Regulation 571 date 27.6.2013 on the criteria to be used for determining the exploitation areas/boundaries of the mineral rights granted by concession agreements
صدر في 2013-06-27 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- VENDIMNr. 571, datë 27.6.2013PËR MIRATIMIN E KRITEREVE TË PËRCAKTIMIT TË ZONAVE TË LEJUARA MINERARE PËR TË DREJTAT MINERARE TË MIRATUARA ME MARRËVESHJE KONCESIONARE.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Mineral resources
- الكلمات المفتاحية
- access right, legal proceedings/administrative proceedings, contracts, authorization/permit, business/industry/corporations, enforcement/compliance, concession
- الفئات
- *, metals-base, metals-precious, minerals-critical
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1. Në rastin kur një e drejtë minerare jepet me koncesion, zona e lejuar minerare përfshin sipërfaqen e shprehur në koordinata për: a) tërësinë e trupave, punimeve dhe objekteve ekzistuese minerare në momentin e dhënies të së drejtës minerare me koncesion; b) tërësinë e trupave dhe objekteve sipas vazhdimësisë së trupave minerare që shfrytëzohen në mënyrë racionale nga punimet kapitale minerare, të miratuara në kuadrin e marrëveshjes koncesionare dhe sipas punës kërkimore zbuluese të realizuar më pas nga koncesionari; c) burimet minerare që janë në vazhdimësi dhe/ose të trupave dhe objekteve minerare të së njëjtës strukturë minerare të vendburimit minerar, që përfshijnë tektonikat, tektonikat shkëputëse etj., duke mundësuar shfrytëzimin racional dhe eficent në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.
2. Koordinatat e zonave të lejuara minerare, të përcaktuara sipas pikës 1 të këtij vendimi, vlerësohen me vendim të këshillit teknik të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore.
3. Me qëllim lejimin e veprimtarisë minerare dhe plotësimin e programit koncesionar në zonën e lejuar, të përcaktuar sipas shkronjës "a" të këtij vendimi, ministri që mbulon çështjet minerare pajis koncesionarin për herë të parë me leje minerare, bazuar në procedurat standarde përkatëse për përgatitjen dhe paraqitjen e dokumentacionit për pajisjen me leje minerare.
4. Çdo ndryshim i zonës së lejuar minerare, në lidhje me parashikimet e shkronjave "b" e "c" të këtij vendimi, miratohet me urdhër të ministrit që mbulon çështjet minerare. Të gjitha ndryshimet reflektohen në aneksin përkatës të lejes minerare.
5. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI Sali Berisha Copyright 2016 www.ligjet.org http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Vendim%20i%20KM:571:27.06.2013 1/1