تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 9864 amending and supplementing Law No. 9426 of 2005 on livestock breeding

صدر في 2008-01-28 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Livestock
الكلمات المفتاحية
animal production, apiculture/sericulture, genetic resources

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.9864, datë 28.1.2008 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9426, DATË 6.10.2005 “PËR MBARËSHTIMIN E BLEGTORISË” Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr. 9426, datë 6.10.2005 “Për mbarështimin e blegtorisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Kudo në ligj: a) Emërtimi “Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit” zëvendësohet me emërtimin “Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit”. b) Emërtimi “Drejtoria e Prodhimit Blegtoral” zëvendësohet me emërtimin “Sektori i prodhimit blegtoral”. c) Emërtimi “Instituti i Kërkimeve Zooteknike” zëvendësohet me emërtimin “Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore”. Neni 2 Në nenin 3 shtohen pikat 63, 64 dhe 65 me këtë përmbajtje: “63. “Sistem identifikimi” është sistemi i vetëm për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, i cili përbëhet nga këto elemente: materialet e identifikimit të kafshëve, regjistri i fermës, i përditësuar nga mbajtësi i kafshëve, dokumentet e lëvizjes së kafshëve, regjistri qendror ose baza kompjuterike e të dhënave. 64. “Certifikatë gjenealogjike” është dokumenti, që shoqëron kafshët dhe që përmban të dhëna për identifikimin dhe vlerat racore të kafshëve e të paraardhësve të tyre (prindërve dhe gjyshërve). 65. “Formulari i vetëdeklarimit” është formulari tip, i cili plotësohet nga çdo subjekt fizik ose juridik për ushtrimin e veprimtarisë ekonomike në fushën e blegtorisë.”. Neni 3 Në nenin 6 pika 2 fjala “përmirësimin” zëvendësohet me fjalën “matjen”. Neni 4 Në nenin 16 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Para ndërtimit ose rindërtimit të një objekti agroblegtoral, personat fizikë ose juridikë duhet ta miratojnë projektin teknologjik në drejtorinë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit, si dhe të zbatojnë dispozitat e ligjit nr.8402, datë 10.9.1998 “Për kontrollin dhe disiplinimin e punimeve të ndërtimit””. 2. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Kur objekti agroblegtoral plotëson kriteret tekniko-teknologjike, drejtoria rajonale e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit lëshon lejen e ushtrimit të veprimtarisë për këtë objekt.”. 3. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Drejtoria rajonale e bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit mban regjistrin për fermat agroblegtorale, të dhënat e të cilit i dërgon, brenda muajit dhjetor të çdo viti, pranë drejtorisë përkatëse në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. Neni 5 Në nenin 20 bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 1 paragrafi i parë ndryshohet si më poshtë: “Për miratimin e programeve të shfrytëzimit të kullotave, për një periudhë 5-vjeçare, të propozuara nga shoqatat e bletërritësve, pranë Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit ngrihet një komision teknik, në përbërje të të cilit janë: a) një përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit; b) një përfaqësues i Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave; c) një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme; ç) një përfaqësues i Shoqatës Kombëtare të Bletërritësve; d) një përfaqësues i Qendrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë-Krujë. Në program përcaktohen edhe rregullat për transportin e zgjojeve të bletëve, koha e shfrytëzimit të burimit, largësia e parqeve dhe ndërrimi i kullotës. Rregullat e hollësishme për organizimin dhe funksionimin e komisionit teknik përcaktohen me akt nënligjor të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. 2. Në pikën 2 fjalët “Ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” zëvendësohen me fjalët “komisioni teknik”. 3. Në pikën 3 fjalët “autoriteti kompetent në ministri” zëvendësohen me fjalët “inspektorati i zooteknisë pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”. Neni 6 Në nenin 21 pika 1 fjalët “sipas mënyrës së përcaktuar në programin racor” zëvendësohen me fjalët “sipas sistemit unik kombëtar”. Neni 7 Në nenin 22 bëhen këto ndryshime: 1. Në paragrafin e parë të pikës 1, pas fjalës “publike” shtohen fjalët “dhe private”. 2. Në pikën 4, pas fjalës “publik” shtohen fjalët “e privat”. Neni 8 Në nenin 23 pika 1 paragrafi i parë dhe pika 2 paragrafi i dytë, pas fjalës “publik” shtohen fjalët “e privat”. Neni 9 Në nenin 53 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Stacioni i ndërzimit natyror e ushtron veprimtarinë, nëse plotëson kërkesat e miratuara për personelin teknik, pajisjet, mjetet, riprodhuesit meshkuj dhe pasi të ketë paraqitur formularin e vetëdeklarimit pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit të qarkut. Forma dhe përmbajtja e formularit të vetëdeklarimit përcaktohen me akt nënligjor të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. 