Order nr. 611 dated 8 August 2024 determining the detailed rules for the registration of animals in the national database and their traceability
صدر في 2024-08-08 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Urdhër nr. 611 datë 8.8.2024 për përcaktimin e rregullave të hollësishme për regjistrimin e kafshëve në bazën e të dhënave kombëtare dhe gjurmueshmëria e tyre.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock
- الكلمات المفتاحية
- animal health, animal production, cattle, data collection/reporting, equine-animals, marking/identification, poultry, registration, sheep/goats, swine, traceability, birds, pet animals
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 URDHËR Nr. 611, datë 8.8.2024 PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR REGJISTRIMIN E KAFSHËVE NË BAZËN E TË DHËNAVE KOMBËTARE DHE GJURMUESHMËRIA E TYRE Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës; nenit 16 të ligjit nr. 90, datë 27.9.2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore, URDHËROJ: 1. Miratimin e rregullores “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për regjistrimin e kafshëve në bazën e të dhënave kombëtare dhe gjurmueshmëria e tyre”. 2. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit në Fushën e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë, Mbrojtjes së Bimëve dhe Peshkimit, Drejtoria e Politikave Veterinare, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. NË MUNGESË DHE ME URDHËR ZËVENDËSMINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Arian Jaupllari RREGULLORE PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË HOLLËSISHME PËR REGJISTRIMIN E KAFSHËVE NË BAZËN E TË DHËNAVE KOMBËTARE DHE GJURMUESHMËRIA E TYRE Në mbështetje të neneve 12, pika 4, nenit 6, pikat 1 dhe 3, nenit 5, germa “ç”, të ligjit nr. 10465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural miraton këtë rregullore. KREU I TË PËRGJITHSHME Neni 1 Fusha e zbatimit dhe qëllimi 1. Kjo rregullore përcakton të drejta, detyrime rregullat për standardet e gjurmueshmërisë për kafshët e gjalla, të listuara si më poshtë: 1. Gjedh, dhen, dhi, derra, kuaj, deve dhe drerë (kafshë thundrake); 2. Qen, mace dhe nuselale; 3. Zogjtë e mbajtur në kafaze; 4. Vezët për çelje; 5. Kafshë të gjalla të mbajtura në cirqe udhëtuese dhe në shfaqjet e kafshëve. 2 Neni 2 Përkufizime Termat dhe emërtimet e përdorur në këtë rregullore kanë kuptimin si vijon: 1. “AK” është autoriteti kompetent, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve (AK). 2. “SPV” është Sektori i Politikave Veterinare, në Drejtorinë e Politikave Veterinare në ministrinë kompetente për ushqimin. 3. “Qen” janë kafshët e mbajtura të specieve Canis lupus. 4. “Mace” janë kafshët e mbajtura të specieve Felis silvestris. 5. “Nuselale” janë kafshët e mbajtura të specieve Mustela putorius furo. 6. “Lloj transporti” është mënyra e kryerjes së transportit, të tilla si në rrugë, hekurudhë, ajër ose ujë. 7. “Mjete transporti” janë automjetet rrugore, hekurudhore, anije ose avionë. 8. “Zogj 24-orësh” janë të gjithë shpendët me moshë më të vogël se 72 orë. 9. “Qendra e grumbullimit të qenve, maceve dhe nuselaleve” janë vende ku mblidhen këto kafshë me të njëjtin status shëndetësor, nga më shumë se një stabiliment. 10. “Strehëza për kafshët” janë vende ku mbahen kafshët endacake, të humbura, të braktisura ose të konfiskuara, ku gjendja shëndetësore e të cilëve mund të mos jetë e njohur për të gjithë ata në kohën e hyrjes në stabiliment. 11. “Pika kontrolli” janë pikat e kontrollit, vendet ku kafshët pushojnë për të paktën 12 orë ose më shumë. 12. “Stabiliment prodhimi i izoluar nga mjedisi” nënkupton një stabiliment ku strukturat e tij së bashku me masat e bisigurisë, sigurojnë një izolim efektiv të prodhimit të kafshëve nga objektet dhe mjedisi përreth. 13. “Bletë bumble” janë kafshë e specieve që i përkasin gjinisë Bombus. 14. “Gjitarë” janë kafshë të specieve që i përkasin rendit të primatëve me përjashtim njerëzit. 15. “Bletë” janë kafshë të specieve Apis mellifera. 16. “Veteriner i stabilimentit” është një veteriner përgjegjës për aktivitetet e kryera në stabilimentin e karantinës për kafshë të ndryshme nga gjitarët ose stabilimente të mbyllura, siç përcaktohet në këtë rregullore. 17. “Numër unik i regjistrimit” është një numër i caktuar nga autoriteti kompetent, për një stabiliment të regjistruar, transportues dhe stabilimenteve të qendrave të grumbullimit. 18. “Numër unik miratimi” është një numër i caktuar nga autoriteti kompetent për një stabilimenti të miratuar prej tij në përputhje me legjislacionin në fuqi. 19. “Kod unik” është kod unik me të cilin operatorët që mbajnë kafshë të specieve të kuajve u kërkohet të sigurojnë që këto kafshë të identifikohen individualisht me një kod unik, i cili shënohet në bazën e të dhënave kompjuterike ose të identifikohen me mjete fizike ose me një dokument identifikimi, ku e cila është e regjistruar në bazën e të dhënave kompjuterike të kafshëve. 20. “Kodi identifikues i kafshës” është kodi individual që shfaqet në mjetet e identifikimit të aplikuara për një kafshë, dhe përfshin: a) kodin e shtetit ku mjetet e identifikimit janë zbatuar për kafshën; b) e ndjekur nga numri individual identifikues numerik i caktuar për kafshën që nuk kalon 12 shifra. 21. “Kafshë e llojit gjedh” është një kafshë e llojeve të thundrakëve që u përkasin gjinive: Bison, Bos (përfshirë nëngjeneratën Bos, Bibos, Novibos, Poephagus) dhe Bubalus (përfshirë nëngjininë Anoa) dhe pasardhësit e këtyre specieve. 3 22. “Kafshë e specieve të dhenve” është një kafshë e llojit të thundrakëve që i përkasin gjinisë Ovis dhe pasardhësve të këtyre specieve. 23. “Kafshë e specieve të dhive” është një kafshë e llojit të thundrakëve që i përkasin gjinisë capra dhe pasardhësve të këtyre specieve. 24. “Kafshë e llojit derr” është një kafshë e llojeve të thundrakëve të familjes Suidae. 25. “Identifikues elektronik” nënkupton një shënjues me identifikim radio frekuence (“RFID”); 26. “Kafshë e specieve të kuajve” është një kafshë e llojeve të solipedëve që i përkasin gjinisë Equus (përfshirë kuajt, gomarët dhe zebrat) dhe pasardhësit e këtyre specieve. 27. “Baza e të dhënave kompjuterike” nënkupton një bazë të dhënash kompjuterike të kafshëve të mbajtura. 28. “Zinxhiri i furnizimit” nënkupton një zinxhir prodhimi të integruar të një statusi të përbashkët shëndetësor në lidhje me sëmundjet e listuara të përbëra nga një rrjet bashkëpunues i stabilimenteve të specializuara të miratuara nga autoriteti kompetent për qëllimin e nenit 17, midis të cilëve kafshët e llojit derra zhvendosen për të përfunduar ciklin e prodhimit. 29. “Dokument i vetëm identifikimi për gjithë jetën e kafshës” është dokumenti sipas të cilit operatorët që mbajnë kafshët e specieve të kuajve, u kërkohet të sigurojnë që të vërtetohet se këto kafshë janë individualisht të identifikuar, me një kod unik i cili shënohet në bazën e të dhënave kompjuterike ose të identifikohen me mjete fizike ose me një dokument identifikimi. 30. “Shoqëri mbarështimi” janë shoqatat e mbarështuesve, organizatat e mbarështimit ose organe publike, të ndryshëm nga autoritetet kompetente, që njihen nga autoriteti kompetent i vendit për qëllimin e kryerjes së një programi mbarështimi të racave të pastra që mbahen të regjistruara në librin/at e mbarështimit. 