تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 9908 amending and supplementing Law No. 9362 of 2005 on the Plant Protection Service

صدر في 2008-04-24 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Cultivated plants
الكلمات المفتاحية
plant protection, pesticides
الفئات
agriculture

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.9908, datë 24.4.2008 PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9362, DATË 24.3.2005 “PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE” Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.9362, datë 24.3.2005 “Për shërbimin e mbrojtjes së bimëve”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: Neni 1 Kudo në ligj ndryshohen emërtimet si më poshtë: a) emërtimi “Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me emërtimin “ministria që mbulon fushën e bujqësisë”; b) emërtimi “Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me emërtimin “ministri që mbulon fushën e bujqësisë”; c) emërtimi “Drejtoria e Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve (SPMB)”; ç) emërtimi “Drejtori i Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “drejtuesi i strukturës përgjegjëse të mbrojtjes së bimëve”; d) emërtimi “Instituti i Kërkimeve Veterinare” zëvendësohet me emërtimin “Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë”; dh) emërtimi “Instituti i Mbrojtjes së Bimëve” zëvendësohet me emërtimin “Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve (DMB) në Universitetin Bujqësor, Tiranë”. Neni 2 Pas pikës 4 të nenit 2 shtohen pikat 4.1 e 4.2 me këtë përmbajtje: “4.1. “PMB të rrezikshme” janë PMB-të e klasifikuara: a) eksplozive; b) oksiduese; c) ekstremisht të ndezshme; ç) lehtësisht të ndezshme; d) të ndezshme; dh) shumë helmuese; e) helmuese; ë) të dëmshme; f) gërryese; g) irritante; gj) të ndjeshme; h) kancerogjene; i) mutagjene; j) helmuese për riprodhimin; k) të rrezikshme për mjedisin. 4.2. “PMB me rrezik të lartë” janë PMB-të e klasifikuara: a) shumë helmuese (të klasës 1a ose T+); b) helmuese (të klasës 1b ose T); c) ekstremisht të ndezshme; ç) lehtësisht të ndezshme; d) të rrezikshme për mjedisin.”. Neni 3 Neni 3 ndryshohet si më poshtë: “Neni 3 Shërbimi i mbrojtjes së bimëve përbëhet nga: a) Struktura përgjegjëse e mbrojtjes së bimëve; b) Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV); c) Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve (DMB) në Universitetin Bujqësor, Tiranë, në varësi të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.”. Neni 4 Neni 5 ndryshohet si më poshtë: “Neni 5 Laboratorët e referencës dhe laboratorët e autorizuar të kontrollit 1. Laboratorë reference janë: 1.1. Laboratorët e diagnostikimit të parazitëve pranë Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve (DMB) në Universitetin Bujqësor, Tiranë, të cilët kanë për detyrë: a) të monitorojnë parazitët karantinorë, të përcaktojnë statusin e tyre, mënyrat e kontrollit karantinor dhe të njoftojnë ministrinë që mbulon fushën e bujqësisë; b) të bëjnë diagnostikimin dhe prognozë-sinjalizimin e parazitëve, duke përcaktuar edhe masat e luftimit të tyre; c) të bëjnë provat biologjike-agronomike të PMB-ve gjatë procedurës së regjistrimit të tyre. 1.2. Laboratori i analizave cilësore të PMB-ve, si dhe i mbetjeve të tyre pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV), i cili ka për detyrë: a) të bëjë analizat fiziko-kimike të PMB-ve gjatë procedurës së regjistrimit të tyre; b) të bëjë kontrollin cilësor të PMB-ve dhe të mbetjeve të tyre në bimët dhe produktet bimore. 2. Krahas detyrave të përcaktuara në pikat 1.1 e 1.2, laboratorët e referencës duhet, gjithashtu: a) të bëjnë vlerësimin e laboratorëve të autorizuar të kontrollit, nëse janë të pajisur për kryerjen e analizave për kontrollet zyrtare. Ky vlerësim shërben për autorizimin e tyre nga ministri që mbulon fushën e bujqësisë; b) të bashkërendojnë punën dhe të ofrojnë mbështetje, përfshirë trajnime dhe shërbime të tjera për veprimtaritë laboratorike, për standardet teknike dhe mënyrat e analizave që ato kryejnë; c) të organizojnë teste paralele të mostrave të standardizuara dhe të marrin pjesë në to në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për monitorimin e kualifikimit të laboratorëve të autorizuar të kontrollit; ç) të garantojnë se laboratorët e autorizuar të kontrollit përdorin sistemin e tyre të brendshëm, në përputhje me standardet e kërkuara. 