تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 9093, dated 3 May 2003 on the ratification of The Agreement on the creation of the General fisheries Commission for the Mediterranean

صدر في 2003-07-03 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr.9093, datë 3.5.2003 për ratifikimin e “Marrëveshjes për krijimin e Komisionit të përgjithshëm të peshkimit për Mesdheun”.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Fisheries and aquaculture
الكلمات المفتاحية
fishery management and conservation, international cooperation, international organization, ratification

أين تقرؤه

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. L I G J Nr.9093, datë 3.7.2003 PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN” Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K U V E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V E N D O S I: Neni 1 Ratifikohet "Marrëveshja për krijimin e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun”. Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.3907, datë 30.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu MARRËVESHJE PËR KRIJIMIN E KOMISIONIT TË PËRGJITHSHËM TË PESHKIMIT PËR MESDHEUN Siç është amenduar nga Këshilli i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun në sesionin e tij të parë të posaçëm (maj 1963), në sesionin e trembëdhjetë (korrik 1976) dhe në sesionin e njëzetedytë (tetor 1997) dhe të aprovuar nga Konferenca e FAO-s, në sesionin e saj të dymbëdhjetë (dhjetor 1963) dhe nga Këshilli i FAO-s në sesionin e tij të shtatëdhjetë (dhjetor 1976) dhe në sesionin e tij të njëqindetridhjetë (nëntor 1997) Hyrje Palët Kontraktuese Palët Kontraktuese bazuar në klauzolat përkatëse të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit, i cili ka hyrë në fuqi më 16 nëntor 1994 (më poshtë e quajtur Konventa e Kombeve të Bashkuara) e cila u kërkon të gjithë anëtarëve të komunitetit ndërkombëtar të bashkëpunojnë në ruajtjen dhe menaxhimin e burimeve detare të gjalla; duke theksuar gjithashtu objektivat dhe qëllimet në kapitullin e Axhendës 21 të miratuar nga Konferenca e Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin dhe Zhvillimin, 1992 dhe nga Kodi i Drejtimit për një peshikim të përgjegjshëm të miratuar nga Konferenca e FAO-s më 1995; duke pasur parasysh gjithashtu që instrumente të tjera ndërkombëtare janë negociuar në lidhje me ruajtjen dhe menaxhimin e disa popullatave të peshqëve; duke pasur një interes të përbashkët në zhvillimin dhe përdorimin e përgjegjshëm të burimeve detare të gjalla në Detin Mesdhe dhe Detin e Zi dhe ujërat bashkëngjitur tyre (më poshtë e quajtur Rajon) dhe duke dëshiruar plotësimin e mëtejshëm të objektivave të tyre nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar, e cila do të realizohet nga themelimi i Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun; duke njohur rëndësinë e ruajtjes dhe menaxhimit të peshkimit në Rajon dhe të promovimit të bashkëpunimit për këtë qëllim, bien dakord si më poshtë: Neni 1 Komisioni 1. Palët Kontraktuese për këtë krijojnë brenda kuadrit të Organizatës së Bujqësisë dhe të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara (më poshtë referohet si Organizatë) Komisionin, i njohur si Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për Mesdheun (më poshtë referohet “Komision”), për qëllime të ushtrimit të funksioneve dhe shkarkimit të përgjegjësive të parashtruara në nenin III poshtë. 2. Anëtarët e Komisionit do të jenë anëtarë të tillë dhe anëtarë të asociuar të Organizatës dhe shtete të tilla joanëtare sikurse janë anëtarët e Kombeve të Bashkuara, ndonjë agjenci e saj e specializuar ose Agjenci Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, që janë: i) shtetet bregdetare ose vendet anëtare të shtrira në të gjithë ose pjesërisht brenda Rajonit; ii) shtetet ose vendet anëtare të asociuara, mjetet e të cilave merren me peshkim në Rajon për rezervat peshkore të mbuluara nga kjo Marrëveshje; iii) shtetet e integrimit ekonomik rajonal i organizatorit prej të cilëve ndonjë shtet referuar nënparagrafit (i) ose (ii) sipër është anëtar dhe te të cilët ky shtet ka transferuar kompetencat mbi çështjet brenda sferës së kësaj Marrëveshjeje; dhe të cilat pranojnë këtë Marrëveshje në përputhje me kushtet e nenit 13 poshtë, është e kuptueshme që këto kushte nuk do të prekin anëtarët e asociuar statusin e anëtarësisë në Komision të atyre shteteve që nuk janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, të ndonjë prej agjencive të tyre të specializuara ose agjencitë ndërkombëtare të energjisë atomike, në qoftë se janë bërë palë përpara 22 majit 1963. Përsa