تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Order no. 11, dated 14.1.2022 for a multi-year management plan for the sustainable exploitation of small pelagic reserves in the Adriatic sea (geographical sub areas 17 and 18) - recommendation of GFCM/44/2021/20

صدر في 2022-01-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Urdhër nr. 11, datë 14.1.2022 për një plan menaxhimi shumëvjeçar për një shfrytëzim të qëndrueshëm të rezervave të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18) -rekomandimi i GFCM/44/2021/20.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
fishery management and conservation, fishing vessel, marine fisheries, marine fishes, policy/planning, seasons, sustainable use, aquatic animals

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1 URDHËR Nr. 11, datë 14.1.2022 PËR NJË PLAN MENAXHIMI SHUMËVJEÇAR PËR NJË SHFRYTËZIM TË QËNDRUESHËM TË REZERVAVE TË PELAGJIKËVE TË VEGJËL NË DETIN ADRIATIK (NËNZONAT GJEOGRAFIKE 17 DHE 18) [REKOMANDIMI I GFCM/44/2021/20] (ndryshuar me Urdhrin nr. 197, datë 18.3.2024) (i përditësuar) Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 1, të nenit 3, të Marrëveshjes, “Për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun”, të ratifikuar me ligjin nr. 9093, datë 3.7.2003, të neneve 13 dhe 14, të ligjit nr. 64, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Zbatimin e rekomandimit GFCM/44/2021/20 të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, “Për një plan menaxhimi shumëvjeçar për një shfrytëzim të qëndrueshëm të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18)” dhe rekomandimit GFCM/46/2023/5, “Për zgjatjen e regjimit tranzitor të peshkimit dhe vendosja e një limiti zëniesh për vitin 2024, për pelagjikët e vegjël në detin Adriatik (nënzona gjeografike 17 dhe 18)”, bazuar nga rekomandimi GFCM/44/2021/20, që i bashkëlidhen këtij urdhri dhe janë pjesë përbërëse e tij. 2. Anijet e peshkimit që peshkojnë pelagjikë të vegjël (sardele dhe açuge) të zbatojnë ndalimin në peshkim, për një periudhë 30-ditore, si më poshtë: për sardelen 15 shkurt–16 mars; për açugen 1 qershor–30 qershor. 3. Ndalohet peshkimi i pelagjikëve të vegjël për anijet mbi 12 m gjatësi të përgjithshme, deri në largësinë 6 milje detare nga bregu për periudhën 1 prill–31 dhjetor. 4. Gjatë periudhës së ndalimit, anijet që peshkojnë pelagjikët e vegjël nuk lejohen të ndërrojnë rrjetat e përdorura, me qëllim peshkimin e tyre nga trata pelagjike në koshilok ose anasjelltas. 5. Ky plan menaxhimi është i zbatueshëm për 7 (shtatë) vijet nga data e miratimit të tij. 6. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës dhe Inspektorati i Peshkimit, në Drejtorinë e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës. 7. Urdhri nr. 435, datë 25.7.2019, “Për masat e mëtejshme urgjente në vitet 2019–2021, për rezervat e pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18) [Rekomandimi GFCM/42/2018/8]”, shfuqizohet. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca REKOMANDIM I GFCM/44/2021/20 PËR NJË PLAN MENAXHIMI SHUMËVJEÇAR PËR NJË SHFRYTËZIM TË QËNDRUESHËM TË REZERVAVE TË PELAGJIKËVE TË VEGJËL NË DETIN ADRIATIK (NËNZONAT GJEOGRAFIKE 17 DHE 18) 2 Duke marrë parasysh se qëllimi i Marrëveshjes Për themelimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (marrëveshja e GFCM-së) është të sigurojë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të gjalla detare, në nivel biologjik, social, ekonomik dhe mjedisor, në zonën e zbatimit të GFCM-së; duke kujtuar që në arritjen e qëllimit të Marrëveshjes së GFCM-së, GFCM-së do të miratojë rekomandime për masat e ruajtjes dhe të menaxhimit, që synojnë sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të aktiviteteve të peshkimit, me qëllim ruajtjen e burimeve të gjalla detare dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale të peshkimit dhe, që, në miratimin e rekomandimeve të tilla, GFCM-ja do t’u kushtojë vëmendje të veçantë masave për të parandaluar mbipeshkimin dhe për të minimizuar hedhurinat, si dhe ndikimet e mundshme në peshkimin artizanal dhe komunitetet lokale; duke marrë parasysh se GFCM-ja do të miratojë masat e menaxhimit të peshkimit, bazuar në një qasje në ekosistem për të garantuar ruajtjen e rezervave në nivele të cilat mund japin prodhimin maksimal të qëndrueshëm (MSY); duke kujtuar që Deklarata Ministeriale e Maltës më 2017-ën për zgjerimin e bashkëpunimit për peshkimin dhe akuakulturën në Detin Mesdhe (“MedFish4Ever Declaration”) kërkon që në kontekstin e krijimit të një kuadri të menaxhimit të peshkimit të bazuar në ekosistem, të gjitha format kryesore të peshkimit të menaxhohen me plane menaxhimi; duke marrë parasysh se GFCM-ja duhet të zbatojë një qasje të kujdesshme në përputhje me Marrëveshjen për Zbatimin e Dispozitave të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit të 10 dhjetorit 1982, në lidhje me Ruajtjen dhe Menaxhimin e Burimeve Peshkore për Speciet Shumë Migruese të 4 gushtit 1995 dhe Kodin e Sjelljes për një Peshkim të Përgjegjshëm të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë së Kombeve të Bashkuara (FAO); duke marrë parasysh se Kodi i Sjelljes i FAO-s për një Peshkim të Përgjegjshëm parashikon që shtetet “duhet të zbatojnë gjerësisht qasjen e kujdesshme në ruajtjen, menaxhimin dhe shfrytëzimin e burimeve ujore të gjalla, për t’i mbrojtur ato dhe për të ruajtur mjedisin ujor, duke marrë parasysh dëshmitë më të mira shkencore të disponueshme. Mungesa e informacionit të përshtatshëm shkencor nuk duhet të përdoret si arsye për shtyrjen ose mosplotësimin e masave për ruajtjen e specieve objekt peshkimi, specieve të lidhura ose të varura dhe specieve joobjekt peshkimi dhe mjedisin e tyre”; duke marrë parasysh se të gjitha masat e formuluara nga GFCM-ja do të bazohen në këshillat më të mira shkencore të disponueshme, duke marrë parasysh faktorët përkatës mjedisorë, ekonomikë dhe socialë; duke kujtuar rekomandimin GFCM/41/2017/7 për një plan rajonal veprimi për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar në zonën e zbatimit të GFCM-së; duke marrë parasysh se vdekshmëria nga peshkimi duhet të mbahet nën pragjet e sigurisë për të siguruar një prodhimtari të lartë afatgjatë, duke limituar riskun e kolapsit të burimeve dhe duke garantuar peshkim më të qëndrueshëm; duke marrë parasysh rëndësinë socioekonomike të peshkimit dhe nevojën për të siguruar qëndrueshmërinë e sektorit; duke kujtuar se një plan menaxhimi (GFCM/37/2013/1) dhe disa masa emergjente tranzitore janë adaptuar, për të ngadalësuar nivelet e larta të vdekshmërisë nga peshkimi, që nga 2013-ta (GFCM/38/2014/1, GFCM/39/2015/1, GFCM/42/2018/8) dhe që këto zbatuan ndalimin në kohë dhe në hapësirë, duke përfshirë dhe kufizimin në zënie; 3 duke vënë re se Komiteti i Këshillimit Shkencor të GFCM-së (SAC) ka konsideruar në mënyrë të përsëritur se rezervat e açuges dhe të sardeles në nënzonat gjeografike (GSA) 17 dhe 18 janë në mbishfrytëzim; duke kujtuar se mbështetur në këshillat më të fundit shkencore të SAC-së më 2021-shin rezervat e açuges dhe të sardeles rezultojnë të mbishfrytëzuara dhe në mbishfrytëzim, për açugen (F/FMSY = 1.51, SSB/SSBlim = 1.05, SSB/SSBpa = 0.80) dhe për sardelen (F/FMSY = 4.43, SSB/SSBlim = 1.11, SSB/SSBpa = 0.67); duke vënë re se Komiteti i Këshillimit Shkencor të GFCM-së (SAC) në mbledhjen e tij të 22-të vuri në dijeni se gjendja e burimeve të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik, pavarësisht masave të marra, ishin të mbishfrytëzuara dhe në mbishfrytëzim (Raporti i Fcurrent/FMSY për açugen 1.51 dhe për sardelen 4.43, respektivisht, biomasa aktuale e rezervave të riprodhueseve ishte midis Bpa dhe Blim për të dyja speciet); miraton, në përputhje me dispozitat e neneve 5b, 8b dhe 13 të Marrëveshjes me GFCM-në, rekomandimin e mëposhtëm. PJESA 1 OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM TË PLANIT SHUMËVJEÇAR 1. Rekomandimi i tanishëm vendos një plan menaxhimi shumëvjeçar për një aktivitet peshkimi pelagjik të qëndrueshëm në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18 GFCM) për shfrytëzimin e rezervave kyçe të pelagjikëve të vegjël (açuge dhe sardele), nga anije me rrethim dhe pelagjike. Në bazë të këshillave të SAC-së, fusha e këtij rekomandimi mund të zgjerohet në vegla dhe në specie të tjera. 2. Plani shumëvjeçar i menaxhimit duhet të jetë në përputhje me qasjen e kujdesshme. Duhet të projektohet për të siguruar prodhim të lartë afatgjatë, në përputhje me Prodhimin Maksimal të Qëndrueshëm (MSY) dhe të garantohet një risk i ulët për kolapsin e rezervave, duke mbajtur aktivitetin e peshkimit dhe industrinë e varur prej tij në nivele të qëndrueshme. 3. Palët kontraktuese dhe palët jokontraktuese bashkëpunuese (CPC), anijet e të cilave peshkojnë në mënyrë aktive në nënzonat 17 dhe 18 të GFCM-së, dakordësohen për zbatimin e planit shumëvjeçar të menaxhimit për speciet e rrezikuara dhe në përputhje me objektivat dhe masat e përgjithshme dhe specifike të vendosura në ketë rekomandim. 4. Një grup masash tranzitore menaxhuese të kujdesshme për detin Adriatik do të zhvillohen në mënyrë që të sigurohet se duke minimizuar ndikimet socioekonomike dhe duke finalizuar këshillat shkencore nga SAC-ja, rezervat dhe aktiviteti i peshkimit përparojnë drejt niveleve biologjikisht të qëndrueshme. 