تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 9843 amending Law No. 8405 of 1998 on urban planning

صدر في 2007-12-17 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Environment, Land and soil
الكلمات المفتاحية
land-use planning, agricultural land, urban land, offences/penalties

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. REPUBLIKA E SHQIPËRISË KUVENDI L I G J Nr.9843, datë 17.12.2007 PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime: Neni 1 Në nenin 17 paragrafi i parë, fjalët “drejtori i Policisë së Ndërtimit ose një punonjës i propozuar prej tij” zëvendësohen me fjalët “inspektori i inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut, i propozuar nga kryeinspektori i këtij inspektorati”. Neni 2 Në nenin 22 pika 14 ndryshohet si më poshtë: “14. Njofton brenda 5 ditëve inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e masave përkatëse, kur vëren shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, që kanë të bëjnë me KTP-në, KTZ-në dhe shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Për rastet kur gjatë akteve të kontrollit vëren shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, njofton në mbledhjen më të afërt KRRT-në, e cila merr menjëherë në shqyrtim këto shkelje. KRRT-ja vendos miratimin ose jo të ndryshimeve në projekt dhe njofton inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e vendimit përkatës.”. Neni 3 Në nenin 22/1 pika 13 ndryshohet si më poshtë: “13. Njofton brenda 5 ditëve inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e masave përkatëse, kur vëren shkelje të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit, që kanë të bëjnë me KTP-në, KTZ-në dhe shkelje të rregullave të sigurimit teknik. Për rastet kur gjatë akteve të kontrollit vëren shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, njofton në mbledhjen më të afërt KRRT-në, e cila merr menjëherë në shqyrtim këto shkelje. KRRT-ja vendos miratimin ose jo të ndryshimeve në projekt dhe njofton inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut për marrjen e vendimit përkatës.”. Neni 4 Në nenin 28, në fjalinë e parë, fjalët “pranë organeve të Policisë së Ndërtimit” zëvendësohen me fjalët “pranë inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut”. Neni 5 Në nenin 54 bëhen këto ndryshime: 1. Në paragrafin e parafundit fjalët “organet e Policisë së Ndërtimit” zëvendësohen me fjalët “inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut”. 2. Në paragrafin e fundit fjalët “ Policia e Ndërtimit” zëvendësohen me fjalët “inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut.”. Neni 6 Në nenin 59 fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë: “Me kalimin e këtij afati, ato prishen nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut, në bazë të vendimit të KRRT-së.”. Neni 7 Në nenin 75 paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: “Vënia e gjobës, prishja e objektit dhe kthimi i truallit në gjendjen e mëparshme realizohen në bazë të vendimit të dhënë nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut. Ekzekutimi i vendimit bëhet nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut, me ndihmën e organeve dhe të subjekteve të specializuara, sipas legjislacionit në fuqi.”. Neni 8 Në nenin 78 fjalia e dytë dhe e tretë ndryshohen si më poshtë: “Seksioni i urbanistikës në bashki/komunë/qark, Drejtoria e Urbanistikës në Bashkinë e Tiranës, policia bashkiake dhe personat e tjerë të interesuar, kur vërejnë ndërtime të kundërligjshme, njoftojnë menjëherë inspektoratin ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut, i cili, pas marrjes së njoftimit ose me nismën e vet, vendos menjëherë pezullimin e ndërtimit të kundërligjshëm dhe masën përkatëse, sipas nenit 81 të ligjit “Për urbanistikën” dhe legjislacionit në fuqi.”. Neni 9 Në nenin 79 bëhen këto ndryshime: 1. Fjalia e dytë ndryshohet si më poshtë: “KRRT-ja jep lejen e ndërtimit, kur ndërtimi plotëson kërkesat e këtij ligji. Në rast të kundërt, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut merr vendim për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm.”. 2. Fjalia e fundit shfuqizohet. Neni 10 Në nenin 80 fjalia e parë ndryshohet si më poshtë: “Në rastet kur zbatimi i procedurave të neneve 75 dhe 79 pengohet nga kundërvajtësit, duke sjellë apo që mund të kenë pasoja për rendin publik, inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut thërret në ndihmë forcat e rendit publik.”. Neni 11 Neni 81 ndryshohet si më poshtë: “Neni 81 Përveç detyrimeve që përmbajnë këto dispozita, shkelja dhe kryerja e veprimeve të kundërligjshme, që përbëjnë kundërvajtje administrative në fushën e urbanistikës, dënohen me gjobë si më poshtë: Për nenet 34, 56, 57, 58 me shumën 50 000 lekë deri në 200 000 lekë. Për nenet 60, 61, 63 me shumën 200 000 lekë deri në 500 000 lekë. Për nenet 66, 67, 73 me shumën 500 000 lekë deri në 2 000 000 lekë. Për nenet 75, 77, 78 me shumën 2 000 000 lekë deri në 5 000 000 lekë. Për nenin 54 masa e dënimit me gjobë është sa vlera e ndërtimit jashtë projektit të miratuar, që llogaritet sipas kostos mesatare të ndërtimit, të përcaktuar me udhëzim të Këshillit të Ministrave. Gjoba vendoset nga inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut.”. Neni 12 Neni 82 shfuqizohet. Neni 13 Në nenin 83 fjalia e parë ndryshohet si më poshtë: “Ankimi në gjykatë kundër vendimeve të KRRT-ve dhe të inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut nuk pezullon ekzekutimin e tyre.”. Neni 14 Neni 84 ndryshohet si më poshtë: “Neni 84 Gjobat, dëmshpërblimet dhe shpenzimet e prishjes, të përcaktuara në këtë ligj, paguhen nga kundërvajtësit brenda 5 ditëve nga data e njoftimit të vendimit të inspektoratit ndërtimor e urbanistik të bashkisë/komunës/qarkut ose nga data kur vendimi i gjykatës merr formë të prerë. Pas kalimit të këtij afati paguhet kamatë 2 për qind në ditë deri në një muaj. Pas kalimit edhe të këtij afati (një muaj), inspektorati ndërtimor e urbanistik i bashkisë/komunës/qarkut kërkon ekzekutimin e tij, sipas procedurave të ligjit “Për kundërvajtjet administrative” dhe më pas në rrugë gjyqësore, sipas ligjeve në fuqi. Gjobat, shpërblimet dhe shpenzimet paguhen në zyrën e financës së organit të pushtetit vendor.”. Neni 15 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R E Jozefina Topalli (Çoba)

Law No. 9843 amending Law No. 8405 of 1998 on urban planning · Nelum