenin 4(1) pika 1, 5 dhe 7 dhe, kur është e mundur, edhe ajo e referuar në nenin 10, do të vendosen në paketimin e jashtëm me të cilin produkti ushqimor do të paraqitet për tregtim. 2. Të dhënat e përmendura në nenin 4 duhet të jenë lehtësisht të kuptueshme dhe të vendosura në një vend sa më të dukshëm, në mënyrë të tillë që të jenë lehtësisht të shikueshme, lehtësisht të lexueshme dhe të pashlyeshme. Ato nuk duhen fshehur, errësuar apo ndërprerë për asnjë shkak nga shkrime të tjera ose figura. 3. Të dhënat e renditura në nenin 4(1), pika 1, 4, 5 dhe 10 duhet të deklarohen në të njëjtën fushë pamjeje. 4. Në rastin e shisheve të qelqit, të destinuara për ripërdorim që janë të markuara në mënyrë të pashlyeshme dhe që si rrjedhim nuk kërkojnë etiketë lidhëse ose etiketë të varur dhe kur paketa ose kontejneri ka një sipërfaqe më të vogël se 10 cm2 , do të duhet të jepen vetëm të dhënat e renditura në nenin 4(1) pika 1, 4 dhe 5. Në këtë rast, pika 3 e këtij neni nuk do të aplikohet. Neni 13 Gjuha 1. Kushtet e kërkuara në nenin 4 duhet të jepen në shqip. 2. Për produktet ushqimore të importuara, të dhënat për emërtimin e produktit, karakteristikat e tij (natyrën, vetitë, përbërjen etj.), mënyrën e përdorimit, kushtet e ruajtjes, datën e fundit të përdorimit, si dhe emrin dhe adresën e importuesit duhet të jepen në gjuhën shqipe, në etiketën origjinale ose kundër etiketë. 3. Pika 1 e këtij neni nuk përjashton nga kushtet e etiketikimit, shpjegimet edhe në një gjuhë tjetër. KREU II KËRKESA MBI ETIKETIMIN E VEÇANTË Neni 14 Kërkesa për shitjen e produktit ushqimor të paambalazhuar 1. Detyrimet e specifikuara në nenin 4 dhe nenin 5 pika 2, në rastin kur produkti ushqimor ofrohet për shitje te konsumatori i fundit ose tek ushqimi social i paambalazhuar, ose kur ushqimet paketohen në vendet e shitjes me kërkesën e konsumatorit ose të ambalazhuara paraprakisht për shitje direkte, do të caktohen me një akt tjetër nënligjor. Neni 15 Etiketimi i përmbajtjes së kafeinës 1. Kur një pije që është e destinuar për konsum e pamodifikuar ose pas riformulimit të produktit të koncentruar, ose të tharë paraprakisht, që përmban kafeinë, nga çfarëdolloj burimi, në një proporcion mbi 150 mg/l, shënimi i mëposhtëm duhet të vendoset në etiketë në të njëjtin vend me emrin e shitjes së produktit: “Përmbajtje e lartë kafeine”. Ky shënim duhet të shoqërohet në kllapa dhe në përputhje me nenin 12 pika 2, me përmbajtjen e kafeinës, e cila duhet të shprehet në mg/100 ml. 2. Pika 1 nuk do të aplikohet për pije me bazë kafeje, çaji ose ekstrakt çaji, kur emri i shitjes së produktit përmban termin “kafe”ose “çaj”. Neni 16 Kërkesa shtesë të etiketimit për disa produkte ushqimore Produkti ushqimor i një tipi të specifikuar në kolonën e parë të shtojcës V do të ketë në etiketë kërkesat shtesë të specifikuara në kolonën e dytë të kësaj shtojce. Neni 17 Kërkesa të veçanta për paketime ekstra Kjo rregullore nuk duhet të përkeqësojë dispozitat e legjislacionit nacional, të cilat në mungesë të dispozitave të Komunitetit, vendosin më pak shtrëngime për etiketimin e ushqimeve të paketuara në formë speciale, si në formë figurinash apo suveniresh. Neni 18 Ushqimet që përmbajnë fitosterole të shtuara, estere të fitosteroleve, fitostanole dhe/ose estere fitostanolesh Për qëllime etiketimi, fitosterolet, estret e fitosteroleve, fitostanolët dhe esteret e fitostanoleve do të përcaktohen respektivisht nga termat “sterole bimorë”, “estere sterolesh bimore” “stanole