31. “Trupa mbarështuese” janë shoqatat e mbarështuesve, organe mbarështimi, organe private, organizata mbarështimi ose shërbim zyrtar i vendit, i cili, në lidhje me kafshët e racës së pastër të gjedhit, derrit ose specieve të kuajve ose derrave hibridë të shumimit, të pranuar nga ai vend i tretë në lidhje me hyrjen e kafshëve të shumimit për mbarështim në vendet e BE-së. 32. “Kuaj të regjistruar” janë: a) kafshë me racë të pastër të specieve Equus caballus dhe Equus asinus që ka hyrë ose ka të drejtë për hyrje në pjesën kryesore të librit të mbarështimit të krijuar nga një shoqëri mbarështimi ose një organ tjetër i njohur, sipas legjislacionit në fuqi; b) një kafshë e species Equus caballus e regjistruar nga një shoqatë ose organizatë ndërkombëtare, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet federatës ose degëve të saj kombëtare, e cila menaxhon kuaj për gara ose kompeticione (“kal i regjistruar”). 33. “Kafshë deveje” është një kafshë e llojit të njëthundrakëve të familjes Camelidae e listuar në ligjin e shëndetit të kafshëve. 34. “Kafshë dreri” është një kafshë e llojit të thundrakëve të familjes Cervidae e listuar në ligjin e shëndetit të kafshëve. 35. “Drerë brilopatë” është një kafshë thundrake të specieve Rangifer reindeer të listuar në ligjin e shëndetit të kafshëve. 36. “Cirk udhëtues” është një ekspozitë ose panair që përfshin kafshë ose shfaqje të kafshëve që synohet të lëvizin midis shteteve anëtare. 37. “Shfaqje kafshësh” është çdo shfaqje që paraqet kafshë të mbajtura, me qëllim të një ekspozite ose panairi, dhe që mund të jetë pjesë e një cirku. 38. “Shpend mbarështimi” janë shpendët me moshë 72 orë ose më shumë se 72 orësh, të destinuara për prodhimin e vezëve për çelje. 4 39. “Tufë” janë të gjithë shpendët ose zogjtë e kapur me të njëjtin status shëndetësor të mbajtur në të njëjtat ambiente ose në të njëjtin vend dhe që përbëjnë një njësi të vetme epidemiologjike; në shpendët e oborreve, kjo përfshin të gjithë zogjtë që ndajnë të njëjtën hapësirë ajrore. KREU II GJURMUESHMËRIA E KAFSHËVE TË LLOJIT GJEDH MJETET DHE METODAT E IDENTIFIKIMIT, APLIKIMIT DHE PËRDORIMIT I TYRE Neni 3 Detyrimet e operatorit 1. Operatorët e stabilimenteve që mbajnë kafshë të llojit gjedh kanë detyrimin të pajisin kafshët në mënyrë individuale me matrikuj e identifikimit konvencional, sipas përcaktimeve të germës “a” të shtojcës I, e cila duhet: a) t’i bashkëngjitet secilit vesh të kafshës në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe pa mundësi dëmtimi apo ndryshimi të kodit të identifikimit të kafshës; b) të aplikohet për kafshët gjedh në stabilimentin e lindjes; c) nuk lejohet të hiqen, modifikohen ose të zëvendësohen pa miratimin e AK-së; 2. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit gjedh mund të zëvendësojnë: a) një nga matrikujt e identifikimit konvencional, i cituar në pikën 1 të këtij neni, zëvendësohet me një identifikues elektronik të miratuar nga AK-ja, kur është autorizuar sipas parashikimeve të nenit 6, pika 1, i edhe në përputhje me përjashtimet e parashikuara në nenin 4 pika 1. Neni 4 Përjashtimet ligjore për operatorët e stabilimenteve të mbyllura dhe për operatorët që identifikojnë kafshët e mbajtura të llojit gjedh për qëllime kulturore, historike, rekreative, shkencore ose për qëllime sportive 1. AK-ja ka të drejtë të zbatojë përjashtime ligjore për operatorët e stabilimenteve të mbyllura dhe operatorët që mbajnë kafshë të llojit gjedh për qëllime kulturore, historike, qëllime rekreative, shkencore ose sportive, nga kërkesat e identifikimit për kafshët e llojit gjedh, sipas parashikimeve të nenit 3 pika 1, germa “a”. 2. Kur zbatohen përjashtimet sipas parashikimeve të pikës 1, AK-ja ka detyrimin të miratojë për përdorim të paktën një nga mjetet e identifikimit të listuara në germën “d” dhe “e” të shtojcës I. 3. AK-ja miraton procedurat për aplikim nga operatorët që kërkojnë zbatimin e përjashtimeve sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni. 4. AK-ja miraton dhe të bën publike listën e kafshëve të racave të llojit gjedh që rriten specifikisht për qëllime tradicionale, kulturore dhe evente sportive të mbajtur në territorin e tyre. Neni 5 Rregulla të veçanta për identifikimin, për mbarështim specifikisht për qëllime tradicionale, kulturore dhe evente sportive 1. AK-ja ka të drejtë të autorizojë operatorët që mbarështojnë kafshë të llojit gjedh, specifikisht për qëllime tradicionale, kulturore dhe evente sportive të pajisin kafshët në mënyrë individuale me një nga 5 mjetet e identifikimit alternativ pas heqjes së matrikullit konvencional, sipas përcaktimeve të nenit 3 pika 1, germa “a”, duke mundësuar identifikimin e kafshës përmes kodit të saj të identifikimit. Neni 6 Zëvendësimi i matrikullit konvencional 1. AK-ja mund të miratojë zëvendësimin e një prej matrikujve konvencionalë sipas nenit 3, pika 1, germa “a”, me një nga mjetet e identifikimit të listuara në germat “c”, “d” dhe “e” të shtojcës I për të gjitha ose për kategori specifike të kafshëve të llojit gjedh. 2. AK-ja duhet të sigurojë që mjetet identifikuese të listuara në germat “a”, “c”, “d” dhe “e” të shtojcës I, të jenë në përputhje me kërkesat e mëposhtme: a) të shfaqet kodi identifikues i kafshës; b) të miratohen nga AK-ja; 3. AK-ja miraton procedurat aplikuese, për: a) aplikimin nga prodhuesit për miratimin e mjeteve të identifikimit; b) operatorët që mbajnë kafshë të llojit gjedh për mjetet e identifikimit që do të shpërndahen në stabilimentet e tyre. Neni 7 Baza e të dhënave kompjuterike 1. AK-ja ka detyrimin të regjistrojë informacionin në lidhje me identifikimin individual, stabilimentin dhe lëvizjen për secilën kafshë të mbajtur të llojit gjedh në një bazë të dhënash kompjuterike, në përputhje me rregullat e mëposhtme: a) Kodi identifikues i kafshës; b) Të përcaktohet lloji i identifikuesit elektronik, nëse aplikohet te kafshët e llojit gjedh, dhe të regjistrohen sipas përcaktimit në germat “c”, “d” dhe “e” të shtojcës I; c) Informacioni i mëposhtëm për stabilimentet që mbajnë kafshë të llojit gjedh: i. numri unik i regjistrimit që i është caktuar; ii. emri dhe adresa e operatorit të stabilimentit; d) Informacioni i mëposhtëm për çdo lëvizje të kafshëve të llojit gjedh brenda dhe jashtë stabilimentit: i. numri unik i regjistrimit të stabilimentit të origjinës dhe të destinacionit; ii. data e mbërritjes; iii. data e nisjes; e) Data e ngordhjes për shkaqe natyrore, humbja ose therja e kafshëve të llojit gjedh në stabiliment. Neni 8 Dokumenti i identifikimit 1. AK-ja ka të drejtë të lëshojë dokument identifikimi për kafshët e llojit gjedh ose të autorizojë një organ tjetër lëshues. Dokumenti i identifikimit duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) informacionin e parashikuar në nenin 7, nga germat “a” deri “d”; b) datën e lindjes për secilën kafshë; c) të dhënat e AK-së ose organit të autorizuar lëshues; d) datën e lëshimit. 6 KREU III GJURMUESHMËRIA E KAFSHËVE TË MBAJTURA PËR LLOJET DHEN DHE DHI, MJETET DHE METODAT E IDENTIFIKIMIT, APLIKIMI DHE PËRDORIMI I TYRE Neni 9 Detyrimet e operatorit 1. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi me destinacion thertoren para moshës 12 muajshe, kanë detyrimin të pajisin kafshët në mënyrë individuale me identifikues matrikull konvencional në njërin vesh ose me një rrip identifikimi (Pastern band), sipas përcaktimit të germave “a” dhe “b” të shtojcës I, ku të jetë i dukshëm i lexueshëm pa mundësi dëmtimi të numrave dhe germave në të apo të: a) numrit unik të regjistrimit të stabilimemtit të lindjes së kafshës/njësisë epidemiologjike; ose b) kodit identifikues të kafshës; 2. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi që nuk kanë qëllim t’i therin para moshës 12 muajshe, kanë detyrimin të pajisin kafshët në mënyrë individuale me mjet identifikues si më poshtë: a) me matrikull konvencional, sipas përcaktimit të germës “a” të shtojcës I, i cili duhet të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi dëmtimi të kodit identifikues të kafshës; dhe b) me një nga mjetet identifikuese të listuara në germat “c” deri në “f” të shtojcës I, të miratuar nga AK, ku kodi identifikues i kafshëve është i lexueshëm, i dukshëm, pa mundësi dëmtimi. 3. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi kanë detyrimin që: a) mjetet identifikuese të jenë aplikuar te kafshët e llojit dhen dhe dhi në stabilimentin e lindjes; b) asnjë mjet identifikimi të mos ketë mundësi të hiqet, modifikohet ose zëvendësohet pa miratimin e AK-së. 4. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi mund të zëvendësojnë: a) një nga mjetet e identifikimit të përmendura në pikën 2 të këtij neni, në përputhje me detyrimet e parashikuara në nenin 10, kur këto detyrime autorizohen nga AK-ja në përputhje me nenin 12, pika 5; b) të dyja mjetet e identifikimit të përmendura në pikën 2 të këtij neni janë të pajisur me identifikues elektronik të miratuar nga AK-ja, në përputhje me përjashtimet e parashikuara në nenin 11, pika 1. Neni 10 Përjashtimet ligjore mbi mjetet dhe metodat e identifikimit aplikimi dhe përdorimi i tyre 1. Me përjashtim të përcaktimeve në nenin 9, pika 2, germa “a”, operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi, kafshë që i përkasin një popullate të kafshëve që kanë lindur më veshë të vegjël për t’u pajisur një matrikull konvencional, siç është listuar në germën “a” të shtojcës I, kanë detyrimin të pajisin kafshët në mënyrë individuale me mjet identifikues rrip matrikullimi (Pastern band), sipas përcaktimeve të germës “b” të shtojcës I, si dhe të sigurohen që kodi identifikues i kafshëve të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi dëmtimi. 2. Me përjashtim të përcaktimeve në nenin 9, pika 2, germa “a”, operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi, që nuk kanë për qëllim zhvendosjen në një shtet tjetër mund të zëvendësojnë matrikullin konvencional e listuar në germën “a” të shtojcës I, me një tatuazh, sipas përcaktimeve të 7 germës “g” të kësaj shtojce, ku kodi identifikues të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi dëmtimi, me kusht që AK-ja të autorizojë përdorimin e Bolusve ruminal, sipas përcaktimeve të germës “d” të kësaj shtojce. 3. Me përjashtim të përcaktimeve në nenin 9, pika 2, germa “b”, operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi që nuk kanë për qëllim zhvendosjen në një shtet tjetër dhe operatorët që mbajnë dhen dhe dhi përjashtohen nga aplikimi i një identifikuesi elektronik sipas nenit 12, mund të zëvendësojnë identifikuesin elektronik nga një tatuazh sipas përcaktimit në germën “g” të shtojcës I, ku kodi identifikues të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi dëmtimi, me miratimin e AK-së. 4. Me përjashtim të përcaktimeve në nenin 9, pika 2, operatorët që mbarështojnë kafshë të llojit dhen dhe dhi, me qëllim transportin e tyre në thertore ose pasi i nënshtrohen aktivitetit të grumbullimit, ose pasi të jenë mbajtur për majmëri në një stabiliment tjetër mund të pajisin secilën kafshë të paktën me një matrikull elektronik, sipas përcaktimeve të germën “c” të shtojcës I të vendosur në njërin vesh të kafshës, ku numri unik i regjistrimit të fermës së origjinës së lindjes të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe mundësi dëmtimi me kusht që këto kafshë: a) nuk kanë për qëllim zhvendosjen në një shtet tjetër; dhe b) të theren para moshës 12 muaj. 5. Me përjashtim të përcaktimeve në nenin 9 pika 2, operatorët që mbajnë dele dhe dhi të destinuara për t’u transportuar në një thertore, pasi janë mbajtur për majmëri në një stabiliment tjetër, mund të pajisin kafshët në mënyrë individuale me të paktën një matrikull konvencional ose një rrip konvencional Pastern band, sipas përcaktimeve të germave “a” dhe “b” të shtojcës I, ku numri unik i regjistrimit të stabilimentit të lindjes së kafshës ose kodit të identifikimit të jetë i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi dëmtimi, me kusht që ato kafshë: a) nuk kanë për qëllim zhvendosjen në një shtet tjetër; dhe b) të theren para moshës 12 muajsh. Neni 11 Përjashtimet ligjore për operatorët e stabilimenteve të mbyllura dhe atyre që mbajnë kafshë për qëllime kulturore, reakritiviteti dhe shkencore 1. AK-ja mund të zbatojë përjashtime ligjore për operatorët e stabilimenteve të mbyllura dhe operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi për qëllime kulturore, reakritiviteti dhe shkencore, sipas parashikimeve të nenit 9, pika 2, dhe t’u nënshtrohen kushteve të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. 2. AK-ja ka detyrimin të sigurojë që Bolusi ruminal, sipas përcaktimit në germën “d” të shtojcës I, ose një transponder i injektueshëm, sipas përcaktimit në germën “e”, të jetë i autorizuar nga AK-ja në përputhje me përcaktimet e nenit 12, pika 3. 3. AK-ja miraton procedurat për zbatimin e përjashtimit, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni. Neni 12 Përjashtimet ligjore dhe detyrimet në lidhje me mjetet e identifikimit 1. Me përjashtim të përcaktimeve të nenit 9, pika 2, germa “b”, AK-ja mund të autorizojë operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi, të zëvendësojnë mjetet identifikuese të listuara në germat “c” deri në germën “f” të shtojcës I, me një matrikull konvencional ose një rrip identifikimi sipas përcaktimeve të germave “a” ose “b” të kësaj shtojce, në përputhje me kushtet e mëposhtme: 8 a) numrin e përgjithshëm të kafshëve të dhenve dhe dhive që mbahen brenda territorit dhe që nuk i kalon 600 000, siç është regjistruar në databazën kompjuterike; dhe b) kafshët e mbajtura të dhenve dhe dhive nuk synohen të zhvendosen një shtet tjetër. 2. Me përjashtim të përcaktimeve të nenit 9, pika 2, germa “b”, AK-ja mund të autorizojë operatorët që mbajnë kafshë të llojit dhen dhe dhi të zëvendësojnë mjetet identifikuese të listuara në germat “c” deri në “f” shtojcës I, me një matrikull konvencional ose rrip identifikues Pastern band, sipas përcaktimeve të germave “a” ose “b” të kësaj shtojce, në përputhje me kushtet e mëposhtme: a) numri total i kafshëve të mbajtura të llojit dhen dhe dhi brenda territorit të mos kalojë 160.000, siç regjistrohet në një databazë kompjuterike; dhe b) kafshët e mbajtura të llojit dhi nuk kanë për qëllim të zhvendosen në një shtet tjetër. 