تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 8771 on State Boundary of the Republic of Albania

صدر في 2001-04-19 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Sea, Water
الكلمات المفتاحية
inland waters, navigation, continental shelf, sovereignty, maritime zone, maritime boundaries

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. REPUBLIKA E SHQIPëRISë KUVENDI L I GJ Nr. 8771, datë 19.4.2001 PËR KUFIRIN SHTETËROR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, K UV E N D I I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË V EN D O S I: Neni 1 Përcaktimi i kufirit shtetëror dhe paprekshmëria e tij 1. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë përcaktohet në aktet ndërkombëtare dhe në aktet e tjera ndërkombëtare dypalëshe të përfunduara mes shtetit shqiptar dhe shteteve fqinjë. Ai nuk mund të ndryshojë përveçse në bazë të marrëveshjeve, akteve dhe normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura dhe të nënshkruara nga Shteti Shqiptar. 2. Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë është i paprekshëm. Neni 2 Tregimi i kufirit shtetëror Kufiri shtetëror i Republikës së Shqipërisë tregohet me anë të shenjave të veçanta artificiale ose natyrore të vendosura mbi sipërfaqen tokësore dhe ujore. Vijat e hequra perpendikularisht (lart e poshtë) mbi vijën e kufirit në sipërfaqen tokësore dhe ujore përbëjnë përkatësisht, kufijtë e hapësirës ajrore, të nëntokës dhe të shtratit e të nëntokës së ujërave të brendshme dhe ujërave territoriale të Republikës së Shqipërisë. Neni 3 Ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme 1. Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjiut të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). 2. Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjiut të Gramës, Kepin e Gjiut të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë. Neni 4 Ushtrimi i sovranitetit 1. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme në bazë të ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare në të cilat ajo është palë dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare të njohura nga Shteti Shqiptar. 2. Sovraniteti i Republikës së Shqipërisë shtrihet edhe në hapësirën ajrore mbi ujërat territoriale dhe në shtratin dhe nëntokën e këtyre ujërave. 3. Republika e Shqipërisë ushtron sovranitetin e saj mbi rafshnaltën (shelfin) kontinental për qëllime kërkimi dhe shfrytëzimi të burimeve të saj natyrore. Neni 5 Regjimi i lundrimit dhe ai i fluturimit Regjimi i lundrimit në ujërat territoriale dhe në ujërat e brendshme të Republikës së Shqipërisë, regjimi i fluturimit në hapësirën ajrore të Republikës së Shqipërisë dhe regjimi i ruajtjes dhe kontrollit të kufirit shtetëror përcaktohen në ligje të veçanta. Neni 6 Shfuqizime Dekreti nr. 4650 datë 9.3.1970 "Për kufirin shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë", ndryshuar me dekretet nr.5384, datë 23.2.1976 dhe nr. 6181, datë 26.4.1980, shfuqizohet. Neni 7 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. K R Y E T A R I Skënder Gjinushi

Law No. 8771 on State Boundary of the Republic of Albania · Nelum