i përket me anëtarët e asociuar kjo Marrëveshje, në përputhje me kushtet e nenit 14.5 të Kushtetutës dhe rregullores 21.3 të rregullores së përgjithshme të Organizatës do të jetë paraqitur nga Organizata e autoriteteve që kanë përgjegjësi për marrëdhëniet ndërkombëtare të këtyre anëtarëve shok. Neni 2 Organizimi 1. Secili anëtar do të përfaqësohet në sesionet e Komisionit nga një delegat, i cili mund të jetë i shoqëruar nga një zëvendës dhe nga ekspertët e këshilltarët. Pjesëmarrja në mbledhjet e Komisionit nga zëvendësit, ekspertët dhe këshilluesit nuk do të trashëgojë të drejtën e votës, përveç rasteve të një zëvendësi, i cili është duke vepruar në vend të delegatit gjatë mungesës së tij. 2. Objekt i paragrafit 3, secili anëtar do të ketë një votë. Vendimet e Komisionit do të merren nga shumica e votave të hedhura, përveç ndonjë parashikimi tjetër nga kjo Marrëveshje. Shumica e anëtarëve të Komisionit do të përbëjnë një kuorum. 3. Një organizatë Rajonale e Integrimit Ekonomik që është anëtare e Komisionit do të jetë e autorizuar të veprojë në ndonjë mbledhje të Komisionit ose të ndonjë organi ndihmës të Komisionit një numër votash të barabartë me numrin e shteteve anëtare që janë autorizuar të votojnë në këtë mbledhje. 4. Organizata Rajonale e Integrimit Ekonomik që është një anëtare e Komisionit do të ushtrojë të drejtat e saj të anëtarësisë mbi bazë alternative me shtetet anëtare, që janë anëtare të Komisionit në vendet e kompetencave të tyre respektive. Kurdoherë Organizata Rajonale e Integrimit Ekonomik që është anëtare e Komisionit, ushtron të drejtën e votës, shtetet anëtare nuk e ushtrojnë të drejtën e tyre dhe e kundërta. 5. Ndonjë anëtar i Komisionit mund t’i kërkojë një Organizate të Integrimit Rajonal Ekonomik që është anëtare e Komisionit ose shteteve të saj anëtare që janë anëtare të Komisionit të sigurojë informacion sikurse të cilët si ndërmjet anëtarëve të Organizatës dhe shteteve të saj anëtare ka kompetencë përsa i përket ndonjë çështjeje specifike. Organizata Rajonale e Integrimit Ekonomik ose shtetet anëtare të interesuara që përfshihen mund ta sigurojnë këtë informacion në të tillë kërkesë. 6. Përpara ndonjë mbledhjeje të Komisionit ose organi mbështetës të Komisionit, Organizata Rajonale e Integrimit Ekonomik, që është anëtare e Komisionit ose shtetet e saj anëtare që janë anëtarë të Komisionit do të përcaktojnë çfarë, ndërmjet Organizatës Rajonale të Integrimit Ekonomik dhe vendeve anëtare, ka kompetencë përsa i përket ndonjë çështjeje specifike për t’u marrë në konsideratë në mbledhje dhe çfarë, ndërmjet organizatës rajonale të integrimit ekonomik dhe vendeve të saj anëtare do të ushtrohen të drejtat e votës lidhur me secilën çështje kryesore të axhendës. Asgjë në këtë paragraf nuk do të ndal. a) Organizata e Integrimit Rajonal Ekonomik është një anëtare e Komisionit ose anëtare e shteteve që janë anëtare në këtë Komision nga bërja e një deklarate të thjeshtë për qëllimet e këtij paragrafi, i cili deklarohet të hyjë në fuqi për kërkesat dhe pikat e axhendës që janë konsideruar të gjitha të nënshkruara nga subjektet e mbledhjeve të tilla që të shtrihen ose modifikohen, siç mund të jenë treguar përpara në ndonjë mbledhje individuale. 7. Në rastet kur një çështje e axhendës me këtë kur një pikë e axhendës mbulon problemet përsa i përket kompetencave që kanë qenë transferuar në Organizatën e Integrimit Rajonal Ekonomik dhe problemet të cilat i shtrijnë kompetencat mbi vendet anëtare ndërmjet Organizatës Rajonale të Integrimit Ekonomik dhe vendeve anëtare mund të marrin pjesë në diskutime. Në raste të tilla mbledhjesh, në arritjen e vendimeve, do të merren parasysh vetëm ndërhyrjet e anëtarëve, të cilët kanë të drejtën e votës. 8. Me qëllim përcaktimin e një kuorumi të çdo mbledhjeje të Komisionit, delegacioni i Organizatës së Integrimit Rajonal Ekonomik, i cili është anëtar i Komisionit do të ketë të drejtën e votës në mbledhjen për të cilën është kërkuar ky kuorum. 9. Komisioni do të zgjedhë kryetarin dhe dy nënkryetarë. 10. Kryetari i Komisionit do të mbledhë një sesion të rregullt të Komisionit çdo vit, në të kundërt drejtohet nga pjesa më e madhe e anëtarëve. Vendi dhe data e të gjitha sesioneve do të përcaktohen nga Komisioni në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës. 11. Selia e Komisionit do të jetë në qendrën e Organizatës në Romë ose në vende të tjera të tilla siç mund të përcaktohen nga Komisioni. 12. Komisioni mundet, me një shumicë prej dy të tretave të anëtarëve të tij, të miratojë dhe amendojë rregullat e saj të procedurës me kusht që rregulla të tilla procedure ose amendamente për më tepër të jenë konsistente me këtë Marrëveshje ose me Kushtetutën e Organizatës. 