تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Regulation No. 10 dated 18.6.2010 determining the procedures of getting permissions and public competition for fishing in seas, internal waters, land and water aquaculture

صدر في 2010-06-18 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të konkurrimit publik për ushtrimin e veprimtarisë së peshkimit në det, në ujërat e brendshme dhe akuakulturën tokësore dhe ujore.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
aquaculture, inland fisheries, marine fisheries, fish products, fishing area, fishing authorization, fishery management and conservation, public procurement, authorization/permit

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. [Printo] [Google Translate] RREGULLORE Nr.10, datë 18.6.2010 PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR PAJISJEN ME LEJE DHE TË KONKURRIMIT PUBLIK PËR USHTRIMIN E VEPRIMTARISË SË PESHKIMIT NË DET, NË UJËRAT E BRENDSHME DHE AKUAKULTURËN TOKËSORE DHE UJORE Në mbështetje të pikës 4 të nenit 102 të Kushtetutës dhe të germave "ë" dhe "i" të nenit 32 të ligjit nr.7908, datë 5.04.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën", i ndryshuar, si dhe të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.547, datë 13.05.2009 "Për procedurat dhe çmimet për dhënien me qira të sipërfaqeve ujore për qëllime të akuakulturës intensive", Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave miraton rregulloren si më poshtë: KREU I QËLLIMI DHE PËRKUFIZIME Neni 1 Qëllimi Kjo rregullore përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për: a) kërkimin e lejeve të peshkimit, shqyrtimin e kërkesës e të dokumentacionit që e shoqëron dhe lëshimin e aktit të miratimit të saj; b) zhvillimin e konkurrimit publik në ujërat e brendshme dhe akuakulturën tokësore dhe ujore. Neni 2 Përkufizime Në kuptim të kësaj rregulloreje: 1. Anije peshkimi është çfarëdolloj anijeje e pajisur për peshkimin industrial të burimeve ujore të gjalla, duke përfshirë anijet mbështetëse dhe çdo anije tjetër të përfshirë në veprimtarinë e peshkimit. 2. Motoskaf është një mjet lundrues me një raport fuqi/peshe shumë të lartë. Motoskafët mund të jenë me motor fuoribord ose me motor të brendshëm. 3. Autoriteti i menaxhimit të peshkimit është Ministria, e caktuar me ligj për të kryer funksionet e menaxhimit të peshkimit. 4. Kontrolli është një inspektim i planifikuar ose jo, i ushtruar nga sektori për kontrollin e peshkimit, i cili ka për qëllim: a) verifikimin e përputhshmërisë së veprimtarisë që kontrollohet me kërkesat e legjislacionit të peshkimit; b) monitorimin e aktiviteteve të licencuara, në përputhje me kërkesat e përcaktuara në licencën e miratuar. 5. Leje peshkimi është dokumenti që miratohet nga QKL për të kryer një aktivitet konkret peshkimi me një anije të caktuar, në kushte të përcaktuara, ku certifikohen minimalisht të dhënat lidhur me identifikimin e karakteristikave teknike dhe të ndërtimit të anijes sipas aktit të Miratimit të dhënë nga Ministria. 6. Kontratë për aktivitetin e peshkimit në ujërat e brendshme dhe akuakulturë është dokumenti që miratohet nga Ministria, ku përcaktohen kushtet dhe rrethanat detyrimisht të zbatueshme, në afatin e përcaktuar shprehimisht në të. 7. Ligj kuptohet ligji nr. 7908, datë 5.04.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën", i ndryshuar. 