Law on Fisheries No. 64/2012
صدر في 2012-05-31 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Ligj Nr. 64/2012 për Peshkim.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Fisheries and aquaculture
- الكلمات المفتاحية
- basic legislation, fishery management and conservation, inland fisheries, marine fisheries, community management, data collection/reporting, fish products, fishing area, fishing gear/fishing method, harbour, inspection, aquaculture, internal trade, monitoring, policy/planning, seasons, marine mammals, cartilaginous fishes, coral, bycatch, port State measures, foreign fishing, enforcement/compliance, Illegal unreported and unregulated fishing (IUU fishing), artisanal fisheries, gender, cooperative/producer organization, aquatic animals
أين تقرؤه
لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 Ky ligj është përafruar pjesërisht me:Rregulloren e Këshillit nr. 1224/2009/KEE, datë 20 nëntor 2009 “Mbi krijimin e një sistemi kontrolli komunitar për tëgarantuar respektimin e rregullave të politikës së përbashkët të peshkimit”, e cila ndryshon rregulloret nr. 847/96/KE, nr.2371/2002/KE, nr. 811/2004/KE, nr. 768/2005/KE, nr. 2115/2005/KE, nr. 2166/2005/KE, nr. 388/2006/KE, nr. 509/2007/KE, nr.676/2007/KE), nr. 1098/2007/KE, nr. 1300/2008/KE, nr. 1342/2008/KE dhe shfuqizon rregulloret nr. 2847/93/KEE, nr.1627/94/KE dhe nr. 1966/2006/KE. Numri CELEX 32009R1224, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 343, datë22.12.2009, faqe 1-50.Direktivën e Parlamentit Europian dhe Këshillit nr. 2000/60/KE, datë 23 tetor 2000 “Mbi krijimin e një kuadri përveprimin komunitar në fushën e ujërave”, të ndryshuar. Numri CELEX 32000L0060, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, SeriaL, nr. 327, datë 22.12.2000 faqe. 1-73.Rregulloren e Këshillit nr. 2371/2002/KE, datë 20 dhjetor 2002 “Mbi mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm tëburimeve peshkore në kuadër të politikes së përbashkët të peshkimit”, të ndryshuar. Numri CELEX 32002R2371, FletoreZyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 358, datë 31.12.2002, faqe. 59-80.Rregulloren e Këshillit nr. 1967/2006/KE, datë 21 dhjetor 2006 “Mbi masat menaxhuese për shfrytëzimin eqëndrueshëm te burimeve peshkore të Detit Mesdhe”, e cila ndryshon Rregulloren nr. 2847/93/KEE dhe shfuqizon Rregullorennr. 1626/94/KEE. Numri CELEX 32006R1967, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 409, datë 30.12.2006, faqe.11-85. Rregulloren e Këshillit nr. 1198/2006/KE, datë 27 korrik 2006 “Mbi Fondin Europian të Peshkimit”. Numri CELEX32006R1198, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 223, datë 15.8.2006, faqe. 1-44.Rregulloren e Këshillit nr. 1005/2008/KE, datë 29 shtator 2008 “Mbi krijimin e një regjimi komunitar për të parandaluar,dekurajuar dhe eliminuar peshkimin ilegal, të padeklaruar dhe të parregulluar”, e cila ndryshon rregulloret nr. 2847/93/KE, nr.1936/2001/KE, nr. 601/2004/KE dhe shfuqizon rregulloret, nr. 1093/94/KE e (KE), nr. 1447/1999/KE. Numri CELEX32008R1005, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian nr. 286, datë 29.10.2008, faqe. 1-32.Rregulloren e Këshillit (KE) nr. 199/2008 të 25 shkurtit 2008 “Mbi krijimin e një kuadri komunitar përmbledhjen, menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe mbështetjen e këshillimit shkencornë lidhje me Politikën e Përbashkët të Peshkimit”. Numri CELEX 32008R0199, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian,Seria L, nr. 60, datë 5.3.2008, faqe 1-12.Rregulloren e Këshillit nr. 104/2000/KE, datë 17 dhjetor 1999 “Mbi organizimin e përbashkët të tregjeve për produktete peshkimit dhe akuakulturës”. Numri CELEX 32000R0104, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 17, datë21.1.2000, faqe. 22-52.Vendimin e Komisionit nr. 1999/478/KE, datë 14 korrik 1999 “Për rinovimin e Komitetit Konsultativ për Peshkimin dheAkuakulturën”. Numri CELEX 31999D0478, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 187, datë 20.7.1999, faqe. 70-73.Vendimin e Komisionit nr. 2005/629/EC, datë 26 gusht 2005 “Për krijimin e Komitetit Shkencor, Teknik dhe Ekonomikpër Peshkimin”. Numri CELEX 32005D0629, Fletore Zyrtare e Bashkimit Europian, Seria L, nr. 225, datë 31.8.2005, faqe. 18-22. Rregulloren e Zbatimit të Komisionit nr. 404/2011/BE, datë 8 prill 2011 “Për përcaktimin e modaliteteve të zbatimit tëRregullores së Këshillit nr. 1224/2009/KEE, datë 20 nëntor 2009 “Mbi krijimin e një sistemi kontrolli komunitar për të garantuarrespektimin e rregullave të Politikës së Përbashkët të Peshkimit””. Numri CELEX 32011R0404, Fletore Zyrtare e BashkimitEuropian, Seria L, nr. 112, datë 30.4.2011 faqe. 1-153. Ligji nr. 64/2012, datë 31.5.2012 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 73, datë 29 qershor 2012.Ligji nr. 80/2017, datë4.5.2017 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 114, date 22 maj 2017.Ligji nr. 4/2019, datë 7.2.2019 është botuar në Fletoren Zyrtare nr. 21, datë 22 shkurt 2019. LIGJNr. 64/2012PËR PESHKIMIN1(ndryshuar me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017, nr. 4/2019, datë 7.2.2019)(i përditësuar 2019) Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillittë Ministrave, KUVENDII REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1Objekti 2 1. Ky ligj rregullon veprimtarinë e peshkimit në tërësi, menaxhimin e tij, siguronmbrojtjen e gjallesave detare dhe të ujërave të brendshme, nëpërmjet nxitjes së zhvillimit tëqëndrueshëm në aktivitetin në hapësirën detare dhe në ujërat e brendshme të Republikës sëShqipërisë.2. Ky ligj nuk rregullon marrëdhëniet që lindin dhe lidhen me sigurinë ushqimore tëprodukteve të peshkimit, mbrojtjen e konsumatorit dhe sëmundjet e peshqve, të cilatrregullohen me ligje të veçanta. Neni 2Qëllimi i ligjit Ky ligj ka për qëllim:a) sigurimin e një shfrytëzimi racional dhe të përgjegjshëm të burimeve biologjike tëujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe atyre detare;b) përcaktimin e rregullave për menaxhimin dhe bashkëmenaxhimin e sektorit tëpeshkimit nëpërmjet përfshirjes së komuniteteve përkatëse në proceset e vendimmarrjes;c) përcaktimin e masave të ruajtjes, që garantojnë mbrojtjen e burimeve biologjikedetare dhe ujërave të brendshme;ç) nxitjen dhe përkrahjen e kërkimit shkencor e teknologjik dhe grumbullimit të tëdhënave në peshkim;d) sigurimin e funksionimit dhe menaxhimit të porteve e të qendrave të peshkimit;dh) hartimin dhe sigurimin e një politike strukturore, me qëllim ristrukturimin e sektorittë peshkimit, sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit, forcimin e konkurrencës ezhvillimit ekonomikisht të vlefshëm të subjekteve të peshkimit, rigjallërimin e zonave që varennga peshkimi, si dhe përmirësimin e furnizimit të tregut dhe rritjen e vlerës së prodhimit;e) përcaktimin e masave dhe rregullave të nevojshme për kontrollin, inspektimin dhezbatimin e politikave të peshkimit, në përputhje të plotë me politikat europiane në këtëdrejtim;ë) ngritjen e një sistemi kontrolli për peshkimin dhe vendosjen e procedurave tëinspektimit të standardizuara dhe të koordinuara si në det, në tokë dhe në të gjithë zinxhirin etregut. Neni 3Fusha e zbatimit Këtij ligji u nënshtrohen:a) Shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kërkojnë të ushtrojnë apo që ushtrojnë aktivitetpeshkimi në hapësirën detare dhe ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë.b) Mjetet lundruese shqiptare dhe ato të huaja që kërkojnë të ushtrojnë apo ushtrojnëaktivitet peshkimi në hapësirën detare të Republikës së Shqipërisë.c) Veprimtaritë e anijeve të peshkimit me flamur shqiptar, të cilat veprojnë në ujërat evendeve të tjera dhe në det të hapur, pa paragjykuar dispozitat e veçanta të marrëveshjevetë peshkimit, të ratifikuara ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe një vendi tjetër, ose tëkonventave ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë.ç) Të gjitha veprimtaritë e peshkimit që zhvillohen në territorin e Republikës sëShqipërisë. Neni 4Përkufizimi i termave(shtuar pika 1/1 me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017, shtuar pikat 22/1, 22/2, 64/1 dhe 83/1,ndryshuar pika 63, me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 3 Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:1. “Aktivitet peshkimi” janë veprimtaritë e lidhura me kërkimin e peshkut, me lëshimin,vendosjen dhe tërheqjen e mjeteve të peshkimit, transferimin në bord të zënieve,trasbordimin, ruajtjen në bord, transformimin në bord, transferimin, vendosjen në kosha,majmërinë dhe shkarkimin e peshqve dhe produkteve të peshkimit.1/1. “Anije aktive peshkimi” janë anijet e peshkimit që kanë kryer veprimtari peshkimi(një ose disa ditë) gjatë një viti kalendarik. Një anije peshkimi, e cila nuk ka kryer veprimtaripeshkimi gjatë një viti kalendarik konsiderohet “joaktive.”2. “Anije peshkimi” është mjeti lundrues i çfarëdolloj madhësie që përdoret apo qësynohet të përdoret për shfrytëzimin e burimeve peshkore për qëllime tregtare, përfshirëanijet mbështetëse, anijet përpunuese të peshkut, anijet e përfshira në transbordim dheanijet transportuese të pajisura për transportimin e produkteve peshkore, përjashtuar anijet ekonteinerëve.3. “Anije e huaj peshkimi” është një anije peshkimi, e cila nuk lundron nën flamurinshqiptar.4. “Aparat zhytjeje” është çdo lloj aparati zhytjeje apo pajisja e ngjashme që imundëson zhytësit të marrë frymë nën ujë.5. “Autoritete përgjegjëse” janë autoritetet e ngarkuara nga ky ligj ose nga ligje tëveçanta që përcaktojnë fushën e tyre të veprimtarisë, për të kontrolluar hallka të caktuara tëaktivitetit të peshkimit.6. “Autorizimi për peshkim” është dokumenti zyrtar i lëshuar nga ministri për subjektinqë aplikon për ushtrim aktiviteti peshkimi, gjatë një periudhe të caktuar, për qëllime tëkërkimit shkencor, si dhe për zona peshkimi dhe specie objekt kufizimesh ligjore aponënligjore.7. “Barrierë koralore” është një strukturë biogjenike komplekse që është krijuar ngambivendosja e vazhdueshme e shtresave shkëmbore apo të forta me shtresa gëlqerore,strukturë kjo e krijuar kryesisht nga mbulimi i algave të kuqe të kalcifikuara dhe organizmavetë kafshëve (sfungjerë, ashidie, knidarë, briozoarë, krimba unazorë), së bashku meorganizma të tjerë që lidhen/ndërveprojnë me gëlqeren.8. “Biodiversitet” është kuptimi i dhënë në ligjin nr.9587, datë 20.7.2006 “Përmbrojtjen e biodiversitetit”.9. “Biotoksina detare” janë substancat helmuese që grumbullohen në molusqetdykapakore, si rezultat i të ushqyerit me plankton që përmban toksina.10. “Burime të gjalla ujore” janë llojet e disponueshme të peshkut dhe organizmave tëtjerë ujorë, përfshirë llojet anadrome dhe katadrome në hapësirën detare dhe ujërat ebrendshme.11. “Dragë” është një pajisje peshkimi, e cila përdoret për të kapur molusqedykapakore, kërmij apo sfungjerë dhe tërhiqet nga një anije me motor (anije dragë) apo nganjë pajisje tërheqëse e montuar në një anije të ankoruar (dragë e mekanizuar). Dragapërbëhet nga një rrjetë në formë çante apo kafaz metalik i fiksuar në një kontur të ngurtë apotub hekuri me madhësi dhe forma të ndryshme, fundi i të cilave mund të mbajë një lamëprerëse/gërryese që mund të jetë rrethore, e mprehtë apo me dhëmbë dhe që mund tëpajiset me rrëshqitëse apo depresorë.12. “Dragë hidraulike” është një dragë sipas përkufizimit të pikës 11 të këtij neni dheqë ka pajisje hidraulike.13. “Dragë dore” është një dragë që tërhiqet me dorë apo vinç dore në ujëra tëcekëta me ose pa përdorur varkë, e cila shërben për të kapur molusqe dykapakore, kërmijapo sfungjerë dhe që, për qëllim të këtij ligji, nuk konsiderohet si pajisje tërheqjeje.14. “Drejtoria e peshkimit” është drejtoria përgjegjëse për zbatimin e politikave tëpeshkimit pranë ministrisë.15. “Ekosistem detar/ujor” është një kompleks dinamik, i përbërë nga komunitete tëbimëve, kafshëve e mikroorganizmave, si dhe mjedisi jo i gjallë, të cilat ndërveprojnëndërmjet tyre si një njësi funksionale.16. “Formulari i procesverbalit të konstatimit të shkeljes” është dokumenti me vlerë, 4 me numër serie progresive, i përgatitur në katër kopje.17. “Flotë peshkimi” është numri i përgjithshëm i anijeve të peshkimit me flamurshqiptar, të regjistruara në regjistrin kombëtar të mjeteve të peshkimit.18. “Fuqi motorike” është fuqia maksimale e vazhdueshme që mund të arrihet në akstë secilit motor dhe që mund të përdoret për lëvizjen e anijes. Kur motorit i është montuar njëreduktor i integruar, fuqia motorike matet në flanxhën dalëse të reduktorit. Njësia e fuqisë sëmotorit shprehet në kilovat (KW) ose kuaj-fuqi (HP).19. “Gjatësi e një anijeje” është gjatësia e përgjithshme ose distanca e matur në vijëtë drejtë nga ekstremi i përparmë i bashit në ekstremin e prapmë të kiçit, e matur kjo memetra, me përafrim në centimetra, pa marrë parasysh pjesët e dala.20. “Gjerësi e një anijeje” është gjerësia maksimale e matur në pjesën e jashtme tëbrinjës së mesit të anijes. Gjerësia e përgjithshme matet me metra me përafrim nëcentimetra.21. “Hapësirë detare” është hapësira e përcaktuar në ligjin nr. 9251, datë 8.7.2004“Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.22. “Hedhurinë” është sasia e përgjithshme e peshkut pa vlerë tregu që hidhet nëmomentin e nxjerrjes nga uji ose pak pas saj.22/1. “Infrastruktura e peshkimit” është tërësia e trojeve, kalatave, godinave dhe çdoobjekt tjetër i paluajtshëm në territorin e portit të peshkimit apo qendrës së peshkimit,përfshirë muret rrethuese të tij dhe akuatoriumin, instalimet e sinjalizimit, të ndriçimit dhe tëkomunikimit brenda territorit të portit dhe në kanalin hyrës.22/2. “Infrastruktura që lidhet me peshkimin” është ajo pjesë e infrastrukturës sëpeshkimit, e cila përbëhet nga merkatot, shkallët e riparimit të anijeve të peshkimit dhedepozitat e karburantit, të cilat janë ndihmuese në zhvillimin e aktivitetit të peshkimit.23. “Introduktim” është procesi, nëpërmjet të cilit një lloj joindigjen merret dhevendoset në një zonë tjetër, e cila është jashtë habitatit të saj natyror.24. “Inspektim” është çdo kontroll i kryer nga nëpunësit përkatës për të verifikuarzbatimin e rregullave të peshkimit dhe pasqyrimin e këtij kontrolli në raportin përkatës.25. “Kapacitet biologjik” është kapaciteti i një ekosistemi për të pasur organizma tëshëndetshëm, duke ruajtur produktivitetin, përshtatjen dhe kapacitetin e ripërtëritjes.26. “Kontroll” është monitorimi dhe mbikëqyrja.27. “Kampionim i bazuar mbi flotën e peshkimit dhe llojet e peshkimit” ështëgrumbullimi i të dhënave biologjike, teknike dhe social - ekonomike mbi bazën e llojeve tëpeshkimit dhe segmenteve të flotës.28. “Koshilok” është një rrjetë rrethore që përdoret për kapjen e llojeve pelagjike, mebova plastike sipër dhe pesha plumbi në fund, në mënyrë që bovat të mbajnë rrjetën nësipërfaqe. Rrjeta është e mbyllur nga poshtë me një litar, i cili kalon nëpërmjet një sistemiunazash dhe bën që peshku të mbyllet brenda rrjetës.29. “Kurthe” janë pajisjet e peshkimit, të cilat fiksohen apo vendosen në fund/tabandhe që shërbejnë si një kurth për të kapur peshq. Ato ndërtohen në formën e një shporte,poçeje, fuçie apo kafazi dhe në shumicën e rasteve ato përbëhen prej një strukture të ngurtëapo gjysmë të ngurtë prej materialesh të ndryshme (dru, thupra, shufra metali, rrjeta hekurietj.) që mund të jenë ose mund të mos jenë mbuluar me rrjetë.30. “Leje peshkimi” është dokumenti zyrtar që i jep të drejtën mbajtësit të saj tëushtrojë aktivitet peshkimi dhe të përdorë një sasi të caktuar të peshkut dhe produkteve të tijpër shfrytëzim tregtar, në përputhje me legjislacionin në fuqi.31. “Libri i anijes së peshkimit” është një dokument regjistrimi i aktivitetit tëpërditshëm të peshkimit.32. “Linjë grepash” është një pajisje peshkimi, e cila përbëhet nga një linjë kryesoreqë mbart shumë grepa në degëzime të ndryshme, me gjatësi dhe gjerësi të ndryshme, nëvarësi të llojit të synuar. Ajo mund të hidhet si vertikalisht edhe horizontalisht në sipërfaqen edetit/ujit ose afër fundit të detit/ujit.33. “Limiti i peshkimit” është limiti sasior i peshkut të përcaktuar për t’u sjellë në tokëtë një popullate peshqish apo popullatave të ndryshme në një periudhë të caktuar. 5 34. “Livadh detar ose shtrat me bar i detit” është një zonë e funddetit, qëkarakterizohet nga prania mbizotëruese e fanerogameve, ose një zonë, në të cilën kjo bimësika ekzistuar dhe ka nevojë për ndërhyrje rehabilituese. Livadh detar është një përkufizim ipërbashkët për llojet Posidonia oceanica, Cymodocea nodosa, Zoostera marina dheZoostera noltii.35. “Lloj anadrom” është ai lloj peshku, i cili zhvendoset nga deti në ujëra të ëmbla,me qëllim lëshimin e vezëve, lindjen e larvave/të vegjëlve.36. “Lloj katadrom” është ai lloj peshku, i cili jeton në ujërat e ëmbla dhe lëviz për nëdet, me qëllim lëshimin e vezëve, lindjen e larvave/të vegjëlve.37. “Lloj jovendas” janë llojet, të cilat vendndodhjen natyrore të njohur historikisht ekanë jashtë ujërave ku ushtrohet aktiviteti i peshkimit.38. “Lloj peshku vendas” janë llojet, të cilat kanë qenë gjithmonë në ujërat kuushtrohet aktiviteti i peshkimit.39. “Mbikëqyrje” është inspektimi i aktiviteteve të peshkimit me anije patrulluese, memjete ajrore dhe mjete të tjera për të vëzhguar zbatimin e përcaktimeve të këtij ligji.40. “Mbledhje” është procesi i mbledhjes së organizmave detarë/ujorë pa përdorurpajisje peshkimi.41. “Mbishfrytëzim (mbipeshkim)” është situata kur presioni i ushtruar nga aktivitetet epeshkimit tejkalon limitin e peshkimit.42. “Sistem të dhënash shumëvjeçare” është matja e ndryshimeve të një parametri tëdhënë për një numër vitesh.43. “Menaxhim i peshkimit” është procesi i integruar i mbledhjes së informacionit,analizimit, planifikimit, konsultimit, vendimmarrjes, shpërndarjes së burimeve, formulimit dhezbatimit (me detyrim nëse është e nevojshme) të rregullave të aktivitetit të peshkimit, nëmënyrë që të sigurohet produktiviteti i vazhdueshëm i burimeve dhe përmbushja eobjektivave të tjerë të peshkimit.44. “Milje detare” është njësi matëse ndërkombëtare prej 1852 metrash.45. “Ministër” është ministri që mbulon aktivitetin e peshkimit.46. “Ministria” është ministria që mbulon aktivitetin e peshkimit.47. “Mjedis ujor” janë komponentët fizikë, kimikë, gjeologjikë dhe biologjikë, kushtetdhe faktorët, të cilët ndërveprojnë dhe përcaktojnë prodhimtarinë, stadin, kushtet dhe cilësinëe ekosistemit ujor, të ujërave dhe hapësirës ajrore mbi këto ujëra, si dhe të shtratit të detit eshtresave të tyre.48. “Mundësi peshkimi” është një sasi e përcaktuar ligjërisht e peshkut në terma tësasisë që duhet peshkuar dhe/ose të përpjekjeve për peshkim.49. “Molusqe dykapakore” janë molusqe lamelibranke (Lamellibranchia class) qëushqehen nëpërmjet filtrimit.50. “Numër regjistri NFR (National Fleet Register – CFR (Community Fleet Register)”është numri në regjistrin e anijeve të peshkimit i ngjashëm me Regjistrin Komunitar të Flotës sëPeshkimit.51. “Organizma ujorë” janë organizmat e gjallë ose jo, shtazorë a bimorë, tëngrënshëm a të pangrënshëm, që kanë ujin si mjedis të zakonshëm ose natyror jetese, kupërfshihen peshqit, krustacetë, molusqet, koralet, sfungjerët, amfibët, reptilët