5. Plani shumëvjeçar i menaxhimit për këto forma peshkimi do të ndjekë, gjithashtu, reduktimin e aktivitetit të peshkimit të paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar (këtu e më poshtë “PPP”) në nënzonat 17 dhe 18 të GFCM-së. Shtrirja gjeografike 6. Plani shumëvjeçar i menaxhimit i parashikuar nga ky Rekomandim do të zbatohet në nënzonat 17 dhe 18 të GFCM-së. Përkufizime 7. Për qëllim të këtij Rekomandimi: a) “Fmsy” nënkupton vlerën e vdekshmërisë nga peshkimi të vlerësuar, që me një model peshkimi të dhënë dhe nën kushtet aktuale mesatare mjedisore, jep prodhimin maksimal afatgjatë, në rastin e açuges dhe sardeles “FmsyProxy” e vendosur bazohet në shkallën e shfrytëzimit të Pattersonit me E=0.4; 4 b) “Blim” nënkupton pikën kufitare të referimit, të shprehur me biomasën e rezervës së riprodhueseve, nën të cilën mund të ketë zvogëlim të kapacitetit riprodhues; c) “Bescapment” limiti i biomasës nën të cilin rezerva konsiderohet të ketë kapacitet riprodhues të reduktuar, duke përfshirë çdo biomasë të nevojshme të identifikuar; d) “Fcap” limit i F-së, i cili përdoret për të dhënë këshilla mbi zëniet, por pa vlerësuar probabilitetin e SSD> Bescapment; e) “Rezervat brenda limiteve biologjikisht të sigurta” nënkupton rezervat me një probabilitet të lartë që biomasa e riprodhueseve në fund të vitit paraardhës të jetë më e lartë se pika e referencës e biomasës (Blim); f) “Deti Adriatik” nënkupton nënzonat gjeografike 17 dhe 18 të GFCM-së, të përcaktuara në rezolutën GFCM/33/2009/2; g) “Anije që peshkon aktivisht” nënkupton çdo anije pelagjike ose me rrethim që peshkojnë rezervat kyçe dhe të autorizuara nga CPC-ja, me flamurin e tyre, për të kryer aktivitete të veçanta peshkimi, gjatë një periudhe të caktuar, në një zonë të caktuar ose për një formë peshkimi të caktuar në kushte specifike; h) “Rezerva kyçe” nënkupton organizmat detarë që u përket specieve të caktuara; i) “Açuge” nënkupton peshqit që i përkasin species Engraulis encrasicolus; j) “Sardele” nënkupton peshqit që i përkasin species Sardina pilchardus; k) “Pelagjikë të vegjël” nënkupton rezervat e açuges dhe të sardeles; l) “Pelagjike” nënkupton anijen e peshkimit që operon e vetme ose çift duke përdorur tratë pelagjike; m) “Me rrethim” nënkupton anijet e peshkimit që operojnë, duke përdorur koshilok për gjuetinë e pelagjikëve të vegjël; n) “Peshkim të paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar (PPP)” ose “Peshkim PPP” nënkupton aktivitetin e përcaktuar në paragrafin 3 të Planit të Veprimit Ndërkombëtar për Parandalimin, Shkurajimin dhe Eliminimin e Peshkimit të Paligjshëm, të Parregulluar dhe të Paraportuar, të 2001-shit, nga FAO, në vijim referuar si “peshkim PPP” dhe duke ndjekur dispozitat e Rekomandimit GFCM/41/2017/7, për një plan veprimi rajonal për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar në zonën e zbatimit të GFCM-së; o) “Vend zbarkimi i përcaktuar” nënkupton portet, vende afër me bregun, të përcaktuara nga palët kontraktuese dhe palët jokontraktuese bashkëpunuese (CPC), në përputhje me Rekomandimin GFCM/40/2016/1 për një skemë rajonale mbi masat e ndërmarra nga shtetet port për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar në zonën e zbatimit të GFCM-së, duke përfshirë terminale në det të hapur dhe instalime të tjera për zbarkimin, transbordimin, paketimin, përpunimin, furnizimin me karburant të anijeve të peshkimit, ku lejohet zbarkimi, transbordimi, paketimi dhe/ose përpunimi i produkteve të peshkimit. PJESA 2 OBJEKTIVAT SPECIFIKË TË PLANIT SHUMËVJEÇAR TË MENAXHIMIT DHE MASAT TRANZITORE NË NËNZONËN GJEOGRAFIKE 17 DHE 18 8. Plani do të synojë të kontribuojë në objektivat e përmendur në nenin 2 dhe në parimet e listuara në nenin 5 të Marrëveshjes së GFCM-së. 9. Plani, në veçanti duhet: a) të zbatojë një qasje të kujdesshme të menaxhimit të peshkimit; 5 b) të sigurojë një shkallë shfrytëzimi të rezervave kyç në nivelet e Prodhimit Maksimal të Qëndrueshëm (MSY), sa më shpejt të jetë e mundur dhe jo më vonë se 31 dhjetor 2028, duke marrë parasysh ndërveprime të mundshme midis dy specieve; c) të parandalojë rritjen e kapaciteteve të peshkimit në varësi me vitin 2014; d) të mbrojë zonat e çeljes dhe të riprodhimit dhe habitatet e rëndësishme për rezervat kyçe; e) të kontribuojë në zhdukjen e hedhurinave, duke shmangur dhe duke reduktuar, zëniet e padëshiruara, dhe duke siguruar që të gjitha zëniet të zbarkohen; f) Të sigurojë masat për të rregulluar kapacitetet e peshkimit dhe zëniet në nivelet e vdekshmërisë nga peshkimi të përputhshme me MSY-në, me synimin për të pasur një flotë ekonomikisht të qëndrueshme dhe pa mbishfrytëzuar burimet biologjike detare. 10. Plani i menaxhimit do të bazohet në një qasje me dy faza, nga ku: a) në dy vitet e para, me një vit tranzitor të tretë (në rastin kur kushte të caktuara nuk do të arrihen (neni 12), do të zbatohen kufizime në zënie dhe kufizime në hapësirë dhe në kohë; dhe b) nga 2024 ose 2025, në bazën e të dhënave të reja shkencore, SAC-ja do të vlerësojë gjendjen e rezervave dhe bazuar në Rregullat e Kontrollit të Zënieve (Harvest Control Rule (HCR)) propozon masa të mëtejshme dhe këshillon kufizime vjetore të zënieve për speciet, në përputhje të dispozitave të pjesëve 2–3–4–5–6 të këtij Rekomandimi, që do të kontribuojnë në arritjen e Fmsy ose FmsyProxy dhe duke qëndruar brenda limiteve të sigurta biologjike. 