Order no. 117, dated 19 January 2023 on the authorization of state aid For a multi-year management plan for sustainable bottom fishing in the Adriatic Sea (geographical sub-areas 17 and 18)
صدر في 2023-01-19 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Urdhër Nr. 21, datë 19.1.2023 për autorizim i ndihmës shtetërore Për një plan menaxhimi shumëvjeçar për peshkimin fundor të qëndrueshëm në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18).
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Fisheries and aquaculture
- الكلمات المفتاحية
- allocation/quota, fishing gear/fishing method, fishing vessel, marine fisheries, sustainable use, use restrictions, fishery management and conservation
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
URDHËR Nr. 21, datë 19.1.2023 PËR NJË PLAN MENAXHIMI SHUMËVJEÇAR PËR PESHKIMIN FUNDOR TË QËNDRUESHËM NË DETIN ADRIATIK (NËNZONAT GJEOGRAFIKE 17 DHE 18) (Ndryshuar me Urdhrin nr. 204, datë 21.3.2024) (I përditësuar) Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës; të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 3, të marrëveshjes “Për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun”, të ratifikuar me ligjin nr. 9093, datë 3.7.2003, URDHËROJ: 1. Zbatimin e rekomandimit GFCM/43/2019/5 të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, “Për një plan menaxhimi shumëvjeçar për peshkimin fundor të qëndrueshëm në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18)”, që i bashkëlidhet këtij urdhri dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Kuota e sforcos e shprehur në ditë peshkimi ndryshon në bazë vjetore sipas rekomandimeve të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun. 3. Të gjitha anijet e peshkimit fundor, që peshkojnë peshq fundorë, nuk kalojnë 21420 ditë peshkimi në vitin 2024, të ndara sipas segmentit të flotës, në përputhje me pikën 4 të këtij urdhri. 4. Ditët e peshkimit ndahen sipas segmenteve të flotës për anijet e peshkimit fundor që përdorin rrjetë fundore me timon (OTB), si më poshtë: a) segmenti ≥ 12 m dhe < 24 m: 15 789 ditë; b) segmenti ≥ 24 m: 5 631 ditë. 5. Ngarkohet Sektori i Monitorimit, Përpunimit dhe Analizës së të Dhënave në Drejtorinë e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe Inspektorati i Peshkimit të monitorojnë konsumin e kuotës së sforcos ose kufirin e sforcos, në përputhje me pikën 4 të këtij urdhri. 6. Ndalohet peshkimi deri në gjashtë milje detare nga bregu ose deri në katër milje detare për anijet që nuk lejohen të peshkojnë më shumë se gjashtë milje detare, për të gjitha anijet e peshkimit fundor (trata koçe), që peshkojnë peshq fundor, për periudhën 1 korrik deri më 15 shtator. 7. Pas tremujorit të tretë të çdo viti, Sektori i Monitorimit, Përpunimit dhe Analizës së të Dhënave kryen verifikimin dhe rishpërndarjen e ditëve të peshkimit midis segmentit të flotës, në zbatim të faktorit kombëtar të konvertimit, i cili mbështetet në këshillat më të mira shkencore të disponueshme. 8. Nga data kur kuota e sforcos është përmbushur ose është arritur kufiri i sforcos, Inspektorati i Peshkimit ia komunikon Sektorit të Monitorimit, Përpunimit dhe Analizës së të Dhënave. 9. Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës propozon ndalimin e peshkimit fundor, në rastin kur kuota ose kufiri i sforcos është arritur nga të gjitha anijet e peshkimit, sipas segmentit të flotës. 10. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. 11. Urdhri nr. 216, datë 29.5.2020, “Për një plan menaxhimi shumëvjeçar për peshkimin fundor të qëndrueshëm në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18) [rekomandimi GFCM/43/2019/5] dhe urdhri nr. 639, datë 22.12.2021, “Për vendosjen e një regjimi sforco të peshkimit për speciet kryesore fundore në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18) [rekomandimi GFCM/44/2021/1]”, shfuqizohen. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca REKOMANDIMI GFCM 43/2019/5 PËR NJË PLAN MENAXHIMI SHUMËVJEÇAR PËR PESHKIMIN FUNDOR TË QËNDRUESHËM NË DETIN ADRIATIK (NËNZONAT GJEOGRAFIKE 17 DHE 18) Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun (GFCM), duke marrë parasysh se objektivi i Marrëveshjes për themelimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (Marrëveshja e GFCM-së) është të sigurojë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të gjalla detare, në nivel biologjik, social, ekonomik dhe mjedisor, në zonën e aplikimit të GFCM-së; duke sjellë në vëmendje që në arritjen e qëllimit të Marrëveshjes GFCM, GFCM-ja do të miratojë rekomandime për masat e ruajtjes dhe të menaxhimit, që synojnë të sigurojnë qëndrueshmërinë afatgjatë të aktiviteteve të peshkimit, me qëllim ruajtjen e burimeve të gjalla detare dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale të peshkimit dhe, që në miratimin e rekomandimeve të tilla, GFCM-ja do t’u kushtojë vëmendje të veçantë masave për të parandaluar mbipeshkimin dhe për të minimizuar hedhurinat, si dhe ndikimet e mundshme në peshkimin artizanal dhe komunitetet lokale; duke marrë parasysh që GFCM-ja do të miratojë masa menaxhuese bazuar në një qasje ekosistemi në peshkim për të garantuar ruajtjen e rezervave peshkore mbi nivelet të cilat mund të prodhojnë rendimentin maksimal të qëndrueshëm (MSY); duke kujtuar që Deklarata Ministrore e Maltës e vitit 2017 kërkon që, në kontekstin e krijimit të një kuadri të menaxhimit të peshkimit të bazuar në ekosistem, të gjitha format e peshkimit kryesor duhet të menaxhohen me plane menaxhimi; duke pasur parasysh që GFCM-ja do të zbatojë qasjen paraprake, në përputhje me Marrëveshjen për zbatimin e dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për ligjin e detit të 10 dhjetorit 1982, në lidhje me ruajtjen dhe menaxhimin e rezervave të peshqve të shpërndarë dhe peshqve migratore të 4 gushtit 1995 dhe Kodit të Sjelljes për Peshkimi të Përgjegjshëm të Organizatës së Bujqësisë dhe Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (FAO); duke marrë parasysh se Kodi i Sjelljes i FAO-së për peshkimin përgjegjës parashikon që shtetet “duhet të zbatojnë gjerësisht qasjen paraprake në ruajtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e burimeve ujore të gjalla, për t’i mbrojtur ato dhe për të ruajtur mjedisin ujor, duke marrë parasysh shembujt më të mirë shkencorë të mundshëm. Mungesa e informacionit të përshtatshëm shkencor nuk duhet të përdoret si arsye për shtyrjen ose mosplotësimin e masave për ruajtjen e specieve të synuara, specieve të lidhura ose të varura dhe specieve jo të synuara dhe mjedisin e tyre”; duke pasur parasysh që të gjitha masat e formuluara nga GFCM-ja do të bazohen në këshillat më të mira shkencore të mundshme, duke marrë parasysh faktorët e përshtatshëm mjedisorë, ekonomikë dhe socialë; duke kujtuar rekomandimin GFCM/41/2017/7 për një plan rajonal veprimi për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar në zonën e aplikimit të GFCM-së; duke marrë parasysh që mortaliteti në peshkim duhet të mbahet nën kufijtë e sigurt për të garantuar rendimente të larta afatgjata, duke kufizuar rrezikun e kolapsit të rezervave peshkore dhe duke garantuar peshkim të qëndrueshëm; duke marrë parasysh rëndësinë socioekonomike të peshkimit dhe nevoja për të siguruar qëndrueshmërinë e tyre; duke kujtuar që Komiteti Këshillëdhënës Shkencor për Peshkimin (SAC) ka konsideruar në mënyrë të përsëritur, se rezervat e merlucit, skampit, barbunit, gjuhëzës, cikales, karkalecit të thellësisë janë në mbishfrytëzim në nënzonat gjeografikë (GSA) 17 dhe 18; duke vënë në dukje që SAC-ja, në sesionin 21, këshilloi që masat e menaxhimit duhet të zbatohen dhe nënvizoi rëndësinë e identifikimit dhe të zbatimit të zonës shtesë të kufizuara të peshkimit (FRA – Fisheries Restricted Area), duke siguruar që kapaciteti i peshkimit të mos rritet, ndërsa përpjekja e peshkimit të menaxhohet në një mënyrë të qëndrueshme dhe madhësitë minimale të peshkut të zbarkuar janë zbatuar, miraton, në përputhje me nenet 5/“b”, 8/“b” dhe 13 të Marrëveshjes së GFCM-së, rekomandimin e mëposhtëm: PJESA I OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM, SHTRIRJA GJEOGRAFIKE DHE PËRKUFIZIMET OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM 1. Ky rekomandim përcakton një plan menaxhimi shumëvjeçar për aktivitete të qëndrueshme të peshkimit fundor (demersal) në detin Adriatik (GSAs 17 dhe 18) që shfrytëzojnë rezervat fundore, me anë të tratave fundore (trata koce ose OTB), duke përfshirë stoqet kryesore të listuara në shtojcën 1. Në bazë të këshillave të SAC-së, qëllimi i këtij rekomandimi mund të shtrihet për forma dhe rezerva (lloje) të tjera peshkimi. 