3. AK-ja ka detyrimin të sigurojë që mjetet e identifikimit të listuara në germat “a” deri “f” të shtojcës I, plotësojnë kërkesat e mëposhtme: a) shfaqin kodin identifikues të kafshës; b) të jenë të miratuara nga AK-ja. 4. AK përcakton procedurat për aplikim nga: a) prodhuesit, për miratimin e mjeteve të identifikimit të kafshëve të deleve dhe dhive të mbajtura në territorin e tyre; b) operatorët për mjetet e identifikimit për kafshët e dhenve dhe dhive që do të mbahen në stabilimentin e tyre; 5. AK-ja mund të autorizojë operatorët të zëvendësojnë një nga mjetet e identifikimit të përcaktuara në nenin 9, pika 2 në përputhje me përjashtimet ligjore sipas nenit 9, pika 4. Neni 13 Baza e të dhënave kompjuterike 1. AK-ja regjistron informacionin në lidhje me identifikimin e kafshëve të llojit dhe e dhi, numrin e kafshëve në stabiliment, stabilimentin ku qëndrojnë kafshët dhe lëvizjen e tyre për në dhe nga stabilimenti, në një bazë të dhënash kompjuterike, në përputhje me rregullat e mëposhtme: a) Informacion për stabilimentet që mbajnë këto kafshë: i. numri unik i regjistrimit që i është caktuar; ii. emrin dhe adresën e operatorit të stabilimentit. b) Informacion për çdo lëvizje të këtyre kafshëve për në dhe nga stabilimenti: i. numrin total të kafshëve; ii. numrin unik të regjistrimit të stabilimentit të tyre të origjinës dhe të destinacionit; iii. datën e mbërritjes; iv. datën e nisjes. Neni 14 Dokumenti i lëvizjes brenda vendit 1. Dokumenti i lëvizjes miratohet nga SPV-ja, për kafshët e llojit dhen dhe dhi që lëvizin brenda vendit dhe duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) kodin individual të identifikimit të kafshës ose numrin unik të regjistrimit të stabilimentit të lindjes së kafshës, siç tregohet me anë të mënyrave të identifikimit; b) llojin e identifikuesit elektronik, të shënuar në germat “c” deri “f” të shtojcës I, dhe vendndodhjen e tij, nëse kjo mënyrë gjen zbatim te kafsha; 9 c) informacionin e parashikuar në nenin 13, pika 1, germat “a”, nëndarja “i”, germa “b”, nënndarja “i”, “ii” dhe “iv”; d) numrin unik të regjistrimit të transportuesit; e) numrin e targës ose numrin e regjistrimit të mjeteve të transportit. Neni 15 Përjashtimet ligjore mbi dokumentin e lëvizjes së kafshëve të destinuara për t’u grumbulluar brenda vendit 1. AK-ja mund të zbatojë përjashtime ligjore, sipas përcaktimeve të nenit 14, germa “a”, për operatorët e stabilimenteve, prej të cilëve kafshët e llojit dhen dhe dhi do të zhvendosen në një stabiliment ku synohet që kafshët të grumbullohen, me kusht që: a) Operatorët të mos transportojnë kafshë të llojit dhen dhe dhi në të njëjtat mjete transporti me kafshë të stabilimenteve të tjera, vetëm nëse grupet e këtyre kafshëve mbahen të ndara fizikisht nga njëra-tjetra. b) Operatorët e stabilimenteve ku kafshët do të grumbullohen janë të detyruar të regjistrojnë kodin individual të secilës kafshë, sipas përcaktimeve të nenit 14, germa “a”, në emër të operatorit të stabilimentit prej ku do të merren kafshët e llojit dhen dhe dhi, në përputhje me lejen e lëshuar nga AK-ja. Operatori ka detyrimin të ruajë të dhënat. c) Mbi bazën e të dhënave kompjuterike, sipas përcaktimeve të nenit 13, AK-ja mundëson aksesin për operatorët e stabilimenteve ku do të kryhen procedurat e grumbullimit të kafshëve të llojit dhen dhe dhi. d) Operatorët e stabilimenteve ku kafshët do të grumbullohen janë të detyruar të zbatojnë procedurat që sigurojnë se informacioni i përcaktuar në germën “b” është regjistruar në bazën e të dhënave kompjuterike të përcaktuar në nenin 13. KREU IV GJURMUESHMËRIA E KAFSHËVE TË LLOJIT DERRA, MJETET DHE METODAT E IDENTIFIKIMIT, APLIKIMI DHE PËRDORIMI I TYRE Neni 16 Detyrimet e operatorit 1. Operatorët e stabilimenteve që mbajnë kafshë të llojit derr duhet të sigurojnë që secila nga kafshët, të identifikohet me mjetet e mëposhtme të identifikimit: a) Matrikullimi sipas germës “a” apo sipas përcaktimeve të germës “c” të shtojcës I, e vendosur në veshin të kafshës në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe të palëvizshme të numrit unik të regjistrimit të: i. stabilimentit të lindjes së kafshëve; ose ii. stabilimentit e fundit të zinxhirit furnizues, sipas nenit 17, kur këto kafshë zhvendosen në një stabiliment jashtë këtij zinxhiri furnizues; b) një tatuazh, siç përcaktohet në germën “g” të shtojcës I, numrin unik të regjistrimit të aplikuar në kafshën në mënyrë të dukshme, të lexueshme dhe të palëvizshme, dhe numrit unik të regjistrimit të: i. stabilimentit të lindjes së kafshëve; ose ii. stabilimentit të fundit të zinxhirit furnizues, sipas nenit 17, kur këto kafshë zhvendosen në një stabiliment jashtë këtij zinxhiri furnizues. 10 2. Operatorët e stabilimenteve që mbajnë kafshë të llojit derra janë të detyruar të sigurojnë që mjetet e identifikimit të aplikohen për kafshët në: a) stabilimentin e lindjes; ose b) stabilimentin e fundit të zinxhirit furnizues, sipas nenit 17 kur këto kafshë zhvendosen në një stabiliment jashtë këtij zinxhiri furnizues; c) asnjë mjet identifikimi nuk mund të hiqet, modifikohet ose zëvendësohet pa miratimin e AK-së. 3. Operatorët e stabilimenteve që mbajnë kafshë të llojit derra mund të zëvendësojnë mjetet e identifikimit të përmendura në pikën 1 të këtij neni me një identifikues elektronik të miratuar nga AK ja, me përjashtim të rasteve të parashikuara në nenit 18, pika 1. Neni 17 Përjashtimet ligjore të zinxhirit të furnizimit 1. Me përjashtim të parashikimeve të nenit 16, AK-ja mund të zbatojë përjashtime të detyrimeve për operatorët e stabilimenteve të zinxhirit të furnizimit të detyrimit për të identifikuar kafshët e llojit derra kur këto kafshë synohen të zhvendosen brenda këtij zinxhiri furnizues brenda vendit, me kusht që zbatimi praktik i masave të gjurmueshmërisë të sigurojë gjurmueshmërinë e plotë të këtyre kafshëve. Neni 18 Përjashtimet ligjore për operatorët e stabilimenteve të mbyllura dhe operatorët që mbajnë kafshë për qëllime kulturore, rekreative ose shkencore 1. AK-ja zbaton përjashtime ligjore për operatorët e stabilimenteve të mbyllura dhe operatorët që mbajnë kafshë të llojit derra, për qëllime kulturore, rekreative ose shkencore nga kërkesat e identifikimit për kafshët e llojit derra, sipas përcaktimeve të nenit 16, pika 1. 2. Gjatë zbatimit të përjashtimeve ligjore sipas pikës 1 të këtij neni, AK-ja siguron që transponderi të injektueshëm, sipas përcaktimeve të germës “e” të shtojcës I, të jetë i autorizuar prej tij në përputhje me përcaktimet e nenit 19, pika 1. 3. AK-ja miraton procedurën e aplikimit për operatorët kur ata kërkojnë zbatimin e një përjashtimi ligjor, sipas parashikimeve të pikës 1 të këtij neni. Neni 19 Detyrimet mbi mjetet dhe metodat e identifikimit, aplikimi dhe përdorimi i tyre 1. AK-ja siguron që mjetet e identifikimit të listuara në germat “a”, “c”, “e” dhe “g” të shtojcës I të jenë në përputhje me kërkesat e mëposhtme: a) të jenë të pajisura me: i. numrin unik të stabilimentit të lindjes së kafshës; ose ii. numri unik të regjistrimit të stabilimentit të fundit të një zinxhiri furnizues, në rastin e kafshëve që do të zhvendosen nga stabilimenti i një zinxhiri furnizues, sipas nenit 17, në një stabiliment tjetër jashtë këtij zinxhiri furnizues; iii. ato të jenë të miratuara nga AK-ja. 2. AK-ja miraton procedurat për aplikim, për: a) prodhuesit për miratimin e mjeteve të identifikimit për kafshët; 11 b) operatorët për mjetet e identifikimit të kafshëve që do të vendosen në stabilimentin e tyre. 3. AK-ja miraton dhe bën publike listën e stabilimenteve të zinxhirit furnizues, sipas parashikimeve të nenit 17. Neni 20 Baza e të dhënave kompjuterike 1. AK-ja hedh dhe mban informacionin në lidhje me identifikimin individual, stabilimentin dhe lëvizjen për kafshët e llojit derra në një bazë të dhënash kompjuterike, në përputhje me rregullat e mëposhtme: a) Për stabilimentet që mbajnë këto kafshë të dhënat që regjistrohen janë: i. numri unik i regjistrimit që i është caktuar; ii. emrin dhe adresën e operatorit të stabilimentit. b) Për çdo lëvizje të këtyre kafshëve për në stabiliment dhe nga stabilimenti të dhëna që duhet të regjistrohen janë: i. numrin total të kafshëve; ii. numrin unik të regjistrimit të stabilimentit të tyre të origjinës dhe të destinacionit; iii. datën e mbërritjes; iv. datën e nisjes. Neni 21 Dokumenti i lëvizjes brenda vendit 1. Dokumenti i lëvizjes miratohet nga SPV-ja, për kafshët e llojit derra, që lëvizin brenda vendit duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) informacionin që do të hidhet dhe mbahet në bazën e të dhënave kompjuterike, sipas përcaktimit në nenin 20, germa “a”, nëndarja “i”, germa “b”, nëndarja “i”, “ii” dhe “iv”; b) numrin unik të regjistrimit të transportuesit; c) numrin e targës ose numrin e regjistrimit të mjeteve të transportit. KREU V GJURMUESHMËRIA E KAFSHËVE TË LLOJIT KUAJ, MJETET DHE METODAT E IDENTIFIKIMIT, APLIKIMI DHE PËRDORIMI I TYRE Neni 22 Detyrimet e operatorit 1. Operatorët e kafshëve të llojit kuaj detyrohen të sigurojnë identifikimin për secilën kafshë, në mënyrë individuale me mjetet e mëposhtme të identifikimit: a) një transponder të injektueshëm, sipas përcaktimeve të pikës “e” të shtojcës I; b) një dokument identifikimi të vetëm gjatë gjithë jetës. 