2. Në pikën 2, pas fjalës “natyror” shtohen fjalët “si dhe formulari i vetëdeklarimit”. Neni 10 Në nenin 56 bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 3, pas fjalëve “Buxheti i Shtetit” shtohen fjalët “dhe/ose sektori privat”. 2. Në pikat 5 e 6 fjalët “certifikatë racore prodhimi” zëvendësohen me fjalët “certifikatë gjenealogjike”. 3. Në pikën 7, pas fjalëve “mënyra e financimit” shtohen fjalët “nga Buxheti i Shtetit”. Neni 11 Në nenin 57 bëhen këto ndryshime: 1. Në titull fjalët “procedurat e miratimit” zëvendësohen me fjalët “veprimtaria e”. 2. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Qendrat e prodhimit të materialit racor e kryejnë veprimtarinë dhe funksionojnë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktin nënligjor të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. 3. Në pikën 2 fjalët “në ministri” zëvendësohen me fjalët “në drejtorinë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”. 4. Pika 3 shfuqizohet. Neni 12 Në nenin 58 pika 3, pas fjalëve “nga Buxheti i Shtetit” shtohen fjalët “dhe/ose sektori privat”. Neni 13 Në nenin 59 pika 1, pas fjalëve “si shërbim publik” shtohen fjalët “dhe/ose privat”. Neni 14 Në nenin 64 bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 4 shkronja “b” fjalët “që ka leje” zëvendësohen me fjalët “e miratuar”. 2. Pika 6 ndryshohet si më poshtë: “6. Personat fizikë ose juridikë, të cilët merren me importin dhe eksportin e materialeve racore, e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në përputhje me kriteret e përcaktuara me akt nënligjor të Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit dhe pasi të kenë paraqitur formularin e vetëdeklarimit pranë drejtorisë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit.”. Neni 15 Në nenin 65 bëhen këto ndryshime: 1. Pika 1 ndryshohet si më poshtë: “l. Drejtoria e Politikave të Prodhimit është autoriteti kompetent për zbatimin e këtij ligji dhe për ushtrimin e veprimtarive në fushën e blegtorisë, nëpërmjet: a) sektorit të prodhimit blegtoral në ministri; b) inspektoratit të zooteknisë në ministri dhe në drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në qarqe; c) qendrave të transferimit të teknologjive bujqësore; ç) shërbimit këshillimor publik dhe/ose privat.”. 2. Në pikat 2 dhe 4 fjala “drejtoria” zëvendësohet me fjalën “sektori”. Neni 16 Në nenin 66 pika 1 ndryshohet si më poshtë: “1. Sektori i prodhimit blegtoral në Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, sektorët e prodhimit bujqësor e blegtoral pranë drejtorive rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit në qarqe dhe shërbimi zooteknik privat janë përgjegjës për zbatimin e këtij ligji.”. Neni 17 Në nenin 68 bëhen këto ndryshime: 1. Në pikën 1 fjalët “drejtori i drejtorisë” zëvendësohen me fjalët “përgjegjësi i sektorit”. 2. Në pikat 2 e 3 fjalët “drejtoritë rajonale të bujqësisë dhe ushqimit” zëvendësohen me fjalët “drejtoritë rajonale të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”. Neni 18 Në nenin 73 pika 1 fjalët “Instituti i Kërkimeve Zooteknike” zëvendësohen me fjalët “qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore” dhe fjalët “Instituti i Kërkimeve Veterinare” zëvendësohen me fjalët “Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe i Veterinarisë”. Neni 19 Në kreun VIII bëhen këto ndryshime: Në titull fjalët “puna kërkimore” zëvendësohen me fjalët “transferimi i teknologjive”. Neni 20 Në nenin 87 pika 1 shkronja “b” fjalët “institucionet kërkimore në fushën e bujqësisë” zëvendësohen me fjalët “qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore”. Neni 21 Në nenin 89 bëhen këto ndryshime: 1. Titulli i nenit ndryshohet si më poshtë: “Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore”. 2. Pika l ndryshohet si më poshtë: “1. Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore në Fushë-Krujë e Korçë janë struktura të transferimit të teknologjive në blegtori, në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.”. 3. Pika 2 ndryshohet si më poshtë: “2. Në kuadër të programeve kombëtare të bujqësisë, Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit financon, në mënyrë të pavarur ose në bashkëpunim, programet në fushën e blegtorisë.”. 4. Pika 3 shfuqizohet. 5. Pika 4 ndryshohet si më poshtë: “4. Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Fushë -Krujë është qendër e referencës kombëtare për: a) kontrollin e ushqimeve që përdoren në blegtori; b) kontrollin e materialeve racore (spermë, vezë, embrione).”. 6. Pika 5 ndryshohet si më poshtë: “5. Qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore realizojnë veprimtarinë e tyre në zbatim të politikave të zhvillimit të prodhimit blegtoral.”. 7. Pika 6 shfuqizohet. Neni 22 Në nenin 91 fjalët “Ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit” zëvendësohen me fjalët “drejtorit të bujqësisë, ushqimit dhe mbrojtjes së konsumatorit”. Neni 23 Në nenin 97 pika 2 numri “61” zëvendësohet me numrin “63”. Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 9864 amending and supplementing Law No. 9426 of 2005 on livestock breeding · Nelum