تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Order no. 1, dated 11.2.2022 on criteria, procedures and manner of administration of funds from the program for agriculture and rural development

صدر في 2022-02-11 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Udhëzim nr.1, datë 11.2.2022 për kriteret, procedurat dhe mënyrën e administrimit të fondit të programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural.
اللغة
Albanian
النوع
لائحة
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Agricultural and rural development, Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
agricultural development, family farming, farming, financial agricultural measures, financing, subsidy/incentive, rural development

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. 1 UDHËZIM Nr. 1, datë 11.2.2022 PËR KRITERET, PROCEDURAT DHE MËNYRËN E ADMINISTRIMIT TË FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL (ndryshuar me udhëzimin nr. 4, datë 18.3.2022, nr. 7, datë 28.4.2022, nr. 11, datë 15.6.2022, nr. 14, datë 1.8.2022; nr. 21, datë 9.12.2022) (i përditësuar) Në mbështetje të nenit 102, pika 4, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; të pikës 3, të nenit 6 dhe nenit 36, të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”, të nenit 18, të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar dhe të ligjit nr. 115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të pikës 5, të VKM-së nr. 101, datë 9.2.2022, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së përfitimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2022”, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, UDHËZOJNË: I. PËRDORIMI I FONDIT TË PROGRAMIT PËR BUJQËSINË DHE ZHVILLIMIN RURAL Fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2022, zëri “Transfertë në buxhetet familjare” (llogaria ekonomike 606), të përdoret për masat mbështetëse, si më poshtë vijon: Nr. i masës Emërtimi i masës 1 Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera me 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individualë ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant. 2 Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë) milionë lekë për ha. 3 Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha, për fermerë individualë ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për aplikant. 4 Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar. 5 Implementimi dhe certifikimi global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: por jo më shumë se 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha; por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur. 6 Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt. 7 Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt. 7/1. Mbështetje për kultivimin e grurit, për sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha, në vlerën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për ha. 7/2. Mbështetje me 40 (dyzet) lekë për litër të karburantit për anijet e peshkimit për furnizimet nga data 1 korrik 2022 deri 31 dhjetor 2022. 2 8 Për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt peshkimi në rastet e parashikuara nga germat “a” dhe “b”, të pikës 11, të nenit 30 të ligjit nr. 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar. 9 Për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 13 500 000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: i. blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 7 000 000 (shtatë milionë) lekë; ii. blerjen e pjesëve të këmbimit për motor, si: kollodok, biella, bronxina, këmisha, fasho, pistona, testato dhe set guarnicionesh, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë lekë); iii. blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë; iv. blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë. Vinçi përfshin edhe agregatet, hidromotorin, pompë vaji, friksion, multiplikator dhe tubacionet; v. dokimi periodik i anijes, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë. Dokimi periodik, sipas kushteve të klasit, përfshin ngritjen dhe uljen nga kantieri, pastrimin dhe heqjen e bojës së vjetër, blerje boje, stuko, protektor (zinqe), riparim aksi helike. vi. riparim i përgjithshëm i anijes, por jo më shumë se 9 000 000 (nëntë milionë) lekë. Në riparimin e përgjithshëm, përveç zërave të përcaktuar në dokimin periodik, sipas nënpikës “v”, përfshihen dhe zëvendësim llamarine, ndërrim dërrase dhe impianti elektrik. 10 Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë tregtare me kapital 100% shtetëror, në vlerën jo më shumë se 30 000 000 (tridhjetë milionë) lekë/subjekt. 11 Mbështetje për ngritjen e një skeme kombëtare trajnimi në bujqësi dhe ngritjen e Qendrës së Ekselencës dhe Inovacionit të Sistemeve Prodhuese në Universitetin Bujqësor të Tiranës, në bashkëpunim me një nga universitetet evropiane, në vlerën deri në 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekë. 12 Mbështetje për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës në fermë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për subjekt. 13 Mbështetje me naftë për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. II. SHKURTIME AKSHI Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit AKU Autoriteti Kombëtar i Ushqimit AMTP Akti i marrjes së tokës në pronësi ASHK Agjencia Shtetërore e Kadastrës AZHBR Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (Agjencia e Pagesave) AREB Agjencitë rajonale të ekstensionit bujqësor AKVMB Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve DAMT Drejtoria e ADMINISTRIMIT DHE MBROJTJES SË TOKËS në qark DAP Drejtoria e Autorizimit të Pagesave në AZHBR DEP Drejtoria e Ekzekutimit të Pagesave në AZHBR DK Drejtoria e Kontrollit, AZHBR DPAP Drejtoria e Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve, AZHBR DVASHT Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ESHFF Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve MBZHR Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural MFE Ministria e Financave dhe Ekonomisë NIPT Numri i identifikimit të personit të tatueshëm NUIS Numri unik i identifikimit të subjektit QKB Qendra Kombëtare e Biznesit SHBB Shoqëri e bashkëpunimit bujqësor SMI Sistemi i menaxhimit të informacionit të naftës për bujqësinë SPAP Sektori i Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve në AZHBR UBT Universiteti Bujqësor i Tiranës 3 PËRKUFIZIME 1. “Kulturë bashkëshoqëruese” është ajo bimë që mbillet njëkohësisht me një bimë tjetër, të quajtur bimë kryesore (p.sh., fasulja është një bimë bashkëshoqëruese, nëse mbillet bashkë me misrin që konsiderohet kulturë kryesore). 2. “Kulturë e dytë” është ajo bimë, që në të njëjtin vit bujqësor, por në periudha të ndryshme, mbillet në të njëjtën sipërfaqe toke me një bimë tjetër, e cila është ekonomikisht më e rëndësishme (e emërtuar si kulturë e parë). Mbjellja e kulturave të dyta nuk është e njëkohshme me kulturat e para (p.sh., misri hamullor konsiderohet kulturë e dytë kur mbillet në të njëjtën tokë mbas grurit që është kulturë e parë). 3. “Parcelë me kulturë bujqësore dominuese” do të quhet një parcelë e mbjellë me më shumë se një bimë, por që sipërfaqja e mbjellë me njërën nga bimët (bima dominuese) zë të paktën 70% të sipërfaqes së parcelës. 4. “Parcelë me mbjellje mikse” do të quhet një parcelë e mbjellë, në të cilën asnjëra prej bimëve të mbjella në këtë parcelë nuk mbulon më tepër se 70% të sipërfaqes së parcelës. 5. “Sezoni i mbjelljes” lidhet me kohën e mbjelljes. Sezoni i parë përfshin mbjelljet e kulturave bujqësore në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës (1 tetor 2021 deri më 31 maj 2022). Sezoni i dytë përfshin mbjelljet në periudhën 1 qershor deri më 30 shtator 2022. 6. “Viti bujqësor” fillon më 1 tetor dhe përfundon më 30 shtator të vitit kalendarik pasardhës. 7. “Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve” është komisioni i ngritur në AZHBR për vlerësimin e aplikimeve për masën 8 dhe 9. III. KRITERE TË PËRGJITHSHME TË PËRFITIMIT 1. Aplikanti duhet të jetë shtetas shqiptar ose person juridik ku të paktën njëri prej ortakëve/aksionarëve është shtetas shqiptar. 2. Përfitues sipas masave mbështetëse mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB. 3. Fermerët individualë të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv. 4. SHBB-të dhe personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. 5. Përfituesi të këtë bërë “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”. Aplikanti për masat mbështetëse direkte me nr. 1, 3–7, në rast se rezulton që nuk e ka realizuar “shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore” në momentin e aplikimit, duhet të paraqesë pranë agropikës më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së, vërtetimin e shlyerjes së detyrimeve. Lista e agropikave jepet në aneksin 1, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 6. Për investimet, ofertat/faturat në valutë të huaj do të zbatohet kursi i këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e hapjes së aplikimit. 7. Faturat/aktet e zhdoganimit, për masat mbështetëse direkte në përputhje me kriteret përkatëse, duhet të jenë të lëshuara gjatë periudhës 2021–2022. 8. Për masat mbështetëse të investimeve, punimet, faturat/aktet e zhdoganimit dhe transaksionet bankare duhet të jenë pas datës së lidhjes së kontratës. 9. Të gjitha materialet/pajisjet të jenë të reja. 10. Për masën mbështetëse nr. 2, në rastin e ndërtimeve, duhet të sigurohet leja përkatëse e ndërtimit në varësi të investimit (leje ndërtimi, miratim i deklaratës paraprake) sipas legjislacionit në fuqi, para lidhjes së kontratës, por jo më vonë se 70 ditë kalendarike nga data e përfundimit të aplikimeve. Dorëzimi i këtij dokumenti pas afatit të përcaktuar është element skualifikimi. 11. Financimi i shumës së përfituar bëhet në bankat e nivelit të dytë. 12. I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i njohur nga Ministria e Drejtësisë. Kriteret e përcaktuara në pikat 1–5, të këtij kreu, vërtetohen nga sistemi e-Albania ose nga burime të tjera zyrtare. 4 IV. APLIKIMI Informacioni i nevojshëm për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe procedimit deri në përfitimin e mbështetjes financiare gjendet pranë agropikave, pranë agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor, zyrave qendrore të AZHBR-së, si dhe në faqen e saj të internetit: www.azhbr.gov.al. Aplikimet për masën 7/1 do të bëhen online nga data 1 shtator 2022 ora 08:00 deri në datën 23 shtator 2022, ora 22:00. Dokumentacioni që provon pronësinë dhe/ose përdorimin e tokës dhe dokumenti i bankës për numrin e llogarisë mund të dorëzohet në procesin e aplikimit. Aplikimet për masat mbështetëse nr. 8 dhe 9 do të bëhen nga data 2.5.2022 deri në datën 2.6.2022. Aplikimet për të gjitha masat do të bëhen nga data 25.2.2022 deri më 30.3.2022, ndërsa për masën mbështetëse nr. 10, deri më datë 29.4.2022. Aplikimi online është i mundshëm përgjatë 24 orëve, nga ora 08:00, e datës së hapjes deri në orën 24:00 të datës së përfundimit të periudhës së aplikimit. 1. Aplikimi online a) Aplikimet për masat mbështetëse direkte me nr. 1, 3–7 do të bëhen online. b) Aplikimi online bëhet mbi bazën e parimit “zero dokumente” në momentin e aplikimit. c) Aplikimi onine do të bëhet nga aplikanti në portalin e-Albania”. Aplikantët kur e kanë të nevojshme gjatë procesit të aplikimit asistohen online, nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e agropikave, agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor, si dhe shërbimit online (call center) nga Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA). Lista e agropikave dhe zyrave të bujqësisë ku mund të kryhet aplikimi jepet në aneksin 1. d) Përfitues për masat mbështetëse të mësipërme mund të jenë fermerë individualë, grup fermerësh, persona fizikë, juridikë, SHBB. e) Të gjithë aplikantët me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, para përfitimit të financimit duhet të kenë plotësuar/përditësuar Regjistrin e Fermës pranë AREB it. f) Procedura e aplikimit nga portali e-Albania, përfundon me dërgimin me sukses të formatit elektronik të formularit të aplikimit. Renditja e aplikimeve bëhet automatikisht nga sistemi në rang kombëtar dhe për çdo masë mbështetëse. 