ujorë, gjitarëtujorë, si dhe vezët, larvat e rasatet e tyre ose prodhime të tjera natyrore, me përjashtim tëshpendëve.52. “Operator” janë personat, fizikë apo juridikë, që veprojnë, ndërmarrin dhe kryejnëveprime që lidhen me të paktën një nga stadet e prodhimit, përpunimit, tregtimit,shpërndarjes dhe shitjes së produkteve të peshkimit dhe akuakulturës.53. “Organizata” janë organizatat e menaxhimit të peshkimit, kooperativat oseorganizatat e prodhuesve, të krijuara sipas nenit 26 të Kodit Civil të Republikës së Shqipërisëdhe të këtij ligji.54. “Organizata rajonale e menaxhimit të peshkimit” janë organizmat ndërkombëtarëtë krijuar nga shtete me interesa të përbashkët për peshkimin.55. “Pajisje mbledhëse peshkimi (PMP)” është çdo pajisje që pluskon në sipërfaqen e 6 detit/ujit dhe që mbledh nën të individë të rritur apo të vegjël të llojeve shumë migratore.56. “Pajisje peshkimi” është një mjet që mundëson ushtrimin e aktivitetit të peshkimit.57. “Pajisje zhytëse” janë të gjitha pajisjet që përdoren për zhytje, përfshirë maskat,lopatat, pajisjet e frymëmarrjes që përdoren për zhytje, si bombola ajri, tuba ajrimi të lidhurame pompa etj.58. “Peshkatar” është një person fizik i kualifikuar, i cili ushtron peshkimin profesionistnë një anije peshkimi ose përfshihet në aktivitet peshkimi.59. “Peshkim fundor” është ajo formë e peshkimit tregtar që realizohet nga anijet epeshkimit të licensuara për këtë aktivitet dhe realizohet me një rrjetë të ndërtuar në formëkonike të tërhequr në ujë nga një ose dy anije peshkimi.60. “Peshkim i paligjshëm, i parregulluar dhe i paraportuar (PPP)” janë aktivitetet epeshkimit që janë të paligjshme, të parregulluara apo të paraportuara, kuptimet e të cilavejepen me hollësi më poshtë:a) “Peshkim paligjshëm” është aktiviteti i peshkimit që kryhet:i) nga një anije peshkimi, vendase apo e huaj, në ujërat detare nën juridiksionin eRepublikës së Shqipërisë, pa lejen e saj, apo në shkelje të dispozitave ligjore të legjislacionitshqiptar;ii) nga një anije peshkimi që mban flamurin e Republikës së Shqipërisë, por qëushtron aktivitetin në kundërshtim me masat menaxhuese dhe konservuese, të miratuaranga organizata të rëndësishme rajonale të menaxhimit të peshkimit, ku Shqipëria është palëkontraktuese dhe që ajo ka pranuar, apo me dispozitat e ligjit ndërkombëtar të zbatueshëm,për këtë rast;iii) nga anijet e peshkimit në shkelje të dispozitave të legjislacionit shqiptar apondërkombëtar.iv) nga individë të paautorizuar dhe të papajisur me leje peshkimi në hapësirën detaredhe ujërat e brendshme.b) “Peshkim i paraportuar” janë aktivitetet e peshkimit që:i) nuk janë raportuar apo janë raportuar në mënyrë jokorrekte në autoritetet erëndësishme kombëtare të peshkimit, në kundërshtim me rregulloret dhe ligjet kombëtare tëpeshkimit;ii) janë kryer në zonën e kompetencës së një organizate të rëndësishme rajonale tëmenaxhimit të peshkimit dhe nuk janë raportuar ose janë raportuar në mënyrë jokorrekte, nëkundërshtim me procedurat raportuese të asaj organizate.c) “Peshkim i parregulluar” janë aktivitetet e peshkimit që:i) kryhen në zonën e aplikimit të një organizate të rëndësishme rajonale tëmenaxhimit të peshkimit nga anije peshkimi pa kombësi, nga anije peshkimi që kanë flamurine një shteti joanëtar të kësaj organizate apo nga ndonjë njësi tjetër peshkimi, që nukpërputhet apo është në kundërshtim me masat konservuese apo menaxhuese të kësajorganizate;ii) kryhen në zona ose mbi popullata peshkimi, në lidhje me të cilin nuk ka masa tëzbatueshme konservuese ose menaxhuese nga anijet e peshkimit që nuk përputhen mepërgjegjësitë e Republikës së Shqipërisë për ruajtjen e burimeve detare të gjalla, sipas ligjitndërkombëtar.61. “Peshkim tregtar” është peshkimi pjesërisht apo plotësisht me qëllim shitjen,tregtimin apo shkëmbimin e produkteve. Këtu nuk përfshihet aktiviteti i peshkimit çlodhës -argëtues.62. “Peshkim tregtar profesional” është ajo kategori e peshkimit detar që ushtrohetnga anije me gjatësi më të madhe se 12 metra dhe me fuqi motorike të barabartë dhe/osemë të madhe se 56 KW (75 kuaj-fuqi).63. “Peshkim tregtar artizanal ose peshkim bregdetar artizanal” është peshkimitregtar që zhvillohet nga anije më të vogla se 12 metra dhe që nuk përdorin vegla peshkimifundor, me ose pa timon, vegla peshkimi me tërheqje të peshkimit pelagjik me timon ose çiftpelagjik, rrjeta binjake me timon dhe draga hidraulike.64. “Peshkim çlodhës - argëtues” janë aktivitetet e peshkimit jotregtar për 7 shfrytëzimin e burimeve ujore të gjalla për argëtim, sport apo turizëm.64/1. “Peshkim pa përdorimin e mjeteve lundruese” janë të gjitha format e peshkimitpër zënien apo grumbullimin e peshqve dhe të organizmave detarë/ujorë, të cilët kryhen papërdorimin e mjeteve lundruese.65. “Peshku dhe organizmat e tjerë detarë/ujorë” është një kafshë detare/ujore osebimë që përfshin peshqit, molusqet, krustacetë, koralet, sfungjerët, iriq deti apoekinodermatë të tjerë, breshkën, reptilët dhe gjitarët detarë/ujorë, vezët e tyre, larvën dhefazat fillestare të rritjes.66. “Përdorues final” janë të gjitha entet që kanë një interes kërkimi ose menaxhiminë analizën shkencore të të dhënave, në lidhje me sektorin e peshkimit.67. “Përpunim” është procesi, nga i cili ka ardhur një produkt, që përfshin prerjen nëfeta, paketimin, konservimin, ngrirjen, tymosjen kriposjen, gatimin, marinimin, tharjen apopërgatitjen e peshkut për treg në çdo lloj mënyre tjetër.68. “Pikat referuese të konservimit” janë vlerat e parametrave të një popullate peshku(si biomasa ose niveli i vdekshmërisë së peshqve etj.), që përdoren në menaxhimin epeshkimit, në përcaktimin e nivelit të pranueshëm të rrezikut biologjik ose nivelin edëshirueshëm të prodhimit.69. “Plan bashkëmenaxhimi” është një plan për menaxhimin e zonës sëbashkëmenaxhimit të peshkimit, që përgatitet në përputhje me dispozitat e nenit 53 të këtijligji. 70. “Popullatë” është një burim i gjallë ujor që jeton në një zonë të përcaktuarmenaxhimi.71. “Port peshkimi” është një territor i përgatitur posaçërisht për akostimin e anijeve tëpeshkimit dhe i pajisur me të gjitha mjetet për shërbimet e kërkuara për peshkimin dhe përsigurinë detare.72. “Qasje e kujdesshme ndaj menaxhimit të peshkut” është parimi se mungesa einformacionit të mjaftueshëm shkencor nuk duhet të përdoret si qëllim për të shtyrë apo përtë mos marrë masa menaxhimi për konservimin/mbrojtjen e llojeve objekt peshkimi sëbashku me lloje të tjera apo veçmas, si dhe llojeve jo objekt peshkimi, dhe mjedisit të tyre.73. “Qasje pro ekosistemit” është menaxhimi gjithëpërfshirës dhe i integruar iaktivitetit njerëzor, që bazohet në njohuritë më të mira shkencore në lidhje me ekosistemindhe dinamikat e tij, që, për rrjedhojë, arrin përdorimin e qëndrueshëm për përbërësit dheshërbimet e ekosistemit dhe ruajtjen e integritetit të tij.74. “Qendër peshkimi” janë qendrat në ujërat e brendshme, që përdoren për qëllimetë aktivitetit të peshkimit, përfshirë edhe sjelljen në tokë nga mjetet lundruese të organizmaveujorë, së bashku me tokën, ndërtesat dhe infrastrukturat përkatëse.75. “Qendra e monitorimit të peshkimit (QNOD)” është qendra e ngritur dhe e pajisurme hardware dhe software kompjuterikë që mundësojnë marrjen, përpunimin dhetransmetimin e të dhënave.76. “Rezervat peshkimi” është ajo pjesë e detit/ujit, e përshtatshme për riprodhiminnatyral të peshkut dhe zhvillimin e peshqve të vegjël, si dhe për organizmat e tjerëdetarë/ujorë.77. “Ripopullim” është lëshimi i llojeve të lejuara të peshkut dhe organizmave të tjerëdetarë/ujorë në ujëra ku ata hasen natyrshëm, me qëllim përdorimin e mjedisit ujor natyralpër të rritur numrin e peshqve dhe sasinë e kapshme.78. “Rrjeta fikse fundore” është një mrezhë, një njicë fundore ose një rrjetë fiksefundore e kombinuar, për të cilat jepet me hollësi shpjegimi më poshtë:a) “Mrezhë” është rrjetë e përbërë nga dy ose më shumë copa rrjetash të fiksuara sëbashku në paralel në të njëjtën pjesë të vetme dhe që është apo mund të jetë e ankoruar meçfarëdo mënyre në fundin e detit;b) “Njicë fundore” është rrjetë e formuar nga një copë e vetme dhe e mbajturvertikalisht në ujë nëpërmjet plumbave dhe tapave dhe që është apo mund të jetë e ankoruarme çfarëdo mënyre në fund dhe që mbahet në afërsi të këtij fundi ose noton në kolonën eujit; 8 c) “Rrjetë fikse fundore e kombinuar” është njicë fundore e pozicionuar në fund dheqë kombinohet me një mrezhë që përbën pjesën fundore të rrjetës.79. “Rrjeti kohë - hapësirë” është kombinimi i një intervali kohe të caktuar dhe njëareali gjeografik, në një sektor të përcaktuar.80. “Sasi” është sasia e produkteve të peshkut apo akuakulturës për një lloj tëcaktuar, të ardhur nga e njëjta zonë gjeografike dhe nga e njëjta anije peshkimi ose grupanijesh peshkimi ose nga e njëjta njësi e prodhimit të akuakulturës.81. “Sektor peshkimi” është sektori i ekonomisë, që përfshin të gjitha aktivitetet ekapjes, përpunimit dhe marketingut të peshqve dhe produkteve të akuakulturës.82. “Sistem identifikimi automatik” është një sistem i pavarur identifikimi dhemonitorimi i vazhdueshëm në një anije, i cili bën të mundur komunikimin elektronik të anijesme autoritetet e tjera të afërta, në breg, për të siguruar të dhënat që lidhen me identifikimin esaj, pozicionin, kursin dhe shpejtësinë.83. “Sistem i të dhënave të monitorimit të anijes” janë të dhënat për identifikimin e njëanijeje, pozicionin e saj gjeografik, datën, orën, kursin dhe shpejtësinë, të transmetuaranëpërmjet pajisjeve përkatëse të vendosura në bordin e anijeve të peshkimit drejt qendravetë monitorimit.83/1. “Sistem i monitorimit të anijes” janë pajisjet hardware dhe software dhe pajisjetMTU (Mobile Transceiver Unit), të instaluara në bordin e anijeve të peshkimit, të cilatrealizojnë identifikimin e një anijeje, pozicionin e saj gjeografik, datën, orën, kursin,shpejtësinë dhe që mundësojnë transmetimin e të dhënave ndërmjet saj, QendrësNdërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD) dhe ministrisë, sipas përcaktimeve të nenit67 të këtij ligji.84. “Sistem i zbulimit të anijeve” është një stacion me një teknologji të lartë, ivendosur në një distancë të caktuar për të zbuluar anijet dhe pozicionet e tyre në det.85. “Sistem të dhënash shumëvjeçare” është matja e ndryshimeve të një parametri tëdhënë për një numër të caktuar vitesh.86. “Sforco peshkimi” është një mënyrë matjeje e aktivitetit të peshkimit, e shprehur siprodhimi (shumëzimi) i një numri parametrash të lidhura me kapacitetin e anijes së peshkimitdhe veglave të peshkimit, të përdoruara në një zonë peshkimi në një njësi të caktuar kohep.sh. orë tralimi (tërheqje trate) në ditë, i një numri grepash të vendosur në ditë apo numrirrethimesh me tratë zalli në një ditë. Kur janë përdorur dy ose më shumë lloje veglashpeshkimi, sforcoja përkatëse duhet të ketë një lloj standardizimi përpara se të mblidhet.87. “Shitja e parë e peshkut” është sasia e peshkut që nxirret për shitje për të parënherë në një vend të caktuar për shitjen.88. “Shkelje të rënda” janë aktivitetet e peshkimit PPP, aktivitetet e tregtimit të lidhurame peshkimin PPP dhe falsifikimin e dokumentacionit, në zbatim të dispozitave të krerëve IXdhe X të këtij ligji.89. “Shitje me pakicë” është kapja dhe/ose përpunimi i produkteve të burimevenënujore dhe ruajtja deri në shitje apo dorëzim konsumatorit të fundit, përfshirë këtu dheshpërndarjen.90. “Shfrytëzim i qëndrueshëm” është shfrytëzimi i një popullate në një mënyrë të tillëqë nuk rrezikohet shfrytëzimi i ardhshëm i kësaj popullate dhe pa shkaktuar një impaktnegativ në ekosistemin ujor.91. “Të dhëna parësore” janë të dhënat që u referohen anijeve të veçanta, personavefizikë ose juridikë ose kampioneve të veçanta.92. “Të dhëna të hollësishme” janë të dhënat e bazuara mbi të dhënat parësore, nënjë formë që nuk mundëson identifikimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, tëcilitdo person, fizik ose juridik.93. “Të dhëna të përgjithshme” është përfundimi i ardhur nga përpunimi i të dhënavenga një grup anijesh peshkimi, për një periudhë të caktuar dhe, atëherë kur është earsyeshme, për një sektor specifik gjeografik, duke pasur parasysh marrjen e një numripërfaqësues të së tërës.94. “Tratë krahu bregdetare” është një tratë me rrethim të hedhur nga një barkë e që 9 komandohet nga bregu. 95. “Tratë zalli” janë rrjetat rrethuese dhe tërheqëse, të cilat përdoren e tërhiqennëpërmjet litarëve dhe vinçave nga barkat në lëvizje apo të ankoruara dhe nuk tërhiqennëpërmjet motorit të anijes, të cilat përbëhen prej dy krahëve anësorë dhe një pjese tëthelluar qendrore, të gjithë në formën e një luge ose me një çantë/thes në pjesën fundoredhe që mund të përdoren nga sipërfaqja deri në fund të detit/ujërave, në varësi të llojit/llojeveqë janë objekt peshkimi.96. “Trata tërheqëse” janë rrjetat, të cilat tërhiqen në mënyrë aktive prej motorit tëanijes dhe kanë një trup në formën e një koni ose piramide, e mbyllur në fund prej thesit dheqë mund të zgjatet në hapje prej krahëve ose që mund të vendoset në një kontur të ngurtë.Hapja anësore arrihet nëpërmjet timonëve dhe mund të tërhiqet ose në fund të detit/ujit (tratathellësie), ose në gjysmëthellësi (trata pelagjike).97. “Transbordim” është shkarkimi, i plotë ose i pjesshëm, i produktit të peshkimit apoakuakulturës, nga bordi i një anijeje në bordin e një anijeje tjetër.98. “Ujëra të Republikës së Shqipërisë” përfshin ujërat detare, si dhe ujërat ebrendshme.99. “Ujëra të brendshme” janë lagunat bregdetare, liqenet natyrore, liqenet ehidrocentraleve, ujëmbledhësit e bujqësisë, lumenjtë dhe ujëra të tjera të Republikës sëShqipërisë, të ndryshme nga ujërat detare.100. “Ujëra të brendshme detare” është hapësira ujore, sipas përcaktimit në ligjin nr.9251, datë 8.7.2004 “Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.101. “Ujëra territoriale” është hapësira ujore, sipas përcaktimit në ligjin nr. 9251, datë8.7.2004 “Kodi detar i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.102. “Ujëra transitore” është sasia e ujërave sipërfaqësore në afërsi të deltave tëlumenjve, të cilat janë pjesërisht të kripura, si rezultat i afërsisë së tyre me ujërat bregdetare,por që kryesisht ndikohen prej rrjedhjeve të ujit të ëmbël.103. “Vegël peshkimi” është një instrument që përdoret për peshkim.104. “Vend i zbarkimit të parë” është një mol, port apo vend tjetër, i cili përmbushkriteret e përcaktuara për zbarkimin e peshkut.105. “Vend/post peshkatarësh” është një hapësirë në brigje ku rrjetat tërhiqen dhetransportohen.106. “Zbarkim/zbritje në tokë” është shkarkimi fillestar i çdo sasie produkteshpeshkimi nga bordi i një anijeje në breg (tokë).107. “Zënia, jo objekt peshkimi” është sasia e peshkut, e cila:a) nuk i përket atij lloji peshku i cili është synuar për t’u kapur;b) i përket një lloji që nuk është identifikuar si lloj shoqërues në lejen e marrë;c) përfshin flakjet ekonomike dhe rregullatore;ç) nuk përfshin peshkun, i cili lëshohet i gjallë në kuadrin e një programi çlodhës -argëtues “kap dhe lësho”.108. “Zonë e kufizuar peshkimi” është zona ujore, e cila është shpallur nga autoritetetpërkatëse si zonë e ndaluar për peshkim apo si zonë me kapacitet të kufizuar peshkimi.109. “Zonë bashkëmenaxhimi” është një zonë e peshkimit, e caktuar sipas këtij ligji,ku një organizatë merr pjesë në menaxhimin e burimeve të peshkimit.110. “Zonë e mbrojtur peshkimi” është një zonë gjeografikisht e përcaktuar e sistemitujor, në të cilën të gjitha aktivitetet e peshkimit janë përkohësisht ose në mënyrë tëpërhershme të ndaluara ose të kufizuara, me qëllim përmirësimin dhe mbrojtjen e burimeveujore të gjalla ose mbrojtjen e ekosistemeve ujore.111. “Zhvendosje” është veprimi ku pjesa e kapur ose një pjesë e saj transferohetapo lëvizet nga anijet e përbashkëta të peshkimit në një anije të vetme, ose nga zotëruesi ianijes apo pronari i anijes në kosha notues, konteinerë apo vende jashtë anijes, në të cilatpeshku i gjallë mbahet deri në zbarkim. Neni 5Menaxhimi i qëndrueshëm i mjedisit ujor dhe gjallesave të tyre 10 1. Shfrytëzimi, në harmoni me zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, mjedisor dhesocial, i burimeve të gjallesave të ujërave detare dhe ujërave të brendshme duhet të arrihetnëpërmjet:a) zbatimit, në mënyrë të kujdesshme, të masave që synojnë mbrojtjen dhekonservimin e burimeve të gjallesave ujore, duke ruajtur diversitetin biologjik;b) minimizimit të ndikimit të aktivitetit të peshkimit në ekosistemin ujor;c) zbatimit të një qasjeje me kujdesin maksimal për ruajtjen e ekosistemit gjatëushtrimit të aktivitetit të peshkimit;ç) zbatimit të përpiktë dhe racional të aktivitetit të peshkimit, në kuadër të një sektoripeshkimi konkurrues dhe ekonomikisht të vlefshëm, duke u mundësuar një standard të drejtëjetese personave që ushtrojnë aktivitetin e peshkimit, si dhe nëpërmjet marrjes nëkonsideratë të interesave të konsumatorëve;d) zbatimit të qasjes së kujdesshme ndaj menaxhimit të peshkimit, nëpërmjet marrjessë masave menaxhuese për konservimin dhe mbrojtjen e llojeve objekt peshkimi,shoqëruese apo të varura, dhe llojeve jo objekt peshkimi, dhe mjedisit të tyre, pavarësisht semund të mos ketë një informacion të mjaftueshëm shkencor për to;dh) vendosjes së parimeve të zhvillimit të aktiviteteve të përgjegjshme të peshkimit;e) marrjes parasysh të mendimit të institucioneve shkencore të specializuara gjatëprocesit të vendimmarrjes prej autoriteteve kompetente.2. Përfshirja e institucioneve të tjera në marrjen dhe zbatimin e masave menaxhuesetë burimeve të gjallesave miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 6Mbrojtja e gjallesave ujore Peshqit dhe organizmat e tjerë ujorë mbrohen prej kërcënimeve, që lidhen memjedisin e tyre të domosdoshëm të rritjes, si dhe prej mbishfrytëzimit, nëpërmjet zbatimit tëmasave që synojnë ruajtjen e biodiversitetit ujor, potencialeve riprodhuese bioekologjike, sidhe kushteve të mjedisit. KREU IIPESHQIT DHE MBROJTJA E TYRE Neni 7Masat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe kushteve mjedisore Masat për mbrojtjen e biodiversitetit dhe kushteve mjedisore synojnë:a) ndalimin e hedhjeve apo drenazhimin e mbeturinave të lëngshme apo të ngurta qëburojnë nga prodhimi apo përpunimi i cilitdo material apo çfarëdo lloj energjie, që ka efektenegative në cilësinë e mjedisit ujor;b) ndalimin e ripopullimit, lëshimit të llojeve të peshkut, joindigjene, dhe/oseorganizmave të tjerë ujorë, llojeve të peshkut të modifikuara gjenetikisht ose organizmave tëtjerë në det dhe ujërat e brendshme, pa marrë më parë autorizimin për kryerjen e këtijveprimi prej organit kompetent;c) ndalimin e aktiviteteve nënujore që synojnë peshkimin në vende ku nuk ështëmarrë më parë leje prej autoritetit menaxhues përgjegjës me ligj, sikurse është përcaktuar nëkëtë ligj;ç) ndalimin e peshkimit, zënies dhe tregtimit të llojeve të mbrojtura të peshkut dheorganizmave të tjerë ujorë. Neni 8Llojet e peshqve objekt peshkimi 11 1. Lloji i peshkut apo grupet e llojeve të peshkut që peshkohen/zihen në det dhe nëujërat e brendshme, si dhe zonat respektive të peshkimit, me qëllim sigurimin dhepërmirësimin e zhvillimit