تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 77/2013 amending and supplementing Law No. 9048 dated 7 April 2003 on cultural heritage

صدر في 2013-02-14 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

عن هذا القانون

العنوان الأصلي
Ligj Nr. 77/2013 Për Disa Shtesa Dhe Ndryshime Në Ligjin Nr. 9048, Datë 7.4.2003 “Për Trashëgiminë Kulturore”, Të Ndryshuar.
اللغة
Albanian
النوع
قانون
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Wild species and ecosystems
الكلمات المفتاحية
cultural heritage, offences/penalties, inspection

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr. 77/2013 PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9048, DATË 7.4.2003 “PËR TRASHËGIMINË KULTURORE”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË VENDOSI: Në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: Neni 1 Në nenin 3, pas pikës 35 shtohet pika 36 me këtë përmbajtje: “36. “Inspektim” është çdo formë kontrolli, e bërë me qëllim verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji.”. Neni 2 Pas nenit 8 shtohet neni 8/1 me këtë përmbajtje: “Neni 8/1 Inspektimi Kontrolli për verifikimin e respektimit të kërkesave ligjore, sipas këtij ligji, bëhet nga inspektorati shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore. Organizimi dhe funksionimi i inspektoratit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 10 433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë””. Neni 3 Në nenin 15 fjalët “Institucionet shtetërore të specializuara” zëvendësohen me fjalët “Inspektorati shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore” dhe fjalët “institucionet e mësipërme” zëvendësohen me fjalët “inspektorati shtetëror”. Neni 4 Në nenin 34, pas fjalëve “institucionet shtetërore të specializuara” shtohen fjalët “dhe Inspektoratin shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore”. Neni 5 Në nenin 49 pika 1 paragrafi i parë, para fjalëve “me gjobë” shtohen fjalët “me dënim kryesor”. Neni 6 Në nenin 50, pikat 1, 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë: “1. Të drejtën e vënies së gjobës e kanë inspektorët e inspektoratit shtetëror që mbulon fushën e trashëgimisë kulturore. 2. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative, marrja e vendimit dhe ankimi bëhen në përputhje me ligjin për inspektimin. 3. Kundërvajtësi duhet ta paguajë gjobën brenda 30 ditëve nga data kur vendimi bëhet i ekzekutueshëm. Në rast mospagimi të gjobës brenda afatit të mësipërm, zbatohet legjislacioni në fuqi për kundërvajtjet administrative.”. Neni 7 Dispozitë kalimtare Organi ekzistues inspektues vazhdon të ushtrojë funksionin e vet sipas organizimit aktual deri në krijimin e organit të ri, sikurse parashikohet në ndryshimet e bëra në këtë ligj. Neni 8 Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Miratuar në datën 14.2.2013 Shpallur me dekretin nr. 8036, datë 1.3.2013 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani

Law No. 77/2013 amending and supplementing Law No. 9048 dated 7 April 2003 on cultural heritage · Nelum