Law No. 99 on inspection in the Republic of Albania
صدر في 2024-09-12 · النص بتاريخ 2026-10-01
القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.
البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.
عن هذا القانون
- العنوان الأصلي
- Ligj n. 99 për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.
- اللغة
- Albanian
- النوع
- قانون
- الدولة
- ألبانيا
- الموضوعات
- Agricultural and rural development, Livestock, Air and atmosphere, Energy, Environment, Food and nutrition, Fisheries and aquaculture, Forestry, Land and soil, Mineral resources, Cultivated plants, Sea, Water, Wild species and ecosystems, Waste and hazardous substances, General
- الكلمات المفتاحية
- governance, inspection, food safety and quality
- الفئات
- agriculture, metals-base, metals-precious, minerals-critical
أين تقرؤه
النص
نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.
1 — Ky ligj përcakton funksionet dhe rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së inspektimit, në nivel
1. Ky ligj përcakton funksionet dhe rregullat për ushtrimin e veprimtarisë së inspektimit, në nivel qendror dhe vendor, me përjashtim të: a) inspektimit të brendshëm me karakter administrativ në sektorin publik; b) auditimit të brendshëm në sektorin publik dhe inspektimit financiar publik; c) inspektimit të autoritetit përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për mbrojtjen civile; ç) inspektimit të autoritetit përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit; d) kontrollit doganor; dh) inspektimit në industrinë ushtarake; e) inspektimit të lojërave të fatit.
2. Për sa nuk bie ndesh me parashikimet e ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ky ligj zbatohet në dhënien e asistencës dhe unifikimit të rregullave dhe procedurave që zbaton administrata tatimore gjatë ushtrimit të veprimtarisë së inspektimit në fushën tatimore për verifikimin në terren. Mënyra e bashkëpunimit, shkëmbimi i informacionit dhe rregullat e procedurat, në kuptim të kësaj dispozite, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
3. Institucionet që janë në fushën e zbatimit të këtij ligji dhe që do t’i nënshtrohen procesit të riorganizimit, në zbatim të këtij ligji, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 4 Përkufizime
1. “Dënim administrativ” është masa e paralajmërimit, gjoba dhe çdo masë apo sanksion tjetër administrativ, pavarësisht cilësimit apo përkufizimit të parashikuar nga ligji, që rregullon një funksion inspektimi.
2. “Ecuria në karrierë” përfshin periudhën e qëndrimit në detyrë të inspektorit që nga emërimi, ngritja në detyrë, sipas rastit, deri në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës.
3. “Inspektim” është çdo formë kontrolli ose një nga metodat apo teknikat e kryerjes se kontrollit zyrtar në territor ose në pikat e inspektimit kufitar, që organi publik kryen për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, me qëllim mbrojtjen e interesit publik ose me qëllim verifikimin e pajtueshmërisë së veprimtarisë së operatorit të biznesit, parashikuar në legjislacionin e posaçëm.
4. “Inspektorati qendror” është institucioni qendror i ngarkuar me një ose disa funksione inspektimi, në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore.
5. “Inspektorati vendor” është struktura organizative e njësisë së vetëqeverisjes vendore, e ngarkuar me një ose disa funksione inspektimi, në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
6. “Inspektim i programuar” është inspektimi që kryhet në bazë të programit të miratuar të inspektimit për çdo inspektorat qendror apo vendor.
7. “Inspektim jashtë programi” është ajo formë inspektimi, që kryhet jashtë programit të miratuar të inspektimit, për çdo inspektorat qendror apo vendor.
8. “Procedurë inspektimi” është procedura administrative e inspektimit, që kryhet në distancë (online), me mjete elektronike në sistemin unik elektronik të inspektimeve ose me mjete të tjera, përfshirë inspektimin fizik në vendin apo në vendet e ushtrimit të veprimtarisë së subjektit të inspektimit.
9. “Programi vjetor i inspektimit” të inspektorateve qendrore është plani i detajuar mbi bazë tematike dhe mbështetur në metodologjitë e vlerësimit të rrezikut e në detyrimin për inspektimin periodik.
10 — “Programi mujor i inspektimit” të inspektorateve qendrore është plan i detajuar i mbështetur në
10. “Programi mujor i inspektimit” të inspektorateve qendrore është plan i detajuar i mbështetur në metodologjitë e vlerësimit të rrezikut dhe mbi bazë subjektesh inspektimi.
11. “Subjekti i inspektimit” është çdo person fizik apo juridik, privat ose publik, i cili kryen veprimtari tregtare, ekonomike, profesionale apo veprime të tjera dhe që ka detyrimin të respektojë kërkesat ligjore.
12. “Trupë inspektuese” janë anëtarët përgjegjës sipas fushës përkatëse të inspektimit për kryerjen e procedurës së inspektimit dhe garantimin e zbatimit të akteve ligjore dhe nënligjore nga subjekti.
13. “Ministri përgjegjës” është ministri që mbulon fushën e përgjegjësisë shtetërore për një fushë të caktuar inspektimi në drejtim të politikave apo veprimtarive inspektuese, sipas përcaktimit të legjislacionit në fuqi.
14. “Sistemi unik elektronik e-Inspektimi” është sistemi elektronik që regjistron veprimtaritë inspektuese të inspektorateve, si dhe ndërvepron me sistemet e tjera shtetërore.
15. “Monitorimi” është grumbullimi i të dhënave, analizimi i tyre dhe raportimi për të siguruar që subjektet e inspektuara respektojnë kërkesat ligjore dhe operacionale. KREU II PARIMET E INSPEKTIMIT Neni 5 Parimi i pavarësisë së inspektimit Trupa inspektuese, brenda kompetencave të dhëna me ligj apo akt nënligjor, është plotësisht e pavarur në kryerjen e procesit të inspektimit dhe marrjen e vendimeve për inspektimet që kryen. 2 Neni 6 Parimi i proporcionalitetit në veprimtarinë e inspektimit
1. Gjatë kryerjes së inspektimit, trupa inspektuese realizon hetimin administrativ vetëm për aq sa është e nevojshme dhe e përshtatshme për arritjen e qëllimit dhe objektivave të inspektimit.
2. Trupa inspektuese përcakton dënimin administrativ të nevojshëm dhe të përshtatshëm, në përputhje me legjislacionin e zbatueshëm në fushën përkatëse të inspektimit dhe parashikimet e ligjit për kundërvajtjet administrative.
3. Në përcaktimin e afatit kohor për korrigjimin e shkeljeve të konstatuara dhe eliminimin e pasojave të tyre nga subjekti i inspektimit, trupa inspektuese mban në konsideratë rëndësinë e shkeljes, pasojat e saj, si edhe rrethanat konkrete, që ndikojnë në përcaktimin e kohës së nevojshme për kryerjen e veprimeve përkatëse. Neni 7 Parimi i programimit të inspektimeve Çdo subjekt inspektohet mbi bazën e programit të inspektimit. Përjashtimisht, një subjekt mund të inspektohet jashtë programi në rastet e parashikuara shprehimisht në këtë ligj. Neni 8 Parimi i dispozitës më të favorshme ligjore
1. Kur dispozitat ligjore, në bazë të të cilave vepron inspektimi, janë të paqarta apo bien në kundërshtim me njëra-tjetrën, trupa inspektuese vepron në mënyrën që cenon më pak subjektin e inspektimit.
2. Kur subjekti i inspektimit vepron në përputhje me një dispozitë ligjore, që bie në kundërshtim me një dispozitë tjetër të të njëjtit ligj, veprimi i tij nuk konsiderohet shkelje. Neni 9 Parimi i këshillimit dhe informimit të subjektit të inspektimit
1. Trupa inspektuese siguron këshillimin e subjektit të inspektimit për parandalimin dhe shmangien e shkeljes së kërkesave ligjore.
2. Trupa inspektuese informon në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme subjektin e inspektuar për të drejtat dhe detyrimet e tij në procesin administrativ të inspektimit, si edhe për pasojat ligjore të veprimeve apo mosveprimeve të tij gjatë këtij procesi. Neni 10 Parimi i informimit të publikut dhe mbrojtjes së konfidencialitetit
1. Inspektoratet qendrore e vendore publikojnë njoftime për publikun duke informuar për konstatimet dhe masat e marra gjatë procedimit administrativ të inspektimit, nëse kjo është e nevojshme për mbrojtjen e interesave të personave fizikë e juridikë.
2. Informimi, sipas parimit të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, bëhet në bazë dhe brenda kufijve të ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe të dhënave që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit apo personave të tjerë. Neni 11 Parimi i transparencës Inspektoratet qendrore dhe vendore e ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë. 3 KREU III ORGANIZIMI DHE FUNKSIONET E INSPEKTORATIT TË PËRGJITHSHËM Neni 12 Inspektorati i Përgjithshëm
1. Inspektorati i Përgjithshëm krijohet si një institucion publik qendror buxhetor, me seli në Tiranë, në varësi të Kryeministrit dhe financohet nga buxheti i shtetit dhe nga burime të tjera të ligjshme, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.
2. Inspektorati i Përgjithshëm ka si mision të tij të sigurojë përmirësimin dhe rritjen e nivelit të efektivitetit dhe përgjegjshmërisë gjatë kryerjes së veprimtarisë së inspektimit në Republikën e Shqipërisë.
3. Rregullat e organizimit dhe funksionimit të Inspektoratit të Përgjithshëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Struktura dhe organika e Inspektoratit të Përgjithshëm miratohen nga Kryeministri sipas legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Neni 13 Detyrat dhe përgjegjësitë e Inspektoratit të Përgjithshëm
1. Inspektorati i Përgjithshëm ka këto detyra dhe përgjegjësi si më poshtë: a) miraton dhe aplikon rregulla për dokumentimin e veprimtarisë së inspektimit, si dhe raporton veprimtarinë e inspektorateve; b) krijon një bazë të dhënash të qendërzuar, me profile individuale të subjekteve të inspektimit, me qëllim përmirësimin dhe rritjen e efektivitetit të inspektimeve, në respektim të parimeve të këtij ligji; c) koordinon dhe monitoron veprimtaritë e inspektimit; ç) monitoron zbatimin e politikave dhe standardeve të inspektimit, të miratuara nga bordi i inspektimeve, si edhe të treguesve të performancës në fushën e inspektimit; d) raporton përpara bordit të inspektimeve për çështjet që janë në funksion të këtij të fundit; dh) jep mendime për çdo nismë ligjore dhe nënligjore në fushën e inspektimit; e) fillon menjëherë procedurën për ngritjen e komisionit disiplinor, kur konstaton shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore gjatë ushtrimit të detyrës për inspektorët e të gjitha niveleve; ë) miraton metodologjinë e përcaktimit të masave disiplinore; f) miraton rregullat e kryerjes së procedurës së inspektimit me masë urgjente, me vendim të ndërmjetëm; g) kryen trajnimin, kualifikimin dhe certifikimin e inspektorëve në bashkërendim me inspektoratet qendrore dhe vendore; gj) administron dhe përdor sistemin unik elektronik të inspektimit, që shërben për kryerjen e veprimtarisë inspektuese, shkëmbimin e të dhënave ndërmjet inspektorateve qendrore dhe vendore, bazës së të dhënave të institucioneve të tjera; h) përcakton llojet e mjeteve teknologjike për kryerjen e veprimtarisë inspektuese online; i) trajton të gjitha informacionet, ankesat, denoncimet e ardhura nga qytetarë ose persona fizikë apo juridikë për veprimtaritë e inspektorëve, si dhe procedurat e inspektimit të drejtuara, sipas formave të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative, përfshirë edhe ankesat që kryhen në platformën ndërqeveritare të ndërveprimit; j) miraton çdo kërkesë nga inspektoratet qendrore dhe vendore për zbatimin, ndryshimin apo veprimet në sistemin unik “e-Inspektimi”; k) lëshon kartën e inspektorit për inspektoratet qendrore, ndërsa për inspektoratet vendore kryhet nga kryetari i bashkisë; l) përcakton rregullat për realizimin e veprimtarisë inspektuese në raste të jashtëzakonshme, kur nuk është i mundur përdorimi i sistemit elektronik të inspektimit.
2. Inspektorati i Përgjithshëm ka këto detyra dhe përgjegjësi për inspektoratet qendrore: a) jep mendim këshillimor për programet vjetore dhe miraton programet mujore të inspektimit, të hartuara nga inspektoratet qendrore; 4 b) bashkërendon dhe mbikëqyr ligjshmërinë e veprimtarive inspektuese të inspektorateve qendrore; c) mbikëqyr zbatimin e kërkesave ligjore nga inspektorët qendrorë për programimin, autorizimin dhe kryerjen e procesit të inspektimit; ç) jep mendim brenda 10 ditëve pune nga data e paraqitjes për programet buxhetore afatmesme dhe afatgjata, të hartuara nga inspektoratet qendrore; d) kryen procedurat për ngritjen e komisionit të rekrutimit dhe ngritjes në detyrë të inspektorëve, komisionit disiplinor, si dhe komisionit të ankimit për vendimin përfundimtar.
3. Inspektorati i Përgjithshëm, për inspektoratet vendore, ka këto detyra dhe përgjegjësi: a) koordinon, mbikëqyr ligjshmërinë e veprimtarive inspektuese të inspektorateve vendore, shmang mbivendosjet e kompetencave me inspektoratet qendrore, mbikëqyr procedurat e rekrutimit, ankimimit dhe largimit të inspektorëve vendorë nga detyra, me qëllim garantimin e respektimit të standardeve në fushën e inspektimit; b) mbikëqyr zbatimin e kërkesave ligjore nga inspektorët vendorë për programimin, autorizimin dhe kryerjen e procesit të inspektimit.
4. Inspektorati i Përgjithshëm për realizimin e funksioneve të tij ka të drejtë të kërkojë të gjithë informacionin e nevojshëm për veprimtarinë e inspektorateve qendrore dhe vendore, të inspektojë dosjet e inspektimit, si dhe çdo dokument tjetër të lidhur me programimin e kryerjen e procedimeve administrative të inspektimit.
5. Inspektorati i Përgjithshëm ka të drejtë të mbikëqyrë në terren procedurën e inspektimit të inspektorateve qendrore dhe vendore.
6. Procedurat e hollësishme për ushtrimin e kompetencave të Inspektoratit të Përgjithshëm, rregullat për përmbajtjen, administrimin e të dhënave të sistemit elektronik “e-Inspektimi”, mënyrën e raportimit, kërkimit të informacionit, inspektimit të dosjeve dhe dokumenteve të nevojshme, si dhe mbikëqyrjen në terren të procedurave të inspektimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave në përputhje me ligjin për administratën shtetërore. Neni 14 Bordi i inspektimeve
1. Pranë Inspektoratit të Përgjithshëm krijohet bordi i inspektimeve, si organ bashkërendues dhe përcaktues i politikave dhe standardeve të përgjithshme të inspektimit, të cilat zbatohen gjatë veprimtarisë së inspektimit nga inspektoratet përgjegjëse.
2. Bordi i inspektimeve funksionon si strukturë e përhershme, bashkërenduese dhe orientuese e veprimtarisë së inspektimit, në bashkëpunim me inspektorin e Përgjithshëm.
3. Bordi i inspektimeve ka si detyra dhe përgjegjësi: a) përcaktimin e standardeve dhe politikave të përgjithshme të inspektimit; b) përcaktimin dhe miratimin e treguesve të performancës në fushën e inspektimit; c) përcaktimin dhe miratimin e politikës së komunikimit në fushën e inspektimit; ç) dhënien e mendimit në përgatitjen e akteve ligjore e nënligjore në fushën e inspektimit.
4. Anëtarët e bordit të inspektimeve shpërblehen sipas legjislacionit në fuqi për shpërblimin e anëtarëve të këshillave, të bordeve ose të komisioneve të përhershme të njësive të qeverisjes qendrore. Masa e shpërblimit dhe numri i pagesave në vit caktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Përbërja dhe mënyra e funksionimit të bordit të inspektimeve përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 15 Inspektori i Përgjithshëm
1. Inspektori i Përgjithshëm drejton veprimtarinë e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe e përfaqëson atë në marrëdhëniet me të tretët. Inspektori i Përgjithshëm mbështetet nga një zëvendësinspektor i Përgjithshëm.
