تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 8090 amending Law No. 7843 on immovable property registration

صدر في 1996-03-21 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Land and soil
الكلمات المفتاحية
cadastre/land registration, access-to-information

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. L I G J Nr.8090, datë 21.3.1996 PER DISA NDRYSHIME NE LIGJIN NR.7843, DATE 13.7.1994 "PER REGJISTRIMIN E PASURIVE TE PALUAJTSHME" Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e një grupi deputetësh, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: Neni 1 Në ligjin nr.7843, datë 13.7.1994 "Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme", të bëhen këto ndryshime: Në nenin 1, paragrafi i pesëmbëdhjetë ndryshohet si vijon: "studim/rivelim": përcaktimi i kufijve të një pasurie të paluajtshme. Në nenin 2, pas pikës "c" shtohet pika "d" me këtë përmbajtje: d) Të gjitha informacionet që nuk janë të ndaluara me ligj si të kartelave, hartave treguese të regjistrimit dhe dokumentet e dorëzuara për regjistrim vihen në dispozicion për çdo person që i kërkon ato. Në nenin 3, pas paragrafit të dytë, shtohen dy paragrafë me këtë përmbajtje: Kryeregjistruesi i pasurive të paluajtshme të Republikës së Shqipërisë organizon dhe drejton Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe deri në funksionimin e plotë të sistemit të regjistrimit varet nga Këshilli i Ministrave. Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është person juridik, ka vulën e vet dhe vendndodhjen në Tiranë. Në nenin 4, paragrafi i parë ndryshohet si vijon: Kryeregjistruesi emëron regjistruesin, ndihmësregjistruesin dhe miraton strukturën organizative të zyrave të regjistrimit për administrimin e sistemit të regjistrimit, sipas dispozitave të këtij ligji, në një zonë regjistrimi të pasurive të paluajtshme. Në nenin 5 gërma "e" ndryshohet si vijon: Me autorizimin e kryeregjistruesit, regjistruesi ka të drejtë të vendosë gjobë ndaj një personi që paraqet një informacion jo të rregullt, që t'i paguajë zyrës së regjistrimit për shpenzimet që ajo ka kryer në procesin e kontrollit të këtij informacioni jo të rregullt. Në nenin 9, rreshti i parë, pas fjalëve "... të jetë regjistruar" shtohet fjala: "... e vlefshme..." Në nenin 10 titulli "Përparësitë e pronësive të regjistruara", ndryshohet si vijon: "Përparësia e regjistrimit". Në nenin 12, pas paragrafit të parë, shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje: "Kjo tarifë do të paguhet nga të gjithë personat juridikë dhe fizikë, të drejtat e të cilëve mbi pasuritë e paluajtshme preken nga kontrata përkatëse". Në nenin 14, paragrafi i parë ndryshohet si vijon: Në qoftë se një person propozon një marrëveshje për një pasuri të paluajtshme të regjistruar, mund të bëjë një kërkesë te regjistruesi i zonës përkatëse me pëlqimin me shkrim të pronarit, për të pezulluar veprimet për transaksione të tjera të kësaj pasurie. Regjistrimi i çdo dokumenti tjetër lidhur me këtë pasuri të paluajtshme pezullohet për një afat (i cili quhet afati i pezullimit) prej 15 ditësh nga koha kur miratohet nga regjistruesi dhe në pajtim me këtë bëhet shënimi në kartelë. Në nenin 24 gërma "a", rreshti i dytë, fjalët "kontratat e privatizimit" zëvendësohen me fjalët: "kontratat e shitblerjes". Po në nenin 24, gërma "a", rreshti i tretë, pas fjalës "vendime" shtohen fjalët: "ligjërisht të miratuara ose të lëshuara pas 19 korrikut 1991". Në nenin 28 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon: Për çdo pasuri të paluajtshme, të regjistruar në kartelën përkatëse, për pronësi, hipotekim apo për kontrata të ndryshme që janë realizuar mbi këtë pasuri, lëshohet vetëm një certifikatë. Titulli i Kreut VI ndryshohet si vijon: "Regjistrimi i kontratave të shitjes, të qirasë, hipotekave dhe akteve të marrjes së tokës në "pronësi" dhe "në përdorim" dhe interesave të tjera për pasuritë e paluajtshme". Pas nenit 31 shtohet neni 31/a me këtë përmbajtje: "Kontrata e shitjes për një pasuri të paluajtshme regjistrohet në seksionin përkatës të kartelës së pasurisë së paluajtshme". Në nenet 1 dhe 35 përkatësisht fjalët "... përcaktimit të Kodit Civil" dhe "dispozitave përkatëse të Kodit Civil", zëvendësohen me fjalët: "dispozitave ligjore përkatëse". Neni 2 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.1460, datë 18.4.1996 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha

Law No. 8090 amending Law No. 7843 on immovable property registration · Nelum