bimore” ose “estere stanolesh bimore” ose forma e tyre në shumës sipas rastit. Pa paragjykuar kërkesat e legjislacionit lidhur me etiketimin e produkteve ushqimore, etiketa e ushqimeve ose përbërësit e ushqimeve me fitosterol të shtuar, estere fitosteroli, fitostanole ose estere fitostanoli duhet të përmbajë: a) në të njëjtën fushëpamje me emrin e shitjes së produktit, lehtësisht e pashme dhe e lexueshme, duhet të paraqiten fjalët: “me sterole të shtuara bimore/ose stanole bimore”; b) sasinë e përmbajtjes së fitosteroleve të shtuara, estereve fitosterole, fitostanoleve ose estereve të fitostanoleve (e shprehur në % ose në “g” të steroleve të lira bimore/stanole bimore për 100 g ose për 100 ml ushqim) do të vendoset në listën e përbërësve; c) një deklarim, që produkti është i destinuar për njerëz që duan të ulin nivelin e kolesterolit në gjak; d) një deklarim që pacientët me mjekim për uljen e nivelit të kolesterolit duhet ta konsumojnë produktin nën mbikëqyrjen e mjekut; e) një fjali lehtësisht të lexueshme dhe në një vend të dukshëm, që të thotë që produkti mund të mos jetë nga ana ushqimore i përshtatshëm për gra shtatëzënë, me gji, ose për fëmijë nën 5 vjeç; f) një lloj këshillimi duhet të përfshihet në mënyrë që produkti të përdoret si pjesë e një diete të balancuar dhe të ndryshueshme, përfshirë konsum të rregullt të frutave dhe perimeve për të ndihmuar mbajtjen e niveleve të përcaktuara të karotenës; g) në të njëjtën fushëpamje, si edhe kërkesat nën pikën 3 sipër, duhet të jetë një fjali që konsumimi i më shumë se 3 g/ditë i steroleve të shtuara bimore/stanoleve bimore duhet të mënjanohet; h) një përkufizim të porcionit të produktit ushqimor ose përbërësve ushqimorë të përcaktuar (preferohen në g ose ml) me një deklaratë të sasisë së steroleve bimore/stanoleve bimore të përfshirë në çdo porcion. KREU III KËRKESAT PËR DEKLARIMIN E VLERAVE USHQYESE NË ETIKETIM Neni 19 Aplikimi dhe përkufizimet për kreun III 1. Kërkesat e kësaj pjese kanë lidhje me etiketimin e vlerave ushqyese të produkteve ushqimore për konsumatorin. Këto kërkesa do të aplikohen gjithashtu edhe për produkte ushqimore të destinuara për dorëzim te restorantet, spitalet, mensat dhe ushqimi social. 2. Kjo pjesë nuk do të aplikohet për: ujërat minerale natyrale ose ujëra të tjera të destinuara për konsum njerëzor, integratorë dietikë/suplementë ushqimorë. 3. Kjo pjesë do të aplikohet pa dallim kërkesash të specifikuara etiketimi për produkte ushqimore të destinuara për përdorim të veçantë ushqyes. 4. Në kuadër të kreut III të kësaj rregulloreje: a) me “etiketë nutritive (vlerash ushqyese)", nënkuptohet çdo informacion që shfaqet në një etiketë dhe që lidhet me: i) vlerën energjetike; ii) ushqyesit e mëposhtëm: proteina, karbohidrate, yndyrë, fibra, sodë, vitaminat dhe kripërat minerale të renditura në shtojcën VI dhe të paraqitura në sasi të përcaktuara siç është vendosur në këtë shtojcë; b) me “deklaratë nutritive (vlerash ushqyese)” do të nënkuptohet çdo mesazh promovues, që tregon, sugjeron ose nënkupton që një ushqim ka vlera të veçanta nutritive (ushqyese) si pasojë e energjisë (vlerës kalorifike), që: siguron, siguron në një shkallë ngritëse ose zbritëse, ose nuk siguron, dhe/ose për shkak të përbërësve që: përmban, përmban në proporcione të zvogëluara apo të zmadhuara, ose nuk përmban. Referimi ndaj cilësive apo sasive të një ushqyesi nuk përbën një deklarim nutritiv në atë shkallë që kërkohet nga legjislacioni; c) me “proteinë” është