2. Inspektori i Përgjithshëm emërohet, shkarkohet dhe lirohet nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. 5 Neni 16 Kriteret e emërimit të inspektorit të Përgjithshëm
1. Kandidati për pozicionin e inspektorit të Përgjithshëm duhet të plotësojë kriteret si më poshtë: a) të jetë shtetas shqiptar; b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar; c) të ketë të paktën 5 (pesë) vjet përvojë pune; ç) të ketë diplomë të nivelit “Master i shkencave” apo “Master profesional”, të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë me 120 kredite dhe me kohëzgjatje normale 2 vjet akademike ose të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë; d) të ketë integritet moral dhe profesional; dh) të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale; e) ndaj tij të mos jetë marrë masa disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi; ë) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.
2. Kriteret e veçanta dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, lirimin dhe shkarkimin e inspektorit të Përgjithshëm përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 17 Rastet e lirimit dhe shkarkimit të inspektorit të Përgjithshëm
1. Inspektori i Përgjithshëm lirohet nga detyra kur: a) humbet shtetësinë shqiptare; b) deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor apo merr formë të prerë vendimi gjyqësor për kufizimin apo heqjen e zotësisë për të vepruar; c) plotëson kushtet për pension pleqërie; ç) i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike me vendim gjyqësor të formës së prerë; d) gjendet në situatë konflikti të vazhdueshëm interesi; dh) ka performancë të dobët në ushtrimin e detyrës; e) ristrukturohet institucioni; ë) jep dorëheqjen nga detyra.
2. Inspektori i Përgjithshëm shkarkohet nga detyra kur: a) dënohet me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje; b) i jepet masë disiplinore “largim nga detyra”; c) nuk përmbush objektivat strategjikë të institucionit; ç) kryen veprimtari që krijon konflikt interesash, në përputhje me legjislacionin e konfliktit të interesave. Neni 18 Përgjegjësitë e inspektorit të Përgjithshëm Inspektori i Përgjithshëm: a) mbikëqyr zbatimin e politikave të veprimtarisë inspektuese të inspektorateve qendrore, me qëllim mbrojtjen e interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë e juridikë; b) bashkërendon drejtimet strategjike dhe objektivat e inspektorateve qendrore dhe vendore; c) nxjerr urdhra dhe rregullore në zbatim të këtij ligji; ç) miraton me propozim të inspektorateve qendrore, vendore dhe strukturave të tjera inspektuese, formën dhe përmbajtjen e dokumenteve standarde, të procedurave të inspektimit; d) përgatit raportin vjetor të përgjithshëm të inspektimeve për inspektoratet qendrore dhe vendore dhe ua paraqet Këshillit të Ministrave dhe njësisë së vetëqeverisjes vendore; 6 dh) miraton çdo kërkesë nga inspektoratet qendrore dhe vendore për zbatimin, ndryshimin apo veprimet në sistemin unik “e-Inspektimi”; e) bashkëvepron me institucionet shtetërore, të cilat administrojnë sisteme “online” me të dhënat e nevojshme për kryerjen e veprimtarive inspektuese, të cilat do të ndërveprojnë me sistemin unik “e- Inspektimi”; ë) urdhëron inspektoratet qendrore, me shkrim dhe në mënyrë të arsyetuar, për fillimin e një inspektimi, në koordinim me inspektoratet vendore, të një subjekti të caktuar apo për një çështje konkrete, që përfshin më shumë se një subjekt. KREU IV MARRËDHËNIET E PUNËSIMIT DHE KRITERET PËR EMËRIMIN DHE KLASIFIKIMIN E INSPEKTORËVE Neni 19 Kryeinspektori i inspektoratit qendror
1. Kryeinspektori i inspektoratit qendror drejton veprimtarinë e inspektoratit qendror.
2. Kryeinspektori i inspektoratit qendror emërohet nga Kryeministri, me propozimin e ministrit përgjegjës, sipas përcaktimit në pikën 2 të nenit 21 të këtij ligji.
3 — Kryeinspektori i inspektoratit qendror shkarkohet dhe lirohet nga detyra nga Kryeministri, sipas
3. Kryeinspektori i inspektoratit qendror shkarkohet dhe lirohet nga detyra nga Kryeministri, sipas procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
4. Kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, si dhe rastet e procedurat për shkarkimin dhe lirimin nga detyra të kryeinspektorit të inspektoratit qendror miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 20 Marrëdhëniet e punësimit dhe kriteret për emërimin në pozicionin “inspektor”
1. Marrëdhëniet e punësimit për punonjësit e Inspektoratit të Përgjithshëm dhe të inspektorateve qendrore rregullohen sipas dispozitave të Kodit të Punës, dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore në zbatim të tij.
2. Kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen, emërimin, vlerësimin e rezultateve në punë, disiplinën, si dhe rastet dhe procedurat për shkarkimin dhe lirimin nga detyra të inspektorit të inspektoratit qendror dhe Inspektoratit të Përgjithshëm miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU V REKRUTIMI DHE VLERËSIMI I INSPEKTORIT Neni 21 Komisioni i rekrutimit dhe ecurisë në karrierë
1. Pranë Inspektoratit të Përgjithshëm ngrihet komisioni i rekrutimit dhe ecurisë në karrierë, i përbërë nga: a) 2 anëtarë, përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm; b) 1 anëtar, përfaqësues nga inspektorati qendror, i cili ka shpallur vendin vakant.
2. Komisioni i rekrutimit dhe ecurisë në karrierë, për pozicionin “kryeinspektor i inspektoratit qendror”, ka në përbërje anëtarët e përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni dhe 1 anëtar përfaqësues i ministrit përgjegjës të inspektoratit qendror, i cili ka shpallur vendin vakant.
3. Kompetencat e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë janë si më poshtë: a) organizimi i procedurave të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave; b) vlerësimi i inspektorëve në procedurat e rekrutimit dhe ngritjes në detyrë; c) vlerësimi fillestar i inspektorëve në fund të kohës së provës, si dhe vlerësimi periodik; 7 ç) paraqitja e kandidatëve fitues në përfundim të procedurave te ministri përgjegjës në rastin e kryeinspektorit qendror dhe te kryeinspektori qendror për pozicionet e tjera.
4. Rregullat e hollësishme për funksionimin e komisionit të rekrutimit dhe ecurisë në karrierë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 22 Procedimi disiplinor dhe komisioni disiplinor
1. Pranë Inspektoratit të Përgjithshëm ngrihet, rast pas rasti, komisioni disiplinor i përbërë nga: a) 2 anëtarë, përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm; b) 1 anëtar, përfaqësues nga inspektorati qendror, ku inspektori ka emërimin.
2. Komisioni disiplinor për procedimin disiplinor të kryeinspektorit qendror ka në përbërje anëtarët e përcaktuar në shkronjën “a” të pikës 1 të këtij neni dhe një përfaqësues i ministrit përgjegjës të inspektoratit qendror, ku kryeinspektori ka emërimin.
3. Komisioni disiplinor është kompetent për procedimin disiplinor dhe marrjen e masave përkatëse ndaj inspektorëve të inspektorateve qendrore, për veprime ose mosveprime, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
4. Rregullat e hollësishme për funksionimin e komisionit disiplinor përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU VI TRAJNIMI DHE TESTIMI I INSPEKTORËVE Neni 23 Trajnimi dhe testimi i inspektorëve
1. Inspektorët qendrorë i nënshtrohen trajnimit të detyrueshëm dhe testimit profesional fillestar përpara konfirmimit, në përfundim të kohës së provës, si dhe testimit periodik pas konfirmimit. Testimi profesional fillestar dhe ai periodik bëhen në bazë të një provimi që organizohet nga Inspektorati i Përgjithshëm.
2. Moskalimi i testimit fillestar pas përfundimit të kohës së provës, si dhe moskalimi në testimin periodik për shkaqe që varen nga vetë inspektori për inspektorin qendror, çojnë në moskonfirmimin në përfundim të kohës së provës dhe në këtë rast Inspektorati i Përgjithshëm propozon largimin nga detyra.
3. Rregullat e hollësishme për afatet e testimit fillestar dhe intervalet e testimit periodik, si dhe rregullat për procedurën e provimit e kriteret përkatëse të vlerësimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 24 Kryerja e veprimeve të inspektimit nga inspektori në kohë prove
1. Inspektori në kohë prove mund të kryejë veprime inspektimi vetëm nën mbikëqyrjen e një inspektori të konfirmuar në detyrë.
2. Inspektori i konfirmuar në detyrë mbikëqyr veprimet e inspektorit në kohë prove dhe nënshkruan çdo akt të tij. Nënshkrimi është kusht për vlefshmërinë e aktit të inspektimit. KREU VII ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I INSPEKTORATEVE QENDRORE DHE VENDORE Neni 25 Inspektoratet qendrore
1. Inspektoratet qendrore organizohen dhe funksionojnë në nivel qendror, si institucione publike qendrore në varësi të ministrit përgjegjës për zbatimin e politikave të veprimtarisë së inspektimit të 8 ministrive, sipas fushave përkatëse të inspektimit të përcaktuara me këtë ligj, dhe detyrave të tjera të parashikuara në ligjin e posaçëm.
2. Inspektorati qendror mund të krijohet edhe si trupë inspektimi e përbashkët.
3 — Inspektorati qendror ushtron juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kur
3. Inspektorati qendror ushtron juridiksion në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Kur konsiderohet e nevojshme për shkak të kompleksitetit të punës, inspektorati qendror mund të organizohet edhe si drejtori rajonale, të cilat drejtohen nga kryeinspektori i drejtorisë përkatëse. Neni 26 Krijimi dhe organizimi i inspektorateve qendrore
1. Inspektorati qendror kompetent për kryerjen e një funksioni inspektimi, të parashikuar në ligjin e posaçëm, krijohet me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës.
2. Vendimi i Këshillit të Ministrave për krijimin e inspektoratit përkatës miraton rregullat e organizimit e të funksionimit të inspektoratit qendror, si dhe funksionet e inspektimit në kompetencë të tyre.
3. Struktura dhe organika e inspektorateve qendrore miratohen nga Kryeministri sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Përpara dërgimit të propozimit merret mendimi i Inspektoratit të Përgjithshëm. Neni 27 Përgjegjësitë e kryeinspektorit qendror
1. Kryeinspektori qendror drejton veprimtarinë e inspektoratit qendror dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretët.
2. Kryeinspektori është përgjegjës për: a) organizimin, koordinimin e funksionimin, cilësinë dhe efektivitetin e veprimtarisë së inspektoratit qendror; b) menaxhimin e burimeve njerëzore; c) menaxhimin e burimeve financiare; ç) zbatimin e këtij ligji dhe akteve nënligjore që rrjedhin prej tij; d) nxjerrjen e akteve administrative, të përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi.
3. Kryeinspektori i inspektoratit qendror i përgjigjet dhe raporton për veprimtarinë inspektuese ministrit përgjegjës dhe inspektorit të Përgjithshëm. Neni 28 Përgjegjësitë e kryeinspektorit të drejtorisë rajonale Kryeinspektori i drejtorisë rajonale është drejtues i nivelit operacional në territorin që mbulon dhe përgjigjet para kryeinspektorit qendror për veprimtarinë e inspektoratit në juridiksionin rajonal. Neni 29 Krijimi dhe drejtimi i inspektorateve në juridiksionin e njësive të vetëqeverisjes vendore
1. Struktura që kryen funksionin e inspektimit të parashikuar me ligj, në juridiksionin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, krijohet me vendim të organit kompetent të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen vendore.
2. Organika dhe fushat e inspektimit të njësisë së vetëqeverisjes vendore miratohen nga kryetari i bashkisë.
3. Kryeinspektori i inspektoratit vendor emërohet nga kryetari i bashkisë.
4. Çdo inspektorat vendor drejtohet nga kryeinspektori vendor, i cili përfshin sektorët sipas fushave të inspektimit, në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen vendore. KREU VIII RAPORTIMI I INSPEKTORATEVE QENDRORE DHE VENDORE 9 Neni 30 Marrëdhëniet e inspektorateve qendrore me ministrinë përgjegjëse
1. Ministria përgjegjëse, në varësinë e së cilës është inspektorati qendror, kryen mbështetje efektive për zbatimin e politikave në fushën e përgjegjësisë së saj.
2. Ministria përgjegjëse i paraqet për mendim Inspektoratit të Përgjithshëm projektprogramin buxhetor të detajuar të shpenzimeve për strukturat e miratuara të inspektimit brenda datës 15 prill të vitit paraardhës.
3. Ministria përgjegjëse, me mbështetjen metodologjike të Inspektoratit të Përgjithshëm, përcakton objektivat vjetorë, afatmesëm dhe strategjikë të inspektoratit qendror.
4. Inspektorati qendror i paraqet ministrit përgjegjës dhe inspektorit të Përgjithshëm programin vjetor brenda datës 15 tetor të vitit paraardhës dhe raportin vjetor të inspektimeve brenda datës 15 shkurt të vitit pasardhës.
5. Ministri përgjegjës ka të drejtë të kërkojë raporte, informacione e dokumente për menaxhimin institucional e financiar të institucionit dhe për veprimtarinë e inspektimit në përgjithësi apo për një çështje konkrete.
6. Ministri përgjegjës ka të drejtë të urdhërojë me shkrim dhe për shkaqe të motivuara fillimin e një inspektimi për një subjekt të caktuar apo për një çështje konkrete, që përfshin më shumë se një subjekt.
7. Ministri përgjegjës ka akses në sistemin unik elektronik të inspektimit për marrjen e informacionit në kohë reale mbi veprimtarinë e inspektimit për inspektoratin qendror, të cilin e mbulon. Neni 31 Marrëdhëniet e inspektorateve vendore me njësinë e vetëqeverisjes vendore
1. Kryetari i bashkisë mbështet funksionimin efektiv të inspektoratit vendor, me përjashtim të drejtimit operacional të veprimtarisë së inspektimit.
2. Kryetari i bashkisë, me mbështetjen metodologjike të Inspektoratit të Përgjithshëm, përcakton: a) objektivat vjetorë dhe afatmesëm strategjikë të inspektoratit vendor, sipas fushave përkatëse të inspektimit, të përcaktuara me ligj; b) treguesit specifikë të efektivitetit e të cilësisë së veprimtarisë së inspektimit dhe punës së inspektorateve vendore.
3. Inspektorati vendor u paraqet kryetarit të bashkisë dhe Inspektoratit të Përgjithshëm raportin vjetor të inspektimit.
4 — Kryetari i bashkisë ka të drejtë të kërkojë raporte, informacione dhe dokumente për veprimtarinë
4. Kryetari i bashkisë ka të drejtë të kërkojë raporte, informacione dhe dokumente për veprimtarinë e inspektimit në përgjithësi apo për një çështje konkrete.
5. Kryetari i bashkisë mund të urdhërojë me shkrim dhe në mënyrë të motivuar fillimin e një inspektimi për një subjekt të caktuar inspektimi apo për një çështje konkrete, që përfshin më shumë se një subjekt inspektimi.
6. Kryetari i bashkisë ka akses në sistemin unik elektronik të inspektimit për marrjen e informacionit për veprimtarinë e inspektimit të inspektoratit vendor, të cilin mbulon. KREU IX RREGULLA TË PËRGJITHSHME PËR PROGRAMIMIN E INSPEKTIMIT Neni 32 Inspektimi i programuar
1. Çdo inspektim i programuar autorizohet mbi bazën e programit të inspektimit, i cili hartohet duke u bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut.
2. Programi vjetor i inspektimit hartohet nga inspektoratet qendrore bazuar në metodologjinë e vlerësimit të riskut, prioriteteve dhe politikave të ministrisë përgjegjëse. 10
3. Inspektorati qendror ia dërgon për mendim këshillimor programin vjetor të inspektimit Inspektoratit të Përgjithshëm, sipas parashikimeve në pikën 4 të nenit 30, dhe pas marrjes së mendimit nga inspektori i Përgjithshëm, ia dërgon për miratim ministrit përgjegjës.
4. Inspektorati qendror ia dërgon për mendim këshillimor programin vjetor të monitorimit dhe kontrollit zyrtar Inspektoratit të Përgjithshëm sipas parashikimeve në pikën 4 të nenit 30 dhe, pas marrjes së mendimit nga inspektori i Përgjithshëm, ia dërgon për miratim ministrit përgjegjës.