të qëndrueshëm në mjedisin ujor, miratohen me rregullore ngaministri.2. Rregullorja e parashikuar në pikën 1 të këtij neni përmban edhe:a) emrin shqip dhe shkencor të llojeve të peshkut;b) koordinatat gjeografike të zonës së peshkimit;c) të dhëna të tjera, të cilat janë të rëndësishme për menaxhimin e llojeve të peshkutnë përputhje me këtë ligj. Neni 9Llojet e mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë Lista e llojeve të mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë, përfshirë këtullojet anadrome dhe ato katadrome, miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 10Mbrojtja e të vegjëlve dhe e organizmave të tjerë ujorë, si dhe dimensionet minimale tëpeshkut 1. Dimensionet minimale të peshkut e të organizmave të tjerë ujorë, përfshirë llojetanadrome dhe katadrome, në përputhje me të cilat ndalohet zënia, mbajtja në bord, transitiminë barkë e anije, zbarkimi qëllimisht dhe hedhja në treg apo për konsum e tyre, miratohenme rregullore të veçantë nga ministri.2. Pavarësisht nga sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni, ministri mund të lejojëkapjen e të vegjëlve, llojeve të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të paaftë për t’uriprodhuar gjatë një afati të caktuar dhe me pajisje të caktuara peshkimi, me qëllimripopullimin për mbrojtjen e llojit dhe aktivitetet kërkimore. Neni 11Zonat e mbrojtura të peshkimit 1. Zonat e mbrojtura të peshkimit miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.2. Në vendimin e Këshillit të Ministrave pasqyrohet marrja e mendimeve dhekonsultimi me institucionet shkencore të specializuara në fushën e peshkimit, të mjedisit, sidhe konsultimi me grupet e interesit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.3. Në rastet kur zona e mbrojtur e peshkimit ndikon ose mund të ndikojë aktivitetin epeshkimit të një apo më shumë vendeve, me të cilat Shqipëria ka nënshkruar marrëveshjendërkombëtare, ministria njofton dhe merr miratimin e autoriteteve të vendit/vendeve, palë nëmarrëveshje, apo të një autoriteti tjetër, të parashikuar në marrëveshje, dhe mbikëqyrzbatimin e saj përpara përcaktimit dhe shpalljes së zonës së mbrojtur të peshkimit. Neni 12Zonat e mbrojtura të peshkimit 1. Në zonat e mbrojtura të peshkimit ndalohet:a) të ushtrohet aktivitet peshkimi;b) të merret apo të shfrytëzohet fauna ose flora;c) të hidhet apo të shfrytëzohet rëra ose zhavorri, të shkarkohet apo të zhvendosenujërat apo çdo material tjetër ndotës, si dhe të ndërhyhet, të prishet apo të shkatërrohetmjedisi;ç) të ndërtohen struktura në tokë apo në ujë;d) të ndërmerren apo të kryhen aktivitete të tjera që mund të kenë një ndikim negativ 12 mbi ekosistemin e zonës së mbrojtur.2. Në raste përjashtimore, pavarësisht nga sa parashikohet në pikën 1 të këtij neni,peshkimi i llojeve të caktuara të peshkut, në periudha të caktuara të vitit, me pajisje tëcaktuara, mund të lejohet vetëm pas autorizimit përkatës, të lëshuar prej ministrit. Autorizimipër peshkimin mund të lëshohet vetëm në rast se:a) ndihmon në riprodhimin, kultivimin e këtyre llojeve dhe/ose popullimin e zonave tëreja të peshkimit;b) në zonë janë futur sasi të mëdha të llojeve të caktuara të peshkut dheorganizmave të tjerë detarë;c) është për qëllime shkencore/studimore.3. Ministri, në autorizimin e lëshuar subjektit përkatës, përcakton, ndërmjet të tjerash,kohëzgjatjen, pajisjet e peshkimit, si dhe rregullat teknike të përdorshme në zonat embrojtura ujore për qëllime peshkimi. Neni 13Zonat e tjera ku ndalohet peshkimi 1. Me qëllim mbrojtjen e riprodhimit natyror të peshqve detarë dhe të ujërave tëbrendshme dhe të të vegjëlve, si dhe të organizmave të tjerë ujorë, ministri urdhëronndalimin e peshkimit për periudha kohe të caktuara.2. Urdhri për ndalimin e peshkimit përcakton:a) llojet ose grupllojet e peshkut dhe organizmave të tjerë detarë, peshkimi i të cilavendalohet;b) koordinatat gjeografike të zonës së ndaluar;c) ditën e fillimit dhe të përfundimit të sezonit;ç) masat për mbrojtjen dhe promovimin e peshkimit, pas konsultimit edhe meinstitucionet shkencore dhe grupet e interesit.3. Pavarësisht nga sa parashikohet në pikën 2 të këtij neni, ministri lejon, në raste tëveçanta dhe në kushte të caktuara, fillimin e peshkimit për:a) të vegjlit;b) llojet e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë, jo në gjendje për t’u riprodhuar, nëzona të caktuara;c) kohëzgjatje të caktuara dhe për përdorimin e pajisjeve të caktuara të peshkimit, meqëllim aktivitetet kërkimore apo ripopulluese. Neni 14Mbrojtja nga mbipeshkimi Për të mbrojtur llojet e veçanta të peshkut e të organizmave të tjerë detarë dhe tëujërave të brendshme nga mbipeshkimi, ministri vendos:a) të deklarojë mbylljen e sezonit dhe/ose të ndalojë përdorimin e veglave dhemjeteve të caktuara për peshkimin tregtar apo çlodhës - argëtues;b) të përcaktojë karakteristikat kryesore, konstruktive dhe teknike, metodat epërdorimin, kohën dhe qëllimin e përdorimit të llojeve specifike të veglave e të pajisjeve tëpeshkimit tregtar dhe çlodhës - argëtues;c) të përcaktojë madhësinë që duhet të ketë peshku dhe organizmat e tjerë ujorë, nëpërputhje me parashikimet e pikës 1 të nenit 10 të këtij ligji. Neni 15Mbrojtja e llojeve ekonomikisht të rëndësishme Ministri, me qëllim përdorimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e llojeve ekonomikisht të 13 rëndësishme të peshkut dhe të organizmave të tjerë ujorë, pas konsultimit paraprak meinstitucionet shkencore të specializuara të fushës, përcakton:a) numrin dhe madhësinë e anijeve të peshkimit, fuqinë motorike të anijeve, llojin dhecilësinë e veglave e të pajisjeve të peshkimit, për të cilat lejohet peshkimi në zona tëcaktuara peshkimi;b) ndalimet e peshkimit në një zonë të caktuar;c) zënien e lejuar në terma të sasisë ose mbledhjen e lejuar për leje peshkimi;ç) numrin e lejeve për llojet e caktuara të peshkimit. Neni 16Ndalimet në peshkim dhe në zonat e veçanta 1. Ndalohen zënia, mbledhja dhe/apo tregtia e peshkut dhe organizmave të tjerëujorë me eksplozivë, substanca kimike ose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo ihelmon ato.2. Ndalohet mbajtja në breg e eksplozivëve apo substancave kimike që vrasin,helmojnë apo intoksikojnë peshkun dhe organizmat e tjerë ujorë.3. Ndalohen përdorimi dhe mbajtja në bord e:a) substancave toksike, narkotike dhe gërryese;b) pajisjeve që gjenerojnë shkarkime elektrike;c) eksplozivëve;ç) substancave që, nëse bashkohen së bashku, mund të shpërthejnë;d) mjeteve me tërheqje, kryqeve të Shën-Andreas apo pajisjeve të ngjashme me to,që përdoren për mbledhjen e koralit të kuq dhe llojeve të tjera të koraleve apo organizmavetë tjerë të ngjashëm me koralet;dh) çekiçëve pneumatikë ose pajisjeve të tjera me goditje për grumbullimin, sidomostë molusqeve dykapakorë të futur në shkëmb;e) rrjetave fundore mbledhëse me madhësi hapjeje më të vogël se 40 mm përpeshkarexha.4. Ndalohet peshkimi në zonën e portit, rrugët e hyrjes, si dhe vendet e ankorimit.5. Ndalohet peshkimi me trata koçe, draga, kurthe, koshilok, trata zalli, trata krahubregdetare dhe rrjeta të ngjashme në fundet me bimësi, sidomos të Posidonia oceanica dhefanerogameve të tjera detare.6. Si përjashtim i pikës 5 të këtij neni, lejohet përdorimi i koshilokut, tratave të zallitdhe i rrjetave të ngjashme, në të cilat lartësia totale dhe sjellja gjatë aktivitetit të peshkimitnënkuptojnë që koshiloku, kavoja e plumbit dhe kavot e tërheqjes nuk prekin livadhet. KREU IIIPOLITIKAT STRUKTURORE Neni 17Parimet e politikës strukturore 1. Politikat strukturore në peshkim janë pjesë e politikave të përgjithshme të ministrisëdhe rishikohen të paktën një herë në katër vjet.2. Politika strukturore synon të kontribuojë në:a) mbështetjen e strategjisë kombëtare të peshkimit për të garantuar një shfrytëzim tëqëndrueshëm të burimeve ujore të gjalla;b) promovimin e një ekuilibri të qëndrueshëm midis burimeve dhe kapacitetit tëpeshkimit të flotës së peshkimit;c) mbështetjen e konkurrencës të strukturave prodhuese dhe zhvillimin endërmarrjeve ekonomikisht aktive në sektorin e peshkimit;ç) forcimin e mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit e të burimeve natyrore atje kuekziston një lidhje me sektorin e peshkimit; 14 d) nxitjen e qëndrueshme dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat në të cilatzhvillohet aktivitet peshkimi;dh) promovimin e shanseve të barabarta midis burrave dhe grave në zhvillimin esektorit të peshkimit dhe të zonave të peshkimit. Neni 18Fushat e ndërhyrjeve strukturore Fushat e ndërhyrjeve strukturore janë:1. Masat për përshtatjen e flotës së peshkimit janë si më poshtë:a) Mbështetja për pronarët e anijeve të peshkimit, të përfshira në planet e përshtatjessë kapaciteteve të peshkimit dhe disponibilitetit të burimeve.b) Mbështetja për ndalimin e përkohshëm të aktivitetit të peshkimit.c) Mbështetja për investime në bordin e anijeve të peshkimit për sigurinë në bord,furnizimin me karburant, përmirësimin e kushteve të punës, higjienës e efiçencës energjetikedhe selektiviteti i mjeteve të peshkimit, me kusht që të mos sjellë një rritje të sforcos sëpeshkimit.ç) Kompensimi social – ekonomik, me qëllim diversifikimin e aktivitetit dhepromovimin e shumëpunësimit për peshkatarët, rritjen e kualifikimit, sidomos të të rinjve dhetë profesioneve të reja, në peshkim.d) Mbështetje për peshkimin e vogël bregdetar artizanal, me qëllim përmirësimin dhekontrollin e kushteve të hyrjes në ujërat dhe burimet ujore, promovimin e organizimit tëzinxhirit të prodhimit, përpunimit dhe tregtimit të prodhimeve peshkore, nxitjes së nismave tëreduktimit vullnetar të sforcos së peshkimit dhe mbrojtjes së resurseve, nxitjes së përdorimittë teknologjive të reja (teknikave të peshkimit që rritin selektivitetin tej atyre të parashikuaranga legjislacioni dhe që nuk rritin sforcon e peshkimit).dh) Mbështetja, në kuadër të planeve të shpëtimit dhe ristrukturimit, të ndërmarrjevenë vështirësi.2. Masat për ujërat e brendshme dhe përpunimin e tregtimin e prodhimeve peshkorejanë si më poshtë:a) Mbështetja për peshkimin në ujërat e brendshme për ndërtimin, zgjerimin fuqizimindhe modernizimin e mjeteve të peshkimit, me qëllim përmirësimin e sigurisë në bord, tëkushteve të punës, higjienës, cilësisë së prodhimit, si dhe reduktimin e impaktit negativ mbimjedisin.b) Mbështetja për peshkatarët dhe pronarët e mjeteve lundruese të peshkimit, nëkuadër të masave për mbrojtjen e llojeve të veçanta të peshkut dhe organizmave të tjerë tëujërave të brendshme, në ndalimin e përkohshëm të aktivitetit të peshkimit.c) Mbështetja për ndërtimin, zgjerimin, pajisjen dhe modernizimin e ndërmarrjeve,duke u përqendruar në përmirësimin e kushteve të punës, përmirësimin e cilësisë sëprodhimit, të prodhimit të produkteve cilësore të destinuara për tregje specifike, të reduktimittë ndikimit negativ mbi mjedisin, përmirësimit të përdorimit të llojeve më pak të përdorura, tëprodhimeve të reja me teknologji të reja, të tregtimit të prodhimeve vendase dhe tëpromovimit të punësimit të qëndrueshëm në sektor.3. Masat me karakter publik janë si më poshtë:a) Mbështetja për veprimtari kolektive për të kontribuar në një menaxhim tëqëndrueshëm dhe mbrojtje të burimeve ujore, promovimi i mënyrave dhe mjeteve tëpeshkimit selektiv që reduktojnë zëniet, jo objekt peshkimi, heqja e mjeteve të peshkimit tëhumbura, përmirësimi i kushteve të punës dhe sigurisë, rritja e transparencës së tregtimit tëprodhimeve peshkore, zhvillimi, ristrukturimi dhe përmirësimi i zonave ujore, promovimi ibashkëpunimit midis shkencëtarëve dhe operatorëve të sektorit, promovimi i shanseve tëbarabarta, promovimi i krijimit të organizatave të prodhuesve.b) Mbrojtja dhe zhvillimi i florës dhe faunës ujore, nëpërmjet ndërtimit ose instalimit tëstrukturave fikse për të mbrojtur dhe zhvilluar faunën dhe florën ujore ose rigjenerimin ezonave të riprodhimit në ujërat e brendshme. 15 c) Investime në portet e peshkimit, vendet e zbarkimit për të përmirësuar kushtet përpeshkun e zbarkuar, furnizimin me akull, karburant, ujë dhe energji elektrike, pajisjet përriparimin dhe për mirëmbajtjen e mjeteve të peshkimit, ndërtimit, modernizimit dhe zgjerimittë bankinave, duke përmirësuar sigurinë dhe operacionet e imbarkimit dhe të zbarkimit,menaxhimit të informatizuar të aktiviteteve të peshkimit, përmirësimit të kushteve të punës,depozitimit dhe trajtimit të mbetjeve dhe masave për reduktimin e hedhurinave.ç) Zhvillimi i tregjeve të reja dhe fushata të drejtuara konsumatorëve për promovimine prodhimeve peshkore, të furnizimit të tregut edhe me lloje më pak të përdorura, promovimittë prodhimeve të zëna, duke përdorur teknikë me impakt të ulët mjedisor, dhe fushatave përpërmirësimin e imazhit të prodhimeve peshkore dhe të vetë sektorit.4. Masat për një zhvillim të qëndrueshëm të zonave të peshkimit janë si më poshtë:a) Shtimi vlerës së prodhimeve peshkore, përmirësimi i menaxhimit dhe kontrollit tëkushteve të hyrjes në zonat e peshkimit, mbrojtja dhe shtimi i punësimit në zonat epeshkimit, promovimi i cilësive mjedisore të mjedisit detar.b) Forcimi i konkurrencës, promovimi i ekoturizmit, ndërtimi i infrastrukturës përpeshkimin e vogël artizanal, rikuperimi i potencialit prodhues në rast fatkeqësish natyrore.5. Masat e parashikuara në pikat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij neni miratohen me vendim tëKëshillit të Ministrave. KREU IVAUTORITETET VENDIMMARRËSEDHE ORGANET KONSULTATIVE Neni 19Autoriteti vendimmarrës/menaxhues dhe detyrat e tij(ndryshuar shkronja “h” e pikës 3, me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Mbikëqyrja, menaxhimi e rregullimi i peshkimit dhe i aktiviteteve që kanë lidhje dhee mundësojnë atë bëhet nga ministria.2. Ministria, gjatë zbatimit të detyrave dhe ushtrimit të kompetencave që burojnë prejkëtij ligji, bashkëpunon me të gjitha ministritë që lidhen me aktivitetin e peshkimit.3. Në zbatim të dispozitave të këtij ligji, ministri miraton rregullore për:a) përbërjen, funksionimin dhe detyra të veçanta të organeve konsultative që krijohennë bazë të këtij ligji;b) kushtet për lëshimin dhe rinovimin e autorizimeve të kërkimit shkencor në fushën epeshkimit;c) kriteret dhe mënyrat për njohjen e enteve kërkimore;ç) kushtet, kërkesat dhe mënyrat e regjistrimit në regjistrin e peshkatarëve, sipasnenit 31 të këtij ligji, si dhe modelin e regjistrit e normat për mbajtjen e tij;d) detyrimet dhe mënyrat e paraqitjes së relacioneve nga titullarët e autorizimeve tëkërkimit;dh) krijimin dhe mbajtjen pranë ministrisë të një arkivi të lejeve të peshkimit;e) ndalimet në peshkim, sipas përcaktimeve në këtë ligj ose ndalime të tjera;ë) detyrimet dhe mënyrat e paraqitjes së informacioneve dhe të të dhënavestatistikore për peshkimin dhe akuakulturën, si dhe për shfrytëzimin ekonomik të prodhimevetë peshkimit e akuakulturës;f) ndërprerjen, anulimin, rinovimin ose refuzimin për rinovimin e lejeve dheautorizimeve të parashikuara nga ky ligj;g) organizimin e tregjeve të peshkut e, në veçanti, detyrimin për të paraqitur të dhënatstatistikore për veprimtarinë e zhvilluar;gj) peshkimin çlodhës - argëtues e, në veçanti, llojet, pajisjet, zonat, periudhat,ushtrimin e kësaj veprimtarie në ujërat e brendshme, përdorimin e mjeteve lundruese,lëshimin e lejeve nga ana e shoqatave të peshkimit ose enteve të tjera, kushtet për 16 përdorimin e pushkës nënujore;h) autorizimin e organeve administrative ose të enteve të tjera për dhënien e sëdrejtës së peshkimit, të parashikuara në këtë ligj;i) redaktimin e procesverbaleve nga inspektorët e peshkimit dhe modelet përkatëse;j) kushtet për lejet e peshkimit dhe zhvillimit të aktivitetit të peshkimit;k) kushtet që duhet të plotësojnë personat që emërohen vëzhgues ose marrësve tëmostrave në peshkim. Neni 20Organet konsultative Organet konsultative në lidhje me aktivitetin e peshkimit janë:a) Komisioni Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën (KKQPA).b) Komiteti për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik (KKKSHTE). Neni 21Komisioni Konsultativ Qendror për Peshkimin dhe Akuakulturën 1. Pranë ministrisë ngrihet Komisioni Konsultativ Qendror për Peshkimin dheAkuakulturën, i cili jep mendime dhe sugjerime për çështje të përgjithshme dhe të analizëssë zinxhirit të peshkimit, për hyrjen në burime dhe aktivitetin e peshkimit, për politikatstrukturore, për organizimin e tregut dhe probleme të akuakulturës.2. KKQPA-ja kryesohet nga ministri dhe ka në përbërje drejtorë të drejtorive tëministrisë, përfaqësues të organizatave më të mëdha të menaxhimit dhe të prodhuesve tëpeshkimit, si dhe ekspertë në lëmin e peshkimit, akuakulturës dhe mjedisit.3. Anëtarët e komisionit caktohen me urdhër të ministrit për një afat trevjeçar.4. Drejtori i drejtorisë së peshkimit kryen funksionet e nënkryetarit të komisionit.Funksionet e sekretarit të komisionit kryhen nga një funksionar i po kësaj drejtorie.5. Ministri mbledh KKQPA-në jo më pak se një herë në vit.6. Mënyra e funksionimit të KKQPA-së miratohet me rregullore të ministrit. Neni 22Komiteti për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dhe Ekonomik,përbërja dhe detyrat e tij 1. Pranë ministrisë krijohet Komiteti për Koordinimin e Kërkimit Shkencor, Teknik dheEkonomik, i cili është një organ i përhershëm konsultativ për çështje që lidhen me studimet ekërkimet me interes shkencor, teknik, shtetëror dhe ekonomik për peshkimin dheakuakulturën.2. Anëtarët e komitetit caktohen me urdhër të ministrit ndërmjet shkencëtarëve dhepersonaliteteve më të njohura në fushën e peshkimit, akuakulturës dhe mjedisit.3. KKKSHTE-ja kryen detyrat e koordinimit të:a) kërkimit dhe vlerësimit të popullatës së peshqve;b) monitorimit të kushteve dhe vlerësimet në lidhje me shfrytëzimin e qëndrueshëm tëpeshkut dhe organizmave të tjerë detarë;c) përgatitjes së bazës profesionale për planin strategjik kombëtar, planin emenaxhimit dhe atë të zbatimit të peshkimit;ç) përcaktimit të termave teknikë dhe teknologjikë për të gjitha llojet e peshkimit;d) dhënies së asistencës profesionale në aktivitetin e peshkimit.4. Mënyra e funksionimit të KKKSHTE-së miratohet me rregullore të ministrit. KREU VPOLITIKAT DHE STRATEGJIA E PESHKIMIT 17 Neni 23Politikat e peshkimit Politikat e peshkimit në Republikën e Shqipërisë përcaktohen dhe zbatohen nëpërputhje me strategjinë kombëtare të peshkimit, planin e menaxhimit të peshkimit dheplanin e zbatimit të peshkimit. Neni 24Strategjia kombëtare e peshkimit 1. Strategjia kombëtare e peshkimit përcakton drejtimet afatgjata, përparësitë dheobjektivat e zhvillimit të peshkimit, fondet e nevojshme e afatet e realizimit, si dhepërgjegjësitë që dalin në zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare, veçanërisht për:a) menaxhimin dhe promovimin e flotës së peshkimit, në veçanti, promovimin epërpjekjes së peshkimit dhe kapaciteteve të saj, duke pasur gjithmonë parasysh burimet epeshkimit, metodat e peshkimit pro mjedisit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të aktivitetevetë peshkimit;b) zhvillimin e qëndrueshëm të përpunimit dhe tregtisë së peshkut;c) zhvillimin e qëndrueshëm të zonave të peshkimit, përfshirë kriteret për përcaktimine zonave parësore;ç) konkurrueshmërinë e sektorit të peshkimit, përfshirë përmirësimin e strukturës,organizimit dhe mjedisit të punës;d) ruajtjen e burimeve njerëzore, në veçanti, përmirësimin e aftësive profesionale,punësimin e qëndrueshëm, si dhe rritjen e numrit e të përgjegjësive të grave në sektor;dh) mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.2. Strategjia kombëtare e peshkimit përcakton, gjithashtu, përparësitë, qëllimet,fondet e nevojshme, si dhe afatet e parashikuara për:a) sigurimin e pajisjeve dhe kushteve të tjera për kryerjen e inspektimeve/kontrollevetë aktivitetit të peshkimit, si dhe mbledhjen e të dhënave dhe informacioneve që janë tërëndësishme për politikat e përbashkëta të peshkimit;b) mbështetjen dhe asistencën teknike për nismat që forcojnë qëndrueshmërinë esektorit;c) peshkimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të peshkimit jashtë detit territorial, nëpërputhje me marrëveshjet ndërkombëtare.3. Strategjia kombëtare e peshkimit përgatitet prej ministrisë në bashkëpunim dhebashkërendim me:a) autoritetet kompetente kombëtare publike, qendrore dhe vendore;b) institucionet shkencore, si dhe institucionet dhe/ose organet e tjera eksperte nëfushën e peshkimit dhe mjedisit;c) grupet e interesit në fushën e peshkimit dhe mjedisit.4. Strategjia kombëtare e peshkimit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 25Plani i menaxhimit të peshkimit 1. Plani i menaxhimit të peshkimit (PMP) përmban objektivat afatshkurtër dheafatmesëm të zhvillimit të peshkimit, llojet e masave dhe të programeve, rezultatet epritshme, si dhe burimet e nevojshme të fondeve për financimin e masave të politikave tëpeshkimit.2. Ministri, kur e çmon të nevojshme, shpall planin emergjent të menaxhimit për tëmbrojtur popullatat që janë në rrezik, si dhe urdhëron ripopullimin në zonat përkatëse.3. Planet e menaxhimit të peshkimit përgatiten në bashkëpunim me përfaqësuesit egrupeve të interesit.4. PMP-ja përgatitet prej drejtorisë së peshkimit dhe miratohet me urdhër të ministritpër një periudhë 5-vjeçare. 