11. Më 2022-shin dhe 2023-shin duhet të vendoset një regjim tranzitor i peshkimit. CPC-ja duhet të sigurojnë vendosjen e kufizimit të zënieve në nivel kombëtar ose si zënie të përbashkëta për pelagjikët e vegjël, në përputhje me reduktimin vjetor prej 5% për açugen dhe 8% për sardelen në 2022-shin, dhe 5% për açugen dhe 9% për sardelen në 2023-shin. Ky reduktim i tillë duhet të jetë në përputhje me kufizimet e 2021-shit. Bazuar në këtë nen, limiti i zënieve për 2022-shin dhe 2023-shin, me një shpërndarje të përkohshme, është përcaktuar në shtojcën 1 bashkëlidhur këtij Rekomandimi. 12. Më 2022-shin dhe 2023-shin, CPC-ja do të angazhohet plotësisht për të mbështetur dhe për të përfunduar vlerësimin e rezervave të sardeles dhe Strategjisë së Vlerësimit të Menaxhimit, siç është planifikuar në nenin 16 dhe në përputhje me shtojcën 12 të raportit të SAC 2021. Nëse deri në mbledhjen vjetore të GFCM-së më 2023-shin, vlerësimi i rezervave të sardeles dhe Strategjisë së Vlerësimit të Menaxhimit (management strategy evaluation (MSE)) nuk do të jenë të plota, atëherë GFCM-ja do të sigurojë që periudha tranzitore të zgjatet me një vit, për të siguruar që vlerësimi i rezervave dhe i MSE-së për sardelen të ketë përfunduar dhe vendos, bazuar në këshillat e SAC-së mbi kufizimet e zënieve, që do të zbatohen më 2024-ën, bazuar në gjendjen më të përditësuar të disponueshme të rezervës. 13. Për CPC-në me zënie të deklaruara më 2014-ën, nën 2 500 tonë, është vendosur një limit i përbashkët i zënieve, ku do të zbatohen të njëjtat reduktime, siç është përcaktuar në nenin 11 dhe për periudhën 2022–2023, limiti i zënieve është përcaktuar në shtojcën 1. CPC-të e përfshira në kushtet e këtij neni, nuk duhet të tejkalojnë 70% të totalit të zënieve të përbashkëta. 14. Kufizimi i zënieve, për periudhën 2022–2023 ose 2024, për CPC-në në nenet 11–13 do të vendoset pa paragjykuar diskutimet që do të zhvillohen në kontekstin e grupit të punës të cituar në nenin 15 të këtij Rekomandimi. 15. Do të vendoset një grup pune nga GFCM-ja më 2022-shin, brenda tridhjetë ditëve kalendarike nga mbledhja e vitit 2022 të SAC-së, në mënyrë që të vendoset një çelës shpërndarjeje i drejtë dhe i barabartë për pelagjikët e vegjël në detin Adriatik, duke marrë parasysh përpjekjet e ndërmarra nga CPC-ja për të menaxhuar peshkimin e pelagjikëve të vegjël dhe zëniet historike, dhe duke zbatuar në disa raste rregulla më strikte se ato të përcaktuara në këtë Rekomandim, bazuar edhe në konsiderata socio-ekonomike. 6 16. SAC-ja, në mbledhjen e tij të 23-të, në vitin 2022, do të urdhërojë: 1. WGSASP-në për të përfunduar vlerësimin e rezervave të sardeles në 2022; dhe 2. Grupit të Punës, për Vlerësimin e Masave Menaxhuese (Workshop on the assessment of management measures (WKMSE)) për të kryer një Strategji të Vlerësimit të Menaxhimit për të përcaktuar Rregullat e Kontrollit të Zënieve më të përshtatshme për açugen dhe sardelen për t’u zbatuar në përputhje me nenet 17 dhe 18. PJESA 3 PLANI I MENAXHIMIT AFATGJATË 17. Është përcaktuar një plan menaxhimi afatgjatë për periudhën 2024 ose 2025–2029. Çdo vit, mbi bazën e këshillave të SAC-së dhe afateve të këshillimit përcaktuar në nenin 35, GFCM-ja duhet të përcaktojë limitin vjetor të zënieve për njërën specie, bazuar në HCR, në përputhje me nenin 18, i cili do të propozohet nga WKMSE-ja dhe do të miratohet nga SAC-ja më 2023-shin ose 2024-ën. 18. HCR-ja për njërën specie, së bashku me masat menaxhuese të lidhura me kufizimet e zënieve, duhet të sigurojë një probabilitet të ulët, që SSB-ja të zbresë nën Blim (5% probabilitet) dhe do të bazohet në secilën: a) në një strategji HCR me Fmsy fikse, bazuar në Fmsy ose FmsyProxy dhe Bpa; ose b) në një largim të biomasës HCR, bazuar në një shkallë optimale të biomasës të larguar (Bescapement) dhe, nëse është i nevojshëm, një limit të vdekshmërisë nga peshkimi (Fcap); c) HCR të tjera të propozuara nga WKMSE-ja, në përputhje me termat e referencës së shtojcës 2 të GFCM-së 42/2018/8. 19. Limitet e zënieve të shpërndara midis CPC-së do të bazohen në rezultatet e grupit të punës cituar në nenin 15. 20. Zëniet të cilat tejkalojnë limitin e zënieve të përcaktuar për speciet në fjalë mund të zbriten nga limiti i zënieve të species objekt peshkimi, me kusht që të mos kalojë 9% të limitit të zënies për atë specie. Kjo dispozitë do të zbatohet vetëm kur gjendja e rezervës së specieve jo objekt peshkimi të ndodhet brenda limiteve të sigurta biologjike. 