5. Programi vjetor i inspektimit të inspektoratit vendor hartohet nga inspektorati vendor dhe, pas dhënies së mendimit këshillimor nga Inspektorati i Përgjithshëm, miratohet nga kryetari i bashkisë, sipas ligjit për vetëqeverisjen vendore.
6. Programi mujor i inspektimit për çdo inspektorat qendror hartohet nga inspektoratet përkatëse dhe i dërgohet për miratim Inspektoratit të Përgjithshëm.
7 — Programi mujor i inspektimit për çdo inspektorat vendor hartohet nga inspektoratet përkatëse dhe
7. Programi mujor i inspektimit për çdo inspektorat vendor hartohet nga inspektoratet përkatëse dhe i dërgohet për mendim Inspektoratit të Përgjithshëm.
8 — Rregullat e përgjithshme për programimin e inspektimeve dhe metodologjinë e vlerësimit të riskut
8. Rregullat e përgjithshme për programimin e inspektimeve dhe metodologjinë e vlerësimit të riskut përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 33 Inspektimi jashtë programit
1. Përjashtimisht, inspektimi mund të autorizohet jashtë programit të inspektimit me urdhër të posaçëm të kryeinspektorit qendror apo të kryeinspektorit të drejtorisë rajonale ose vendore vetëm në rastet kur: a) si pasojë e informacionit të marrë nga një institucion publik vendas apo i huaj ose një organizatë ndërkombëtare, konsiderohet i nevojshëm fillimi i një inspektimi, pas vlerësimit objektiv dhe të argumentuar nga kryeinspektori; b) ndodhin ngjarje, aksidente apo incidente, që kanë cenuar apo përbëjnë rrezik për të cenuar të drejta dhe interesa të tjera të ligjshme të personave të ndryshëm apo interesin publik; c) në rastet e krizave dhe emergjencës; ç) parashikohet nga dispozitat e këtij ligji; d) parashikohet shprehimisht nga ligji i posaçëm.
2. Një inspektim jashtë programit mund të autorizohet edhe në bazë të një denoncimi apo informacioni të marrë nga subjekte të tjera, të ndryshme nga ata të parashikuar në pikën 1 të këtij neni.
3. Personi, që ka paraqitur denoncimin apo informacionin sipas pikës 2 të këtij neni, informohet nga inspektorati qendror ose vendor përkatës për rezultatet përfundimtare të inspektimit jo më vonë se 5 ditë nga përfundimi i raportit të inspektimit.
4. Inspektim jashtë programit në kushtet e flagrancës, sipas parashikimit të pikës 4 të nenit 35 të këtij ligji, kryhet kur trupa inspektuese konstaton se subjekti po ushtron një veprimtari në shkelje të kërkesave ligjore, e cila duhet dokumentuar me sende ose prova e materiale.
5. Numri i inspektimeve të kryera jashtë programit nuk duhet të tejkalojë përqindjen e përcaktuar në rregullat themelore të përgjithshme për programimin e inspektimeve, të përcaktuar me vendim të Këshillit të Ministrave.
6. Këshilli i Ministrave mund të vendosë krijimin e strukturave të posaçme dhe të përkohshme me funksione të caktuara inspektimi (task-force), duke përcaktuar me vendim qëllimin e krijimit, rregullat e funksionimit, strukturat organizative, raportimin, periudhën e veprimit dhe çdo element tjetër të nevojshëm për ngritjen dhe funksionimin e këtyre strukturave. Neni 34 Periudha maksimale e lejuar për inspektimet vjetore Periudha maksimale e lejuar e inspektimeve vjetore për çdo kategori të subjekteve të inspektimit në të gjitha inspektoratet qendrore, duke mbajtur në konsideratë madhësinë e subjektit, rrezikun e veprimtarisë që kryhet, si dhe mënyrën e llogaritjes së tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 11 KREU X DOKUMENTET DHE PROCEDURA E INSPEKTIMIT Neni 35 Autorizimi
1. Procedura administrative e inspektimit fillon me lëshimin e autorizimit nëpërmjet sistemit unik elektronik “e-Inspektimi”.
2 — Autorizimi për drejtoritë rajonale lëshohet nga kryeinspektori i drejtorisë rajonale, ndërsa për
2. Autorizimi për drejtoritë rajonale lëshohet nga kryeinspektori i drejtorisë rajonale, ndërsa për inspektoratet qendrore të organizuara pa degë rajonale lëshohet nga kryeinspektori qendror.
3. Inspektimi fillon pa autorizim vetëm kur inspektohet për rastet e parashikuara në ligjet e posaçme e që kryhen në pikat e kalimit kufitar të Republikës së Shqipërisë.
4 — Fillimi i inspektimit në rastet kur nga trupa inspektuese konstatohet në flagrancë shkelja e një
4. Fillimi i inspektimit në rastet kur nga trupa inspektuese konstatohet në flagrancë shkelja e një kërkese ligjore brenda fushës përkatëse të inspektimit apo kur inspektohet sipas parashikimeve në shkronjën “c” të pikës 1 të nenit 33 të këtij ligji, shoqërohet me nxjerrjen menjëherë të autorizimit nga ana e kryeinspektorit.
5. Autorizimi nuk mund të ankimohet veçmas vendimit përfundimtar të inspektimit.
6. Lëshimi i autorizimit, në kundërshtim me parashikimet e neneve 35 – 37 të këtij ligji, përbën shkak për pavlefshmërinë e vendimit përfundimtar të inspektimit dhe shkelje disiplinore për kryeinspektorin që e ka lëshuar autorizimin. Neni 36 Përmbajtja e autorizimit
1. Autorizimi për inspektim përmban: a) emërtimin e inspektoratit qendror apo vendor përkatës që lëshon autorizimin; b) objektin e inspektimit; c) bazën ligjore; ç) datën dhe vendin e lëshimit; d) gjenealitetet e inspektorëve të autorizuar për të kryer inspektimin, si dhe kodin unik të identifikimit të kartës së inspektorit; dh) gjenealitetet e personave të tjerë të autorizuar për kryerjen e veprimeve ndihmëse sipas pikës 1 të nenit 39 të këtij ligji; e) emrin apo emërtimin, adresën e saktë të subjektit të inspektimit, të dhëna për përcaktimin sa më të qartë të subjektit të inspektimit për rastet e parashikuara në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 2 të nenit 33 të këtij ligji; ë) të dhëna për përcaktimin e saktë të veprimtarisë konkrete që i nënshtrohet inspektimit në rast se emri, emërtimi dhe adresa nuk janë të njohura; f) kohëzgjatjen e procesit të inspektimit; g) vendin apo vendet ku do të kryhet inspektimi; gj) gjenealitetet, pozicioni dhe nënshkrimi i kryeinspektorit që ka lëshuar autorizimin.
2. Inspektorët e një drejtorie rajonale mund të kryejnë inspektime në kuadër të një drejtorie rajonale tjetër vetëm me urdhër të posaçëm të kryeinspektorit të inspektoratit qendror.
3. Kur emri, emërtimi apo adresa e subjektit të inspektimit nuk janë të njohura apo në rastin e inspektimit të parashikuar në shkronjën “e” të pikës 1 të këtij neni, autorizimi përmban të dhëna të detajuara, që lejojnë përcaktimin sa më të saktë të subjektit të inspektimit. Neni 37 Kohëzgjatja e autorizimit
1. Autorizimi është i vlefshëm vetëm për kohëzgjatjen e përcaktuar shprehimisht në përmbajtje të tij. 12
2. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ligji i posaçëm, për shkak të kompleksitetit të veprimeve të inspektimit, kohëzgjatja mund të shtyhet vetëm një herë për një periudhë jo më të gjatë se kohëzgjatja fillestare.
3. Shtyrja e kohëzgjatjes së autorizimit bëhet me vendim të kryeinspektorit përgjegjës për lëshimin e autorizimit pas propozimit të trupës së inspektimit. Ky vendim i njoftohet subjektit të inspektimit përpara përfundimit të kohëzgjatjes së autorizimit fillestar dhe nuk mund të ankimohet veçmas.
4. Çdo veprim procedural i kryer jashtë kohëzgjatjes së përcaktuar në pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk prodhon asnjë pasojë juridike për subjektin e inspektimit dhe ngarkon me përgjegjësi disiplinore inspektorin përkatës. Neni 38 Personat e autorizuar për të kryer veprime inspektimi
1. Inspektimi kryhet nga të paktën tre inspektorë, të përcaktuar në autorizimin e inspektimit. Numri i anëtarëve të trupës inspektuese duhet të jetë numër tek.
2. Përveçse kur parashikohet shprehimisht ndryshe nga ligji i posaçëm, vetëm inspektorët e përcaktuar sipas pikës 1 të këtij neni kryejnë veprime inspektimi dhe gëzojnë të drejtat e parashikuara në këtë ligj.
3 — Zëvendësimi i një inspektori, të përcaktuar në autorizimin e inspektimit, mund të bëhet vetëm me
3. Zëvendësimi i një inspektori, të përcaktuar në autorizimin e inspektimit, mund të bëhet vetëm me vendim të veçantë dhe objektivisht të argumentuar të kryeinspektorit. Ky vendim i njoftohet pa vonesë subjektit të inspektimit, në çdo rast, përpara fillimit të veprimeve nga inspektori i ri.
4. Para fillimit të procedurës së inspektimit, inspektori identifikohet me kartën e inspektorit. Neni 39 Mbështetja e veprimeve të inspektimit
1. Trupa inspektuese, për vërtetimin e fakteve dhe të rrethanave të nevojshme për marrjen e një vendimi përfundimtar të inspektimit, mund të kërkojë ndihmë të specializuar nga nëpunës, organe publike apo ekspertë e subjekte private të certifikuara kur trupa inspektuese nuk i ka njohuritë e posaçme ose teknike.
2. Gjatë inspektimit mund të kryhen veprime të caktuara ndihmëse edhe nga nëpunës të tjerë të organit inspektues, që nuk janë inspektorë.
3. Subjektet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni nuk kanë të drejtat e përcaktuara nga ky ligj për inspektorin dhe nuk mund të marrin vendime procedurale apo përfundimtare për inspektimin. Subjektet e parashikuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni kanë detyrimin të mos përhapin dhe të mos përdorin të dhënat personale dhe ato që lidhen me veprimtarinë tregtare apo profesionale të subjektit të inspektimit ose të personave të tjerë të përfshirë në inspektim, që mbrohen sipas legjislacionit në fuqi dhe me të cilat njihen gjatë inspektimit. Neni 40 Njoftimi i inspektimit
1. Inspektimi i bëhet i ditur subjektit nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit për kryerjen e inspektimit me mjete elektronike (online) ose në forma të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, në çdo rast, jo më vonë se 10 ditë përpara fillimit të procedurës së inspektimit.
2. Njoftimi paraprak i inspektimit nuk kryhet në rastet kur: a) ekziston rreziku që njoftimi mund të pengojë kryerjen me efektivitet të inspektimit; b) mosnjoftimi përcaktohet shprehimisht nga ligji i posaçëm; c) inspektimi për verifikimin e korrigjimit të shkeljeve, në përfundim të afatit të përcaktuar, fillon në përputhje me parashikimin e dhënë në pikën 5 të nenit 44 të këtij ligji; ç) inspektimet që fillojnë në përputhje me parashikimin e dhënë në pikën 1 të nenit 33 të këtij ligji.
3. Për inspektimet e parashikuara në shkronjën “a” të pikës 2 të këtij neni, inspektimi mund të realizohet pa njoftim pas marrjes së miratimit nga Inspektorati i Përgjithshëm. 13
4. Mosnjoftimi paraprak i inspektimit sipas shkronjës “a” të pikës 2 të këtij neni, vendoset nga kryeinspektori dhe pasqyrohet e argumentohet objektivisht në autorizim.
5. Në rast të mosnjoftimit paraprak, inspektimi njoftohet njëkohësisht me fillimin e veprimeve të inspektimit nëpërmjet dorëzimit të autorizimit përfaqësuesit të subjektit të inspektimit, sipas rasteve të parashikuara në pikën 2 të këtij neni. Në rast të refuzimit të marrjes së autorizimit apo mosgjetjes së personit, përfaqësues të subjektit të inspektimit, inspektori e afishon autorizimin në vendin ku kryhet inspektimi dhe ky fakt pasqyrohet në procesverbal.
6. Pavarësisht nga njoftimi paraprak i autorizimit, trupa inspektuese përpara fillimit të veprimeve të inspektimit informon në çdo rast, verbalisht, përfaqësuesin e subjektit të inspektimit për objektin e inspektimit për të drejtat dhe detyrimet e subjektit të inspektimit, si edhe për pasojat ligjore të mosrespektimit të detyrimeve ligjore. Neni 41 Vendi dhe koha e inspektimit
1. Vendi i inspektimit përcaktohet në autorizim.
2 — Vendi i inspektimit është kudo ku kryen veprimtarinë e tij subjekti i inspektimit dhe ku ndodhen
2. Vendi i inspektimit është kudo ku kryen veprimtarinë e tij subjekti i inspektimit dhe ku ndodhen faktet që lidhen me respektimin apo mosrespektimin e kërkesave ligjore.
3. Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm, veprimet e inspektimit zhvillohen në kohën më të përshtatshme për kryerjen me efektivitet të tyre, pavarësisht nga kohëzgjatja normale e punës së inspektorit apo subjektit të inspektimit. Neni 42 Mbajtja dhe njoftimi i procesverbalit
1. Trupa inspektuese, që kryen procedurën e inspektimit, mban procesverbalin e inspektimit.
2. Procesverbali i inspektimit nënshkruhet elektronikisht nga trupa inspektuese dhe subjekti i inspektimit në vendin e inspektimit dhe i njoftohet subjektit brenda 48 (dyzet e tetë) orëve.
3. Në rast se subjekti i inspektimit e ka të pamundur nënshkrimin elektronik të procesverbalit të inspektimit, nënshkrimi i subjektit të inspektimit kryhet nëpërmjet tabletës ose mjeteve të tjera elektronike të përshtatshme për këtë qëllim.
4. Procesverbali i inspektimit përmban informacion të hollësishëm për veprimet e inspektimit, gjetjet e tij dhe vendimet procedurale të marra gjatë inspektimit.
5. Në procesverbalin e inspektimit pasqyrohet këshillimi dhe informimi i subjektit të inspektuar, sipas parashikimeve të nenit 9 të këtij ligji.
6. Pas plotësimit dhe mbylljes së listës së verifikimit, trupa inspektuese plotëson procesverbalin e inspektimit, duke bashkëlidhur edhe dokumentacionin e shqyrtuar.
7 — Procesverbali i inspektimit përmban informacion për të drejtën e subjektit të inspektimit, që të
7. Procesverbali i inspektimit përmban informacion për të drejtën e subjektit të inspektimit, që të paraqesë me shkrim apo në mënyrë verbale shpjegimet apo kundërshtimet e tij për faktet, rrethanat dhe gjetjet e pasqyruara në procesverbal, brenda një afati të përcaktuar nga inspektori, por në çdo rast jo më vonë se 8 (tetë) ditë nga data e njoftimit të procesverbalit, si edhe organin ku paraqiten këto shpjegime e kundërshtime.
8. Pas mbarimit të afatit të parashikuar në pikën 7 të këtij neni, kur nuk janë paraqitur shpjegime apo kundërshtime nga subjekti i inspektimit, vendimi përfundimtar merret pa qenë i nevojshëm dëgjimi i mëtejshëm i subjektit të inspektimit.
9. Kur subjekti i inspektimit ka kryer shkelje ligjore të konstatuara në flagrancë për gjetjet e pasqyruara në procesverbalin e inspektimit, trupa inspektuese merr vendim përfundimtar në vend.
10. Kur në procesverbalin e inspektimit nuk konstatohen shkelje të kërkesave ligjore, por trupa inspektuese e gjykon të nevojshme, këshillon subjektin e inspektimit, duke e pasqyruar një fakt të tillë në procesverbal. Neni 43 Shqyrtimi dhe marrja e vendimit përfundimtar 14
1 — Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm, vendimi përfundimtar i inspektimit merret
1. Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm, vendimi përfundimtar i inspektimit merret nga trupa inspektuese që ka kryer inspektimin brenda 30 ditëve nga data e njoftimit të procesverbalit subjektit të inspektimit.