13. Komisioni mundet, me një shumicë prej dy të tretave të anëtarëve të tij të miratojë dhe të amendojë rregulloren e tij financiare, me kusht që kjo rregullore të jetë në përputhje me parimet e përfshira në rregulloret financiare të Organizatës. Kjo rregullore do t’i raportohet Komitetit Financiar të Organizatës, i cili do të ketë fuqinë që të mos lejojë rregullore financiare ose amendament nëse ai mendon se ato janë në mospërputhje me parimet e përfshira në rregulloren financiare të Organizatës. Neni 3 Funksionet 1. Qëllimi i Komisionit do të jetë të promovojë zhvillimin, ruajtjen, menaxhimin racional dhe përdorimin më të mirë të burimeve të peshkimit, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës në Rajon dhe këtyre qëllimeve u bashkëngjiten funksionet dhe përgjegjësitë në vijim: a) Të mbajë nën vëzhgim gjendjen e këtyre burimeve, duke përfshirë sasinë e tyre dhe nivelin e shfrytëzimit të tyre, si dhe gjendjen e peshkimit të bazuar mbi këtë. b) Të formulojë dhe rekomandojë, në përputhje me klauzolat e nenin V, masat e përshtatshme: i) për konservimin dhe menaxhimin racional të burimeve peshkore, duke përfshirë masat: rregullimi i metodave të peshkimit dhe rrjetat peshkore; përshkrimi i madhësisë minimale për individët të llojeve të specifikuara; vendosja e sezoneve të hapjes dhe të mbylljes së peshkimit dhe zonave; rregullimi i sasisë së zënies totale dhe mundësive të peshkimit dhe alokimi i tyre midis anëtarëve; ii) për implementimin e këtyre rekomandimeve. c) Mbajtja nën vëzhgim i aspekteve sociale dhe ekonomike të industrisë së peshkimit dhe rekomandimi i çfarëdo mase që synon në zhvillimin e saj. d) Nxitja, rekomandimi, koordinimi dhe, nëse është e përshtatshme, aktivitete trajnuese dhe të ekstensonit në të gjitha aspektet e peshkimit. e) Nxitja, rekomandimi, koordinimi dhe, nëse është e përshtatshme, aktivitete kërkimi dhe zhvillimi dhe duke përfshirë projekte bashkëpunimi në zonat e peshkimit dhe mbrojtjen e burimeve peshkore. f) Mbledhja, publikimi ose shpërndarja e informacionit lidhur me burimet peshkore të shfrytëzueshme dhe peshkimin e bazuar mbi këto burime. g) Promovimi i programeve për akuakulturën peshkore dhe të ujërave të kripura dhe nxitjen e peshkimit bregdetar. h) Zbatimi i aktiviteteve të tjera që mund të nevojiten për Komisionin për të arritur qëllimet e tij të përcaktuara më sipër. 2. Në formulimin dhe rekomandimin e masave në paragrafin e mësipërm 1(b), Komisioni do të aplikojë mënyrat e kujdesshme të konservimit dhe vendimeve të menaxhimit dhe do të marrë në konsideratë gjithashtu evidencat më të mira shkencore të mundshme dhe nevojat për të promovuar zhvillimin dhe përdorimin e përshtatshëm të burimeve peshkore. Neni 4 Rajonet Komisioni do të realizojë funksionet dhe përgjegjësitë e përcaktuara në nenin 3 në Rajon, siç referohet në parathënie. Neni 5 Rekomandime mbi masat e menaxhimit 1. Rekomandimet referuar nenit III paragrafi 1(b) duhet të përshtaten nga një shumicë prej dy të tretave të anëtarëve të Komisionit prezent dhe të votohen. Teksti i rekomandimeve të tilla duhet të komunikohet nga kryetari i Komisionit tek çdo anëtar. 2. Subjekti për parashikimet e këtij neni, anëtarëve të këtij Komisioni nënshkruhen nën efektin e ndonjë rekomandimi të bërë nga Komisioni nën nenin III paragrafi 1(b), prej të dhënave të përcaktuara nga Komisioni, i cili nuk do të jetë përpara periudhës për objeksionet e përcaktuara në këtë nen kanë kaluar. 3. Ndonjë anëtar i Komisionit mundet brenda 120 ditëve nga data e shënimit të një objekti të rekomanduar të tij dhe në këtë çështje nuk do të jenë nën detyrim. Çdo anëtar i Komisionit mundet brenda 120 ditëve nga data e njoftimit ose e një rekomandimi objekt i saj dhe në këtë rast nuk do të jetë i detyruar t’i japë efekt këtij rekomandimi. Në rast se një objeksion është bërë brenda 120 ditëve çdo shtet tjetër anëtar mund të kundërshtojë në çfarëdo kohe brenda një periudhe tjetër prej 60 ditësh. Një anëtar mundet gjithashtu, në çdo kohë, të tërheqë objeksionin e tij dhe t’i japë efekt rekomandimit. 