تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Order No. 302 dated 12.4.2011 approving the basic principles of the environment rehabilitation plans, closure of the mineral activities, designation of dangerous areas, and mineral waste management plans

صدر في 2011-04-12 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Mineral resources
الكلمات المفتاحية
access right, environmental audit, exploration, management/conservation, minerals, policy/planning
الفئات
metals-base, metals-precious, minerals-critical

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1. Parimet bazë për hartimin e planit të rehabilitimit të mjedisit mbështeten në legjislacionin minerar dhe mjedisor në fuqi. Këto parime përfshijnë konceptet e: a) Zhvillimit të qëndrueshëm të veprimtarive minerare në respekt të ambientit dhe të certifikuar nga komuniteti, duke mbrojtur pasuritë natyrore për të siguruar plotësimin e nevojave aktuale pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm, për të plotësuar nevojat e tyre, si dhe duke bërë të mundur ruajtjen afatgjatë të cilësisë së mjedisit dhe diversitetit biologjik të tij. b) Interesit publik për një veprimtari minerare ku vendimmarrja bëhet në kushtet e transparencës, paraprihet nga këshillimet me komunitetin e zonës dhe mendimin me shkrim të njësive përkatëse të qeverisjes vendore. c) Dallimit dhe pavarësisë të së drejtës minerare nga e drejta e pronësisë mbi sipërfaqen e tokës, duke garantuar pronësinë e shtetit mbi mineralet dhe ruajtur pronësinë e sipërfaqes ku këto minerale gjenden, duke përcaktuar marrëdhënien ndërmjet këtyre të drejtave me marrëveshje, sipas legjislacionit në fuqi. d) Marrjen e masave paraprake, për parandalimin, apo në rast se nuk është e mundur minimizimin e dukurive e efekteve negative në mjedis dhe garantimin e marrjes së masave efektive në kohë dhe me kosto më të ulët. e) Ruajtjes së pasurive natyrore gjatë veprimtarive minerare që përfshin mbrojtjen, ruajtjen dhe përmirësimin e cilësisë së burimeve natyrore; ajrit, ujit, detit, tokës, pyjeve, biodiversitetit dhe diversitetit të peizazhit natyror. f) Zëvendësimit dhe/ose kompensimit që nënkupton masat, që duhet të merren për të zëvendësuar çdo ndërhyrje që mund të sjellë efekte të dëmshme mbi mjedisin, për të siguruar përdorimin e praktikave më të mira, përdorimin e produkteve, pajisjeve dhe aparaturave, si dhe zbatimin e atyre proceseve të prodhimit, të cilat janë më pak të dëmshme apo të padëmshme për mjedisin. g) Qasjes së integruar që garanton një zhvillim të balancuar ekonomik, parandalon rrezikun ndaj mjedisit dhe/ose redukton këtë rrezik në tërësi, nëpërmjet planifikimit të territorit, duke i kushtuar një rëndësi të veçantë cenueshmërisë së mjedisit në vendin specifik, lidhjes ndërmjet ekuilibrit dhe vlerave të peizazhit natyror, lidhjes ndërmjet pasurive natyrore të ripërtërishme dhe jo të ripërtërishme, trashëgimisë kulturore dhe pasurive materiale, tërësisë së ndërveprimeve të tyre reciproke, si dhe ndërveprimit ndërmjet pasurive materiale ekzistuese dhe atyre të planifikuara. h) Bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore dhe sigurimit të këtij bashkëpunimi në rang rajonal dhe më gjerë, mbi bazën e marrëveshjeve ndërkufitare, ndërqeveritare dhe ndërkombëtare. i) Ndotësi paguan për veprimet ose mosveprimet, të cilat rezultojnë në dëmtimin e mjedisit apo në rrezikun e dëmtimit të mjedisit duke vendosur përgjegjësitë financiare për të eliminuar këtë dëmtim. Kosto të tilla mund të përfshijnë kostot e vlerësimit të dëmtimit të mjedisit, vlerësimit të masave të nevojshme, si edhe kostot e mënjanimit të dëmtimit të mjedisit, duke përfshirë edhe kostot e rehabilitimit dhe të kompensimit ose dëmtimet e shkaktuara ndaj të tretëve, nga zotëruesi i lejes minerare. j) Aksesit ndaj informacionit dhe pjesëmarrjes së publikut, duke garantuar që çdo person ka të drejtë të marrë në kohë informacion mbi ndotjen e mjedisit, masat e marra për eliminimin e kësaj ndotje apo dëmtimi të mjedisit. k) Promovimit të të gjitha atyre veprimtarive, të cilat parandalojnë apo reduktojnë ndotjen e mjedisit, si edhe projekteve, të cilat sjellin pakësimin e përdorimit të substancave, lëndëve të para dhe energjisë, apo të cilat e ndotin mjedisin në një masë më të vogël.