8. Monitorimi është procesi që përmbledh tërësinë e vëzhgimeve e vrojtimeve mbi zhvillimin e aktivitetit të peshkimit. Monitorimi është kërkesë e vazhdueshme për marrjen e të dhënave të zënieve, të përbërjes llojore, të sforcos së peshkimit, të flakjeve në det, të zonave dhe sezoneve të peshkimit. Monitorimi përfshin gjithashtu regjistrimin dhe mbajtjen e këtyre të dhënave që janë objekt i analizave dhe prognozave. 9. Organizate kuptohet Organizata e Menaxhimit të Peshkimit, e krijuar sipas nenit 26 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe të nenit 31/1 të ligjit. 10. Pajisje peshkimi kuptohen gjithë ato pajisje të destinuara për zënien e organizmave ujore. 11. Peshkim artizanal kupton format e peshkimit profesional me mjete fikse ose të lëvizshme si grepat (parangallet), mrezhat, njicat stavnik, bilanxh etj., që ushtrohen në ujëra bregdetare dhe ujëra të brendshme. 12. Peshkim fundor (demersal) kuptohet peshkimi i organizmave ujore që jetojnë në tabanin e ujërave. Ky peshkim realizohet me rrjeta që tërhiqen me një shpejtësi të caktuar mbi tabanin e ujërave me anë të fuqisë motorike. Ligjet.org - Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të kon... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Rregullore:10:18.06.2010 1 of 5 4/24/2012 5:31 PM 13. Peshkim industrial kuptohen format e peshkimit profesional fundor, pelagjik dhe me rrethime. 14. Peshkim me mjete fikse ose stacionare kuptohet peshkimi me çdo lloj pajisje (rrjete, kallam ose tub plastik a metalik i thurur etj.) e fiksuar e vendosur për zënien e organizmave ujore si p.sh. dajlane, prita, bilanxhe, stavnike etj. 15. Peshkim pelagjik kuptohet peshkimi i llojeve të peshqve që jetojnë në shtresën ujore ndërmjet fundit dhe sipërfaqes, qofshin këta të vegjël apo të mëdhenj (sardele, acuga, toni etj.). 16. Peshkim profesional kuptohet aktiviteti i peshkimit që kryhet për qëllime ekonomike dhe fitimi. 17. Peshkim me rrethim kuptohet peshkimi i llojeve të ndryshme të peshqve me rrjeta që mundësojnë rrethimin e tufave, (sardele, acuge) të grumbulluara për shkaqe biologjike ose jo. 18. Peshkim sportiv kuptohet aktiviteti i peshkimit qe kryhet për qëllime dëfrimi, shlodhëse ose sportive dhe pa qellim fitimi. 19. Port peshkimi kuptohet një port, liman i veçantë peshkimi ose zonë e caktuar brenda një porti tregtar, në të cilin ofrohen shërbimet për anijet e peshkimit së bashku me akuatoriumin, bankinat, territorin tokësor, ndërtesat dhe strukturat përkatëse. 20. Qendër peshkimi kuptohet një mol, urë në det ose valëpritës, në lagunë ose liqen që përdoret për qëllime peshkimi së bashku me territorin tokëso r, ndërtesat dhe strukturat përkatëse. 21. Speciet objekt peshkimi (target) kuptohen speciet kryesore që duhet të zihen nga një anije ose një mjet në një formë peshkimi të caktuar. Në peshkimin pelagjik me koshilok kjo mund të jetë vetëm një specie (p.sh. sardele), ndërsa në peshkimin me koca mund të jetë një grup speciesh (p.sh. merluci, barbuni, gjuhëza etj). 22. Tonazh kuptohet tonazhi bruto i përcaktuar nga aneksi I i Konventës Ndërkombëtare mbi tonazhin e anijeve 1969. Tonazhi bruto përcaktohet me anë të formulës GT=K1V ku V është volumi total i hapësirave të mbyllura të anijes në metër kub dhe K1=02+0.02log10V 23. Ujëra të brendshme përfshihen lagunat bregdetare, liqenet natyrore, liqenet e hidrocentraleve, ujëmbledhësit e bujqësisë, lumenjtë dhe ujëra të tjera të Republikës së Shqipërisë të ndryshme nga ujërat detare . 