2. Aplikimi me dosje në AZHBR a) Aplikimet për masën mbështetëse të investimeve me nr. 2, 8, 9,10 dhe 12 do të bëhen me dosje në zyrat qendrore të AZHBR-së; b) Për qëllime identifikimi, aplikanti sipas statusit përkatës (person fizik/juridik), ose përfaqësuesi i tij me prokurë ose autorizim, duhet të paraqitet në zyrat qendrore të AZHBR-së me letërnjoftim elektronik ose pasaportë biometrike. c) Aplikantët, për masat mbështetëse 2 dhe 12, me status fermer ose person fizik/juridik që kryejnë aktivitet për prodhimin bujqësor dhe blegtoral, në dosjen e aplikimit duhet të kenë edhe vërtetimin e lëshuar nga AREB-i përkatës që ka plotësuar/përditësuar Regjistrin e Fermës. V. DOKUMENTACIONI QË GJENEROHET NGA REGJISTRAT ZYRTARË DHE PLATFORMA e-Albania: 1. Formulari i aplikimit për masën mbështetëse përkatëse; 2. Të dhënat e kartës së identitetit të aplikantit; 3. Dokumenti që vërteton statusin e aplikantit (fermer, person fizik/juridik, SHBB); 4. Konfirmimi që aplikanti (ortakët, përfaqësuesi ligjor, anëtarët e SHBB-së) nuk janë debitor ndaj AZHBR-së, MBZHR-së apo Tatimeve; 5. Dokumenti “Për shlyerjen koherente të sigurimeve shoqërore”; 6. Leje apo licenca për masat përkatëse, sipas legjislacionit në fuqi; 7. Regjistri elektronik i blegtorisë (RUDA) dhe bletarisë; 8. Dokumentin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit; 5 9. Dokumentin e lejes së peshkimit të vlefshme; 10. Dëshmi penaliteti e pronarit të anijes. Aplikantët për masat mbështetëse 1, 3–7, që janë mbi vijën e financimit, për të cilët ndonjë dokument nuk arrihet të gjenerohet nga regjistrat zyrtarë apo nuk plotësojnë kriteret e përfitueshmërisë, informohen nëpërmjet listës së aplikimeve të kualifikuara, ndërsa aplikantët për masat 2, 8, 9,10 dhe 12 njoftohen me shkresë për plotësim dokumentacioni. Dorëzimi i dokumentacionit për masat mbështetëse 1, 3–7, bëhet në agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së, ndërsa për masat mbështetëse 2, 8, 9,10 dhe 12 bëhet në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është 15 ditë kalendarike pas publikimit së listës së aplikantëve të kualifikuar, në faqen zyrtare www.azhbr.gov.al. Mosplotësimi i kritereve të përfitueshmërisë brenda afatit të përcaktuar, është kriter skualifikimi. VI. KRITERET SPECIFIKE DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR MASAT MBËSHTETËSE DIREKTE 1, 3–7, 7/1 DHE 7/2 Masa 1. Mbështetje për fara/fidanë dhe impute të tjera me 200 000 (dyqind mijë) lekë për ha për sezon dhe jo për më shumë se 2 sezone, për kultivimin e perimeve, rrushit për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike për fermerë individual ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 1 500 000 (një milion e pesëqind mijë) lekë për aplikant. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv; b) Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë perime, rrush për tavolinë në serra dhe/ose luleshtrydhe në tunele plastike; c) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie, e cila ngarkohet në sistem. Sipërfaqja e mbjellë/që mbillet të jetë jo më pak se një ha; lloji (specia) i mbjellë me kultura perimore të jenë të njëjtë, për të paktën një sezon. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale e mbjellë/që do të mbillet për çdo anëtar dhe si grup, në çdo sezon, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin. d) Aplikanti të ketë plan-vendosjen e serrës/serrave dhe/ose tuneleve me të dhënat kryesore. e) Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit. f) Të ketë faturë për blerjen e materialit mbjellës të kulturave perimore. Faturat e blerjes së fidanëve duhet të përputhen me periudhën e realizimit të mbjelljeve. g) Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen të ketë faturë për blerjen e plehrave ose pesticideve. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Plan-vendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë, sipas aneksit 2. b) Dokumentacioni i pronësisë së tokës apo marrjes me qira. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dyja rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore sipas legjislacionit në fuqi. Kur aplikuesi merr tokë me qira: 6 Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit; c) Marrëveshja e dakordësisë/bashkimit të anëtarëve të grup fermerëve, e nënshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 3. Aplikanti brenda vijës së financimit në listën e të kualifikuarve dorëzon dokumentacionin e specifikuar brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren a) Për kulturat perimore, faturë për blerjen e materialit mbjellës: Për farat dhe fidanët e prodhuar në vend: Faturë tatimore/e fiskalizuar e blerjes së farave/fidanëve, lëshuar nga subjekti tregtues, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e farave/fidanëve të blerë, si dhe seria e fidanëve të tregtuar sipas certifikatës. Një fotokopje të certifikatës zyrtare për materialin mbjellës (lëshuar nga ESHFF-ja), nga subjekti i certifikuar me nënshkrim e vulë të njomë të subjektit tregtues. Për materialin mbjellës të importuar (farat dhe fidanët): Faturën tatimore/e fiskalizuar e blerjes, lëshuar nga subjekti tregtues ose aktin e zhdoganimit, ku specifikohet lloji (specia) dhe sasia e materialit mbjellës të blerë. Fotokopje të certifikatës së origjinës/certifikatës fitosanitare/certifikatës nga AKU-ja, të vërtetuar me origjinalen me nënshkrimin dhe vulën e njomë të subjektit tregtues. Kur fidani është prodhuar nga vetë fermeri aplikant, plotësohet deklarata përkatëse. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, fatura e materialit mbjellës për kulturat perimore të provojë blerjen e të njëjtit lloj, për të paktën një sezon. b) Për rrushin e tavolinës dhe luleshtrydhen, faturë për blerjen e plehrave ose pesticideve. c) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e grup fermerëve dorëzohet dokumenti për çdo fermer. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. Masa 3. Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike në vlerën 60 000 (gjashtëdhjetë mijë) lekë/ha, për fermerë individualë ose grup fermerësh, me sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 (një) ha, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për aplikant. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) Aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv. Në rastin e aplikimit si grup fermerësh, aplikimi quhet i vlefshëm vetëm nëse të gjithë anëtarët e grupit kanë NIPT në status aktiv. b) Aplikantë të kësaj mase janë fermerë që kultivojnë bimë mjekësore e aromatike. c) Në rastin e aplikimit si grup fermerësh duhet të kenë marrëveshje dakordësie, e cila ngarkohet në sistem. Sipërfaqja e mbjellë/që mbillet të jetë jo më pak se një ha. Në marrëveshje përcaktohet sipërfaqja totale dhe e mbjellë/që do të mbillet për çdo anëtar dhe si grup, si dhe përfaqësuesi i grupit/subjektit që bën aplikimin. d) Aplikanti të ketë plan-vendosjen e parcelës/ave me të dhënat kryesore. e) Toka të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit. f) Faturë tatimore/e fiskalizuar e blerjes s plehrave ose pesticideve. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Plan-vendosja e parcelës/ave të mbjella, sipas aneksit 4; b) Dokumentacioni i pronësisë së tokës apo marrjes me qira. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: 7 certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dyja rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se një vit, përfshirë edhe vitin e aplikimit; c) Marrëveshja e dakordësisë e anëtarëve të grup fermerëve, e nënshkruar sipas marrëveshjes tip në aneksin 5. Aplikanti brenda vijës së financimit në listën e të kualifikuarve dorëzon dokumentacionin e specifikuar brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren a) Faturë tatimore/e fiskalizuar e blerjes së plehrave ose pesticideve. b) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Në rastin e grup fermerëve dorëzohet dokumenti për çdo fermer. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. Masa 4. Fermat organike për periudhën në kalim, vitin e parë, në vlerën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në vitin e dytë, 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, vitin e tretë 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë dhe 200 000 (dyqind mijë) për fermë të certifikuar. i. Kritere specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik; a) Përfitojnë të gjithë aplikuesit që janë në sistem/skemë certifikimi, në kalim (viti parë, viti i dytë dhe ose viti i tretë) ose në certifikim, me kusht që sipërfaqja e mbjellë që certifikohet të mos jetë më e vogël se 0.5 ha. b) Toka të jetë në pronësi të aplikuesit, në përdorim ose me qira për të paktën 5 vjet, përfshirë edhe vitin e aplikimit. c) Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve a) Kontrata e lidhur nga aplikuesi me një trupë kontrolli të miratuar në MBZHR për specien/speciet dhe sipërfaqen e kultivuar. b) Dokumenti i dakordësisë së anëtarëve të grup fermerëve për aplikimin. c) Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dyja rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit. Aplikanti brenda vijës së financimit të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit të kësaj liste. 8 iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit a) Dokumentet e certifikimit (certifikatë për statusin e certifikimit dhe anekset e certifikatës ku tregohet kultura e certifikuar) lëshuar nga një trupë kontrolli e miratuar nga MBZHR-ja. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. b) Faturë tatimore me TVSH ose faturë e thjeshtë A4 e shoqëruar me kupon tatimor të trupës certifikuese/ose invoice kur nuk është kompani shqiptare. c) Transfertë e bankës të subjektit që është certifikuar me vlerën e shërbimit. d) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. Masa 5. Implementimi dhe certifikimi Global GAP, në perime, fruta, rrush, ullinj, agrume dhe kultura të tjera bujqësore të certifikueshme, në masën 50 (pesëdhjetë) % të vlerës totale të faturës tatimore: por jo më shumë 175 000 (njëqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha; por jo më shumë se 500 000 lekë, për sipërfaqe jo më pak se 3 ha në ambiente të mbrojtura dhe jo më pak se 10 ha në fushë të hapur. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, grup fermerësh, SHBB-ja, person fizik ose juridik; a) Një aplikues mund të përfitojë një certifikatë e cila mund të përmbajë më shumë se një produkt, në sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha për një ose më shumë kultura të mbjella. b) Aplikuesi duhet të jetë në procedurë certifikimi me një trupë certifikimi të akredituar (shqiptare ose e huaj). c) Certifikata të ketë elementë të verifikueshëm online, për operatorin, trupën e certifikimit dhe organizmin akreditues në faqen zyrtare të GLOBAL GAP. d) Aplikuesit të ndjekin procedurën e miratuar deri në marrjen e certifikatës global GAP. e) Dakordësia e anëtarëve kur aplikimi bëhet si grup. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve d) Kontrata e lidhur nga aplikuesi me trupën e certifikimit të akredituar; e) Dokumenti i dakordësisë së anëtarëve të grup fermerëve, SHBB apo ortakëve të subjektit, për produktin që aplikon; f) Dokumentacionin e pronësisë së tokës apo marrjes me qira. Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: certifikatë pronësie, e shoqëruar me hartën treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), sipas legjislacionit për ndarjen e tokës bujqësore, bashkëlidhur me fragmentin e hartës kadastrale, të vërtetuar nga DAMT-ja ose njësia administrative ku ndodhet ngastra. Në të dyja rastet, kur aplikuesi është një nga anëtarët e familjes bujqësore dhe pronësia i takon familjes bujqësore, është e nevojshme dakordësia e bashkëpronarëve të familjes bujqësore. Kur aplikuesi merr tokë me qira: Kontratë qiraje me akt noterial ose një dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Afati i qiradhënies të jetë jo më pak se pesë vjet duke përfshirë edhe vitin e aplikimit. Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit së vijës së financimit. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit 9 a) Certifikatë fotokopje e noterizuar dhe në gjuhen shqipe që vërteton llojin e prodhimit të certifikuar si Global GAP, të lëshuar nga trupa e certifikimit e akredituar. b) Faturë tatimore për kostot e procesit të implementimit. c) Faturë tatimore për koston e procesit të implementimit/ose konfirmimin e pagesës së kryer nga aplikanti kur shërbimi i certifikimit është kryer online. d) Transfertën e bankës/kuponi tatimor për faturat e mësipërme nga subjekti që është certifikuar. e) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. MASA 6. Për tufën bazë të matrikulluar (kafshët riprodhuese), për fermat me jo më pak se 100 (njëqind) krerë dele dhe/ose dhi, në vlerën 1 200 (një mijë e dyqind) lekë/krerë, por jo më shumë se 360 000 (treqind e gjashtëdhjetë mijë) lekë për subjekt, ndërsa për fermat me jo më pak se 10 (dhjetë) krerë lopë, në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë/krerë, por jo më shumë se 500 000 (pesëqind mijë) lekë për subjekt. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; b) aplikanti duhet të ketë në tufën bazë jo më pak se 100 krerë dele dhe/ose dhi, dhe/ose jo më pak se 10 krerë lopë, të matrikulluara; c) kafshët e tufës bazë duhet të jenë të regjistruara në sistemin e identifikimit dhe regjistrimit të kafshëve-RUDA; d) aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit së vijës së financimit. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. MASA 7. Mbarështim i bletarisë me 1 000 (një mijë) lekë për zgjua, për ferma me jo më pak se 50 (pesëdhjetë) zgjoje, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë për subjekt. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: fermerë individualë, SHBB-ja, person fizik ose juridik. a) aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; b) aplikanti në momentin e verifikimit të ketë jo më shumë se 1 vendndodhje për 50 zgjoje të bletëve, jo më shumë se 2 vendndodhje për 100 koshere dhe jo më shumë se 3 vendndodhje për 150 zgjoje; c) zgjojet e bletëve të jenë të matrikulluara dhe të regjistruara në regjistrin elektronik të AKVMB-së/drejtorinë rajonale përkatëse; d) aplikanti nuk duhet të jetë debitor ndaj MBZHR-së dhe AZHBR-së. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti, pas përfshirjes në listën e të kualifikuarve Aplikanti të dorëzojë dokumentacionin e specifikuar në listën e të kualifikuarve brenda 15 ditë kalendarike pas publikimit së vijës së financimit. 10 iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit, skanohet dhe ngarkohet në sistem. Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. Masa 7/1. Mbështetje për kultivimin e grurit, për sipërfaqe të mbjellë jo më pak se 1 ha, në vlerën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë për ha. i. Kriteret specifike për masën Përfitues të mundshëm: Fermerë individualë, SHBB, person fizik ose juridik; a) aplikanti duhet të ketë NIPT aktiv; b) toka të jetë në pronësi ose në përdorim (qira, huapërdorje etj.); c) Fatura e fiskalizuar për blerjen e farës dhe plehrave kimike. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti pas përfshirjes në listën e subjekteve të kualifikuara a) Dokumentacioni i pronësisë së tokës ose përdorimit: Pronësia mbi tokën bujqësore, vërtetohet me një nga dokumentet e mëposhtme: Certifikatë pronësie, hartë treguese dhe kartelën e pasurisë së paluajtshme; Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) dhe fragmenti i hartës kadastrale të vërtetuar nga DAMT ose njësia administrative ku ndodhet ngastra ose plan-vendosjen e parcelës/ave të mbjella me informacionin e dhënë në aneksin 4 të udhëzimit. Kur aplikuesi e përdor tokën me qira ose formë tjetër paraqet: Kontratë qiraje ose dokument të ligjshëm të nënshkruar mes palëve. Në rast se kontrata ose dokumenti janë të panoterizuara duhet të jetë i konfirmuar nga njësia administrative dhe të përfshijë dokument identifikimi të palëve. Dokumentacioni që provon përdorimin (kontratë qiraje, huapërdorje etj.) duhet të përfshijë si afat përdorimi muajin korrik 2023. b) Në rastin e aplikimit nga një anëtar i familjes bujqësore, i ndryshëm nga mbajtësi i AMTP-së paraqitet dakordësia e anëtarëve të tjerë të familjes bujqësore, sipas aneksit 12 të udhëzimit. Kur pronësia provohet me certifikatë pronësie është e nevojshme dakordësia nga bashkëpronarët që rezultojnë në certifikatë, sipas aneksit 12 të udhëzimit. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në momentin e verifikimit në terren a) Faturë për blerjen e farës së grurit dhe plehrave kimike; b) Fotokopje ose vërtetim të dokumentit të bankës për numrin e llogarisë aktive të aplikantit. Ky dokument mund të dorëzohet që në momentin e aplikimit dhe bëhet pjesë e dosjes së aplikantit. c) Në rastet kur dokumentet e mësipërme aplikanti nuk i disponon në momentin e verifikimit, mund t’i dorëzojë pranë agropikës më të afërt ose zyrës qendrore të AZHBR-së. Këto dokumente skanohen dhe ngarkohen në sistem. iv. Në rast se një parashikim në këtë krye vjen në kundërshtim me parashikime të tjera të udhëzimit, përparësi kanë parashikimet në këtë krye. Masa 7/2. Mbështetje me 40 (dyzet) lekë për litër të karburantit për anijet e peshkimit, për furnizimet nga data 1 korrik 2022 deri 31 dhjetor 2022. i. Kritere specifike për masën Përfitues të mundshëm: Subjekte të pajisur me statusin Pritës të Regjistruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për furnizime me karburant në Shqipëri. ii. Dokumentacioni që dorëzohet nga aplikanti: a) Kërkesë me shkrim për pagesë drejtuar AZHBR-së; b) Dokumenti i lëshuar nga banka e nivelit të dytë që identifikon numrin e llogarisë së aplikuesit, ku do të bëhet pagesa, në origjinal (paraqitet vetëm në kërkesën e parë); c) Deklarata doganore IM4 (e cila ka vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave), e noterizuar ose e njësuar me origjinalin; ç) Fatura e shitjes dhe kuponi fiskal të lëshuar nga magazine doganore ose zonë e lirë, fotokopje. 11 Dokumentacioni dorëzohet ose dërgohet me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së ose dorëzohet në agropika. iii. AZHBR-ja nuk kryen pagesë në mungesë të njërit prej dokumenteve ose të paraqitura, jo në përputhje me kërkesat e paragrafit “ii” më sipër. Pagesat do të kryhen sipas radhës së paraqitjes së dokumentacionit. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave brenda datës 15 gusht 2022, dërgon në Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural listën e subjekteve anije peshkimi të pajisura me status pritës të regjistruar. APLIKIMI PËR MASAT 1, 3–7 Aplikanti/përfaqësuesi i tij ligjor kryen regjistrimin në portalin e-Albania me kartën e identitetit. Pas regjistrimit, aplikantit i shfaqet në sistem dritarja “Aplikim për skemat kombëtare”. Aplikanti plotëson NIPT-in e fermerit, përzgjedh masën mbështetëse dhe plotëson (vetë deklaron) sasinë që ka (krerë, sipërfaqe) dhe jep komandën “dërgo”. Rubrikat që shfaqen në sistem, janë: 1. Masa mbështetëse. 2. Të dhënat e kartës së identitetit të aplikantit (në rast kur ka përfaqësues, të dhënat në formular të jenë ato të aplikantit). 3. Statusi nëse aplikanti ka NIPT aktiv. 4. Vendndodhje e aplikimit. 5. Sasia e aplikuar (krerë/zgjoje/sipërfaqja në ha). 6. Vlera e aplikimit. 7. Numër kontakti. 8. Konfirmimi për raste kur aplikanti është i regjistruar në QKB, nuk është debitor ndaj Drejtorisë së Tatimeve. 9. Të dhëna për sigurimet shoqërore koherente, nëse janë paguar në momentin e aplikimit 10. Kodi i aplikimit dhe koha e regjistrimit në sistem, të cilat gjenerohen automatikisht nga sistemi. 11. Aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren vetëm për qëllim të këtij aplikimi. AZHBR-ja garanton mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantëve sipas ligjeve në fuqi. 12. Aplikanti informohet se nuk mund të përfitojë nëse është debitor ndaj AZHBR-së, dhe/ose MBZHR- së dhe/ose nuk ka derdhur detyrimet koherente për sigurimet shoqërore. Procedura e aplikimit përfundon me mesazhin në sistem “Aplikimi u regjistrua me sukses. VII. PROCEDURA QË DO TË NDIQET PËR PËRZGJEDHJEN, VERIFIKIMIN DHE PAGESAT PËR MASAT MBËSHTETËSE ME NR. 1, 3–7 1. Përveç sa përcaktohet në kreun IV “Aplikimi online”: aplikimi për masën mbështetëse nr. 1, bëhet mbi bazën e sipërfaqes që kultivohet në fakt dhe/ose që parashikohet të mbillet në sezonin e dytë, ndërsa për masën 3 bëhet për sipërfaqen që kultivohet. Aplikimi për masën mbështetëse 6, bëhet mbi bazën e numrit të deleve dhe/ose dhive, si dhe/ose lopëve të tufës bazë ekzistuese, përfshirë edhe kafshët riprodhuese meshkuj, të vërtetuar nga sistemi RUDA, ndërsa për masën 7 për numrin e zgjojeve që mbarështohen. Pagesa bëhet pas verifikimit në terren për sipërfaqen faktike të kultivuar, sipas numrit faktik të tufës bazë dhe zgjojeve. Për masën 1, për perimet në serra, bëhet të paktën një verifikim në terren. Për masën 7/1 aplikimi bëhet për kultivimin e grurit të mbjellë pas hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi. Pagesa bëhet pas kontrollit në terren për verifikimin e sipërfaqes së mbjellë. 2. Me përfundimin e fazës së aplikimit, sistemi gjeneron automatikisht listat e aplikantëve për çdo masë mbështetëse, sipas parimit “Kush vjen i pari renditet i pari”. Për masën 7/1, pas përfundimit të aplikimeve, renditja do të bëhet nga sipërfaqja më e madhe tek sipërfaqja më e vogël. Në rast të aplikimeve me të njëjtën sipërfaqe renditja do të bëhet sipas kohës së aplikimit. 3. Me përfundimin e aplikimeve dhe kontrollit administrativ të dokumenteve që gjenerohen online, AZHBR-ja shpall brenda 15 ditëve kalendarike, listën e aplikimeve të kualifikuara me vizën e financimit dhe dokumentet e kërkuara sipas masës përkatëse, në faqen zyrtare të saj: www.azhbr.gov.al. 12 1 Shtuar me udhëzimin nr. 14, datë 1.8.2022. 4. Të gjithë aplikantët mbi vijën e financimit, sipas evidentimeve në listën e shpallur, kanë afat deri në 15 ditë kalendarike nga data e përfundimit të aplikimeve, të dorëzojnë dokumentet e kërkuar në agropikën më të afërt ose në zyrat qendrore të AZHBR-së, ose me postë në zyrat qendrore të AZHBR-së. 4/1. Për masën 7/1, të gjithë aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e pronësisë së tokës ose përdorimit të saj, brenda datës 16.12.2022. 5. Inspektori/specialisti i agropikës për çdo dokument të paraqitur nga aplikanti/përfaqësuesi ligjor apo çdo dokument tjetër të gjeneruar nga regjistrat publik, mban proces verbal në dy kopje, të marrjes në dorëzim të dokumenteve dhe i dërgon në AZHBR, Tiranë. 6. Dosja origjinale transferohet nga zyrat e aplikimit në AZHBR përmes protokollit në sektorin e SPAP/AZHBR. 7. DPAP/SPAP bën kontrollin administrativ të dokumentacionit, si të atyre që gjenerohen nga sistemi online dhe të atyre që ndodhen në dosjen e aplikimit dhe në përputhje me kriteret, aprovon/s’kualifikon aplikimet përkatëse. 8. Grupi i verifikimit në prani të aplikantit ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson formularin e verifikimit sipas masës përkatëse. Formulari i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij ligjor dhe gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast aplikanti/përfaqësuesi ose ndonjë përfaqësues i grupit të verifikimit mund të bëjë observimet e nevojshme dhe të firmosë. 9. Kur grupi i verifikimit ka mendime të ndryshme në lidhje me gjetjet faktike në terren, një ekip i Drejtorisë së Kontrollit të AZHBR-së qendër, bën riverifikim të rastit, vendimi i argumentuar i të cilit është i pa kontestueshëm administrativisht nga palët. 10. Në momentin e verifikimit aplikanti/përfaqësuesi ligjor i dorëzon grupit të verifikimit dokumentet e nevojshme të parashikuara në këtë udhëzim. 11. Procedurat e funksionimit të procesit të aplikimit dhe verifikimeve përcaktohen në Manualin e Procedurave të Implementimit të Skemave Kombëtare 2022. 12. Në këtë manual përcaktohen edhe afatet konkrete për shqyrtimin e dosjeve të aplikantëve, shpalljen e listës përfundimtare të fituesve dhe kohën e disbursimit të fondeve te fermerët. 12. Për kryerjen e kontrolleve në terren angazhohen dhe punonjësit e Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor dhe Qendrave të Transferimit të Teknologjive Bujqësore.1 12/1. Për verifikimet në terren të numrit faktik të tufës bazë dhe zgjojeve, për masat mbështetëse nr. 6 dhe 7, angazhohen edhe veterinerët zyrtarë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve. Lëvizja e vijës së financimit Nëse nga “Kontrolli administrativ” dhe “Kontrolli në terren”, rezultojnë aplikime të refuzuara nga AZHBR-ja për mosplotësim të kritereve të përfitimit apo moskryerje të investimit, bëhet plotësimi i fondit me fitues të tjerë të masës nga aplikantët e radhës, të cilët shpallen në faqen zyrtare të saj: www.azhbr.gov.al dhe në agropika. Këta aplikantë njoftohen dhe kanë afat 15 ditë kalendarike për të dorëzuar dokumentet që mungojnë sipas listës së publikuar. Për aplikimet e skualifikuara nga kontrollet administrative dhe në terren, AZHBR-ja shpall në faqen zyrtare të internetit listën e subjekteve të skualifikuar me arsyet e skualifikimit. VIII. KRITERET, APLIKIMI DHE DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR MASAT 2, 8, 9, 10 dhe 12 Aplikimet për mbështetje financiare për këto masa dorëzohen në AZHBR-Qendër, adresa: rruga “Muhamet Gjollesha”, nr. 56. Dokumentacioni i dorëzuar firmoset/vuloset dhe dorëzohet në një zarf të mbyllur. Në zarf shkruhet masa e mbështetjes, emri i aplikantit/subjektit dhe adresa. Shpenzime të papranueshme për masat 2, 8, 9 dhe 12: 13 blerje e truallit apo ndërtesës; shpenzime operative si transporti i makinerive dhe linjave të ndryshme, elektriciteti, uji, gazi, mirëmbajtje, amortizim dhe kostot e qirasë etj.; detyrimet doganore dhe të importit ose çdo tarifë që ka efekt të njëjtë; blerje, qira ose lizing për tokën apo ndërtesat ekzistuese; gjoba apo detyrime gjyqësore; kostot operative të aktivitetit; makineri dhe pajisje të përdorura; detyrime bankare si kosto garancish e të tjera të ngjashme; kontributet në natyrë; kosto të shkëmbimit valutor; shpenzime të kryera në objekt para lidhjes së kontratës me AZHBR-në; kosto promovimi për të bërë publik produktin; shpenzimet e përgjithshme si hartimi i biznes planit, studime fizibiliteti, patenta, licenca etj.; Lizing Operacional/financiar për makineri/pajisje; pagesa e TVSH-së; faturat/aktzhdoganimet me data para datës së lidhjes së kontratës me AZHBR-në janë të papranueshme. Nuk përfiton aplikuesi, i cili ka dhe menaxhon mbi 25% kapital publik në sipërmarrjen e vet, me përjashtim të masës mbështetëse nr. 10. Përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve në masat 2, 8, 9 dhe 12, pas lidhje së kontratës u paguhet paraprakisht deri në 50% të masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së pagesës të lëshuar nga shoqëri sigurimi dhe/ose banka sipas përcaktimeve të kontratës. MASA 2. Për ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve me sipërfaqe jo më pak se 1 (një) ha dhe jo më shumë se 5 (pesë) ha për subjekt, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 13 000 000 (trembëdhjetë) milionë lekë për ha. i. Kriteret specifike të përfitimit Përfituesit e mundshëm: fermerë individualë, SHBB, persona fizikë/juridikë; a) Personat fizikë/juridikë të jenë të regjistruar për ushtrimin e veprimtarisë së pranueshme për të cilën aplikojnë. b) Toka të jetë në pronësi të aplikuesit dhe/ose me qira për të paktën 5 vjet, duke filluar nga viti i aplikimit. c) Të ketë plan-biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në aneksin 6 dhe 6.