2. Vendimi përfundimtar për rastin e parashikuar në pikën 6 të nenit 42 të këtij ligji merret në momentin e administrimit nga trupa inspektuese të fakteve dhe rrethanave, që justifikojnë gjetjet e pasqyruara në procesverbal.
3. Në përfundim të inspektimit, trupa inspektuese, përpara marrjes së vendimit, i shpjegon subjektit të inspektimit shkeljet e konstatuara, nëse ka të tilla, dhe vendimin që synon të marrë.
4. Nëse ligji i posaçëm parashikon që trupa inspektuese duhet të shqyrtojë dhe të marrë një vendim përfundimtar, aty për aty, në përfundim të inspektimit, trupa inspektuese përpara marrjes së vendimit i shpjegon subjektit të inspektimit shkeljet e konstatuara, nëse ka të tilla, dhe vendimin që synon të marrë, duke dëgjuar shpjegimet apo kontestimet e tij, të cilat pasqyrohen në procesverbal.
5. Në rastin kur nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore gjatë procedurës së inspektimit, trupa inspektuese mbyll procesverbalin dhe merr vendim përfundimtar në vend. Procesverbali dhe vendimi përfundimtar mbahen në vendin e inspektimit dhe i njoftohen subjektit të inspektimit nëpërmjet postës elektronike apo nëpërmjet shërbimit postar. Neni 44 Dënimi administrativ kryesor
1. Paralajmërimi është dënimi administrativ kryesor në inspektimin e parë të trupës së inspektimit.
2. Në të gjitha rastet kur konstatohen shkelje të kërkesave ligjore, që përbëjnë kundërvajtje administrative, subjekti i inspektimit dënohet me paralajmërim.
3. Paralajmërimi, si masë administrative kryesore, vendoset edhe për rastet kur për shkelje të lehta ligji i posaçëm nuk parashikon dënimin përkatës administrativ. Në këtë rast, subjekti i inspektimit dënohet me “paralajmërim”.
4. Dënimi administrativ kryesor me paralajmërim nuk zbatohet në rastet e shkeljeve të rënda për të cilat parashikohet masa e pezullimit të aktivitetit, sipas ligjit të posaçëm.
5. Dënimi administrativ kryesor me paralajmërim shoqërohet me urdhërimin e subjektit për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe për të eliminuar pasojat e tyre, duke përcaktuar edhe një afat të arsyeshëm për këtë qëllim. Vendimi përfshin këshillimin me shkrim të subjektit për mënyrën e korrigjimit të shkeljeve, që pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit.
6 — Subjekti i inspektimit është i detyruar të njoftojë për korrigjimin e shkeljeve brenda afatit të
6. Subjekti i inspektimit është i detyruar të njoftojë për korrigjimin e shkeljeve brenda afatit të përcaktuar dhe, nëse është e nevojshme, të paraqesë edhe provat që vërtetojnë këtë fakt. Për verifikimin e korrigjimit të shkeljeve mund të kryhet një inspektim i ri nga trupa inspektuese.
7. Këshilli i Ministrave miraton rregulloren e përgjithshme të metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative në përputhje me parimin e proporcionalitetit.
8 — Çdo inspektorat qendror apo vendor harton rregulloren e metodologjisë së përcaktimit të dënimeve
8. Çdo inspektorat qendror apo vendor harton rregulloren e metodologjisë së përcaktimit të dënimeve në fushën e tij të inspektimit. Rregullorja miratohet nga ministri përgjegjës për inspektoratet qendrore dhe kryetari i bashkisë për inspektoratet vendore. Neni 45 Shkelje të dispozitave të tjera ligjore jashtë përgjegjësisë së trupës inspektuese
1. Kur trupa inspektuese gjatë kryerjes së një inspektimi ka dyshime të arsyeshme për shkeljen e kërkesave ligjore, që janë në përgjegjësinë e një inspektorati tjetër qendror apo vendor, njofton me shkrim dhe elektronikisht, jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë, Inspektoratin e Përgjithshëm. Inspektorati i Përgjithshëm, me marrjen e njoftimit, ia përcjell atë pa vonesë dhe jo më vonë se 24 (njëzet e katër) orë inspektoratit përgjegjës.
2. Kur trupa inspektuese gjatë inspektimit administron në çështjen përkatëse provat dhe faktet sipas pikës 1 të këtij neni, ato do të përbëjnë arsye për fillimin e inspektimit nga inspektorati qendror apo vendor përgjegjës. 15
3. Inspektorati qendror apo vendor përgjegjës, të cilit i njoftohen provat dhe faktet nga trupa inspektuese, që nuk ka përgjegjësi për gjetjet e konstatuara, pasi kryen vlerësimin e tyre, realizon procedurë inspektimi në distancë dhe ia njofton atë subjektit të inspektuar. Neni 46 Masat urgjente
1. Trupa inspektuese gjatë procedurës së inspektimit ka të drejtë që me vendim të ndërmjetëm të marrë masa urgjente.
2. Rregullat për kryerjen e procedurës së inspektimit me masë urgjente, me vendim të ndërmjetëm, miratohen nga inspektori i Përgjithshëm. Neni 47 Sistemi elektronik “e-Inspektimi”
1. Veprimtaria e inspektimit, që kryhet nga inspektoratet sipas këtij ligji, dokumentohet e administrohet nëpërmjet sistemit elektronik “e-Inspektimi”. Baza e të dhënave të sistemit elektronik “e- Inspektimi” administrohet nga Inspektorati i Përgjithshëm.
2. Përdorimi i sistemit elektronik “e-Inspektimi” është i detyrueshëm për të gjitha inspektoratet qendrore dhe vendore nëse nuk kanë në përdorim një sistem elektronik ekzistues në funksion për dokumentimin dhe administrimin e inspektimeve.
3. Inspektoratet qendrore dhe vendore apo institucione të tjera, që kanë në përdorim një sistem elektronik ekzistues në funksion për dokumentimin dhe administrimin e inspektimeve, do të shkëmbejnë, nëpërmjet ndërveprimit, të dhënat e nevojshme për sistemin elektronik “e-Inspektimi”.
4. Sistemi elektronik “e-Inspektimi” do të mundësojë qasjen e përdorimin, nëpërmjet moduleve të veçanta, nga organe të tjera publike me funksione inspektimi të përjashtuara nga fusha e veprimit e këtij ligji.
5. Informacioni, që mblidhet nga organet e tjera me funksione inspektimi të përjashtuara nga fusha e veprimit të këtij ligji, mund të përdoret për qëllime statistikore, studimore dhe për hartimin e politikave e të raporteve në fushën e inspektimit. KREU XI TË DREJTAT DHE DETYRIMET E SUBJEKTIT TË INSPEKTIMIT Neni 48 Të drejtat e subjektit të inspektimit
1. Subjekti i inspektimit gjatë procedurës së inspektimit ka të drejtë: a) të njihet me autorizimin e inspektimit para fillimit të inspektimit, përveç rastit të parashikuar në pikën 3 të nenit 35 të këtij ligji. b) të kërkojë identifikimin e inspektorëve nëpërmjet kartës së inspektorit; c) të kërkojë kryerjen e inspektimit nëpërmjet sistemit unik elektronik të inspektimit; ç) të jetë i pranishëm dhe të ndjekë vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij të gjitha veprimet e inspektimit; d) të kërkojë dhe të marrë informacion nga trupa e inspektimit për procedurën e inspektimit e për çdo veprim apo vendim të ndërmarrë gjatë saj; dh) të paraqesë, me shkrim apo verbalisht, mendimet, shpjegimet për faktet, rrethanat apo çështjet me natyrë ligjore, që kanë të bëjnë me inspektimin, të paraqesë propozimet e tij për zgjidhjen e çështjes dhe dokumentet përkatëse, ku i mbështet ato; e) të kërkojë të njihet dhe t’i njoftohet procesverbali i inspektimit; ë) të paraqesë kundërshtimet e tij për vlerësimin e provave të administruara, për rezultatet e inspektimit dhe për vendimin, që synohet të merret nga trupa inspektuese; 16 f) t’i kërkojë trupës së inspektimit informacion për mënyrën e korrigjimit të shkeljes së kërkesave ligjore.
2. Kur pjesëmarrja gjatë kryerjes së inspektimit, sipas shkronjës “ç” të pikës 1 të këtij neni, pengon kryerjen e veprimeve të inspektimit, trupa inspektuese mund të vendosë përjashtimin nga pjesëmarrja. Vendimi pasqyrohet në procesverbal dhe nuk mund të ankimohet veçmas vendimit përfundimtar të inspektimit. Neni 49 Detyrimet e subjektit të inspektimit Subjekti i inspektimit, përveç kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm, gjatë veprimtarisë së inspektimit është i detyruar: a) të caktojë një përfaqësues për të komunikuar me trupën inspektuese gjatë procedurës së inspektimit, në rast se nuk dëshiron të komunikojë drejtpërdrejt me trupën inspektuese; b) të bashkëpunojë dhe të mos pengojë kryerjen e veprimeve të inspektimit dhe marrjen e provave; c) të ndalojë kryerjen e plotë apo të pjesshme të veprimtarisë kur një gjë e tillë kërkohet me shkrim si element i domosdoshëm për zhvillimin normal të veprimtarisë së inspektimit dhe pasqyrohet në procesverbal nga trupa inspektuese; ç) të sigurojë një vend të përshtatshëm për punën e trupës së inspektimit në rastin kur inspektimi kryhet në vendin e ushtrimit të veprimtarisë; d) të paraqesë çdo informacion, dokument dhe të japë çdo shpjegim për faktet e rrethanat e konstatuara e të nevojshme për inspektimin, nëse kërkohet nga trupa inspektuese, brenda afateve të përcaktuara prej tij; dh) të lejojë dhe të mundësojë marrjen e dëshmive nga punëmarrësit e tij, nëse një gjë e tillë kërkohet nga trupa inspektuese. KREU XII TË DREJTAT DHE DETYRAT E INSPEKTORIT Neni 50 E drejta e hyrjes dhe e inspektimit në mjediset e veprimtarisë së subjektit të inspektuar
1. Përveçse kur parashikohet ndryshe nga ligji i posaçëm, trupa inspektuese ka të drejtë të hyjë dhe të inspektojë godinat, mjediset, objektet, mjetet e transportit, ku apo nëpërmjet të cilave ushtron veprimtarinë subjekti i inspektimit, si dhe të inspektojë instalimet, pajisjet, makineritë, produktet, sendet, substancat, përbërësit dhe çdo send tjetër të lidhur me veprimtarinë objekt inspektimi.
2. Hyrja dhe inspektimi, sipas pikës 1 të këtij neni, bëhen pa pasur nevojë për lejen e subjektit të inspektuar. Në rast pengimi, hyrja dhe inspektimi kryhet forcërisht në praninë e një punonjësi të Policisë së Shtetit, sipas procedurës së parashikuar në ligjin e posaçëm. Shpenzimet e nevojshme për realizimin e hyrjes forcërisht i ngarkohen subjektit të inspektimit e përcaktohen në procesverbal dhe në vendimin përfundimtar.
3. Trupa inspektuese, brenda objektit dhe qëllimit të inspektimit, ka edhe të drejtat si më poshtë: a) të kryejë fotografime, filmime apo regjistrime me mjete teknologjike të mjediseve, dokumenteve, instalimeve, proceseve të punës dhe të godinave, objekteve, mjeteve të transportit, instalimeve, pajisjeve, makinerive, produkteve, sendeve, substancave, përbërësve dhe çdo sendi tjetër, që lidhet me veprimtarinë e subjektit të inspektimit; b) të inspektojë çdo dokument apo regjistrim të nevojshëm për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, përfshirë edhe ato të ruajtura, të krijuara apo të mbajtura në format elektronik, apo çdo teknikë tjetër; c) të bëjë matjet e nevojshme për të verifikuar respektimin e kërkesave ligjore nga subjekti i inspektimit; ç) të kryejë verifikime të dokumenteve për identitetin e personave, kur kjo është e nevojshme, sipas objektit të inspektimit; 17 d) t’i kërkojë subjektit të inspektimit apo punëmarrësve të tij të kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme për të lehtësuar inspektimin; dh) të marrë pa pagesë dhe të përdorë për qëllimet e inspektimit çdo të dhënë për subjektin e inspektimit dhe veprimtarinë e tij nga çdo institucion shtetëror që i disponon ato.
4. Të gjitha veprimet procedurale të kryera në subjekt pasqyrohen në procesverbalin e inspektimit. Neni 51 Marrja e mostrave
1. Nëse është e nevojshme për qëllimin e inspektimit, trupa inspektuese ka të drejtë të marrë pa pagesë mostra përfaqësuese të produkteve, materialeve, mallrave, substancave apo prodhimeve, sipas parashikimeve në legjislacionin e posaçëm dhe t’ia nënshtrojë ato ekzaminimit apo analizave.
2 — Mostrat merren në prani të përfaqësuesit të subjektit të inspektuar, përveç rasteve kur ai është
2. Mostrat merren në prani të përfaqësuesit të subjektit të inspektuar, përveç rasteve kur ai është përjashtuar me vendim të arsyetuar të trupës inspektuese nga të qenit i pranishëm gjatë inspektimit. Përpara marrjes së mostrave, trupa inspektuese i shpjegon përfaqësuesit procedurën e marrjes së tyre.
3. Trupa inspektuese merr mostra në sasinë e nevojshme për kryerjen e ekzaminimit apo të analizave edhe për të siguruar përsëritjen e tij, nëse është e nevojshme.
4. Mostra përfaqësuese merret edhe për arsye monitorimi, sipas përcaktimeve në legjislacionin e posaçëm.
5 — Marrja e mostrave pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit. Trupa inspektuese është e detyruar
5. Marrja e mostrave pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit. Trupa inspektuese është e detyruar të njoftojë subjektin e inspektimit për rezultatet e ekspertizës apo të ekzaminimit brenda 24 (njëzet e katër) orëve nga data e marrjes së rezultatit të tyre.
6. Shpenzimet për marrjen, transportin dhe ekzaminimin apo analizën e mostrave parapaguhen nga Inspektorati. Këto shpenzime përballohen nga subjekti i inspektimit vetëm nëse nga rezultati i ekzaminimit apo i analizave rezulton të jenë shkelur kërkesat ligjore përkatëse në fuqi. Shuma e shpenzimeve pasqyrohet në vendimin përfundimtar të inspektimit.
7. Ekzaminimi dhe analiza e mostrave bëhen nga subjektet e akredituara apo të autorizuara sipas legjislacionit në fuqi.
8. Procedura të hollësishme për marrjen, trajtimin e mostrave dhe për kryerjen e ekspertizave të tjera të nevojshme për verifikimin e produkteve, të pajisjeve, proceseve apo makinerive, sipas tipit të inspektimit, si dhe metodologjia e llogaritjes së shpenzimeve miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 52 Marrja e kopjeve dhe sekuestrimi i dokumenteve
1 — Gjatë procedurës së inspektimit, trupa inspektuese ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë kopje të
1. Gjatë procedurës së inspektimit, trupa inspektuese ka të drejtë të kërkojë dhe të marrë kopje të dokumenteve të veprimtarisë, në përputhje me objektin e inspektimit. Kërkesa bëhet verbalisht dhe pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit. Çdo kopje dokumenti i marrë në dorëzim nga trupa inspektuese nënshkruhet nga përfaqësuesi ligjor i subjektit të inspektuar ose nga përfaqësuesit të autorizuar prej tij.
2. Trupa inspektuese ka të drejtë të sekuestrojë dokumente që lidhen me objektin e inspektimit, me qëllim verifikimin e origjinalitetit apo të saktësisë së informacionit. Vendimi i sekuestrimit të dokumenteve pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit dhe përmban përshkrimin e plotë të dokumenteve të sekuestruara.
3. Pikat 1 dhe 2 të këtij neni zbatohen edhe për dokumentet e ruajtura në formë elektronike, regjistrimet elektronike dhe ato audiovizive, si dhe nëpërmjet çdo mjeti tjetër elektronik. Neni 53 Mbështetja e inspektimit nga Policia e Shtetit 18 Nëse trupa inspektuese ndesh rezistencë fizike apo pengohet në kryerjen e detyrës së saj, ajo mund të kërkojë ndihmën e Policisë së Shtetit, që ushtron juridiksionin në zonën përkatëse, sipas procedurës së parashikuar në ligjin në fuqi për organizimin dhe funksionimin e Policisë së Shtetit. Neni 54 Njoftimi i të tretëve
1. Kur shkeljet e konstatuara gjatë inspektimit janë kryer në mënyrë të tillë, që cenojnë të drejtat apo interesat e ligjshëm të një personi të tretë, Inspektorati njofton personin e tretë për këtë fakt, si dhe për gjetjet e inspektimit dhe masat e marra.