2. Plani shumëvjeçar i menaxhimit do të jetë në përputhje me qasjen paraprake. Ai do të hartohet për të siguruar rendimente të larta afatgjata, në përputhje me rendimentin maksimal të qëndrueshëm MSY (Maximum Sustainable Yield) dhe për të garantuar një rrezik të ulët të pakësimit të stoqeve, duke ruajtur peshkimin e qëndrueshëm dhe relativisht të qëndrueshëm. Plani do të marrë parasysh natyrën e përzier të peshkimit fundor dhe dinamikën midis rezervave të llojeve që e përbejnë atë. 3. Palët kontraktuese dhe palët jokontraktuese bashkëpunuese (CPC), anijet e të cilave peshkojnë në mënyrë aktive në GSAs 17 dhe 18, bien dakord të zbatojnë një plan të tillë shumëvjeçar të menaxhimit për peshkimin në fjalë dhe në përputhje me objektivat e përgjithshëm dhe specifikë, si dhe masat e përcaktuara nga ky rekomandim. 4. Do të ndërmerren një grup masash paraprake të përkohshme të menaxhimit për detin Adriatik, në mënyrë që të sigurohet që, duke minimizuar ndikimet socioekonomike dhe duke realizuar këshillat shkencore të SAC-së, rezervat dhe peshkimi përparojnë drejt niveleve biologjikisht të qëndrueshme. 5. Plani shumëvjeçar i menaxhimit do të vazhdojë të ndjekë, gjithashtu, zvogëlimin e aktiviteteve të peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar (IUU) në GSA 17 dhe 18. Shtrirja gjeografike 6. Plani shumëvjeçar i menaxhimit i parashikuar nga ky rekomandim do të zbatohet në GSA 17 dhe 18. Përkufizimet 7. Për qëllimin e këtij rekomandimi do të zbatohen përkufizimet e mëposhtme: a) “Fmsy” nënkupton vlerën e mortalitetit të llogaritur të peshkimit, që, me një model të caktuar peshkimi dhe në kushte mesatare aktuale mjedisore, jep rendimentin maksimal afatgjatë; b) “Blim” nënkupton pikën limit të referencës, e shprehur si biomasa e rezervës riprodhuese nën të cilën mund të ketë një kapacitet të zvogëluar riprodhues; c) “Bpa” nënkupton pikën e referencës paraprake, e shprehur si biomasa e rezervës riprodhuese, e cila siguron që biomasa e rezervës riprodhuese të ketë më pak se 5% probabilitet të jetë nën Blim; d) “Deti Adriatik” nënkupton GSA-të 17 dhe 18, siç përcaktohet në rezolutën GFCM/33/2009/2 për krijimin e nënzonave gjeografike në zonën e aplikimit GFCM, që ndryshon rezolutën GFCM/31/2007/2; e) “Anije aktive peshkimi” nënkupton çdo anije të peshkimit fundor që peshkon speciet kryesore të listuara në shtojcën I dhe me leje peshkimi nga shteti, flamurin e të cilit mban, për të kryer operacione specifike të peshkimit, gjatë një periudhë të caktuar, në një zonë të caktuar ose për një peshkim të caktuar nën kushte specifike; f) “Rezervat kryesore” janë organizmat detarë që u përkasin specieve, siç përcaktohet në shtojcën I të rekomandimit aktual; g) “Segmenti i flotës” nënkupton grupin e anijeve që veprojnë me kombinime të llojeve të rrjetave dhe klasat e gjatësisë së anijeve, siç përcaktohet në shtojcën 3 dhe që synojnë rezervat kryesore, siç përcaktohet në shtojcën 1; h) “Peshkimi i paligjshëm, i paraportuar dhe i parregulluar” ose “peshkimi IUU” nënkupton veprimtaritë e përcaktuara në paragrafin 3 të Planit Ndërkombëtar të Veprimit të FAO 2001 për Parandalimin, Shkurajimin dhe Eliminimin e Peshkimit të Paligjshëm, të Paraportuar dhe të Parregulluar (IOPA-IUU), si dhe dispozitat e rekomandimit GFCM/41/2017/7; i) “Pikë e përcaktuar për zbarkim” nënkupton porte ose vende afër bregut të përcaktuara nga CPC-ja, sipas rekomandimit GFCM/40/2016/1 për një skemë rajonale për masat e shtetit portual për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar në zonën e GFCM-së të aplikimit, përfshirë terminalet në det të hapur dhe instalimet e tjera për zbarkim, transferim, paketim, përpunim, furnizimin me karburant ose rifurnizimin e anijeve të peshkimit, ku zbarkimi, transferimi, paketimi dhe/ose veprimtaritë e përpunimit të produkteve të peshkut janë të lejuara. PJESA II OBJEKTIVAT SPECIFIKË 8. Plani shumëvjeçar i menaxhimit do të synojë të kontribuojë në objektivat e përmendur në nenin 2 dhe parimet e listuara në nenin 5 të marrëveshjes së GFCM-së. 9. Plani shumëvjeçar i menaxhimit, në veçanti, do të: a) zbatojë qasjen paraprake në menaxhimin e peshkimit; b) sigurojë që nivelet e shfrytëzimit të rezervave kryesore janë në MSY deri në vitin 2026; c) parandalojë rritjen e kapacitetit të peshkimit në lidhje me vitin 2015 ose mesataren e 2015–2017 dhe përpjekjen (sforcon) e peshkimit, në lidhje me 2015 ose mesataren e tre vjetëve 2015–2018; d) mbrojë zonat e riprodhimit dhe të të vegjëlve, si dhe habitatet thelbësore të peshkut EFH (Essential Fish Habitat), që janë të rëndësishme për rezervat më kryesore të peshqve fundorë me rendësi tregtare; e) kontribuojë në eliminimin e hedhurinave (discards), duke shmangur dhe duke zvogëluar zëniet e padëshiruara dhe duke siguruar që i gjithë peshku i zënë të zbarkohet; f) sigurojë masa për të rregulluar kapacitetin dhe përpjekjen e peshkimit të flotës në nivelet e mortalitetit të peshkimit, në përputhje me MSY, me qëllim që të kemi një flotë ekonomikisht të vlefshme dhe pambishfrytëzimin e burimeve biologjike detare. 