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi: NPV, duhet të dalë >=0. IRR duhet të dalë >= Norma e skontimit. Norma e skontimit që do të përdoret për përllogaritjen e NPV, është norma e obligacioneve 2-vjeçare të thesarit të pranuara nga Banka e Shqipërisë në ankandin e fundit para hapjes së aplikimeve. Në rast të supozimeve të paqarta/pasakta, AZHBR-ja gëzon të drejtën të kërkojë me shkrim informacion shtesë. Nëse nuk arsyetohen dhe mbështeten supozimet me të dhëna faktike të qarta, atëherë ky aplikim skualifikohet. Në rast se nuk plotësohen këto kritere, ose nuk është plotësuar plan-biznesi standard, aplikimi skualifikohet. d) Aplikanti të ketë planin e vendosjes dhe specifikimet teknike për ndërtimin e serrave, sipas aneksit 7. e) Leje ndërtimi nëse serra është me themele të vazhduara dhe deklaratë paraprake për kryerje punimesh për serrat e tipave të tjerë. 14 f) Aplikuesi duhet të ketë përmbushur detyrimet tatimore, lëshuar nga zyra e tatim-taksave për personat fizikë dhe juridikë. g) Aplikuesi nuk duhet të jetë në ndjekje penale për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme. h) Aplikuesit nuk duhet të jenë debitor ndaj AZHBR-së dhe/ose MBZHR-së. i) Aplikuesi nuk duhet të jetë debitor me status 1 deri 4 ndaj institucioneve financiare. j) Investimi nuk duhet të fillojë para lidhjes së kontratës. ii. Kriteret konkurruese a) Sipërfaqja e serrës 75 pikë; b) Numri i vendeve të reja të punës pas investimit 10 pikë; c) Mosha e aplikantit (nën 40 vjeç në momentin e aplikimit) ... 15 pikë; TOTALI 100 pikë. Vlerësimi i aplikimeve: Për sipërfaqen (max 75 pikë): Vlerësimin maksimal për sipërfaqen e fiton aplikimi me sipërfaqen maksimale të lejueshme (5 ha), të tjerët vlerësohen në përpjesëtim të drejtë me këtë sipërfaqe. Aplikimet me sipërfaqe më të vogla se 5 ha llogariten në mënyrë proporcionale sipas formulës: X = Sipërfaqja për të cilën aplikon (në dynym)*75/sipërfaqen maksimale (50 dynymë). Numri i vendeve të reja të punës pas investimit (max 10 pikë): Aplikuesi me numrin më të lartë të vendeve të reja të punës merr 10 pikë. Aplikuesit e tjerë marrin sipas formulës: X = nr. i vendeve të reja të punës*10/nr. e vendeve maksimale të reja të punës për masën. iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) Formulari i aplikimit sipas aneksit 8; b) Fotokopje e firmosur e kartës së identitetit/pasaportës biometrike të aplikuesit apo përfaqësuesit ligjor; c) Plan-biznesi i printuar dhe në CD i detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në aneksin 6 dhe 6.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi; d) Dokumentin që vërteton statusin e aplikuesit (fermer, SHBB-ja, person fizik/juridik), nëse nuk gjenerohet nga sistemi; e) Vërtetim nga Gjykata/Prokuroria (si i/e padënuar për mashtrim, korrupsion apo për çdo lloj veprimtarie tjetër të paligjshme); f) Raporti i kredimarrësit nga Banka e Shqipërisë për aplikuesin; g) 3 oferta origjinale shoqëruar, me datë, firmë dhe vulë për çdo lloj investimi, të shoqëruar me formularin e regjistrimit në QKB të subjekteve ofertuese, me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikuesin dhe me njëri-tjetrin. h) Plan-vendosjen e serrës dhe specifikimet teknike të serrës; i) Vërtetimin e lëshuar nga zyra e tatim-taksave që vërteton se aplikuesi ka përmbushur detyrimet e kontributeve shoqërore, shëndetësore etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë; j) Dokumenti i pronësisë së tokës ose qirasë, për të paktën 5 vjet duke filluar nga viti i aplikimit; k) Vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare. I gjithë dokumentacioni i kërkuar më sipër kur dorëzohet si fotokopje (me përjashtim të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike, formularit të regjistrimit në QKB të ofertuesve) të jetë i noterizuar dhe i lëshuar jo më parë se 3 muaj nga data e aplikimit. I gjithë dokumentacioni i kërkuar të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj të jetë i përkthyer nga një përkthyes i njohur nga Ministria e Drejtësisë iv. Dokumentacioni dhe kërkesa për pagesë 15 Aplikuesi paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Financimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Së bashku me kërkesën për pagesë sipas aneksit 9, aplikuesi paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm: 1. Situacionin e punimeve të kryera shoqëruar me faturën tatimore; 2. Faturën/faturat tatimore të blerjes, shoqëruar me specifikimet teknike të elementeve përkatës të sistemit dhe vlerën e elementëve përbërës; 3. Kopje të transfertës bankare për shumën përkatëse; 4. Aktzhdoganimin për pajisjet që vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën e elementëve përbërës; 5. Vërtetimin se aplikuesi ka përmbushur detyrimet e kontributeve shoqërore, shëndetësore etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë. Masa 8. Për blerjen e anijeve të peshkimit tregtar profesional, që zëvendësojnë anijet ekzistuese. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 20 000 000 (njëzet milionë) lekë për subjekt peshkimi në rastet e parashikuara nga germat “a” dhe “b”, e pikës 11, të nenit 30 të ligjit 64/2012, “Për peshkimin” të ndryshuar. i. Kriteret specifike të përfitimit Përfitues të mundshëm: persona fizikë ose juridikë; a) të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar profesional; b) anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundruese të Shqipërisë; c) të jetë person fizik apo juridik shqiptar, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit; d) anija ekzistuese e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi, që mundëson kryerjen e veprimtarisë së peshkimit profesional; e) anija që do të blihet të jetë me tonazh dhe fuqi motorike më të vogël ose të barabartë me anijen e peshkimit me leje të vlefshme peshkimi, e cila do të zëvendësohet; f) anija në çastin mbytjes të ketë pasur leje të vlefshme peshkimi, dhe kërkohet zëvendësimi i saj nga pronari ose trashëgimtarët e tij; g) aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR-së apo MBZHR-së. h) anija zëvendësuese e një anije peshkimit me leje të vlefshme për peshkim fundor, në të gjitha rastet fuqinë motorike nuk mund ta ketë më të vogël se 224 KW dhe më të madhe se 746 KW; i) Aplikuesi nuk duhet të jetë debitor me status 1 deri 4 ndaj institucioneve financiare. ii. Kriteret konkurruese Nr. Përshkrimi i kriterit Vlera Koeficienti C (0<C<1) Pesha (Ps) Rezultati P=C*Ps 1Mosha e pronarit të anijes (individ) ose e përfaqësuesit ligjor (kompani) (mosha) Mosha<40 C=1 5 40< mosha <60 C=0.5 Mosha >60 C=0 MK=Po C=1 Mn=Po C=1 2 Tonazhi i anijes i pjesëtuar me tonazhin maksimal aktual në regjistrin e flotës, i barabartë me 371 (Vl) Vl=nGT/371 C=Vl 20 3 Numri i kw të motorit në raport me kw të motorit më të madh të pranishëm në flotë (2,282) (vlerë) Vlera=nkw/2282 C=vlerë 20 4Mosha e anijes në vite (vite) Vite>40 C=1 55 20< vite <40 C=0,75 10< vite <20 C=0,5 0< vite <10 C= 0 16 TOTAL= 100 iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) formulari i aplikimit sipas aneksit 8; b) fotokopje e firmosur e kartës së identitetit/pasaportës biometrike të aplikuesit apo përfaqësuesit ligjor; c) dokumentin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit; d) dëshminë e pronësisë së anijes së peshkimit ose dokument i barasvlershëm me të, i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare; e) dokumentin e lejes së peshkimit të vlefshme; f) dokumentin e pagesës për taksën vjetore të lejes së peshkimit; g) dokument që vërteton që personi fizik ose juridik, ka shlyer tatimet dhe taksat; h) dëshmi penaliteti e pronarit të mjetit; i) 3 (tri) oferta origjinale dhe të vlefshme të shoqëruara me projektin teknik (në përputhje me pikën 11, të nenit 30, të ligjit 64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar) nga një kantier ndërtimi anijesh të pajisur me certifikatë aprovimi nga Regjistri Detar i Republikës së Shqipërisë ose shtetit ku ndodhet kantieri, për ndërtimin e anijes sipas ofertës; j) Vërtetimin e mbytjes së kësaj anijeje të lëshuar nga kapitenaria e portit, shoqëruar me një kopje të fletës së ditarit të kapitanerisë së portit, në rastin e zëvendësimit të një anijeje peshkimi të mbytur e pajisur me leje të vlefshme peshkimi; k) Vërtetim që aplikanti nuk ka përfituar nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid/155184/DD/ACT/AL, Contract No. 2018/399/301” për të njëjtin objekt investimi. Dokumentacioni i kërkuar, kur dorëzohet nga aplikuesit si fotokopje, duhet të jetë i noterizuar (me përjashtim të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike) dhe i lëshuar jo më vonë se 3 muaj nga data e aplikimit; Dokumentacioni i kërkuar, të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes me licencë. iv. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve bën vlerësimet e kërkesave të paraqitura, me pikë, sipas kritereve të konkurrueshmërisë. Komisioni bën renditjen e projekteve sipas rendit zbritës të pikëve, nga projektet me pikë maksimale deri tek projektet me pikë minimale dhe ja paraqet drejtorit të përgjithshëm të AZHBR-së, i cili me urdhër shpall listat e projekteve fituese në faqen zyrtare të AZHBR-së. Komisioni e ushtron veprimtarinë në zyrat qendrore të AZHBR-së. Komisioni përfundon procesin e vlerësimit brenda 45 ditëve nga ngritja e tij. v. Dokumentacioni dhe kërkesa për pagesë Në përfundim të investimit, aplikuesi paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Financimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Së bashku me kërkesën për pagesë, sipas aneksit 9, aplikuesi paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm: 1. Kontratë e lidhur me shitësin/kantierin e ndërtimit të anijes së përzgjedhur, e cila duhet të përmbajë: detyrimet e palëve për blerjen e anijes; projektin e anijes së miratuar nga Regjistri Detar i Republikës së Shqipërisë ose shtetit ku ndodhet kantieri; preventivin e ndërtimit të anijes dhe fazat e procesit të ndërtimit të anijes. 2. Një deklarim që konfirmon se çmimi i ofruar i referohet një anije të re. 3. Faturën/faturat tatimore të blerjes shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën ekonomike të anijes së peshkimit; 4. Aktzhdoganimin për anijet që vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën ekonomike të anijes së peshkimit. 17 5. Anija të jetë e pajisur me certifikatën e lundrimit të sigurt, nga Regjistri Detar i Republikës së Shqipërisë. Masa 9. Për rinovimin e infrastrukturës së anijes së peshkimit. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore të blerjes, por jo më shumë se 13 500 000 (trembëdhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë për anije peshkimi të pajisur me leje të vlefshme peshkimi tregtar dhe jo më shumë se 20 milionë lekë për subjekt. Rinovimi i anijes së peshkimit përfshin: i. blerjen dhe instalimin e motorit kryesor, por jo më shumë se 7 000 000 (shtatë milionë) lekë; ii. blerjen e pjesëve të këmbimit për motor, si: kollodok, biella, bronxina, këmisha, fasho, pistona, testato dhe set guarnicionesh, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë lekë); iii. blerjen dhe instalimin e motorit ndihmës (gjeneratori detar), por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë; iv. blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes, por jo më shumë se 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) lekë. Vinçi përfshin edhe agregatet, hidromotorin, pompë vaji, friksion, multiplikator dhe tubacionet; v. dokimi periodik i anijes, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë. Dokimi periodik, sipas kushteve të klasit, përfshin ngritjen dhe uljen nga kantieri, pastrimin dhe heqjen e bojës së vjetër, blerje boje, stuko, protektor (zinqe), riparim aksi helike; vi. riparim i përgjithshëm i anijes, por jo më shumë se 9 000 000 (nëntë milionë) lekë. Në riparimin e përgjithshëm, përveç zërave të përcaktuar në dokimin periodik, sipas nënpikës “v”, përfshihen dhe zëvendësim llamarine, ndërrim dërrase dhe impianti elektrik. i. Kriteret specifike të përfitimit Përfitues të mundshëm: persona fizikë ose juridikë; a) të jenë pronarë të anijeve të peshkimit tregtar; b) anija e peshkimit, duhet të jetë e regjistruar në regjistrin e mjeteve lundrues të Shqipërisë; c) të jetë person fizik apo juridik shqiptar, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit; d) anija e peshkimit, për të cilën aplikohet për të marrë mbështetje financiare, duhet të ketë leje të vlefshme peshkimi tregtar; e) fuqia motorike e motorit kryesor që do të blihet do të jetë më e vogël ose e barabartë me fuqinë e motorit të anijes së peshkimit me leje të vlefshme peshkimi. Për anijet e peshkimit të pajisura me leje të vlefshme për peshkimin fundor, fuqia motorike nuk mund të jetë më e vogël se 224 kw dhe më e madhe se 746 kw; f) aplikuesi nuk duhet të jetë debitor ndaj AZHBR-së apo MBZHR-së; g) aplikuesi nuk duhet të jetë debitor me status 1 deri 4 ndaj institucioneve financiare; h) anija e peshkimit që ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid/155184/DD/ACT/AL, Contract No. 2018/399/301”, nuk mund të përfitojë mbështetje për të njëjtin zë investimi. ii. Kriteret konkurruese Nr. Përshkrimi i kriterit Vlera Koeficienti C (0<C<1) Pesha (Ps) Rezutati P=C*Ps 1Mosha e pronarit të anijes (individ) ose e përfaqësuesit ligjor (kompani) (mosha) Mosha<40 C=1 5 40< Mosha <60 C=0.5 Mosha >60 C=0 2Aktiviteti përfshin zëvendësimin e motorit kryesor (MK) MK=Jo C=0 20 MK=Po C=1 3Aktiviteti përfshin blerjen motorit ndihmës (MN) Mn=Jo C=0 15 Mn=Po C=1 nt=Po C=1 4Aktiviteti përfshin blerjen dhe instalimin e vinçit të anijes (VA) Va= Jo C=0 15 Va=Po C=1 5 Tonazhi i anijes i pjesëtuar me tonazhin maksimal aktual në regjistrin e flotës, i barabartë me 371 (Vl) Vl=nGT/371 C=Vl 10 18 6 Numri i kw të motorit në raport me kw të motorit më të madh të pranishëm në flotë (2,282) (vlerë) Vlera=nkw/2282 C=Vlerë 10 7Mosha e anijes në vite (vite) Vite>40 C=1 25 20< Vite <40 C=0,75 10< Vite <20 C=0,5 0< Vite <10 C= 0 TOTAL= 100 iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim, aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) Formulari i aplikimit sipas aneksit 8; b) Fotokopje e firmosur e kartës së identitetit/pasaportës biometrike të aplikuesit apo përfaqësuesit ligjor; c) Dokumentin e regjistrimit në Qendrën Kombëtare te Biznesit; d) Dëshminë e pronësisë së anijes së peshkimit ose dokument i barasvlershëm me të, i lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare; e) Dokumentin e lejes së peshkimit të vlefshme; f) Dokumentin e pagesës për taksën vjetore të lejes së peshkimit; g) Dokument që vërteton që personi fizik ose juridik, ka shlyer tatimet dhe taksat; h) Dëshmi penaliteti e pronarit të mjetit; i) Për blerjen e pajisjeve dhe punimet përkatëse të instalimit duhet të paraqiten 3 (tre) oferta origjinale dhe të vlefshme, të cilat duhet të përmbajnë: numrin dhe datën e lëshimit; emrin e kompanisë prodhuese; një përshkrim të hollësishëm të karakteristikave kryesore të pajisjeve (p.sh., përmasat, konsumi i energjisë, fuqia në kw e motorit, kapaciteti ngritës i vinçit etj.); informacione të tjera të dobishme në lidhje me certifikimin, garancinë, kohën e dorëzimit të pajisjes/pajisjeve dhe çmimin përfundimtar, duke përfshirë dhe koston e instalimit; j) Dokumentin që vërteton se anija e peshkimit ka kryer veprimtarinë e peshkimit në det për të paktën 60 ditë gjatë dy viteve të fundit nga data e thirrjes (regjistri i zënieve (logbook) ose vërtetim me firmë dhe vulë nga inspektori i peshkimit të portit ku anija kryen veprimtarinë) ose vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme Detare se anija ka qenë në kantier për riparim; k) Vërtetim se anija e peshkimit nuk ka përfituar mbështetje për blerjen e motorit kryesor nga projekti IPA 2016 “SUPPORT TO FISHERY SECTOR Ref. No. EuropeAid/155184/DD/ACT/AL, Contract No. 2018/399/301”, për rastet kur aplikohet për blerjen dhe instalimin e motorit kryesor. Dokumentacioni i kërkuar, kur dorëzohet nga aplikuesit si fotokopje, duhet të jetë i noterizuar (me përjashtim të kartës së identitetit ose pasaportës biometrike) dhe i lëshuar jo më vonë se 3 muaj nga data e aplikimit. Dokumentacioni i kërkuar, të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes me licencë. k. Për dokimin periodik duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme: Lista e zërave të punimeve për njësi dhe volum shoqëruar me specifikimet teknike, e miratuar nga Regjistri Detar Shqiptar (RDSH); 3 oferta origjinale me datë, firmë dhe vulë për të gjithë zërat e punimeve, të shoqëruar me formularin e regjistrimit në QKB të subjekteve ofertuese, me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikuesin dhe me njëri-tjetrin; Dokumentin në fund të punimeve, ku RDSH-ja certifikon punimet e kryera të firmosur nga inxhinieri i RDSH-së dhe të konfirmuar nga inxhinieri i kantierit, sipas situacionit të punimeve të miratuar prej tij, i cili përmban zërat e punimeve dhe volumet përkatëse; 19 Situacioni i punimeve të realizuara do t’i bashkëlidhet faturës fiskale dhe/ose tatimore për kryerjen e punimeve nga subjekti i ofertës fituese; Inspektorët e AZHBR-së nëse është e nevojshme rakordojnë me RDSH gjatë kryerjes së punimeve, kur inspektorët e RDSH-së kontrollojnë ecurinë e punimeve, për të evidentuar zërat për punimet e fshehta. m. Për riparimin e përgjithshëm të anijes së peshkimit duhet të paraqiten dokumentet e mëposhtme: Lista e zërave të punimeve për njësi dhe volum shoqëruar me specifikimet teknike, e miratuar nga Regjistri Detar Shqiptar (RDSH); 3 oferta origjinale me datë, firmë dhe vulë për të gjithë zërat e punimeve, të shoqëruar me formularin e regjistrimit në QKB të subjekteve ofertuese, me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlefshmërinë e ofertës. Ofertuesit nuk duhet të jenë në konflikt interesi me aplikuesin dhe me njëri-tjetrin. Në momentin që subjekti shpallet fitues potencial, përpara fillimit të punimeve, listën e zërave të punimeve të miratuar nga RDSH-ja të firmosur nga inxhinieri i RDSH-së dhe të konfirmuar nga inxhinieri i kantierit, i cili certifikon punimet e nevojshme (preventivi i punimeve); Kontrata lidhet mbi bazën e zërave të punimeve të parashikuara, çmimet dhe volumet për njësi bazuar në çmimet më të ulëta, sipas zërave të të gjithë ofertave të paraqitura nga aplikantët. Vlera që do të mbështetet nga AZHBR-ja nuk mund të jetë më e madhe se vlera e parashikuar në preventivin paraprak; Lista e zërave të punimeve duhet të jetë e shoqëruar nga raporti i vlerësimit nga inxhinieri i kantierit dhe inxhinieri i RDSH-së për sipërfaqen dhe trashësinë e llamarinës ose drurit (në rastin e anijeve prej druri) që nevojitet të zëvendësohet; Dokumentin në fund të punimeve, ku RDSH-ja certifikon punimet e kryera të firmosur nga inxhinieri i RDSH-së dhe të konfirmuar nga inxhinieri i kantierit, sipas situacionit të punimeve të miratuar prej tij, i cili përmban zërat e punimeve dhe volumet përkatëse; Situacioni i punimeve të realizuara do t’i bashkëlidhet faturës fiskale dhe/ose tatimore për kryerjen e punimeve nga subjekti i ofertës fituese. Inspektorët e AZHBR-së, nëse është e nevojshme rakordojnë me RDSH gjatë kryerjes së punimeve, kur inspektorët e RDSH-së kontrollojnë ecurinë e punimeve, për evidentimin e zërave për punimet e fshehta. Në rastin kur riparimet e përgjithshme kryhen në kantiere jashtë Shqipërisë, punimet e kryera certifikohen nga kantieri i vendit të huaj dhe Regjistri Detar i vendit të huaj ose RDSH-ja”. iv. Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve bën vlerësimet e kërkesave të paraqitura, me pikë, sipas kritereve të konkurrueshmërisë. Komisioni bën renditjen e projekteve sipas rendit zbritës të pikëve, nga projektet me pikë maksimale deri tek projektet me pikë minimale dhe ja paraqet drejtorit të përgjithshëm të AZHBR-së, i cili me urdhër shpall listat e projekteve fituese në faqen zyrtare të AZHBR-së. Komisioni e ushtron veprimtarinë në zyrat qendrore të AZHBR-së. Komisioni përfundon procesin e vlerësimit brenda 45 ditëve nga ngritja e tij. v. Dokumentacioni dhe kërkesa për pagesë Në përfundim të investimit, aplikuesi paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Financimi do të realizohet, sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Së bashku me kërkesën për pagesë, sipas aneksit 9, aplikuesi paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm: 1. Kontratë e lidhur për blerjen e pajisjeve dhe instalimin e tyre, që përmban detyrimet e palëve; 2. Dokumentacion që provon se pajisjet janë të reja, të papërdorura, të certifikuara CE dhe me garanci nga furnizuesi për të paktën 1 (një) vit. 3. Faturën/faturat tatimore të blerjes shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën ekonomike të pajisjes/pajisjeve të anijes së peshkimit, përfshirë koston e instalimit si zë të veçantë në faturë; 4. Aktzhdoganimin për pajisjen/pajisjet që vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën ekonomike të tyre. MASA 10. Mbështetje për ndërtimin e tregjeve të produkteve bujqësore dhe/ose tregjeve të kafshëve të gjalla për shoqëritë me kapital 100% publik, në vlerën jo më shumë se 30 milionë lekë. i. Kriteret specifike të përfitimit Përfituesi të mundshëm: bashkia, si shoqëri me kapital 100% publik 20 a) Bashkitë/zonat ku aksesi i fermerëve në tregjet e produkteve bujqësore dhe tregjet e kafshëve të gjalla është i kufizuar; b) Investimi të përfshijë ndërtimin e tregjeve të reja apo përmirësimin e tregjeve ekzistuese; c) Të ketë projektidenë dhe projektpreventivin e investimit; d) Të ketë plan-biznesin e detajuar për 5 vjet, sipas modelit standard, të përcaktuar në aneksin 6 dhe 6.1, bashkëngjitur këtij udhëzimi: e) Përdorimi i fondeve duhet të bëhet sipas procedurës së prokurimit publik; f) Projekti duhet të ketë pëlqimin dhe angazhimin e bashkisë përkatëse, e cila nuk mbështet më shumë se një projekt. g) Një bashki nuk mbështetet për më shumë se një projekt; h) Të menaxhojë fondet e grantit dhe të bëjë të gjitha pagesat në përputhje me aktivitetet dhe kostot e parashikuara; i) Objekti duhet të jetë funksional në përfundim të investimit. ii. Kriteret konkurruese 1. Numri i fermerëve që u krijohet akses nga ky treg 10–20 pikë 2. Numri i vendeve të reja të punës të krijuara: 10–20 pikë 3. Treg i ri apo përmirësim tregu ekzistues 10–20 pikë iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) Formularin e aplikimit sipas aneksit 8; b) Të ketë projektidenë dhe projektpreventivin e investimit; c) Planin e biznesit. iv. Transferta Transferimi i fondit bëhet vetëm nëse shoqëria ka status aktiv në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Përfituesi do të informojë çdo muaj AZHBR-në dhe MBZHR-në për implementimin dhe zbatimin e projektit. AZHBR-ja dërgon në MBZHR kërkesën për transferimin e fondit përkatës nga llogaria ekonomike 606 “Transfertë në buxhetet familjare”, të AZHBR-së në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, në përputhje me përcaktimet e ligjit organik të buxhetit. Mbas kalimit të fondit përkatës në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, AZHBR-ja ekzekuton transferimin e vlerës në përputhje me përcaktimet e ligjit organik të buxhetit. MASA 12. Mbështetje për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës në fermë. Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1 000 000 (një milion) lekë për subjekt. i. Kriteret specifike të përfitimit Përfituesit e mundshëm: Fermer individual, person fizik ose juridik; a) Aplikanti për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës në fermë, të ketë projektin me specifikimet përkatëse dhe që përshkruan, për aq sa është e mundur, kriteret konkurruese sipas pikës “ii” më poshtë; b) Pajisjet/programet/makineritë për automatizimin dhe digjitalizimin e proceseve të punës në fermë të jenë të reja; c) Toka/objekti ku zbatohet projekti të jetë në pronësi të aplikantit dhe/ose me qira për të paktën 3 vjet përfshirë edhe vitin e aplikimit. ii. Kriteret konkurruese a) Novacioni për teknologjinë e re të përdorur (0–10 pikë); b) Mundësia e përsëritjes nga fermerë të tjerë (0–10 pikë); c) Rritja e efektivitetit të procesit të prodhimit/lehtësimit të proceseve të punës në bujqësi (0–10 pikë); d) Qëndrueshmëria ekonomike dhe financiare e projektit (0–10 pikë); e) Pikë shtesë për fermerë të rinj/gra (5 pikë). iii. Dokumentacioni i dorëzuar në AZHBR 21 Bashkëngjitur me kërkesën për aplikim aplikuesi duhet të dorëzojë dhe dokumentacionin e mëposhtëm: a) formularin e aplikimit sipas aneksit 8; b) projektin për masën; c) plan-vendosjen e objektit ku do të zbatohet projekti; d) dokumentacionin e pronësisë/qirasë së tokës/objektit; e) vërtetimin e bankës për numrin e llogarisë bankare. iv. Dokumentacioni dhe kërkesa për pagesë Në përfundim të investimit, aplikuesi paraqet pranë AZHBR-së kërkesën për financim. Financimi do të realizohet sipas kushteve të përcaktuara në kontratë. Së bashku me kërkesën për pagesë sipas aneksit 9, aplikuesi paraqet edhe dokumentacionin e mëposhtëm: 1. Fatura/faturat tatimore të blerjeve përkatëse, të detajuar me vlerën e elementëve përbërës, shoqëruar me specifikimet teknike dhe certifikatën e garancisë; 2. Aktzhdoganimin për rastet kur materialet, pajisjet, programet etj., vijnë nga jashtë vendit, shoqëruar me specifikimet teknike dhe vlerën e elementëve përbërës. 3. Zërat e faturës tatimore duhet të përputhen me specifikimet teknike të deklaruara; 4. Faturat e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara me kuponin e kasës fiskale ose mandat pagesën e bankës; 5. Vërtetimin se aplikuesi ka përmbushur detyrimet e kontributeve shoqërore, shëndetësore etj. Ky dokument duhet të jetë lëshuar jo më parë se 30 ditë nga data e dorëzimit të kërkesës për pagesë. IX. PROCEDURAT E APLIKIMIT, PËRZGJEDHJES, VERIFIKIMIT DHE EKZEKUTIMIT TË PAGESAVE PËR MASAT 2, 8, 9, 10 dhe 12 1. AZHBR-ja, nëpërmjet Zyrës së Protokollit, pranon dosjet e aplikimit me dokumentacionin përkatës dhe plotëson formularin e pranimit. Një kopje e këtij formulari i jepet aplikantit. 2. Dosja e aplikimit duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e kërkuar sipas masës mbështetëse të firmosur dhe/ose vulosur. 3. Aplikantët informohen zyrtarisht lidhur me mangësitë në dokumentacion të administruar në dosjen e aplikimit, dhe u lihet një afat 15 ditë kalendarike për plotësimin dhe dorëzimin e tyre zyrtar në AZHBR. Dorëzimi i dokumenteve pjesorë apo përtej afatit të përcaktuar, është kriter skualifikimi (me përjashtim të dokumentit të lejes së ndërtimit). 4. Mbas plotësimit të dosjes dhe përputhshmërisë së kritereve, aplikimet vlerësohen me pikë, sipas kritereve të vlerësimit për çdo masë përkatëse. 5. Aplikantët renditen sipas rendit zbritës të pikëve. Për aplikimet me pikë të barabarta, zbatohet parimi “Kush vjen i pari renditet i pari”. 6. Për aplikimet e renditur mbi vijën e financimit, referuar tavaneve të financimit bëhet kontrolli paraprak në terren, dhe nëse rezultojnë në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, AZHBR-ja lidh kontratën përkatëse dhe shpall listën e fituesve. 7. Grupi i kontrollit në terren bën verifikimin në vend të aplikimit, duke lajmëruar paraprakisht aplikantin për praninë e tij ose të përfaqësuesit ligjor të pajisur me prokurë. 8. Në momentin e kontrollit para pagesës, investimi të ketë përfunduar dhe të jetë funksional; 9. Grupi i kontrollit në prani të aplikantit ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson raportin e verifikimit sipas masës përkatëse. Raporti i verifikimit firmoset nga aplikanti/përfaqësuesi i tij ligjor dhe gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast aplikanti ose ndonjë përfaqësues i grupit të verifikimit mund të bëjë observimet e nevojshme dhe të firmosë për to. 10. Për masën 9, për zërat e parashikuar në nënndarjet “ii”, “v” dhe vi” verifikimet në vend para pagesës bëhen pas kryerjes së punimeve, dhe nuk bëhet kontroll expost. Mangësi skualifikuese, për masën 2, 8, 9 dhe 12 janë si më poshtë: Aplikimet e dorëzuara pas përfundimit të afatit; 22 Mungesa e planit të biznesit në të dyja format, elektronike (CD) dhe i printuar për masën 2; Mungesa e tri ofertave me datë, firmë dhe vulë për çdo lloj investimi, të shoqëruar me specifikimet teknike të krahasueshme dhe vlerën për çdo element përbërës, si dhe vlefshmërinë e ofertës; Ofertuesit janë në konflikt interesi (palë të lidhura) me aplikuesin ose me njëri tjetrin; Paraqitja e dokumenteve/deklarimeve të rreme (fiktive). Aplikantët informohen zyrtarisht lidhur me mangësitë e dokumenteve në dokumentacion të administruar në dosjen e aplikimit, dhe u lihet një afat 15 ditë kalendarike për plotësimin dhe dorëzimin e tyre zyrtar në AZHBR. Dorëzimi i dokumenteve pjesorë apo përtej afatit të përcaktuar është kriter skualifikimi, me përjashtim të dokumentit të lejes së ndërtimit, e cila duhet paraqitet para lidhjes së kontratës, por jo më vonë se 70 ditë kalendarike nga data e përfundimit të aplikimeve. 11. Zyra e protokollit të AZHBR-së i dorëzon me procesverbal Komisionit të Vlerësimit të Aplikimeve dosjet e aplikimeve për masat 8 dhe 9, brenda 3 ditë pune nga ngritja e komisionit. Procesverbali duhet të përmbajë të dhënat e zarfeve të dosjeve të aplikimeve, datën dhe numrin e protokollimit. 12. Përjashtimisht për masën 10 nuk zbatohen parashikimet e pikave 6, 7, 8 dhe 9. 13. Për vlerësimin e aplikimeve për masat 8 dhe 9 në AZHBR para fillimit të shqyrtimeve të aplikimeve ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve me përbërje dy përfaqësues nga AZHBR-ja dhe 3 përfaqësues nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, njëri prejt të cilëve caktohet kryetar. Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës i njofton AZHBR-së përfaqësuesit në Komisionin e Vlerësimit të Aplikimeve, brenda 2 ditë pune nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi. Lëvizja e vizës së financimit Nëse nga “Kontrolli administrativ” dhe “Kontrolli në terren”, rezultojnë aplikime të refuzuara nga AZHBR-ja për mosplotësim të kritereve të përfitimit apo moskryerje të investimit, bëhet plotësimi i fondit më fitues të tjerë të masës nga aplikantët e radhës. Për projektet e skualifikuara nga kontrollet administrative dhe në terren, AZHBR-ja njofton aplikantin duke bashkëngjitur edhe arsyen e skualifikimit. X. KRITERET, DOKUMENTACIONI DHE PROCEDURA PËR MASËN 13: MBËSHTETJE ME NAFTË PËR KRYERJEN E PUNIMEVE TË MEKANIZUARA NË BUJQËSI Masa e mbështetjes me naftë për bujqësinë mbulon kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore dhe sezonet përkatëse të mbjelljeve, sipas përcaktimeve në aneksin 10, bashkëlidhur këtij udhëzimi. I. KRITERET DHE NORMATIVAT E PËRFITIMIT 1. Subjektet përfituese të skemës mbështetëse të naftës për bujqësinë janë ato subjekte, të cilët për aktivitetin e tyre bujqësor kryejnë punime të mekanizuara në kulturat bujqësore dhe plotësojnë përkatësisht kriteret si më poshtë: a) fermerët individualë duhet të jenë të pajisur me NIPT-in e fermerit me status aktiv; b) personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/NUIS me status aktiv. 2. Çdo subjekt përfitues, duhet të provojë se ka tokë bujqësore në pronësi apo përdorim, sipas përcaktimeve dhe dokumentacionit të kërkuar në kreun III të këtij udhëzimi. 3. Aplikanti vetëdeklaron kulturat bujqësore të mbjella ose që parashikon të mbjellë, sipas përcaktimeve të formularit të aplikimit online. 4. Për të gjitha llojet e subjekteve përfituese, madhësia minimale e sipërfaqes së deklaruar për kryerjen e punimeve të mekanizuara në kulturat bujqësore, duhet të jetë jo më pak se 0.4 ha, e përbërë nga parcela/ngastra me sipërfaqe jo më pak se 0.1 ha. 5. Normativat e konsumit të naftës për punimet e mekanizuara dhe sasia e naftës që përfitohet falas nga çdo subjekt përfitues, sipas kulturave bujqësore/grup-kulturave, paraqiten në aneksin 11, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 6. Përfitimi i sasisë së naftës falas, për sipërfaqen që kultivohet, është si më poshtë: 23 a) aplikantët me sipërfaqe deri në 10 ha, përfitojnë 100% sasinë e naftës, sipas normativave të përcaktuara në aneksin 3, bashkëlidhur këtij udhëzimi. b) aplikantët me sipërfaqe mbi 10 ha, për sipërfaqen mbi 10 ha, marrin sasinë e naftës me normativë të korrektuar/reduktuar, kur sasia e naftës në dispozicion nuk plotëson të gjithë kërkesën për këto sipërfaqe. Normativa e reduktuar del nga raporti i normativës së konsumit të naftës (sipas pikës 5 më sipër) me një herës. Herësi del nga raporti: i. i nevojave për naftë të aplikuesve me sipërfaqe mbi 10 ha, por jo më shumë se normativa e lejuar; me ii. sasinë e mbetur të naftës në dispozicion për vitin 2022, pasi janë plotësuar nevojat e të gjithë aplikuesve deri në 10 ha që janë kualifikuar si subjekte përfituese. 7. Sasia e naftës falas duhet të tërhiqet nga përfituesit brenda datës 31 dhjetor 2022. 8. Përcaktimi i sasisë së naftës që përfiton aplikanti është i lidhur me sipërfaqen e kultivuar dhe llojin e kulturës bujqësore sipas vetëdeklarimit. Në rast se këto sipërfaqe nuk janë të kultivuara apo nuk kultivohen sipas vetëdeklarimit, subjekti përfitues nuk duhet të tërheqë sasinë respektive të naftës, në të kundërt, përbën element penalizues në momentin e verifikimit. II. PËRLLOGARITJA E MASËS SË PËRFITIMIT 1. Formula mbi përllogaritjen e masës së përfitimit, në përputhje me kriteret dhe normativat e përfitimit, është si vijon: a) për parcela me kulturë bujqësore dominuese dhe mbi 1 dynym, sasia e naftës = sipërfaqe parcele e mbjellë/kultivuar * normativën e naftës falas për kulturën kryesore. b) për parcela me mbjellje mikse mbi 2 dynymë, sasia e naftës = shuma e sasive të llogaritura të naftës për çdo kulturë (sasia e naftës për çdo kulturë = sipërfaqe e mbjellë me bimën përkatëse * normativën e naftës falas për këtë kulturë). c) Për parcelat mikse 1–2 dynymë, sasia e naftës = sipërfaqe parcele e mbjellë/kultivuar * normativën fikse. Normativa fikse është 8 litra për dynym. III. APLIKIMI PËR NAFTË PËR BUJQËSINË 1. Çdo subjekt që plotëson kriteret e përcaktuara në këtë udhëzim, duhet të bëjë aplikimin online, duke plotësuar të dhënat nëpërmjet vetëdeklarimit dhe duke ngarkuar në sistem dokumentacionin e kërkuar. Të gjithë aplikantët, para pajisjes me kartën e naftës duhet të kenë plotësuar/përditësuar Regjistrin e Fermës pranë AREB-it. 2. Aplikimet do të bëhen në portalin e-Albania, brenda afatit të përcaktuar. Afati i fundit i aplikimit dhe i ngarkimit të dokumentacionit në e-Albania është data e përfundimit të aplikimeve. 3. Periudha e aplikimit është nga data 25.2.2022 deri në datën 30.3.2022. 4. Aplikimi online është i mundshëm përgjatë 24-orëve, nga ora 08:00 e datës së hapjes deri në orën 24:00 të datës së përfundimit të periudhës së aplikimit. 5. Aplikanti/përfaqësuesi i tij ligjor duhet të jetë i regjistruar ose të bëjë regjistrimin në portalin e-Albania; 6. Formulari i aplikimit online nëpërmjet e-Albania plotësohet nga aplikuesi mbi bazë vetëdeklarimi, në lidhje me: a) parcelat që kultivohen gjatë vitit; b) kulturat e mbjella apo që do të mbillen në ato parcela gjatë vitit. 7. Deklarimi i mbjelljeve nga aplikanti bëhet si vijon: Fermeri do të deklarojë sipërfaqet e mbjella për vitin bujqësor (1 tetor 2021–30 shtator 2022). Sezoni i parë përfshin mbjelljet e kulturave bujqësore në periudhën e vjeshtës dhe të pranverës (1 tetor 2021 deri më 31 maj 2022). Sezoni i dytë përfshin mbjelljet në periudhën 1 qershor deri më 30 shtator 2022. Deklarimi i mbjelljeve nga aplikuesi, bëhet si vijon: a) Për perimet e serrës, fermeri do të deklarojë deri në 2 mbjellje në vit. Fermeri do të deklarojë si mbjellje të parë sipërfaqet që ka të mbjella me perime serre në momentin e aplikimit dhe/ose sipërfaqet që do të mbjellë deri më 31 maj 2022 dhe, si mbjellje të dytë, sipërfaqet që do të mbjellë me perime serre nga 1 qershori 2022 deri më 30 shtator 2022. Në këtë kuadër, ai do të 24 deklarojë sipërfaqet e mbjella me perime vetëm për dy mbjellje, pa deklaruar llojin e bimës së mbjellë. b) Për drufrutorët, fermeri do të deklarojë sipërfaqen ekzistuese të mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së deklarimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri më 30 shtator 2022, me kusht që sipërfaqet e reja të mos jenë zëvendësime të sipërfaqeve të deklaruara të mbjella me të njëjtat bimë ose me bimë të tjera. Sipërfaqja e deklaruar që është zënë me këto bimë do të llogaritet e kultivuar vetëm një herë. c) Për kulturat në fushë të hapur, për bimët njëvjeçare të arave dhe perimet e fushës, fermeri do të deklarojë sipërfaqet: i. me bimët e arave të mbjella në vjeshtën 2021 (fakt në momentin e aplikimit) dhe/ose që do të mbillen deri më 31 maj 2022; ii. me perimet e fushës që ka mbjellë (fakt në momentin e aplikimit) ose që do të mbjellë deri më 31 maj 2022. Për efekt të përfitimit të naftës për bimët e arave, fermeri do të deklarojë edhe sipërfaqet e mbjella ose që do mbillen me kultura të dyta dhe që e zënë tokën deri më 30 shtator të vitit 2022. Llogaritja e naftës për kulturat e dyta do të jetë sa 70% e sasisë që llogaritet për të njëjtat bimë si kultura të para. Në rastin e bimëve bashkëshoqëruese, sipërfaqja do të deklarohet vetëm një herë, vetëm për bimën kryesore. Në të gjitha rastet, sipërfaqja e parcelës me bimë arash nuk mund të deklarohet e kultivuar më shumë se dy herë. Për bimët foragjere shumëvjeçare dhe bimët aromatike-mjekësore, fermeri do të deklarojë sipërfaqen e mbjellë me këto bimë në momentin e kryerjes së deklarimit, si dhe sipërfaqet që do të mbillen deri 30 shtator 2022, me kushtet e përcaktuara në pikën “b” për drufrutorët. Sezonet e mbjelljeve, sipas kulturave bujqësore/grup-kulturave, përcaktohen në aneksin 10. 