3. Për zbatimin e detyrave të përcaktuara në pikën 1.1 të këtij neni, ministria që mbulon fushën e bujqësisë lidh marrëveshje kontraktuale (kontratë) me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. 4. Laboratorët e autorizuar të kontrollit miratohen nga ministri që mbulon fushën e bujqësisë, pas vlerësimit të kryer nga laboratorët e referencës. Si laboratorë të autorizuar të kontrollit shërbejnë laboratorët e mbrojtjes së bimëve pranë DRBUMK-së në qarqe, si dhe ato private, nëse plotësojnë kërkesat e përcaktuara në pikën 2 të këtij neni. 5. Kriteret që duhet të plotësojnë laboratorët e autorizuar të kontrollit për t'u miratuar, procedurat e miratimit dhe analizat që kryejnë përcaktohen me udhëzim të ministrit që mbulon fushën e bujqësisë. 6. Tarifat e analizave që kryhen nga laboratorët e referencës dhe laboratorët e autorizuar të kontrollit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit që mbulon fushën e bujqësisë dhe të Ministrit të Financave.”. Neni 5 Në nenin 21 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje: “Në Republikën e Shqipërisë regjistrohen vetëm PMB-të, të cilat janë të regjistruara në vendet e Bashkimit Europian.”. Neni 6 Në nenin 23 bëhen këto ndryshime: a) Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Importimi i PMB-ve të regjistruara, të klasifikuara “PMB të rrezikshme” dhe “PMB me rrezik të lartë”, kryhet me leje importi, të lëshuar nga drejtuesi i strukturës përgjegjëse të mbrojtjes së bimëve, ndërsa importimi i PMB-ve të tjera kryhet sipas parimit të autodeklarimit.”. b) Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Tregtimi i PMB-ve të regjistruara, të klasifikuara “PMB të rrezikshme” dhe “PMB me rrezik të lartë”, kryhet me leje tregtimi, të lëshuar nga drejtori i DRBUMK-së në qark, ndërsa tregtimi i PMB-ve të tjera kryhet sipas parimit të autodeklarimit.”. c) Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Formulari i autodeklarimit për importin e PMB-ve dorëzohet në ministrinë që mbulon fushën e bujqësisë, ndërsa formulari për tregtimin e tyre dorëzohet në DRBUMK-në e qarkut.”. Neni 7 Në nenin 25, pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. PMB-të e klasifikuara “PMB me rrezik të lartë” përdoren vetëm nga personat e përmendur në pikën 1 dhe nga ata që janë të pajisur me dëshmi aftësie të veçantë. PMB-të e klasifikuara “PMB të rrezikshme” përdoren nga persona të pajisur me dëshmi aftësie, ndërsa ato të klasifikuara “PMB-të e tjera” përdoren pa dëshmi.”. Neni 8 Në nenin 27 bëhen këto shtesa: a) Në pikën 8, pas fjalëve “në kundërshtim me kërkesat e nenit 23” shtohen fjalët “pikat 2, 3 e 4”. b) Pas pikës 10 shtohet pika 11 me këtë përmbajtje: “11. Importimi dhe tregtimi i PMB-ve, në kundërshtim me kërkesat e pikës 1 të nenit 23 të këtij ligji.”. Neni 9 Në fund të nenit 28 shtohen pikat 5 e 6 me këtë përmbajtje: “5. Për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 11 të nenit 27 të këtij ligji jepet dënim me gjobë 50 000 lekë, si dhe detyrohet subjekti të kthejë PMB-të në vendin e origjinës së marrjes së tyre. 6. Në rast përsëritjeje të kundërvajtjeve administrative të parashikuara në pikat 8 e 9 të nenit 27 të këtij ligji, subjektit i jepet dënim me gjobë 50 000 lekë dhe i hiqet e drejta e importimit ose e tregtimit të PMB-ve.”. Neni 10 Ngarkohet Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit që, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të bëjë rivlerësimin e regjistrimeve të PMB-ve të kryera, sipas kërkesave të parashikuara në këtë ligj. Neni 11 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 9908 amending and supplementing Law No. 9362 of 2005 on the Plant Protection Service · Nelum