تخطَّ إلى المحتوى
Nelum
قوانين ألبانيا

Law No. 7627 establishing the Stockbreeding Service

صدر في 1992-10-21 · النص بتاريخ 2026-10-01

القانون العام والإرشادات الرسمية منشورة بوصفها أبحاثاً. ليست مشورة قانونية أو ضريبية أو مالية.

البحث نفسه مكتوب بالإنجليزية. العناوين والوسوم مترجمة؛ أما النتائج والاقتباسات فغير مترجمة.

research.laws.repealedOn

عن هذا القانون

اللغة
Albanian
النوع
قانون
المنظمة
European Union
الدولة
ألبانيا
الموضوعات
Livestock
الكلمات المفتاحية
institution, animal production, sheep/goats, animal reproduction, governance

أين تقرؤه

    لا يوجد رابط مصدر مسجل لهذا القانون.

النص

نص القانون نفسه، مادةً مادة، كما هو محفوظ. لكل مادة رابطها.

  1. LIGJ Nr.7627, datë 21.10.1992 PER SHERBIMIN ZOOTEKNIK Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore kushtetuese", me propozimin e Këshillit të Ministrave, KUVENDI POPULLOR I REPUBLIKES SE SHQIPERISE V E N D O S I: KREU I ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE DETYRAT E SHERBIMIT ZOOTEKNIK Neni 1 Shërbimi zooteknik organizohet në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Ai përbëhet nga shërbimi zooteknik dhe inspektoriati i kontrollit ligjor për zootekninë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Ushqimit, në organet lokale të pushtetit, institucionet teknike e shkencore të zooteknisë dhe shërbimit zooteknik pranë prodhuesve. Neni 2 Shërbimi zooteknik organizohet e drejtohet nga Ministria e Bujqësisë dhe e Ushqimit dhe ka për detyrë: a) Të zbatojë legjislacionin për zootekninë; b) Të përcaktojë përparësitë dhe të nxisë zhvillimin e blegtorisë sipas llojeve, racave e zonave në raport me stadin e zhvillimit të vendit; c) Të përcaktojë e drejtojë masat për ruajtjen, shtimin dhe zhvillimin e fondit gjenetik të kafshëve, shpendëve e zookulturave; ç) Të përpunojë e përhapë teknologjitë bashkëkohore për mbarështimin dhe të ushqyerit e kafshëve, shpendëve e zookulturave; d) të përcaktojë drejtimet e kërkimeve shkencore në fushën e zooteknisë; dh) Të organizojë e drejtojë punën për kualifikimin e zooteknikëve e të prodhuesve, të nxisë e përhapë arritjet më të mira në blegtori dhe të mbështetë veprimtarinë e shoqatave të rritësve të kafshëve, shpendëve e zookulturave. KREU II KUPTIMI DHE PERMBAJTJA E FONDIT GJENETIK Neni 3 Fondi gjenetik përfshin tërësinë e individëve e të grupeve të kafshëve e shpendëve shtëpiakë dhe të zookulturave, që gjenden në territorin e Republikës së Shqipërisë. Neni 4 Fondi gjenetik në të gjitha format e pronësisë mbrohet nga shteti. Neni 5 Për qëllime të ruajtjes, zhvillimit e përdorimit të fondit gjenetik të racave të kultivuara dhe atyre autoktone, me vendim të Këshillit të Ministrave, ngrihen koleksione, qendra racore dhe banka gjenetike. KREU III PERMIRESIMI RACOR I BLEGTORISE Neni 6 Përmirësimi racor i blegtorisë në territorin e Republikës së Shqipërisë drejtohet nga drejtoria e blegtorisë në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit, Instituti i Kërkimeve Zooteknike, stacionet zooteknike rajonale, specialistët e punës racore në rrethe dhe stacionet e punës racore në fshatra. Neni 7 Kafshë, shpendë dhe zookultura të cilësuara të racës quhen individët dhe grupet që përmbushin cilësitë e racës dhe regjistrohen në një libër shtetëror të racës. Libri shtetëror i racës mbahet nga Instituti i Kërkimeve Zooteknike dhe specialistët e punës racore në rrethe. Neni 8 Kafshët, shpendët dhe zookulturat të cilësuara të racës matrikulohen. Në