8. Gjatë aplikimit online, çdo dokument i kërkuar, sipas këtij udhëzimi, do të skanohet dhe ngarkohet në mënyrë elektronike nga aplikuesi, me përjashtim të dokumentit/dokumenteve që ofrohen automatikisht nga portali e-Albania). 9. Dokumentacioni i kërkuar për t’u ngarkuar online, sipas këtij udhëzimi, duhet të jetë në origjinal ose i noterizuar, si dhe të jetë në gjuhën shqipe ose në rast se është në gjuhë të huaj, të jetë i përkthyer nga një përkthyes i njohur nga Ministria e Drejtësisë. 10. Dokumentacioni i pronësisë së tokës (certifikata) i ngarkuar në sistem do të konsiderohet i vlefshëm nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja. Në rastin kur në sistem ngarkohet AMPT do të konsiderohet e vlefshme nëse gjatë kontrollit administrativ konfirmohet nga ASHK-ja ose njësitë e vetëqeverisjes vendore (NJVV). 10/1 . Në rastet kur gjatë kontrollit administrativ evidentohen aplikime identike me ato të vitit 2021 (të realizuara nga i njëjti aplikant dhe me të njëjtin dokumentacion pronësie të tokës - certifikatë pronësie/APTP) mund të konsiderohet i vlefshëm konfirmimi përkatës i bërë nga ASHK/NJVV në vitin 2021. 11. Dokumentacioni që duhet të ngarkohet në sistem është në varësi të statusit të pronësisë apo përdorimit të tokës bujqësore për të cilën aplikohet dhe statusit të regjistrimit të saj në ASHK. Në mënyrë të përmbledhur, dokumentacioni i kërkuar sipas skenarëve të ndryshëm, është si më poshtë: Skenari Dokumentacioni i skanuar që duhet të ngarkohet nga aplikuesi Aplikanti e ka në pronësi tokën bujqësore (në emër të tij) dhe ka marrë certifikatën e pronësisë. Certifikatën e pronësisë shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese Aplikanti ka AMTP për tokën bujqësore të lëshuar në emër të tij si përfaqësues i familjes bujqësore. AMTP Aplikanti është anëtar i familjes bujqësore që ka marrë tokën në pronësi. AMTP Certifikatë familjare e gjendjes më 1.8.1991 Marrëveshje dakordësie e shumicës së anëtarëve të familjes bujqësore në gjendjen aktuale, në lidhje me punimin/përdorimin e tokës nga aplikuesi Aplikanti e ka marrë tokën bujqësore me qira ose në përdorim. Kontratë qiraje ose kontratë huapërdorjeje 25 12. Kontratat e vlefshme të qiramarrjes, të cilat duhet të përfshijnë edhe vitin 2022, të lidhura me ish-drejtoritë e bujqësisë, MBZHR-ja ose komunat/bashkitë, kanë të njëjtën vlerë me ato të bëra pranë noterit publik. 13. Kur gjatë kontrollit administrativ të dokumentacionit, sipërfaqet e parcelave sipas AMTP së rezultojnë me diferenca me ato sipas ASHK/NJVV, merren në konsideratë të dhënat e ASHK/NJVV. 14. Marrëveshje dakordësie kërkohet edhe në rastet kur aplikanti është njëri prej bashkëpronarëve sipas certifikatës së pronësisë së tokës bujqësore. Modeli tip i marrëveshjes së dakordësisë jepet në aneksin 12, bashkëlidhur këtij udhëzimi. 15. Kur certifikata e pronësisë së tokës bujqësore është në pronësi të personit/ve të ndryshëm nga aplikanti, kërkohet kontratë qiraje/huapërdorjeje, pavarësisht se aplikanti mund të jetë anëtar i të njëjtës familje. 16. Nëse akti i marrjes së tokës në pronësi (AMTP), i ngarkuar në sistem nga aplikuesi, nuk konfirmohet nga ASHK, AZHBR-ja kërkon konfirmim zyrtar të këtij dokumenti me sipërfaqen totale dhe sipërfaqen e parcelave nga njësia administrative/bashkia përkatëse. Përgjigjja pozitive/negative ngarkohet në sistem. 17. Do të konsiderohen të vlefshme edhe kontratat e qiramarrjes/huapërdorjes, të firmosura nga palët, por të panoterizuara dhe që përmbajnë sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës bujqësore objekt qiramarrjeje/huapërdorje, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Kontrata të përfshijë të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2022. Në këtë rast, kontrata shoqërohet me një vërtetim të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse, që konfirmon përdorimin dhe/ose pronësinë e parcelave të tokës objekt i kontratës. 18. Do të konsiderohen të vlefshme edhe aplikimet për të cilat nuk disponohet kontratë, por përdorimi i tokës bazohet në vetëdeklarimin e aplikantit. Vetëdeklarimi të përmbajë identitetin e pronarëve të tokës bujqësore, sipërfaqen totale dhe të parcelave të tokës, si dhe vendndodhjen e secilës parcelë. Vetëdeklarimi të përfshijë edhe të drejtën e përdorimit të tokës për vitin 2022. Në këtë rast, vetëdeklarimi shoqërohet me një vërtetim të lëshuar nga njësia e vetëqeverisjes vendore përkatëse, që konfirmon përdorimin dhe/ose pronësinë e parcelave të tokës objekt i vetëdeklarimit. 19. Procedura e aplikimit nëpërmjet portalit e-Albania përfundon me dërgimin e suksesshëm të formatit elektronik të formularit të aplikimit në sistem dhe aplikuesi njoftohet me mesazh elektronik; Aplikimi elektronik programohet në mënyrë që të mos lejojë vazhdimin e plotësimit të aplikimit, nëse nuk përmbushen kriteret bazë të kualifikimit në lidhje me madhësinë e sipërfaqes totale të deklaruar, madhësinë e parcelave, kulturat e mbjella dhe tipin e dokumentacionit në lidhje me tokën bujqësore. 20. Të gjitha aplikimet e kryera nëpërmjet e-Albania, i nënshtrohen procesit të kontrollit administrativ, që shqyrton përputhjet e vetëdeklarimeve, në lidhje me parcelat, sipërfaqet, kulturat dhe dokumentacionin që i mbështet këto deklarime. 21. Pas kontrollit administrativ, aplikanti njoftohet mbi rezultatin e aplikimit (i kualifikuar/i skualifikuar). 22. Të dhënat elektronike të dërguara gjatë aplikimit administrohen nga AZHBR-ja, sipas legjislacionit në fuqi. 23. Informacion i nevojshëm për mënyrën e aplikimit, kriteret e përfitimit dhe të procedimit deri në përfitimin e mbështetjes me naftë për bujqësinë, do të ofrohet pranë Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor (AREB-ve), pranë agropikave, si dhe në faqet zyrtare të internetit të AZHBR-së. 24. Aplikantët kur e kanë të nevojshme gjatë procesit të aplikimit asistohen online, nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e agropikave, agjencive rajonale të ekstensionit bujqësor, 26 si dhe shërbimit online (call center) nga Qendra e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA). Lista e agropikave dhe zyrave të bujqësisë ku mund të kryhet aplikimi jepet në aneksin 1. IV. PROCEDURA QË DO TË NDIQET PËR KUALIFIKIMIN, VLERËSIMIN, PËRFITIMIN E MBËSHTETJES ME NAFTË PËR BUJQËSINË DHE KONTROLLIN 1. Kontrolli administrativ i vetëdeklarimit dhe i dokumentacionit të aplikantit, të ngarkuar/gjeneruar nga sistemi online ose të administruara shkresërisht bëhet nga punonjësi i ngarkuar për kontrollin. Në përputhje me kriteret, bëhet miratimi/skualifikimi i aplikimeve përkatëse dhe përllogaritet sasia e naftës për bujqësinë që përfiton aplikanti. 2. Punonjësit e ngarkuar për kontrollin administrativ përzgjidhen nga stafi i AREB-eve dhe AZHBR-së. 3. Punonjësit që do të merren me kontrollin administrativ, aksesojnë aplikimet online nëpërmjet e-Albania ose Sistemit të Menaxhimit të Informacionit të naftës për bujqësinë, me anë të kredencialeve të përcaktuara nga e-Albania/AKSHI. 4. Gjatë kontrollit administrativ shqyrtohet përputhja e vetëdeklarimeve në lidhje me parcelat, sipërfaqet, kulturat dhe dokumentacionin që i mbështet këto deklarime: a) nëse dokumentacioni i ngarkuar në aplikim është dokumentacioni i duhur, me karakteristikat dhe elementet e kërkuara sipas këtij udhëzimi; b) nëse të dhënat e dokumentacionit të ngarkuar në aplikim, përkojnë me të dhënat e identitetit të aplikuesit; Pas kontrollit, sipas shkronjës “a” dhe shkronjës “b”, punonjësi që bën kontrollin lë një shënim në sistem, duke: i. konfirmuar që dokumentacioni i ngarkuar ËSHTË sipas kërkesave që lidhen me llojin e dokumentacionit. ii. konfirmuar që dokumentacioni i ngarkuar NUK ËSHTË sipas kërkesave mbi llojin e dokumentacionit. Në këtë rast punonjësi shënon në sistem çfarë problematike ka ky dokumentacion; c) nëse sipërfaqet e vetëdeklaruara për mbjellje janë të mbështetura me dokumentacionin e duhur pronësor apo të përdorimit të tokës. Për këtë, punonjësi kontrollon formularin e aplikimit për sipërfaqet e çdo parcele dhe verifikon nëse parcela është në dokumentet e ngarkuar në sistem dhe e konfirmuar me vërtetimin “pozitiv/negativ” nga ASHK/NJVV. d) gabime të tjera të mundshme. Pas kontrollit, sipas shkronjës “c” dhe shkronjës “d”, punonjësi lë një shënim në sistem, duke: i. konfirmuar që sipërfaqet dhe mbjelljet e deklaruara JANË sipas kërkesave të këtij udhëzimi dhe të bazuara në dokumentacion; ii. konfirmuar që sipërfaqet dhe mbjelljet e deklaruara NUK JANË sipas kërkesave të këtij udhëzimi dhe nuk janë të bazuara në dokumentacion. Në këtë rast, punonjësi shënon në sistem arsyet e këtij konstatimi dhe do të kërkojë nga aplikuesi që të plotësojë dokumentacionin në afatin e përcaktuar sipas këtij udhëzimi; iii. shënime mbi gabime të tjera, të identifikuara nga punonjësi që kryen kontrollin. 5. Në përfundim të procesit të verifikimit administrativ të mësipërm, aplikanti njoftohet për një nga situatat e mundshme si më poshtë: a) aplikimi është gjykuar i vlefshëm dhe ka kaluar në fazën e përllogaritjes së përfitimit të naftës për bujqësinë; b) aplikimi ka mangësi dhe kërkon veprime shtesë nga aplikanti, të cilat ai duhet t’i kryejë brenda 10 ditëve kalendarike, nga momenti i njoftimit. 6. Pas kthimit të përgjigjes elektronike nga aplikanti ose në mungesë të kësaj përgjigjeje brenda afateve zyrtare, në lidhje me plotësimet dokumentare apo plotësimet e fushave të caktuara të formës në afatin e kërkuar, punonjësi që ka trajtuar aplikimin përkatës bën ndryshimet e nevojshme në formën dhe dokumentacionin, dhe në bazë të informacionit shtesë të paraqitur ose mungesës së tij, merr vendimet e mëposhtme: 27 a) aplikimi gjykohet i vlefshëm në mënyrë tërësore; b) aplikimi gjykohet i vlefshëm në mënyrë pjesore (vetëm për ato sipërfaqe dhe të mbjella që kanë rezultuar në respektim të kërkesave të këtij udhëzimi); c) aplikimi refuzohet. 7. Aplikimet me statusin përkatës, sipas pikës 6 më sipër, i kalojnë për miratim Drejtorisë së Përzgjedhjes dhe Aprovimit të Projekteve. Drejtoria mund të bëjë ndryshime të argumentuara, duke lënë shënim në sistem dhe në përfundim të këtij procesi miraton aplikimet sipas statusit të tyre. 8. Gjatë procesit të kontrollit administrativ përgatiten lista pjesore, ndërsa në përfundim të tij përgatitet lista përfundimtare e aplikimeve të miratuara, si dhe lista përfundimtare e aplikimeve të skualifikuara. 9. Për menaxhimin e procesit për mbështetjen e fermerëve me naftë për bujqësinë, përdoret Sistemi i Menaxhimit të Informacionit (SMI), i cili mundëson: a) menaxhimin e aplikimeve online, duke mundësuar/lehtësuar grumbullimin dhe shqyrtimin administrativ të tyre; b) vlerësimin e sasisë së naftës që përfitohet, mbështetur në vetëdeklarim dhe duke u bazuar te sipërfaqet e tokës bujqësore dhe kulturat e deklaruara; c) menaxhimin e shpërndarjes së kartave individuale të naftës te subjektet përfituese; d) gjurmimin e tërheqjeve të naftës nga subjektet përfituese; e) përzgjedhjen e subjekteve përfituese që do t’i nënshtrohen kontrollit në terren; f) menaxhimin e procesit të kontrollit në terren që do të vlerësojë përputhshmërinë e vetëdeklarimeve me situatën reale në terren; g) gjenerimin e raportimeve të ndryshme në faza të caktuara të procesit. 10. Vetëm në rast se vlera totale e kërkesave/nevojave sipas aplikimeve, tejkalon sasinë e naftës së vënë në dispozicion për masën mbështetëse, atëherë zbatohet parimi: “Kush vjen i pari, shërbehet i pari”. 11. Listat pjesore të përfituesve dhe lista përfundimtare e përfituesve me masën përkatëse të përllogaritur të naftës për subjektet përfituese publikohet në faqen zyrtare të internetit të AZHBR-së. 12. Sasia e naftës së përfituar nga subjektet përkatëse do të ndahet në dy periudha brenda vitit dhe tërheqja e sasisë respektive bëhet jo më vonë se data 15 dhjetor 2022. 