10. Plani shumëvjeçar i menaxhimit do të bazohet në një qasje me dy hapa, ku: i. në dy vitet e para do të zbatohet një regjim i përkohshëm i përpjekjeve të peshkimit; dhe ii. në vitin 2021, në bazë të të dhënave të reja shkencore, SAC-ja do të vlerësojë gjendjen e stoqeve dhe do të propozojë kuota vjetore të përpjekjeve të peshkimit, në përputhje me dispozitat e përfshira në pjesët II, IV dhe V të këtij rekomandimi, duke kontribuar kështu për të arritur Fmsy dhe duke qëndruar brenda kufijve të sigurt biologjikë. 11. Në vitet 2020 dhe 2021 do të vendoset një regjim paraprak i përkohshëm i përpjekjeve në peshkim. CPC-ja duhet të sigurojnë së bashku, që deri në vitin 2021, përpjekja e përgjithshme e peshkimit (numri i ditëve të peshkimit) të vendosur nga flotat që peshkojnë në mënyrë aktive për stoqet kryesore të peshqve fundore (demersale) me trata fundore (koce) dhe që veprojnë në GSAs 17 dhe 18, do të zvogëlohen të paktën 12 për qind për OTB-në dhe 16 për qind për TBB-në, përkatësisht me përpjekjen vjetore të bërë në 2015-n ose me mesataren trevjeçare, brenda periudhës 2015–2018. Çdo CPC siguron që zvogëlimi i përpjekjeve të jetë proporcional në kontributin e tij për përpjekjen totale në vitin referues në zonë, sipas formave të peshkimit në shtojcën 4, siç raportohet përmes kuadrit së referencës për grumbullimin e të dhënave GFCM (DCRF), detyra V-2 në 2017-n. Ky kontribut do të llogaritet sipas formulës dhe formave të peshkimit në shtojcën 4. Reduktimi i përgjithshëm i përpjekjeve të peshkimit do të ndahet në mënyrë të barabartë në periudhën tranzitore, duke rezultuar në kuotat e përpjekjeve të listuara në shtojcën 4 që do të zbatohen në vitet 2020 dhe 2021. 12. Për vitet 2022–2026 do të vendoset një regjim pesëvjeçar i përpjekjeve të peshkimit. CPC të do t’i komunikojnë të dhënat e tyre vjetore të përpjekjeve të peshkimit Sekretariatit të GFCM ja, në përputhje me dispozitat e paragrafit 36. Çdo vit, në bazë të këshillave të SAC-së, GFCM-së, do të përcaktojë kuota vjetore të përpjekjeve në peshkim. Këto kuota do të shprehen në ditë peshkimi për çdo CPC dhe për segmentet e flotës dhe format e peshkimitë, sipas aneksit 3 dhe do të lejojnë arritjen e objektivave të përcaktuar në paragrafin 9. GFCM-ja do të sigurojë që, për secilin CPC, rritja ose ulja e përpjekjeve të alokuara është në përputhje me formulën në shtojcën 4 dhe me përpjekjet totale të peshkimit në vitin referues në atë zonë, sipas formave të peshkimit për çdo segment të flotës të listuar në shtojcën 3, siç raportohet duke filluar nga viti 2021. 13. Dispozitat në paragrafët 11 dhe 12 nuk do të zbatohen për flotat kombëtare që operojnë me trata fundore (koce) dhe peshkojnë më pak se 1 000 ditë gjatë periudhës referuese të përmendur në paragrafin 9/“c”; flota të tilla kombëtare nuk duhet të tejkalojnë kufirin e përpjekjeve prej 3 000 ditësh peshkimi në vit. Synimet 14. Objektivi operacional i planit shumëvjeçar të menaxhimit do të jetë mbajtja e mortalitetit (vdekshmërisë) të peshkimit për stoqet kryesore të listuara në shtojcën 1, brenda vlerave të parashikuara të referencës paraprake për Fmsy, me qëllim arritjen ose ruajtjen e nivelit të Fmsy, në përputhje me objektivat e këtij rekomandimi. Masat mbrojtëse 15. Bazuar në këshillat shkencore të SAC-së, kur biomasa e riprodhuesve të ndonjë prej stoqeve kryesore është nën Bpa, GFCM-ja do të marrë masa përmirësuese për të siguruar kthimin e shpejtë të stoqeve në fjalë mbi ato nivele, të afta për të prodhuar MSY. Në veçanti, përpjekja për peshkim do të vendoset në nivele, në përputhje me prodhimin e një vdekshmërie peshkimi më të ulët se Fmsy, duke marrë parasysh uljen e biomasës. 16. Bazuar në këshillat shkencore të SAC-së, kur biomasa e riprodhuesve të ndonjë prej stoqeve kryesore është nën Blim, GFCM-ja do të marrë masa të mëtejshme përmirësuese për të siguruar kthimin e shpejtë të stoqeve në fjalë mbi ato nivele të afta për të prodhuar MSY. Në veçanti, masa të tilla përmirësuese mund të përfshijnë pezullimin e peshkimit, që synon stoqet përkatëse dhe një zvogëlim adekuat të përpjekjeve të peshkimit ose kufirit të zënies. PJESA III MASAT TEKNIKE Madhësia minimale e referencës për ruajtje 17. Do të zbatohet rekomandimi GFCM/40/2016/5, që përcakton një madhësi minimale të referencës së ruajtjes për merlucin në Detin Mesdhe. 