2. Nëse është në interes të personit të tretë dhe të mbrojtjes së të drejtave ligjore të tij, Inspektorati mund të urdhërojë kryerjen e publikimit të vendimit përfundimtar apo të një përmbledhjeje të tij. Neni 55 Komisioni i shqyrtimit të ankimit
1. Komisioni i shqyrtimit të ankimit është organ kolegjial, që ngrihet pranë Inspektoratit të Përgjithshëm për të zhvilluar procedurën e shqyrtimit të ankimit sa herë që është nevojshme.
2. Ankimi administrativ i paraqitur nga subjekti i inspektimit kundër vendimit përfundimtar në fushën e inspektimit të inspektorateve qendrore dorëzohet dhe shqyrtohet pranë komisionit të shqyrtimit të ankimit në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.
3. Komisioni i Shqyrtimit të Ankimit ka në përbërje këta anëtarë: a) dy përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm; b) një përfaqësues nga ministria përgjegjëse e inspektoratit qendror, ndaj të cilit është drejtuar ankimi; c) një përfaqësues nga inspektorati qendror, ndaj të cilit është drejtuar ankimi; ç) një përfaqësues nga organizata joqeveritare me aktivitet në fushën e biznesit apo nga organet e përfaqësimit të biznesit.
4. Anëtarët e komisionit të shqyrtimit të ankimit shpërblehen me pagesë fikse për çdo mbledhje. Masa e shpërblimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.
5. Rregullat e hollësishme për funksionimin e komisionit të shqyrtimit të ankimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 56 Komisioni i shqyrtimit të ankimit pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore
1. Komisioni i shqyrtimit të ankimit është një organ kolegjial, që ngrihet pranë bashkisë për të zhvilluar procedurën e shqyrtimit të ankimeve sa herë që është e nevojshme, në rastet e vendimeve të marra nga organet e vetëqeverisjes vendore.
2. Çdo ankim administrativ i paraqitur nga subjektet e inspektuara kundër vendimeve përfundimtare në fushën e inspektimit të organeve të vetëqeverisjes vendore dorëzohet dhe shqyrtohet pranë komisionit të shqyrtimit të ankimit në përputhje me parashikimet e Kodit të Procedurave Administrative.
3. Përbërja dhe numri i anëtarëve të komisionit të shqyrtimit të ankimit përcaktohen nga organi kompetent i njësisë së vetëqeverisjes vendore në përputhje me ligjin për vetëqeverisjen vendore dhe me këtë ligj.
4. Komisioni i shqyrtimit të ankimit duhet të ketë në përbërje një përfaqësues nga organet e përfaqësimit të biznesit, si dhe mund të ketë një përfaqësues nga Inspektorati i Përgjithshëm.
5. Rregullat e hollësishme për funksionimin e komisionit të shqyrtimit të ankimit pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. KREU XIII KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE KLASIFIKIMI 19 Neni 57 Kundërvajtjet administrative dhe klasifikimi
1. Moskorrigjimi i shkeljeve nga subjekti i inspektimit brenda afatit përbën kundërvajtje administrative sipas përcaktimit në pikën 3 të neni 44, të këtij ligji dhe dënohet me gjobë në vlerën nga 30 000 lekë deri në 50 000 lekë, si edhe mund të shoqërohet me dënime plotësuese sipas përcaktimit të ligjit të posaçëm.
2 — Prishja e shenjave dalluese dhe e çdo shenje tjetër të ndalimit të veprimtarisë apo bllokimit të
2. Prishja e shenjave dalluese dhe e çdo shenje tjetër të ndalimit të veprimtarisë apo bllokimit të pajisjeve ose të instalimeve, vendosur nga trupa inspektuese, si dhe pengimi i inspektimit, nëse nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë në vlerën nga 50 000 deri në 100 000 lekë. Të drejtën e konstatimit dhe të shqyrtimit të kundërvajtjes e ka çdo trupë inspektuese e inspektoratit kompetent.
3. Dënimet administrative klasifikohen në dënime administrative kryesore dhe plotësuese sipas parashikimeve në këtë ligj, si dhe në ligjet e posaçme. KREU XIV NDRYSHIME NË LIGJET E TJERA QË LIDHEN ME DISPOZITAT ZBATUESE TË INSPEKTIMIT SEKSIONI I PARË FUSHA E MBIKËQYRJES SË ARKIVAVE Neni 58 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9154, datë 6.11.2003, “Për arkivat”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Neni 12 ndryshohet si më poshtë: “Neni 12 Marrëdhëniet e punës së drejtorit të përgjithshëm, drejtuesve të tjerë, specialistëve dhe arkivistëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave rregullohen në bazë të legjislacionit për nëpunësin civil. Marrëdhëniet e punës së punonjësve administrativë dhe inspektorëve rregullohen në bazë të dispozitave të Kodit të Punës dhe ligjit për inspektimin.”.
2. Në pikën 1 të nenit 15 pas fjalës “vendit” shtohen fjalët “në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
3. Pika 6 e nenit 92 ndryshohet si më poshtë: “6. Kundër vendimit për dënimin administrativ, personat që kanë kryer shkelje mund të bëjnë ankim sipas ligjit për inspektimin.”. SEKSIONI I DYTË FUSHA E BUJQËSISË Neni 59 Ndryshime në ligjin nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Në nenin 4 të ligjit nr. 10 465, datë 29.9.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 5 fjalët “autoriteti kompetent” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin, kontrollin zyrtar dhe aktivitetet e tjera veterinare në varësi të ministrit për bujqësinë”; b) Në pikën 44 fjalët “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqen. Neni 60 20 Ndryshime në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, i ndryshuar Në ligjin nr. 105/2016, “Për mbrojtjen e bimëve”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj shkurtesat “AKU” dhe “AKVMB” zëvendësohen përkatësisht me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të veterinarisë dhe mbrojtjes së bimëve”.
2. Pika 17 e nenit 2 ndryshohet si më poshtë: “17. “Ligji i inspektimit” është ligji që përcakton rregullat dhe procedurat për inspektimet, që kryhen nga autoritetet shtetërore në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 61 Ndryshime në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9863, datë 28.1.2008, “Për ushqimin”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj fjalët “institucioni përgjegjës për kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë” zëvendësohen me “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë”.
2. Pika 10 e nenit 61 ndryshohet si më poshtë: “10. Marrëdhëniet e punësimit për inspektorët rregullohen sipas ligjit për inspektimin, ndërsa për punonjësit e tjerë rregullohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës.”.
3. Neni 63 ndryshohet si më poshtë: “Neni 63 Organe të tjera, që funksionojnë pranë institucionit përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë janë komiteti shkencor, panelet shkencore dhe laboratorët.”.
4. Nenet 64 dhe 65 shfuqizohen.
5. Neni 70/1 ndryshohet si më poshtë: “Neni 70/1 Ankimi lidhur me masat administrative bëhet sipas legjislacionit në fuqi për inspektimin.”. Neni 62 Ndryshime në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 416, datë 7.4.2011, “Për materialin mbjellës dhe shumëzues bimor”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj emërtesa “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë”.
2. Pika 6 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë: “6. “Inspektim” është kontrolli i dokumentacionit, si dhe shqyrtimi pamor dhe/ose laboratorik i materialit mbjellës dhe shumëzues bimor, për të përcaktuar nëse ai është në përputhje me kërkesat e këtij ligji dhe të ligjit për inspektimin.”. Neni 63 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar Në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në shkronjën “ë” të nenit 2 pas fjalëve “ngritjen e një sistemi kontrolli” shtohen fjalët “dhe inspektimi”. 21
2. Në pikën 24 të nenit 4 fjalët “çdo kontroll i kryer” zëvendësohen me fjalët “një formë e kontrollit të kryer”.
3. Në nenin 121 bëhen ndryshimet si më poshtë: a) Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Inspektimi kryhet bazuar në procedurat e legjislacionit të inspektimit dhe në kërkesat e këtij ligji.”. b) Pika 4 shfuqizohet.
4. Në pikën 5 të nenit 122 emërtesa “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” zëvendësohet me fjalët “institucioni përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe të ushqimit për kafshë”. Neni 64 Ndryshime në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”, i ndryshuar Në ligjin nr. 103/2016, “Për akuakulturën”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 5 e nenit 8 ndryshohet si më poshtë: “5. Institucioni, që vlerëson plotësimin e kushteve të licencimit ose revokimin e licencës për veprimtaritë me kodin II.3.B, është struktura përgjegjëse për akuakulturë në ministrinë përgjegjëse për peshkimin.”.
2. Pika 1 e nenit 45 ndryshohet si më poshtë: “1. Kontrolli për zbatimin e këtij ligji dhe të akteve nënligjore që rrjedhin prej tij ushtrohet nga drejtoria dhe struktura përgjegjëse për inspektimin në peshkim dhe akuakulturë, sipas detyrave, të drejtave dhe përgjegjësive të përcaktuara në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, dhe në legjislacionin për inspektimin.”.
3. Pika 2 e nenit 47 ndryshohet si më poshtë: “2. Marrja e masave administrative për kundërvajtjet administrative bëhet sipas ligjit për inspektimin nga struktura përgjegjëse për inspektimin e peshkimit dhe akuakulturës.”.
4. Neni 48 ndryshohet si më poshtë: “Neni 48 Ankimi kundër masave administrative bëhet në përputhje me legjislacionin për inspektimin.”. Neni 65 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 17/2020, “Për produktet plehëruese” Në ligjin nr. 17/2020, “Për produktet plehëruese”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Shkronja “b” e nenit 20 ndryshohet si më poshtë: “b) struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen, inspektimin dhe kontrollin e prodhimit, importimit, eksportimit, ruajtjes, tregtimit dhe përdorimit të produkteve plehëruese.”.
2. Në nenin 22 pas fjalëve “institucioni përgjegjës për” shtohet fjala “inspektimin”.
3. Neni 31 ndryshohet si më poshtë: “Neni 31 Marrja e masave administrative nga struktura përgjegjëse për inspektimin bëhet sipas legjislacionit për inspektimin. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në përputhje me përcaktimet në ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 66 Ndryshime në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000, “Për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe fermave blegtorale”, i ndryshuar Në ligjin nr. 8702, datë 1.12.2000, “Për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve dhe fermave blegtorale”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime: 22
1. Kudo në ligj hiqen fjalët “nr. 10 433, datë 16.6.2011”.
2. Kudo në ligj emërtesat “Inspektorati Zooteknik” dhe “Inspektorati Veterinar” zëvendësohen përkatësisht me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin zooteknik” dhe “struktura përgjegjëse për inspektimin veterinar”.
3. Neni 10 ndryshohet si më poshtë: “Neni 10 Procedurat e ankimit kryhen sipas ligjit për inspektimin dhe ekzekutimi i masës administrative bëhet në përputhje me përcaktimet në ligjin për kundërvajtjet administrative.”. Neni 67 Ndryshime në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000, “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, i ndryshuar Kudo në ligjin nr. 8691, datë 16.11.2000, “Për prodhimin dhe tregtimin e duhanit dhe të cigareve”, i ndryshuar, emërtesa “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në ushqim”. Neni 68 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, i ndryshuar Në ligjin nr. 8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në shkronjën “b” të nenit 3 fjalët “inspektorati i mbrojtjes së tokës (IMT) në nivel sektori” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në mbrojtjen e tokës bujqësore”.
2. Në nenin 4 pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: “Marrëdhëniet e punës së inspektorëve të mbrojtjes së tokës bujqësore rregullohen në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 69 Ndryshime në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9244, datë 17.6.2004, “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj emërtesa “Inspektorati i Mbrojtjes së Tokës” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin e mbrojtjes së tokës bujqësore”.
2. Kudo në ligj fjalët “ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” zëvendësohen me fjalët “ministri përgjegjës për bujqësinë”.
3. Në nenin 4/1 hiqen fjalët “nr. 10 433, datë 16.6.2011”.
4. Pika 2 e nenit 9 ndryshohet si më poshtë: “2. Pranë seksionit të administrimit dhe mbrojtjes së tokës në qark krijohet struktura përgjegjëse për inspektimin e mbrojtjes së tokës bujqësore, e përbërë nga inspektorë të emëruar në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, me varësi teknike nga ministria përgjegjëse për bujqësinë.”. SEKSIONI I TRETË FUSHA E SIGURISË DHE E SHËNDETIT NË PUNË Neni 70 Ndryshime në ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar 23 Në ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006, “Për inspektimin e punës”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime: 1. Kudo në ligj fjalët “inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin e punës”. 2. Kudo në ligj fjala “inspektor” zëvendësohet me fjalët “trupa inspektuese”.
3. Pika 7 e nenit 11 shfuqizohet.
4. Në pikën 1 të nenit 18 fjalët “8549, datë 11.11.1999, “Statusi i nëpunësit civil”, zëvendësohen me fjalët “për inspektimin”.
5. Neni 28 ndryshohet si më poshtë: “Neni 28 Struktura përgjegjëse për inspektimin e punës i paraqet ministrit përgjegjës dhe inspektorit të Përgjithshëm raportin vjetor të inspektimeve brenda datës 15 shkurt të vitit pasardhës. Ky i fundit, brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës, ia paraqet komisionit përkatës të përhershëm parlamentar të Kuvendit.”.
6. Në nenin 31 fjalët “sipas nenit 32, pika 1, të këtij ligji” zëvendësohen me fjalët “sipas ligjit për inspektimin.”.
7. Pika 1 e nenit 32 ndryshohet si më poshtë: “1. Paralajmërimi është dënimi administrativ kryesor në inspektimin e parë të trupës së inspektimit, sipas përcaktimeve në ligjin për inspektimin. Paralajmërimi shoqërohet me një afat të caktuar për rregullimin e shkeljeve në procesverbalin e inspektimit”. Neni 71 Ndryshime në ligjin nr. 10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 237, datë 18.2.2010, “Për sigurinë dhe shëndetin në punë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj fjalët “inspektorati shtetëror që mbulon fushën e punës” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin e punës” dhe fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. 2. Kudo në ligj fjala “inspektor” zëvendësohet me fjalët “trupa inspektuese”.
3. Në pikën 1 të nenit 43 fjalët “dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës” hiqen.
4. Pika 2 e nenit 43 ndryshohet si më poshtë: “2. Procedurat e ankimit ndaj sanksioneve të vendosura nga trupa inspektuese realizohet në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. SEKSIONI I KATËRT FUSHA E SHËNDETIT Neni 72 Ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar Në ligjin nr. 105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në shkronjat “c” dhe “ç” të nenit 7 fjalët “inspektorët e Agjencisë” zëvendësohen me “inspektorët e strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2. Në pikën 3/1 të nenit 12 fjala “inspektim” zëvendësohet me fjalët “verifikim faktik”.
3. Në nenin 17 bëhen këto ndryshime: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: 24 “1. Agjencia është institucion i specializuar për analizën dhe kontrollin e barnave, për dhënien e autorizimit për tregtim, monitorimin e aktiviteteve për vendosjen e barnave në treg, farmakovigjilencën dhe administrimin e standardeve të pajisjeve mjekësore.”. b) Pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje: “4. Inspektimi i veprimtarive në fushën farmaceutike realizohet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi sipas parashikimeve në këtë ligj dhe në ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
4. Në pikën 3 të nenit 32 fjalët “inspektorit farmaceutik” zëvendësohen me fjalët “të specialistit përgjegjës të Agjencisë”.