18 Neni 26Plani i zbatimit të peshkimit 1. Plani i zbatimit të peshkimit (PZP) përmban:a) një përshkrim të peshkimit në lidhje me zonën, llojet e peshkut, të karakteristikavetë peshkimit, metodave të peshkimit, si dhe të gjendjes aktuale të shfrytëzimit;b) monitorimin e gjendjes së popullatave të llojeve ekonomikisht të rëndësishme tëpeshkut dhe organizmave të tjerë fundorë, si dhe pelagjikë;c) analiza të popullatës së peshkut, përfshirë karakteristikat biologjike dhe statusin embrojtjes;ç) objektivat që synohen të arrihen gjatë afatit të përcaktuar;d) detyrat që do të zbatohen gjatë afatit të përcaktuar;dh) masat teknike që do të zbatohen, përfshirë masat për mbrojtjen e popullatës sëpeshkut;e) menaxhimin mbi bazë ekosistemi;ë) rrugët që do të përdoren për arritjen e objektivave të vendosur dhe të përcaktuarnë strategjinë kombëtare të peshkimit;f) impaktin ekonomik të masave të ndërmarra në fushën e peshkimit;g) kriteret për vlerësimin e efiçencës së planit;gj) datën e vlerësimit prej autoriteteve të rezultateve të arritura prej planit të zbatimit.2. PZP-ja përcakton, gjithashtu, kriteret për:a) dhënien e lejeve, të cilat përfshijnë anijet/varkat, peshkatarët ose metodat ekontrollit të kapjes së peshkut apo organizmave të tjerë ujorë, por jo vetëm;b) dhënien e lejeve speciale për peshkimin eksperimental;c) dhënien e lejeve speciale për anije specifike peshkimi dhe për anijet e peshkimitmë të vogla se 10 metra;ç) zvogëlimin e hedhurinave;d) mënyrën e monitorimit të mjeteve të lundrimit, gjatësia e të cilave është nën 15metra; dh) dhënien e lejeve për peshkimin çlodhës - argëtues ose zhytjen;e) shmangien e përkohshme nga PZP-ja, përfshirë masat teknike ose pengesa tëtjera që lidhen me zonën e peshkimit dhe që kanë të bëjnë me pajisje ose mjete lundrimi;ë) kufizime, nëse nevojiten, për zbatimin e aktiviteteve të peshkimit.3. Plani i zbatimit të peshkimit përgatitet nga ministria në bashkëpunim meinstitucionet shkencore kompetente e grupet e tjera të interesit në fushën e peshkimit eakuakulturës dhe miratohet me urdhër të ministrit.4. Në zbatim të PZP-së aktiviteti i peshkimit menaxhohet nga drejtoria e peshkimitapo, kur është rasti, nga autoriteti i përcaktuar në marrëveshjet ndërkombëtare, në të cilatShqipëria është pjesë. Neni 27Masat e emergjencës 1. Ministria, në rast se ka të dhëna për ekzistencën e një rreziku serioz dhe tëpaparashikueshëm që kërcënon burimet e gjalla ujore apo ekosistemin detar/ujor dhe qëvjen për shkak të aktivitetit të peshkimit, ndërmerr masat e emergjencës për tëlarguar/shmangur rrezikun.2. Masat e emergjencës, të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, si rregull nuk mundtë zbatohen për më shumë se tre muaj rresht. Në rastet kur gjykohet se situata eemergjencës nuk është larguar, ministria mund të vendosë dhe të lejojë zgjatjen e masave tëemergjencës përtej afatit të parashikuar, por jo më shumë se 6 muaj.3. Ministria, në rastet e marrjes së masave emergjente dhe në zbatim të dispozitave 19 të një marrëveshjeje ndërkombëtare, ku shteti shqiptar është palë, njofton autoritetin e shtetittjetër që administron marrëveshjen dhe/ose autoritetin kompetent rajonal të peshkimit, tëpërcaktuar në marrëveshje, duke u dërguar, së bashku me njoftimin për masat emergjenteqë do të merren, edhe një memorandum shpjegues. Ministria njofton autoritetin përkatëspërpara nisjes së zbatimit të masave emergjente. KREU VIAKTIVITETI I PESHKIMIT Neni 28Përcaktimi i llojeve të peshkimit Llojet e peshikimit janë:a) peshkim tregtar;b) peshkim çlodhës-argëtues;c) peshkim për qëllime studimore dhe shkencore. Seksioni IPeshkimi tregtar Neni 29Llojet e peshkimit tregtar 1. Peshkimi tregtar përbëhet nga peshkimi tregtar profesional dhe peshkim tregtarartizanal.2. Qëllimi, karakteristikat teknike dhe sasia e veglave dhe e pajisjeve të peshkimit qëlejohen të përdoren në peshkimin tregtar përcaktohen me rregullore të miratuara ngaministri. Neni 30Leja e peshkimit tregtar(ndryshuar pika 1 dhe shtuar pika 7 me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Leja e peshkimit tregtar përfshihet në kategorinë III.5. A.1. të shtojcës së ligjit nr.10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. Lejae peshkimit tregtar lëshohet, menaxhohet dhe hiqet në përputhje të plotë me procedurat epërcaktuara në këtë ligj dhe në ligjin nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimetdhe lejet në Republikën e Shqipërisë”.2. Leja e peshkimit tregtar mbahet gjithmonë në bordin e mjetit të lundrimit/anijes sëpeshkimit dhe është e vlefshme vetëm për një mjet lundrimi/anije peshkimi.3. Numri maksimal i lejeve të peshkimit tregtar përcaktohet nga ministri në zbatim tëplanit të menaxhimit të peshkimit dhe planit të zbatimit të peshkimit.4. Leja e peshkimit tregtar ka një kohëzgjatje të caktuar, e cila tregohet qartë në leje.Me mbarimin e këtij afati, leja mund të rinovohet pas dorëzimit më parë të kërkesëspërkatëse.5. Ndalohet dhënia e lejeve të peshkimit tregtar për mjete lundruese/anije peshkimime flamur të huaj.6. Shtetasve të huaj u ndalohet të zotërojnë më shumë se 49 për qind të kapitalit tënjë anijeje me flamur shqiptar ose të shoqërive tregtare me aktivitet në peshkimin tregtar.7. E drejta e peshkimit për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjetevelundruese, me përjashtim të rasteve kur ndalohet nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen emjedisit, fitohet nëpërmjet konkurrimit publik dhe përfshihet në kategorinë III.5. A.2, tështojcës së ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet nëRepublikën e Shqipërisë”. Procedurat e konkurrimit publik përcaktohen me vendim të 20 Këshillit të Ministrave.” Neni 31Regjistri i Peshkatarëve Profesionistë 1. Drejtoria e peshkimit krijon dhe administron Regjistrin e PeshkatarëveProfesionistë (RPP).2. Forma, përmbajtja dhe mënyra e administrimit të RPP-së, si dhe dokumentacioni,procedurat dhe afatet që duhen respektuar për dorëzimin e kërkesës për regjistrim dhe/oseankimimin e vendimit për refuzimin e regjistrimit përcaktohen me rregullore të miratuar ngaministri. Neni 32Regjistri i Anijeve të Peshkimit(ndryshuar pika 5 me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017) 1. Drejtoria e peshkimit krijon dhe administron Regjistrin e Anijeve të Peshkimit(RAP), ku regjistrohet çdo mjet lundrues që përdoret për peshkim tregtar.2. Përjashtohen nga pika 1 e këtij neni mjeti lundrues, pronari i mjetit lundrues osepërdoruesi i tij, i cili është regjistruar në listën e zezë të anijeve që zhvillojnë aktivitet PPP(IUU) të Bashkimit Europian, ose të çdo organizate ndërkombëtare, të njohur nga Republikae Shqipërisë.3. Çdo mjeti lundrues, që është regjistruar në regjistrin e flotës së peshkimit, i jepetnumri unik identifikues (NFR- CFR).4. Zotërimi i mjeteve lundruese, që përdoren për peshkim tregtar, nuk përbën kusht tëmjaftueshëm për të fituar të drejtën e pajisjes me leje të peshkimit tregtar.5. Forma, përmbajtja dhe mënyra e administrimit të RAP-it, si dhe dokumentacioni,procedurat dhe afatet që duhen respektuar për aplikimin për regjistrim dhe/ose ankim tëvendimit për refuzimin e regjistrimit, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 33Ndalimet për anijet e peshkimit 1. Anijet e peshkimit, të pajisura me leje peshkimi tregtar, ndalohen të përdorin pajisjeqë nuk janë markuar në vendet e caktuara, përtej distancës prej 12 milje detare nga detiterritorial.2. Ndalohet të pajisen me leje për peshkimin fundor anijet e peshkimit me fuqimotorike më të vogël se 224 KWdhe më të madhe se 746 KW.3. Pajisjet dhe mënyra e markimit të pajisjeve të përmendura në pikën 1 të këtij nenipërcaktohen me rregullore të miratuar nga ministri. Neni 34Peshkimi jashtë ujërave territoriale Peshkimi jashtë ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë bëhet me autorizim tëveçantë të ministrit. Neni 34/1Peshkimi bregdetar artizanal(shtuar me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Me qëllim që të kenë të drejtë të hyjnë në burime, anijet e peshkimit bregdetarartizanal duhet të jenë të përfshira në një nga format e organizimit, të përcaktuara në pikën 1, tënenit 58, të këtij ligji, me qëllim bashkërendimin dhe menaxhimin e peshkimit artizanal në shkallëtë vogël. 21 2. Organizatat, sipas pikës 1, të këtij neni, mund të jenë të vetme ose të përfshira nëkuadër të organizimeve më të gjera dhe që veprojnë në nivel kombëtar ose rajonal.3. Aplikimi për leje peshkimi, sipas pikës 1, të nenit 30, të këtij ligji, bëhet në përputhje meplanin e menaxhimit të zonës në fjalë. Neni 35Marrëveshje ndërkombëtare të peshkimit 1. Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë lidh marrëveshje me qeveritë evendeve të tjera dhe/ose me organizata ndërkombëtare në fushën e peshkimit.2. Detyrimet dhe të drejtat e përcaktuara në marrëveshjet e parashikuara në pikën 1të këtij neni në asnjë rast nuk cenojnë të drejtat dhe detyrimet e përcaktuara në dispozitat ekëtij ligji për subjektet vendase të peshkimit.Neni 36Detyrimi për t’u kthyer në një port shqiptar Çdo mjet lundrues, i pajisur me leje për peshkimin tregtar në ujërat e Republikës sëShqipërisë, është i detyruar, pas veprimtarisë së peshkimit dhe para eksportit të mundshëmtë organizmave ujorë të peshkuar, të kthehet pranë një porti shqiptar për të kryer të gjithaveprimet e kërkuara sipas këtij ligji dhe në zbatim të tij. Neni 37(ndryshuar me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017) 1. Ndalohen peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtëdhe hedhja në treg ose për konsum, në çdo periudhë, zonë e me çfarëdo lloj mjeti a pajisjeje, ikëtyre organizmave ujorë:a) korani i lumit - Salmo letnica lumi;b) koralet (Corallium spp.);c) trofta - Salmo trutta magrostigma; Salmo marmoratus;ç) blinjtë -Acipenser sturio; Acipenser naccarii;d) peshkaqenët - Cetorhinus maximus, Carcharodon carcharias;dh) lopa e detit - Mobula mobular;e) gurëshpuesi (dateri) - Lithophaga lithophaga;ë) sfungjerët (spongidae);f) gjitarët e detit (balenat, delfinët dhe fokat);g) breshkat e detit (Carretta carretta, Chelonia mydas dhe Dermochelys coreacea);gj) breshkat e ujit të ëmbël (Emys orbicularis, Mauremys caspica);h) zogjtë detarë.Me vendim të Këshillit të Ministrave, kësaj liste i shtohen lloje të tjera që mund tëpërcaktohen si të rrezikuara.2. Kapitenët e anijeve të peshkimit lëshojnë menjëherë zogjtë detarë të kapur në mënyrëaksidentale nga mjetet e peshkimit.3. Për sa është e mundur, ekzemplarët e specieve, sipas shkronjave “a” deri në “dh” dhe“ë” deri në “h”, të pikës 1, të këtij neni, të kapur në mënyrë aksidentale nga mjetet e peshkimit,trajtohen me kujdes në bordin e anijes së peshkimit dhe lëshohen të gjallë në ujë e tëpadëmtuar.4. Kapitenët e anijeve të peshkimit nuk zbarkojnë në tokë speciet e mësipërme, mepërjashtim të rasteve kur bëjnë pjesë në një program të miratuar për shpëtimin dhe mbrojtjen etyre ose në rast se është e nevojshme për të mundësuar shërimin e tyre, kur ato janë tëplagosura, pasi inspektorati që mbulon fushën e peshkimit të jetë i informuar përpara se anija epeshkimit të hyjë në port.5. Përjashtohen nga pika 1, e këtij vendimi, llojet e mbrojtura të organizmave ujorë, sipaskushteve të nenit 30, të ligjit nr. 103/2016, “Për akuakulturën”. 22 Seksioni IIPeshkimi çlodhës - argëtues Neni 38Peshkimi çlodhës - argëtues 1. Peshkimi çlodhës - argëtues konsiston në zënien/mbledhjen e një sasie peshkudhe organizmash të tjerë ujorë, nëpërmjet përdorimit të veglave dhe pajisjeve të lejuara përpeshkimin çlodhës - argëtues dhe që nuk ka për qëllim final shitjen/shkëmbimin apo tregtimine peshkut.2. Në asnjë rast dhe për asnjë arsye, ushtrimi i peshkimit çlodhës - argëtues nukduhet të ndërhyjë, të pengojë, të rrezikojë apo të vështirësojë peshkimin tregtar. Neni 39Kategoritë e peshkimit çlodhës - argëtues Peshkimi çlodhës - argëtues ndahet në tri kategori të veçanta, si më poshtë:a) Peshkim amator, peshkim i kohës së lirë, me grepa ose mjete të tjera, peshkimijotregtar, i paorganizuar i palidhur me ngjarje ose gara të përcaktuara, pa mjete lundruese.b) Peshkim sportiv, peshkim i organizuar që përfshin garimin e lirë midispeshkatarëve për të zënë individin (peshkun) më të madh të disa llojeve, numrin më të madhtë individëve ose peshën më të madhe të përgjithshme në varësi të rregullave të çdo gare tëveçantë.c) Peshkim turistik, peshkim i kryer nga peshkatarë profesionistë ose ngaprofesionistë të peshkimit çlodhës, të konsideruar si palë e tretë, e cila organizon ekspeditate peshkimit. Neni 40Autorizimi për peshkimin çlodhës - argëtues 1. Individët, vendas dhe/ose të huaj, që ushtrojnë peshkimin çlodhës – argëtues,pëveç atyre që marrin pjesë në peshkimin sportiv, pajisen me autorizim peshkimi.2. Lloji, numri maksimal i autorizimeve për çdo komunë/bashki/qark, gjatë një vitikalendarik, si dhe kriteret që duhen përmbushur për lëshimin/marrjen e autorizimit tëpeshkimit përcaktohen nga ministri.3. Për peshkimin amator, institucionet që verifikojnë plotësimin e kritereve të lejimit,janë organet e pushtetit vendor.4. Kriteret, që duhet të përmbushë një mjet lundrues për t’u konsideruar si mjetturistik, përcaktohen nga autoritetet klasifikuese të përcaktuara në legjislacioni përkatës.5. Autorizimi për peshkimin amator lëshohet nga autoriteti përgjegjës i qeverisjesvendore.6. Autorizimi për peshkimin turistik lëshohet nga ministria ose çdo ent tjetër iautorizuar prej saj.7. Përjashtohen nga pika 6 e këtij neni autorizimet për peshkimin amator në ujërat ebrendshme, të shpallura si zona të bashkëmenaxhimit, të cilat jepen nga organizatatpërgjegjëse të bashkëmenaxhimit. Neni 41Lloji i autorizimit për peshkimin amator dhe turistik 1. Autorizimi për peshkimin amator mund të jetë afatgjatë ose afatshkurtër.2. Autorizimi për peshkimin turistik është afatshkurtër.3. Autorizimi është afatgjatë kur vlefshmëria e tij shtrihet gjatë gjithë vitit kalendarik në 23 të cilin është lëshuar. Të drejtën për të aplikuar, me qëllim pajisjen me autorizim për peshkimamator, e kanë vetëm shtetasit, shqiptarë ose të huaj, që janë anëtarë të shoqatavekombëtare të peshkimit çlodhës - argëtues.4. Autorizimi është afatshkurtër kur vlefshmëria e tij përfshin një periudhë kohore jomë të gjatë se 30 ditë. Kjo periudhë fillon nga data e lëshimit të autorizimit.5. Shtetasit e huaj kanë të drejtë të aplikojnë dhe të pajisen vetëm me autorizimeafatshkurtra. Neni 42Detyrimi për mbajtjen e autorizimit të peshkimit çlodhës - argëtues 1. Autorizimi për peshkimin çlodhës - argëtues përdoret vetëm prej personit, në emërtë të cilit është lëshuar.2. Mbajtësi i autorizimit, gjatë ushtrimit të aktivitetit çlodhës - argëtues, është idetyruar të mbajë gjithmonë me vete autorizimin përkatës, si dhe t’ua tregojë atë personavetë autorizuar në bazë të këtij ligji, me kërkesën e parë. Neni 43Tarifa e autorizimit të peshkimit çlodhës - argëtues 1. Për t’u pajisur me autorizim për peshkimin çlodhës - argëtues paguhet tarifa ecaktuar.2. Tarifat, në varësi të llojit të peshkimit, përcaktohen me urdhër të përbashkët tëministrit dhe Ministrit të Financave. Neni 44Mjetet e përdorura për peshkimin çlodhës – argëtues(ndryshuar pika 1 me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Mjetet që përdoren për peshkimin çlodhës–argëtues dhe mënyra e lëshimit tëautorizimit përcaktohen me udhëzim të ministrit.2. Ministri përcakton, gjithashtu, edhe sasinë maksimale të peshkut, që mbajtësi iautorizimit, për këtë lloj peshkimi, mund të zërë gjatë një dite (24 orë). Neni 45Ndalimet në peshkimin çlodhës - argëtues Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit çlodhës - argëtues ndalohen:a) peshkimi gjatë periudhës nga perëndimi i diellit deri në agim;b) peshkimi me pushkë nënujore prej personave nën 16 vjeç;c) shitja e peshkut të kapur gjatë këtij aktiviteti. Neni 46Kontrolli i autorizimeve për peshkimin çlodhës - argëtues Shoqatat kombëtare të peshkimit çlodhës - argëtues (degët e tyre në qarqe),autoriteti përgjegjës i qeverisjes vendore, si dhe Inspektorati i Peshkimit, bashkërendojnëpunën për të kontrolluar zbatimin e kushteve të autorizimit për peshkimin çlodhës - argëtues. Neni 47Kontrolli i peshkimit çlodhës - argëtues 1. Të gjitha masat mbrojtëse dhe menaxhuese, që zbatohen për peshkimin tregtar nëdet dhe ujëra të brendshme, janë njësoj të zbatueshme edhe për peshkimin çlodhës 24 argëtues.2. Ministria merr masat përkatëse për kontrollin e peshkimit çlodhës - argëtues në tëgjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.3. Të dhënat, që rezultojnë nga ky kontroll, mbahen në një bazë të dhënash tëposaçme.4. Ministria, nëse vlerëson se ndikimi i peshkimit çlodhës - argëtues është ikonsiderueshëm, pasi ka marrë edhe mendimin e KKKSHTE-së, mund të vendosë zbatimine masave të veçanta menaxhuese në lidhje me autorizimet dhe deklarimin e zënieve. Neni 48Kampionatet kombëtare/ndërkombëtare të peshkimit sportiv 1. Organizimi i kampionateve kombëtare/ndërkombëtare të peshkimit sportiv apo içdo lloj aktiviteti tjetër konkurrues të organizuar, si dhe kushtet e zhvillimit të tyre miratohennga ministri.2. Sasia e peshkut të kapur gjatë këtyre aktiviteteve nuk mund të limitohet.Seksioni IIIPeshkimi për qëllime studimore dhe shkencore Neni 49Autorizimi për peshkimin për qëllime studimore dhe shkencore 1. Peshkimi për qëllime studimore dhe shkencore kryhet vetëm në bazë të autorizimittë lëshuar nga ministri.2. Ministri, në autorizimin, sipas pikës 1 të këtij neni, përcakton kushtet, në të cilatmund të kryhet peshkimi për qëllime studimore dhe shkencore. Neni 50Entet e njohura të kërkimit Ministri njeh si ent kërkimi çdo subjekt shtetëror ose privat që bën kërkesën, në bazëtë verifikimit të kualifikimit dhe kapacitetit të tyre dhe mbi bazën e mendimit të KKKSHTE-së. Seksioni IVPeshkimi në ujërat e brendshme Neni 51Rregullat e përgjithshme 1. Në aktivitetin e peshkimit tregtar dhe menaxhimin e tij në ujërat e brendshmezbatohen, për aq sa është e mundur, të njëjtat rregulla që përcaktohen në këtë ligj edhe përpeshkimin dhe menaxhimin e tij në ujërat territoriale.2. Në rastet kur peshkimi ose menaxhimi i tij në ujërat e brendshme rregullohet nëmënyrë specifike nga ky ligj, atëherë këta të fundit kanë përparësi në raport me rregullat epërgjithshme. Neni 52E drejta e peshkimit në ujërat e brendshme 1. E drejta e peshkimit në ujërat e brendshme fitohet nëpërmjet konkurrimit publik.2. Kur aktiviteti i peshkimit ushtrohet në ujëmbledhësit e bujqësisë, që përdoren përujitje nga ministria përgjegjëse e bujqësisë, si dhe komunat apo bashkitë, kushtet e sëdrejtës së peshkimit duhet të garantojnë sigurinë e digave, sipas legjislacionit në fuqi, si dhesasitë e ujit për ujitje. 