  2. 2. Parimet bazë për hartimin e planit të veprimtarive të mbylljes së veprimtarisë minerare mbështeten në legjislacionin minerar dhe mjedisor në fuqi. Këto parime përfshijnë konceptet e: a) Mbylljes progresive të veprimtarisë minerare. b) Garantimit të mbylljes së sigurt të veprimtarisë minerare. c) Garantimit të demolimit të sigurt të objekteve të veprimtarisë minerare, që nuk mund të përdoren 1 of 2 4/24/2012 5:15 PM Ligjet.org - Për miratimin e parimeve bazë për hartimin e planit të rehabili... http://80.78.70.231/pls/kuv/f?p=201:Urdh%EBr:302:12.04.2011 më tej pas përfundimit të kësaj veprimtarie, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi. d) Realizimit të përfundimit të procesit të mbylljes së objekteve minerare të ish-ndërmarrjeve shtetërore minerare. e) Garantimit të një procesi mbylljeje me një emetim sa më të vogël në mjedis dhe garantimit të monitorimit postminerar. f) Bashkëpunimit dhe ve primet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. g) Rehabilitimit të pjesëve të dëmtuara të mjedisit.

  3. 3. Parimet bazë për hartimin e planit të menaxhimit të mbetjeve minerare të veprimtarisë minerare mbështeten në legjislacionin minerar dhe mjedisor në fuqi. Këto parime përfshijnë konceptet e: a) Qëllimit të ndotjes së nivelit më të ulet në tokë, në ujërat, te flora e fauna dhe në ekosistemin, në përgjithësi, dhe në përputhje me vlerat minimale, të pranuara sipas legjislacionit në fuqi. b) Promovimit dhe inkurajimit të proceseve të riciklimit, që sasia e depozituar e mbetjeve të jetë sa më e vogël. c) Garantimit të një vendi dhe mënyre depozitimi të mbetjeve në mënyrë të sigurt që ato të mos përbejnë rrezik për mjedisin e komunitetin në të ardhmen, duke respektuar kërkesat mjedisore dhe kërkesat e shkarkimeve, të përcaktuara në legjislacionin në fuqi për mjedisin. d) Garantimit të një emetimi minimal të shkarkimeve të elementeve të dëmshme në mjedis. e) Trajtimit të mbetjeve minerare sipas karakteristikave të tyre, përbërjes, dekompozimit. f) Inkurajimit të përdorimit të produkteve më miqësore ndaj mjedisit dhe teknikave më të mira të disponueshme. l) Parandalimit dhe marrjes së masave paraprake në mënyrë që të eliminojnë ngjarjet aksidentale dhe parandalojnë apo në rast se nuk është e mundur, të minimizojnë dukurinë e efekteve negative në mjedis dhe të garantojnë marrjen e masave efektive në kohë dhe me kosto më të ulët. g) Garantimit të monitorimit të efekteve të mbetjeve nëpërmjet vazhdimësisë së monitorimit dhe mbajtjes së një informacioni të hollësishëm për punimet e kryera për depozitimin dhe për trajtimin e mbetjeve minerare. h) Bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore. i) Bashkërendimit ndërmjet mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit ekonomik.

  4. 4. Parimet bazë të përcaktimit të zonës së rrezikshme të një të drejte minerare, mbështeten në legjislacionin minerar dhe mjedisor në fuqi. Këto parime përfshijnë konceptet e: a) Garantimit të realizimit të veprimtarive minerare në mënyrë të sigurt, duke eliminuar rrezikun minerar. b) Garantimit të jetës dhe shëndetit të punonjësve dhe banorëve të zonës përreth zonës minerare. c) Përcaktimeve të sakta të kontureve të zonës së rrezikshme të një lejeje minerare, duke marrë në konsideratë efektin e veprimtarisë minerare, si: punimet e shpim-plasjes, emetimit të shkarkimeve, zhurmën, pluhurin, depozitimit të mbetjeve, përpunimin e mineralit. d) Garantimit të dëmtimeve të mjedisit, infrastrukturës dhe objekteve të palëve të treta. e) Bashkëpunimit dhe veprimet e përbashkëta ndërmjet autoriteteve të qeverisjes qendrore dhe asaj vendore.

  5. 5. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen institucionet e SHGJSH-së dhe AKBN-së. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. MINISTRI I EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS NASIP NAÇO Copyright 2012 - www.ligjet.org 2 of 2 4/24/2012 5:15 PM

Order No. 302 dated 12.4.2011 approving the basic principles of the environment rehabilitation plans, closure of the mineral activities, designation of dangerous areas, and mineral waste management plans · Nelum