21. Gjatë tre vjetëve të parë, duke filluar nga 2024, për secilën nga speciet, ndryshimi midis limiteve vjetore të zënieve, në krahasim të vitit të mëparshëm, nuk duhet të jetë më shumë se 10% ndërsa për vitet e mbetura të planit nuk duhet të kalojë 20%. Këto kufizime në ndryshueshmërinë midis limiteve vjetore të zënieve nuk do të zbatohen në rastet kur rezervat nuk janë brenda kufijve biologjikisht të sigurta. Masat mbrojtëse 22. Gjatë periudhës tranzitore dhe/ose gjatë planit afatgjatë të menaxhimit, kur këshillat shkencorë tregojnë se biomasa e riprodhueseve për secilin nga rezervat kyç ndodhet nën Blim, bazuar në këshillat shkencore të SAC-së, masa të tjera korrigjuese duhet të ndërmerren nga GFCM ja për të siguruar kthimin e rezervave mbi nivelet e afta të gjenerojnë MSY. Në veçanti, masa të tilla korrigjuese mund të përfshijnë pezullimin e peshkimit për ato specie dhe reduktimin e përshtatshëm të limiteve të zënieve. PJESA 4 MASAT TEKNIKE Kufizimet në hapësirë dhe në kohë 7 23. Gjatë periudhës tranzitore, CPC-ja duhet të zbatojnë kufizime në kohë në nivele flote (pavarësisht se nuk është njëkohësisht për anijet pelagjike dhe me rrethim) në funksion të mbrojtjes së rezervave gjatë periudhës së riprodhimit. Këto kufizime duhet të mbulojnë të gjithë shpërndarjen e pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik dhe të ndikojnë të gjitha flotat që gjuajnë pelagjikët e vegjël, për një periudhë jo më të vogël se 30 ditë të vazhdueshme për segment flote. Anijet që i përkasin flotës së ndikuar nga këto kufizime nuk lejohen të ndërrojnë veglën e përdorur për gjuetinë e pelagjikëve të vegjël (trata pelagjike në koshilok ose anasjelltas) gjatë periudhës së ndalimit. Këto mbyllje do të bëhen gjatë afatit kohor të mëposhtëm: për sardelen, nga 1 tetori deri më 31 mars; për açugen, nga 1 prilli deri më 30 shtator. 24. Në përjashtim të nenit 23, kufizime të tilla në kohë mund të zbatohen për periudha jo më pak se 15 ditë të vazhdueshme për flotat kombëtare me më pak se 15 anije peshkimi me rrethim dhe/ose pelagjike, që peshkojnë në mënyrë aktive për rezervat e pelagjikëve të vegjël. 25. Gjatë periudhës tranzitore, CPC-të duhet të zbatojnë kufizime në hapësirë për anijet me një gjatësi mbi 12 metra për jo më pak se 9 muaj. Ky kufizim duhet të mbulojë 30% të ujërave territoriale të identifikuara si të rëndësishme për fazat e para të jetës së peshqve. 26. CPC-të duhet të njoftojnë Sekretariatin e GFCM-së, jo më vonë se 30 prill 2022, dhe më pas çdo vit, për kufizimet në hapësirë, të përcaktuara në nenet 23 dhe 25, në ujërat nën juridiksionin e tyre, që ato zbatojnë në funksion të mbrojtjes së zonave të riprodhimit dhe çeljes së pelagjikëve të vegjël. 27. Më 2023-shin grupet e punës për pelagjikët e vegjël duhet të analizojnë dhe vlerësojnë benefitet e kufizimeve në hapësirë dhe kohë, në mënyrë që të përcaktohen kufizime të mëtejshme të përshtatshme, në funksion të mbrojtjes së zonave të riprodhimit dhe çeljes së pelagjikëve të vegjël. PJESA 5 MASAT MENAXHUESE TË FLOTËS 28. CPC-të duhet të sigurojnë që kapaciteti total i flotës, për anijet pelagjike dhe me rrethim, që peshkojnë në mënyrë aktive rezervat kyç të pelagjikëve të vegjël shprehur në tonazh bruto (GT) dhe/ose tonazh bruto i regjistruar (GRT), fuqi motorike (kw) dhe numër anijesh, të regjistruar si në regjistrin kombëtar dhe të GFCM-së, të mos tejkalohet, gjatë periudhës të zbatimit të këtij Rekomandimi, kapaciteti i flotës së pelagjikëve të vegjël në 2014. 29. Anijet e peshkimit të autorizuara të gjuajnë rezervat kyç të pelagjikëve të vegjël, si anijet pelagjike dhe me rrethim në detin Adriatik duhet të jenë të listuara nga CPC-ja e flamurit. 30. CPC-të njoftojnë Sekretariatin e GFCM-së jo më vonë se 1 gusht të vitit të parë dhe deri në 31 mars për vitet pasardhëse, listën e anijeve të peshkimit që gjuajnë në mënyrë aktive rezervat e pelagjikëve të vegjël gjatë atij viti ose në vitet pasardhëse. Lista duhet të përmbajë, për secilën anije, informacionin e parashikuar në shtojcën 3 të Rekomandimit GFCM/42/2018/5. 31. Secila CPC duhet të sigurojë ngritjen e mekanizmave të përshtatshëm për regjistrimin e secilës anije në regjistrin kombëtar, për regjistrimin e zënieve dhe sforcos me anë të librave të anijes, si dhe monitorimin e aktivitetit të anijeve të peshkimit dhe të zbarkimeve, duke kryer kampionime të sforcos dhe të zënieve, në përputhje të rregullave të përcaktuara nga secila CPC. 32. Dispozitat e mësipërme nuk paragjykojnë Rekomandimin GFCM/33/2009/7, në lidhje me standardet minimale për ngritjen e një sistemi monitorimi të anijeve në zonën e zbatimit të GFCM së. 33. Në përjashtim të nenit 28, flotat kombëtare me më pak se 10 anije me rrethim dhe/ose pelagjike që gjuajnë në mënyrë aktive rezervat e pelagjikëve të vegjël, të regjistruara si në regjistrin 8 kombëtar, si te GFCM-ja më 2014-ën, duhet të sigurojnë që kapaciteti total i flotës, shprehur në tonazh bruto (GT) dhe/ose tonazh bruto i regjistruar (GRT), fuqi motorike (kw) dhe numër anijesh, të mos rritet me më shumë se 50%, gjatë periudhës së zbatimi të këtij Rekomandimi. PJESA 6 MONITORIMI SHKENCOR, PËRSHTATJA DHE NDRYSHIMI I PLANIT 34. SAC-ja duhet të sigurojë, në bazë vjetore duke filluar nga 2022-shi, këshilla mbi statusin e rezervave kyç në detin Adriatik përfshirë këtu objektiva specifikë, për të mbajtur vdekshmërinë e peshkimit brenda kufijve të vdekshmërisë nga peshkimi, të dakordësuar dhe të mbajnë ose rivendosin rezervat kyç në nivelet e afta për të gjeneruar prodhimin maksimal të qëndrueshëm, në përputhje me objektivat e përcaktuar në nenin 9. 