25 3. Procedurat e konkurrimit publik përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 53Marrëveshjet për bashkëmenaxhim Me qëllim bashkëmenaxhimin e ujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë,ministria bashkëpunon me organizatat e menaxhimit të peshkimit, eventualisht edhe përzona limitrofe, me qëllim që të ruhet ekuilibri ekologjik dhe shfrytëzimi racional i burimevepeshkore të këtyre zonave. Neni 54Përcaktimi i një zone bashkëmenaxhuese 1. Çdo hapësirë gjeografike e caktuar e ujërave të brendshme të Republikës sëShqipërisë mund të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave si zonëbashkëmenaxhuese e peshkimit.2. Organizata e menaxhimit të peshkimit, e lidhur me një zonë bashkëmenaxhuese,përfshihet në përgatitjen dhe zbatimin e planit të bashkëmenaxhimit për zonën përkatëse.3. Nuk mund të krijohet më shumë se një organizatë menaxhimi peshkimi për njëqendër peshkimi dhe zonë bashkëmenaxhimi. Neni 55Planet e bashkëmenaxhimit 1. Çdo plan bashkëmenaxhimi miratohet për një periudhë jo më shumë se dhjetë vjetdhe ka si qëllim:a) të nxisë përdorimin e burimeve të peshkimit, mbi bazën e zhvillimit tëqëndrueshëm, duke siguruar, në të njëjtën kohë, mirëmbajtjen e tyre në nivele që arrijnë tëplotësojnë nevojat për sot dhe për të ardhmen;b) të mirëmbajë e të ruajë cilësinë dhe llojshmërinë biologjike të burimeve tëpeshkimit;c) të nxisë zbatimin e teknologjisë së përshtatshme për peshkim;ç) të shmangë tejkalimin e kapacitetit të peshkimit.2. Brenda dymbëdhjetë muajve nga data e caktimit të zonës bashkëmenaxhuese,organizata përkatëse dhe drejtoria e peshkimit përgatisin planin e bashkëmenaxhimit tëpeshkimit për këtë zonë, i cili miratohet nga ministri.3. Çdo plan bashkëmenaxhimi duhet:a) të përmbajë një analizë të gjendjes së peshkimit në zonën e bashkëmenaxhimit;b) të identifikojë objektivat afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, që duhen realizuar,për të siguruar një menaxhim të qëndrueshëm dhe të frytshëm të peshkimit në zonën ebashkëmenaxhimit;c) të përcaktojë masat e rekomanduara të menaxhimit dhe strategjitë e zhvillimit, tënevojshme për të arritur këta objektiva;ç) të identifikojë burimet e financimit për kostot e zbatimit të këtyre masavemenaxhuese;d) të përmbajë matës dhe mekanizma zyrtarë kontrolli, në mënyrë që të vlerësohenzbatimi, rregullimi dhe frytshmëria e tij;dh) të përmbajë procedura të qarta dhe mekanizma kontrolli, të miratuar më parë ngaorganet përkatëse;e) të përputhet me planin kombëtar për menaxhimin e peshkimit. 26 Neni 56Ndalimi i aktivitetit të peshkimit në zonën bashkëmenaxhuese Plani i bashkëmenaxhimit, siguron që personat që nuk janë anëtarë të organizatavebashkëmenaxhuese përkatëse të mos ushtrojnë:a) aktivitet peshkimi apo peshkimi profesional në territorin e zonësbashkëmenaxhuese;b) aktivitet peshkimi me pajisje apo teknika të veçanta. Neni 57Marrëveshjet për menaxhimin 1. Për menaxhimin e ujërave të brendshme të Republikës së Shqipërisë ministria lidhmarrëveshje me subjekte private të shpallura fituese nga konkurrimi publik.2. Marrëveshja shoqërohet me një plan për menaxhimin e zonës, ku specifikohengjendja e burimeve të gjalla ujore dhe objektivat që synohen të arrihen nëpërmjet këtijmenaxhimi, të gjitha kushtet për zbatimin e tij e veçanërisht:a) përcaktimi dhe kufizimi i zonës ujore ose limitrofe, për të cilën do të bëhetmarrëveshja;b) kohëzgjatja e marrëveshjes;c) përcaktimi i detyrimeve që ndërmerr pala kontraktuese, si riparimi i infrastrukturaveekzistuese, ndërtimi i infrastrukturave të reja, si dhe pagesat vjetore;ç) garancitë që ofron pala kontraktuese për respektimin e detyrimeve të veta;d) të drejtat që fiton pala kontraktuese për secilin nga burimet e zonës;dh) masat që përcaktohen për të siguruar respektimin e së drejtës së peshkimit dhetë veprimtarive të tjera, që tradicionalisht ushtrohen në atë zonë;e) detyrimet që merr ministria për menaxhimin e zonës;ë) pasojat në rastet e shkeljeve të dispozitave të marrëveshjes nga secila palë. KREU VIIORGANIZATAT E PESHKIMIT Neni 58Organizatat e peshkimit, format dhe anëtarësia e tyre 1. Organizatat e peshkimit janë persona juridikë privatë që krijohen me nismën e tyre,në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe mund të jenë në një nga format e mëposhtme:a) organizatë e prodhuesve;b) organizatë e menaxhimit të peshkimit;c) kooperativat; dheç) forma të tjera organizimi dhe menaxhimi.2. Organizatat e peshkimit ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me të drejtatdhe detyrimet e parashikuara në statutin e tyre, i cili miratohet nga asambleja e përgjithshmee organizatës, sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.3. Anëtarët e organizatës së peshkimit janë pronarë dhe/ose anëtarë jopronarë tëanijeve të aktivitetit të peshkimit, sipas vendit ku ai ushtrohet. Neni 59Strukturat e organizatave të peshkimit 1. Çdo organizatë krijon asamblenë e përgjithshme, këshillin administrativ, si dhestruktura të tjera të parashikuara në statut. 27 2. Asambleja e përgjithshme është struktura kryesore vendimmarrëse e organizatësdhe mblidhet të paktën një herë në vit në mbledhjen vjetore të përgjithshme.3. Këshilli administrativ është struktura përgjegjëse për menaxhimin e organizatës.Anëtarët e tij janë anëtarë të organizatës. Këshilli administrativ përgjigjet para asamblesë sëpërgjithshme për mbikëqyrjen e veprimtarisë së organizatës. Neni 60Organizatat e menaxhimit të peshkimit(shtuar shkronjat d”, “dh” dhe “e” me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) Organizatat e menaxhimit të peshkimit:a) marrin pjesë në bashkëmenaxhimin e burimeve të peshkimit, në përputhje meseksionin IV të kreut VI të këtij ligji;b) tri të pestat e numrit të përgjithshëm të votave të anëtarëve caktohen për anëtarëtpronarë të organizatës, pjesa tjetër e votave caktohet për anëtarët jopronarë të organizatës;c) kanë buxhet të pavarur, që bazohet në kuotat e anëtarësisë, donacionet endryshme, si dhe nga çdo e ardhur, që realizohet nga veprimtaria e tyre. Çdo e ardhurshtesë mbi shpenzimet nuk shpërndahet ndërmjet anëtarëve të organizatës, por përdoret përrealizimin e objektivave të saj;ç) sigurojnë që anëtarët e tyre të zbatojnë rregullat e vendosura nga organizata për:i) peshkimin;ii) kuotat e vendosura nga ministri dhe, në rastet kur menaxhimi i sforcos sëpeshkimit u është lënë këtyre organizatave, të zbatojnë rregullat e vendosura prej saj;iii) informacionin që duhet të japin sa herë u kërkohet nga organizata;iv) pagesën e kontributeve financiare të parashikuara në rregullat e vetë organizatës;v) vazhdimin e anëtarësisë në organizatë për të paktën tre vjet pas themelimit dhenjohjes së saj nga ana e ministrisë.d) kryejnë aktivitete të mbrojtjes së burimeve dhe mbikëqyrjes, duke caktuar personel përkëtë qëllim;dh) zhvillojnë struktura mbështetëse tokësore për aktivitetet prodhuese (tregjet e vogla tëpeshkut, qendrat e grumbullimit dhe të depozitimit të produkteve, mjetet e transportit etj.);e) promovojnë nisma për të rritur cilësinë e zënieve nga ana e anëtarëve, duke ruajturvlerat natyrore të zonave. Neni 61Organizatat e prodhuesve(ndryshuar me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Organizatat prodhuese të peshkimit, të njohura sipas procedurave të përcaktuara nëkëtë ligj, krijohen me nismën e prodhuesve të produkteve të peshkimit.2. Në momentin e njohjes së organizatës prodhuese nga ministri, duhet të mbahetparasysh gjendja specifike e prodhuesve të vegjël. Neni 61/1Objektivat e organizatave të prodhuesve(shtuar me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Organizatat prodhuese, në sektorin e peshkimit, ndjekin këta objektiva:a) nxisin ushtrimin e aktiviteteve të peshkimit fitimprurës e të qëndrueshëm nga anëtarëte tyre, në përputhje me Strategjinë Kombëtare të Peshkimit dhe legjislacionin në fuqi përmbrojtjen e mjedisit, duke respektuar politikën sociale dhe pjesëmarrjen në menaxhimin eburimeve peshkore, nëse është e nevojshme;b) parandalojnë dhe zvogëlojnë sa më shumë që të jetë e mundur zëniet jo objekt 28 peshkimi të popullatave tregtare dhe, kur është e nevojshme, bëjnë përdorimin më të mirë, pakrijuar treg për zëniet që janë nën dimensionet minimale, të përcaktuara për mbrojtje, sipasakteve nënligjore;c) kontribuojnë në gjurmueshmërinë e produkteve të peshkimit, me qëllim qëkonsumatori të ketë një qasje dhe informacion të qartë e të plotë;ç) kontribuojnë në eliminimin e praktikave të peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhetë parregulluar.2. Përveç objektivave të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, organizatat prodhuesendjekin dy ose më shumë objektiva, si më poshtë:a) përmirësojnë kushtet për vendosjen në treg të produkteve të peshkimit dheakuakulturës të anëtarëve të tyre;b) përmirësojnë performancën ekonomike;c) stabilizojnë tregjet;ç) kontribuojnë në furnizimin me ushqim, promovojnë standarde të larta të cilësisë esigurisë ushqimore dhe, në të njëjtën kohë, promovojnë punësimin në zonat bregdetare dherurale; d) zvogëlojnë ndikimin mjedisor të peshkimit, duke përfshirë masat për përmirësimin eselektivitetit të mjeteve të peshkimit.3. Organizatat prodhuese mund të ndjekin objektiva të tjerë plotësues. Neni 61/2Objektivat e organizatave të peshkimit bregdetar artizanal(shtuar me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Organizatat e peshkimit bregdetar artizanal organizohen në një nga format eparashikuara në këtë ligj dhe kanë këta objektiva:a) hartojnë dhe zbatojnë një plan menaxhimi për burimet dhe kategoritë ujore, dukembajtur parasysh edhe specifikat lokale, me ndihmën e kërkimit shkencor, në përputhje melegjislacionin në fuqi, dhe interesat e kategorive të tjera të peshkatarëve ose grupeve të tjera tëinteresit, që veprojnë në bregdet. Gjithashtu, kryejnë mbikëqyrjen e pajtueshmërisë mestandardet e vetërregullimit;b) kryejnë aktivitete të mbrojtjes së burimeve dhe mbikëqyrjes, duke caktuar personel përkëtë qëllim;c) promovojnë iniciativa që synojnë eliminimin e konflikteve me aktivitetet e tjera tëpeshkimit të kryera në zonën në fjalë;ç) zhvillojnë struktura mbështetëse tokësore për aktivitetet prodhuese (tregjet e vogla tëpeshkut, qendrat e grumbullimit dhe të depozitimit të produkteve, mjetet e transportit etj.);d) promovojnë nisma për të rritur cilësinë e zënieve nga ana e anëtarëve.2. Plani i menaxhimit, sipas pikës 1, të këtij neni, miratohet nga ministri. Neni 62Njohja e organizatave të peshkimit 1. Ministri, pas paraqitjes së kërkesës me shkrim nga përfaqësuesi i organizatëspërkatëse dhe pas verifikimit për plotësimin e kushteve të përcaktuara nga ky ligj, vendosbrenda tre muajve për njohjen e saj.2. Kushtet shtesë për njohjen e organizatave të peshkimit përcaktohen në rregullorenqë miratohet nga ministri.3. Ministria kryen kontrolle të rregullta, periodike, për të verifikuar respektimin ngaana e organizatës të kushteve të njohjes. Njohja tërhiqet në rast se organizata nuk i plotësonkushtet e përcaktuara në rregulloren e parashikuar në pikën 2 të këtij neni, ose në rastet kur 29 kjo njohje është realizuar mbi tregues të gabuar. Neni 63Regjistri i organizatave të peshkimit 1. Drejtoria e peshkimit krijon dhe administron regjistrin e organizatave të peshkimit.2. Regjistri përmban, të paktën, të dhënat e mëposhtme:a) emrin e organizatës;b) selinë qendrore të organizatës;c) emrat dhe adresat e kryetarit dhe të anëtarëve të këshillit administrativ të kësajorganizate;ç) aktin e njohjes së organizatës nga ana e ministrisë.3. Regjistri i organizatave të peshkimit publikohet në përputhje me legjislacionin nëfuqi. Neni 64Transferimi i infrastrukturave të peshkimit(ndryshuar pika 1, ndryshuar paragrafi i parë i pikës 2 dhe shtuar pika 4 me ligjin nr. 4/2019,datë 7.2.2019) 1. Infrastrukturat e peshkimit mund t’i transferohen në menaxhim një organizatepeshkimi, me kërkesën e kësaj të fundit.2. Menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit nga një organizatë peshkimi realizohetsipas kritereve dhe kushteve të mëposhtme:a) Të mos ndryshohen destinacioni dhe qëllimi.b) Të garantohet përdorimi i infrastrukturës së peshkimit nga ana e shtetit në rastet emasave të jashtëzakonshme.c) Të ruhet dhe të garantohet interesi publik.ç) Të ruhet dhe të rritet vlera ekonomike.3. Organet shtetërore, të ngarkuara nga legjislacioni në fuqi, kanë të drejtë tëinspektojnë infrastrukturën e transferuar, sipas dispozitave të këtij ligji, si dhedokumentacionin përkatës.4. Kur infrastrukturat e peshkimit i transferohen në menaxhim një organizatepeshkimi, kjo e fundit dorëzon në ministri një kopje të bilancit kontabël, së bashku meanekset e tij, të dorëzuar në administratën tatimore. KREU VIIIMENAXHIMI I INFRASTRUKTURËS SË PESHKIMIT Neni 65Menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit dhe format e tij(shtuar me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Menaxhimi i infrastrukturës së peshkimit kryhet sipas rasteve dhe formave tëpërcaktuara nga ky ligj.2. Institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës menaxhoninfrastrukturën e peshkimit, sipas njërës prej mënyrave të mëposhtme:a) menaxhim i drejtpërdrejtë;b) menaxhim nëpërmjet shoqatave të peshkimit, konkretisht të organizatave tëprodhuesve, kooperativave ose të menaxhimit të peshkimit;c) menaxhim i infrastrukturave të lidhura me peshkimin nga njësitë e vetëqeverisjesvendore dhe subjektet private;ç) menaxhim i kombinuar i përcaktimeve të bëra në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësajpike. 30 3. Kushtet dhe procedurat e transferimit të menaxhimit të infrastrukturës së peshkimitte organizatat e peshkimit, njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe subjektet private miratohenme vendim të Këshillit të Ministrave.4. Një organizatë menaxhon dhe mirëmban infrastrukturën e peshkimit që i ështëtransferuar, në përputhje me parimet e mëposhtme:a) menaxhuesi i infrastrukturës së peshkimit përballon kostot e përdorimit e tëmirëmbajtjes;b) infrastruktura e peshkimit përdoret në mënyrë të drejtë e të barabartë, për të nxiturdhe mbrojtur interesat e përdoruesve;c) infrastruktura e peshkimit administrohet në mënyrë racionale, në përputhje melegjislacionin në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe për të nxitur zhvillim të qëndrueshëm.5. Në rastin kur infrastruktura e peshkimit i është transferuar një organizate, veprohetsi më poshtë:a) çdo mjet lundrues, që është pronë ose drejtohet nga një person, i cili nuk ështëanëtar i organizatës, lejohet të përdorë portin ose qendrën e peshkimit që i është transferuarorganizatës;b) personat, të cilët nuk janë anëtarë të organizatës, lejohen të hyjnë në port ose nëqendrën e peshkimit;c) çdo person, i cili hyn ose shfrytëzon portin apo qendrën e peshkimit që i ështëtransferuar një organizate dhe që nuk është anëtar i saj, duhet të veprojë në përputhje meaktet ligjore e nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e portit ose të qendrës së peshkimit dheme rregulloret e organizatës;ç) tarifat që organizata ofron për shërbimet për një mjet lundrues, që është pronë adrejtohet nga një person, i cili nuk është anëtar i organizatës, janë më të larta se tarifat përmjetet lundruese të anëtarëve të saj, por, në çdo rast, jo më shumë se dyfishi i tyre.6. Niveli i tarifave propozohet nga organizata dhe miratohet me urdhër të përbashkëttë ministrit përgjegjës për bujqësinë dhe ministrit përgjegjës për financat. Neni 66Institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës(shtuar me ligjin nr. 4/2019, datë 7.2.2019) 1. Në varësi të ministrisë krijohet institucioni përgjegjës për shërbimet e peshkimitdhe të akuakulturës.2. Përveç sa është përcaktuar në pikën 3, të nenit 65, të këtij ligji, institucionipërgjegjës për shërbimet e peshkimit dhe të akuakulturës menaxhon qendrat e ripopullimit tëkategorive ujore në varësi të ministrisë.3. Organizimi dhe funksionimi i institucionit përgjegjës për shërbimet e peshkimit dhetë akuakulturës miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU IXHYRJA NË UJËRAT DHE BURIMET UJORE, RREGULLA TË PËRGJITHSHME Neni 67Autoritetet e monitorimit të aktivitetit të peshkimit dhe të akuakulturës Autoriteti përgjegjës për monitorimin e aktivitetit të peshkimit, i sforcos së peshkimitdhe akuakulturës është Inspektorati i Peshkimit, sektori i monitorimit të peshkimit dheQendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Neni 68Autoritetet e kontrollit të aktiviteteve të peshkimit dhe akuakulturës 31 1. Aktivitetet e peshkimit, të realizuara nga personat fizikë dhe ata juridikë, sitransferimi ndërmjet anijeve, transferimi i peshkut në kosha ose instalimet për produktet eakuakulturës, përfshirë këtu dhe instalimet për mirëmbajtjen, zbarkimin në det, importin,transportin, përpunimin, tregtimin dhe ruajtjen e produkteve të peshkimit dhe akuakulturës,kontrollohen nga Inspektorati i Peshkimit.2. Inspektorati i Peshkimit dhe QNOD-ja marrin masa për kontrollin e aktiviteteve tëanijeve të peshkimit në ujërat dhe burimet ujore të vendeve të tjera, sipas marrëveshjeve nëfuqi. 