përmbajtja proteinike e llogaritur duke përdorur formulën: proteinë = azoti i përgjithshëm Kjeldahl × 6,25; d) me “karbohidrat” është çdo karbohidrat, i cili është i metabolizuar te njeriu, përfshirë poliolet; e) me “sheqerë” do të nënkuptojë të gjithë monosakaridet dhe disakaridet që ndodhen në ushqim, me përjashtim të polioleve; f) me “yndyrë” do të nënkuptojë lipidet e përgjithshme, përfshirë fosfolipidet; g) me “yndyrë të ngopur” do të nënkuptojë acidet yndyrore pa lidhje dyfishe; h) me “yndyrë me një lidhje të pangopur” do të nënkuptojë acide yndyrore me një lidhje dyfishe; i) me “yndyrë me shumë lidhje të pangopura” do të nënkuptojë acidet yndyrore me cis, cis metilene me ndërprerje të lidhjeve dyfishe; j) me “fibër” do të nënkuptojë materialin e përcaktuar në përputhje me procedurën e vendosur në nenin 11 dhe të matur me metodën e analizës, e cila duhet përcaktuar në përputhja me këtë procedurë; k) me “vlerë mesatare” nënkupton vlerën që paraqet me mirë sasinë e vlerës ushqimore, që përmban një produkt ushqimor, dhe reflekton ndryshimet për shkak të ndryshimit stinor, karakteristikat e konsumit dhe faktorë të tjerë që mund të shkaktojnë variacionin e vlerës aktuale. Neni 20 Përdorimi i etiketimit të vlerave ushqyese 1. Në varësi nga pika 2, etiketimi i vlerave ushqyese mund të jetë fakultativ. 2. Etiketimi i vlerave ushqyese do të konsiderohet i detyrueshëm kur në etiketë vendoset një deklaratë e vlerave ushqyese, në paraqitje ose në reklamë. Nga ky rregull përjashtohen reklamat. Neni 21 Deklarata të lejuara për vlerat ushqimore Të vetmet deklarata të lejuara për vlerat ushqimore do të jenë ato që lidhen me energjinë, për vlerat ushqimore të renditur në nenin 19(4)(a)(ii) dhe për substancat që i përkasin ose janë komponente të këtyre vlerave ushqyese. Neni 22 Përmbajtja e etiketave që shprehin vlera ushqimore 1. Në rast se është aplikuar etiketimi i vlerave ushqimore, informacioni që do të jepet do t’i përkasë ose grupit 1, ose grupit 2 në rendin e mëposhtëm: Grupi 1: a) vlera e energjisë; b) sasia e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave. Grupi 2: a) vlera e energjisë; b) sasia e proteinës, karbohidratit, sheqernave, yndyrës, yndyrnat e ngopura, fibrave dhe natriumit. 2. Në rast se është bërë një deklarim për sheqernat, yndyrnat e ngopura, fibrat ose natriumin, informacioni do të jepet në formën e grupit 2. 3. Etiketimi për vlerat ushqimore mund të përfshijë gjithashtu sasitë e një ose më shumë nga elementet e mëposhtme: niseshte, poliole, yndyrna me një lidhje të pangopur, yndyrna me shumë lidhje të pangopura, kolesterol, secilin nga mineralet apo vitaminat e renditura në shtojcën VI dhe të paraqitur në sasi të përcaktuara siç është përshkruar në atë shtojcë. 4. Deklarimi i substancave që i përkasin ose janë komponente të njërës nga kategoritë e vlerave ushqyese të referuar në paragrafin 1 dhe 3 duhet të jetë i detyrueshëm në rast se është bërë një deklarim për vlerat ushqyese. Kur është dhënë vlera e yndyrnave me shumë lidhje të pangopura dhe/ose yndyrnave me një lidhje të pangopur dhe/ose kolesterolit, duhet të jepet edhe sasia e yndyrnave të ngopura. Deklarimi i këtyre të fundit në këtë rast nuk përbën një deklarim të vlerave ushqyese me vlerën e pikës 2. Neni 23 Faktorët e ndërsjellë për vlerën e energjisë Vlera e deklaruar e energjisë duhet të llogaritet duke përdorur faktorët e mëposhtëm të ndërsjelljes: karbohidrat (përveç polioleve) 4 kkal/g - 17 kJ/g, poliolet 2,4 