5. Në nenin 61 bëhen këto ndryshime: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Agjencia është përgjegjëse për verifikimin dhe monitorimin e çdo aktiviteti në përputhje me qëllimin e këtij ligji.”. b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Agjencia verifikon dhe monitoron aktivitetet në fushën farmaceutike, që kanë të bëjnë me: a) barnat e prodhuara në vend dhe barnat e importuara sipas dispozitave të këtij ligji; b) lëndët aktive, lëndët ndihmëse dhe materialet ambalazhuese, të importuara, të cilat përdoren në procesin e prodhimit; c) importin, eksportin dhe çdo aktivitet për vendosjen e barnave në treg nga të gjitha subjektet e licencuara sipas legjislacionit përkatës; ç) monitorimin e reklamës për barnat; d) farmakovigjilencën.”; c) Në pikën 4 fjalët “e kontrollit e të” hiqen. ç) Pas pikës 4 shtohet pika 5 me këtë përmbajtje: “5. Inspektimi i veprimtarive në fushën farmaceutike realizohet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi sipas parashikimeve në këtë ligj dhe në ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
6. Në pikën 1 të nenit 63 pas fjalëve “inspektorët farmaceutikë” shtohen fjalët “të strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
7. Në nenin 64 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 2 fjalët “asgjësohen në prani të inspektorëve farmaceutikë” hiqen; b) Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Mënyra dhe procedura e menaxhimit, administrimit dhe e kalimit të barnave, të bllokuara apo të konfiskuara rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”. Neni 73 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 89/2014, “Për pajisjet mjekësore”, i ndryshuar Në ligjin nr. 89/2014, “Për pajisjet mjekësore”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në nenin 6 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1 fjala “inspektimi” hiqet; b) Pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje: “3. Inspektimi i pajisjeve mjekësore realizohet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi sipas parashikimeve në këtë ligj dhe në ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Neni 27 ndryshohet si më poshtë: “Neni 27
1. Inspektimi i pajisjeve mjekësore kryhet nga inspektori i strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi.
2 — Procedura e inspektimit realizohet në përputhje me dispozitat e parashikuara në këtë ligj dhe në
2. Procedura e inspektimit realizohet në përputhje me dispozitat e parashikuara në këtë ligj dhe në ligjin për inspektimin.”.
3. Në nenin 30 bëhen këto ndryshime: 25 a) në paragrafin e parë pas fjalëve “nga inspektorët e pajisjeve mjekësore” shtohen fjalët “të strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; b) në paragrafin e fundit emërtesa “Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi.”. Neni 74 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotikë dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar Në ligjin nr. 7975, datë 26.7.1995, “Për barnat narkotikë dhe lëndët psikotrope”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1 — Në nenin 92 pas fjalëve “inspektorit të farmacive” shtohen fjalët “të strukturës përgjegjëse për
1. Në nenin 92 pas fjalëve “inspektorit të farmacive” shtohen fjalët “të strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2. Paragrafët i dytë dhe i tretë të nenit 98 ndryshohen si më poshtë: “Procedura e inspektimit të veprimtarive të përcaktuara më sipër realizohet në përputhje me dispozitat e parashikuara në këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë. Ky kontroll shtrihet edhe në mjediset ku ndodhen pajisjet e ndihmës së parë në mjetet e transportit publik të linjave ndërkombëtare.”.
3. Në nenin 99 fjalët “Inspektorët e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave (QKKB)” zëvendësohen me fjalët “Inspektorët e strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
4 — Në nenin 101 paragrafi i dytë “Pengimi i inspektorëve të farmacive në kryerjen e detyrës dënohet
4. Në nenin 101 paragrafi i dytë “Pengimi i inspektorëve të farmacive në kryerjen e detyrës dënohet me gjobë deri 50 000 lekë.” ndryshohet si më poshtë: “Moslejimi i inspektorëve farmaceutikë të strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi për të kryer inspektimin në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjit për inspektimin dënohet me 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë gjobë.”.
5. Pika 1 e nenit 102 ndryshohet si më poshtë: “1. Shqyrtimi, marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj vendimit të marrë, sipas nenit 101 të këtij ligji, bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 75 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar Në ligjin nr. 8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në nenin 2 pas shkronjës “g” shtohet shkronja “gj” me këtë përmbajtje: “gj) struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi është struktura përgjegjëse për inspektimin e veprimtarive me rrezatim, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 7 bëhen këto ndryshime: a) Në fund të shkronjës “b” shtohen fjalët “nëpërmjet strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; b) Në shkronjën “g” fjalët “inspektoratin që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “strukturën përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
3. Në nenin 8 bëhen këto ndryshime: a) shkronja “c” e pikës 1 ndryshohet si më poshtë: “c) struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi kryen inspektimin e instalimeve dhe të veprimtarive me rrezatim në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”; b) Pika 2 shfuqizohet.
4. Në paragrafin e parë të nenit 10 pas fjalës “kryesorë” shtohen fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. 26 Neni 76 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 469, datë 13.10.2011, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 469, datë 13.10.2011, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jojonizuese”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në nenin 3 pas pikës 12 shtohet pika 13 me këtë përmbajtje: “13. Struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi është struktura përgjegjëse për inspektimin e veprimtarive me rrezatim, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 6 bëhen këto ndryshime: a) Në shkronjën “b” në fund të fjalëve “në përputhje me” shtohen fjalët “ligjin për inspektimin, nëpërmjet strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; b) Në shkronjën “g” fjalët “inspektoratin që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “strukturën përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
3. Në nenin 7 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1 në fund të shkronjës “b” shtohen fjalët “nëpërmjet strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; b) Pika 2 shfuqizohet.
4. Në paragrafin e parë të pikës 1 të nenit 9 pas fjalës “dënohen” shtohen fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 77 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, i ndryshuar Në ligjin nr. 7643, datë 2.12.1992, “Për inspektimin sanitar”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Paragrafi i parë i nenit 2 ndryshohet si më poshtë: “Inspektimi sanitar për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore bëhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Paragrafi i parë i nenit 10 ndryshohet si më poshtë: “Struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi është përgjegjëse për kontrollin dhe zbatimin e ligjeve e të akteve nënligjore sanitare në sektorët publikë dhe jopublikë.”.
3. Në nenin 25 në fund të fjalisë shtohen fjalët “në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
4. Në nenin 27 paragrafi “Masat, që merren nga inspektorati, sipas neneve 18 dhe 19, në varësi të rrethanave të rastit, mund të vlerësohen nga vetë inspektorati si masa urgjente ose dënime plotësuese” hiqet. Neni 78 Shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 107, datë 30.3.2009, “Për kujdesin shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në fund të fjalisë së pikës 3 të nenit 23 shtohen fjalët “, i cili realizohet sipas parashikimeve ligjore të këtij ligji dhe ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në pikën 3 të nenit 24 fjalët “institucioni përgjegjës që mbulon inspektimin e fushës së shëndetësisë,” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. 27 Neni 79 Ndryshime në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009, “Për shëndetin publik”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 138, datë 11.5.2009, “Për shëndetin publik”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 e nenit 26 ndryshohet si më poshtë: “2. Inspektimi realizohet në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 27 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; b) Në pikën 3 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 80 Ndryshim në ligjin nr. 55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë” Në pikën 4 të nenit 28 të ligjit nr. 55/2022, “Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë”, fjalët “në fushën e shëndetësisë” zëvendësohen me fjalët “në shëndetësi”. Neni 81 Ndryshime në ligjin nr. 8045, datë 7.12.1995, “Për ndërprerjen e shtatzënisë”, i ndryshuar Në ligjin nr. 8045, datë 7.12.1995, “Për ndërprerjen e shtatzënisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 17 fjalia e fundit ndryshohet si më poshtë: “Gjoba jepet nga trupa inspektuese e strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 17/1 fjalët “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqen. Neni 82 Ndryshime në ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”, i ndryshuar Në ligjin nr. 44/2012, “Për shëndetin mendor”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 31/1 ndryshohet si më poshtë: “Neni 31/1 Inspektimi i strukturave shëndetësore të shëndetit mendor kryhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2 — Në pikën 2 të nenit 34 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët
2. Në pikën 2 të nenit 34 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 83 Ndryshim në ligjin nr. 8876, datë 4.4.2002, “Për shëndetin riprodhues”, i ndryshuar Në pikën 4 të nenit 42 të ligjit nr. 8876, datë 4.4.2002, “Për shëndetin riprodhues”, i ndryshuar, fjalët “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqen. Neni 84 Ndryshim në ligjin nr. 9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar 28 Neni 23 i ligjit nr. 9739, datë 21.5.2007, “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ndryshohet si më poshtë: “Neni 23 Inspektimi i strukturave të shërbimit të transfuzionit kryhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 85 Ndryshime në ligjin nr. 9952, datë 14.7.2008, “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9952, datë 14.7.2008, “Për parandalimin dhe kontrollin e HIV/AIDS”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 7/1 ndryshohet si më poshtë: “Neni 7/1 Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, që burojnë nga ky ligj, kryhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Pika 2 e nenit 45 ndryshohet si më poshtë: “2. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzekutimin e gjobës është struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 86 Ndryshime në ligjin nr. 9928, datë 9.6.2008, “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9928, datë 9.6.2008, “Për shërbimin shëndetësor stomatologjik në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 8 ndryshohet si më poshtë: “Neni 8 Mbikëqyrja për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, që burojnë nga ky ligj, në shërbimin shëndetësor stomatologjik kryhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Pika 2 e nenit 9 ndryshohet si më poshtë: “2. Autoriteti përgjegjës për vënien dhe ekzekutimin e gjobave është struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi, në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 87 Ndryshime në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9942, datë 26.6.2008, “Për parandalimin e çrregullimeve të shkaktuara nga pamjaftueshmëria e jodit në organizmin e njeriut”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 13/1 ndryshohet si më poshtë: 29 “Neni 13/1 Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore që burojnë nga ky ligj kryhet nga struktura përgjegjës për inspektimin në shëndetësi në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 18, pika 2, nenin 19, pikat 1 e 2, nenin 20, pika 1, fjalët “në fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “në shëndetësi”. Neni 88 Ndryshime në ligjin nr. 9518, datë 18.4.2006, “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar”, i ndryshuar Në nenin 14 të ligjit nr. 9518, datë 18.4.2006, “Për mbrojtjen e të miturve nga përdorimi i alkoolit, pijeve energjike dhe pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të shtuar”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 1 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, që burojnë nga ky ligj, sipas përcaktimit të këtij neni, kryhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 89 Disa ndryshime në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, i ndryshuar Në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 12 ndryshohet si më poshtë: “Neni 12 Inspektimi për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, që burojnë nga ky ligj, kryhet nga struktura përgjegjës për inspektimin në shëndetësi në përputhje me ligjin për inspektimin.”.
2. Në paragrafin e parafundit të nenit 13 togfjalëshi “Shëndetësor shtetëror” hiqet. Neni 90 Disa ndryshime në ligjin nr. 26/2017, “Për produktet kozmetike” Në ligjin nr. 26/2017, “Për produktet kozmetike”, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2 — Në pikën 2 të nenit 21 fjalët “nga Inspektorati Qendror” zëvendësohen me fjalët “në përputhje me
2. Në pikën 2 të nenit 21 fjalët “nga Inspektorati Qendror” zëvendësohen me fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Neni 91 Disa ndryshime në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetit”, “inspektorati që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; 30 b) emërtimi “Autoriteti Kombëtar i Ushqimit” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin dhe kontrollin zyrtar të ushqimit dhe ushqimit për kafshë”; c) fjalët “inspektorati që mbulon fushën e arsimit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në arsim”; ç) fjalët “inspektorati i sigurisë ndaj zjarrit” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për sigurinë ndaj zjarrit”; d) fjalët “inspektorati që mbulon fushën e punës” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin e punës”.
2. Në nenin 19 bëhen këto ndryshime: a) Pika 2 e nenit 19 ndryshohet si më poshtë: “2. Strukturat përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi bëjnë verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore dhe marrin masat administrative, që burojnë nga ky ligj, në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë, dhe, në rastet kur trupat e tjera inspektuese konstatojnë shkelje sipas neneve 10 dhe 15 të këtij ligji, marrin masat për njoftimin e strukturës përgjegjëse, sipas metodologjisë së përcaktuar nga Inspektorati i Përgjithshëm.”. b) Pika 3 shfuqizohet. Neni 92 Disa ndryshime në ligjin nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, i ndryshuar Në ligjin nr. 15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 3 e nenit 30 ndryshohet si më poshtë: “3. Në pikat kufitare, struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi në bashkëpunim me organet shëndetësore ushtrojnë kontrolle, marrin masa dhe mbajnë dokumentacion mbi bazën e një protokolli të përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik, në përputhje me normat e përcaktuara në Rregulloren Ndërkombëtare të Shëndetit dhe rregulloret e tjera ndërkombëtare, si dhe në zbatim të ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 36 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1 emërtimi “Inspektori Shtetëror Shëndetësor” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi, në përputhje me këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”; b) Në pikën 2 emërtimi “Inspektori Shtetëror Shëndetësor” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; c) Në pikën 3 emërtimi “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; ç) Në pikën 4 fjalët “Kodit të Procedurave Administrative” zëvendësohen me “me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Neni 93 Disa ndryshime në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik” Në ligjin nr. 95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj fjalët “inspektoratit që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2. Në nenin 20 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqet.
3. Në nenin 22 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në pikën 1 fjalët “inspektori që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “trupa inspektuese e strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”; 31 b) Në pikën 2 fjalët “rregullat e parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative” zëvendësohen me fjalët “me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Neni 94 Disa ndryshime në ligjin nr. 10 454, datë 21.7.2011, “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 454, datë 21.7.2011, “Për transplantimin e indeve, të qelizave dhe të organeve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 30 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011”, hiqet.
2. Në pikën 3 të nenit 34 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 95 Disa ndryshime në ligjin nr. 138/2014, “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë” Në nenin 27 të ligjit nr. 138/2014, “Për kujdesin paliativ në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 2 fjalët “inspektorati që mbulon fushën e shëndetësisë” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2. Në pikën 4 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqet .
3. Në pikën 5 fjalët “inspektoratit shtetëror që mbulon fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “strukturës përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 96 Një ndryshim në ligjin nr. 123/2014, “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” Në pikën 3 të nenit 9 të ligjit nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” emërtimi “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 97 Një ndryshim në ligjin nr. 127/2014, “Për Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë” Në pikën 2 të nenit 7 të ligjit nr. 127/2014, “Për Urdhrin e Stomatologut në Republikën e Shqipërisë”, emërtimi “Inspektoratin Shtetëror Shëndetësor” zëvendësohet me fjalët “strukturën përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 98 Një ndryshim në ligjin nr. 9718, datë 19.4.2007, “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Në pikën 3 të nenit 7 të ligjit nr. 9718, datë 19.4.2007, “Për Urdhrin e Infermierit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, emërtimi “Inspektorati Shtetëror Shëndetësor” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”. Neni 99 Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” Në ligjin nr. 121/2016, “Për shërbimet e kujdesit shoqëror në Republikën e Shqipërisë” bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 32
1. Kudo në ligj fjala “Inspektorati” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
2. Në pikën 3 të nenit 35 fjalët “Kodin e Procedurave Administrative” zëvendësohen me fjalët “ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
3. Në nenin 49 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. b) Në pikën 6 fjalët “në rrugë gjyqësore” zëvendësohen me fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. SEKSIONI I PESTË FUSHA E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR Neni 100 Disa shtesa në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar Në ligjin nr. 69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në nenin 25 bëhen shtesat e mëposhtme: a) Në pikën 2 shtohet shkronja “b/1” me këtë përmbajtje: “b/1 monitorimi, vlerësimi dhe inspektimi i sistemit arsimor parauniversitar.”. b) Në pikën 3 pas fjalës “shtetërore” shtohen fjalët “dhe legjislacionit në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
2. Në pikën 3/1 të nenit 70 pas fjalëve “sipas pikave 1, 2, 3 të këtij neni” shtohen fjalët “dhe moskorrigjimi i shkeljeve nga subjekti i inspektimit”.
3. Pas nenit 71 shtohet neni 71/1 me këtë përmbajtje: “Neni 71/1 “Ankimi”, ankimi administrativ kundër vendimeve përfundimtare në fushën e inspektimit paraqitet dhe shqyrtohet sipas ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. SEKSIONI I GJASHTË FUSHA E TURIZMIT Neni 101 Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar Në ligjin nr. 93/2015, “Për turizmin”, i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në nenin 8 pas shkronjës “ç” shtohet shkronja “d” me këtë përmbajtje: “d) struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e turizmit;”.