2. Operatorët e kafshëve detyrohen të sigurojnë: a) kafshët të identifikohen jo më vonë se 12 muaj pas datës së lindjes dhe në çdo rast, përpara se të largohet përgjithmonë nga stabilimenti i lindjes ose mund të vendosin të kufizojnë periudhën maksimale të lejuar për identifikimin në 6 muaj ose në vitin kalendarik të lindjes; b) asnjë mjet identifikimi i përcaktuar në pikën 1 nuk përjashtohet, modifikohet ose zëvendësohet pa miratimin e AK-së. 12 3. Operatorët të cilët nuk janë pronarë të kafshëve, mund të përfaqësojnë pronarin e kafshëve në pajtim me këtë të fundit, për paraqitjen e kërkesës për lëshimin e një dokumenti identifikimi të vetëm të të gjithë jetës për kafshët, në përputhje me përcaktimet e nenit 29 ose nenin 30, pranë AK-së, si dhe duke siguruar informacionin e nevojshëm, sipas parashikimeve të nenit 28. Neni 23 Detyrimet e autoritetit përgjegjës 1. AK-ja mund të autorizojë zëvendësimin e transponderit të injektueshëm, i përcaktuar në nenin 22, pika 1 germa “a”, me: a) matrikullin e vetëm konvencional të veshit, sipas përcaktimeve të germës “a” të shtojcës I, i aplikuar për kafshët e llojit kuaj të mbajtura për prodhimin e mishit, me kusht që këto kafshë të kenë lindur në vend ose të importohen pa pasur një mjet fizik identifikimi, para hyrjes në vend; b) një metodë alternative e autorizuar nga AK në përputhje me nenin 26, e cila krijon një lidhje të qartë midis kafshës dhe dokumentit të identifikimit të vetëm të jetës të kafshës sipas nenit 22, pika 1, germa “b”. 2. AK-ja siguron që mjetet e identifikimit të përcaktuara në nenin 22, pika 1, germa “a”, dhe në pikën 1, germa “a”, të këtij neni të jenë në përputhje me kërkesat e mëposhtme: a) të jenë të pajisura me kodin identifikues të kafshës; b) të miratohen AK-ja në përputhje me nenin 22, pika 2, germa “a”. 3. AK-ja detyrohet të: a) miratojë procedurën e aplikimit për prodhuesit e mjeteve të identifikimit për kafshët; b) përcaktojë afatet për paraqitjen e kërkesave për lëshimin e dokumentit të identifikimit të parashikuar në nenin 22, neni 1, germa “b”. Neni 24 Përjashtimet ligjore mbi identifikimin e kafshëve që jetojnë në kushte gjysmë të egra 1. Me përjashtim të parashikimeve të nenit 22, pika 2, germa “a”, AK-ja specifikon popullsinë e kafshëve të llojit kuaj, të cilët jetojnë në kushte gjysmë të egra në zona të caktuara të territorit të vendit, të cilave do t’u kërkohet të identifikohen në përputhje me nenin 22, pika 2, germa “a”, vetëm kur ato janë: a) larguar nga popullata të tilla, duke përjashtuar transferimin e tyre nën mbikëqyrjen zyrtare nga një popullsi e caktuar në tjetrën; ose b) të kapur nga jeta e egër për mbarështim shtëpiak. 2. AK-ja njofton SPV-në për popullatën e kafshëve të llojit kuaj dhe zonat ku këto kafshë jetojnë në kushte gjysmë të egra para zbatimit të parashikimeve të pikës 1 të këtij neni. 3. Me përjashtim të parashikimeve të nenit 22, pika 1, AK-ja mund të autorizojë aplikimin e një transponderi të injektueshëm, siç është përcaktuar në germën “e” të shtojcës I, 12 muaj para lëshimit të një dokumenti identifikimi, në përputhje me pikën 1 të këtij neni, me kusht që kodi identifikues i kafshës i shfaqur në transponderin e injektueshëm të regjistrohet nga operatori në kohën e vendosjes së tij dhe ky informacion t’i trasmetohet AK-së menjëherë. Neni 25 Përjashtimet ligjore për identifikimin e kafshëve të trasnportuara në thertore ose të shoqëruara me dokument identifikimi të përkohshëm 13 1. Me përjashtim të parashikimeve të nenit 22, pika 1, AK-ja mund të autorizojë përdorimin e një metode të thjeshtëzuar të identifikimit të kafshëve të llojit kuaj të destinuar për thertore, për të cilat nuk është lëshuar asnjë dokument identifikimi i vetëm, i jetës, ku AK-ja duhet të lëshojë një dokument identifikimi për këto kafshë, të hartojë modele të dokumenteve të lëvizjes dhe dokumenteve të tjera për identifikimin dhe gjurmimin e kafshëve të mbajtura tokësore, me kusht që: a) kafshët e llojit kuaj të jenë më pak se 12 muajshe; b) ekziston një linjë e pandërprerë e gjurmueshmërisë së kafshëve nga stabilimenti i lindjes deri në thertore. Kafshët e llojit kuaj duhet të transportohen drejtpërdrejt në thertore dhe gjatë këtij transporti ato duhet të identifikohen individualisht me anë të transponderit të injektueshëm, matrikullit konvencional ose elektronik të veshit, ose rripit konvencional ose elektronik (Pastern band) mbi kurorën e thundrës, të përcaktuar respektivisht në germat “a”, “b”, “c”, “e” ose “f” të shtojcës I. 2. AK-ja ka të drejtë të lëshojë një dokument identifikimi të përkohshëm, në përputhje me përjashtimet e nenit 22, pika 1, germa “b”, me kërkesë të operatorit, në bazë të modeleve të dokumenteve të lëvizjes dhe dokumenteve të tjera për identifikimin dhe gjurmimin e këtyre kafshëve, në përputhje me nenin 31 ose neni 32, si dhe përditëson të dhënat e dokumentit. Neni 26 Metodat alternative të identifikimit dhe autorizimi i tyre 1. AK-ja ka të drejtë të autorizojë përdorimin e metodave të përshtatshme alternative për identifikimin e kafshëve të lloji kuaj, duke përfshirë regjistrimin e shenjave, të cilat sigurojnë një lidhje të qartë midis kafshës dhe dokumentit të identifikimit të vetëm të jetës dhe tregojnë se kafsha i është nënshtruar procesit të identifikimit. 2. AK-ja autorizon përdorimin e metodave alternative të identifikimit, siç përcaktohet në pikën 1, me kusht që: a) metodat alternative të identifikimit përdoren vetëm në raste të jashtëzakonshme për identifikimin e kafshëve të llojit kuaj, të regjistruar në regjistra specifikë të mbarështimit ose që përdoren për qëllime të veçanta, ose në rastin kur nuk mund të identifikohen nga një transponder i injektueshëm për arsye shëndetësore ose të mirëqenies së kafshëve; b) çdo metodë alternative e autorizuar identifikimi ose kombinimi i këtyre metodave duhet të sigurojë të paktën të njëjtat garanci si transponderi i injektueshëm; c) formati i informacionit mbi metodën alternative të identifikimit, të aplikuar për një kafshë duhet të jetë i përshtatshëm për regjistrim në një bazë të dhënash. Neni 27 Detyrimet mbi zbatimin e metodave alternative të identifikimit 1. Operatorët e autorizuar të përdorin një metodë alternative të identifikimit, sipas përcaktimeve të nenit 26, pika 1, duhet të sigurojnë për AK-në, dhe kur është e nevojshme edhe për operatorë të tjerë, aksesin në informacionin e identifikimit. Operatorët kanë përgjegjësinë për të kryer verifikimin e identitetit të kafshëve të llojit kuaj për këto autoritete ose operatorë. 2. Kur metodat alternative të identifikimit bazohen në karakteristikat, të cilat mund të ndryshojnë me kalimin e kohës, operatori duhet t’i japë informacionin e nevojshëm AK-së, të cilët përditësojnë dokumentin e identifikimit të cituar në nenin 26 dhe bazën e të dhënave të referuar në nenin 28. 