4. Në qoftë se objeksionet për një rekomandim janë bërë nga më shumë se një e treta e anëtarëve të Komisionit, anëtarët e tjerë do të jenë të liruar nga çdo detyrim për t’i dhënë efekt rekomandimit; megjithatë ndonjë ose të gjithë prej tyre mund të bien dakord vetë për t’i dhënë efekt atij. 5. Kryetari i Komisionit do të njoftojë çdo anëtar menjëherë me marrjen e çdo objeksioni ose tërheqjen e objeksionit. Neni 6 Raportet Komisioni do t’i transmetojë pas çdo sesioni Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës, një raport që përfshin pikëpamjet e tij, rekomandimet dhe vendimet dhe t’i bëjë raporte të tilla të tjera Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës, në qoftë se e sheh të arsyeshme ose të diskutueshme. Raportet e komitetit dhe palëve të punës të Komisionit parashikuar në nenin 7 të Marrëveshjes do t’i transmetohen Drejtorit të Përgjithshëm të Organizatës nëpërmjet Komisionit. Neni 7 Komitetet, palët e punës dhe specialistët 1. Komisioni mund të krijojë në mënyrë të përkohshme komitete të posaçme ose të ngritura për të studiuar dhe raportuar për çështje që kanë të bëjnë për qëllimet e Komisionit dhe të palëve të punës për t’u studiuar dhe rekomanduar për probleme teknike specifike. 2. Komisioni dhe palët punuese të referuara në paragrafin 1 të mësipërm do të mblidhen nga kryetari i Komisionit në kohët dhe vendet, që do të përcaktohen nga kryetari në konsultim me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës përkatëse. 3. Krijimi i komiteteve dhe palëve të punës të referuara në paragrafin 1 të mësipërm dhe rekrutimi ose caktimi i specialistëve do të jetë objekt i vënies në dispozicion të fondeve të nevojshme në kapitullin përkatës të buxhetit të aprovuar të Komisionit. Para marrjes së çdo vendimi që përfshin shpenzimet në lidhje me krijimin e komiteteve dhe palëve të punës dhe rekrutimi ose caktimi i specialistëve, Komisioni do të ketë përpara tij një raport nga sekretari i Komisionit për pjesëmarrjen administrative dhe financiare. Neni 8 Kooperimi me organizatën ndërkombëtare Komisioni do të kooperojë në mënyrë të ngushë me organizata të tjera ndërkombëtare në çështje me interes të ndërsjellë. Neni 9 Financat 1. Çdo anëtar i Komisionit merr përsipër të kontribuojë çdo vit kuotën e tij të buxhetit në përputhje me një shkallë kontributesh që miratohet nga Komisioni. 2. Në çdo sesion të rregullt, Komisioni do të miratojë buxhetin e tij autonom me konsensusin e anëtarëve të tij, me kusht që nëse pas çdo përpjekje të bërë, një konsensus nuk mund të jetë arritur gjatë këtij sesioni, çështja do të vihet në votim dhe buxheti do të miratohet me dy të tretat e shumicës së anëtarëve të tij. 3. (a) Sasia e kontributit të çdo anëtari të komisionit do të përcaktohet në përputhje me një skemë të cilën Komisioni do ta miratojë dhe amendojë me konsensus. b) Skema e miratuar ose e amenduar nga Komisioni do të hartojë rregulloret financiare të Komisionit. 4. Cilido joanëtar i organizatës që bëhet anëtar i Komisionit do t’i kërkohet të bëjë kontributin e tillë kundrejt shpenzimeve të pakujdesshme nga Organizata lidhur me aktivitetet e Komisionit, siç mund të përcaktojë Komisioni. 5. Kontributet do të jenë të pagabueshme në valutë të konvertueshme në mënyrë të lirë në rast se, ndryshe të përcaktuar nga Komisioni me bashkëveprim të Drejtorit të Përgjithshëm. 6. Komisioni mundet gjithashtu të pranojë donacione dhe forume të tjera asistence nga Organizata, individë dhe burime të tjera për qëllime që lidhen me përmbushjen e çfarëdo funksioni të saj. 7. Kontributet dhe donacionet dhe format e tjera të asistencës së marrë do të vendosen në një fond besimi i administruar nga Drejtori i Përgjithshëm në përputhje me rregulloret financiare të Organizatës. 8. Një anëtar i Komisionit, i cili është i prapambetur në pagesën e kontributeve të tij financiare nuk do të votojë në Komision në qoftë se shuma e prapambetjes së tij është baraz ose e kalon sasinë e kontributeve, që i takon për dy vite të mëparshme kalendarike. Komisioni mundet, megjithatë, të lejojë një anëtar të tillë të votojë në qoftë se është i kënaqur që dështimi për të paguar është rezultat i kushteve pas kontrollit të anëtarit, por në asnjë rast nuk do ta shtrijnë të drejtën për të votuar përtej dy viteve kalendarike. Neni 10 Shpenzimet 1. Shpenzimet e delegatëve dhe zëvendësve të tyre, ekspertëve dhe këshilltarëve me rastin e pjesëmarrjes në sesionet e Komisionit dhe shpenzimet e përfaqësuesve të dërguar në komitetet ose grupet e punës të ngritura në përputhje me nenin 7 të kësaj Marrëveshjeje do të vendosen dhe paguhen nga autorët respektivë. 2. Shpenzimet e sekretariatit, duke përfshirë botimet dhe njoftimet dhe shpenzimet e bëra nga kryetari dhe zëvendëskryetari dhe zëvendëskryetari i Komisionit, kur kryejnë detyrat në emër të Komisionit, ndërmjet sesioneve të Komisionit do të vendosen dhe paguhen nga buxheti i Komisionit. 3. Shpenzimet e projekteve kërkimore e zhvillimore të ndërmarra nga anëtarë individualë të Komisionit, nëse në mënyrë të pavarur ose me rekomandim të Komisionit, do të përcaktohen dhe paguhen nga anëtarët e interesuar. 