2 — Në pikën 1 të nenit 15 fjalët “monitorimin, inspektimin dhe kontrollin e veprimtarive turistike”
2. Në pikën 1 të nenit 15 fjalët “monitorimin, inspektimin dhe kontrollin e veprimtarive turistike” hiqen.
3. Shkronjat “b” dhe “e” të nenit 17 shfuqizohen.
4. Në pikën 2 të nenit 71 fjalët “në Agjencinë Kombëtare të Bregdetit” hiqen.
5. Pika 1 e nenit 72 ndryshohet si më poshtë: “1. Ankimi administrativ në lidhje me gjobat dhe masat e tjera të dhëna nga struktura përgjegjëse për inspektimin do të bëhet në përputhje me përcaktimet në dispozitat e legjislacionit në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. 33 Neni 102 Një ndryshim në ligjin nr. 43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar” Pika 1 e nenit 25 të ligjit nr. 43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar” ndryshohet si më poshtë: “1. Ankimi administrativ në lidhje me gjobat dhe masat e tjera të dhëna nga struktura përgjegjëse për inspektimin bëhet në përputhje me përcaktimet në dispozitat e legjislacionit në fuqi për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. SEKSIONI I SHTATË FUSHA E MBIKËQYRJES SË TREGUT Neni 103 Një ndryshim në ligjin nr. 10 480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, i ndryshuar Në pikën 3 të nenit 7 të ligjit nr. 10 480, datë 17.11.2011, “Për sigurinë e përgjithshme të produkteve joushqimore”, i ndryshuar, togfjalëshi “10 ditëve” zëvendësohet me togfjalëshin “8 ditëve”. Neni 104 Disa ndryshime në ligjin nr. 10 489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 3 të nenit 33 togfjalëshi “brenda 10 ditëve” zëvendësohet me togfjalëshin “jo më vonë se 8 ditë”.
2. Në nenin 37 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në pikën 1 fjala “inspektori/ët” zëvendësohet me fjalët “trupa inspektuese”. b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Procesverbali i inspektimit hartohet dhe njoftohet sipas legjislacionit në fuqi për inspektimin.”.
3. Neni 38 ndryshohet si më poshtë: “Neni 38 Trupa inspektuese, që ka kryer kontrollin, merr vendim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 105 Disa ndryshime në ligjin nr. 73/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë” Në nenin 31 të ligjit nr. 73/2021, “Për hedhjen në treg dhe mbikëqyrjen e artikujve piroteknikë” bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Inspektorët e përmendur në pikën 1 të këtij neni kryejnë inspektimin në përputhje me parashikimet e ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Struktura përgjegjëse, që ka autorizuar inspektimin i njofton operatorit ekonomik procesverbalin e inspektimit. Procesverbali i inspektimit përmban informacion për të drejtën e subjektit të inspektimit që të paraqesë me shkrim apo në mënyrë verbale shpjegimet apo kundërshtimet e tij për faktet, rrethanat dhe gjetjet e pasqyruara në procesverbal, brenda një afati të përcaktuar nga inspektori, por, në çdo rast, jo më vonë se 8 ditë nga data e njoftimit të procesverbalit.”. 34 Neni 106 Disa ndryshime në ligjin nr. 126/2020, “Për metrologjinë” Në ligjin nr. 126/2020, “Për metrologjinë”, bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 9 fjalët “Inspektorati shtetëror” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin për mbikëqyrjen e tregut”.
2. Në pikën 1 të nenit 48 fjala “inspektor” zëvendësohet me fjalët “trupa inspektuese”. Neni 107 Disa ndryshime në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1 — Kudo në ligj fjala “inspektorat” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e
1. Kudo në ligj fjala “inspektorat” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut”.
2. Në nenin 199/1 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqet. Neni 108 Një ndryshim në ligjin nr. 10 216, datë 21.1.2010, “Për detergjentët” Në nenin 15 të ligjit nr. 10 216, datë 21.1.2010, “Për detergjentët”, fjalët “nenin 24 të ligjit nr. 9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”” zëvendësohen me fjalët “ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”. Neni 109 Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji” Në ligjin nr. 52/2024, “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në ligj fjalët “Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut” dhe “autoriteti përgjegjës për mbikëqyrjen e tregut” zëvendësohen me fjalët “Struktura përgjegjëse për inspektimin për mbikëqyrjen e tregut”.
2. Pika 28 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë: “28. Struktura përgjegjëse për inspektimin për mbikëqyrjen e tregut” është struktura për mbikëqyrjen e produkteve të destinuara për konsumatorët.”.
3. Në fund të pikës 1 të nenit 11 shtohen fjalët “sipas ligjit për inspektimin”.
4. Në pikën 1 të nenit 15 fjalët “parashikimeve të Kodit të Procedurave Administrative” zëvendësohen me fjalët “legjislacionin në fuqi për inspektimin”. SEKSIONI I TETË FUSHA E MBIKËQYRJES SË TRASHËGIMISË KULTURORE Neni 110 Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” Në ligjin nr. 27/2018, “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në ligj emërtesa “Inspektorati Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore”, shkurtesa “IKMTK”, fjalët “inspektorati përgjegjës për trashëgiminë kulturore”, “inspektoratit kombëtar përgjegjës për trashëgiminë kulturore”, emërtesa “Inspektorati Kombëtar i Kujdesit për Trashëgiminë Kulturore”, fjalët “Inspektorati shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore”, fjala “inspektorati” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin për trashëgiminë kulturore”.
2. Kudo në ligj fjala “inspektor” zëvendësohet me fjalët “trupa inspektuese”.
3. Në nenin 27 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 35 a) Në pikën 1 fjalët “institucion qendror publik, buxhetor” hiqen. b) Në fund të pikës 3 shtohen fjalët “dhe sipas ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
4. Në fund të pikës 3 të nenit 36 shtohen fjalët “dhe sipas ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
5. Në pikën 10 të nenit 71 fjalët “legjislacionin në fuqi” zëvendësohen me fjalët “këtë ligj dhe ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
6. Në nenin 73 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 3 ndryshohet si më poshtë: “3. Trupa inspektuese që kryen inspektimin mban procesverbalin sipas ligjit për inspektimin.”. b) Pikat 4 dhe 5 shfuqizohen. c) Në pikën 6 fjalët “për sa nuk parashikohet ndryshe në këtë ligj” hiqen.
7. Në pikën 1 të nenit 74 fjala “Kryeinspektori” zëvendësohet me fjalët “Trupa inspektuese”.
8 — Në fund të pikës 2 të nenit 116 shtohen fjalët “dhe sipas ligjit për inspektimin në Republikën e
8. Në fund të pikës 2 të nenit 116 shtohen fjalët “dhe sipas ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
9. Në shkronjën “d” të pikës 5 të nenit 158 emërtesa “Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin për mbrojtjen e territorit”.
10. Në fund të pikës 2 të nenit 173 shtohen fjalët “dhe sipas ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
11. Në fund të pikës 6 të nenit 186 shtohen fjalët “dhe sipas ligjit për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.
12. Shkronja “ç” e nenit 263 shfuqizohet. SEKSIONI I NËNTË FUSHA E MBIKËQYRJES SË MJEDISIT DHE TERRITORIT Neni 111 Disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar Në ligjin nr. 81/2017, “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Kudo në ligj, fjalët “AKZM-ja dhe trupat inspektuese të ADZM-ve rajonale” zëvendësohet me “struktura përgjegjëse për inspektimin”.
2. Në nenin 66 bëhen këto ndryshime: a) Në shkronjën “b” të pikës 1 fjalët “administrata e zonës së mbrojtur” zëvendësohen me “struktura përgjegjëse për inspektimin”; b) Në shkronjën “e” të pikës 2 fjalët “formularëve të miratuar nga drejtori i Përgjithshëm i AKZM- së” zëvendësohen me “sipas ligjit për inspektimin”. c) Pika 3 shfuqizohet; ç) Në pikën 4 bëhen këto ndryshime: i. fjalët “administrata e zonës së mbrojtur” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin”; ii. në shkronjën “b” fjalët “dhe trupat inspektuese të AdZM-ve rajonale” hiqen.
3. Në nenin 67 bëhen këto ndryshime: a) Fjalët “Inspektori i Policisë Pyjore dhe/ose administrata e zonës së mbrojtur” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin”. b) Në pikën 4 togfjalëshi “kundërvajtjet administrative” zëvendësohet me fjalët “inspektimin”; c) Pika 5 shfuqizohet.
4. Në pikën 1 të nenit 70 togfjalëshi “kundërvajtjet administrative” zëvendësohet me fjalët “inspektimin”. Neni 112 Disa ndryshime në ligjin nr. 57/2020, “Për pyjet” Në ligjin nr. 57/2020, “Për pyjet”, bëhen këto ndryshime: 36
1. Në nenin 15 bëhen këto ndryshime: a) Në shkronjën “ë” të pikës 2 fjalët “dhe të inspektimit” hiqen. b) Në pikën 3 fjalët “kontrollin dhe inspektimin e tij” hiqen.
2. Në pikat 5 e 6 të nenit 16 fjalët “agjencisë shtetërore përgjegjëse për pyjet” zëvendësohen me fjalët “strukturës përgjegjëse për inspektimin”.
3. Shkronja “a” e pikës 3 të nenit 34 shfuqizohet.
4. Në pikën 1 të nenit 35 në shkronjat “a” dhe “b” fjalët “zonat e mbrojtura” hiqen.
5. Në nenin 38 bëhen këto ndryshime: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Të drejtën e inspektimit për zbatimin e këtij ligji e kanë strukturat përgjegjëse për inspektimin e pyjeve, sipas ligjit të inspektimit dhe këtij ligji, nëpërmjet inspektorëve përkatës të tyre, të cilët, kur konstatojnë shkelje, marrin masat përkatëse në bazë të ligjit për inspektimin.”. b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Inspektorët e pyjeve kanë të gjitha të drejtat për të hyrë, kontrolluar, realizuar procesin e inspektimit dhe për të marrë masat përkatëse të procedimit, si dhe të bllokimit apo të sekuestrimit në rastet e shkeljeve në përputhje me ligjin për inspektimin.”.
6. Pika 4 e nenit 40 shfuqizohet. Neni 113 Disa ndryshime në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 448, datë 14.7.2011, “Për lejet e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 e nenit 24 ndryshohet si më poshtë: “1. Struktura përgjegjëse për inspektimin në mjedis kryen inspektime në instalimet e tipit A dhe B në përputhje me dispozitat e ligjit “Për mbrojtjen e mjedisit” dhe ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
2. Në nenin 29 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 4 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqet. b) Pika 9 riformulohet si më poshtë: “9. Subjekti ndaj të cilit merret masa e pezullimit pas shqyrtimit administrativ në strukturën përgjegjëse për inspektimin ka të drejtën e ankimit në gjykatën kompetente brenda 30 ditëve nga data e shpalljes së vendimit.”. Neni 114 Disa ndryshime në ligjin nr. 162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar Në ligjin nr. 162/2014, “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 20 e nenit 3 shfuqizohet.
2. Në pikën 3 të nenit 19 shkurtesa “ISHMPU-ja” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit”.
3. Pika 2 e nenit 20 ndryshohet si më poshtë: “2. Organi që vendos gjobën dhe bën ekzekutimin e saj, si dhe propozon pezullimin ose ndërprerjen e veprimtarisë, sipas këtij neni, është struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit”.
4. Në pikën 2 të nenit 21 fjalët “për kundërvajtjet administrative” zëvendësohen me fjalën “inspektimin”. Neni 115 Disa ndryshime në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve” Në ligjin nr. 27/2016, “Për menaxhimin e kimikateve”, bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 35 bëhen ndryshimet e mëposhtme: 37 a) Në pikën 1 fjalët “inspektorati shtetëror që mbulon mjedisin” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit”. b) Në pikat 2 dhe 3 fjalët “Inspektorati shtetëror” zëvendësohen me fjalët “Struktura përgjegjëse për inspektimin”. c) Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Struktura përgjegjëse për inspektimin në mjedis, struktura përgjegjëse për inspektimin për tregtinë dhe struktura përgjegjëse për inspektimin për industrinë paraqesin raportin vjetor të inspektimeve pranë Zyrës së Kimikateve brenda datës 1 mars të vitit pasardhës.”.
2. Në pikën 3 të nenit 38 emërtimi “Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit”. Neni 116 Disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike” Në nenin 34 të ligjit nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në pikën 2 fjalët “inspektorati përgjegjës për mjedisin” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit”.
2. Në pikën 3 fjalët “te titullari i strukturës përgjegjëse, sipas afateve dhe procedurave të legjislacionit në fuqi” zëvendësohen me fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin”.
3. Në pikën 5 fjalët “e inspektoratit përgjegjës për mjedisin” zëvendësohen me fjalët “strukturës përgjegjëse për inspektimin në fushën e mjedisit”. Neni 117 Ndryshime në ligjin nr. 10 120, datë 23.4.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 120, datë 23.4.2009, “Për mbrojtjen e fondit të bimëve mjekësore, eterovajore e tanifere natyrore”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Pika 2 e nenit 31 ndryshohet si më poshtë: “2. Të drejtën e kontrollit për zbatimin e këtij ligji e kanë struktura përgjegjëse për inspektimin në fondin e mbrojtjeve të bimëve për veprimtaritë e pajisura me leje mjedisore dhe inspektorë të organeve vendore të kontrollit, për sipërfaqet pyjore e kullosore që ato kanë në pronësi apo në përdorim.”.
2. Në nenin 42 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në pikën 1 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqet; b) Në pikën 2 fjalët “kanë inspektorët e Policisë Pyjore” zëvendësohen me fjalët “ka struktura përgjegjëse për inspektimin në fondin e mbrojtjeve të bimëve, struktura përgjegjëse”. Neni 118 Disa ndryshime në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Neni 29 ndryshohet si më poshtë: “Neni 29 Inspektimi për zbatimin e këtij ligji bëhet nga struktura përgjegjëse për inspektimin në kullota dhe strukturat përgjegjëse për inspektimin në nivel vendor.”.
2. Pika 1 e nenit 30 ndryshohet si më poshtë: “1. Ushtrimi i inspektimit dhe dokumentimi i tij bëhen nga struktura përgjegjëse për inspektimin në kullota në përputhje me këtë ligj dhe ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”.
3. Në nenin 31 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në pikën 1 emërtimi “Policia Pyjore” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin në kullota”. 38 b) Në pikën 2 fjalët “kundërvajtjet administrative” zëvendësohen me fjalën “inspektimin”. Neni 119 Ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 60/2022, “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” Në nenin 6 të ligjit nr. 60/2022, “Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 1 shkronja “a” ndryshohet si më poshtë: “a) “strukturat përgjegjëse kontrolluese/inspektuese brenda fushës së përgjegjësisë;
2. Në shkronjën “b” fjalët “Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit” hiqen.
3. Në pikën 4 pas fjalëve “Shqyrtimi e marrja e vendimit përfundimtar dhe ankimi ndaj tij bëhet” shtohen fjalët “në përputhje me ligjin për inspektimin nga struktura përgjegjëse për inspektimin”. Neni 120 Një ndryshim në ligjin nr. 5/2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë” Në fund të nenit 7 të ligjit nr. 5/2016, “Për shpalljen e moratoriumit në pyje në Republikën e Shqipërisë”, shtohen fjalët “si dhe struktura përgjegjëse për inspektimin e pyjeve”. Neni 121 Ndryshime në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen dhe konservimin e faunës së egër”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen dhe konservimin e faunës së egër”, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj fjalët “struktura inspektuese, që mbulon fushën e pyjeve” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin e pyjeve”.
2. Kudo në ligj fjalët “Inspektorati që mbulon fushën e peshkimit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse për inspektimin e peshkimit”.
3. Në nenin 40 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Struktura përgjegjëse për inspektimin e pyjeve, struktura përgjegjëse për inspektimin e peshkimit janë organe të specializuara për kontrollin e zbatimit të dispozitave të këtij ligji, ligjit të inspektimit të akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe të konventave përkatëse, ku Republika e Shqipërisë është palë.”. b) Në pikën 2 hiqet fjala “komunave e”. c) Në pikën 3 fjalët “ministri autorizon” zëvendësohen me fjalët “Inspektorati Qendror” dhe fjalët “të marrin pjesë” zëvendësohen me fjalët “të ndihmojnë”. ç) Në pikën 4 fjalët “inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të qarqeve përkatëse” zëvendësohen me fjalët “strukturën përgjegjëse për inspektimin në fushën e ushqimit”. d) Në pikën 5 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” hiqet.