to ushtrohet kontrolli i prodhimtarisë dhe mbahet dokumentacioni i miratuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, kur e sheh të nevojshme, organizon matrikulimin edhe në kafshë të prodhimit që nuk janë cilësuar të racës. Neni 9 Inseminimi i kafshëve kryhet nga stacionet e punës racore me material biologjik dhe reproduktorë të miratuar nga shërbimi zooteknik. Specialistët e punës racore në rreth kryejnë kastrimin e damazëve të pamiratuar si reproduktorë. Neni 10 Në kafshët e cilësuara të racës ndalohet inseminimi me material biologjik e reproduktorë të racave të tjera. Përjashtim nga ky nen bëjnë kryqëzimet që kryhen për qëllime studimi me leje të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit. Neni 11 Therja dhe ndryshimi i pronësisë së kafshëve të cilësuara të racës bëhet nën mbikëqyrjen e shërbimit zooteknik të rrethit, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit. Neni 12 Për harmonizimin e punës racore në shkallë vendi krijohet komisioni qendror i përmirësimit racor pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit me këto detyra: a) Cakton kriteret për regjistrimin e kafshëve, të shpendëve dhe të zookulturave në librat shtetërorë të racës; b) Ateston racat që krijohen në vend; c) Miraton futjen në Republikën e Shqipërisë të kafshëve, shpendëve dhe zookulturave të racave të reja ose të materialit të tyre biologjik nga shtete të tjera dhe eksportimin nga Republika e Shqipërisë të kafshëve, shpendëve e zookulturave të cilësuara të racës, ose të materialit të tyre biologjik. Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit emëron kryetarin dhe miraton përbërjen dhe rregulloren e funksionimit të këtij komisioni. KREU IV BAZA USHQIMORE, TE USHQYERIT DHE NDERTIMET PER BLEGTORINE Neni 13 Ushqimet e industrializuara për blegtorinë përballohen e përdoren në bazë të standarteve shtetërore. Ato duhet të sigurojnë funksionimin normal të proceseve fiziologjike në kafshë, shpendë e zookultura dhe të garantojnë mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit. Neni 14 Importimi dhe eksportimi i lëndëve të para dhe të ushqimeve të plota për blegtorinë bëhet nën kontrollin e shërbimit zooteknik e në bashkëpunim me atë veterinar. Neni 15 Ndërtimet për blegtorinë ose ato që lidhen me të, bëhen në pajtim me kërkesat zoohigjenike dhe garantojnë mbrojtjen e mjedisit. KREU V DISPOZITA TE FUNDIT Neni 16 Shteti mbështet me mjete financiare zhvillimin e blegtorisë, punën për ruajtjen e zhvillimin e fondit gjenetik dhe përmirësimin racor në kafshë, shpendë e zookultura. Objekti, kuotat dhe koha e financimit caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 17 Shkelja e rregullave të parashikuara në nenet 4, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 13, 14 e 15 të këtij ligji, kur nuk formon vepër penale, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 1000 deri 5000 lekë nga inspektorët e shërbimit zooteknik të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit e të rretheve. Neni 18 Kundër vendimit të dënimit mund të bëhet ankim, brenda 5 ditëve nga data e shpalljes ose njoftimit të tij, te kryeinspektori i shërbimit zooteknik në Ministrinë e Bujqësisë e Ushqimit, vendimi i të cilit është i formës së prerë. Neni 19 Ky ligj hyn në fuqi menjëherë. Shpallur me dekretin nr.341, datë 4.11.1992 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha.

Law No. 7627 establishing the Stockbreeding Service · Nelum