3. Shoqatat e mbarështuesve dhe shoqatat ndërkombëtare ose organizatat që menaxhojnë kuaj për konkurrim ose gara mund të kërkojnë që kafshët e llojit kuaj, të identifikuar me metodë alternative të 14 identifikimit siç parashikohet në nenin 26, të identifikohen me vendosjen e një transponderi të injektueshëm, me qëllim të hyrjes ose regjistrimit të kafshëve të racës së pastër të specieve të kuaj në regjistrat e mbarështimit ose regjistrimin e kuajve për qëllime konkurrimi ose garash. Neni 28 Baza e të dhënave kompjuterike 1. AK-ja duhet të ruajë informacionin për kodin unik dhe metodat që mundësojnë identifikimin e kafshës përmes dokumentit të identifikimit, për kafshët e llojit kuaj, në një bazë të dhënash kompjuterike, në përputhje me rregullat e mëposhtme: a) për stabilimentin ku këto kafshë kuaj mbahen zakonisht duhet të regjistrohen: i. numri unik i regjistrimit që i është caktuar; ii. emri dhe adresa e operatorit të stabilimentit; b) për çdo kafshë të llojit kuaj që mbahet zakonisht në stabiliment duhet të regjistrohen: kodi unik; i. aty ku është e disponueshme, kodi identifikues i kafshës që tregohet memjete fizike identifikimi; ii. sistemi i leximit të transponderit të injektuar, kur transponderi i injektuar nuk është miratuar nga AK-ja, në të cilin kafsha është identifikuar në përputhje me nenin 22, pika, 2; iii. çdo informacion në lidhje me dokumentet e reja, të dublikuara ose zëvendësuese të dokumentit identifikues, të lëshuara për kafshën; iv. speciet e kafshëve; v. gjinia e kafshëve, duke pasur mundësinë për të shënuar datën e sterilizimit/kastrimit; vi. datën dhe vendin e lindjes të deklaruara nga operatori i kafshëve; vii. datën e ngordhjes për shkaqe natyrale në stabiliment ose datën e therjes ose humbjen e kafshës, siç deklarohet nga operatori i kafshëve; viii. të dhënat dhe adresën e AK-së, i cili ka lëshuar dokumentin e identifikimit ose emrin e organit të autorizuar; ix. datën e lëshimit të dokumentit të identifikimit. c) për secilën kafshë të mbajtur në stabiliment për një periudhë që tejkalon 30 ditë, kodi unik duhet të regjistrohet, përveç rasteve të mëposhtme: i. për kafshët e llojit kuaj që marrin pjesë në konkurrime, gara, shfaqje, stërvitje dhe transporte për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë; ii. për kuajt meshkuj për mbarështim, që mbahen gjatë sezonit të riprodhimit; iii. për kuaj femra për mbarështim, që mbahen për një periudhë që nuk i kalon 90 ditë. Neni 29 Dokumenti i identifikimit i vetëm i jetës 1. AK-ja miraton ose autorizon një organ tjetër të lëshojë dokumentin e vetëm të identifikimit të jetës për kafshët e llojit kuaj. Ky dokument duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) kodin identifikues të kafshës që tregohet nga transponderi i injektueshëm ose matrikulli i veshit; b) kodin unik të kafshës të caktuar për jetën e tij, i cili kodon: i. bazën e të dhënave kompjuterike në të cilën AK-ja ose organin i autorizuar prej tij, ka regjistruar informacionin e nevojshëm për të lëshuar dokumentin e parë identifikues të vetëm të jetës, sipas nenit 22, pika 1, germa “b”, dhe kur është e nevojshme një dokument identifikimi zëvendësues të vetëm të jetës, sipas nenit 33, pika 1, germa “b”; ii. kodin numerik identifikues individual të kafshëve, në këtë bazë të dhënash; 15 c) llojin e kafshëve; ç) gjininë e kafshës, duke pasur mundësinë për të shënuar datën e sterilizmit/kastrimit; d) datën dhe vendin e lindjes të deklaruar nga operatori i kafshëve; dh) të dhënat dhe adresën e AK-së ose organit lëshues, të cilit i është caktuar detyra; e) datën e lëshimit të dokumentit të vetëm identifikues të gjithë jetës; ë) aty ku është e zbatueshme, informacioni për zëvendësimin e mjeteve fizike të identifikimit dhe kodit identifikues të kafshës që tregohet me mjetet fizike të identifikimit, të zëvendësuara; f) aty ku është e zbatueshme, g) shenja e vlefshmërisë e përfshirë në dokumentin identifikues të vetëm të jetës e lëshuar nga AK ja, ose nga organi lëshues i autorizuar, për një periudhë jo më të gjatë se 4 vjet, i cili vërteton se kafsha strehohet në një stabiliment të njohur nga AK, me - rrezik të ulët shëndetësor, për shkak të vizitave të shpeshta shëndetësore të kafshëve, kontrolleve shtesë të identitetit, testeve shëndetësore dhe mungesës së mbarështimit natyror në stabiliment, përveçse në ambiente të dedikuara dhe të ndara, me mundësinë e rinovimit të periudhës së vlefshmërisë së lëshuar të shenjës së vlefshmërisë; ose gj) licenca e lëshuar dhe e përfshirë në dokumentin e identifikimit të vetëm të jetës për një periudhë që nuk i kalon 4 vjet, për pjesëmarrje në garat e kuajve nga Federata Kombëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kuajve ose për pjesëmarrjen në gara, ku autoriteti kompetent i garave dokumenton të paktën dy vizita në vit nga veterineri, dhe vaksinimin e rregullt për gripin e kuajve dhe ekzaminimet e nevojshme për zhvendosje në vende të tjera, me mundësinë e rinovimit të dokumentit. 2. Dokumentet e vetme të identifikimit të jetës për kuajt e regjistruar dhe për kuajt e identifikuar, në përputhje me nenin 26, përveç informacionit të përmendur në pikën 1 të këtij neni, duhet të përmbajnë edhe informacionin e mëposhtëm: a) një përshkrim të shkruar ose me gojë për kafshën, si dhe mundësinë për të përditësuar këtë informacion; b) aty ku është e zbatueshme, informacionin e detajuar mbi metodat alternative të identifikimit; c) aty ku është e zbatueshme, informacionin mbi racën, në përputhje me certifikatën zooteknike; d) aty ku është e zbatueshme, informacionin e nevojshëm për përdorimin e dokumentit të vetëm identifikues të jetës për qëllime sportive, informacionin mbi testet dhe vaksinimet kundër sëmundjeve të listuara ose jo të listuara në përputhje me kërkesat e organizatave përkatëse që menaxhojnë kuajt për konkurrime ose gara, dhe për të marrë licencën e përmendur në pikën 1, germa “gj”. Neni 30 Detyrimet e operatorit mbi dokumentin identifikues të vetëm të jetës 1. Operatorët e kafshëve të llojit kuaj duhet të sigurojnë që këto kafshë të shoqërohen në çdo kohë me dokumentin e vetëm identifikues të jetës. 2. Me përjashtim të pikës 1, operatorëve nuk u kërkohet që kafshët të shoqërohen me dokumentin e tyre të vetëm të identifikimit të jetës, kur këto kafshë janë: a) në stallë ose në kullota, dhe dokumenti i vetëm identifikues i jetës paraqitet pa vonesë nga operatori i kafshës të llojit kuaj ose nga operatori i stabilimentit në të cilën mbahet kafsha; b) përkohësisht të kalëruar, të drejtuar, të udhëhequr; c) në afërsi të stabilimentit në të cilën kafsha; ose d) gjatë kullotjes së kafshëve për në dhe nga kullotat e regjistruara verore me kusht që dokumenti i identifikimit të vetëm i jetës të mund të paraqitet në stabilimentin e nisjes; dh) kafshët kuaj (mëza) dhe që shoqërojnë nënën (pela) ose babanë (hamshorin); e) pjesëmarrjen në një trajnim, testim për konkurrim kuajsh, garë ose ceremoni që kërkon që ata të largohen përkohësisht nga stabilimenti në të cilin zhvillohet trajnimi, kompeticioni, gara ose eventi; 16 ë) lëvizur ose transportuar në një situatë emergjente, në lidhje me vetë kafshët ose me stabilimentin ku ato mbahen. 3. Operatorët nuk duhet të lëvizin për në thertore një kafshë të shoqëruar me dokumentin e përkohshëm të përcaktuar në nenin 25, pika 2. 