kkal/g - 10 kJ/g, proteinë 4 kcal/g - 17 kJ/g, yndyrë 9 kcal/g - 37 kJ/g, alkool (etanol) 7 kcal/g - 29 kJ/g, acid organik 3 kcal/g - 13 kJ/g, salatrim 6 kcal/g-25kJ/g. Neni 24 Mënyra e tregimit të vlerave ushqyese në etiketë 1. Deklarimi i vlerës së energjisë dhe proporcionit të vlerave ushqyese ose komponentëve të tyre duhet të jetë numerike. Njësitë në përdorim janë si më poshtë: energjia: kJ dhe kcal, proteinë, karbohidrat, yndyrë, fibër: gramë (g) / fibër, natrium, kolesterol: miligramë (mg), vitamina dhe mineral: njësitë e përcaktuara në shtojcën VI. 2. Informacioni do të shprehet për 100 g ose për 100 ml. Ky informacion mund të jepet për të gjithë sasinë ose për porcionin, me kusht që të tregohet numri i porcioneve të ndodhura në ambalazh. 3. Sasitë e lartpërmendura do të jenë ato të produktit ushqimor në shitje. Kur është e mundur, ky informacion mund të lidhet edhe me produktin ushqimor pas përgatitjes, me kusht që të jenë dhënë detaje të mjaftueshme udhëzuese dhe që informacioni të pasqyrojë produktin ushqimor të përgatitur për konsum. 4. Informacioni për vitaminat dhe mineralet duhet gjithashtu të shprehet në përqindje të sasisë së rekomanduar ditore (SRD) siç është dhënë në shtojcën VI për sasitë e specifikuara në pikën 2. Përqindja e sasive të rekomanduara ditore (SRD) për vitaminat dhe mineralet mund të jepen edhe në formë grafike. 5. Në rast se deklarohen sheqernat dhe/ose poliolet dhe/ose niseshteja, atëherë kjo deklaratë duhet të vendoset menjëherë pas deklaratës së përmbajtjes me karbohidrate në formën e mëposhtme: Karbohidrate g Nga të cilat: sheqere g (poliole) g niseshte g 6. Në rast se deklarohet sasia dhe/ose tipi i acideve dhe/ose kolesteroli, kjo deklaratë duhet të vijë menjëherë pas deklaratës së yndyrnave të përgjithshme, si më poshtë: Yndyrna g Nga të cilat: të ngopura g me një lidhje të pangopur g me shumë lidhje të pangopura g kolesterol mg. 7. Vlerat e deklaruara, sipas rastit, duhet të vlerësohen mesatarisht bazuar në: a) analizën e prodhuesit të produktit ushqimor; b) një llogaritje nga vlera e njohur apo vlera mesatare aktuale e përbërësve të përdorur; c) një llogaritje nga të dhënat e përcaktuara dhe pranuara. Neni 25 Prezantimi dhe gjuha e etiketimit të vlerave ushqyese 1. Informacioni i mbuluar nga kjo pjesë, përmblidhet në një tabelë, me numrat përbri nëse hapësira e lejon një gjë të tillë. Në rast se hapësira nuk e lejon një gjë të tillë, atëherë informacioni duhet të paraqitet në formë lineare. Ai duhet të shkruhet me karaktere të lexueshme dhe të qarta në një vend të dukshëm. 2. Informacioni i mbuluar nga kjo pjesë do të jetë në gjuhën shqipe. Informacioni mund të vendoset edhe në gjuhë të tjera. Neni 26 Etiketimi i vlerave ushqyese për ushqimet e paambalazhuara 1. Në rastet kur produkti ushqimor i paambalazhuar vendoset për shitje për konsumatorin e fundit ose për ushqimin social dhe produkti ushqimor paketohet në pikën e shitjes me kërkesën e blerësit ose paraambalazhohet për qëllim shitjeje të menjëhershme, informacioni i referuar në nenin 5 dhe mënyra e komunikimit të tij përcaktohen me akte nënligjore. KREU IV MARKIMI I PARTISË MALL Neni 27 Përkufizimi i partisë mall dhe qëllimi i markimit të tij 1. Për qëllimin e kësaj pjese, me parti mall do të quhet një sasi e njësive për shitje të produktit ushqimor të prodhuar, përpunuar ose ambalazhuar, praktikisht nën të njëjtat kushte. 