18. Madhësia minimale e referencës së ruajtjes përcaktohet, si më poshtë: a) për karkalecat e thellësisë, me gjatësi karapace 20 mm (CL); b) për skampin, me 20 mm CL ose gjatësi totale 70 mm (TL); c) për gjuhëzën, në 20 cm TL; dhe d) për barbunin, në 11 cm TL. 19. Individët e stoqeve kryesore më të vogla se madhësia minimale e referencës së ruajtjes, siç përcaktohet në paragrafët 17 dhe 18, nuk do të mbahen në bord, transferohen, zbarkohen, magazinohen, shiten ose ofrohen për shitje. 20. Palët kontraktuese të komunikojnë çdo vit te Sekretariati i GFCM-së metodat specifike që ato zbatojnë në bazë të parashikimeve të përcaktuara në paragrafët 17 deri 19, përfshirë detyrimet e zbarkimit, që synojnë të shmangin hedhurinat, që janë në fuqi në disa Palë Kontraktuese, si dhe metodat e inspektimit të zbarkimit, kur një skemë fleksibël parashikohet në nivelin kombëtar. Zonat e kufizuara të peshkimit 21. Do të zbatohet rekomandimi GFCM/41/2017/3 për krijimin e një zone të kufizuar të peshkimit (Fisheries Restricted Area) në Gropën e Jabukës/Pomo në detin Adriatik. 22. FRA-ja do të krijohen për ruajtjen dhe administrimin e rezervave peshkore në detin Adriatik. SAC-ja do të shqyrtojë mundësinë e krijimit të FRA-ve të reja në Adriatikun Jugor dhe Verior. Palët Kontraktuese të interesuara, mundësisht duhet të paraqesin të dhënat e nevojshme për vlerësimin e FRA-ve jo më vonë se një muaj përpara takimit të vitit 2020 të Komitetit Nënrajonal për Detin Adriatik (SRC-AS) dhe të mbështesin punën për vlerësimin e FRA-ve, në përputhje me ecurinë e përshkruar në shtojcën 2. 23. Do të ndalohet çdo aktivitet i peshkimit me trata fundore (koce) në FRA, e krijuara sipas paragrafëve 21 dhe 22, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe nga një rekomandim specifik. për rregullat e menaxhimit për secilën nga këto FRA. 24. SAC-ja mund të identifikojë zonat e riprodhimit dhe të rritjes së të vegjëlve për cilindo prej rezervave demersale në detin Adriatik dhe, në rastin kur stoku është jashtë kufijve të sigurt, SAC ja mund të propozojë masa shtesë, të cilat mund të përfshijnë kufizimin e veprimtarisë së peshkimit jashtë ujërave territoriale. Mbyllja e peshkimit në hapësirë dhe në kohë 25. Për qëllime të ruajtjes së rezervave, palët kontraktuese duhet të mbyllin zonën bregdetare, pavarësisht nga thellësia, deri në gjashtë milje detare nga bregu ose katër milje detare për anijet që nuk lejohen të peshkojnë më shumë se gjashtë milje detare, për të gjitha anijet e peshkimit fundor (trata koce) që peshkojnë peshq fundorë, për një periudhë të vazhdueshme për të paktën tetë javë. 26. Në alternativë të paragrafit 25, palët kontraktuese duhet të mbyllin për të paktën 30 ditëve të vazhdueshme dhe të mbulojnë të paktën 20 për qind të detit territorial për të gjitha anijet e peshkimit fundor (trata koce), pavarësisht nga gjatësia e tyre e përgjithshme, në zonat dhe periudhat e njohura si të rëndësishme për mbrojtjen e të vegjëlve të peshqve fundorë (demersale). Zonat e tilla, gjithashtu, duhet të llogaritin rrugët e migracionit dhe modelet hapësinore të shpërndarjes së të vegjëlve. 27. Për të përcaktuar kufizimet e duhura hapësinore-kohore, në funksion të administrimit të qëndrueshëm të rezervave të peshqve të përmendura në shtojcën 1, palët kontraktuese i komunikojnë Sekretariatit të GFCM-së, jo më vonë se 30 qershori 2020, dhe çdo vit pas kësaj, kufizimet hapësinore, si përcaktohet në paragrafët 25 ose 26, në ujërat nën juridiksionin e tyre, të cilat ato zbatojnë, me qëllim mbrojtjen e zonave të riprodhimit dhe të të vegjëlve të peshqve fundorë (demersale) të listuar në shtojcën 1. PJESA IV MASAT E MENAXHIMIT TË FLOTËS 28. Palët kontraktuese duhet të sigurojnë që kapaciteti i përgjithshëm i flotës që peshkojnë në mënyrë aktive me trata fundore (koce) për rezervat kryesore të peshqve fundore (demersal), për sa i përket tonazhit bruto (GT) dhe/ose tonazhit të regjistruar bruto (GRT), fuqisë së motorike (kë) dhe numrit të anijeve, siç është regjistruar si në regjistrat kombëtarë ashtu edhe në GFCM, nuk tejkalon, gjatë kohëzgjatjes së zbatimit të këtij rekomandimi, kapacitetin e flotës për peshkimin demersal në 2015 ose mesataren e tij gjatë 2015–2017. 29. Dispozitat e paragrafëve 9/“c” dhe 28 nuk do të zbatohen për flotat kombëtare që operojnë me trata koce dhe peshkojnë për më pak se 1 000 ditë gjatë periudhës referuese të përmendur në paragrafin 9/“c”. Kapaciteti i peshkimit të flotave të tilla aktive që veprojnë me trata koce nuk do të rritet më shumë se 50 për qind, në lidhje me periudhën e referimit. 