4. Shpenzimet e bëra në lidhje me kërkimet kooperuese ose projektet e zhvillimit të ndërmarra në përputhje me klauzolat e nenit III paragrafi 1(e), nëse është në dispozicion ndryshe, do të përcaktohen dhe paguhen nga anëtarët në formën dhe pjesën për të cilën ato do të bien dakord në mënyrë të ndërsjellë. Kontributet për projektet kooperuese do të paguhen nga fondi i besimit, që do të krijohet nga Organizata dhe do të administrohet nga Organizata në përputhje me rregulloret financiare dhe rregullat e Organizatës. 5. Shpenzimet e ekspertëve të ftuar për të marrë pjesë në mbledhjet e Komisionit, komiteteve ose palëve të punës si individë, do të përballohen nga buxheti i Komisionit. 6. Komisioni mund të pranojë kontribute vullnetare në përgjithësi ose në lidhje me projekte specifike ose aktivitete të Komisionit. Të tilla kontribute do të paguhen nga një fond besimi që do të krijohet nga Organizata. Pranimi i kontributeve të tilla vullnetare dhe administrimi i fondit të besimit do të jetë në përputhje me rregullat financiare dhe rregullat e Organizatës. Neni 11 Administrata 1. Sekretari i Përgjithshëm (më poshtë i quajtur “Sekretari”) do të caktohet nga Drejtori i Përgjithshëm me aprovimin e Komisionit ose në rastin e caktimit midis sesioneve të rregullta të Komisionit, me aprovimin e anëtarëve të Komisionit. 2. Sekretari do të jetë përgjegjës për realizimin e politikave dhe aktiviteteve të Komisionit dhe do t’i raportojë për to Komisionit. Sekretari do të veprojë si sekretar në organet e tjera të ngritura nga komisioni, nëse kërkohen. 3. Shpenzimet e Komisionit, nëse kërkohen, buxheti i tij autonom me përjashtim të atyre që lidhen me atë personal dhe zyrat që mund të përdoren nga Organizata. Shpenzimet e përballuara nga Organizata do të përcaktohen dhe paguhen brenda kufijve të buxhetit 2-vjeçar i përgatitur nga Drejtori i Përgjithshëm dhe i aprovuar nga Konferenca e Organizatës në përputhje me rregullat e përgjithshme dhe rregulloret financiare të Organizatës. 4. Shpenizmet e bëra nga delegatët, zëvendësit e tyre, ekspertët dhe këshilltarët kur marrin pjesë si përfaqësues të qeverisë, në sesione të Komisionit etj., komitetet e tij, si dhe shpenzimet e bëra nga vëzhguesit në sesione, do të përballohen nga qeveritë përkatëse ose organizatat. Shpenzimet e ekspertëve të ftuar nga Komisioni, për të marrë pjesë si individë në mbledhje të Komisionit ose të nënkomisioneve të tij ose të komiteteve do të përballohen nga buxheti i Komisionit. Neni 12 Amendamentet 1. Komisioni i Përgjithshëm i Peshkimit për menaxhimin mund ta amendojë këtë Marrëveshje me dy të tretat e shumicës së të gjithë anëtarëve të Komisionit, objekt i paragrafit 2 më poshtë. Amendamentet do të hyjnë në fuqi nga data e miratimit të tyre nga Komisioni. 2. Amendamentet që përfshijnë detyrime të reja për autorët, do të hyjnë në fuqi pas pranimit nga dy të tretat e anëtarëve të Komisionit dhe lidhen me secilin anëtar. Instrumentet e pranimit të amendamenteve që përfshijnë detyrime të reja do të depozitohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Organizatës, e cila do të informojë të gjithë anëtarët e Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, si dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për marrjen e pranimit dhe hyrjen në fuqi të këtyre amendamenteve. Të drejtat dhe detyrimet e çdo autori të Komisionit të Përgjithshëm të Peshkimit për Mesdheun, që nuk ka pranuar një amendament duke përfshirë detyrimet shtesë, do të vazhdojnë të udhëhiqen nga klauzolat e kësaj Marrëveshjeje si ato para amendamentit. 3. Amendamentet e kësaj Marrëveshjeje do t’i raportohen këshillit të Organizatës, i cili do të ketë fuqi të mos pranojë çfarëdo amendamenti, të cilin ai e gjen që nuk është në përputhje me objektivat dhe qëllimet e Organizatës ose klauzolat e Kushtetutës së Organizatës. Në rast se këshilli i Organizatës e konsideron atë të detyrueshëm, ai mund t’ia referojë amendamentin Konferencës së Organizatës, e cila do të ketë të njëjtën fuqi. Neni 13 Pranimi 1. Kjo Marrëveshje do të jetë e hapur për pranim nga anëtarët ose anëtarët e asociuar të Organizatës. 2. Komisioni mundet me dy të tretat e shumicës së anëtarëve të tij të pranojë anëtarësinë e shteteve të tjera, që janë anëtare të Kombeve të Bashkuara, të agjencive të saj të specializuara ose Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, nëse kanë paraqitur një kërkesë për anëtarësim dhe një deklaratë të bërë me një instrument zyrtar që ato kanë shënuar këtë Marrëveshje që është në fuqi në kohën e pranimit. 