2. Kjo pjesë ka lidhje me treguesin që lejon identifikimin e partisë mall që i përket produkti ushqimor. Neni 28 Kërkesat për shënimin e partisë mall 1. Një produkt ushqimor nuk mund të shënohet përveç rastit kur është i shoqëruar me një tregues siç është referuar në nenin 27 (2). 2. Pika 1 nuk do të aplikohet kur: a) produktet bujqësore: shiten ose dorëzohen në një magazinë të përkohshme ose qendër përgatitje apo paketimi; transportohen tek organizatat e prodhuesve; ose mblidhen për integrim të menjëhershëm brenda një përgatitje operative apo sistem përpunues; b) në pikën e shitjes te konsumatori i fundit, produktet ushqimore nuk janë të ambalazhuara paraprakisht, por të ambalazhuara me kërkesën e blerësit, ose janë të paraambalazhuara për shitje të menjëhershme; c) në ambalazhe ose kontenjerë, ana më e madhe e të cilave ka një sipërfaqe më të vogël se 10 cm. Neni 29 Forma e shënimit të partisë mall Partia mall duhet të përcaktohet në çdo rast nga prodhuesi, përpunuesi ose ambalazhuesi i produktit ushqimor në fjalë, ose shitësi i dorës së parë në Shqipëri. Treguesi i referuar në nenin 27(2) do të përcaktohet dhe vendoset nën përgjegjësinë e një ose më shumë operatorësh të mësipërm. Ai do të pararendet nga germa “L”, përveç rasteve kur është i dallueshëm nga tregues të tjerë në etiketë. Neni 30 Informacioni i markimit mbi partinë mall Kur produktet ushqimore janë të paraambalazhuara, germa “L” do të vendoset mbi paraambalazhim ose në një etiketë që është ngjitur mbi të. Kur produktet ushqimore nuk janë të paraambalazhuara dhe kur është e mundshme, treguesi i referuar në nenin 27(2), d.m.th. germa “L” do të vendoset në paketim ose në kontejner ose, në rast të kundërt, në dokumentet e nevojshme tregtare. Në të gjitha rastet ajo duhet të vendoset ne një mënyrë të tillë që të jetë lehtësisht e lexueshme, të shihet qartë dhe të mos fshihet lehtë. Neni 31 Përjashtimet kur në etiketë ndodhet data e jetëgjatësisë minimale ose data e përdorimit Kur data e jetëgjatësisë minimale ose data e përdorimit vendoset në etiketë, treguesi i referuar në nenin 27(2) nuk ka nevojë të paraqitet mbi produktin ushqimor, me kusht që data të konsistojë të paktën në një tregues të pakodifikuar të ditës dhe muajit në këtë rend përkatës. SHTOJCA I Klasifikimi i përbërësve që mund të jenë të emërtuara nga emri i kategorisë më të saktë se emri specifik Përkufizime Emërtime Vaji i rafinuar ndryshe nga vaji i ullirit “Vaj” i cilësuar “bimor” ose “shtazor”, si i përshtatshëm ose një shenjë e veçantë e origjinës bimore ose shtazore. Emërtimi “i hidrogjenizuar” mund të shoqërojë vajin e hidrogjenizuar Lëndë yndyrore e rafinuar “Lëndë yndyrore” e cilësuar “bimore” ose “shtazore” si i përshtatshëm, ose një shenjë e veçantë e origjinës bimore ose shtazore. Emërtimi “i hidrogjenizuar” mund të shoqërojë yndyrë e hidrogjenizuar Përzierje miellrash të marrë nga dy ose më “Miell” i ndjekur nga një listë drithërash nga shumë lloje drithërash të cilët është fituar, të cilat vendosen në rend zbritës në peshë Niseshte dhe niseshte e modifikuar në mënyrë “Niseshte” fizike ose nga enzime Të gjithë llojet e peshkut, ku peshku përmban një “Peshk” përbërës të një produkti tjetër ushqimor dhe siguron që emri dhe paraqitja e tillë e produkteve ushqimore nuk i referohet llojit specifik të peshkut Të gjithë tipet e djathërave, ku djathi ose djathi i “Djath” përzier përmbajnë një ingredient të një produkti tjetër ushqimor dhe siguron që emri dhe paraqitja e tillë e produkteve ushqimore nuk i referohet tipeve specifike (të veçantë) të djathit