تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Order No. 137 on the necessary documentation of the environmental licenses

صدر في 2004-08-17 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
لائحة
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment
الكلمات المفتاحية
environmental impact assessment (EIA), legal proceedings/administrative proceedings

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1 REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E MJEDISIT Drejtoria e Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis Nr.235.Prot. Tiranë më 17/08/ 2004 URDHËR I BRËNDSHËM (Nr. 137 , datë 17/08/ 2004) PËR DOKUMENTACIONIN E DOMOSDOSHËM PËR TË KËRKUAR LEJE MJEDISORE Në zbatim të ligjit nr. 8990 datë 23.01.2003 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe VKM nr. 249 “Për miratimin e dokumentacionit për leje mjedisore dhe të elementëve të lejes mjedisore”, URDHËROJ: 1. Për t’u pajisur me leje mjedisore për veprimtaritë me ndikim në mjedis, personat fizikë dhe juridikë, vendas ose të huaj, janë të detyruar të përgatisin dokumentat që kërkohen nga ligji 8990 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis” dhe VKM nr. 249 “Për miratimin e dokumentacionit për leje mjedisore dhe të elementëve të lejes mjedisore”. 2. Përgatitja e dokumentave fillon me kërkesën për pajisje me leje mjedisore të projektit a veprimtarisë që do të ushtrohet. 3. Kërkesa përmban emrin, adresën, statusin juridik të propozuesit dhe përshkrimin e shkurtër të projektit apo të veprimtarisë që do të ushtrohet. 4. Kërkesa i drejtohet agjencisë rajonale të mjedisit të qarkut ku do të zbatohet projekti apo do të ushtrohet veprimtaria. 5. Kërkesa shoqërohet me: a) Dokumentacionin ligjor ku përfshihen: i) vendimi i gjykatës për regjistrimin e kërkuesit si person fizik ose juridik; ii) vërtetime pronësie ose kontrata përdorimi të pronave të paluajtshme pa të cilat nuk mund të ushtrohet veprimtaria; iii) vërtetime nga organet shtetërore që lejojnë përdorimin e territorit për zbatimin e projektit apo ushtrimin e veprimtarisë. b) Dokumentacionin teknik që përfshin dokumentat që përshkruajnë projektin ose veprimtarinë që trajton: 2 i) karakteristikat e projektit: përshkrimin e proceseve kryesore, teknologjinë, kapacitetin, lëndët e para, lëndët ndihmëse, produktet e ndërmjetme dhe ato përfundimtare, ii) program pune për ndërtimin dhe shfrytëzimin, iii) aktivitete të tjera që mund të kërkohen si pasojë e projektit (p.sh. rrugë të reja, sigurim i ujit të pijshëm etj.), iv) vend ndodhjen e projektit: planimetrinë me kufinjtë e projektit, harta dhe fotografi etj., v) planet ekzistuese të përdorimit të territorit ku zhvillohet projekti. c) Raportin e përmbledhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet që jepen në shtojcën 2 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, që përmban: i) qëllimin e projektit; ii) përshkrimin e tij të hollësishëm; iii) të dhënat për mjedisin ekzistues të zonës ku zbatohet projekti dhe në afërsi të saj; iv) përshkrimin e hollësishëm të të gjitha instalimeve, që bëjnë pjesë në projekt ose që do të përdoren gjatë zbatimit të tij; v) planin e ndërtimit dhe afatet e zbatimit të tij; vi) përshkrimin e veprave inxhinierike, që ndërtohen ose zgjerohen dhe të veprave të domosdoshme për zbatimin e projektit; vii) ndikimet e mundshme në mjedis dhe masat e propozuara për parandalimin dhe zbutjen e tyre; viii) programin e monitorimit të ndikimit në mjedis të projektit; ix) përputhjen e projektit me planet e rregullimit të territorit dhe me planet e zhvillimit ekonomik të zonës ku do të zbatohet projekti; x) përmbledhjen e këshillimeve me organet e qeverisjes vendore, publikun e organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe të mendimeve të tyre; xi) masat rehabilituese, në rast ndotjeje dhe dëmtimi të mjedisit, si dhe koston e tyre; xii) kopjen e licencës së personit fizik ose juridik, që ka përgatitur raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis. d) Raportin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis për projektet që jepen në shtojcën 1 të ligjit “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, që përmban përveç të dhënave të raportit të përmbledhur, edhe: i) proçedurën dhe arsyet e përzgjedhjes së vendit ku do të zbatohet projekti, përshkrimin, të paktën edhe të dy varianteve të tjera, për lokalizimin e projektit; ii) masën e ndikimit të tij të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në mjedis; iii) ndikimet e mundshme të varianteve në mjedis e shëndet; iv) rreziqet për aksidente me ndikim të rëndësishëm në shëndet e mjedis dhe masat për parandalimin e tyre; v) ndikimin ndërkufitar në mjedis, nëse ka; vi) planin e masave me karakter teknik, për të parandaluar dhe zbutur ndikimet negative në mjedis; vii) përshkrime të hollësishme për përdorimin e qëndrueshëm të energjisë, të burimeve natyrore e minerare; viii) planin e bashkëbisedimeve të pritshme me organet e qeverisjes vendore, publikun e organizatat jofitimprurëse për mjedisin gjatë fazave të planifikimit, shqyrtimit dhe zbatimit të projektit. e) Raporti i vlerësimit të ndikimit në mjedis të hartohet nga specialistë të çertifikuar e të zgjedhur nga kërkuesi i lejes mjedisore. Për projekte të shtojcës 1 të ligjit 8990 “Për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, raporti i thelluar i vlerësimit të ndikimit në mjedis, do të hartohet nga jo më pak se dy specialistë. 3 f) Kryetarët e agjencive rajonale të mjedisit, kanë për detyrë të venë këtë urdhër në dispozicion të personave fizikë ose juridikë që kërkojnë të pajisen me leje mjedisore, në mënyrë që këta të përgatisin dokumentacionin e duhur në mënyrë të saktë dhe në një kohë sa më të shkurtër. g) Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë. Ethem RUKA Ministër i Mjedisit

Order No. 137 on the necessary documentation of the environmental licenses · Nelum