3. Pjesëmarrja në veprimtaritë e Komisionit nga anëtarët e Komisionit, të cilët nuk janë anëtarë ose anëtarë të asociuar të Organizatës, do të jenë kontingjentë me sigurimin e një pjese propocionale në shpenzimet e sekretariatit, siç mund të jetë përcaktuar në ditën e klauzolave përkatëse të rregulloreve financiare të Organizatës. 4. Pranimi i kësaj Marrëveshjeje nga çdo anëtar ose anëtar i asociuar i Organizatës do të jetë efektiv me depozitimin e një instrumenti të pranimit me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës dhe do të ketë efekt me marrjen e këtij instrumenti nga Drejtori i Përgjithshëm. 5. Pranimi i kësaj Marrëveshjeje nga joanëtarët e Organizatës do të jetë efektiv me depozitimin e një instrumenti pranimi me Drejtorin e Përgjithshëm të Organizatës. Anëtarësia do të bëhet efektive datën në të cilën Komisioni aprovon kërkesën për anëtarësi, në përputhje me klauzolat e paragrafit 2 të këtij neni. 6. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës do të informojë të gjithë anëtarët e Komisionit, të gjithë anëtarët e Organizatës dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për të gjitha pranimet që janë bërë efektive. 7. Pranimi i kësaj Marrëveshjeje mund të bëhet objekt i rezervës, e cila mund të bëhet efektive me aprovimin unanim të autorëve të Komisionit. Anëtarët e Komisionit që nuk janë përgjigjur brenda 3 muajve nga data e njoftimit, do të jenë gjykuar të kenë pranuar rezervën. Në mungesë të një aprovimi të tillë, vendi ose Organizata e Integrimit Ekonomik Rajonal, që bën rezervën, nuk do të bëhet Palë e kësaj Marrëveshjeje. Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës do të njoftojë për këtë të gjithë anëtarët e Komisionit për çdo rezervë. 8. Referencat në këtë Marrëveshje për Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi ligjin e detit të vitit 1982 ose për marrëveshje të tjera ndërkombëtare, nuk paragjykojnë pozicionin e çdo shteti lidhur me nënshkrimin, ratifikimin ose pranimin në Konventën e Kombeve të Bashkuara ose lidhur me marrëveshje të tjera. Neni 14 Hyrja në fuqi Kjo Marrëveshje do të hyjë në fuqi nga data e marrjes së instrumentit të pestë të pranimit. Neni 15 Zbatimi territorial Anëtarët e Komisionit, kur do të pranojnë këtë Marrëveshje, do të deklarojnë në mënyrë të qartë në cilat territore pjesëmarrja e tyre do të shtrihet dhe në mungesë të një deklarate të tillë, pjesëmarrja do të gjykohet për t’u zbatuar në të gjitha territoret për marrëdhëniet ndërkombëtare që anëtari është përgjegjës. I kushtëzuar nga klauzolat e nenit 16 poshtë, qëllimi i zbatimit territorial mund të jetë modifikuar në një deklaratë vijuese. Neni 16 Tërheqja 1. Çdo anëtar mund të tërhiqet nga kjo Marrëveshje në çdo kohë pas përfundimit të dy vjetëve nga data që kjo Marrëveshje ka hyrë në fuqi me vëmendjen që anëtari t’ia japë me shkrim njoftimin për tërheqje Drejtorit të Përgjthshëm të Organizatës, i cili menjëherë do të informojë të gjithë anëtarët e Komisionit dhe anëtarët e Organizatës për një tërheqje të tillë. Njoftimi i tërheqjes do të bëhet efektiv tre muaj nga data e marrjes së tij nga Drejtori i Përgjithshëm. 2. Një anëtar i Komisionit mund të japë njoftimin e tërheqjes lidhur me një ose më shumë territore për marrëdhëniet ndërkombëtare që ai është përgjegjës. Kur një anëtar jep njoftimin e tërheqjes së tij nga Komisioni, ai do të deklarojë se në cilin territor ose territore do të zbatohet tërheqja. Në mungesë të një deklarate të tillë, tërheqja do të gjykohet për t’u zbatuar në të gjitha territoret për marrëdhëniet ndërkombëtare që anëtari i Komisionit është përgjegjës, me përjashtim të anëtarëve të asociuar. 3. Çdo anëtar i Komisionit, që jep njoftimin e tërheqjes nga Organizata do të gjykohet të jetë tërhequr në të njëjtën kohë nga Komisioni në të gjitha territoret për marrëdhëniet ndërkombëtare, që anëtari i interesuar është përgjegjës, me përjashtim që një tërheqje e tillë nuk do të gjykohet për t’u zbatuar nga një anëtar i asociuar. Neni 17 Interpretimi dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve Çfarëdo mosmarrëveshje lidhur me interpretimin ose zbatimin e kësaj Marrëveshjeje, në rast se nuk zgjidhen nga Komisioni, do t’i referohen një komiteti të përbërë nga një anëtar i caktuar nga secila prej Palëve në mosmarrëveshje dhe përveç kësaj, një kryetar i pavarur i zgjedhur nga anëtarët e komitetit. Rekomandimet e një komiteti të tillë, megjithëse nuk lidhen me veçori dalluese, do të bëhen bazë për konsideratën e rinovuar nga Palët e interesuara të çështjes, nga e cila ka lindur mosmarrëveshja. Në qoftë se, si rezultat i kësaj procedure, mosmarrëveshja nuk është zgjidhur, do t’i referohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në përputhje me statutin e gjykatës ose në rastin e një Organizate të Integrimit Rajonal që është anëtare e Komisionit, do t’i paraqitet arbitrazhit përderisa Palët në mosmarrëveshje bien dakord për një metodë tjetër të zgjidhjes. Neni 18 Përfundimi Kjo Marrëveshje do të jetë përfunduar automatikisht nëse dhe, kur si rezultat i tërheqjeve, numri i anëtarëve të Komisionit bie poshtë 5-ës, përderisa anëtarët e mbetur në mënyrë unanime vendosin ndryshe. Neni 19 Certifikimi dhe regjistrimi Teksti i kësaj Marrëveshjeje është formuluar në mënyrë origjinale në Romë më 24 shtator 1949 në gjuhën frënge. Dy kopje në gjuhët anglisht, frëngjisht dhe spanjisht të kësaj Marrëveshjeje dhe çfarëdo amendamenti i kësaj Marrëveshjeje do të vërtetohen nga kryetari i Komisionit dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës. Një nga këto kopje do të depozitohet në arkivat e Organizatës, kopja tjetër do t’i transmetohet Sekretarit të Përgjthshëm të Kombeve të Bashkuara për regjistrim. Krahas kësaj, Drejtori i Përgjithshëm do të vërtetojë kopjet e kësaj Marrëveshjeje dhe do t’i transmetojë një kopje çdo anëtari të organizatës dhe vendeve joanëtare të Organizatës, që janë ose mund të bëhen Palë të kësaj Marrëveshjeje. Hyrje 1. Në momentin që ky dokument është hartuar, qershor 2000, dy vende anëtare të GFCM-së (Malta dhe Turqia) kanë depozituar instrumentet e tyre të miratimit të amendamenteve të Marrëveshjes së The image cannot be displayed. Your computer may not have enough memory to open the image, or the image may have been corrupted. Restart your computer, and then open the file again. If the red x still appears, you may have to delete the image and then insert it again. GFCM-së në lidhje me buxhetin autonom. Dy të tretat e vendeve anëtare-15 shtete- duhet t’i pranojnë këto amendamente përpara sesa buxheti autonom të hyjë në fuqi dhe ai do të hyjë në fuqi vetëm për ata anëtarë që e kanë pranuar atë. Kështu, ka shumë të ngjarë që sesioni i 25-të i GFCM-së të mos jetë në gjendje të adaptojë buxhetin autonom për vitin 2001. 2. Atëherë kur buxheti është i përcaktuar, një procedurë e rënë dakord (algoritmike) do të përdoret për të përcaktuar shkallën e kontributeve. Shkalla e kontributeve do të shprehet në termat e kuotave (përqindje) të buxhetit total. Secili vend anëtar do të ketë një kuotë të përcaktuar. Shkalla e kontributeve, që është një përqindje e buxhetit që secili vend kontribuon, nuk përcaktohet vetëm një herë dhe për të gjithë. Ajo do të jetë e ndryshueshme dhe varet kryesisht nga hapësira që zë peshkimi në secilin vend anëtar. Megjithatë çëshja kyçe është marrëveshja mbi procedurat ose algoritmike, që do të përdoret për të llogaritur shkallën e kontributeve. Në të kundërt me atë cila është shkalla e kontributit algoritmi, do të vendosë njëherë dhe për të gjithë. 3. Diskutimet në sesionin e jashtëzakonshëm dhe në sesionin e 24-të, korrik 1999, treguan që pak vende anëtare të GFCM-së, shprehën vullnetin që të pranonin llogaritjen algoritmike përpara një konsensusi të arritur në të gjitha aspektet. Megjithatë ka të ngjarë që kuotat të kuptohen dhe të pranohen dhe duhet të mbahen parasysh tre faktorët e mëposhtëm: anëtarësia, gjendja e vendit anëtar dhe shtrirja e aktivitetit të peshkimit dhe akuakulturës në vendin anëtar (komponenti i zënies). Gjithashtu duket që ka një konsensus që kontributi i vendeve anëtare si pagesë anëtarësie 10 për qind e buxhetit autonom. 4. Në këtë mënyrë Komisionit i nevojitet: të konsiderojë çfarë peshe/rëndësie duhet t’i japë secilit komponent të zënies dhe çfarë peshe duhet t’i japë komponentit të gjendjes; të bjerë dakord sesi të masë këta 3 faktorë. 5. Për qëllime demonstrimi është e dobishme për diskutim të aplikohet shkalla e propozuar për kontributet e një rasti të supozuar, që përfaqëson një rast normal të buxhetit autonom. 6. Një algoritëm sugjerohet si më poshtë. Ai është hartuar mbi bazën e diskutimeve që u mbajtën në sesionin e 24-të të GFCM-së. Cilët faktorë duhen marrë parasysh: Anëtarësia: një kuotë e fiksuar e buxhetit, kuotë e barabartë për të gjitha vendet.1[1] Gjendja e secilit anëtar (komponenti i gjendjes). Zënia totale e akuakulturës dhe e peshkimit në vendin anëtar (komponenti i zënies). Çfarë peshe zë secili faktor (si përqindje e totalit të buxhetit autonom): Anëtarësia: 10 për qind. Komponenti i gjendjes: 35 për qind. Komponenti i zënies: 55 për qind. Si maten faktorët: Anëtarësia: Të gjitha vendet plus EU Komponenti i gjendjes: Bazuar në GDP (të matur në US $, siç publikohet nga Banka Botërore), vendet futen në katër kategori: në 1 