4. Operatorët duhet të kthejnë dokumentin e vetëm identifikues të jetës, AK-së, ose organit të autorizuar lëshues, të koduar me kodin unik pas vdekjes ose humbjes së kafshës. Neni 31 Dublikimi dhe zëvendësimi i dokumentit 1. Me kërkesë të operatorit, AK-ja ose organi i autorizuar, lëshon një dokument të dublikuar të identifikimit të vetëm të jetës, kur: a) operatori ka deklaruar humbjen e dokumentit të identifikimit të vetëm të jetës; ose b) nuk ka arritur të identifikojë kafshën brenda afateve të parashikuara në nenin 22, pika 2, germa “a”; 2. AK-ja me iniciativën e vet ose me kërkesën e operatorit lëshon dokument zëvendësues të identifikimit të vetëm të jetës, kur: a) operatori ka deklaruar humbjen e dokumentit të identifikimit të vetëm të jetës të kafshës; ose b) nuk ka arritur të përmbushë kërkesat e identifikimit të nenit 22, pika 2, germa “b”. 3. Babai i siguruar ose birësuesi i siguruar, pas periudhës 63-ditore nga lindja e fëmijës, pajiset me raport mjekësor për kujdes ndaj fëmijës, nëse këtë të drejtë nuk e ushtron apo nuk ka kushte për ta përfituar nëna, sipas përcaktimeve në këtë rregullore. Neni 32 Lëshimi i dokumentit të ri 1. Kur një kafshë e llojit kuaj është e pajisur me dokumentin e vetëm identifikues të jetës i cili nuk përmbush kërkesat e përcaktuara në nenin 29, pika 2, AK-ja ose organi i autorizuar, me kërkesë të operatorit, lëshon një dokument të ri identifikimi të vetëm të jetës, në përputhje me nenin 29, pika 1 dhe 2. Neni 33 Përmbajtja e dublikimi, zëvendësimi dhe dokumentit të ri të identifikimit 1. AK-ja, ose organi i autorizuar, lëshojnë dokument të identifikimit të vetëm të jetës të dublikuar, zëvendësues ose të ri, në përputhje me nenin 31, nenin 32 dhe mbi bazën e të dhënave të përcaktuar në nenin 28, të cilët kanë këtë përmbajtje: a) dokumenti i dublikuar dhe i ri përmban kodin unik të caktuar të kafshës, në përputhje me nenin 29, pika 1, germa “b”, me rastin e lëshimit të dokumentit të parë të vetëm identifikues të të gjithë jetës; ose b) në dokumentin zëvendësues të vetëm identifikues të jetës, kodin unik të caktuar të kafshës të llojit kuaj, me rastin e lëshimit të saj. KREU VI GJURMUESHMËRIA E QENVE, MACEVE DHE NUSELALEVE, DRERËVE DHE DEVEVE, ZOGJVE TË KAFAZEVE DHE KAFSHËVE TOKËSORE TË CIRQEVE 17 LËVIZËSE DHE SHFAQJEVE TË KAFSHËVE, MJETET DHE METODAT E IDENTIFIKIMIT, APLIKIMI DHE PËRDORIMI I TYRE Neni 34 Detyrimet e operatorit 1. Operatorët që mbajnë qen, mace dhe nuselale detyrohen të sigurojnë zbatimin e këtyre metodave të identifikimit : a) identifikimin individualisht për këto kafshë nga një transponder i injektueshëm, sipas përcaktimeve në germën “e” të shtojcës I, kur zhvendosen në një shtet tjetër; b) transponderi i injektueshëm i destinuar për vendosjen në kafshë është i miratuar nga AK-ja; c) i mundësojnë AK-së dhe, kur është e nevojshme, operatorëve të tjerë, pajisjet e leximit për verifikimin e identifikimit individual të kafshës në çdo kohë, kur transponderi i vendosur nuk është miratuar nga AK-ja. Neni 35 Dokumenti identifikues 1. Operatorët që mbajnë qen, mace dhe nuselale detyrohen të pajisin kafshët me dokument identifikimi të lëshuar nga veterineri i autorizuar gjatë zhvendosjes në një shtet tjetër, sipas përcaktimeve të nenit 15 të urdhrit nr. 634, datë 2.11.2023, “Për miratimin e rregullores për lëvizjen jotregtare të kafshëve të shoqërimit”. Neni 36 Gjurmueshmëria për lëvizje të tjera nga lëvizjet jotregtare të kafshëve shtëpiake 1. Operatorët detyrohen të sigurojnë që kafshët e shoqërimit të transportuara në një shtet tjetër për qëllime të tjera nga lëvizjet jotregtare, të plotësojnë rregullat e përcaktuara në nenet 34 dhe 35. Neni 37 Gjurmueshmëria e kafshëve, lloji drerë dhe deve, mjetet, metodat e identifikimit, aplikimi dhe përdorimi i tyre 1. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit deve kanë detyrimin të pajisin kafshët në mënyrë individuale me: a) matrikull konvencional të veshit, siç është e përcaktuar në germën “a” të shtojcës I e vendosur në secilin vesh të kafshës i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi heqje të kodit identifikues të kafshës; ose b) një transponder të injektueshëm, siç është përcaktuar në germën “e” të shtojcës I, i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi heqje të kodit të identifikimit të kafshës. 2. Operatorët që mbajnë kafshë të llojit dre kanë detyrimin të pajisin kafshët në mënyrë individuale me njërën nga mjetet e mëposhtme të identifikimit: a) një matrikull konvencional i veshit, siç është e përcaktuar në germën “a” të shtojcës I, i vendosur në secilin vesh të kafshës, i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi heqje të kodit identifikues të kafshës; ose b) një transponder të injektueshëm siç është përcaktuar në germën “e” të shtojcës I, i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi heqje të kodit të identifikimit të kafshës; ose 18 c) një tatuazh sipas përcaktimit të germës “g” të shtojcës I, i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi heqje të kodit identifikues të kafshës. 3. Operatorët e stabilimenteve që mbajnë drerë dhe deve kanë detyrimin, që: a) mjetet e identifikimit të jenë zbatuar për këto kafshë në stabilimentin e lindjes; b) asnjë mjet identifikimi nuk hiqet, modifikohet apo zëvendësohet pa miratimin e AK-ja; c) i mundësojnë AK-së dhe, kur është e nevojshme, operatorëve të tjerë, pajisjet e leximit për verifikimin e identifikimit individual të kafshës në çdo kohë, kur transponderi i vendosur nuk është miratuar nga AK-ja. Neni 38 Përjashtimet ligjore për operatorët që mbajnë drerë të species Rangifer tarandus Me përjashtim të përcaktimeve të nenit 37, pika 2, operatorët e stabilimenteve që mbajnë drerë dhe deve kanë detyrimin që këto kafshë të identifikohen me metoda alternative të autorizuara nga AK ja. Neni 39 Detyrimet e autoritetit kompetent 1. AK-ja ka detyrimin të sigurojë aplikimin e mjeteve dhe metodat të identifikimit të listuara në germat “a”, “e” dhe “g” të shtojcës I në përputhje me kërkesat e mëposhtme: a) të shfaqin kodin identifikues të kafshës; b) të jenë miratuar nga AK-ja. 2. AK-ja miraton procedura në lidhje me: a) aplikimin për miratimin nga prodhuesit e mjeteve të identifikimit për kafshët e llojit drerë dhe deve të mbajtura në territorin e tyre; b) aplikimin nga operatorët që mbajnë kafshë të llojit drerë dhe deve për mjetet e identifikimit që do të vendosen në stabilimentet e tyre. Neni 40 Gjurmueshmëria e zogjve të kafazeve, mjetet, metodat e identifikimit, aplikimi dhe përdorimi i tyre 1. Operatorët që mbajnë shpendë të llojit papagaj Psittacidae kanë detyrimin t’i pajisin në mënyrë individuale me një nga mjetet e mëposhtme të identifikimit: a) një matrikull unazor i këmbës sipas përcaktimeve të germës “h” të shtojcës I, e bashkëlidhur të paktën në një këmbë të shpendit, i dukshëm, i lexueshëm dhe pamundësi heqje të kodit alfanumerik; ose b) një transponder të injektueshëm sipas përcaktimeve të germës “e” të shtojcës I i dukshëm, i lexueshëm dhe pa mundësi heqjeje e kodit alfanumerik; ose c) një tatuazh, sipas përcaktimeve të germës “g” të shtojcës I, të aplikuar te shpendët i dukshëm dhe pa mundësi heqje e kodit alfanumerik. 