30. Anijet e autorizuara, që përdorin trata koce në detin Adriatik, për të peshkuar për rezervat kryesore të listuara në shtojcën 1, do të listohen nga palët kontraktuese, flamurin e së cilës mbajnë. 31. Palët kontraktuese do t’i komunikojë Sekretariatit të GFCM-së, jo më vonë se 31 janari i çdo viti, listën e anijeve që mbajnë flamurin e tyre dhe peshkojnë në mënyrë aktive për rezervat kryesore të listuara në shtojcën 1 për vitin aktual ose vitet e ardhshme. Kjo listë do të përfshijë, për secilën anije, informacionin e përmendur në shtojcën 3 të rekomandimit GFCM/42/2018/5 mbi një plan menaxhimi shumëvjeçar për peshkimin fundor, që shfrytëzon rezervat e demersaleve në ngushticën e Sicilisë (nënzonat gjeografike 12 deri në 16, që shfuqizon rekomandime GFCM/39/2015/2 dhe GFCM/40/2016/4). 32. Anijet që operojnë me trata fundore (koce) dhe që shfrytëzojnë rezervat e peshqve fundore (demersale) në detin Adriatik do të lejohen të kryejnë veprimtari specifike të peshkimit, nëse këto përcaktohen në një autorizim të vlefshëm peshkimi të lëshuar nga autoritetet kompetente. Anijet e autorizuara mbi gjatësi 12 metra duhet të pajisen me një sistem monitorimi të anijeve (VMS) nga 1 janari 2021 dhe me një regjistër elektronik (ERS) nga 1 janari 2022, ndërsa, për anijet e autorizuara nën 12 metra, Komiteti i Pajtueshmërisë (CoC) I GFCM vlerëson sistemet më të përshtatshme të gjeopozicionimit dhe raportimin e zënieve. 33. Palët Kontraktuese do të sigurojnë që janë krijuar mekanizma adekuatë për regjistrimin e secilës anije peshkimi në regjistrin kombëtar të flotës, për regjistrimin e zënieve të anijes dhe përpjekjet e peshkimit përmes logbook-ut si dhe për monitorimin e aktiviteteve të anijeve të peshkimit dhe zbarkimit përmes anketave për marrjen e mostrave të zënieve dhe të përpjekjeve, sipas rregullave të përcaktuara nga secila palë kontraktuese. 34. Për të eksploruar një monitorim sa më të mirë të përpjekjeve të peshkimit për të zbuluar orët aktuale të peshkimit, GFCM-ja do të nisë një projekt pilot, që synon instalimin e sensorëve në vinçat e anijes, në mënyrë që të regjistrojë dhe të raportojë në kohë reale të hedhurat dhe tralimin e rrjetave fundore (demersale). 35. Dispozitat e mësipërme nuk cenojnë rekomandimin GFCM/33/2009/7, në lidhje me standardet minimale për krijimin e një sistemi të monitorimit të anijeve në zonën e aplikimit të GFCM. 36. Duke filluar nga 1 janari 2021, me qëllim të mbledhjes së të dhënave për përpjekjet e peshkimit për krijimin e një regjimi të ardhshëm të përpjekjeve të peshkimit, Palët Kontraktuese të raportojnë çdo vit pranë Sekretariatit të GFCM-së deri më 30 qershor të çdo viti të dhëna nga viti i kaluar për Kw x ditë të peshkimi për trata koce dhe gjatësi anije, pa shkrirje të klasave të gjatësisë së anijes. PJESA V MONITORIMI SHKENCOR, PËRSHTATJA DHE RISHIKIMI I PLANIT SHUMËVJEÇAR TË MENAXHIMIT 37. Komiteti Këshillëdhënës Shkencor (SAC, Scientific Advisory Committee) do të sigurojë, mbi baza vjetore, deri në vitin 2020, këshilla mbi statusin e rezervave kryesore në detin Adriatik, duke përfshirë edhe objektiva specifikë për të ruajtur mortalitetin (vdekshmërinë) e peshkimit brenda pikave të referimit të rëna paraprakisht dakord dhe për të ruajtur ose për të rivendosur rezervat kryesore në nivele që mund të prodhojnë MSY, në përputhje me objektivat e përcaktuar në paragrafin 1. 38. SAC-ja do të vlerësojë pasojat biologjike, ekonomike dhe sociale të zbatimit të disa skenarëve të menaxhimit, me qëllim rivendosjen dhe mirëmbajtjen e popullatës së rezervave peshkore mbi nivelet që mund të prodhojnë MSY. 39. Bazuar në këshillat e SAC-së, GFCM-ja mund të rishikojë përmbajtjen e planit shumëvjeçar të menaxhimit. 40. Kur këshillat e SAC-së tregojnë se objektivat e përgjithshëm ose specifikë të planit shumëvjeçar të menaxhimit nuk janë duke u përmbushur, GFCM-ja vendos për masa shtesë dhe/ose alternative të menaxhimit për të kontribuar në arritjen e këtyre objektivave. 41. Nëse, për ndonjë arsye (p.sh., mungesa e të dhënave të përshtatshme), SAC-ja nuk është në gjendje të sigurojë një këshillë të saktë për gjendjen e rezervave të specieve kryesore të listuara në aneksin 1 dhe për nivelet e tyre të shfrytëzimit, GFCM-ja do të vendosë për masat më të përshtatshme të menaxhimit për të siguruar qëndrueshmërinë e peshkimit. Masa të tilla do të bazohen në këshillat e SAC-së, do të jenë në përputhje me qasjen paraprake dhe të marrin parasysh elementet mjedisore dhe socioekonomikë, në një mënyrë që garantojnë qëndrueshmërinë e peshkimit. 