35. Meqenëse një ofrim i shpejtë i këshillave shkencore është thelbësorë për një menaxhim korrekt të specieve jetëshkurtër, siç janë rezervat e pelagjikëve të vegjël, në bazë vjetore, CPC-të duhet të sigurojnë të dhëna nga peshkimi për qëllime shkencore (echo-survey) dhe peshkimi tregtar (zëniet dhe hedhurinat), të grumbulluara në vitin N, të dërgohen te Sekretariati i GFCM-së nga 1 prilli (viti N+1), për të kryer një përditësim vjetor të vlerësimit të rezervave në maj (viti N+1). Duke filluar nga viti 2024 ose 2025, në bazë vjetore, mbështetur në këshillat shkencore dhe në HRC, duke marrë parasysh efektet socioekonomike në flotë dhe industri, SAC-ja duhet të propozojë kufizime në zënie për njërën specie, për t’u miratuar nga komisioni i GFCM-së në mbledhjen vjetore (viti N+1) dhe të implementohet nga 1 janari (viti N+2). 36. Mbështetur në këshillat e SAC-së, GFCM-ja mund të rishikojë përmbajtjen e planit shumëvjeçar të menaxhimit. 37. Kur këshillat e SAC-së tregojnë se objektivat e përgjithshëm ose specifikë të planit shumëvjeçar të menaxhimit nuk janë arritur, GFCM-ja duhet të vendosë masa menaxhuese shtesë dhe/ose alternative, që të kontribuojnë në arritjen e qëllimit. 38. Kur, për çdo rast (p.sh. mungesë të dhënash), SAC-ja nuk do të jetë në gjendje të japë një këshillë të detajuar mbi gjendjen e rezervave kyçe dhe mbi shkallën e tyre të shfrytëzimit, GFCM-ja duhet të vendosë mbi masat menaxhuese më të përshtatshme për të siguruar qëndrueshmërinë e peshkimit. Këto masa duhet të mbështeten në këshillat e SAC-së, në përputhje me qasjen e kujdesshme dhe duke marrë parasysh elementet mjedisore dhe socioekonomike, në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria e peshkimit. PJESA 7 MASAT SPECIFIKE PËR TË ADRESUAR AKTIVITETET E PESHKIMIT PPP 39. CPC-të duhet të përcaktojnë një mekanizëm për të siguruar që anijet e peshkimit që peshkojnë në mënyrë aktive në detin Adriatik të deklarojnë zëniet e rezervave kyç. Detyrimi për deklarimin elektronik të zënieve, si dhe i specieve jo objekt peshkimi, në sasi më të mëdha se 50 kg, do të zbatohet pavarësisht nga vëllimi i zënieve të anijeve më të mëdha se 12 m dhe të atyre, zëniet e të cilave kalojnë 10 000 kg në vit, pavarësisht gjatësisë nga 1 janari 2022, ndërsa për anijet me gjatësi nën 12 m, që zënë më pak se 10 000 kg në vit, CoC do të vlerësojë sistemin më të mirë për të raportuar zëniet. 40. Secila CPC duhet të përcaktojë vendzbarkime, ku anijet që peshkojnë në mënyrë aktive rezervat kyç në detin Adriatik të zbarkojnë zëniet e tyre. 41. Për secilin port të përcaktuar, CPC-ja duhet të specifikojnë kohën e zbarkimit dhe të transbordimit. 9 42. CPC-ja duhet të kryejnë inspektime mbi bazën e analizës së riskut. 43. Është e ndaluar të zbarkohet ose të transbordohet nga anijet e peshkimit çdo sasi të rezervave kyç të zëna nga anije pelagjike dhe me rrethim në detin Adriatik, në çdo kohë dhe port të përcaktuar nga CPC-ja, në përputhje me nenin 40. 44. CPC-ja duhet t’i transmetojnë Sekretariatit të GFCM, jo më vonë se 30 prill 2022, gjithashtu dhe brenda 30 nëntorit të secilit vit, çdo ndryshim në listën e vendzbarkimeve të përcaktuara për zbarkimin e rezervave kyç në detin Adriatik. 45. CPC-ja duhet të angazhohen në bashkëpunimin për të luftuar aktivitetet e peshkimit PPP, në veçanti përmes shkëmbimit të informacionit dhe mbledhjes së informacionit për të luftuar aktivitete të paligjshme. 46. Pjesa 7 e këtij Rekomandimi nuk përjashton zbatimin e Rekomandimit GFCM/41/2017/7 për një plan veprimi rajonal, për të luftuar peshkimin e paligjshëm, të parregulluar dhe të paraportuar në zonën e zbatimit të GFCM-së. PJESA 8 PROGRAMI I MONITORIMIT PËR KONTROLLIN DHE MBIKËQYRJEN 47. Anijet që përdorin trata pelagjike ose koshilok, për zënien e rezervave të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik, duhet të lejohen vetëm të kryejnë aktivitete të caktuara peshkimi, nëse këto tregohen në një autorizim të vlefshëm peshkimi të lëshuar nga autoritetet kompetente. 