13. Lista me subjektet përfituese i dërgohet operatorit furnizues të naftës nga AZHBR-ja. Operatori është i detyruar të prodhojë kartat e naftës për çdo subjekt përfitues. AZHBR ngarkon sasitë respektive të naftës për secilin prej përfituesve dhe ndarjen e sasive të lejueshme për t’u tërhequr për çdo sezon. Sasia e kartave të prodhuara do t’i dorëzohet AZHBR-së, e cila organizon dërgimin e tyre sipas rajoneve të mbuluara nga AREB-et. 14. Shpërndarja e kartave te subjektet përfituese bëhet pranë AREB-ve, të cilat njoftojnë subjektet brenda rajonit përkatës që mbulojnë. AREB-të dorëzojnë kartat duke firmosur procesverbalin përkatës dhe hedhin në sistemin SMI të naftës për bujqësinë, informacionin për dorëzimin e kartës te subjekti përfitues. Formulari për procesverbalin e dorëzimit të kartës dhe të formës për t’u hedhur në SMI, gjendet në aneksin 13. 15. Nafta për bujqësinë, që do të tërhiqet nga subjektet përfituese, mundësohet nëpërmjet operatorëve furnizues të kontraktuar nga MBZHR, nëpërmjet pikave të tyre të shpërndarjes, ku subjektet përfituese paraqiten me kartën individuale në të cilën është hedhur sasia e naftës, që ka të drejtë të tërheqë subjekti përfitues përkatës. Procedurat për regjistrimin dhe dokumentimin e tërheqjeve nga operatori shpërndarës, përcaktohen në kontratë. 16. Pas shpalljes së listës së përfituesve kryhen kontrollet në terren dhe vazhdojnë në varësi të periudhave të deklaruara për mbjelljen e kulturave. Çdo subjekt përfitues i naftës për bujqësinë është subjekt potencial kontrolli. 17. Kontrolli i subjekteve përfituese të naftës për bujqësinë mund të jetë i plotë ose me zgjedhje rastësore. Kontrolli do të jetë i plotë për të gjitha subjektet përfituese me sipërfaqe mbi 10 ha dhe me zgjedhje rastësore për subjektet përfituese me sipërfaqe deri në 10 ha. Kontrolli me zgjedhje rastësore duhet të bëhet sipas kritereve të zgjedhjes përfaqësuese, duke pasur parasysh 28 shpërndarjen gjeografike të përfituesve, madhësinë e fermës përfituese, kulturën bujqësore përfituese dhe sezonin e mbjelljeve. Kontrolli në terren duhet të bëhet për jo më pak se 10% të subjekteve përfituese, përfshirë kontrollin e të gjitha subjekteve me sipërfaqe mbi 10 ha. 18. Grupi i kontrollit në terren bën verifikimin në vend, duke lajmëruar paraprakisht subjektin përfitues për praninë e tij ose përfaqësuesin ligjor të pajisur me prokurë. Grupi i kontrollit paraqitet te subjekti përfitues për t’u kontrolluar me formularin e vetëdeklarimit të sipërfaqeve të planifikuara për t’u kultivuar prej tij. 19. Grupi i kontrollit, në prani të subjektit përfitues ose të përfaqësuesit ligjor, kryen verifikimet e nevojshme dhe plotëson raportin e verifikimit. Raporti i verifikimit firmoset nga subjekti përfitues/përfaqësuesi i tij ligjor dhe i gjithë grupi i verifikimit. Për çdo rast që subjekti përfitues nuk pranon vendimin e grupit të verifikimit, ai mund të bëjë shënimet/komentet e nevojshme dhe të firmosë për to. Formularët/raportet e verifikimit në terren, përgatiten sipas aneksit 14, në përputhje dhe në zbatim të këtij udhëzimi. 20. Kur grupi i verifikimit ka mendime të ndryshme me subjektin përfitues, në lidhje me gjetjet faktike në terren, përkundrejt formularit të vetëdeklarimit, një ekip i Drejtorisë së Kontrollit në AZHBR, bën riverifikim të rastit, vendimi i argumentuar i të cilit është i përfundimtar nga pikëpamja administrative. 21. Informacioni i raportit të verifikimit, ngarkohet në Sistemin e Menaxhimit të Informacionit (SMI) të naftës për bujqësinë, sipas kërkesave të sistemit. 22. Në vlerësimin e përputhshmërisë së vetëdeklarimeve me situatën reale në terren, shmangia e lejuar e faktit të verifikuar të kulturave dhe e sipërfaqes së kultivuar, në raport me naftën e tërhequr sipas aplikimit të miratuar, duhet të jetë jo më e madhe se 20%. Devijimi mban parasysh, si diferencën në sipërfaqen e kulturave, ashtu edhe ndryshimet në kulturat e kultivuara. 23. Në rast se vlerësohet një devijim më i madh se 20% (sipas përcaktimit të pikës 22 më sipër) ose konstatohen deklarime/dokumente të pasakta, subjekti përfitues: a) përjashtohet për 3 vjet nga e drejta e përfitimit prej masave mbështetëse për bujqësinë dhe për zhvillimin rural, të financuara nga buxheti i shtetit; b) referuar shkronjës “a” të kësaj pike, subjektet me status fizik dhe juridik shpallen edhe debitor për vlerën e përfituar në mënyrë të padrejtë. 24. Trajtimi i ankesave bëhet sipas legjislacionit në fuqi. 25. Procedurat mbi procesin e verifikimeve sipas këtij kreu, përcaktohen në një manual të veçantë nga AZHBR-ja. X. PAGESA E VLERËS SË PA LIKUIDUAR PËR VITIN 2021 DHE MBËSHTETJA PËR UBT-në 1. Në zbatim të VKM-së nr. 101, datë 9.2.2022, pika 6, shkronja “a”, për pagesën e vlerës së pa likuiduar për subjektet e shpallur fitues nga AZHBR-ja, në zbatim të vendimit nr. 1102, datë 24.12.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve bazë, të sektorëve që do të mbështeten dhe të masës së financimit nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural, për vitin 2021”: Hartohet shtesa e kontratës midis AZHBR-së dhe subjekteve përkatës, e cila bazohet në Kodin Civil, neni 690, dhe do të shtrijë efektet e saj si pjesë integrale dhe e pandarë e kontratës bazë. Palët me nënshkrimin e shtesës së kontratës, njohin dhe bien dakord për faktin se ndryshimet e propozuara nuk kanë si qëllim ndryshimin e kushteve thelbësore të kontratës, por duke gjetur të argumentuar dhe të provuar kërkesën e subjekteve kontraktore, përcaktojnë se afati i realizimit të investimit është jo më vonë se data 30.9.2022. 2. Në zbatim të VKM-së nr. 101, datë 9.2.2022, pika 2.4, shkronja ‘a”, për mbështetjen për ngritjen e një skeme kombëtare trajnimi në bujqësi dhe ngritjen e një qendre të ekselencës dhe inovacionit të sistemeve prodhuese në Universitetin Bujqësor të Tiranës (UBT), zbatohen procedurat e mëposhtme: 29 AZHBR-ja njofton zyrtarisht UBT-në menjëherë pas miratimit të këtij udhëzimi mbi fondin që do të menaxhojë për ngritjen e një skeme kombëtare trajnimi në bujqësi dhe ngritjen e qendre të ekselencës dhe inovacionit të sistemeve prodhuese, brenda vitit buxhetor 2022. UBT-ja paraqet në AZHBR kërkesën për çeljen e fondit dhe detajimin e zërave kryesorë të shpenzimeve, së bashku me vendimin përkatës të Bordit të Administrimit të UBT-së. AZHBR-ja dërgon në MBZHR kërkesën për transferimin e fondeve të kërkuar nga UBT-ja nga llogaria ekonomike 606 “Transfertë në buxhetet familjare”, të AZHBR-së në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, kapitull 01, të UBT-së, për financimin ngritjes së skemës kombëtare trajnimi në bujqësi dhe ngritjen e një qendre të ekselencës dhe inovacionit të sistemeve prodhuese, në përputhje me përcaktimet e ligjit organik të buxhetit. Mbas kalimit të fondit përkatës në llogarinë ekonomike 604 “Të tjera transferta të brendshme”, kapitull 01, AZHBR-ja ekzekuton menjëherë transferimin e vlerës tek UBT-ja, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e këtij fondi. XI. KONTROLLI PËR ADMINISTRIMIN E FONDIT DHE ÇËSHTJE TË TJERA 1. AZHBR-ja është përgjegjëse për zbatimin, auditimin dhe likuidimin financiar të përfituesve sipas masave të mbështetjes dhe kritereve të përfitueshmërisë. 2. AZHBR-ja gëzon të drejtën për të kërkuar çdo informacion/dokumentacion shtesë, në rast se e gjykon të arsyeshme brenda kritereve dhe procedurave të miratuara. 3. Për ofertat dhe faturat në valutë të huaj do të zbatohet kursi i këmbimit të Bankës së Shqipërisë në ditën e çeljes së thirrjes për aplikim. AZHBR-ja ka të drejtë të bëjë korrigjime aritmetike para kontraktimit, nëse subjektet kanë përdorur kurse të tjera këmbimi. Nëse në ofertë janë përfshirë zëra të listuara në shpenzimet e papranueshme, AZHBR-ja ka të drejtë t’i fshijë para lidhjes së kontratës. 4. Dokumentet e dorëzuara bëhen pronë e AZHBR-së sipas përcaktimeve nga ligji për ruajtjen e dokumentacionit dhe nuk i kthehen aplikantit. 5. MBZHR-ja, AZHBR-ja dhe AKSHI-ja hartojnë dhe zbatojnë një plan trajnimi me stafin që do të përfshihet në procesin e implementimit të masave mbështetëse, për të cilat aplikimi bëhet online. 6. MBZHR-ja dhe AZHBR-ja hartojnë dhe zbatojnë një plan informimi dhe ndërgjegjësimi me të gjithë grupet e interesit për masat e përfitimit, kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë të gjithë përfituesit potencialë për të përfituar mbështetje financiare nga fondi i programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural. 7. Alokimi i fondit sipas masave mbështetëse bëhet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, sipas propozimit të AZHBR-së. 8. Në rastet kur numri i aplikuesve të një mase nuk plotëson tavanin e financimit për masën përkatëse, rialokimi i fondeve në masat e tjera bëhet me urdhër të ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, me propozim të AZHBR. 9. Aplikimi, kontrolli administrativ, verifikimi në terren, autorizimi dhe ekzekutimi i pagesës së aplikimeve përshkruhen në “Manualin e procedurave për implementimin e masave kombëtare”, të miratuar nga drejtori i përgjithshëm i AZHBR-së. 10. Formularët/raportet e verifikimit në terren, sipas masave mbështetëse, përgatiten nga AZHBR-ja në përputhje dhe në zbatim të këtij udhëzimi. 11. Aplikuesit, të cilët skualifikohen gjatë implementimit të masave mbështetëse paraqesin ankesën e tyre brenda 15 ditëve kalendarike nga marrja e njoftimit pranë AZHBR-së. AZHBR-ja brenda 15 ditëve kalendarike nga marrja e ankesës bën verifikimin përkatës dhe i jep përgjigje ankimuesit. 12. Për vlerësime të aplikimeve në masat e investimeve, AZHBR-ja mund të kontraktojë me kohë të kufizuar ekspertë të licencuar të fushës. 13. Mbështetja financiare llogaritet mbi vlerën e faturës tatimore, përjashtuar vlerën e TVSH së. 30 14. Në kontratën që AZHBR-ja do të nënshkruajë më aplikuesin fitues, duhet të përcaktohen qartë penalitetet në rastet kur përfituesi i fondeve të masave mbështetëse nuk pranon të kontrollohet prej inspektorëve të AZHBR-së. 15. Në momentin e aplikimit, aplikanti pranon që të dhënat e tij personale të përdoren vetëm për qëllim të këtij aplikimi. AZHBR-ja garanton mbrojtjen e të dhënave personale të aplikantëve sipas ligjeve në fuqi. 16. Në rast të konstatimit të “kundërvajtjeve administrative”, nga ana e përfituesit në drejtim të tjetërsimit të qëllimit për të cilën janë marrë fondet apo mos mbajtjes së dokumentacionit të përdorur për përfitimin e fondeve për një periudhë 5-vjeçare, AZHBR-ja propozon sanksione të përcaktuara në nenin 39 të ligjit nr. 9817, datë 22.10.2007, “Për bujqësinë dhe zhvillimin rural”. 17. Për menaxhimin e fondeve, AZHBR-ja raporton në mënyrë periodike në MBZHR, e cila raporton çdo katër mujor në MFE për ecurinë e realizimit të programit të mbështetjes financiare. 18. Për zbatimin e këtij udhëzimi ngarkohen Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Ministria e Financës dhe Ekonomisë, si dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Degët Doganore. Ky udhëzim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca MINISTËR I FINANCAVE DHE EKONOMISË Delina Ibrahimaj ANEKSET Aneksi 1. Lista e zyrave të aplikimit Aneksi 2. Plan-vendosja e serrës/tunelit plastik për sipërfaqen e mbjellë Aneksi 3. Marrëveshje bashkimi fermerësh Aneksi 4. Plan-vendosja e parcelës se mbjellë me bimë mjekësore dhe aromatike Aneksi 5. Marrëveshje bashkimi Aneksi 6. Plan-biznesi – Pjesa përshkruese Aneksi 6.1 Plan-biznesi – Pjesa financiare Aneksi 7. Plan-vendosje ndërtim serre Aneksi 8. Formular aplikimi për masat e investimeve Aneksi 9. Kërkesa për pagesë për masat e investimeve Aneksi 10. Kulturat bujqësore/grup-kulturat që mbështeten me nallë Aneksi 11. Normativat e konsumit të naftës të punimeve të mekanizuara Aneksi 12. Marrëveshje dakordësie (tip) e anëtarëve të familjes bujqësore/bashkëpronarëve Aneksi 13. Pajisja me kartën e naftës Aneksi 14. Formularët/raportet e verifikimit në terren ANEKSI 1. LISTA E ZYRAVE TË APLIKIMEVE Qarku Nr. Zyra e aplikimit Berat 1 Agropika Berat 2 Zyra e Bujqësisë Skrapar 3 Zyra e Bujqësisë Kuçovë Dibër 1 Agropika Dibër 2 Zyra e Bujqësisë Bulqizë 3 Agropika Mat Durrës 1 Agropika Rrashbull, Durrës 2 Zyra e Bujqësisë Krujë Elbasan 1 Agropika Elbasan 2 Zyra e Bujqësisë Peqin 31 3 Agropika Librazhd 4 Zyra e Bujqësisë Gramsh Fier 1 Agropika Fier 2 Zyra e Bujqësisë Mallakastër 3 Agropika Lushnjë Gjirokastër 1 Agropika Gjirokastër 2 Zyra e Bujqësisë Tepelenë 3 Agropika Përmet Korçë 1 Zyra e Bujqësisë Devoll 2 Agropika Pogradec 3 Zyra e Bujqësisë Kolonjë 4 Agropika Korçë Kukës 1 Agropika Kukës 2 Zyra e Bujqësisë Has 3 Zyra e Bujqësisë Tropojë Lezhë 1 Agropika Lezhë 2 Zyra e Bujqësisë Mirditë 3 Zyra e Bujqësisë Kurbin Shkodër 1 Agropika Shkodër 2 Agropika Pukë Tiranë 1 Agropika Tiranë 2 Agropika Kavajë Vlorë 1 Agropika Vlorë 2 Agropika Sarandë 3 Zyra e Bujqësisë Delvinë 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62

Order no. 1, dated 11.2.2022 on criteria, procedures and manner of administration of funds from the program for agriculture and rural development · Nelum