3. Inspektorati i Peshkimit dhe QNOD-ja sigurojnë zhvillimin e kontrollit, inspektimindhe zbatimin e dispozitave të tjera të këtij ligji, mbi baza jo diskriminuese për sa i përketsektorëve, anijeve ose personave. Neni 69Autorizimi për peshkim 1. Autorizimi për peshkim i jepet subjektit që aplikon për të ushtruar aktivitetespecifike peshkimi në një zonë:a) subjekt i rregullave që përcaktojnë sforco peshkimi;b) në të cilën zbatohet një plan shumëvjeçar për peshkimin;c) subjekt i kufizimeve në peshkim;ç) subjekt i peshkimit për qëllime shkencore;d) në të cilën ka kufizime të tjera, sipas legjislacionit në fuqi.2. Autorizimi për peshkim, sipas pikës 1 të këtij neni, lëshohet në bazë të mendimit tëKKKSHTE-së.3. Autorizimi për ushtrimin e një aktiviteti të caktuar në peshkim u jepet atyre anijevetë peshkimit, të cilat zotërojnë lejen përkatëse sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj dhenë legjislacionin në fuqi.4. Në rast të lëshimit të një autorizimi të tillë, ministria njofton, sipas rastit, subjektet einteresuara për të dhënat dhe informacionin që përmban ky autorizim, si dhe për shifrat epërcaktuara për sforco peshkimi.5. Autorizimi për peshkim bëhet i pavlefshëm kur leja e peshkimit është epavlefshme. Neni 70Shënjimi i mjeteve të peshkimit 1. Zotëruesi i një anijeje peshkimi respekton kushtet e vendosura për shënjimin dheidentifikimin e anijes dhe veglave përkatëse të saj.2. Kushtet për shënjimin dhe identifikimin e anijeve të peshkimit dhe veglavepërkatëse të tyre përcaktohen me rregullore të miratuar nga ministri. Neni 71Mbikëqyrja dhe zbulimi QNOD-ja mbikëqyr hapësirën detare shqiptare nëpërmjet:a) vëzhgimit të anijeve të peshkimit nga anijet e inspektimit ose mjete të tjerambikëqyrëse;b) sistemit të monitorimit;c) çdo metode tjetër zbulimi apo identifikimi. Neni 72Sistemi i monitorimit të anijeve 1. Anijet e peshkimit me gjatësi të barabartë ose më të madhe se 15 metra instalojnë 32 në bordin e tyre pajisjen përkatëse që mundëson identifikimin dhe lokalizimin e tyreautomatik, të menjëhershëm, në intervale të caktuara dhe të rregullta kohore, nëpërmjettransmetimit të të dhënave për vendndodhjen përkatëse në sistemin satelitor.2. Kostot e transmetimit satelitor apo mesazheve me sistemet e tjera të anijeve tëpeshkimit mbulohen nga vetë anijet e peshkimit. Kostoja e lidhjes së QNOD-së me sisteminsatelitor mbulohet nga ministria.3. Të dhënat e siguruara nga sistemi automatik i identifikimit në anijet e peshkimit itransmetohen QNOD-së.4. Sistemi i monitorimit të anijeve të peshkimit synon zbulimin, identifikimin dhepërcaktimin e pozicionit të këtyre anijeve pas koordinimit të mesazheve satelitore të dërguaraapo pas mesazheve të sistemeve të tjera të njëjta.5. QNOD-ja ia transferon të dhënat për anijen shqiptare autoritetit përkatës të shtetittjetër, ku ndodhet anija shqiptare, në rastet kur anijet shqiptare të peshkimit janë në ujërat enjë shteti tjetër.6. Sistemi i monitorimit të anijeve shqiptare të peshkimit u vihet në dispozicion mekërkesë edhe shteteve të tjera, në portet e të cilave anija do të zbarkojë zëniet e saj ose nëujërat e të cilave anija vazhdon të kryeje aktivitetin e peshkimit.7. QNOD-ja ia transferon të dhënat e sistemit të monitorimit të anijes së peshkimit, nërastet kur ajo operon në ujërat e një vendi të tretë apo në det të hapur, i cili menaxhohet nganjë organizatë ndërkombëtare, vendit të tretë apo organizatës ndërkombëtare, atëherë kurrregullat e tyre e kërkojnë këtë transferim.8. Mënyra dhe koha kur ky sistem bëhet funksional përcaktohen me vendim tëKëshillit të Ministrave.9. Ministria siguron që asnjë anije peshkimi, subjekt i pikës 1 të këtij neni, të moszhvillojë aktivitet peshkimi pa qenë e pajisur me pajisjen përkatëse të identifikimit dhelokalizimit automatik. Neni 73Transmetimi i të dhënave për veprimet e monitorimit Të dhënat e mbledhura nga anijet me sistem monitorimi nga sistemi automatik iidentifikimit, si dhe të dhënat e mbledhura nga sistemet e tjera të zbulimit në anije për çështjetë sigurisë detare dhe mbrojtjes, kontrollit të kufijve, mbrojtjes së mjedisit detar dhe çështje tëtjera, të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, mund t’u transmetohen agjencive dheautoriteteve kompetente të shteteve të përfshira në veprimet e mbikëqyrjes, në rast sekështu është rënë dakord më parë mes tyre. KREU XKONTROLLI I PESHKIMIT Neni 74Libri i anijes së peshkimit 1. Anijet e peshkimit me gjatësi të barabartë ose më të madhe se 10 metra mbajnëlibrin e anijes së peshkimit, ku raportojnë për të gjitha veprimet e tyre.2. Libri i anijes së peshkimit përmban në mënyrë specifike të gjitha sasitë për secilinlloj të gjuajtur (zënë) dhe të mbajtur në bord, për një peshë mbi 50 kg peshë e gjallë ose kurështë i mundur numri i individëve.3. Hapësira e lejuar e tolerancës në regjistrimet e parashikuara në regjistrin epeshkimit për sasitë në kilogramë të peshkut të mbajtur në bord është 10 për qind për tëgjitha llojet.4. Përmbajtja, mënyra e mbajtjes dhe funksionimit të librit të anijes së peshkimitpërcaktohen me vendim të Këshilli të Ministrave.5. Anijet e peshkimit ia dërgojnë informacionin e përfshirë në librin e anijes së 33 peshkimit, sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 48 orë pas daljes së tyre nëbreg (zbarkimit), inspektoratit të peshkimit të portit të cilit i përkasin ose, në rastin kur dalinnë bregun e një shteti tjetër, autoritetit përgjegjës të portit të këtij të fundit.6. Saktësia dhe vërtetësia e të dhënave të përfshira në librin e anijes janë përgjegjësie kapitenit ose pronarit të anijes. Neni 75Regjistrimi i prodhimeve Kapitenët ose pronarët e anijeve të peshkimit, me gjatësi të barabartë ose më tëmadhe se 10 metra, plotësojnë deklaratën e zbarkimit, duke treguar të gjitha sasitë ezbarkuara, për çdo lloj të zbarkuar. Neni 76Të dhënat në zonën e kufizuar të peshkimit Zotëruesit e anijeve, në rastet kur ekziston një kufizim në regjimin e peshkimit në njëzonë të caktuar, në zbatim të nenit 75 të këtij ligji, mbajnë dhe llogaritin në librat e tyre tëanijeve të peshkimit për kohën e qëndrimit në atë zonë, të gjithë informacionin e kërkuar ngaaktet nënligjore, në zbatim të këtij neni. Neni 77Regjistrimi elektronik dhe transmetimi i të dhënavetë librit të anijes së peshkimit 1. Kapitenët ose pronarët e anijeve të peshkimit me gjatësi të barabartë ose më tëmadhe se 12 metra regjistrojnë në rrugë elektronike të gjithë informacionin e përmendur nënenin 74 të këtij ligji, të cilin ia dërgojnë, në rrugë elektronike, QNOD-së, të paktën, një herënë 24 orë.2. Informacioni, sipas pikës 1 të këtij neni, transmetohet pas përfundimit të veprimevetë fundit të procesit të peshkimit dhe përpara hyrjes së tyre në port.3. Mënyrat dhe koha kur ky sistem bëhet funksional përcaktohen me vendim tëKëshillit të Ministrave. Neni 78Raste përjashtimore nga detyrimi i regjistrimit Kapitenët ose pronarët e anijeve të peshkimit, që mbajnë dhe raportojnë të dhënatelektronike për aktivitetin e peshkimit, përjashtohen nga detyrimi për të plotësuar librin eanijes së peshkimit, deklaratën e zbarkimit dhe atë të transferimit në një anije tjetër(transbordimit). Neni 79Anijet e peshkimit që nuk janë subjekt i kërkesave të librit tëanijeve të peshkimit Inspektorati i Peshkimit dhe QNOD-ja monitorojnë aktivitetet e peshkimit të anijeve qënuk janë subjekt i kërkesave për plotësimin e librit të anijeve të peshkimit, nëpërmjet njëpërzgjedhjeje rastësore, bazuar në programin kombëtar të inspektimit. Neni 80 34 Lajmërimi paraprak Kapitenët ose pronarët e anijeve të peshkimit, me gjatësi të barabartë ose më tëmadhe se 12 metra, që ushtrojnë aktivitetin e peshkimit mbi një popullatë të caktuar,subjekte të detyrimit për të mbajtur të dhënat e regjistrit të peshkimit në mënyrë elektronike,lajmërojnë QNOD-në dhe Inspektoratin e Peshkimit për mbërritjen e tyre në port, duke uvënë në dispozicion, të paktën katër orë përpara mbërritjes së tyre në port, informacionin emëposhtëm:a) numrin e jashtëm të identifikimit dhe emrin e anijes së peshkimit;b) emrin e portit të mbërritjes dhe motivet e ndalimit në këtë port, si për shembullzbarkimi, transferimi ose nevoja për të pasur akses në shërbime;c) të dhënat e itinerarit të peshkimit dhe zonat përkatëse gjeografike ku ështëgjuajtur;ç) datën dhe kohën e parashikuar të arritjes në port;d) sasitë për secilin lloj, sikurse janë regjistruar në librin e anijes së peshkimit;dh) sasitë për secilin lloj që do të zbarkohet apo transferohet në një anije tjetër. Neni 81Zbarkimi në porte nga anijet me flamur të huaj 1. Anijet, të cilat lundrojnë me flamur të huaj dhe që synojnë përdorimin e portit ose tëlehtësive zbarkuese në port, lajmërojnë autoritetet përgjegjëse të portit të paktën 24 orë parambërritjes së tyre.2. Informacioni i dërguar përmban të njëjtat kërkesa të përcaktuara në nenin 80 tëkëtij ligji, për anijet shqiptare.3. Anija e peshkimit, e cila lundron nën flamurin e huaj, peshkun e zënë mund tashkarkojë vetëm në portet, të cilat janë të hapura për tregti ndërkombëtare, në pjesë tëbregut që plotëson kushtet për pritjen e ngarkesës, në përputhje me rregulloren e miratuarnga ministri.4. Autoritetet përgjegjëse të portit, ku anija synon të zbarkojë, mund të refuzojnëhyrjen në port të anijes nëse informacioni i parashikuar në nenin 80 të këtij ligji, nuk është iplotë. 5. Përjashtim nga ky rregull përbëjnë vetëm rastet e forcës madhore. Neni 82Deklarata e zbarkimit 1. Kapiteni ose pronari i anijes së peshkimit, me gjatësi të barabartë ose më tëmadhe se 10 metra, ose përfaqësuesi i tij plotëson deklaratën e zbarkimit, duke përfshirë nëtë edhe informacionin për sasinë e llojeve që do të zbarkohen.2. Të dhënat, që kapiteni ose pronari i anijes së peshkimit është i detyruar tëparaqesë në përputhje me pikën 1 të këtij neni, përcaktohen me vendim të Këshillit tëMinistrave.3. Kapiteni ose pronari i anijes së peshkimi apo një përfaqësues i anijes së peshkimiti paraqet deklaratën e zbarkimit Inspektoratit të Peshkimit sa më shpejt të jetë e mundur, porjo më vonë se 48 orë pas zbarkimit.4. Në rast se ka zbarkuar në portin e një shteti fqinj, zotëruesi i anijes ia paraqet këtëdeklaratë edhe autoriteteve përgjegjëse të portit të atij shteti.5. Vërtetësia dhe saktësia e të dhënave të përfshira në deklaratën e zbarkimit janëpërgjegjësi e kapitenit ose pronarit të anijes në fjalë. Neni 83Deklarata e zbarkimit për peshkimin në një shtet tjetër 35 1. Në rastet kur anija e peshkimit e zbarkon sasinë e peshkut të kapur në një shtettjetër, autoritetet përgjegjëse shqiptare i dërgojnë shtetit tjetër deklaratën e zbarkimit nërrugë elektronike.2. Në rastet kur informacioni për zëniet është mbajtur në rrugë elektronike, sipaspërcaktimeve të parashikuara nga vendimi i Këshillit të Ministrave, atëherë anija shqiptarenuk i nënshtrohet detyrimit për të paraqitur një deklaratë për zbarkim në shtetin fqinj. Neni 84Autoritetet monitoruese të anijeve, jo subjekt i deklaratës së zbarkimit Inspektorati i Peshkimit dhe QNOD-ja monitorojnë aktivitetet e peshkimit të anijeve, tëcilat nuk janë subjekt i kërkesave për deklaratën e zbarkimit nëpërmjet një përzgjedhjejerastësore. Neni 85Transbordimi në det 1. Nuk lejohet tansbordimi në det pa një autorizim paraprak dhe me kushte tëpërcaktuara për subjektin që zotëron anijen e peshkimit.2. Rregullat dhe procedurat për autorizimin e kryerjes së veprimeve të transbordimitpërcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU XIMONITORIMI I SFORCOS SË PESHKIMIT Neni 86Monitorimi i sforcos së peshkimit 1. Nuk lejohet tejkalimi i normave të përcaktuara nga anijet e peshkimit në zonat epeshkimit, për të cilat ka një regjim të përcaktuar peshkimi.2. Inspektorati i Peshkimit dhe QNOD-ja monitorojnë anijet e peshkimit që ushtrojnëaktivitetet e parashikuara me këtë ligj, në zonën me regjim të përcaktuar peshkimi, me qëllimqë të mos kapërcehet kufiri individual i lejuar për peshkim, si dhe të mos tejkalohet kufirimaksimal i zënieve të përcaktuara për atë zonë. Neni 87Rregullimi i sforcos së peshkimit Rregullimi i kufijve minimalë dhe maksimalë për zonat, subjekt i një sforcoje tëpeshkimit, si dhe procedurat përkatëse për lajmërimin e mjeteve të peshkimit, për pajisjenme autorizim paraprak të anijeve të peshkimit, që janë subjekt i një sforcoje peshkimi tëpërcaktuar, si dhe përjashtimet përkatëse nga këto rregulla përcaktohen në rregullore tëmiratuar nga ministri. Neni 88Të dhënat e lidhura me sforcon e peshkimit 1. Anijet e peshkimit janë të detyruara të mbajnë të gjitha të dhënat që lidhen memundësitë e peshkimit dhe me sforcon e peshkimit, të regjistruara në librat e anijes dhe nëdeklaratat e zbarkimit ose transbordimit.2. Secila anije peshkimi njofton Inspektoratin e Peshkimit brenda datës 25 të çdomuaji për sasinë e çdo stoku apo grupi stoku, subjekt i kuotave totale të lejueshme (TAC), sidhe për kuotat e zbarkuara muajin e mëparshëm.3. Në rastet kur anija e peshkimit është subjekt i një sforcoje peshkimi apo kapeshkuar në një zonë me këtë regjim, zotëruesi i saj mban të dhënat që lidhen me zëniet ekryera në këtë zonë, si dhe llojin/llojet e zëna nga anija e tij dhe i raporton ato brenda muajit 36 pranë Inspektoratit të Peshkimit. Neni 89Kufizimet për mjetet e peshkimit 1. Kapiteni ose pronari i një anijeje peshkimi lajmëron pranë Inspektoratit të Peshkimitpër mjetet e peshkimit ose, kur është rasti, sasinë e mjeteve të peshkimit që do të përdorëgjatë periudhës në vazhdim.2. Kapiteni ose pronari i anijes së peshkimit është subjekt i pikës 1 të këtij neni, kurnë zonën gjeografike ku ai do të peshkojë është vendosur regjimi i një sforcoje peshkimi dhenë të cilën ka kufizime për përdorimin e grupeve të mjeteve të peshkimit apo të numrit tëmjeteve të peshkimit.3. Nuk lejohet ushtrimi i aktivitetit të anijes së peshkimit në zonën me regjim tëkufizuar në rast se nuk është kryer raportimi i përmendur në pikat 1 dhe 2 të këtij neni. Neni 90Përdorimi i mjeteve të ndryshme të peshkimit Përdorimi i një ose më shumë mjeteve të ndryshme të peshkimit gjatë një udhëtimipër peshkim është subjekt i një autorizimi paraprak nga Inspektorati i Peshkimit, kur regjimi injë sforcoje peshkimi lejon përdorimin e këtyre mjeteve që i përkasin më shumë se një grupi,në një zonë të caktuar. Neni 91Raporti për sforcon e peshkimit Kapiteni ose pronari i anijeve të peshkimit, që nuk janë të pajisura me sistemin emonitorimit në anije apo që nuk transmetojnë të dhënat e librit të anijes së peshkimit dhe qëjanë subjekt i një regjimi sforcoje peshkimi, i transmetojnë me telex, faks, mesazhe telefonikeapo nëpërmjet sistemit të adresës elektronike (e-mail) në formën e një raporti për sforcon epeshkimit, në QNOD, të dhënat e mëposhtme, të mbajtura menjëherë përpara çdo hyrjejedhe daljeje nga një zonë gjeografike, subjekt i sforcos së peshkimit:a) emrin, shenjën e identifikimit të jashtëm, shenjat e thirrjeve në radio dhe emrin ezotëruesit të anijes së peshkimit;b) zonën gjeografike të vendndodhjes së anijes, për të cilën po raportohet;c) datën dhe orën për secilën hyrje në zonë apo dalje nga zona;ç) sasinë e mbajtur në bord të llojeve, peshë e gjallë në kg. Neni 92Përjashtime Në rastin kur anijet e peshkimit, që transitojnë në një zonë me mjete peshkimi,subjekt i regjimit të sforcos së peshkimit, por që nuk janë pajisur me autorizimin përkatës, ilidhin dhe i heqin mjetet e peshkimit gjatë kalimit në zonën me këtë kufizim.KREU XIIGRUMBULLIMI, MENAXHIMIDHE PËRDORIMI I TË DHËNAVE Neni 93Programi kombëtar për grumbullimin, menaxhimindhe përdorimin e të dhënave 1. Programi kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin etë dhënave biologjike, teknike, mjedisore dhe social - ekonomike krijohet në bazë tëmetodologjisë së miratuar nga ministri dhe të plotësuar me rregulla të rëndësishme 37 ndërkombëtare.2. Programi kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin etë dhënave biologjike, teknike, mjedisore dhe social - ekonomike përfshin të dhënat për:a) peshkimin tregtar, të kryer nga anijet e peshkimit:i) në ujërat territoriale;ii) jashtë ujërave territoriale;iii) në ujërat e brendshme, përfshirë edhe peshkimin e ngjalës;b) peshkimin çlodhës - argëtues;c) industrinë e përpunimit të prodhimeve peshkore.3. Programi kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin etë dhënave përfshin:a) programet e kampionimit shumëvjeçar;b) sistemin e kontrollit të peshkimit tregtar dhe çlodhës - argëtues, nëse është enevojshme;c) fushatat e kërkimit shkencor në det;ç) një sistem për menaxhimin dhe përdorimin e të dhënave me qëllim analizatshkencore.4. Programi kombëtar shumëvjeçar për grumbullimin, menaxhimin dhe përdorimin etë dhënave miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.5. Përmbajtja e programeve të kampionimit shumëvjeçar të kërkimit shkencor në det,pavarësisht nga të dhënat që vijnë nga peshkimi tregtar, miratohen me vendim të Këshillit tëMinistrave. Neni 94Ruajtja e të dhënave 1. Sistemi i të dhënave trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.2. Të dhënat e përfshira në sistem konsiderohen si autentike dhe pronësia e tyre,bazuar në legjislacionin në fuqi, i përket shtetit shqiptar.3. Drejtoria e peshkimit është përgjegjëse për ruajtjen në kushte sigurie të të gjitha tëdhënave parësore në mënyrë informatike.4. Në rast se drejtoria e peshkimit identifikon mospërputhje të të dhënave, atëherë ajokërkon hetim. Neni 95Shkëmbimi i të dhënave 1. Të dhënat e përfshira në sistem janë të disponueshme për përdoruesit finalë dheshkëmbim me shtete të tjera.2. Drejtoria e peshkimit mund të kërkojë të shkëmbejë:a) të dhënat nga sistemi i monitorimit të anijes, e cila ndodhet në ujërat e një shtetitjetër; b) të dhënat e librit të anijes së peshkimit, kur anijet shqiptare të peshkimit janë dukepeshkuar në ujërat e një shteti tjetër;c) deklaratat e zbarkimit apo transbordimit, kur këto procese po kryhen në ujërat e njështeti tjetër;ç) lajmërimin paraprak, kur porti përkatës ndodhet një ujërat e një shteti tjetër.3. Drejtoria e peshkimit siguron shkëmbimin e të dhënave në mënyrë tëdrejtpërdrejtë, duke i dërguar shtetit, të cilit anija i përket, informacione që lidhen me shitjen,kur shitja e parë vjen nga një anije peshkimi e një shteti tjetër. Neni 96Konfidencialiteti i të dhënave 38 Të dhënat e përfshira në sistemin kombëtar janë subjekt i konfidencialitetitprofesional dhe tregtar, ashtu siç parashikohet nga legjislacioni në fuqi. Neni 97Mbrojtja e të dhënave personale Dispozitat e këtij ligji nuk cenojnë të drejtat e individëve, lidhur me mbrojtjen e tëdhënave të tyre personale, sikurse parashikohet në ligjin nr. 9887, datë 10.3.2008 “Përmbrojtjen e të dhënave personale”. KREU XIIIKONTROLLI I PLANEVE SHUMËVJEÇARE Neni 98Portet e përcaktuara Ministri vendos për shpalljen e një porti të përcaktuar ose vendi në afërsi të bregut,në të cilin lejohen shkarkimet ose transbordimet e prodhimeve të peshkimit dhe tëshërbimeve portuale, vetëm bazuar në kriteret e mëposhtme:a) është përcaktuar koha e shkarkimit ose e transbordimit;b) janë përcaktuar vendet e shkarkimit dhe të transbordimit;c) janë përcaktuar procedurat e inspektimit të kryer dhe të mbikëqyrjes. Neni 99Transbordimi në port 1. Anijet e peshkimit, subjekt i planeve shumëvjeçare në peshkim, ndalohen tëtransbordojnë zëniet e tyre në bordin e ndonjë anijeje tjetër peshkimi nëse këto zënie nukjanë peshuar më parë sipas rregullave të përcaktuara nga ky ligj.2. Rregulla të veçanta për përjashtimin nga ky nen përcaktohen me urdhër tëministrit. Neni 100Programi Kombëtar i Kontrollit 1. Programi Kombëtar i Kontrollit miratohet me vendim të Këshillit të Ministrave.2. Programi Kombëtar i Kontrollit publikohet elektronikisht në faqen