Order No. 65 laying down protection measures against epizootic disease from Argentina
صدر في 2006-02-09 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- المنظمة
- European Union
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Livestock, Food and nutrition
- الكلمات المفتاحية
- animal health, pests/diseases, international trade, food safety and quality, meat, milk/dairy products
- الفئات
- *
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
U R D H Ë R Nr 65 Datë 09.02.2006 PËR DISA MASA MBROJTËSE NDAJ SËMUNDJES SË AFTËS EPIZOOTIKE TË SHFAQUR NË ARGJENTINË Mbështetur në Ligjin “ Për Shërbimin dhe Inspektoriatin Veterinar” Nr. 9038 datë 4.11.2004. Mbështetur në njoftimin e marrë nga Organizata Botërore e Shëndetit të Kafshëve(OIE) për shfaqjen e sëmundjes së Aftës Epizootike në Argjentinë. Mbështetur në Kodin Ndërkombëtar të Shëndetit të Kafshëve. U R D H Ë R O J : 1. Ndalohet importimi i kafshëve të gjalla të llojeve: gjedhë, derra, bagëti të imta nga territori i Argjentinës për në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të ngarkesave të nisura për në Shqiperi para datës 05.02.2006, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. 2. Ndalohet importimi i mishit dhe qumështit të papërpunar, që origjinojnë nga kafshët e përshkruara në pikën 1, nga territori i Argjentinës për në territorin e Republikës së Shqipërisë me përjashtim të ngarkesave të nisura për në Shqiperi para datës 05.02.2006, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. 3. Nënproduktet e mishit dhe qumështit të përpunuara lejohen të futen në territorin e Republikës së Shqipërise kur plotësojnë kushtet si më poshtë: a- Të jenë me origjinë nga zona të pa prekura nga sëmundja e Aftës Epizootike, b- Të jenë të përpunuara në fabrika të lejuara për eksport, c- Të jenë të përpunuara në kushte teknologjike që shkatërrojnë virusin e Aftës Epizootike. 1. Certifikata Veterinare e Argjentinës të garantojë origjinën e ketyre nënprodukteve dhe të konfirmojë kushtet e pikës 3 të këtij urdhëri. 2. Ndalohet importimi i ushqimeve për blektorinë që kanë në përbërjen e tyre produkte me origjinë shtazore, 3. Ndalohet importimi i materialeve biologjike nga territori i Argjentinës për në territorin e Republikës së Shqipërisë. 4. Për zbatimin e këtij Urdhëri ngarkohen Drejtoria e Përgjithëshme e Sigurisë Ushqimore dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Drejtoritë Rajonale të Bujqësisë , Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Inspektoriati Veterinar në Pikat e Inspektimit Veterinar Kufitar Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. M I N I S T R I Jemin Gjana