48. Duke filluar nga 30 prilli 2022, anijet e autorizuara me gjatësi mbi 12 m duhet të pajisen me Sistemin e Monitorimit të Anijeve (vessel monitoring system (VMS). CPC-të mund të përjashtojnë anijet me një gjatësi më të vogël se 15 m nga detyrimi për t’u pajisur me VMS, nëse ato operojnë ekskluzivisht në ujërat territoriale të CPC-së dhe/ose nuk qëndrojnë më shumë se 24 orë në det nga koha e nisjes dhe e kthimit në port. CPC-ja duhet të njoftojnë Sekretariatin e GFCM-së për këto përjashtime, si dhe për masat e tjera të kontrollit të vendosura për të monitoruar anijet e peshkimit në fjalë pa vonesa. 49. CPC-ja duhet të monitorojnë konsumin e limitit të zënieve ose kuotën totale të lejuar, të përcaktuar, në përputhje me nenet 11–13 dhe të shtojcës 1 deri në fund të periudhës tranzitore dhe, më pas, në zbatim të nenit 17, si më poshtë: I. Për CPC të vetme limiti i zënieve, nga periudha kur 80% e kuotës është konsumuar, CPC në fjalë duhet të njoftojë GFCM-në për zëniet në bazë mujore. Ky raportim duhet të dërgohet brenda datës 15 të muajit për muajin paraardhës. Kur limiti i zënieve është arritur, CPC-të duhet të ndalojnë zëniet e pelagjikëve të vegjël ose të njërës specie, në zbatim të nenit 20. II. Në rastin e limitit të përbashkët të zënieve, CPC-të duhet të njoftojnë në bazë mujore zëniet. Ky raportim duhet të dërgohet brenda datës 15 të muajit, për muajin paraardhës. Sekretariati i GFCM-së, kur 70% e limitit të përbashkët të zënieve është konsumuar ose një nga CPC-të ka arritur 70% të totalit të limitit të zënieve të përbashkëta, duhet të njoftojë CPC-në në fjalë, të cilat duhet të vendosin një regjim për aktivitetin e peshkimit, në mënyrë që të mos tejkalohet limiti i përbashkët i peshkimit i përcaktuar. Kur limiti i përbashkët i peshkimit është arritur, CPC-të duhet të ndalojnë zënien e pelagjikëve të vegjël ose së njërës specie. PJESA 9 SKEMA E PËRHERSHME E INSPEKTIMIT 10 50. Skema pilot e inspektimit për pelagjikët e vegjël në Adriatik, bazuar në Rekomandimin e GFCM/42/2018/8, duhet të zgjatet deri në 31 dhjetor 2023. 51. Nga 1 janari 2024, GFCM-ja duhet të vendosë një program të përhershëm vëzhgimi dhe inspektimi për të siguruar përputhshmëri me masat menaxhuese dhe konservuese të përmbajtura në këtë Rekomandim. 52. Programi i përhershëm i vëzhgimit dhe i inspektimit (neni 51) duhet të bazohet në rezultatet e projektit pilot (neni 50). Ai do të përmbajë, ndër të tjera, elementet e mëposhtme: a) inspektim në det të hapur; b) procedurat për hetimin efektiv të një shkeljeje të mundshme të masave të ruajtjes dhe të menaxhimit, të përfshira në këtë Rekomandim, dhe për raportimin në GFCM mbi masat e marra, përfshirë edhe procedurat për shkëmbimin e informacioneve; c) dispozitat për veprimet që duhet të ndërmerren kur inspektimet evidentojnë shkelje të rënda, si dhe ndjekja e duhur dhe transparente e këtyre veprimeve, në mënyrë që të mbështetet përgjegjësia e shtetit flamur brenda, sipas programit; d) inspektime në port; e) monitorimi i zënieve dhe i zbarkimeve, duke përfshirë ndjekjen statistikore për qëllime menaxhimi; f) program monitorimi specifik, duke përfshirë imbarkimin dhe inspektimin. PJESA 10 PLANET KOMBËTARE TË MENAXHIMIT 53. Me qëllim të sigurimit të konservimit të përshtatshëm të rezervave të pelagjikëve të vegjël, palët kontraktuese dhe palët jokontraktuese bashkëpunuese (CPC) duhet të zbatojnë masa menaxhuese ose plane kombëtare menaxhuese në detin Adriatik. 54. CPC-ja duhet të njoftojnë Sekretariatin e GFCM, nga 30 shtatori 2022, mbi masa menaxhuese ose plane menaxhuese të zbatuara në nivel kombëtar. Aty ku është e përshtatshme, nëse këto masa modifikohen, CPC-ja do t’i komunikojnë këto modifikime deri më 30 prill të vitit pasardhës. PJESA 11 DISPOZITAT E FUNDIT 55. Ky plan qëndron në fuqi për shtatë vjet nga data e miratimit të tij. 56. Masat e përmendura në këtë Rekomandim nuk do të paragjykojnë masat më strikte të miratuara nga CPC-të. 57. Mbi bazën e këshillave shkencore, SAC-ja mund të ndryshojë këtë Rekomandim. SHTOJCA 1 Mundësia për të peshkuar në detin Adriatik (nënzonat 17–18) pelagjikët e vegjël gjatë periudhës tranzitore 2022–2023, duke përfshirë një vit të mundshëm (2024), në rast se nuk plotësohen kushtet e përmendura në nenin 12. Në përputhje me nenet 11–13, duke filluar nga limiti i zënieve të vitit 2021, limiti i zënieve të specieve të kombinuara është raportuar në tabelën si më poshtë. Speciet EU 2022 EU 2023 [EU 2024] Limiti i përbashkët i zënieve 2022 Limiti i përbashkët i zënieve 2023 [Limiti i përbashkët i zënieve 2024] Açuge dhe 91998 84976 [] [] 11 sardele të kombinuara 4650 4301 (Shtuar me Urdhrin nr. 197, datë 18.3.2024) REKOMANDIMI GFCM/46/2023/5 PËR ZGJATJEN E REGJIMIT TRANZITOR TË PESHKIMIT DHE VENDOSJA E NJË LIMITI ZËNIESH PËR VITIN 2024 PËR PELAGJIKËT E VEGJËL NË DETIN ADRIATIK (NËNZONA GJEOGRAFIKE 17 DHE 18), BURUAR NGA REKOMANDIMI GFCM/44/2021/20 Komisioni i Përgjithshëm për Peshkimin në Mesdhe (KKPM/GFCM), Duke marrë parasysh se qëllimi i Marrëveshjes për themelimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun (Marrëveshja e GFCM-së) është të sigurojë ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve të gjalla detare, në nivel biologjik, social, ekonomik dhe mjedisor, në zonën e zbatimit të GFCM-së; Duke kujtuar që në arritjen e qëllimit të Marrëveshjes së GFCM-së, GFCM-së do të miratojë rekomandime për masat e ruajtjes dhe të menaxhimit, që synojnë sigurimin e qëndrueshmërisë afatgjatë të aktiviteteve të peshkimit, me qëllim ruajtjen e burimeve të gjalla detare dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe sociale të peshkimit dhe që në miratimin e rekomandimeve të tilla, GFCM-ja do t’iu kushtojë vëmendje të veçantë masave për të parandaluar mbipeshkimin dhe për të minimizuar hedhurinat, si dhe ndikimet e mundshme në peshkimin artizanal dhe komunitetet lokale; Duke marrë parasysh këshillat e fundit shkencore, të miratuara nga Komiteti i Këshillimit Shkencor për Peshkimin (KKSHP/SAC) në sesionin e tij të 23-të, që tregojnë një mbishfrytëzim të vazhdueshëm për të dyja resurset kyçe të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik; Duke marrë parasysh Këshillin e SAC-it, për të vendosur dimensionet minimale (Minimum Conservation Reference Size, MCRS), në përputhje me gjatësinë në të cilën 50% e popullatës është e pjekur seksualisht, për sardelen dhe açugen në detin Adriatik, sipas rekomandimit GFCM/44/2021/20, “Për një plan menaxhimi shumëvjeçar për një shfrytëzim të qëndrueshëm të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18)”; Duke kujtuar paragrafin 12 të rekomandimit GFCM/44/2021/20, “Për një plan menaxhimi shumëvjeçar për një shfrytëzim të qëndrueshëm të pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik (nënzonat gjeografike 17 dhe 18)”, i cili përcakton se GFCM duhet të sigurojë zgjatjen me një vit të periudhës tranzitore në rast se vlerësimi i Strategjive Menaxhuese (Management Strategy Evaluation MSE) dhe vlerësimi i sardeles nuk janë përfunduar më 2023-shin; Duke kujtuar nevojën për të shtuar një limit zëniesh tranzitore për vitin 2024, i cili nuk është miratuar në rekomandimin GFCM/44/2021/20; Miraton, në përputhje me dispozitat e neneve 5b, 8b dhe 13 të marrëveshjes me GFCM-në, rekomandimin e mëposhtëm: 1. Mbështetur në parashikimet e paragrafit 12-të të rekomandimit GFCM/44/2021/20, regjimi tranzitor i peshkimit do të zgjatet me një vit dhe do të përfundojë më 31 dhjetor 2024. 2. Mbështetur në parashikimet e paragrafit 12-të të rekomandimit GFCM/44/2021/20 dhe bazuar në këshillat e SAC-it, duhet të miratohet një limit zëniesh për vitin 2024. 3. Mbështetur në situatën e vazhdueshme të mbishfrytëzimit i të dy stockeve pelagjike, bazuar në këshillat shkencorë më të fundit të SAC-it dhe objektivin për të arritur MSY për të dyja stocket, 12 GFCM duhet të vazhdojë reduktimin e aplikuar në vitin 2023 dhe prezantojë për vitin 2024 reduktimin e limitit të zënieve me 5% për açugen dhe 9% për sardelen, në përputhje me limitin e zënieve të miratuar më 2023-in. Në këtë linjë, limiti i zënieve i kombinuar për açugen dhe sardelen janë përcaktuar për vitin 2024 në shtojcën 1. 4. Dimensionet minimale të lejuara për t’u peshkuar për të dy stocket e pelagjikëve të vegjël në detin Adriatik duhet të jenë: 9 cm gjatësia e përgjithshme (TL) për Açugen (Engraulis encrasicolus); 11 cm gjatësia e përgjithshme (TL) për sardelen (Sardina pilchardus). 5. Ndalohet zënia, mbajtja në bordin e anijes, transbordimi, transferimi, zbarkimi, magazinimi, tregtimi, hedhja në treg ose për konsum nga peshkatarët profesionit, të individëve të stockeve kryesore të pelagjikëve të vegjël, nën dimensionet e përcaktuara në paragrafin 4. 6. Pa paragjykuar parashikimet e paragrafit 5 dhe kur një sistem për të shmangur hedhurinat dhe detyrimi për të zbarkuar të gjitha zëniet është miratuar nga një palë kontraktuese (CPC), kapiteni i anijes së peshkimit nuk duhet të hedhë në det këto zënie, dhe duhet të zbarkojë peshkun e zënë, pavarësisht dimensioneve të peshkut, në përputhje me masat e miratuara nga kjo CPC. Të gjitha sasitë e zbarkuara do të regjistrohen dhe nuk duhet të hidhen në treg dhe përdorur për konsum njerëzor. 7. Në përjashtim të paragrafëve 4, 5 dhe 6 dimensionet minimale nuk do të aplikohen për peshkimin tradicional të të vegjëlve të sardeles me përdorimin e tratave të krahut në Gjirin e Kotorit (Boka Kotorska Bay). SHTOJCA 1 Mundësia për të peshkuar në detin Adriatik (nënzonat 17–18) pelagjikët e vegjël gjatë periudhës tranzitore 2024, sipas CPC-së. Speciet EU 2022 EU 2023 EU 2024 Limiti i përbashkët i zënieve 2022 Limiti i përbashkët i zënieve 2023 Limiti i përbashkët i zënieve 2024 Açuge dhe sardele të kombinuara 91998 84976 78111 4650 4301 3979

Order no. 11, dated 14.1.2022 for a multi-year management plan for the sustainable exploitation of small pelagic reserves in the Adriatic sea (geographical sub areas 17 and 18) - recommendation of GFCM/44/2021/20 · Nelum