zyrtare tëministrisë. KREU XIVKAPACITETI I PESHKIMIT Neni 101Rregullimi i kapacitetit të peshkimit 1. Ministria është përgjegjëse për të kontrolluar se kapaciteti i peshkimit nuk është asmë i lartë se kapaciteti i parashikuar në lejet përkatëse të peshkimit dhe as më i lartë senivelet maksimale të kapacitetit të peshkimit, të përcaktuara në përputhje me legjislacioninnë fuqi.2. Metodat e përdorura në lidhje me regjistrimin e anijeve të peshkimit, verifikimin efuqisë motorike të këtyre anijeve, verifikimin e tonazhit të anijeve të peshkimit, si dhe 39 verifikimin e tipit, numrit dhe karakteristikave të mjeteve të peshkimit përcaktohen me vendimtë Këshillit të Ministrave.3. Inspektorati i Peshkimit është përgjegjës për verifikimin e nivelit të kapacitetit tëpeshkimit. Neni 102Fuqia motorike 1. Ministri përcakton me rregullore kushtet për pajisjen me certifikatë për fuqinëmotorike të anijeve të peshkimit. Përjashtim bëjnë anijet që përdorin ekskluzivisht rrjeta fikseose draga, mjetet ndihmëse të peshkimit dhe anijet që përdoren ekskluzivisht vetëm nëakuakulturë.2. Operatorët e anijeve të peshkimit paguajnë kostot përkatëse për pajisjen mecertifikatën e fuqisë motorike.3. Ndalohet përdorimi i një fuqie tjetër motorike, zëvendësimi i saj me një tjetër motorme tjetër fuqi apo përdorimi i një fuqie tjetër të modifikuar teknikisht, kur kjo e fundit nukështë certifikuar zyrtarisht nga autoritetet klasifikuese të përcaktuara në legjislacioninpërkatës.4. Ndalohet peshkimi me anije, të cilat janë pajisur me motorë me fuqi më të madhese ajo e parashikuar në lejen e peshkimit, me të cilën është pajisur anija përkatëse. Neni 103Afatet Ministri përcakton me rregullore të veçantë kohën kur anijet, subjekt i një regjimi nëfushën e peshkimit, pajisen me certifikatën përkatëse të fuqisë motorike. KREU XVKONTROLLI NË ZONAT ME REGJIM PESHKIMI TË KUFIZUAR Neni 104Kontrolli në zonat me regjim peshkimi të kufizuar 1. Aktivitetet e peshkimit të anijeve shqiptare në një zonë peshkimi me regjim tëkufizuar janë subjekt i monitorimit nga QNOD-ja.2. QNOD-ja e pajisur me sistemin e detektimit monitoron anijet e shqiptare gjatëhyrjes, transitimit dhe daljes nga zonat me regjim peshkimi të kufizuar. Neni 105Raportimi për zonat me regjim peshkimi të kufizuar 1. Anijet përkatëse raportojnë hyrjen apo daljen nga zona me regjim peshkimi tëkufizuar nëpërmjet sistemit operacional që ato disponojnë në bordet e tyre.2. Frekuenca e raportimit të të dhënave është në çdo 30 minuta duke u nisur ngakoha kur ato hyjnë në zonën me regjim peshkimi të kufizuar. Neni 106Transiti në zonat me regjim peshkimi të kufizuar 40 Transiti në një zonë me regjim peshkimi të kufizuar lejohet për të gjitha anijet epaautorizuara për peshkim, pasi janë plotësuar kushtet e mëposhtme:a) të gjitha mjetet e peshkimit në bord janë hequr dhe lidhur gjatë transitit;b) shpejtësia gjatë transitit nuk është më e vogël se 6 milje detare, përveçse në rastete forcës madhore. Në këtë rast, kapiteni i anijes informon QNOD-në. KREU XVIPËRDORIMI I MJETEVE TË PESHKIMIT Neni 107Mjetet e peshkimit Në peshkimin, për të cilin nuk lejohet përdorimi i një ose më shumë tipave të rrjetavetë peshkimit, çdo rrjetë tjetër bllokohet dhe lidhet, me qëllim që të mos përdoret, në përputhjekjo me kushtet e përcaktuara me rregullore të miratuar nga ministri. Neni 108Gjetja e mjeteve të humbura 1. Anijet e peshkimit duhet të jenë të pajisura me pajisje që mundëson gjetjen emjeteve të peshkimit të humbura.2. Në rastin kur mjeti i humbur nuk është gjetur, atëherë zotëruesi i anijes lajmëroninspektorin përkatës për:a) numrin e jashtëm të identifikimit dhe emrin e anijes së peshkimit;b) tipin e mjetit të humbur;c) kohën e humbjes së këtij mjeti;ç) pozicionin e mjetit të humbur;d) masat e marra për të gjetur mjetin.3. Në rastin kur mjetet e humbura gjenden nga Inspektorati i Peshkimit dhe që nukjanë raportuar nga zotëruesi i anijes, atëherë inspektori i peshkimit i ngarkon koston enxjerrjes së mjetit zotëruesit të anijes. KREU XVIIKONTROLLI I TREGTIMIT TË PRODUKTEVE TË PESHKUT Neni 109Autoritetet e kontrollit të tregtimit të produkteve të peshkut 1. Në zbatim të këtij ligji, inspektorët për peshkimin kontrollojnë në territorin shqiptartë gjitha stadet e tregtimit të peshkut dhe të produkteve të akuakulturës, që nga shitja e parëderi në shitjen me pakicë, duke përfshirë këtu dhe transportin.2. Në rast se për një lloj të caktuar është vendosur një sasi fikse, operatorëtpërgjegjës për kapjen, shitjen, magazinimin ose transportimin e saj duhet të paraqesincertifikatën e origjinës së këtij produkti, me qëllim identifikimin e zonës përkatëse të origjinës.3. Ministri përcakton rregullat përkatëse për vendosjen e të gjitha produkteve tëpeshkimit dhe akuakulturës në sasi, duke nisur që nga kapja apo përpunimi. Neni 110Kontrolli i standardeve për tregtimin 1. Operatorët që merren me zënien, shitjen, magazinimin ose transportimin e sasivetë peshkimit apo të produkteve të akuakulturës duhet të sigurojnë se këto produktepërmbushin standardet e tregtimit për të gjitha stadet. 41 2. Autoritetet përgjegjëse të ngarkuara me ligj sigurojnë se të gjitha produktet epeshkimit, të ekspozuara për shitjen e parë, të ofruara për shitjen e parë apo edhe tëtregtuara, përmbushin standardet e përcaktuara për tregtimin e tyre. Neni 111Regjistrimi i sasive me produkte peshkimi 1. Të gjithat sasitë me produkte peshkimi duhet të regjistrohen në të gjitha stadet eprodhimit, përpunimit apo shpërndarjes, që nga zënia deri te vendosja në treg për shitje mepakicë.2. Të gjitha sasitë e hedhura në treg duhet të jenë të etiketuara në përputhje me ligjinnr. 9863, datë 28.1.2008 “Për ushqimin”, të ndryshuar, me qëllim mundësimin e regjistrimit tëçdo sasie. Neni 112Qendrat e ankandit 1. Ministria siguron që të gjitha produktet e peshkimit tregtohen ose regjistrohen përherë të parë, sipas rastit, në qendrat përkatëse të ankandit, në blerësit e parë apo nëshoqatat e prodhuesve.2. Përjashtohen nga pika 1 e këtij neni blerësit e parë, për një sasi deri në 30 kg, sasitë cilën e përdorin për qëllime të konsumimit personal.3. Procedurat për shitjen e parë të produkteve të peshkimit miratohen me vendim tëKëshillit të Ministrave. Neni 113Pesha e produkteve të peshkimit 1. Këshilli i Ministrave përcakton rregulla të veçanta për peshimin e produkteve tëpeshkimit, sipas sistemit përkatës në fuqi.2. Produktet e peshkimit peshohen në kohën e zbarkimit dhe më parë se këtoprodukte të futen në magazinë, të transportohen apo të shiten.3. Vetëm në raste përjashtimore dhe atëherë kur ka një plan me përzgjedhje përanijen e peshkimit, lejohet peshimi i produkteve të peshkut në bordin e anijes në fjalë.4. Saktësia dhe vërtetësia e të dhënave nga peshimi i produkteve të peshkut ështëpërgjegjësi e blerësve të regjistruar, pjesëmarrësve në ankand apo organeve dhe personavetë tjerë, përgjegjës gjithashtu për tregtimin e parë të këtyre produkteve.5. Në rastin e pikës 3 të këtij neni, përgjegjësia për saktësinë dhe vërtetësinë e tëdhënave nga peshimi është e kapitenit ose pronarit të anijes së peshkimit. Neni 114Të dhënat nga peshimi Të dhënat e dala nga peshimi përdoren për plotësimin e deklaratave të zbarkimit, përdokumentet e transportit, shënimet e shitjes dhe deklaratat e marrjes në dorëzim. Neni 115Detyrimet e blerësve të regjistruar 1. Blerësit e regjistruar, pjesëmarrësit e regjistruar në ankand ose organe dhepersona të tjerë të autorizuar nga autoritetet përgjegjëse i dërgojnë Inspektoratit tëPeshkimit, brenda 48 orëve, dokumentin e shitjes, menjëherë pas përfundimit të procesit dhemundësisht në rrugë elektronike.2. Inspektorati autorizon apo dhe detyron, kur është rasti, blerësit e regjistruar, 42 pjesëmarrësit e regjistruar në ankand ose organe dhe persona të tjerë të autorizuar, tëregjistrojnë dhe të transmetojnë të gjitha të dhënat që përmbahen në dokumentin e shitjes.3. Të dhënat, që duhen përfshirë në dokumentin e shitjes së parë, përcaktohen merregullore nga ministri. Neni 116Marrja në dorëzim Procedurat e marrjes në dorëzim dhe të kërkesave të hartimit të këtij dokumenti ngazotëruesit e anijeve të peshkimit, subjekt i këtij ligji, miratohen me vendim të Këshillit tëMinistrave. KREU XVIIIPESHKIMI I PALIGJSHËM, I PARREGULLUARDHE I PARAPORTUAR (PPP) Neni 117Peshkimi i paligjshëm, i parregulluar dhe i paraportuar 1. Peshkimi i paligjshëm, i parregulluar dhe i paraportuar rezulton në rastet kur mjetilundrues:a) ka peshkuar pa leje apo pa autorizim të vlefshëm;b) nuk ka respektuar detyrimet e lidhura me regjistrimin dhe deklarimin e të dhënavepër zëniet ose të të dhënave të lidhura me to, përfshirë këtu dhe të dhënat që transmetohennëpërmjet satelitit ose lajmërimit paraprak;c) ka peshkuar në një zonë të ndaluar, gjatë një periudhe kohore në të cilën ndalohetpeshkimi me aktet përkatëse, ligjore dhe nënligjore,ç) ka peshkuar në një zonë të ndaluar, pa pasur një kuotë për këtë peshkim;d) ka peshkuar në një zonë të ndaluar kur ka mbaruar kuotën;dh) ka peshkuar në një thellësi të ndaluar në zonën e ndaluar;e) ka peshkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë një popullatë, për të cilën peshkimi është indaluar ose i pezulluar;ë) ka përdorur mjete peshkimi jo të autorizuara ose në kundërshtim me legjislacioninnë fuqi;f) ka falsifikuar apo fshehur markimin, identifikimin ose matrikulimin e saj;g) ka fshehur, prishur ose zhdukur elemente të provës në lidhje me një hetim;gj) ka penguar aktivitetin e inspektorëve në zbatim të detyrave të tyre të kontrollit përzbatimin e masave mbrojtëse dhe menaxhuese në fuqi ose të vëzhguesve në funksionet evëzhgimit të zbatimit të rregullave kombëtare në fuqi;h) ka imbarkuar, transborduar ose zbarkuar peshq me madhësi më të vogël semadhësia e përcaktuar në aktet përkatëse, ligjore dhe nënligjore, në fuqi;i) ka kryer transbordime ose ka marrë pjesë në veprimtari të peshkimit të përbashkëtme mjete lundruese të identifikuara si mjete që zhvillojnë aktivitet PPP ose i ka dhënëndihmë apo furnizuar këto anije;j) ka kryer transbordime ose ka marrë pjesë në veprimtari të peshkimit të përbashkëtme mjete lundruese të identifikuara si mjete lundruese të përfshira në listën e mjetevelundruese PPP kombëtare ose i ka dhënë ndihmë apo i ka furnizuar këto anije;k) ka kryer transbordime ose ka marrë pjesë në veprimtari të peshkimit të përbashkëtme mjete lundruese të identifikuara në pronësi të një organizate rajonale të peshkimit;l) ka kryer aktivitet peshkimi në zonën që është në kompetencë menaxhimi të një 43 organizate rajonale peshkimi në kundërshtim me masat mbrojtëse dhe menaxhuese të kësajorganizate ose që shkel këto masa dhe mban flamurin e një shteti që nuk është palë në këtëorganizatë apo që nuk bashkëpunon me të;ll) është pa kombësi, sipas kushteve të përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare.2. Aktivitetet e ushtruara sipas pikës 1 të këtij neni, në kuptim të këtij ligji,konsiderohen si shkelje të rënda. Neni 118Ndalimi për produktet PPP 1. Ndalohen eksporti, importi ose hedhja në treg e prodhimeve peshkore që burojnënga peshkimi PPP.2. Produktet peshkore tregtohen, eksportohen ose importohen vetëm kur ato janë tëshoqëruara nga certifikatat e zënies, sikurse është miratuar nga ministri.3. Skema e certifikimit të zënieve për eksportimin dhe importimin e produktevepeshkore dhe autoritetet përgjegjëse për kontrollin e saj miratohen me vendim të Këshillit tëMinistrave. KREU XIXMBYLLJA E PESHKIMIT Neni 119Mbyllja e peshkimit 1. Ministri vendos mbylljen e peshkimit në një zonë të caktuar kur:a) zëniet e një stoku apo grupi stoqesh, subjekt i një kuote, janë ezauruar nga anijet epeshkimit;b) kufiri maksimal i lejueshëm për një anije/subjekt, për një lloj peshku apo për njëzonë të caktuar gjeografike, subjekt i sforcos së peshkimit, konsiderohet i arritur.2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji mosha e mjeteve lundruese, të cilat përdoren përpeshkimin tregtar, që do të regjistrohen në regjistrat e mjeteve lundruese të Republikës sëShqipërisë, përcaktohet më vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me standardet,kriteret dhe kushtet mjedisore. Neni 120Detyrat e autoriteteve përgjegjëse gjatë mbylljes së peshkimit 1. Autoritetet përgjegjëse ndalojnë peshkimin për të gjitha apo për një pjesë të flotës,kur janë plotësuar parashikimet e përcaktuara në nenin 119 të këtij ligji.2. Autoritetet përgjegjëse përcaktojnë datën, përtej së cilës nuk lejohet më peshkiminë këto zona, dhe datën e fundit deri kur transbordimet, transferimet dhe zbarkimet apozëniet mund të lejohen. KREU XXINSPEKTIMI Neni 121Autoriteti i inspektimit të peshkimit(ndryshuar me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017) 1. Autoriteti i inspektimit të peshkimit është inspektorati që mbulon fushën e peshkimit. 44 2. Inspektorët që mbulojnë fushën e peshkimit kryejnë inspektimin mbi bazajodiskriminuese, në det, në porte, gjatë transportit, gjatë procesit të përpunimit dhe në tregun eshitjes së peshkut e të nënprodukteve të tij.3. Ministri përcakton rregullat përkatëse për kompetencat e inspektorëve që mbulojnëfushën e peshkimit, për inspektimin e peshkimit, si pjesë përbërëse e inspektoratit shtetërorkompetent, bazuar në këtë ligj dhe në ligjin nr. 10 433, datë 10.6.2011, “Për inspektimin nëRepublikën e Shqipërisë”.4. Ministri harton e miraton rregulloren dhe manualin e detyrave e të përgjegjësive tëinspektorëve për peshkimin, në bashkëpunim me inspektoratin shtetëror. Neni 122Detyrat e inspektorëve të peshkimit(ndryshuar pikat 3 dhe 5 me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017) 1. Inspektorët për peshkimin kontrollojnë:a) rregullsinë e zënieve që ndodhen në bordin e mjetit lundrues të peshkimit, tëmagazinuara, të transportuara, në përpunim apo të tregtuara, si dhe vërtetësinë dhesaktësinë e dokumenteve apo transmetimeve elektronike që lidhen me to;b) rregullsinë e veglave të peshkimit të përdorura për llojet, objekt kontrolli, dhe përzëniet e tyre që janë në bordin e anijes së peshkimit;c) nëse është e përshtatshme, planin e ngarkesës dhe ngarkesat e veçanta të llojeve;ç) shënjimin e veglave të peshkimit;d) informacionin përkatës për motorin, ashtu siç parashikohet në këtë ligj.2. Kontrolli kryhet në ujëra apo në tokë, përfshirë portet, pikat e zbarkimit, mjetet etransportit, qendrat e grumbullimit të peshkut, merkatot, pikat e shitjes dhe restorantet.3. Inspektorët që mbulojnë fushën e peshkimit kryejnë inspektimet, duke shkaktuar samë pak shqetësime apo pengesa për anijen e peshkimit, aktivitetin e subjektit të peshkimitapo për mjetet e transportit dhe aktivitetet e tyre për magazinimin, përpunimin dhemarketimin e zënieve.4. Inspektorët parandalojnë çdo degradim të mundshëm të zënieve gjatë kohës sëtyre të inspektimit.5. Inspektorët që mbulojnë fushën e peshkimit bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit,organet tatimore dhe doganore, Policinë Bashkiake, Rojën Bregdetare, kapitaneritë eporteve, QNOD-in, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit si dhe çdo autoritet tjetër përgjegjës, tëpërcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 123Të drejtat e inspektorëve për peshkimin Inspektorët për peshkimin, sa herë që vërejnë shkelje të dispozitave të këtij ligji dhetë akteve nënligjore në zbatim të tij, kanë të drejtë:a) të ndalojnë shkelësin dhe mjetin lundrues, në të cilin është konstatuar shkelja;b) të kërkojnë gjenealitetet e shkelësit;c) të përpilojnë formularin e procesverbalit të konstatimit të shkeljes;ç) të ndalojnë e të shoqërojnë menjëherë në komisariatin apo rajonin më të afërt tëpolicisë personat e ndaluar, në rast se këta të fundit refuzojnë të japin gjenealitetet e tyre, kurdyshohet se të dhënat e lidhura me gjenealitetet janë të pasakta, si dhe në rastet kur shkeljapërbën vepër penale;d) të bëjnë kallëzim në organet gjyqësore, në rastet kur shkelja përbën vepër penale;dh) të sekuestrojnë sendet e përdorura për kryerjen e shkeljes ose që janë pasojë e 45 shkeljes. Neni 124Hartimi i raporteve nga inspektorët 1. Inspektorët për peshkimin hartojnë raportet përkatëse, sipas kërkesave tëpërcaktuara në manualin e përgatitur nga ministria.2. Raporti i inspektimit hartohet pas çdo rasti të evidentuar dhe të inspektuar ngaekspertët në fjalë dhe i dërgohet për të proceduar më tej ministrisë. Neni 125Vëzhguesit dhe monitoruesit(ndryshuar me ligjin nr. 80/2017, datë 4.5.2017) 1. Ministri cakton specialistë të sektorit të peshkimit, të ministrisë ose strukturave të saj tëvarësisë, të enteve kërkimore publike e private, me detyrën vëzhgues, i cili:a) duhet të pajiset me një dokument identifikimi, të lëshuar nga ministri, i detyrueshëmpër t’u mbajtur me vete në çdo kohë gjatë kryerjes së detyrës. Këtë dokument vëzhguesi ka përdetyrë t’ua tregojë pronarëve të subjekteve ose kapitenëve të anijeve të peshkimit, kur kërkojnëtë hipin në një anije peshkimi që ndodhet në ujërat shqiptare, ose kur kërkojnë të kryejnëintervista në lidhje me aktivitetin e peshkimit në territorin shqiptar;b) i caktuar sipas këtij ligji, gëzon të njëjtën mbrojtje si inspektori i peshkimit.2. Vëzhguesi ka për detyrë:a) të vëzhgojë zënien, trajtimin dhe përpunimin e burimeve ujore e veprimtaritë e lidhurame to, si dhe të regjistrojë të dhënat në lidhje me këto veprimtari;b) të grumbullojë dhe të regjistrojë informacionin biologjik e informacionet e tjera tëlidhura me aktivitetin që rregullohet nga ky ligj;c) të grumbullojë mostra të burimeve ujore të peshkuara;ç) të raportojë në drejtori për të gjitha vëzhgimet dhe informacionin e marrë sipas këtijneni; d) të kryejë edhe aktivitete të tjera, të cilat përcaktohen nga drejtoria e peshkimit;dh) në rast se vëzhguesi vepron në zbatim të rregullave të një marrëveshjejendërkombëtare, të ndërmarrë ato aktivitete, për të cilat është rënë dakord ndërmjet ministrisëdhe autoritetit përkatës të këtij autoriteti, të shprehur në marrëveshje, por që nuk janë nëkundërshtim me shkronjat “a” deri në “ç”, të kësaj pike.3. Ministria i kërkon personit mbajtës të lejes së peshkimit profesional ose kapitenit të njëvendi tjetër:a) të pranojë një vëzhgues peshkimi në bordin e anijes së peshkimit;b) të pranojë vëzhguesit e peshkimit në çdo pronë dhe në mjediset e përdorura përshfrytëzimin e burimeve ujore detare;c) të lejojë vëzhguesit e peshkimit, të përmendur në shkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike, tëkenë akses në të gjitha pjesët e strukturave tokësore, anijet e peshkimit dhe lokaleve, si dhe tektë dhënat, dokumentet për burimet ujore detare që gjenden atje;ç) të sigurojë akomodim të arsyeshëm për vëzhguesit e peshkimit, të përmendur nëshkronjat “a” dhe “b” të kësaj pike;d) të lejojë vëzhguesit e peshkimit, sipas shkronjave “a” dhe “b”, të kësaj pike, të përdorintë gjitha pajisjet e nevojshme për kryerjen e funksioneve të tij ose të saj.4. Monitoruesit janë pjesë e strukturës së ministrisë dhe mbledhin informacione apostatistika, siç kërkohet nga drejtoria e peshkimit, në përputhje me kërkesat e Komisionit Europiandhe Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, sipas specifikimeve të nenit 93, dhemund: a) të hipin në bordin e çdo anijeje peshkimi, me qëllim të mbledhjes së informacionit tëpeshkimit;b) të intervistojnë dhe të marrin informacione të tilla nga pronarët, kapitenët dhepeshkatarët e anijeve të peshkimit shqiptare të regjistruara. 