Order 174/2023 on the fishing ban on Shkodra lake
صدر في 2023-03-28 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Urdhër 174/2023 për ndalimin e peshkimit në liqenin e Shkodrës.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- لائحة
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Fisheries and aquaculture
- الكلمات المفتاحية
- fishery management and conservation, fishing authorization, fishing vessel, freshwater fishes, inland fisheries, landing, offences/penalties, seasons, authorization/permit, aquatic animals
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
URDHËR Nr. 174, datë 28.3.2023 PËR NDALIMIN E PESHKIMIT NË LIQENIN E SHKODRËS Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të Kushtetutës, pikës 1, të nenit 13, të ligjit nr. 64/2012, datë 31.5.2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, URDHËROJ: 1. Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë të Krapit – (Cyprinus carpio) në liqenin e Shkodrës, për periudhën 1.4.2023 deri më 30.4.2023. 2. Ndalimin e peshkimit me çfarëdolloj mjeti dhe metode gjuetie, si dhe mbajtjen në bord, tranzitimin në barkë, zbarkimin e qëllimtë të Gjuhcës (cironkës) – Alburnus Albidus Alborella në liqenin e Shkodrës, për periudhën 1.4.2023 deri më 31.7.2023. 3. Për periudhën 1.4.2023 deri më 30.4.2023 lejohet të peshkohet vetëm ngjala me grepa nga subjektet e pajisura me leje peshkimi nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës, siç është parashikuar në Planin e Menaxhimit të Ngjalës. 4. Për periudhën 1.5.2023 deri më 30.6.2023, ndalimin e peshkimit me rrjeta në fashën breg liqenore prej 300 m nga bregu. 5. Vendbazimi i varkave të peshkimit do të jetë sipas zonave të përcaktuara nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës. 6. Për periudhën e lejimit të peshkimit të ngjalës, sipas pikës 3 të këtij urdhri, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës të ketë monitorim të sasive ditore të peshkuara. 7. Peshku i sekuestruar nga peshkimi i paligjshëm të groposet ose të shpërndahet për bamirësi. 8. Për zbatimin e këtij urdhri, të hartohet një Plan i Përbashkët Operativ Veprimi nga Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës në koordinim me Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit të liqenit të Shkodrës. 9. Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës të marrë të gjitha masat e zhvendosjes së objekteve ku peshqit kanë lëshuar vezët, në rastet e rënies së nivelit të ujit në liqenin e Shkodrës. 10. Për zbatimin e këtij urdhri, ngarkohet Drejtoria e Politikave dhe Programeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës, Organizata e Menaxhimit të Peshkimit të Liqenit të Shkodrës, Drejtoria Rajonale e AKU Shkodër, duke bashkëpunuar me strukturat e qeverisjes vendore, Drejtorinë e Policisë së Rendit dhe atë Kufitare në qarkun e Shkodrës dhe Policinë Bashkiake të Shkodër dhe Malësisë së Madhe. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare. MINISTËR I BUJQËSISË DHE ZHVILLIMIT RURAL Frida Krifca