Të gjitha erëzat që nuk kalojnë më shumë se 2% “Erëz”, “Erëza” ose “Përzierje erëzash” në sasinë e produkteve ushqimore Të gjitha barërat ose pjesë barërash që nuk “Barëra” ose “Përzierje barërash” kalojnë më shumë se 2% të sasisë së produkteve ushqimore Të gjitha tipet e gomave (kauçukut) të përdorura në “Bazë kauçuku (gome)” përgatitjen e bazës së kauçukut për çëmçakizin Të gjitha tipet e produkteve të drithërave “Tul” ose “Peksimadhe” si i të pjekura dhe të thërmuara përshtatshëm Të gjitha tipet e sheqernave “Sheqer” Dekstrozë anhidër ose dekstrozë monohidrate “Dekstrozë” Shurup glukoze dhe shurup glukoze anhidër “Shurup glukoze” Të gjitha tipet e proteinave të qumështit (kazeina, “Proteina qumështi” kazeinate dhe proteina e hirrës) dhe përzierje të tyre Gjalpë kakao i presuar, shtrydhur ose rafinuar “Gjalpë kakao” Të gjitha tipet e verërave të përcaktuara në “Verë” rregulloren e CE të 17 majit 1999, nr.1493/1999 në organizimin e përgjithshëm të etiketimit të verërave Muskujt skeletor (**) të gjitarëve dhe llojet e zogjve “...mishi dhe emri(at)(*) e llojit të njohur si të përshtatshme për konsum njerëzor me kafshës nga i cili ai vjen inde të përfshira ose të përcaktuara në mënyrë natyrale, ku yndyrnat totale dhe indet lidhëse nuk kalojnë vlerën nën nivelin e dhënë të përbërjes së mishit dhe ingredientit të produkteve të tjera ushqimore. Produktet e mbuluara nga përkufizimi komunitare “Mish i paketuar mekanikisht” janë të përjashtuara nga ky përkufizim. Llojet Yndyra ( % ) Indi lidhës ( % ) (1) Gjitarët (përveç lepujve dhe derrave) dhe përzierjes së llojeve ku mbizotërojnë gjitarët 25 25 Derrat 30 25 Zogjtë dhe lepujt 15 10 1. Përmbajtja e indeve lidhëse është llogaritur mbi bazën e raportit midis përmbajtjes së kolagjenit dhe përmbajtjes së proteinave të mishit. Përmbajtja e kolagjenit kupton përmbajtjen e hidroksiprolinës shumëzuar me faktorin 8. Në qoftë se ky limit nuk është arritur, por të gjitha kriteret e tjera për përkufizimin e “mishit” kanë plotësuar përmbajtjen e “...mishit” duhet rregulluar deri poshtë në përputhje dhe duhet përmendur lista e ingredientëve, në shtimin e termit “...mish”, prezenca e yndyrës dhe/ose indit lidhës. (*) Për etiketimin në anglisht, ky emërtim mund të përsëritet sipas emrit të përgjithshëm të ingredientit që ka lidhje me llojin e kafshës. (**) Diafragma dhe muskujt maseters janë pjesë e muskulit skeletor, ndërsa zemra, gjuha dhe muskuli i kokës (përveç muskulit maseter), muskuli i kërcirit, kërciri dhe bishti janë të përjashtuara. SHTOJCA II KLASIFIKIMI I PËRBËRËSVE QË DUHET TË JENË TË EMËRTUAR NGA EMRI I KATEGORISË SË TYRE I NDJEKUR NGA EMRI I TYRE SPECIFIK OSE NUMRI I SERISË Ngjyrues Niseshte e modifikuar Perservative Embëlsues Antioksidant Agjent fryrës Emulsifikator Agjent kundër formimit të shkumave Mpiksës (trashës) Kripëra emulsifikuese Agjent xhelformues Agjentë përmirësues të miellit Stabilizues Agjentë voluminozë Zmadhues i aromave Aktivues Acidet Agjent masiv Rregullator i aciditetit Gaz shtytës Agjent kundër mpiksjes Agjent glazure SHTOJCA III EMËRTIMI I AROMATIZUESVE NË LISTËN E INGREDIENTËVE 1. Aromatizuesit do të emërtohen secili nga fjala “Aromatizues(it)” ose nga një emër më specifik ose përshkrim i aromatizuesit. 2. Fjala “natyral” ose ndonjë fjalë tjetër që ka kryesisht të njëjtin kuptim mund të përdoret vetëm për aromatizuesit në të cilin përbërësit e aromatizuesit përmbajnë vetëm substancat aromatizuese dhe/ose përgatisin aromatizuesit sipas përkufizimit në paragrafin 4. 