46 5. Monitoruesit e peshkimit u nënshtrohen kërkesave të konfidencialitetit, sipas nenit 96të këtij ligji. KREU XXISANKSIONET Neni 126Masat që merren për të garantuar zbatimin e legjislacionit Tërësia e dënimeve dhe dënimeve plotësuese llogaritet në mënyrë të tillë që tëgarantojë që shkelësve të ligjit t’u hiqen përfitimet ekonomike që rrjedhin nga shkelja e kryer.Dënimet duhet gjithashtu të krijojnë efekte në përpjesëtim me shkeljen e kryer dhe të tilla qëtë shërbejnë si shkurajuese për shkelje të ngjashme në të ardhmen. Neni 127Subjektet përgjegjëse të kundërvajtjeve administrative 1. Përgjegjësia civile në hapësirën detare i takon:a) kapitenit të mjetit lundrues për të gjitha shkeljet/kundërvajtjet administrative tëdispozitave të këtij ligji, të realizuara prej/ose në bordin apo me mjetet e ndodhura në bordine mjetit lundrues dhe të konstatuara prej autoriteteve kompetente;b) ndonjë personi tjetër vetëm në rast se kapiteni vërteton se shkelja/kundërvajtjaështë kryer kundër vullnetit të tij, pavarësisht nga masat e marra, si dhe kur ai e identifikonpersonin, i cili ka realizuar shkeljen.2. Përgjegjësia civile në ujërat e brendshme i takon:a) sipërmarrësit ose subjektit të peshkimit, kur janë personalisht e juridikishtpërgjegjës për gjobat dhe kundërvajtjet administrative të vendosura ndaj ndihmësve evartësve të tyre për shkeljet e këtij ligji;b) personave që kanë kryer shkeljen, në rastet kur sipërmarrësi apo subjekti ipeshkimit vërteton se shkelja/kundërvajtja është kryer kundër vullnetit të tij, pavarësisht ngamasat e marra prej këtij të fundit, si dhe kur identifikon personin, i cili ka realizuar shkeljen. Neni 128Kundërvajtjet administrative A. Përbëjnë kundërvajtje administrative shkeljet e mëposhtme:1. Hedhja e mbeturinave të lëngshme apo të ngurta që krijojnë efekte negative nëcilësinë e mjedisit ujor, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “a” të nenit 7 të këtij ligji,dënohet sipas legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit.2. Lëshimi i llojeve të peshkut joindigjenë dhe/ose organizmave të tjerë ujorë, llojevetë peshkut të modifikuara gjenetikisht ose organizmave të tjerë ujorë, në kundërshtim medispozitat e shkronjës “b” të nenit 7 të këtij ligji, në hapësirën detare dhe në ujëra tëbrendshme, dënohet me gjobë, nga 100 000 lekë deri në 500 000 lekë.3. Aktivitetet nënujore, që synojnë peshkimin në vende ku nuk është marrë më parëleje prej autoritetit menaxhues përgjegjës, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “c” tënenit 7 të këtij ligji, dënohen me gjobë, nga 10 000 lekë deri në 50 000 lekë.4. Kapja e të vegjëlve, llojeve të peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të paarrirëpër t’u riprodhuar ose me përmasa përtej atyre të parashikuara në aktet nënligjore, nëkundërshtim me dispozitat e këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 100 000 lekë deri në 500 000lekë. 5. Ushtrimi i aktivitetit të peshkimit dhe marrja ose shkatërrimi i faunës dhe florës nëzonat e mbrojtura ujore, në kundërshtim me dispozitat e shkronjave “a” dhe “b” të pikës 1 tënenit 12 të këtij ligji, dënohen me gjobë, nga 200 000 lekë deri në 1 000 000 lekë.6. Hedhja apo shfrytëzimi i rërës ose zhavorrit, shkarkimi apo zhvendosja e ujëraveapo çdo materiali tjetër ndotës, si edhe ndërhyrja, prishja apo shkatërrimi i mjedisit në zonate mbrojtura ujore, në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 12 të këtij 47 ligji, dënohen me gjobë, nga 400 000 lekë deri në 2 000 000 lekë.7. Ndërtimi i strukturave në tokë apo në ujë në kundërshtim me dispozitat e shkronjës“ç” të pikës 1 të nenit 12 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 600 000 lekë deri në 3 000 000lekë. 8. Ndërmarrja apo kryerja e aktiviteteve të tjera që mund të kenë një ndikim negativmbi ekosistemin e zonës së mbrojtur në kundërshtim me dispozitat e shkronjës “d” të pikës 1të nenit 12 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 200 000 lekë deri në 1 000 000 lekë.9. Kapja e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë në kundërshtim me urdhrin përndalimin e peshkimit, jashtë sezonit apo në zonat ku nuk lejohet peshkimi, në kundërshtimme dispozitat e neneve 13 dhe 14 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 200 000 lekë deri në 1000 000 lekë.10. Zënia e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë me eksplozivë, substanca kimikeose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo helmon, në kundërshtim me dispozitat e pikës1 të nenit 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 1 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë.11. Mbajtja në bord apo në breg e eksplozivëve apo substancave kimike që vrasin,helmojnë apo intoksikojnë peshkun dhe organizmat e tjerë ujorë, në kundërshtim medispozitat e pikës 2 të nenit 16 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 2 500000 lekë.12. Përdorimi dhe mbajtja në anije e substancave apo pajisjeve, sipas pikës 3 të nenit16 të këtij ligji, dënohet me gjobë nga 500 000 lekë deri në 2 500 000 lekë.13. Shkelja e nenit 16 pika 4 të këtij ligji dënohet me gjobë, nga 5 000 lekë deri në 10000 lekë.14. Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit në kundërshtim me dispozitat e nenit 16 pikat5 e 6 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 100 000 lekë deri në 500 000 lekë;15. Ushtrimi i peshkimit pa qenë i regjistruar në regjistrin e anijeve të peshkimit, sipaspërcaktimeve të nenit 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 5 000 lekë deri në 10 000 lekë.16. Shkelja e dispozitave të nenit 33 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 20 000 lekëderi në 50 000 lekë.17. Shkelja e dispozitave të nenit 34 të këtij ligji përbën kundërvajtje administrativedhe dënohet me gjobë, nga 30 000 lekë deri në 50 000 lekë.18. Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit prej një anijeje të huaj në ujërat e Republikëssë Shqipërisë, dënohet me gjobë, që varion nga 20 milionë lekë në 45 milionë lekë. Anija epeshkimit qëndron e bllokuar deri në pagesën e plotë të gjobës së vendosur. Shpenzimet eruajtjes dhe mirëmbajtjes së anijes së bllokuar përballohen nga kundërvajtësi.19. Peshkimi, mbajtja në bord, transitimi në barkë dhe anije, zbarkimi i qëllimtë dhehedhja në treg ose për konsum e llojeve të mbrojtura të peshkut dhe organizmave të tjerëujorë, në kundërshtim me dispozitat e pikës 1 të nenit 37 të këtij ligji dënohen me gjobë, nga1 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë.20. Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit çlodhës - argëtues në kundërshtim medispozitat e nenit 38 pika 2 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 5 000 lekë në 10 000 lekë.21. Mbledhja dhe/apo tregtia e peshkut dhe organizmave të tjerë ujorë të zënë meeksplozivë, substanca kimike ose çdo mënyrë tjetër që vret, intoksikon apo helmon, dënohetme gjobë, nga 100 000 lekë deri në 500 000 lekë.22. Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit amator, pa qenë i pajisur me autoriziminpërkatës ose në kundërshtim me dispozitat e neneve 40 e 42 të këtij ligji, dënohet me gjobë,nga 500 lekë deri në 1 000 lekë. 23. Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit turistik, pa qenë i pajisur me autoriziminpërkatës ose në kundërshtim me dispozitat e neneve 40 e 42 të këtij ligji, dënohet me gjobë,nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë.24. Ushtrimi i veprimtarisë së peshkimit çlodhës - argëtues në kundërshtim medispozitat e nenit 45 të këtij ligji, dënohet me gjobë:a) nga 5 000 lekë deri në 10 000 lekë pa mjet lundrues;b) nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë në rast se për kryerjen e shkeljes përdoret 48 mjet lundrues.25. Cilido, që zhvillon veprimtari studimore dhe shkencore pa autorizimin, sipas nenit49 të këtij ligji ose në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në autorizim, dënohet me gjobënga 100 000 lekë deri në 300 000 lekë.26. Ushtrimi i peshkimit, pa qenë i pajisur me leje apo në kundërshtim me kushtet eparashikuara në të, sipas dispozitave të nenit 30 të këtij ligji, dënohet me gjobë, nga 200000 lekë deri në 1 000 000 lekë.27. Ushtrimi i peshkimit, pa qenë i pajisur me autorizim apo në kundërshtim mekushtet e parashikuara në të, sipas dispozitave të nenit 69 të këtij ligji, dënohet me gjobë,nga 200 000 lekë deri në 1 000 000 lekë.28. Mosshënjimi i mjeteve lundruese dhe veglave të peshkimit, sipas nenit 70 të këtijligji, dënohet me gjobë, nga 5 000 lekë deri në 10 000 lekë.29. Mosinstalimi i pajisjeve, sipas nenit 72 të këtij ligji, manipulimi i tyre, shuarja osenxjerrja jashtë përdorimit për një periudhë të caktuar kohe ose përfundimisht, dënohen megjobë, nga 500 000 lekë deri në 1 000 000 lekë, sikurse ndalimi i aktivitetit të peshkimit tëmjetit lundrues, sipas pikës 8 të nenit 72 të këtij ligji.30. Mosrespektimi i detyrimeve në lidhje me regjistrimin dhe deklarimin e të dhënavenë lidhje me zëniet ose të dhënave të lidhura me to në librin e anijes, të regjistrimit elektronik,të lajmërimit paraprak, dhe deklaratën e zbarkimit, sipas detyrimeve të neneve 74 deri 82 tëkëtij ligji, dënohen me gjobë, nga 5 000 lekë deri në 10 000 lekë.31. Mosrespektimi i detyrimeve, sipas nenit 83 të këtij ligji, në lidhje me deklaratën ezbarkimit, dënohet me gjobë, nga 5 000 lekë deri në 10 000 lekë.32. Peshkimi mbi normat e lejuara në zonat e peshkimit, për të cilat ka një regjim tëpërcaktuar peshkimi, si dhe shkelja e procedurave dhe dispozitave të përcaktuara në nenet88 deri 90 të këtij ligji, dënohen me gjobë, nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë, si dhe mekonfiskimin e sasive mbi kuotat e lejuara.33. Shkeljet nga ana e anijeve të peshkimit që nuk janë të pajisura me sistemin emonitorimit në anije apo që nuk transmetojnë të dhënat e librit të anijes së peshkimit dhe qëjanë subjekt i një regjimi sforcoje peshkimi të dispozitave të përcaktuara në nenet 91 dhe 92të këtij ligji, dënohen me gjobë, nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë.34. Transbordimi i zënieve nga një anije në tjetrën, në porte ose vende tëpamiratuara, sipas përcaktimeve të nenit 99 të këtij ligji dhe në kundërshtim me nenin 98 tëkëtij ligji, dënohet me gjobë, nga 10 000 lekë deri në 50 000 lekë.35. Përdorimi i një fuqie tjetër motorike, zëvendësimi i saj me një tjetër motor metjetër fuqi apo përdorimi i një fuqie tjetër të modifikuar teknikisht, kur kjo e fundit nuk ështëcertifikuar zyrtarisht nga Regjistri Detar, në shkelje të nenit 102 të këtij ligji, dënohen megjobë, nga 10 000 lekë deri në 50 000 lekë.36. Shkeljet e dispozitave të neneve 105 dhe 106 të këtij ligji dënohen me gjobë, nga10 000 lekë deri në 50 000 lekë, si dhe kontrollin e anijes së peshkimit në daljen e saj më tëparë në port.37. Shkelja e dispozitave të nenit 107 të këtij ligji dënohet me gjobë, nga 10 000 lekëderi në 50 000 lekë.38. Shkelja e dispozitave të nenit 108 të këtij ligji dënohet me gjobë, nga 30 000 lekëderi në 50 000 lekë.39. Mosparaqitja e certifikatës së origjinës së produkteve peshkore, me qëllimidentifkimin e zonës përkatëse të origjinës nga operatorët përgjegjës për zënien, shitjen,magazinimin ose transportimin e tyre, në shkelje të pikës 2 të nenit 109 të këtij ligji, si dheshkelja e dispozitave të pikës 1 të nenit 110 dhe të pikës 1 të nenit 111 të këtij ligji, dënohenme gjobë, nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë.40. Hedhja në treg, importi ose eksporti i prodhimeve peshkore nga peshkimi PPP,për rastet e tjera të paparashikuara në pikat e mësipërme të këtij neni, përbëjnë shkelje, tëcilat dënohen me gjobë sa pesëfishi i vlerës së prodhimeve peshkore, si dhe me konfiskimine tyre. B) Të drejtën e gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në këtë nen, 49 e ka Inspektorati i Peshkimit.C) Procedurat e ekzekutimit të gjobave bëhen në përputhje me ligjin nr. 10 279, datë20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative”. Neni 129Dënimet plotësuese Në rastin e konstatimit të kundërvajtjes administrative, të parashikuar në nenin 128 tëkëtij ligji, dhe në varësi të shkallës së dëmit të shkaktuar, përveç vendosjes së gjobës,Inspektorati i Peshkimit mund të aplikojë cilindo prej dënimeve të mëposhtme:a) konfiskimin e produkteve të peshkuara;b) konfiskimin e mjeteve dhe pajisjeve të përdorura për peshkim;c) konfiskimin e anijes së peshkimit/mjetit lundrues;ç) ndërprerjen e lejes ose autorizimit të lëshuar në bazë të legjislacionit në fushën etregtimit ose hedhjes për konsum të prodhimeve peshkore për një periudhë jo më të gjatë se6 muaj e, në rast përsëritjeje të së njëjtës kundërvajtje, deri në ndërprerjen e përhershme tëtyre; d) çregjistrimin nga regjistri i peshkatarëve për një periudhë jo më të gjatë se 6 muajose, në rast përsëritjeje të së njëjtës kundërvajtje, deri në ndërprerjen e përhershme të tij. Neni 130Sistemi i pikëve për shkeljet e rënda 1. Gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit, nga Inspektorati i Peshkimit aplikohet sisanksion plotësues edhe sistemi i pikëve për shkeljet e rënda.2. Lejet e peshkimit, autorizimi ose e drejta e peshkimit, për qëllime sanksionimi përshkeljet e kryera gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit, kanë vlerën maksimale 90 pikë.3. Nëse gjatë një inspektimi vërehen dy ose më shumë shkelje të rënda të kryera ngai njëjti person, fizik ose juridik, apo nga një anije peshkimi, atëherë titullarit të lejes ose anijessë peshkimit i vendosen maksimalisht 12 pikë penalitet për shkeljet e konstatuara, duke iazbritur nga pikët e përcaktuara sipas pikës 2 të këtij neni.4. Nëse mjeti lundrues ose subjekti i peshkimit gjatë ushtrimit të aktivitetit ështësanksionuar për shkelje të ndryshme, duke arritur kështu deri në 18 pikë penalitet, atëherëleja e tij e peshkimit, autorizimi ose e drejta e peshkimit pezullohet automatikisht për dy muaj.Kjo periudhë pezullimi bëhet 4 muaj nëse mjeti lundrues ose subjekti i peshkimit gjatëushtrimit të aktivitetit të tij është sanksionuar në vazhdimësi, duke grumbulluar kështu 36pikë penalitet. Leja e peshkimit, autorizimi ose e drejta e peshkimit pezullohet tetë muaj përherë të tretë, nëse mjeti lundrues ose subjekti i peshkimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të tijështë sanksionuar në vazhdimësi për shkelje të ndryshme, duke grumbulluar kështu 54 pikëpenalitet. Në rastin kur mjeti lundrues ose subjekti i peshkimit gjatë ushtrimit të aktivitetit të tijështë sanksionuar në vazhdimesi për shkelje të ndryshme, duke grumbulluar 72 pikëpenalitet, atëherë ai sanksionohet për herë të katërt me pezullim të lejes së peshkimit,autorizimit ose të së drejtës së peshkimit për një periudhë kohore njëvjeçare. Nëse pikët epenalitetit të grumbulluara nga mjeti lundrues ose subjekti i peshkimit për shkelje tëndryshme të konstatuara gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij arrijnë në 90, atëherë këtij të fundit ihiqet përfundimisht leja e peshkimit, autorizimi ose e drejta e peshkimit.5. Sanksionimi me pikët e penalitetit i mbetet mjetit lundrues/subjektit të peshkimit nëfjalë edhe në rastin kur mjeti lundrues shitet apo ndryshon formën e pronësisë ose formën emenaxhimit.6. Nëse mjeti lundrues/subjekti i peshkimit nuk kryen një shkelje të re, të rëndë, në trevitet në vijim të shkeljes së fundit, të gjitha pikët penalizuese në lejen e peshkimit, autoriziminose të drejtën e peshkimit anulohen.7. Ky sistem pikësh për të sanksionuar kundërvajtësin shërben edhe për shkeljet ekryera nga kapiteni i anijes së peshkimit, përfshirë këtu dhe rastin e dëshmisë së tij si 50 kapiten. KREU XXIIANKIMI Neni 131Ankimi 1. Ankimi administrativ kundër vendimeve të marra, në lidhje me shkeljen edispozitave të parashikuara në nenet 128 deri 130 të këtij ligji, depozitohet në ministri brenda10 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.2. Ankimet, sipas pikës 1 të këtij neni, shqyrtohen prej Komisionit të Përhershëm tëAnkimeve.3. Ndaj vendimit të Komisionit të Përhershëm të Ankimeve bëhet ankim në gjykatëbrenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.4. Ministri miraton përbërjen e komisionit, rregulloren e funksionimit të tij, proceduratqë ndiqen për shqyrtimin e ankimeve dhe vendimmarrjen, formatin e ankimit, si dheelementet që duhet të përmbajë kërkesa përkatëse që plotësohet prej ankimuesit. Neni 132Ankimi për lejen e peshkimit Ankimi në lidhje me vendimin për dhënien ose jo të miratimit për lejen e peshkimitbëhet në përputhje me përcaktimet në dispozitat e ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009 “Përlicencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”. KREU XXIIIDISPOZITA KALIMTARE Neni 133Dispozita kalimtare 1. Lejet e peshkimit profesional, të vlefshme në bazë të dispozitave ekzistuese nëmomentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbeten të tilla deri në afatin e skadimit të tyre.2. Lejet e peshkimit tregtar për anijet e peshkimit, të lëshuara përpara hyrjes në fuqitë këtij ligji, vazhdojnë të jenë të vlefshme deri kur organi përkatës i lëshimit të këtyre lejevekonstaton mospërputhshmëri me kushtet që ato duhet të përmbushin apo duhet të kishinpërmbushur për rinovimin e kësaj lejeje. Neni 134Përshtatja me kërkesat e ligjit Brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, personat që ushtrojnë aktivitetpeshkimi marrin të gjitha masat që të përshtatin aktivitetin e tyre në përputhje me dispozitat etij. Neni 135Aktet nënligjore(ndryshuar pika 1, hequr fjalë në pikën 2 dhe shtuar pika 3 me ligjin nr. 4/2019, datë7.2.2019) 1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e akteve nënligjore në zbatim tëneneve 5, pika 2; 9; 11, pika 1; 18, pika 5; 24, pika 4; 30, pika 7; 37, pika 1; 52, pika 3; 65,pika 3; 66, pika 3; 72, pika 8; 74, pika 4; 77, pika 3; 82, pika 2; 85, pika 2; 93, pikat 4 e 5; 51 100, pika 1; 101, pika 2; 112, pika 3; 113, pika 1; 116; 118, pika 3; dhe 119, pika 2, të këtijligji. 2. Ngarkohet ministri për nxjerrjen e akteve nënligjore, në zbatim të neneve 8, 10 pika1, 13, 14, 15, 19 pika 3, 21 pika 6, 22 pika 4, 25 pika 4, 26 pika 3, 29 pika 2, 30 pika 3, 31pika 2, 32 pika 5, 33 pika 3, 40 pika 2, 43 pika 2, 44 pikat 1 e 2, 50, 62 pika 2, 70 pika 2, 81pika 3, 87, 93 pika 1, 99 pika 2, 102 pika 1, 103, 107, 109 pika 3, 115 pika 3, 118 pika 2, 121pikat 3 e 4 dhe 131 pika 4 të këtij ligji.3. Ngarkohet ministri përgjegjës për peshkimin dhe ministri përgjegjës për financatpër nxjerrjen e aktit nënligjor në zbatim të pikës 6, të nenit 65, të këtij ligji. Neni 136Shfuqizime Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dispozitat që kanë të bëjnë me peshkimin të ligjitnr.7908, datë 5.4.1995 “Për peshkimin dhe akuakulturën”, të ndyshuar, si dhe aktetnënligjore për peshkimin, në zbatim të tij, shfuqizohen. Neni 137Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 31.5.2012 Shpallur me dekretin nr.7544, datë 15.6.2012 të Presidentit të Republikës sëShqipërisë, Bamir Topi 52 53 54 55 56