2. Operatorët që mbajnë papagaj Psittacidae duhet: a) të sigurojë që mjetet e identifikimit të referuara në pikën 1, germa “b” të miratohen nga AK-ja; b) i mundësojnë AK-së dhe kur është e nevojshme operatorëve të tjerë, pajisjet e leximit për verifikimin e identifikimit individual të shpendëve në çdo kohë, kur mjetet e identifikimit të referuara në pikën 1 germa “b” nuk janë miratuar nga AK-ja. 19 KREU VII GJURMUESHMËRIA DHE DOKUMENTI I IDENTIFIKIMIT PËR KAFSHËT E TOKËS TË MBAJTURA NË CIRQE LËVIZËSE DHE NË SHFAQJET E KAFSHËVE Neni 41 Dokumenti i lëvizjes 1. AK-ja ka të drejtë të lëshojë një dokument lëvizjeje, së bashku me dokumentin e përditësuar të identifikimit dhe dokumente të tjera për identifikimin dhe gjurmueshmërinë e kafshëve tokësore të mbajtura në cirqe lëvizëse ose në shfaqjet e kafshëve, të destinuara për t’u zhvendosur në një shtet tjetër, përveç lagomorfeve, brejtësve, bletëve dhe bletëve bumble. 2. AK-ja ka detyrimin të sigurojë që dokumenti i lëvizjes i përcaktuar në pikën 1, të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) emrin tregtar të cirkut lëvizës ose të shfaqjes së kafshëve; b) numrin unik të regjistrimit të cirkut lëvizës ose të shfaqjes së kafshëve, të caktuar nga AK-ja; c) emrin dhe adresën e operatorit të cirkut lëvizës ose të shfaqjes së kafshëve; ç) specien dhe sasinë; d) operatori i cirkut lëvizës ose i shfaqjes, i cili nuk është përgjegjës për kafshët ka detyrimin të sigurojë për secilën kafshë të dhënat emër mbiemër dhe adresa e operatorit përgjegjës ose pronari i kafshës shtëpiake; dh) kodin identifikues të kafshës të shfaqur me mjetet e identifikimit të përcaktuara në nenet 3, 4, 9, 11, 16, 18, 22, 34, 37, 38 dhe 40; e) llojin e identifikuesit elektronik dhe vendndodhjen e tij, nëse aplikohet te kafsha sipas përcaktimeve të germës “f”; ë) shenjën e identifikimit, mjetet e identifikimit dhe vendndodhjen e tij nëse është e zbatueshme, për kafshët e ndryshme nga ato të referuara në germën “f” të aplikuara nga operatori; f) datën e lëvizjes së secilës kafshë për në dhe nga cirku lëvizës ose nga shfaqja e kafshëve; g) të dhënat identifikuese, adresën dhe nënshkrimin e veterinerit zyrtar që lëshon dokumentin e identifikimit; gj) datën e lëshimit të dokumentit të lëvizjes. Neni 42 Dokumenti i identifikimit e kafshëve tokësore 1. AK-ja ka të drejtë të lëshojë dokument identifikimi për secilën kafshë tokësore të mbajtur në cirqe lëvizëse ose në shfaqje kafshësh, të destinuara për t’u zhvendosur në një shtet tjetër, përveç kafshëve të specieve të kuajve, zogjve, qenve, maceve, nuselaleve, lagomorfëve dhe brejtësve. 2. AK-ja duhet të sigurojë që dokumenti identifikues i parashikuar në pikën 1 të këtij neni të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) emrin, adresën dhe kontaktin e operatorit përgjegjës për kafshën; b) speciet, gjininë, ngjyrën dhe çdo tipar ose karakteristikë të dukshme ose të dallueshme të kafshës; c) kodin identifikues të kafshës të identifikuar me mjetet e identifikimit të përcaktuar në nenet 3, 4, 9, 11, 16, 18, 22, 34, 37, 38 dhe 40; ç) llojin e identifikuesit elektronik dhe vendndodhjen e tij nëse aplikohet për kafshën, i përcaktuar në germën “c”; 20 d) shenjën e identifikimit, mjetet e identifikimit dhe vendndodhjen e tij nëse është e zbatueshme për kafshë të tjera nga ato të përmendura në germën “c” të aplikuara nga operatori; dh) detajet e vaksinimit të kafshës, nëse janë të aplikueshme; e) detajet e trajtimeve të kafshës, nëse janë të aplikueshme; ë) detajet e testeve diagnostikuese; f) të dhënat e autoritetit kompetent që lëshon dokumentin e identifikimit; g) datën e lëshimit të dokumentit të identifikimit. Neni 43 Dokumenti i identifikimit të shpendëve 1. AK-ja ka të drejtë të lëshojë dokument identifikimi të përditësuar, dokument të lëvizjes dhe dokumente të tjera, që kanë lidhje me identifikimin dhe gjurmimin e zogjve për grupin e shpendëve që udhëtojnë në cirqe lëvizëse ose në shfaqje kafshësh, të cilët do të zhvendosen në një shtet tjetër. 2. AK-ja ka detyrimin të sigurojë përmbajtjen e dokumentit identifikues sipas përcaktimit në pikën 1 me informacionin e mëposhtëm: a) emrin, adresën dhe kontaktin e operatorit përgjegjës; b) speciet e zogjve; c) kodin e identifikimit, mjetet e identifikimit dhe vendndodhjen e tij nëse zbatohet për zogjtë; ç) detajet e vaksinimit të zogjve, nëse është e aplikueshme; d) detajet e trajtimeve të zogjve, nëse është e aplikueshme; dh) detajet e testeve diagnostikuese; e) të dhënat e AK-së ose organit të autorizuar lëshues; ë) datën e lëshimit të dokumentit të identifikimit. Neni 44 Gjurmueshmëria e vezëve për çelje 1. Operatorët e stabilimenteve që mbajnë shpendë dhe operatorët e vendeve të çeljes kanë detyrimin të sigurojnë që secila vezë për çelje të jetë e shënuar me numrin unik të aprovimit të stabilimentit të origjinës së vezëve për çelje. 2. Nga përcaktimet e pikës 1 përjashtohen: a) operatorët e stabilimenteve që mbajnë shpendë, dërgesat e të cilëve janë më me pak se 20 vezë për çelje të shpendëve të ndryshme strucat, të cilat zhvendosen në një shtet tjetër; b) operatorët e vendeve të vezëve për çelje, dërgesat e të cilëve janë më pak se 20 vezë për çelje të shpendëve, të ndryshme nga strucat, të cilat zhvendosen në një shtet tjetër. KREU VIII GJURMUESHMËRIA E KAFSHËVE TOKËSORE PAS HYRJES NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Neni 45 Mjetet dhe metodat e identifikimit 1. Operatorët e stabilimenteve ku mbërrijnë së pari kafshët e llojit gjedh, dhen, dhi, derra, drerë ose deve, të mbajtura në vende ose territore të tjera, pas hyrjes dhe kur qëndrojnë në territorin e Republikës 21 së Shqipërisë detyrohen të sigurojnë që kafshët të pajisen me mjetet e identifikimit të përcaktuara në nenet 3, 4, 9, 11, 16, 18, 37 dhe 38, sipas rastit. 2. Operatorët e stabilimenteve ku mbërrijnë së pari kafshët e llojit gjedh, dhen, dhi, derra, drerë ose deve, të mbajtura në vende ose territore të tjera, pas hyrjes dhe kur qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë detyrohen të sigurojnë që kafshët të pajisen me mjetet e identifikimit të përcaktuara në nenet 38, 39, 45, 47, 52, 54, 73 dhe 74, sipas rastit. 3. Përjashtohen nga parashikimet e pikave 1 dhe 2 operatorët për kafshët e llojit gjedh, dhen, dhi, derra, drerë ose deve, të destinuara për të lëvizur në thertore, me kusht që kafshët të theren brenda 5 ditëve nga hyrja e tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. AK-ja miraton procedurat lidhur me zbatimin e përcaktimeve sipas pikës 2 të këtij neni. Neni 46 Mjetet dhe metodat e identifikimit të kafshëve të llojit të kuajve pas hyrjes së tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë 1. Operatorët e stabilimenteve, ku mbërrijnë së pari kafshët e llojit kuaj, të mbajtura në vende ose territore të tjera, pas hyrjes dhe kur qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, detyrohen të sigurojnë që të kafshët të identifikohen sipas përcaktimeve të nenit 22, pas datës së përfundimit të procedurës doganore. KREU IX TË FUNDIT Neni 47 Institucionet zbatuese 1. Për zbatimin e kësaj rregulloreje ngarkohet Drejtoria e Politikave Veterinare në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve. Neni 15 Dispozita përfundimtare 1. Kjo rregullore hyn në fuqi menjëherë. 2. Urdhri nr. 622, datë 13.12.2021, “Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për regjistrimin e kafshëve të llojit derra në bazën e të dhënave kombëtare, shfuqizohet. 3. Dispozitat e rregulloret mbi identifikimin e kafshëve të cilat janë në fuqi zbatohen për aq sa nuk bien ndesh me parashikimet e kësaj rregulloreje. SHTOJCA I MJETET E IDENTIFIKIMIT TË KAFSHËVE TOKËSORE Mjetet e identifikimit të kafshëve tokësore të mbajtura janë, si më poshtë: 22 a) matrikull konvencional i veshit; b) llastik konvencional mbi kurorën e thundrës; c) matrikull elektronik i veshit; d) Bolus ruminal; e) transponder i injektueshëm; f) brez elektronik mbi kurorën e thundrës; g) tatuazh; h) unazë këmbësh.