42. Në vitin 2020, SAC-ja do të vlerësojë ndikimin e peshkimit me grepa fundorë (bottom longlines), që synon peshkimin e riprodhuesve të merlucit në stokun e detit Adriatik. SAC-ja do të vlerësojë nevojën për të përfshirë anijet që ushtrojnë këtë formë peshkimi në këtë plan menaxhimi shumëvjeçar dhe nevoja për të miratuar masa specifike hapësinore për të mbrojtur stokun riprodhues të merlucit në detin Adriatik. PJESA VI MASAT SPECIFIKE PËR TË ADRESUAR AKTIVITETET E PESHKIMIT IUU (PPP) 43 Palët kontraktuese duhet të krijojë një mekanizëm për të siguruar që anijet që peshkojnë në mënyrë aktive në detin Adriatik të deklarojnë të gjitha zëniet dhe zëniet shoqëruese të specieve kryesore të listuara në shtojcën 1. Detyrimi për të deklaruar elektronikisht zëniet do të zbatohet nga 1 janari 2022, pavarësisht nga sasia e zënë, për anijet mbi 12 metra gjatësi, ndërsa për anijet nën 12 metra, CoC-ja do të vlerësojë sistemin më të përshtatshëm të raportimit të zënieve. 44. Çdo palë kontraktuese do të përcaktojë pikat e zbarkimit (landing point) ku do të bëhet zbarkimi nga anijet që peshkojnë, në mënyrë aktive për rezervat kryesore në detin Adriatik. 45. Për secilin port të caktuar, palët kontraktuese duhet të specifikojnë kohën dhe vendet e lejuara të zbarkimit dhe të transferimit. 46. Palët kontraktuese të kryejnë inspektime në bazë të një analize të rrezikut. 47. Ndalohet zbarkimi ose transferimi nga anijet e peshkimit të çdo sasie të rezervave kryesore të peshkuara me trata fundore (koce) në detin Adriatik, përveç porteve të përcaktuara nga palët kontraktuese, në përputhje me paragrafin 44 më lart. 48. Palët kontraktuese do t’i komunikojë Sekretariatit GFCM, jo më vonë se 30 nëntori i çdo viti, çdo ndryshim në listën e pikave të caktuara të zbarkimit, ku mund të ndodhin zbarkime të rezervave kryesore në detin Adriatik. 49. Palët kontraktuese do të angazhohen për të bashkëpunuar në luftën kundër aktiviteteve të peshkimit IUU (PPP), veçanërisht përmes shkëmbimit dhe mbledhjes së informacionit për të luftuar kundër veprimtarive të paligjshme. 50. Pjesa VI e këtij rekomandimi nuk paragjykon zbatimin e rekomandimin GFCM/41/2017/7. PJESA VII PROGRAMI I MONITORIMIT, KONTROLLIT DHE MBIKËQYRJES 51. Duke filluar nga 1 janari 2021, anijet e autorizuara të peshkimit fundor (koce), mbi 12 metra gjatësi, që peshkojnë në mënyrë aktive për rezervat kryesore të specieve të listuara në shtojcën 1, do të pajisen me VMS; për anijet nën 12 metra, CoC-ja do të vlerësojë sistemin më të përshtatshëm të gjeopozicionimit, duke lejuar autoritetet e kontrollit të ndjekin aktivitetet e tyre. 52. Pavarësisht nga parashikimet e paragrafit 1 të rekomandimit GFCM/35/2011/1, në lidhje me krijimin e një regjistri GFCM, duke ndryshuar rekomandimin GFCM/34/2010/1, të gjitha zëniet e rezervave të specieve kryesore, pavarësisht nga pesha e zënë, si dhe zëniet e llojeve jokryesore (non-target) mbi 50 kg, do të raportohen në logbook. 53. Palët kontraktuese të monitorojnë konsumin e kuotës së sforcos ose kufirin e sforcos, në përputhje me paragrafin 13, të shprehur në ditët e peshkimit deri në vitin 2021 (shtojca 4) dhe në ditët e peshkimit për çdo segment flote (shtojca 3) pas 2021. Që nga data kur kuota e sforcos është përmbushur ose është arritur kufiri i sforcos, pala kontraktuese e interesuar do t’ia komunikojë atë Sekretariatit GFCM dhe do të ndalojë peshkimin, kur kuota ose kufiri i sforcos është arritur nga të gjitha ose një pjesë e anijeve të peshkimit që mbajnë flamurin e saj. PJESA VIII SKEMA E INSPEKTIMIT PILOT 54. Me kërkesë të palëve kontraktuese, me ndihmën e Sekretariatit të GFCM-së, GFCM-ja do të fillojë në vitin 2020 një projekt pilot, me qëllim krijimin e një programi vëzhgimi dhe inspektimi, në mënyrë që të sigurojë pajtueshmërinë me masat e ruajtjes dhe të menaxhimit të përfshira në këtë rekomandim. 