24. Ujëra territoriale janë ujërat e zonës detare në të cilat shteti bregdetar ushtron sovranitet të plotë. Zona e ujërave territoriale shtrihet deri në 12 milje detare largësi nga vija e zbaticës së bregut të detit. Ky përkufizim është përcaktuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara për ligjin mbi detin (UNCLOS), i cili parashikon edhe rregulloret dhe menaxhimin e gjithë burimeve të gjalla, si edhe përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive (EEZ). 25. Motofluge (ose motolance) është çfarëdo lloj mjeti lundrues i përfshirë në veprimtarinë e peshkimit, me gjatësi deri në 15 m që plotëson kërkesat e neneve 38, 39, 40 të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë dhe që ka si vend të dislokimit të mjetit njërin nga katër portet e peshkimit: Sarandë, Vlorë, Durrës apo Shëngjin. 26. Sanall, lundër, sul, take dhe sinonime të ngjashme kuptohen çfarëdolloj mjeti lundrues i përfshirë në veprimtarinë e peshkimit, me gjatësi më të vogël se 15 m, jashtë kërkesave të pikës 25 të këtij neni dhe që nuk ka domosdoshmërish si vend të dislokimit të mjetit njërin nga katër portet e peshkimit: Sarandë, Vlorë, Durrës apo Shëngjin. KREU II KËRKESA DHE DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM Neni 3 Llojet e lejeve dhe e drejta për ushtrim aktiviteti në peshkim dhe akuakulturë 1. Në peshkimin detar me mjete lundruese me dhe pa kuvertë, motobarka ose anije peshkimi, për peshkim fundor, peshkim i pellagjikëve të vegjël dhe/ose të mëdhenj, peshkim molusqesh, me turbosofiante, selektive dhe peshkim bregdetar jepet leje peshkimi, e cila akordohet për çdo mjet lundrues të veçantë. 2. Për ujërat e brendshme e drejta e peshkimit fitohet nëpërmjet konkurrimit publik dhe me subjektet fituese Ministria lidh kontratë të zhvillimit të aktivitetit të peshkimit. 3. Në ato kategori ujore, të shpallura si zona bashkëmenaxhimi, ku ekzistojnë organizatat e menaxhimit të peshkimit (OMP), kontrata lidhet me OMP-në, e cila pajis anëtarët e vet peshkatarë me dokumentacionin përkatës të anëtarësisë. Ne kontratë përcaktohen numri i anëtarëve, afati i kontratës, detyrimet e palëve dhe sanksionet në rast mosplotësimi të tyre. 4. Personat fizikë ose juridikë të interesuar për zhvillimin e akuakulturës, tokësore dhe ujore, në pronat publike, u nënshtrohen procedurave të konkurrimit publik. Me fituesin, Ministria ose përfaqësuesi i pronës shtetërore lidh kontratë qiraje. Procedurat për lidhjen e kontratës dhe ato të konkurrimit publik nuk zbatohen në rastet kur toka është në pronësi private. Neni 4 Aplikimi dhe kërkesat për leje peshkimi në det 1. Aplikimi bëhet pranë QKL për format e peshkimit që janë të parashikuara për t'u pajisur me leje. 2. Lejet e peshkimit lëshohen nga QKL pas shqyrtimit dhe verifikimit për plotësimin e kritereve të lejimit nga Drejtoria e Burimeve të Ujërave dhe Peshkimit (Drejtoria e Përgjithshme e Politikave) në Ligjet.org - Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të kon... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Rregullore:10:18.06.2010 2 of 5 4/24/2012 5:31 PM Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave. Vendimi i drejtorisë bazohet në vlerësimin e dokumenteve të paraqitura për përmbushjen e kritereve të lejimit: I. Për mjetin lundrues me kuvertë a) Dëshmi pronësie (nga Kapiteneria e porteve). b) Dëshmi Flamuri (nga Kapiteneria e porteve). c) Certifikatë lundrimi (nga Regjistri Detar). d) Certifikatë regjistrimi në QKR. II. Për mjetin lundrues pa kuvertë (për peshkim artizanal) a) Libri i mjetit lundrues (nga Kapiteneria e porteve). b) Dokumenti i regjistrit të mjetit lundrues (nga Policia Kufitare) ose vërtetim aplikimi pranë saj. c) Certifikatë regjistrimi në QKR. Neni 5 Aplikimi dhe kërkesat për konkurrimin publik për aktivitetin në ujërat e brendshme dhe akuakulturë 1. Për konkurrimin publik për ujërat e brendshme dhe akuakulturë, ministri ngre Komisionin e Vlerësimit të Kërkesave, i cili ka detyra të përcaktuara në nenin 8 të kësaj rregulloreje. 2. Njoftimi për botim për konkurrim të një kategorie të veçantë për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në ujërat e brendshme dhe akuakulturës shpallet 2 herë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe përmban të dhënat për objektin ujor, pikët vlerësuese për elementet e konkurrimit, dokumentacionin që duhet të paraqesin konkurrentët, si dhe vendin, datën dhe orën e paraqitj es së dokumentacionit. Data e konkurrimit të jetë jo më parë se 7 ditë kalendarike nga data e botimit të fundit. 3. Dokumentacioni i përgjithshëm që paraqesin pjesëmarrësit në konkurrim është: a) kërkesa për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në objektin ujor të shpallur për konkurrim; b) regjistrimi në QKR; c) plan biznesi për zhvillimin e veprimtarisë; d) projekti teknik dhe dokumentacioni i nevojshëm teknik e ligjor; e) niveli i investimit; f) niveli i punësimit; g) vetëdeklarim se projekti përputhet me kërkesat mjedisore të zonës në fjalë; h) pagesa e tarifës së shërbimit. 4. Dokumentacioni i veçantë që paraqesin pjesëmarrësit në konkurrim për çdo kategori ujore është: a) për akuakulturën: i) garancia financiare e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes; ii) prania e specialistit të fushës nëpërmjet CV profesionale, ku të tregohet përvoja në fushën e peshkimit dhe akuakulturës; iii) vetëdeklarimi se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, nuk ka detyrime tatimore ose detyrime të tjera. b) për ujëmbledhësit e bujqësisë: i) të dhëna teknike për ujëmbledhësin dhe planvendosja e tij; ii) marrëveshje ose kontratë përdorimi uji ose ujëmbledhësi me përfaqësuesin e organit që administron ujëmbledhësin; iii) garancia financiare e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes; iv) vetëdeklarim se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, nuk ka detyrime tatimore ose detyrime të tjera. c) për lagunat bregdetare, jo me dajlan: i) plan vendosja e instalimeve peshkore; ii) lloji i mjeteve të peshkimit; iii) sasia (gjatësi dhe/ose numër); iv) vetëdeklarimi se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, nuk ka detyrime tatimore ose detyrime të tjera. d) për lumenjtë: i) plan vendosja e instalimit të mjetit/mjeteve të peshkimit; ii) lloji i mjeteve të peshkimit; iii) sasia (gjatësi dhe/ose numër); iv) vetëdeklarimi se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, nuk ka detyrime tatimore ose detyrime të tjera; e) të tjera si: grumbullim/kultivim molusqesh bivalvore: i) kategorizim nga autoriteti veterinar i zonës; ii) lista dhe vendosja e të gjitha derdhjeve nga toka në det në raport me zonën ku synohet të zhvillohet aktiviteti; iii) llojet qe synohen të kultivohen ose grumbullohen; iv) vetëdeklarimi se subjekti nuk ka procese gjyqësore në ngarkim, nuk ka detyrime tatimore ose detyrime te tjera; v) garancia financiare e mjaftueshme për përballimin e investimeve të parashikuara në planbiznes. Neni 6 Ligjet.org - Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të kon... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Rregullore:10:18.06.2010 3 of 5 4/24/2012 5:31 PM Kriteret e konkurrimit Kriteret e konkurrimit për të gjitha kategoritë ujore sipas plan biznesit janë: a) Niveli i investimit; b) Teknologjia e projektit; c) Niveli i punësimit. Neni 7 Kriteret e vlerësimit a) Niveli i investimit 40 pikë b) Teknologjia e projektit 40 pikë c) Niveli i punësimit 20 pikë d) Në rast klasifikimi me pikë të barabarta, CV e subjektit dhe eksperienca në aktivitet ka përparësi. Neni 8 Detyrat e Komisionit të Vlerësimit të Kërkesave 1. Komisioni i Vlerësimit ka këto detyra: a) përgatit dokumentacionin për publikim dhe e shpall atë; b) hap në prani të konkurrentëve dokumentacionin e paraqitur prej tyre, duke bërë të njohur të dhënat kryesore për çdo ofertë të paraqitur. Kur dokumentacioni i paraqitur nuk është i plotë, konkurrenti skualifikohet; c) në rast se paraqitet një kërkesë e vetme, Komisioni i Vlerësimit rishpall edhe njëherë objektin në konkurrim. Data e konkurrimit të dytë të jetë jo me parë se 7 dite kalendarike nga data e shpalljes; ç) në rast se edhe në datën e dytë të konkurrimit paraqitet një kërkesë e vetme, atëherë Komisioni bën vlerësimin edhe me një kërkesë të vetme; d) harton procesverbalin e zhvillimit të konkurrimit, ku përshkruhen pjesëmarrësit, konkurrentët e skualifikuar dhe shkaku, konkurrentët e kualifikuar dhe lista e dokumenteve të paraqitura prej tyre; e) bën shqyrtimin brenda 10 ditëve të dokumentacionit të paraqitur dhe vlerëson me pikë sipas pikës 1 të këtij neni çdo element konkurrimi, sipas përcaktimeve në njoftim; f) verifikon nëse subjekti kërkues është dënuar ose jo, në procedure për shkelje ligjore në peshkim dhe/ose është debitor; g) rendit, pas përfundimit të konkursit, konkurruesit në bazë të pikëve të fituara; h) paraqet tek ministri, brenda afatit të përcaktuar në germën "e" të kësaj pike, një informacion për zhvillimin e konkursit, së bashku me procesverbalin dhe listën e konkurruesve, të renditur sipas pikëve të fituara për të kërkuar miratimin e procedurës; i) komisioni i vlerësimit shpall subjektin fitues. Njoftimi për shpalljen fitues vendoset në këndin e njoftimeve të ministrisë. Neni 9 Ankimi Subjektet konkurruese, brenda 5 ditëve nga shpallja e subjektit fitues, kanë të drejtën e ankimimit te ministri, i cili brenda 10 ditëve i përgjigjet ankuesit me shkrim. Neni 10 Mbyllja e procedurës Pas përfundimit të procedurave të mësipërme, ministria lidh kontratën e zhvillimit të aktivitetit, miraton kohë zgjatjen e projektit, i cili nuk mund të jetë me shumë se për 5 vjet për ujërat e brendshme dhe 10 vjet për akuakulturën intensive. Neni 11 Rinovimi i lejes për peshkim dhe akuakulturë Me mbarimin e afateve të lejuara sipas formatit të lejes ose kontratës për ushtrimin e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës, çdo subjekt peshkimi, i çfarëdo forme peshkimi, duhet të aplikojë nga fillimi, ashtu si është përcaktuar në nenet 4 dhe 5 të kësaj rregulloreje. Neni 12 Ndërprerja e lejes dhe prishja e kontratës 1. Ndërprerja e vlefshmërisë së lejes dhe prishja e kontratës për zhvillimin e aktivitetit të peshkimit në ujërat e brendshme dhe akuakulturë është kompetencë e inspektorëve të peshkimit, si dhe e Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative (KSHKAPA). 