000$; ndërmjet 1 000$ dhe 9 999$, ndërmjet 10 000$ dhe 29 999$ dhe 30 000$ dhe sipër. Kategoria e parë është e përjashtuar nga pagesa e komponentit të gjendjes. Kategoria e dytë paguan një kuotë. Kategoria e tretë paguan 10 kuota dhe kategoria e katërt paguan 20 kuota. Përjashtim bëjnë ato vende në të cilat GDP-ja është më pak se 5 miliardë dollarë (1997). Këto vende (Qipro, Maltë dhe Monako) futen në kategorinë e parë dhe si rrjedhim janë të përjashtuara nga komponenti i gjendjes (për aq kohë sa GDP-ja ngelet poshtë 5 miliardë dollarëve). Komponenti i zënies: Të gjithë peshqit nuk mund të vlerësohen në mënyrë të barabartë. Kjo reflektohet duke i dhënë një peshë të reduktuar pellagjikëve të vegjël. Për këtë qëllim “zënia GFCM” llogaritet duke aplikuar faktorin 4 për të gjithë peshqit e prodhuar nga vendet në Mesdhe dhe në detin Adriatik dhe në ujërat bashkëngjitur me përjashtim të pellagjikëve të vegjël. Modelet zënie/prodhim që do të përdoren janë të justifikuara nga FAO. Mesatarja e tri viteve llogaritet duke përdorur periudhën e fundit 1[1] Për BE kjo sasi përfaqëson shumën që duhet të mbulojë shpenzimet administrative dhe shpenzimet e tjera të anëtarësimit. të dy viteve për të cilën buxheti do të aplikohet. Në “Modelin e buxhetit autonom” bashkëngjitur për vende, gjithashtu për vendet e BE-së, pjesa e buxhetit që i përket komponentit të zënieve, siç është kërkuar nga BE-ja, është kombinuar dhe i është akorduar BE-së, në vend të vendeve respektive të BE-së. Buxheti autonom (për qëllime ilustruese): 750 000$ në vit (Shiko “Modelin e buxhetit autonom” në fund të dokumentit) Diskutime 7. Duke përdorur algoritmin e mësipërm dhe duke përdorur të dhënat e qershorit 2000, shkalla e kontributeve jep rezultatet e treguara në “Modelin e buxhetit autonom”. Në këtë version të shkallës së kontributeve, BE-ja dhe vendet e saj anëtare do të paguajnë 55.5% të buxhetit autonom, Turqia do të paguajë 11.3%, Japonia 10.2%. Pjesa që mbetet 23.2% do të paguhet si kuotë nga 15 vendet e tjera anëtare. 8. Duhet theksuar që kuotat e buxhetit të vendeve anëtare do të rriten gradualisht, në qoftë se ato do të prodhojnë ose do të rrisin kuotat e peshqëve të prodhuar në detin e Zi dhe Mesdhe, në mënyrë të ngjashme në qoftë se kuotat e prodhimit të tyre do të bien, kontributi i tyre në buxhetin autonom të GFCM-së do të ulet. Modifikimet e GDP-së për frymë të vendeve anëtare do të jenë më të ulëta ndaj rezultatit të modifikimit të kuotave të tyre në komponentin e gjendjes së buxhetit autonom. Veprime që sugjerohen të merren nga Komisioni 9. Komisioni ftohet të diskutojë dhe të bjerë dakord mbi algoritmin e mësipërm për llogaritjen e shkallës së kontributeve të buxhetit autonom të GFCM-së. Regjistrimi bazë Komponenti i GDP Komponenti i zënies GFCM Totali Totali Vendi anëtar US $ Indeksi US $ Ton US $ US $ % Shqipëri 3409 0.000 0 5778 534 3943 0.53 Algjeri 3409 1.000 3646 190292 17591 24646 3.29 Bullgari 3409 1.000 3646 23446 2167 9222 1.23 Kroaci 3409 1.000 3646 42793 3956 11011 1.47 Qipro 3409 0.000 0 13183 1219 4628 0.62 Egjipt 3409 1.000 3646 158012 14607 21662 2.89 Francë 3409 10.000 36458 0 0 39867 5.32 Greqi 3409 10.000 36458 0 0 39867 5.32 Izrael 3409 1.000 3646 15549 1437 8492 1.13 Itali 3409 10.000 36458 0 0 39867 5.32 Japoni 3409 20.000 72917 1657 153 76479 10.20 Liban 3409 1.000 3646 9875 913 7968 1.06 Libi 3409 1.000 3646 93416 8636 15691 2.09 Maltë 3409 0.000 0 9518 880 4289 0.57 Monako 3409 0.000 0 15 1 3410 0.45 Marok 3409 1.000 3646 67169 6209 13264 1.77 Rumani 3409 1.000 3646 5564 514 7569 1.01 Spanjë 3409 10.000 36458 0 0 39867 5.32 Siri 3409 1.000 3646 8207 759 7814 1.04 Tunizi 3409 1.000 3646 254141 23494 30549 4.07 Turqi 3409 1.000 3646 842504 77884 84939 11.33 BE2[2] 3409 0.000 0 2721080 251545 254955 33.99 72.000 4462198 100.00 US Dollarë 75000 262500 412500 750000 Buxheti total US $ 750000 Regjistrimi bazë në % në $ 10.0 750000 Vendet GDP/capita Kuotat për vend Nr.i vendeve anëtare 22 Japoni 30000 10000 20 Buxheti total pa regjistrimin bazë 675000 4 EU members 29999 10 Komponenti GDP (përqindja e buxhetit total) 35.0 US $ 262 500 15 Të tjerë Shqipëri 1000-9999 0 -999 1 0 Komponenti i zënieve (% e buxhetit total) 55.0 US $ 412500 Për ato katër shtete që kanë një GDP më të vogël se 5 miliard USD (1997), aplikohet një kategori e GDP-së e një shkalle më poshtë sesa ajo që do të aplikohej nga tabela e mësipërme 2[2] Shumë për të mbuluar shpenzimet administrative dhe të tjera të anëtarësimit

Law No. 9093, dated 3 May 2003 on the ratification of The Agreement on the creation of the General fisheries Commission for the Mediterranean · Nelum