3. Në qoftë se emri i përbërësit aromatizues i referohet natyrës ose origjinës bimore, ose shtazore të substancave të përfshira, fjala “natyral” ose ndonjë fjalë tjetër, po të mos ketë kryesisht të njëjtin kuptim, përbërësi aromatizues i caktuar, ka qenë i veçuar nga procesi fizik, procesi enzimatik ose mikrobiologjik, ose vetëm procesi tradicional i përgatitjes së ushqimit, ose vetëm nga produkti ushqimor ose origjina që ka lidhje me aromatizuesin. 4. Për paragrafin 2 përkufizimet në vazhdim do të përdoren: “Substancë aromatizuese” do të thotë me përkufizim substance kimike me veti aromatizuese, e cila është fituar nga process i caktuar fizik (duke përfshirë distilimin dhe tretës për ekstraktimin) ose procesi enzimatik ose mikrobiologjik nga materiale me origjinë bimore ose shtazore secili në gjendje të gjallë, ose pas përpunimit për konsum njerëzor me anë të procesit tradicional të përgatitjes së ushqimit ( duke përfshirë tharjen, nxehjen dhe fermentimin). “Përgatitja e aromatizuesit” kupton një produkt, ndryshe nga substanca aromatizuese, e koncentruar ose jo, me veti aromatizuese, e cila është fituar nga proces i caktuar fizik (duke përfshirë distilimin dhe tretës për ekstraktimin) ose procesi enzimatik, ose mikrobiologjik nga materiale me origjinë bimore ose shtazore secili në gjendje të gjallë ose pas përpunimit për konsum njerëzor me anë të procesit tradicional të përgatitjes së ushqimit (duke përfshirë tharjen, nxehjen dhe fermentimin). SHTOJCA IV Përbërësit të referuar në nenin 6 pikat (3), (5) dhe (9) 1. Drithërat me përmbajtje gluteni (grurë, thekër, elb, tërshërë etj. ose hibrided e tyre të shtrydhura) dhe produktet që vijnë prej tyre përveç: a) grurë, me bazë shurup glukoze, duke përfshirë dekstrozën (1); b) grurë, me bazë maltodekstrine(1); c) shurup glukoze me bazë elb; d) drithëra të përdorura për distilate ose alkool etilik të pijeve alkoolike me origjinë bimore dhe pije alkoolike të tjera. 2. Krustacet dhe produktet që vijnë prej saj. 3. Vezët dhe produktet që vijnë prej saj. 4. Peshku dhe produktet që vijnë prej tij, përveç: a) xhelatinë peshku që përdoret si bartës për vitaminat ose përgatitjen e karotinoideve; b) xhelatinë peshku që përdoret si agjent finiture në birrë dhe verë; 5. Kikirik dhe produktet që vijnë prej saj. 6. Sojë dhe produktet që vijnë prej saj, përveç: a) vaj soje i rafinuar dhe yndyra; b) tokoferol mix natyral(E 306), tokoferol D-alfa natyral, acetat tokoferol D-alfa natyral, tokoferol sucinat D-alfa natyral me origjinë soje. 7. Qumësht dhe produktet që vijnë prej tij (duke përfshirë laktozën), përveç: a) hirrës së përdorur për distilate ose alkool etilik të pijeve alkoolike me origjinë bimore dhe pije alkoolike të tjera; b) acidit laktik. 8. Bajame, lajthi, arra, bajame (Amygdalus communis L.), lajthi (Corylus avellana), arra (Juglans regia), shqeme (Anacardium occi-dentale), arra amerikane (Carya illinoiesis (Wangenh) K. Koch), arrë braziliane (Bertholletia excelsa), festek (Pistacia vera) dhe produktet që vijnë prej tyre, përveç: a) lajthive të përdorura për distilate ose alkool etilik të pijeve alkoolike me origjinë bimore dhe pije alkoolike të tjera. 9. Selino dhe produktet që vijnë prej saj. 10. Mustardë dhe produktet që vijnë prej saj. 11. Susam dhe produktet që vijnë prej saj. 12. Dyoksid sulfuri dhe sulfite të koncentruara më shumë se 10 mg/kg ose 10 mg/l të shprehura si SO2. 