2. Vendimi i KSHKAPA për ndërprerjen lejes dërgohet në QKL, e cila bën ndërprerjen e lejes. Ligjet.org - Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të kon... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Rregullore:10:18.06.2010 4 of 5 4/24/2012 5:31 PM 3. Vendimi i KSHKAPA për ndërprerjen e kontratës i lëshohet me shkrim subjektit të kontratës. 4. Zotëruesi i lejes është i detyruar të dorëzojë pranë inspektorit të peshkimit ose zyrës së inspektoratit të peshkimit në rrethin përkatës dokumentin e lejes deri në vendimin e KSHKAPA dhe sanksioneve plotësuese. Neni 13 Anulimi i lejes dhe kontratës 1. Leja ose kontrata humbet vlefshmërinë në mënyrë të përkohshme: a) kur subjektit fizik ose juridik i ndalohet të zhvillojë aktivitetin e peshkimit dhe akuakulturës nga vendimi i KSHKAPA; b) në rastet kur subjekti fizik ose juridik kryen shkelje të parashikuara në nenin 39 dhe nenin 40, germa "c" të ligjit; c) kur subjekti fizik ose juridik nuk paguan taksën vjetore të lejes brenda datës 31 mars të vitit në vazhdim. 2. Leja ose kontrata humbet vlefshmërinë në mënyrë të përhershme kur: a) përfundon ose mbyllet veprimtaria e peshkimit profesional; b) zotëruesi i saj nuk dëshiron të vazhdojë veprimtarinë e peshkimit te lejuar nëpërmjet kësaj lejeje; c) kur subjekti fizik ose juridik nuk paguan gjobat e vendosura për shkeljet e konstatuara në bazë të neneve 39 dhe 40 të Ligjit; d) kur subjekti fizik ose juridik është dënuar dy herë nga KSHKAPA; e) kur subjekti fizik ose juridik, i ndodhur në kushtet e germës "c" të pikës 1 të këtij neni, nuk e paguan taksën vjetore të lejes deri më datën 30 prill të po atij viti. f) në rast se një mjet lundrues apo një impiant akuakulture nuk përdoret për zhvillimin e veprimtarisë për të cilën është marrë leje ose lidhur kontrate, për një periudhë më shumë se gjashtë muaj. Inspektori i peshkimit bën verifikimin dhe paraqet procesverbalin përkatës në drejtori. g) në rast të moszbatimit të detyrimeve që rrjedhin nga kushtet e lejes ose kontratës. 3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni zbatohen edhe në rastin e licencave në fuqi, të lëshuara para ndryshimeve sipas ligjit nr.10 001, datë 6.10.2008 "Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7908, datë 5.04.1995 "Për peshkimin dhe akuakulturën"", i ndryshuar . Neni 14 Shfuqizimet Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, rregullorja nr.2, datë 7.5.2007 "Për licencimin e peshkimit dhe akuakulturës dhe rregullorja nr.3, datë 20.06.2008 "Për disa shtesa dhe ndryshime në rregulloren nr.2, datë 17.05.2007 "Për licencimin e peshkimit dhe të akuakulturës", shfuqizohen. Neni 15 Hyrja në fuqi Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë dhe publikohet në Fletoren Zyrtare. MINISTRI I MJEDISIT, PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE Fatmir Mediu Copyright 2012 - www.ligjet.org Ligjet.org - Për përcaktimin e procedurave për pajisjen me leje dhe të kon... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Rregullore:10:18.06.2010 5 of 5 4/24/2012 5:31 PM

Regulation No. 10 dated 18.6.2010 determining the procedures of getting permissions and public competition for fishing in seas, internal waters, land and water aquaculture · Nelum