Order No. 435 on Possible Urgent Measures in the years 2019-2021, for the Reserves of Small Pelagics Species on the Adriatic Sea (Geographical Sub-Areas 17 And 18)
صدر في 2019-07-25 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Urdhër Nr. 435, Datë 25.7.2019 - Për Masat E Mëtejshme Urgjente Në Vitet 2019-2021, Për Rezervat E Pelagjikëve Të Vegjël Në Detin Adriatik (Nënzona Gjeografike 17 Dhe 18).
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Fisheries and aquaculture, Wild species and ecosystems
- الكلمات المفتاحية
- fishery management and conservation, marine fisheries, protected fishing area, fishing gear/fishing method, total allowable catch, fishing authorization, management/conservation, protection of species, classification/declassification, authorization/permit, biodiversity
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
URDHËR Nr. 435, datë 25.7.2019 PËR MASAT E MËTEJSHME URGJENTE NË VITET 2019-2021, PËR REZERVAT E PELAGJIKËVE TË VEGJËL NË DETIN ADRIATIK (NËNZONA GJEOGRAFIKE 17 DHE 18) [REKOMANDIMI GFCM/42/2018/8] Në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës, të neneve 13, 14, të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012 “Për peshkimin”, i ndryshuar, të germave “a” dhe “b” të pikës 1, të nenit 3 të “Marrëveshjes për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun” të ratifikuar me ligjin nr. 9093, datë 3.7.2003, të pikave 4 dhe 5, të kreut I të VKM nr. 402, datë 8.5.2013 “Për përcaktimin e masave menaxhuese për shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve peshkore në det”, të rregullores nr. 1, datë 7.3.2014 “Për peshkimin”, URDHËROJ: 1. Zbatimin e Rekomandimi GFCM/42/2018/8 “Për masat e mëtejshme urgjente në vitet 2019—2021 për rezervat e pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik (nënzona gjeografike 17 dhe 18)”, që i bashkëngjitet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Ngarkohet sektori i Politikave të Peshkimit dhe Akuakulturës, në Drejtorinë e Politikave dhe Strategjive të Bujqësisë, Sigurisë Ushqimore dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e pikave 4—9, 11, 13— 15, të rekomandimit. 3. Ngarkohet inspektorati i peshkimit në Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës për zbatimin e pikave 21-23 të Rekomandimit. 4. Kapitenet e anijeve të peshkimit zbatojnë detyrimet që rrjedhin nga pikat 8—11 të Rekomandimit. 5. Anijet e peshkimit që peshkojnë pelagjikë të vegjël (sardele dhe açuge) nuk duhet të kalojnë 180 ditë peshkimi në vit, me maksimumin 144 ditë peshkimi për sardelen dhe me maksimumin 144 ditë peshkimi për açugen. 6. Anijet e peshkimit që peshkojnë pelagjikë të vegjël (sardele dhe açuge) për vitin 2020— 2021 të zbatojnë ndalimin në peshkim, për një periudhe 30 ditore si më poshtë: për sardelen 15 shkurt — 15 mars; për açugen 1 qershor — 30 qershor. 7. Ndalohet peshkimi i pelagjikëve të vegjël për anijet mbi 12 m gjatësi të përgjithshme, deri në largësinë 6 milje detare nga bregu për periudhën: deri më 31 dhjetor 2019; 1 maj — 31 dhjetor 2020; 1 prill — 31 dhjetor 2021. 8. Peshkimi i pelagjikëve të vegjël do të kryhet me mjetet lundruese që përdorin formën e peshkimit me koshilok (me rrethim) dhe formën e peshkimit me trata pelagjike sipas përcaktimeve të VKM-së nr. 719, datë 12.10.2016 “Për menaxhimin e kapaciteteve të peshkimit tregtar dhe disa rregullime të mënyrës së funksionimit të regjistrit të anijeve të peshkimit”. Ky urdhër hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Bledar Çuçi