55. Ky program i vëzhgimit dhe i inspektimit do të bazohet në rezultatet e projektit pilot dhe të miratuar para fundit të vitit 2020. Ai do të përfshijë, ndër të tjera, elementet e mëposhtme: a) inspektim në det të hapur; b) procedurat për një hetim efektiv mbi një shkelje të pretenduar të masave të ruajtjes dhe të menaxhimit të përfshira në këtë rekomandim dhe për raportimin në GFCM, për veprimet e ndërmarra, përfshirë procedurat për shkëmbimin e informacionit; c) dispozitat për veprimet e duhura që duhen ndërmarrë, kur inspektimet zbulojnë shkelje të rënda, si dhe ndjekja e duhur dhe transparente e veprimeve të tilla, në mënyrë që shteti flamur të mbajë përgjegjësinë në kuadër të programit të synuar; d) inspektime portuale; e) monitorimin e zbarkimeve dhe të zënieve, përfshirë ndjekjen statistikore për qëllime menaxhimi; f) programe specifike të monitorimit, përfshirë dhe inspektimin me anije; dhe g) programet e vëzhguesve. PJESA IX PLANET E MENAXHIMIT KOMBËTAR 56. Për të siguruar ruajtjen e duhur të rezervave demersale, palët kontraktuese duhet të miratojnë masa të menaxhimit të peshkimit ose plane kombëtare të menaxhimit në detin Adriatik. 57. Palët kontraktuese njoftojnë Sekretariatin e GFCM-së, nga 31 janari 2020, për masat e menaxhimit ose për planet e menaxhimit të miratuara në nivelin kombëtar. Kur është e përshtatshme, nëse këto masa ndryshohen, palët kontraktuese do të komunikojnë këto ndryshime deri më 31 janar të vitit pasardhës. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE 58. Plani shumëvjeçar i menaxhimit i krijuar me këtë rekomandim mbetet në fuqi për shtatë vjet nga data e miratimit të tij. 59. Masat në këtë rekomandim nuk cenojnë masa më të rrepta të miratuara nga palët kontraktuese. 60. GFCM-ja mund të rishikojë këtë rekomandim, në bazë të këshillave shkencore të SAC-së. SHTOJCA 1 LISTA E SPECIEVE KRYESORE TË ADRESUARA NGA KY REKOMANDIM Emri Emri shkencor GSA 17 GSA 18 Merluc Merluccius merluccius X X Skampi Nephrops norvegicus X X Gjuhëza Solea solea X X Karkalec thellësie Parapenaeus longirostris X X Barbun Mullus barbatus X X SHTOJCA 2 KUSHTET E REFERENCËS PËR KRIJIMIN E FRA-ve NË DETIN ADRIATIK Në vazhdën e zbatimit pozitiv të Jabuka/Pomo FRA, me frymë të ngjashme bashkëpunimi dhe duke njohur vlerën e miratimit të masave të ngjashme në pjesën tjetër të detit Adriatik, puna duhet të përparojë drejt krijimit të FRA-ve në Adriatikun Jugor dhe Verior. Hapat e mëposhtëm janë planifikuar: 1. Palët kontraktuese, veçmas vlerësojnë realizueshmërinë e FRA-ve, në konsultim me aktorët kombëtarë; 2. Komponentët kryesorë duhet të përfshijnë ekosistemet e ndjeshme detare (Vulnerable Marine Ecosystems VME), habitatet thelbësore të peshkut (Essential Fish Habitats EFH), dinamikën hapësinore të flotës së peshkimit dhe ndikimet socioekonomike, siç parashikohen nga administratat kombëtare; 3. Diskutimet bilaterale zhvillohen midis Palëve Kontraktuese, në lidhje me FRA-të e mundshme; 4. Organizimi i një workshop-i me palët kontraktuese, shkencëtarë dhe palë të interesuara dhe me mbështetjen e projektit FAO AdriaMed, për të ekzaminuar të gjithë komponentët kryesorë për krijimin e FRA-ve të reja. Grupi i punës të tentojë para Komitetit Subregonal të ardhshëm për detin Adriatik të finalizojë dhe të bien dakord për të gjitha elementet që duhet të përmbahen në propozimin e FRA-ve, siç përshkruhet në “Formën standarde për paraqitjen e propozimeve për zonat e kufizuara të peshkimin në Mesdhe dhe Detin e Zi të GFCM-së”. SHTOJCA 3 SEGMENTET E FLOTËS (PËRSHTATUR PËR SHQIPËRINË) 1 Këto të dhëna do të plotësohen duke filluar nga viti 2021. 2 Mali i Zi nuk kalon limitin e 3000 ditëve në peshkim në vit në përputhje me paragrafin 13. Tipi i rrjetës Nënzona gjeografike (GSAs) Speciet e përfshira Segmentet e flotës sipas gjatësisë Dite peshkimi 1 Trata fundore (koce) 18 Barbun, merluc, karkalec thellësie, skampi >12 - <24m >24 m SHTOJCA 4 FORMULA E NDARJES SË SFORCOS SË PESHKIMIT (PËRPJEKJEVE) Formula e ndarjes ku kuotat e sforcos janë proporcionale me kontributin e CPC-së në sforcon totale, në një vit të caktuar referimi dhe të gjitha klasgjatësitë e anijeve: [Pakësimi i CPCa = Pakësimin e përgjithshëm x (CPCa2/(CPCa2+CPCb2+ CPCc2+CPCd2+CPCe2))] Gjatë viteve 2020–2021 do të vendoset një pakësim i përgjithshëm prej 12 përqindësh mbi numrin e ditëve të peshkimit për tratat fundore (koce), të raportuar në DCRF detyra V-2, për vitin 2015 ose mesataren e viteve 2015–2018. Formula e mësipërme përdoret për të shpërndarë kuotën e ditëve të peshkimit për Palët Kontraktuese për anijet e peshkimit fundor dhe raportohet në tabelën më poshtë: Forma e peshkimit Zona gjeografike EU 2020 EU 2021 Shqipëri 2020 Shqipëri 2021 Mali i Zi 2020 Mali i Zi 2021 Peshkim fundor: trata, koce 17–18 147 606 137 046 23 124 22 748 NA NA2 i: M. Kule Redaktoi: R. Dokollari Pranoi: R. Qehajaj A. Dedi Miratoi: A. Mësonjësi M. Dobruna Konfirmoi: O. Muzaka R. Kristo