13. Lupin dhe produktet që vijnë prej saj 14. Molusqet dhe produktet që vijnë prej tyre SHTOJCA V KËRKESA TË VEÇANTA PËR ETIKETIMIN E TIPEVE DHE KATEGORIVE TË CAKTUARA TË USHQIMEVE Tipet ose kategoritë e produkteve ushqimore Të dhëna Produkti ushqimor, jetëgjatësia e të cilit është shtyrë nga mënyra e paketimit të tij në ndonjë paketues gazi të autorizuar “Paketuar me ajër mbrojtës” Produkti ushqimor që përmban ëmbëlsues ose ëmbëlsues të autorizuar “Me ëmbëlsues(a)”. Këto të dhëna do të shoqërojnë emrin specifik me të cilin ushqimi shitet, të vendosur në nenin 4 të kësaj direktive “me sheqer(e) dhe ëmbëlsues(a)”. Produkti ushqimor që përmban gjithashtu një shtesë sheqer Këto të dhëna do të shoqërojnë emrin specifik me të cilin ose sheqere dhe një ëmbëlsues ose ëmbëlsues të autorizuar specifik me të cilin ushqimi shitet, të vendosur në nenin 4 të kësaj direktive Produkti ushqimor qe përmban aspartame “Përmban burim fenilalanine” Produkti ushqimor që përmban më shumë se 10% shtesë polioli “Përdorimi i tepërt mund të japë efekte laksative”. Përmbajtja në ëmbëlsira ose pije e acidit glikorhizinik ose Termi “përmban liquorice” do të shtohet menjëherë mbas kripa amoniake e përcaktuar nga shtimi i substancës(ave) të listës së ingredienteve, vetëm në rastet kur termi “lëng tilla ose bimë likuore glycyrrhiza glabra, në përqendrimin (pije)” është tashmë i përshirë në listën e ingredienteve ose 100mg/kg ose 10mg/l ose më shumë në emrin nën të cilin produkti është shitur. Në mungesë të listës së ingredientëve, të dhënat do të shënohen të vendosura afër emrit nën të cilin produkti është shitur. Ëmbëlsirat përmbajnë acid glikorhizinik ose kripë amoniake e Mesazhi i mëposhtëm duhet shtuar mbas listës së ingredientëve: përcaktuar nga shtimi i substancës(ave) të tilla ose bimë “përmban bimë likuore-njerëz që vuajnë nga hipertensioni duhet likuore glycyrrhiza glabra, në përqendrimin 4g/kg ose më ushqimi shitet, të vendosur në nenin 4 të kësaj direktive. shumë të shmangin konsumin e tepërt”. Në mungesë të listës së ingredientëve, të dhënat do të vendosen pranë emrit nën të cilin produkti shitet. Pijet që përmbajnë acid glikorhizinik ose kripë amoniake e Mesazhi i mëposhtëm duhet shtuar mbas listës së ingredientëve: përcaktuar nga shtimi i substancës(ave) të tilla ose bimë “përmban bimë likuore-njerëz që vuajnë nga hipertensioni likuore Glycyrrhiza glabra, në përqendrimin 50 mg/l ose më duhet të shmangin konsumin e tepërt”. Në mungesë të listës së shumë, ose 300 mg/l ose më shumë, në rastin e pijeve që ingredientëve, të dhënat do të vendosen pranë emrit nën të përmbajnë më shumë se 1,2% alkool në volum. Niveli do të cilin produkti shitet. zbatohet te produkti që vendosja të jetë e lehtë për konsumatorin ose të rikontruktuara në varësi të udhëzimit të prodhuesit. SHTOJCA VI VITAMINAT DHE MINERALET TË CILAT MUND TË SHPALLEN DHE REKOMANDIMET E TYRE TË ZAKONSHME TË LEJUARA (RDAS) Emri i vitaminës ose mineralit Njësia Rekomandimet e zakonshme të lejuara (RDA) Vitamin A mg 800 Vitamin D mg 5 Vitamin E mg 10 Vitamin C mg 60 Tiamin mg 1,4 Riboflavin mg 1,6 Niacin mg 18 Vitamin B6 mg 2 Folacin mg 200 Vitamin B12 mg 1 Biotin mg 0,15 Acid Pantotenik mg 6 Kalçium mg 800 Fosfor mg 800 Hekur mg 14 Magnez mg 300 Zink mg 15 Jod mg 150 Si rregull, 15 % e rekomandimeve të lejuara të caktuara në këtë aneks zëvendësohen nga 100 g ose 100 ml, ose për paketim në qoftë se paketimi përmban vetëm një racion të vetëm mund të merret në konsideratë për të vendosur çfarë përbën një vlerë të rëndësishme.