4. Pika 2 e nenit 42 ndryshohet si më poshtë: “2. Të drejtën e vendosjes së gjobës për kundërvajtjet administrative, të parashikuara në nenin 43 të këtij ligji, e ka struktura përgjegjëse për inspektimin e pyjeve, struktura përgjegjëse për inspektimin e peshkimit dhe organet e kontrollit të qeverisjeve vendore.”. Neni 122 Ndryshime në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar Në ligjin nr. 10 431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Kudo në ligj fjalët “inspektorati për mjedisin”, “inspektorati” dhe “inspektorati që mbulon fushën e mbrojtjes së mjedisit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”. 39
2. Në pikën 2 të nenit 62 togfjalëshi “nr. 10 433, datë 16.6.2011” shfuqizohet.
3. Në nenin 69 bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Në pikën 2 fjala “inspektori” zëvendësohet me fjalët “struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”. b) Pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Inspektorati mund të ndërmarrë sanksionet e parashikuara në këtë nen në çdo kohë, në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 123 Ndryshime në ligjin nr. 29/2024, “Për burimet ujore” Në ligjin nr. 29/2024 “Për burimet ujore”, bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 21 fjalët “autoritetet përgjegjëse për zonat e mbrojtura” zëvendësohen me fjalët “strukturën përgjegjëse inspektuese për zonat e mbrojtura”.
2. Në pikën 5 të nenit 40 fjalët “strukturën përgjegjëse për inspektimin në fushën e shëndetit” zëvendësohen me fjalët “strukturën përgjegjëse për inspektimin në shëndetësi”.
3 — Në pikën 1 të nenit 168 fjalët “inspektorati përgjegjës për kontrollin e mbrojtjen e territorit”
3. Në pikën 1 të nenit 168 fjalët “inspektorati përgjegjës për kontrollin e mbrojtjen e territorit” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse inspektuese për mbrojtjen e territorit”.
4. Në pikën 2 të nenit 168 fjalët “inspektorati përgjegjës” zëvendësohen me fjalët “struktura përgjegjëse inspektuese për mbrojtjen e territorit”.
5. Pika 2 e nenit 171 ndryshohet si më poshtë: “2. Kundër vendimit të strukturës përgjegjëse inspektuese për mbrojtjen e territorit mund të bëhet ankim në përputhje me ligjin për inspektimin.”. Neni 124 Ndryshime në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar Në ligjin nr. 9780, datë 16.7.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 8 pika 3 ndryshohet si më poshtë: “Struktura dhe organika e inspektoratit qendror miratohet nga Kryeministri sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore. Përpara dërgimit të propozimit merret mendimi i detyrueshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm.”.
2. Pas nenit 8/1 shtohet neni 8/2 me këtë përmbajtje: “Neni 8/2
1. Ministria përgjegjëse i paraqet për mendim Inspektoratit të Përgjithshëm projektprogramin buxhetor të detajuar të shpenzimeve për strukturat e miratuara të inspektimit brenda datës 15 prill të vitit paraardhës.
2. Ministri përgjegjës ka akses në sistemin unik elektronik të inspektimit për marrjen e informacionit në kohë reale mbi veprimtarinë e inspektimit për inspektoratin qendror, të cilin e mbulon.”.
3. Në nenin 12 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Në pikën 1 fjala “dy” zëvendësohet me fjalën “tre”. b) Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1, 1/2 dhe 1/3 me këtë përmbajtje: “1/1. Veprimtaria e inspektimit që kryhet nga inspektorati qendror dhe ai vendor detyrimisht do të kryhet përmes sistemit unik elektronik “e-Inspektimi” dhe do të dokumentohet dhe administrohet nëpërmjet sistemit unik elektronik “e-Inspektimi”. 1/2. Procedura administrative e inspektimit fillon me lëshimin e autorizimit nëpërmjet sistemit unik elektronik “e-Inspektimi”. 40 1/3. Inspektimi i bëhet i ditur subjektit nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit për kryerjen e inspektimit, me mjete elektronike (online) ose në forma të tjera të parashikuara nga legjislacioni në fuqi, në çdo rast jo më vonë se 7 ditë përpara fillimit të procedurës së inspektimit.”. c) Pikat 5, 6 dhe 7 ndryshohen si më poshtë: “5. Gjendja e konstatuar gjatë kontrollit pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit, i cili ngarkohet në sistemin elektronik të inspektimit dhe nënshkruhet si nga inspektorët që kryejnë kontrollin, ashtu edhe nga subjekti i kontrolluar ose përfaqësuesi i tij, kur ky është i pranishëm dhe nuk kundërshton të nënshkruajë. Një kopje e procesverbalit i përcillet elektronikisht subjektit të kontrolluar.
6. Kur subjekti i kontrolluar nuk pranon të nënshkruajë procesverbalin ose nuk është i pranishëm, ky fakt pasqyrohet në procesverbalin e inspektimit dhe nënshkruhet nga trupa e inspektimit. Kur subjekti nuk është i pranishëm, i dërgohet në rrugë elektronike një kopje e procesverbalit brenda 5 ditëve nga data e kontrollit.
7. Nëse identiteti i subjektit të kontrolluar nuk dihet, një kopje e procesverbalit të inspektimit afishohet për 5 ditë në vendpublikimet e njësisë vendore përkatëse dhe në kantierin e ndërtimit. Me kalimin e këtij afati, vlerësohet se subjekti i kontrolluar është njoftuar për rezultatin e kontrollit.”. ç) Neni 13 ndryshohet si më poshtë vijon: “Neni 13 Dhënia e vendimeve administrative dhe afatet
1. Sipas afateve të përcaktuara në ligjin për inspektimin, nga mbajtja e procesverbalit të inspektimit përmes sistemit elektronik të inspektimit, ku reflektohen gjetjet që përbëjnë kundërvajtje administrative, të cilat ndëshkohen me gjobë, trupa inspektuese e strukturës përgjegjëse për inspektimin në nivel qendror dhe/ose trupa inspektuese e inspektoratit vendor të mbrojtjes së territorit nxjerr vendimin përfundimtar të inspektimit për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, të cilat nënshkruhen nga trupa inspektuese.
2. Në rastet kur kundërvajtjet administrative të gjetura ndëshkohen me pezullim të punimeve dhe prishje të objektit, trupa inspektuese e strukturës përgjegjëse për inspektimin në nivel qendror dhe/ose trupa inspektuese e inspektoratit vendor të mbrojtjes së territorit nxjerr vendimin përfundimtar të inspektimit për marrjen e masave përkatëse dhe dhënien e sanksioneve administrative, i cili nënshkruhet nga kryeinspektori.
3. Pas plotësimit dhe mbylljes së listës së verifikimit, trupa inspektuese plotëson procesverbalin e inspektimit duke bashkëlidhur edhe dokumentacionin e shqyrtuar. Vendimi përfundimtar merret në momentin e administrimit nga trupa inspektuese të fakteve dhe rrethanave që justifikojnë gjetjet e pasqyruara në procesverbal.
4. Dënimi me pezullim të punimeve në ndërtim merret në rastin kur është i nevojshëm një afat kohor paraprak për marrjen e vendimit përfundimtar për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e ndërtimit dhe të urbanistikës ose për marrjen e vendimit me dënimin për prishjen e objektit.
5. Pezullimi i punimeve në ndërtim ka afat deri në 60 ditë. Një dënim i tillë merret në rastet kur: a) subjekti i kontrolluar mungon në objekt ose nuk i paraqet trupës së inspektimit dokumentacionin teknik e/ose ligjor të punimit/ndërtimit, që ka të bëjë, sipas rastit, me projektimin, mbikëqyrjen, zbatimin dhe/ose kolaudimin e punimeve të ndërtimit; b) mungojnë masat e sigurimit teknik në objekt dhe mjetet mbrojtëse të jetës së punëtorëve; c) plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor kërkon proces miratimi nga autoriteti përgjegjës i planifikimit; ç) vendimi i pezullimit të punimeve të ndërtimit për plotësimin e dokumentacionit teknik e/ose ligjor ka rezultuar i pamjaftueshëm dhe subjekti ndërtues kërkon zgjatjen e afatit duke e argumentuar në mënyrë zyrtare.
6. Dënimi me pezullim të punimeve në ndërtim shoqërohet me dënim me gjobë sipas parashikimeve ligjore, si dhe, kur është rasti, me kallëzimin penal apo kërkesën për heqje të licencës subjektit kundërvajtës. 41
7. Gjatë periudhës së pezullimit të punimeve në ndërtim, subjekti ndërtues është i detyruar të ndërpresë punimet në objekt dhe inspektorati vendor përkatës është përgjegjës për zbatimin e këtij dënimi. Në rastet kur dënimi merret nga trupa inspektuese e strukturës përgjegjëse për inspektimin në nivel qendror, kjo i dërgon brenda 5 ditëve vendimin e pezullimit inspektoratit vendor, i cili e zbaton atë brenda 5 ditëve nga marrja e tij.
8. Trupa inspektuese e strukturës përgjegjëse për inspektimin në nivel qendror dhe trupa inspektuese e inspektoratit vendor të mbrojtjes së territorit marrin vendimin për shkeljen e konstatuar brenda afatit të përmendur në paragrafin e parë të këtij neni.
9. Në përfundim të inspektimit, trupa inspektuese përpara marrjes së vendimit i shpjegon subjektit të inspektimit shkeljet e konstatuara, nëse ka të tilla, dhe vendimin që synon të marrë.
10. Në rastin kur nuk janë konstatuar shkelje të kërkesave ligjore gjatë procedurës së inspektimit, për kundërvajtjet administrative, të cilat ndëshkohen me gjobë, trupa inspektuese mbyll procesverbalin dhe merr vendim përfundimtar në vend. Procesverbali dhe vendimi përfundimtar mbahen në vendin e inspektimit dhe i njoftohen subjektit të inspektimit nëpërmjet postës elektronike.”. d) Neni 14 ndryshohet si më poshtë: “Neni 14 Kundër vendimit të trupës inspektuese të strukturës përgjegjëse për inspektimin dhe atij të njësisë vendore lejohet ankim administrativ, i cili paraqitet nga subjekti i inspektimit kundër vendimit përfundimtar të inspektimit dhe dorëzohet e shqyrtohet në Komisionin e Shqyrtimit të Ankimit pranë Inspektoratit të Përgjithshëm, sipas ligji për inspektimin. Kundër vendimit të trupës inspektuese të njësisë vendore lejohet ankimi administrativ, i cili paraqitet nga subjekti i inspektimit në Komisionin e Shqyrtimit të Ankimit pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore. Pas ezaurimit të ankimit administrativ, subjektit i lind e drejta të bëjë ankim gjyqësor.” dh) Neni 16 ndryshohet si më poshtë: “Neni 16 Unifikimi i praktikave të inspektimit të mbrojtjes së territorit nga strukturat përgjegjëse të inspektimit në ushtrimin e kompetencave të tyre do të jetë në përputhje me ligjin “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.”. Neni 125 Ndryshime në ligjin nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” Në ligjin nr. 152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin” bëhen këto ndryshime:
1. Në nenin 2 fjala “inspektim” hiqet;
2. Në nenin 3 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 7 pas fjalëve “të shërbimit të MZSH-së” shtohet fjala “vendor”; b) Në pikën 8 fjalët “inspektor për mbrojtjen nga zjarri” zëvendësohen me fjalët “inspektori vendor për mbrojtjen nga zjarri”.
3. Në shkronjën “a” të pikës 1 të nenit 6 fjala “inspektues” zëvendësohet me fjalën “parandalues”;
4. Në nenin 7 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 2 fjala “inspektimi” zëvendësohet me fjalën “parandalimi”; b) Në pikën 5 fjala “inspektuese” zëvendësohet me fjalën “parandaluese”.
5. Në pikën 1 të nenit 22 bëhen këto ndryshime: a) Fjala “inspektues” zëvendësohet me fjalën “parandalues”; b) Në shkronjën “a” fjalët “inspektor zjarrfikës” zëvendësohen me fjalët “nënkomisar zjarrfikës”; c) Në shkronjën “b” fjala “kryeinspektor” zëvendësohet me fjalën “komisar”; ç) Në shkronjën “c” fjala “komisar” zëvendësohet me fjalën “kryekomisar”.
6. Në shkronjën “e” të pikës 1 të nenit 25 bëhen këto ndryshime: 42 a) Në nënndarjen “iii” fjalët “inspektor zjarrfikës” zëvendësohen me fjalët “nënkomisar zjarrfikës” dhe fjala “kryeinspektor” zëvendësohet me fjalën “komisar”; b) Në nënndarjen “iv” fjala “kryeinspektor” zëvendësohet me fjalën “komisar” dhe fjala “komisar” zëvendësohet me fjalën “kryekomisar”; c) Në nënndarjen “v” fjala “komisar” zëvendësohet me fjalën “kryekomisar”;
7. Në pikën 4 të nenit 44 pas fjalëve “shërbimit të MZSH-së” shtohen fjalët “në nivel vendor”;
8. Në pikën 1 të nenit 45 pas fjalëve “shërbimit të MZSH-së” shtohen fjalët “në nivel vendor”;
9. Në pikën 2 të nenit 46 fjala “inspektimit” zëvendësohet me fjalën “parandalimit”.
10. Në pikën 5 të nenit 50 fjala “inspektorët” zëvendësohet me fjalët “punonjësit e parandalimit”.
11. Në nenin 51 bëhen këto ndryshime: a) Në pikën 1 fjalët “sipas Kodit të Procedurave të Administrative” dhe “te kryetari i bashkisë” hiqen; b) Në pikën 2 fjala “inspektorit” zëvendësohet me fjalët “punonjësi i parandalimit” dhe fjalët “dhe legjislacionit për inspektimin” hiqen; c) Në pikën 3 fjalët “kryetarit të bashkisë” zëvendësohen me fjalët “komisionit të shqyrtimit të ankimit pranë njësisë së vetëqeverisjes vendore”. KREU XV DISPOZITA TË FUNDIT Neni 126 Dispozita kalimtare
1. Organet me funksione inspektimi në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore ristrukturohen dhe riorganizohen sipas parimeve dhe parashikimeve të këtij ligji.
2. Inspektorët, marrëdhëniet e punës së të cilëve aktualisht rregullohen sipas ligjit për nëpunësin civil, vijojnë marrëdhëniet e tyre të punës sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Punës dhe në këtë ligj.
3. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që me hyrjen në fuqi të këtij ligji të miratojë aktet nënligjore për riorganizimin e organeve me funksione inspektimi në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore, sipas parimeve të përcaktuara në këtë ligj.
4. Deri në riorganizimin e organeve sipas pikës 1 të këtij neni, organet ekzistuese me funksione inspektimi vazhdojnë të funksionojnë sipas organizimit të tyre përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.
5. Aktet nënligjore në fuqi, të cilat nuk bien në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, vazhdojnë të mbeten në fuqi deri në daljen e akteve nënligjore në zbatim të këtij ligji. Neni 127 Aktet nënligjore
1. Ngarkohet Këshilli i Ministrave që me hyrjen në fuqi të këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të neneve 3, pikat 2 dhe 3; 12, pika 3; 13, pika 6; 14, pikat 4 dhe 5; 16, pika 2; 19, pika 4; 20, pika 2; 21, pika 3, shkronja “a” dhe pika 4; 22, pika 4; 23, pika 3; 26, pika 2; 32, pika 8; 33, pikat 5 dhe 6; 34, 44, pika 7; 51, pika 8; 55, pikat 4 dhe 5; dhe 56, pika 5, të këtij ligji.
2. Ngarkohet Inspektori i Përgjithshëm që me hyrjen në fuqi të këtij ligji të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të nenit 18, shkronja “ç”, dhe nenit 46, pika 2, të këtij ligji.
3. Ngarkohet organi ekzekutiv i çdo njësie vendore që brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji të miratojë rregulloren e parashikuar në nenin 44, pika 6, të këtij ligji. Neni 128 Shfuqizime Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, ligji nr. 10 433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, shfuqizohet. 43 Neni 129 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 12.9.2024. KRYETARE Elisa Spiropali 44